Page 69 of 125

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Thu, 21 May 2009 , 16:18
by Skodrinon
Hapet një supermarket… Elbasani
22 Maj Bejzade, Ahmataj, Vrapi, Fagu, Beqiri apo ndonjë tjetër do të jenë të lirë

Shumë lojtarë të rëndësishëm në merkato. Kush do të përfitojë nga shërbimi i tyre



Ata ishin një skuadër e ndërtuar për të dalë kampionë. Për shumë arsye, jo vetëm që nuk ia dolën ta bëjnë një gjë të tillë, por praktikisht kanë rënë dhe nga kategoria superiore të paktën 900 mijë euro investim i hedhur dëm në mënyrën më të habitshme të mundshme. Askujt nuk i ka ardhur mirë, por tanimë që “ndodhi” ndokush fërkon duart. Është momenti më i mirë për të përforcuar skuadrën. Elbasani është i tëri në shitje.

Lojtarët – disa nga lojtarët kryesorë të Elbasanit janë të preferuarit e klubeve të tjera. Endri Vrapi dhe Erbim Fagu prej kohësh janë nën vëzhgimin e Dinamos. Vrapi mund të jetë rasti unikal në Shqipëri që një futbollist bie nga kategoria megjithëse ka qenë titullar i rregullt në ndeshjet e fundit të përfaqësueses. Për Fagun një interesim të ndrojtur ka shfaqur edhe Tirana. Megjithatë e ardhmja sigurisht do të kalojë nga vera. Për Ardit Beqirin zgjidhja është më e thjeshtë. Një rikthim te Partizani, që është praktikisht shtëpia e tij, nuk vihet në dyshim. Mbrojtësi dukej se ishte pranë kësaj skuadre edhe në janar, por respektimi financiar që i bëri në atë periudhë skuadra e tij Elbasani e bindi ta mbyllte aty sezonin. Mund të konsiderohet për shumë arsye edicioni më i dobët i karrierës së tij. Jo më shumë për potencialin që ka, por thjesht për arsyet që tashmë dihen nga të gjithë. Kur nuk funksionon ekipi nuk ecën as individi. Kapiteni Ahmataj gjithashtu është një futbollist mund t’I bashkangjitet një skuadër e kryeqytetit. Një nga lojtarët më të mirë në kampionat do ta ketë shumë të vështirë të luante në një kategori më poshtë. Megjithëse është kapiteni i skuadrës ai pritet të largohet.

Bejzade – prej muajsh i dëmtuar Skerdi Bejzade është konsideruar përgjithësisht si një ndër pikat më të forta të skuadrës së Elbasanit dhe të skuadrave ku ka milituar. Tani pritet që ai të largohet prej verdhebluve dhe në vitin e ardhshëm të strehohet diku tjetër. Pistat më të mundshme janë rikthimi te Partizani, pasi dihet raporti i tij shumë i mirë me presidentin Xhani dhe ndoshta pse jo dhe një rikthim i mundshëm në Shkodër te Vllaznia duke pasur parayssh dhe kontributin që ka dhënë për këtë skuadër tri vite më parë.



Skerdi Bezjade

Nuk dihet fati i tij i ardhshëm. Shumë vetë e mendojnë një futbollist të Partizanit duke pasur parasysh raportet e tij të mira me presidentin Xhani.



Endri Vrapi

Mbrojtësi që këtë vit ka luajtur dhe në rolin e mesfushorit duket se është preferencë e Dinamos për edicionin e ardhshëm. Ka pasur kontakte që në janar.



Erbim Fagu

Mes Tiranës dhe Dinamos, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që të largoeht edhe nga Shqipëria mbetet për tu parë gjatë stinës së verës.



Julian Ahmataj

E ardhmja e tij pritet t’i përkasë një klubi kryeqytetas. Një nga lojtarët e krahut më të mirë në Shqipëri nuk mund të vijojë të luajë në Kategorinë e parë.



Ardit Beqiri

Mbrojtësi i djathtë pritet të kthehet në “shtëpi”. Gjithnjë i dashuruar me ngjyrat e kuqe, ai është shumë mirë në këtë ambjent. Në Elbasan rezultoi aventurë fatale.



Dede në merkato, tani

duket më pranë Dinamos

Simpatia e Muçës për të mund ta veshë blu



Nevil Dede megjithëse është në fazë rekuperuese duket se do të jetë në merkato për vitin e ardhshëm. Ende nuk dihet skuadra ku ai mund të luajë, por duke pasur parasysh që kontrata e tij me Elbasanin ka përfunduar mbesin pak opsione për të. Tirana, Dinamo apo Vllaznia janë të vetmet skuadra që mund ta përballojnë atë financiarisht. Trajneri Muça, jo vetëm në kohën që ishte drejtues te Tirana por edhe shpesh në daljet e tij publike duket se ka shfaqur preferencë për këtë lojtar. Gjithësesi i përket merkatos së verës për të konsumuar tratativa.

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Thu, 21 May 2009 , 16:20
by Skodrinon
un kisha dashte vrapin me vllaznine por po shof qi dashka me e marre dinamo. per ne flitet per bejzaden.......

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Thu, 21 May 2009 , 16:47
by Skodrinon
Emiljano Vila, “detonatori” i merkatos blu!

Duket se mesfushori Emiljano Vila është pronë e presidencës së Dinamos

Merkatoja e Dinamos tashmë ka shpërthyer dhe si “detonator” ka shërbyer sigurimi i shërbimit të futbollistit Emiljano Vila, i cili tashmë duket se është pronë e Dinamos. Pas bisedimeve të gjata midis palëve, duket se presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, dhe ai i Dinamos, Besnik Sulaj, kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Këtë fakt e ka bërë më të sigurt edhe prononcimi në numrin e djeshëm të gazetës “Sporti shqiptar” nga ana e presidentit të “djemve të detit”, i cili bënte të ditur se Teuta do ta lejojë Vilën të aktivizohet në Europë me Dinamon.

Por duket se në mes gjërat janë më serioze dhe, pas afrimit të një lojtari kualitativ si Elis Bakaj gjatë merkatos së janarit, duket se drejtuesit blu tashmë posedojnë dhe kartonin e një tjetër talenti të kampionatit tonë, si Vila.

Durrsaku është një ndër më të spikaturit e kampionatit të fundit me fanellën e Teutës, ku emri i tij është shfaqur edhe si golashënues në kampionat. Për më tepër, “qershia me tortë” ishte dhe goli i bukur i shënuar ndaj Milanit të madh në ndeshjen Shqipëri-Milan 3-3.

Por drejtuesit blu sigurisht nuk do të ndalen këtu, në listën e tyre janë shumë lojtarë të tjerë të kampionatit tonë, ndër më të spikaturit, por edhe disa të huaj, ku dy prej tyre pritet të jenë dhe goditjet e mëdha të presidencës dinamovite në merkato. Njeriu më aktiv si gjithmonë në periudhën e shit-blerjeve të futbollistëve është zv/presidenti Avni Braçe, i cili “harton” në çdo moment merkaton e bluve.

Por për afrimin e lojtarëve në kampin blu sigurisht merret edhe miratimi i trajnerit Shkëlqim Muça dhe stafit të tij. Në sezonin e ardhshëm pritet një Dinamo më elitare dhe tepër konkurruese, por më parë duhet të zgjidhen enigmat e grupit që mbylli këtë sezon dhe sigurisht sinjalet e para pozitive nga Dinamo pritet të jepen që në fillimin e aventurës europiane.


“Dhimbje koke” për Muçën në Ballsh

Në kampin dinamovit vazhdon përgatitjs në një atmosferë të qetë, pasi, siç dihet, blutë kanë mbyllur këtë sezon, duke siguruar pjesëmarrjen në Kupën UEFA. Por trajneri Shkëlqim Muça dhe stafi i tij kanë probleme serioze për sa i takon kontigjentit të lojtarëve, pasi veç lojtarëve të huaj edhe disa nga titullarët blu janë lejuar të pushojnë nga klubi shto këtu edhë dëmtimet që ka pasur në grup.

Duket se për Muçën do të ketë “dhimbje koke” në Ballsh në zgjedhjen e formacionit. Ditën e djeshme është zhvilluar edhe një ndeshje miqësore midis moshave 1990-1991 për të selektuar disa lojtarë që mund të përfaqësojnë Dinamon ndaj Bylisit.

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Thu, 21 May 2009 , 18:50
by fpjalmi
skodrinon.

nuk e di a e ke lexu aty por shton mundesine qe te blehet edhe ne shqipni.

kuptohet se asht e pamujtun por njaj presidenti i dinamos me paret qe ka edhe e ban me kush me ik kur te thirret nga ndonje skuader e huaj

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Thu, 21 May 2009 , 18:50
by fpjalmi
goldi shkruan

asht tu stervit me ta ma pjalm
me majt formen se ishtu futbollistash kena na slosin tan sezonin ne skuadrat e tyne e vijne mandej me na ba si ronaldo ne superlige

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Thu, 21 May 2009 , 18:51
by fpjalmi
:D :D :D :D edhe mundet

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Thu, 21 May 2009 , 18:52
by fpjalmi
ishalla nuk na vjen ne shkoder bejzade se asht hall.

ne duhet me prit lojtare te rij e ja pleq qe 70 perqind nuk lujn ne sezon

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Fri, 22 May 2009 , 00:59
by Skodrinon
fpjalmi wrote:skodrinon.

nuk e di a e ke lexu aty por shton mundesine qe te blehet edhe ne shqipni.

kuptohet se asht e pamujtun por njaj presidenti i dinamos me paret qe ka edhe e ban me kush me ik kur te thirret nga ndonje skuader e huaj
kerkund nuk thote qe mundet me lujte ne shqipni ma pjalm. biles e perjashton mundsine qi te lozin ne europe me ekip shqitar

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Sat, 23 May 2009 , 01:13
by Admin
Skodrinon wrote:un kisha dashte vrapin me vllaznine por po shof qi dashka me e marre dinamo. per ne flitet per bejzaden.......
:wink: :wink: Edhe une jam per Vrapin, asht lojtar i mire e puntor !!

Bejzade sna duhet gja, vetem nqs dona me e vu zedhends shtypit se vetem per ate pune ban !!!

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Sat, 23 May 2009 , 02:15
by fpjalmi
Tirana-Vllaznia, 30 detaje për një titull kampion


Tirana synon fitimin e trofeut të 24-t në kampionat, Vllaznia të 10-in. Bardhebluve u mjafton dhe një barazim, ndërsa kuqebluve u duhet fitorja





Një duel që zgjat 33 javë. I nisur në “Loro Boriçi” me një Vllaznia-Tirana në javën e parë të kampionatit. E duke u përfunduar në “Qemal Stafa”, me një Tirana-Vllaznia në javën e fundit të sezonit, një një “super-finale” elektrizuese. Nga rezultati i ndeshjes (e 152-ta historike) do të njihet edhe ekipi kampion i sezonit 2008-2009, por dhe skuadra që do të luajë sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampioneve e Kupën UEFA.

“Albania-sport.com” prezanton 30 detaje që e bëjne më të lehtë udhetimin ne prag te “super-sfidës” se Kampionatit të 70-të Kombëtar të Futbollit.

1. NDESHJA
Tirana-Vllaznia do të zhvillohet ditën e shtunë, në 23 maj në orën 19:00 në stadiumin kombëtar Qemal Stafa. Të dyja klubet kanë rënë dakort për të zhvilluar takimin në këtë orar nën dritën e prozhektorëve e për të afruar një numër sa më të madh tifozësh.

2. TIRANA
Tirana e ka fituar titullin e parë në kampionatin e parë të zhvilluar në vitin 1930. Titullin e 23-të e të fundit e ka fituar në sezonin 2006-2007. Në dhjetë sezonet e fundit, nga ai 1998-1999 e ka fituar atë gjashtë herë.

3. VLLAZNIA
Vllaznia e ka fituar titullin e parë në kampionatin e parë pas Luftës së Dytë Botërore, atë vitit 1945, i 8-ti. Titullin e 9-të e të fundit e ka fituar në sezonin 2000-2001, pikërisht me trajnerin aktual Dervish Haxhiosmanoviç. Në dhjetë sezonet e fundit, nga ai 1998-1999 e ka fituar atë një herë.

4. BILANCI
Dy skuadrat kanë zhvilluar deri tani midis tyre 151 ndeshje. Bilani: 69 fitore Tirana, 35 barazime, 47 fitore Vllaznia. Golat: 177-215. Në 28 ndeshjet e zhvilluara nga sezoni 1999-2000, dominimi i Tiranës është i qartë: 20 fitore Tirana, 5 barazime, 3 fitore Vllaznia.

5. DHJETË FINALE
Gjatë 69 edicioneve të përfunduara dy skuadrat më të vjetra në Shqipëri e kanë diskutuar 9-herë titullin midis tyre: pesë herë ka dalë e para Tirana e katër herë Vllaznia. “Finalja” e 23 majit është e dhjeta midis tyre për titull.

6. 32 TITUJ
Në “Qemal Stafa” do të zbresin dy klubet më të vjetra të Shqipërisë. Së bashku në 69 kampionatet e përfunduara deri tanidy skuadrat kanë koleksionuar 32 tituj kampionë: 23 Tirana e 9 Vllaznia. Dinamo ka 17 e Partizani, 15.

7. 43 TROFE
Tirana është klubi me më shumë tituj në Shqipëri: 43 trofe në total, 23 kampionate (rekord), 13 Kupa të Shqipërisë, 7 Superkupa (rekord). Vllaznia nga ana e saj ka 15 trofe në arkivin e saj: 9 kampionate dhe 6 Kupa të Shqipërisë.

8. KAMPIONËT BARDHEBLU
Në “Librin e artë” të trajnerëve kampionë të Tiranës janë nëntëq emra që kanë fituar në total 23 kampionate: Selman Stërmasi (6 herë), Myslim Alla (4), Enver Shehu (3), Shyqyri Reli (2), Shkëlqim Muça (3), Sulejman Mema (2), Fatmir Frashëri (1), Mirel Josa (1) e Sulejman Starova (1).

9. KAMPIONËT KUQEBLU
Gjashtë trajnerët që kanë fituar një titull me Vllazninë: Ibrahim Dizdari (kampion në edicionin 1945), Ernest Halepiani (1946), Xhevdet Shaqiri (1971-1972, 1973-1974, 1977-1978), Ramazan Rragami (1982-1983), Astrit Hafizi (1991-1992), Hysen Dedja (1997-1998), Dervish Haxhiosmanoviç (2000-2001),

10. PESË TRAJNERË
Për të mbërritur deri në “finalen” e 23 majit, ku dhe do të ndahet edhe titulli kampion, Tirana e Vllaznia kanë pasur në krye të skuadrave të tyre pesë trajnerë: 3 Tirana (Slishkoviç, Kola e Tafaj), 2 Vllaznia (Canaj e Haxhiosmanoviç).

11. REKORDI I DEDËS
Malaziasi Dervish Haxhiosmanoviç është dhe trajneri i fundit që ka fituar një titull me Vllazninë (2000-2001), duke qenë njëherësh edhe i vetmi i huaj që ka mundur të fitojë një kampionat, pro dhe një Kupë të Shqipërisë (2008).

12. BLAZ SLISHKOVICI
Ish-trajneri i Tiranës, boshnjako-kroati Blaz Slishkoviç, ai që projektoi edhe skuadrën e këtij viti do të jetë një nga personazhet “VIP” në “Qemal Stafa”. “Slishko” u largua pas javës së 14-të nga pas barazimit 2-2 me Partizanin e vendit të fundit.

13. FITORET
Edhe pse renditet e dyta, Vllaznia ka regjistruar një fitore më shumë se Tirana në 32 javët e para. 19 fitore ka arritur Vllaznia, nga këto 12 në “Loro Boriçi” e 7-të të ralizuar në transfertë. Tirana, nga ana saj ka 12 fitore në shtëpi, 6 jashtë.

14. SULMI
Tirana është “makina” më prodhimtare e golave në 32 javët e para, 8 më shumë se Vllaznia. Formacioni bardheblu ka shënuar 56 gola, 36 prej tyre në shtëpi. Migen Memelli mban dhe rekordin: 21 gola. Daniel Xhafa ka shënuar 10 gola. Ansi Agolli (5), Andi Lila (4).

15. MBROJTJA
Tirana ka mbrotjen më të mirë në kampionat: 26 gola të pësuar, kundrejt 27 të Vllaznisë. Dinamo e Teuta kanë pësuar nga 31 gola. Më shumë gola të pësuar ka Apolonia, 42 të tillë. Vllaznia është ekipi që ka pësuar më pak në shtëpi: 11 gola, Tirana (12).

16. DUEL KROAT
Në takimin e tretë sezonal midis dy finalistëve të kampionatit do të zbresin në tapetin e “Qemal Stafës” dy futbollistë kroatë, nga një për çdo ekip, që të dy mbrojtës: 22-vjeçari Toni Pezo për Tiranën dhe 24-vjeçari Marko Bashiç për Vllazninë.

17. DUEL AFRIKAN
Një duel afrikan në zemër të Shqipërisë. Askush nuk do ta mendonte 20 vjet më parë. Përballë njëri-tjetrit do të jenë mbrojtësi i Tiranës, nigeriani Abraham Alchevny, dhe mesfushori i avancuar ganez i Vllaznisë, Xhejms Boadu.

18. VIORESIN SINANI
Sulmuesi shkodran Vioresin Sinani ka mundur të fitojë titullin kampion me fanellat e të dyja skuadrave: me Vllazninë (2000-2001) e Tiranën (2006-2007). Viori ka fituar edhe “Këpucën e artë” me të dy skuadrat: me Vllazninë (2 herë), Tiranën (1).

19. 299 NDESHJE
Nëse do të luajë kundër Tiranës, e për këtë askush nuk ka asnjë dyshim, sulmuesi 31-vjeçar Vioresin Sinani do të luajë ndeshjen e 299-të në kampionat me fanellën e Vllaznisë. Sinani ka shënuar deri tani në 12 sezone me kuqeblutë 168 gola.

20. REKORDI I LICIT
Suad Lici, shkodrani që ka fituar tituj kampionë me të dyja skuadrat, luan prej 14 sezonesh me Vllazninë, që nga sezoni 1992-1993. 35-vjeçari, lojtari më i moshuar i Vllaznisë me fanellën kuqeblu ka zhvilluar 302 ndeshje në kampionat.

21. REKORDI I NALLBANIT
Portieri i Tiranës, Blendi Nallbani, është dhe lojtari më i vjetër në moshë që do të luajë në “Qemal Stafa”. “Tata” është 37 vjeç dhe luan futboll prej 22 sezonesh, nga ai 1987-1988, një karrierë e nisur fillimisht te Partizani. 306 ndeshje në total.

22. “KËPUCA E ARTË”
29-vjeçari Memelli në sezonin e parë të tij me Tiranën, kur ka mbetur edhe vetëm një ndeshje për t’u luajtur edhe 90 minuta nga përfundimi i sezonit, ka shënuar 21 gola, më shumë se kushdo tjetër në këtë kampionat. Memelli është dhe golashënuesi më i mirë në Kupë: 8 gola.

23. REKORDET E MEMELLIT
Memelli mban disa rekorde personale e sezonale gjatë këtij edicioni futbollistik: autor i golit më të shpejtë në kampionat pas vetëm 8 sekondash lojë, shënuesi i pesë golave brenda një ndeshje kupe, golashënuesi më i mirë i në Kupë (8 gola) dhe golashënuesi më i mirë i kampionatit.

24. REKORDI I ABRAHAMIT
Mbrojtësi i Tiranës, nigeriani Abraham Alchevny ka vendosur një rekord unikal në kampionatin shqiptar. Është i pari i huaj që ka fituar tri herë rresht një titull kampion në Shqipëri, dhe për më tepër me tre skuadra të ndryshme: me Elbasanin në sezonin 2005-2006, me Tiranën në sezonin 2006-2007 dhe së fundi me Dinamon në sezonin 2007-2008. 23-vjeçari synon titullin e katërt kampion. Madje në ambientet futbollistike është krijuar anekdota se nëse ke Abrahamin në ekip atëherë e ke të sigurt që fiton titullin.

25. 200 MIJË EURO
Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka vendosur një shumë prej 200 mijë eurosh në dispozicion të skuadrës për fitimin e titullit të 24-t kampion dhe të dytin në presidencën e tij, që nis që nga viti sezoni 2004-2005.

26. 10 MIJË DOLLARË
Çdo lojtar i Vllaznisë do të përfitojë nga 10 mijë dollarë në rast se formacioni shkodran do të fitojë titullin kampion për herë të 10-të. Shuma është vënë në dispozicion të skuadrës nga presidenti Valter Fushaj.

27. FITORET E THELLA
Tirana gjatë 28 ndeshjeve të fundit nga sezoni 1999-2000 ka arritur të fitojë dy herë me rezultatin 5-1: në sezonin 2003-2004 (28 shkurt 2004) dhe sërish në sezonin 2007-2008 (19.04.2008). Vllaznia ka fituar 4-1, po në në sezonin 2007-2008 ( 28.12.2007).

28. RENDITJA BRENDA
Vllaznia është ekipi që ka grumbulluar më shumë pikë në ndeshjet brenda: 40 pikë në 17 ndeshje. Tirana ka koleksionuar një më pak, por ka luajtur vetëm 16 ndeshje në shtëpi. Elbasani është ekipi që ka marrë më pak pikë në shtëpi: 19.

29. RENDITJA JASHTË
Tirana është ekipi që ka grumbulluar më shumë pikë në ndeshjet jashtë: 26 pikë në 16 ndeshje. Vllaznia ka koleksionuar dy më pak, 24, por ka luajtur vetëm 15 ndeshje në shtëpi. Bylisi është ekipi që ka marrë më pak pikë jashtë: 7.

30. GJYQTARË TË HUAJ
“Finalja” e sezonit 2008-2009 do të drejtohet nga një treshe e gjyqtarësh sllovakë të kryesuar nga Vladimir Herniak. Më parë në Kupën e Shqipërisë kanë drejtuar italiani Stefano Farina (2006), gjermani Babak Rafati (2008) slloveni Dario Ceferin (2009).

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Sat, 23 May 2009 , 02:16
by fpjalmi
Memelli: “I fal 21 golat për titullin kundër Vllaznisë”


Të shtunën në “Qemal Stafa” luhet supersfida për titullin kampion, Tirana-Vllaznia. Sulmuesi bardheblu flet per “Albania-sport.com: “E meritojmë ne, jemi më te konsoliduar si ekip”.





Dash Frashëri- Kur presidenti me rotacion i Tiranës, Refik Halili, prezantoi në restorantin luksoz të Shefikat Ngjelës (një donatore prej katër vjetësh e bardhebluve), trajnerin boshnjako-kroat Blaz Slishkoviç, një nga blerjet e konsideruara prej “Ridit”, si më të bujshmet e tij, ishte pikërisht sulmuesi Migen Memelli.

Në fakt, pogradecari edhe pse vinte si i huazuar te 23-herë kampionët e Shqipërisë, pas tri viteve eksperiencë nordike, me Bran Bergenin në Norvegji e Gaisin në Suedi, nuk kishte luajtur kurrë në një ekip të nivelit të lartë në kampionatin shqiptar apo me skuadra të kryeqytetit, por me Skënderbeun, Teutën, Laçin dhe Elbasanin.

Kryedonatori Halili pati një besim të verbër te “pasuesi” i legjendës Indri Fortuzi (dy herë golashënuesi më i mirë i Shqipërisë, 131 gola në 181 ndeshje me Tiranën) në vijën e parë të sulmit bardheblu.


Memelli, po afron ndeshja e vitit për skuadrën tuaj, ajo kundër Vllaznisë në “Qemal Stafa”, që do të përcaktojë titullin kampion, por dhe skuadrën që do të luajë sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampioneve. Si po përjetoni?

Është me të vërtetë një takim shumë i fortë dhe i vështirë. Megjithatë unë besoj se për momentin kemi një ekip më të përgatitur dhe më të konsoliduar se Vllaznia.

Ke shënuar deri tani 21 gola në 32 javët e para, megjithëse je aktivizuar në vetëm 27 takime, ndërkohë që çuditërisht të mungon një gol kundër Vllaznisë. A keni ruajtur një gol kundër saj në “finale”?

E kam përsëritur shpesh dhe e kam theksuar gjithmonë, se objektivi im më i madh është fitimi i titullit kampion. Me sinqeritetin më të madh do të thosha se nuk kanë vlerë golat e mi pa marrë titullin. Në lidhje me golin kundër Vllaznisë, nëse do të arrij të shënoj, do t’ia dedikoj atë familjes të madhe tiranase, tifozerisë bardh e blu, trajnerëve qe punuan për këtë skuadër, fubollistëve të saj dhe në fund njeriut, që shpenzoi dhe projektoi këtë Tiranë, Refik Halilit. Me tifozët kemi ndarë momente të vështira bashkë dhe ishalla dalim kampion që të harrohen të gjitha.

Edhe pse ka mbetur një javë për t’u luajtur, praktikisht je fituesi i “Këpucës së artë” të sezonit, nisur dhe nga fakti se rivali juaj më i afërt, Sebino Plaku ka shënuar 3 gola më pak, e për më tepër nuk luan për Dinamon në ndeshjen e fundit. Një trofe personal me vlerë apo jo, kur në 69 kampionatet e mëparshme vetëm 11 lojtarë të Tiranës kanë mundur ta fitojnë atë. E kishe menduar se do të ishe ti fituesi i “Këpucës së artë”?

Është bukur të jesh pjesë e historisë së Tiranës, e për më tepër të atyre që kanë mundur të fitojnë “Këpucën e artë”. Unë kam luftuar fort për të përmbushur së pari, objektivin tim, për të realizuar 20 gola këtë sezon, e së dyti për të qenë golashënuesi më i mirë. Kam besuar te aftësitë e mia. Nga ana e tjetër dua të thekso se rivaliteti ka qenë shumë i fortë. Për mua ky është kampionati më i fortë i gjithë kësaj dekade. Dua të theksoj se është e gjithë skuadra e Tiranës që ma dha këtë trofe dhe unë bashmë me të gjithë lojtarët dëshirojmë t’i japin asaj titullin e 24-t.

Statistikat tregojnë se golashënuesi më i mirë i fudnit i Tiraës, ishte pikërisht Vioresin Sinani (2006-2007, 23 gola), që tashmë është pjesë e kampit kundërshtar dhe një rival i juaji në “finalen” e 23 majit, edhe pse Viori këtë sezon ka shënuar këtë sezon 14 gola. Cili është mesazhi juaj ndaj tij?

Viori është një nga lojtarët më të kompletuar dhe më me eksperiencë në këtë kampionat. Është një sulmues i madh dhe këtë e tregojnë dhe golat e tij të shumtë në sezonet e fundit. Mesazhi im është tërësisht “armiqësor”: të mos arrijë dot të shënojë kundër nesh. Deri tani nuk e ka bërë dot. Gjithsesi, i uroj suksese, por titullin dua të mbetët në Tiranë, pasi me të vërtetë e meritojmë. Dua të shtoj se Sinani është një konkurrent i fortë e të nxit të bësh gjithmonë gjëra të mira. Sigurisht më shtohet akoma dëshira për të bërë gjëra dhe më të mëdha në karrerë.

Je mbajtësi i disa rekordeve këtë sezon: gol pas 8 sekondash lojë, pesë gola në një ndeshje, golashënuesi më i mirë në Kupë e kampionat. Sezoni 2008-2009 duket se është një super-edicion për t’u futur përgjithmonë në arkiv...

Ndihem me të vërtet mirë për këto që kam arritur. Besoj se janë si vazhdimësi e punës sime, por dhe kontribut i pamohueshëm i skuadrës.

Ke luajtur në Norvegji e Suedi. Madje, me norvegjezët e Bran Bergenit ke shënuar edhe katër gola në Kupën UEFA. A do të rikthehesh në një kampionat të huaj?

Besoj se po. Shumë shpejt. Por më parë dëshiroj të fitojmë kampionatit. Pas mbarimit të sezonit në bashkëpunim edhe me menaxherin tim e në marrëveshje edhe me klubin e Tiranës, do të shikojmë mundësitë që do të na krijohen. Në lidhje me eksperiencën time në Norvegji e Suedi, mund të them se kam fituar shumë, si në planin taktik e teknik dhe në kondicionin fizik. Te Bran Bergen kam pasur fatin të luaj me Martin Andresen, kapitenin e Kombëtares së Norvegjisë, por dhe me lojtarë të tillë si Torshtajn Helstad, Bent Saternes, Çarli Miles, etj. Në fakt, te Gaisi e ndjekin ecurinë time në Shqipëri dhe më kanë telefonuar shpesh drejtuesit e klubit sa herë që kam shënuar.

Tashmë je pjesë e Kombëtares shqiptare. U grumbulluat kundër Hungarisë e Danimarkës (luajti disa minuta), por edhe në miqësoren kundër Milanit. Portugalia është në prag, më 6 qershor do të luajmë kundër Kristiano Ronaldos me shokë.

Është mirë të jetosh emocione të tilla. Shpresoj që në ndeshjet në vazhdim të thirrem rregullisht dhe të bëhem pjese e saj jo thjesht si një kandidat i saj, por pse jo të jem edhe titullar. Kundër Portugalisë do të dëshiroja shumë një rezultat pozitiv, ashtu siç arritëm edhe në ndeshjen e parë kundër tyre.

21 golat e Migen Memellit

Java 2 Teuta-Tirana 0-1 (1 gol)
Java 4 Apolonia-Tirana 0-2 (1)
Java 5 Tirana-Flamurtari 3-1 (3)
Java 7 Tirana-Dinamo 2-1 (1)
Java 14 Partizani-Tirana 2-2 (1)
Java 17 Tirana-Bylis 6-2 (3)
Java 18 Dinamo-Tirana 2-4 (2)
Java 20 Besa-Tirana 1-3 (1)
Java 23 Tirana-Lushnja 2-1 (1)
Java 26 Flamurtari-Tirana 1-2 (2)
Java 27 Tirana-Elbasani 3-0 (1)
Java 29 Tirana-Teuta 4-1 (2)
Java 30 Besa-Tirana 1-1 (1)
Java 31 Tirana-Shkumbini 3-1 (1)

“Këpuca e artë”

29-vjeçari Memelli, që gjatë gjithë karrierës së tij të mëparshme 27 gola në gjashtë sezone (15 me Skënderbeun, 8 me Teutën, 4 me Elbasanin e 1 me Laçin), në sezonin e parë të tij me Tiranën, kur ka mbetur edhe vetëm një ndeshje për t’u luajtur edhe 90 minuta nga përfundimi i sezonit, pikërisht ndaj Vllaznisë, ndaj së cilës nuk ka mundur të shënojë në tre takimet e zhvilluara: 1 në kampionat, 2 në Kupën e Shqipërisë, ka shënuar 21 gola, më shumë se kushdo tjetër në këtë kampionat.

Pesë rekorde

Memelli, i cili mban disa rekorde personale e sezonale gjatë këtij edicioni futbollistik: autor i golit më të shpejtë në kampionat pas vetëm 8 sekondash lojë (kundër Flamurtarit në kampionat), shënuesi i pesë golave brenda një ndeshje (kundër Lushnjës në kupë), golashënuesi më i mirë i në Kupë (8 gola), tashmë do të fitojë edhe “Këpucën e artë” të kampionatit, pasi ndjekësi i tij më i afërt, Sebino Plaku (Dinamo, 18 gola) nuk luan kundër Bylisit në Ballsh.

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Sat, 23 May 2009 , 02:39
by fpjalmi
Trukimet, Shkumbini rrezikon ndeshkimin
22/052009 10:25

Shkumbini rrezikon te jete “kurbani” i pare per çeshtjen e trukimeve, i cili dyshohet se ka prekur serish futbollin shqiptar ne kete fundsezoni.

Te henen, Federata Shqiptare e Futbollit beri te njohur hapjen e nje “hetimi” nga vete institucioni i futbollit ne lidhje me dyshimet per manipulime ne disa ndeshje te javes se 32 te Kategorise Superiore dhe ne qender te vemendjes ishte pikerisht takimi i zhvilluar te shtunen e kaluar ne Elbasan mes Shkumbinit e Bylisit, qe perfundoi me rezultatin 0-2 per ballshiotet.

Menjehere pas takimit “u perfol per tolerim nga ana e peqinasve, te cilet favorizuan keshtu Bylisin ne luften per te mos rene nga kategoria”.

Por tentativat e para te te ngarkuarve te FSHF-se per te zhvilluar hetimin rreth kesaj akuze, kane rezultuar te deshtuara. Kjo ka bere qe te shtyhet per te treten here mbledhja e Komisionit te Disiplines. Ishte parashikuar per t’u mbledhur te merkuren, por sipas nje burimi te mirinformuar prane ketij komisioni, “kjo nuk ka qene e mundur, per shkak te mungeses se bashkepunimit te drejtuesve te klubit te Shkumbinit, qe nuk i jane pergjigjur fteses se komisionit per t’u paraqitur ne Tirane.

Dhe te enjten, FSHF-ja ka derguar inspektoret e saj ne Peqin per te marre pergjigjen e drejtuesve te klubit rreth akuzave per trukim, por edhe kete here askush nuk ka pranuar te flase. Sot pritet te behet edhe tentativa e fundit, deshtimi i te ciles do te sillte pasoja per Shkumbinin”.

Burimi yne ben te ditur se, “nese peqinasit nuk do te pranojne te japin versionin e tyre per çeshtjen, atehere ata rrezikojne te denohen ashper nga Komisioni”. FSHF-ja po nxiton te nxjerre nje vendim perfundimtar per çeshtjen e shumeperfolur te trukimeve, per shkak te ultimatumit te Elbasanit: verdheblute, nder me te rrezikuarit per te rene nga kategoria, i kane kerkuar FSHF-se te hetoje sa me shpejt ndeshjen Shkumbini-Bylis, ne te kundert ata do te bojkotojne ndeshjen e fundit te kampionatit kunder Teutes.

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Sat, 23 May 2009 , 02:47
by fpjalmi
Presidenti: Arbitri maqedonas nuk bën
23 Maj Kryetari Bashkisë është kundër gjykimit nga një i huaj: Nuk janë cilësorë sa tanët



Kryebashkiaku i Lushnjës Albert Sanxhaku, njëkohësisht president i verdhëjeshilëve, thotë se caktimi nga FSHF i një treshe gjyqtarësh maqedonas të panjohur për Shqipërinë dhe të kontestuar në vendin e tyre është nisja e një rruge trukimi, që i bëhet ndeshjes Lushnja - Partizani. “Problemi është që FSHF-ja nuk e zgjidhi aspak mirë me me marrëveshjen që ka me Italinë. Meqedonia nuk dallohet për cilësi. Ndoshta ka ndonjë trukim, nuk e paragjykoj dot. Mund të jetë gjyqtar shumë i mirë meqedonasi Stavrev, por nisja është drejt trukut. Vjen nga një vënd fqinj, gjykon për herë të pranë Shqipëri, nuk ka patur ndonjë ndeshje vendimtare të FSHF-së. Pikërisht në ndeshjen me Partizanin zgjidhet një gjykim nga një treshe maqedonase. Ne kemi patur zgjedhjet e FSHF-së gjithmonë edhe kur janë bërë ndeshje të tjera. Marrëveshjet i bën FSHF-ja. Ajo ka dhënë dhe ka marrë gjyqtarë sepse janë dhe gjyqtarët tanë që shkojnë atje. Është normale. Gjyqtarët që janë caktuar vijnë për herë të parë dhe nuk e kemi idenë. Por, ky gjyqtar është shumë i kontestuar edhe nga vetë institucioni maqedonas, përsa i përket gjykimit që ka në Europë. Kemi bërë një kundështim zyrtar dhe do të ushtrojmë trysni ndaj FSHF-së, mbase e zgjidh në një formë tjetër”. Presidenti Sanxhaku tha se kërkon gjyqtarë të huaj nga vende të zhvilluara në futboll dhe nuk e kundështon praninë e një treshe të huaj për Lushnja-Partizani. Kreu i klubit tha se është FSHF që paragjykon praninë ose jot ë gjyqtarit të huaj. “Nuk e kam paragjykuar gjyqtarin e huaj ose të vëndit. Por kam rastin që e vërtetoj këtë ,sepse në takimin tonë të vjetshëm “play out” me Kastriotin, ne kemi kërkuar gjyqtarë italianë. FSHF-ja nuk na e miratoi dhe caktoi gjyqtarë shqiptarë dhe ndeshje u zhvillua normalisht. Një herë FSHF e gjykon që duhet arbitra të huaj, një herë ndryshe. Kjo ndeshje që kemi të shtunën nuk është një “play out”. Është një ndeshje zyrtare e kampionatit, por, është kualifikuese sepse e bie vetë sistemi i kampionatit dhe përsëri FSHF e konsideron si një ndeshje shumë të rëndësishme dhe bie gjyqtarë të huaj. Kjo është çështje paragjykimi. Unë e kam thënë edhe më parë që le të jetë gjyqtarë i huaj, për mua nuk ka asnjë problem. Por gjyqtari maqedonas është i përfolur. Duhet një gjyqtarë nga vendet e zhvilluara. Edhe shtypi maqedonas e ka përfolur. Nuk ia vlen që ky gjyqtar ta drejtojë këtë ndeshje”. Kryebashkiaku Sanxhaku deklaroi se “Roza Haxhiu” është një stadium i nxehtë vetëm në kuadrin sportiv. “Ka komente. Në tifozeri të vihen kontrolle, të vihen bileta. Është kompetenca jonë. Ne e kemi lënë pa bileta për të mbështetur ekipin tonë. Ndërkohë, që ekipi i Partizani thotë që nuk ndihemi të sigurtë e gjëra të tjera. Është e disata herë që ne e kemi tifozerinë pa bileta. Nuk ka patur asnjë incident të kësaj natyre. Publiku ka qënë tepër i organizuar. Secili në vëndin e tij, duke bërë brohoritje për ekipin e tij, në kushte shumë të mira sportive”. Së fundi, Sanxhaku tha se FSHF bën të kundëtën për të njëjtin qëndrim, ku Lushnja vuan pasjojët negative. Ai tha se besimi për FSHF ka rënë në minimum dhe i cilësoi si koreografi ndeshjet e fundit të kampionatit “Për gjykimin nuk më shqetëson vetëm çështja e tifozerisë. Eshtë çështja e vendimarrjes, dy qëndrime për të njëjtin fenomen”.

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Sat, 23 May 2009 , 03:00
by fpjalmi
lexoni ikta 3 postimet ma poshte e shifni sa te poshter jan gazetaret tiranas qe favorizojn tiranen per punen e albitrave

thojn qe tiranes i kan ba me hile kurse vllaznine e kan favorizu
.

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Sat, 23 May 2009 , 03:01
by fpjalmi
Si do ishte renditja
e vërtetë e Superligës
Vllaznia, më e favorizuara;
Tirana, kampione që javën e 32-të,
Partizani s’do luante për mbijetesë


RENDITJA AKTUALE E SUPERLIGËS
NR. EKIPI ND F B H GOLA DIF PK
1. TIRANA 32 18 11 3 55-26 29 65
2. VLLAZNIA 32 19 7 6 47-26 21 64
3. DINAMO 32 14 10 8 48-30 18 52
4. TEUTA 32 12 8 12 30-31 -1 44
5. SHKUMBINI 32 12 8 12 31-35 -4 44
6. BESA 32 10 10 12 31-37 -6 40
7. FLAMURTARI 32 9 12 11 29-33 -4 39
8. PARTIZANI 32 9 9 14 27-35 -8 36
9. APOLONIA 32 10 5 17 33-42 -9 35
10. BYLIS 32 8 10 14 25-38 -13 34
11. LUSHNJA 32 7 12 13 24-35 -11 33
12. ELBASANI 32 6 14 12 24-36 -12 32







RENDITJA PA GABIMET E ARBITRAve




NR. EKIPI ND F B H GOLA DIF PK
1. TIRANA 32 18 11 3 55-26 29 65
2. VLLAZNIA 32 17 9 6 44-26 18 60
3. DINAMO 32 15 10 7 49-30 19 55
4. SHKUMBINI 32 12 8 12 31-35 -4 44
5. BESA 32 11 9 12 32-37 -5 42
6. TEUTA 32 11 8 13 28-31 -3 41
7. FLAMURTARI 32 9 13 10 29-31 -2 40
8. PARTIZANI 32 10 10 12 28-33 -5 40
9. APOLONIA 32 10 5 17 33-42 -9 35
10. BYLIS 32 7 11 14 25-39 -12 32
11. LUSHNJA 32 7 11 14 24-36 -12 32
12. ELBASANI 32 6 13 13 24-37 -13 31

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Sat, 23 May 2009 , 03:02
by fpjalmi
Pa gabimet e arbitrave
në 32 javë Superligë,
Tirana do të ishte
shpallur kampione, ndërsa
Partizani nuk do të luftonte
ende për mbijetesë. Duke iu
referuar moviolave të shumta
të zhvilluara në rubrikat
sportive në “Ora Neës”,
TVSH dhe ALSAT por jo
vetëm kaq. Duke marrë për
bazë edhe mendimet e ekspertëve
në fushën e arbitrimit,
në 32 javët e Superligës shqiptare
rezultojnë 20 takime,
rezultati i të cilave do të kishte
qenë ndryshe pa gabimet e
arbitrave. Skuadra më e penalizuar
është Partizani, me 4
pikë më pak nga sa duhej të
kishte. Ndërsa ajo që ka përfituar
më shumë është Vllaznia,
e cila pa gafat arbitrale
në favor të saj, do të kishte
sot jo 64 pikë, por vetëm 60,
çka do t’i kishte lejuar Tiranës
që të ishte shpallur matematikisht
kampione që javën e
shkuar. Pikë në një farë
mënyre u janë mohuar edhe
Dinamos (3 pikë), Besës (2
pikë) dhe Flamurtarit (1 pikë),
por gjithsesi pozicioni i tyre në
renditje do të ishte pak a shumë
i njëjtë me atë aktual. Ndërsa
kanë përfituar veç Vllaznisë,
Teuta e Durrësit (3 pikë më
shumë) Bylis (2 pikë) dhe Apolonia
e Lushnja (1 pikë).

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Sat, 23 May 2009 , 03:08
by fpjalmi
ky pra asht shtypi i dites vellezer .

qe do te thote shkurt

fshf tirane dhe gazetare ne nje parti te vetme ,ne partine e bashkimit ,ku bashk me ta asht edhe presidenti i republikes bashk me edi pushtin .

ishalla po han tirana gishtin e gjate neser ,dhe pastaj te pallosim gazetaret ,ti ulim hunten shtypit ,dhe ti japim dajak memellit qe i ka hi vedi ne qefe ,pa lan pa permend tranierrin tafaj te tiranes qe han shum mut.

fitoni vllazen per ne.

uljani tiranes hunden se ia zgjat shum,

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Sat, 23 May 2009 , 06:03
by Skodrinon
sa t'neveritshem jane mar burre
nuk permedin goln me dore te memellit me dinamon, golin e fitores me flamurtarin me faull te portieri, golin qi i anullun kavajes e hupte tirana 2-1, doren e dabulles me elbasanin ne zone, grushtimin e topit ne zone te nji tiranasi me dinamon ndeshjen e fundit (e ka dite edhe arbitri qi ishte ndehje e lanun si duket)
permendin penalltine tone me flamurtarin ku njat ndeshje na anullune 2 gola te rregullt e nuk i qiti karon te kuq nji vlonjatit. e penalltia e sinanit me dinamon, simas alsat e procesit sportiv ishte sade. vetem tvsh tha nuk ishte. kta thojne qi jena bazu te moviolat.

ps: kta jane rastet qi po m'vijne nder mend itash se me u mendu pak dalin te tjera

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Sat, 23 May 2009 , 14:51
by Admin
Msume tesh me presionet e mediave..... marre me i than kuj se ca shkrujne !!!!!

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Sat, 23 May 2009 , 17:41
by fpjalmi
Kapiteni Muka: “Vllaznine nuk e kam pasur kurre frike, fitojme lehte…”
24 Maj Fantazisti: Jam gati per te ngritur trofeun, kjo Tirane e meriton



Devi Muka ndjehet nje kapiten prane ngritjes se titullit me te madhe te sezonit, vetem pak ore para ndeshjes me te rendesishme te sezonit, ate me Vllaznine ku do te percaktohet edhe fituesi i ri i kampionatit shqiptar te futbollit. Optimist dhe me nje siguri karakteristike per te, Muka deklaron se eshte momenti qe Tirana te zhvilloje lojen e saj dhe te fitoje titullin. Nuk e ccon nepermend barazimin dhe deklaron se Tirana nuk ka frike askend pasi eshte ekipi me i mire ne Shqiperi. Nje kapiten tipik qe udheheq “anijen” e tij, u shfaq Muka i djeshem.

“Normalisht që kjo sfidë është përballja më e vështirë e gjithë sezonit si për ne ashtu edhe për kundërshtarin tonë, Vllazninë e Shkodrës. Mendoj se deri diku jemi favoritë për vetë faktin se ne luajmë në fushën tonë, jemi në avantazh të një pike dhe kjo është një plus i madh për ne. Megjithatë ne do të kërkojmë që, duke filluar nga minuta e pare, të luajmë ashtu si dimë ne”. Me keto fjale kapiteni i Tiranes Devi Muka ka nisur prononcimin e tij per gazetaret, pak momente para se te niste stervitja e bardhebluve. Muka nuk i trembet Vllaznise dhe ka besim se Tirana do te futet ne fushen e lojes vetem per fitore. Madje kapiteni ben nje bilanc per sezonin e Tiranes dhe shfaq hapur synimet e tij: “Normalisht ne do të luajmë për fitore. Kjo ndeshje nuk na lejon që ne të luajmë në mbrojtje. Deri në këto momente ne jemi në vend të pare dhe nuk është se ne i druhemi ndonjë ekipi. Kemi arritur deri këtu falë meritës sonë, të gjitha ndeshjet e i kemi luajtur në bazë të kontigjentit që ne kemi patur në përbërje”,- deklaron Muka perpara “finales” se sezonit. “Sfida jam i sigurtë se do të flasë për ne në të gjitha drejtimet. Kjo është ndeshje që do të zgjidhet lehtë nga ana jonë pasi Vllazninë nuk e kam patur asnjëherë frikë. Ata na njohin mirë ne, e dinë forcën tonë dhe se sa peshon fanella jonë”,- thote Muka duke hedhur “dorashken” e sfides ne drejtim te kundershtareve shkodrane. Batuten e fundit kapiteni e ka per ekipin: “Normalisht nuk ka se si një ekip si Tirana të lëshojë në ditën e fundit”.