Page 69 of 87

Re: Kampionati italian

Posted: Fri, 11 Sep 2009 , 20:07
by fpjalmi
Ish-mesfushori i Milanit

Boban: Interi favorit për titullin

Daljet në publik të ish-lojtarit të Milanit nuk janë shumë të shpeshta dhe ai ishte një nga mesfushorët më të respektuar në Itali, prandaj opinioni i tij teknik sigurisht që ka peshë të madhe. “Sisoko, Felipe Melo dhe Markizio janë tre lojtarë me peshë - thotë Zvone. - Kur të rikthehet dhe maliani në ekip bardhezinjtë do të përforcohen akoma më shumë dhe kur të tre të luajnë së bashku, Juventusi do të ketë mesfushën më të mirë në Serinë A.” Por Boban i sheh akoma zikaltrit më përpara përsa i përket fitimit të kampionatit: “Do të jetë një sfidë e bukur. Më duket se Interi ka ende diçka më tepër. Natyrisht, unë uroj që në radhën e pretendentëve të jetë edhe Milani…”.

5 shkrimet e fundit nga editor

Re: Kampionati italian

Posted: Fri, 11 Sep 2009 , 20:07
by fpjalmi
Milan, s’ka fitore me “moshën e tretë”


Autori: editor
Data: 11/09/2009
Version Print


Edhe pas një merkatoje të varfër në verë, mosha mesatare e kuqezinjve mbetet gjithnjë në rritje

Muajt e nxehtë të verës kanë qenë edhe më përvëlues për tifozët kuqezinj. Pas shumë tam?tamesh, ata prisnin një fllad freskie, rinimin e klubit të tyre të dashur. Në të vërtet nuk ndodhi asnjë nga këto. Derbi ishte i pamëshirshëm dhe me gjasa përvijoi udhëtimin e Milanit, nëse…. Sikur të lihen mënjanë episodet, sikuret apo nëse.. me të cilat nuk ka fituar asnjë ekip, ajo që të binte në sy në derbin e disa javëve më parë, Milan?Inter, ishte mosha mesatare e kuqezinjve të rreshtuar në fushë dhe të gatshëm në stol. Më konkretisht, gjashtë nga titullarët e kuqezinjve në derbi ishin mbi 30 vjeç: Marko Storari 32, Xhianluka Xambrota 32, Andrea Pirlo 30, Xhenaro Gatuzo 31, Marek Jankulovski 32, Alesandro Nesta 33, ndërkohë të ashtuquajturit “rezerva të para” përfshinin Klarens Sedorf 33 dhe Pipo Inzagi 36. Në trysninë e zhegut dhe lagështirës së ajrit atë natë në “San Siro”, secili prej këtyre viteve shfaqej mjaft i qartë.

Milanit i mungonte forca dhe energjia dhe me përjashtim të Matië Flaminisë dhe Alesandre Patos, që vraponin për të gjithë skuadrën, të tjerët… Ritmi i Ronaldinjos në fushë ngjante me shëtitjen e një zotërie të moshuar, ashtu qetë?qetë dhe me meditim aksionesh që nuk vinin kurrë. Roni për Milanin apo Milani për Ronin? Kjo është çështja atje, paçka se Berluskoni e ka emëruar “më të mirin në botë” dhe Leonardo nuk rresht duke e inkurajuar. Por, tifozët nuk ngopen me “lugë bosh”, me lavditë e së shkuarës. Ku është ky lider milanist? Jo vetëm me vendosmërinë e Gatuzos, por me klasin e kërkuar dëshpërimisht. Klas pa energji? Më mirë mund ta bënte, të themi Roberto Baxhio, apo Rud Gulit…por mosha kalon për të gjithë. Me gjasa e tillë, teknika superiore e Milanit në mesfushë, “pati jetë të shkurtër”, vetëm 30 minuta, aq sa rëndesa e moshës nisi të zhyste poshtë futbollistë të shkëlqyer si Andrea Pirlo.

Pas kësaj, muskujt ku e ku më të freskët të Interit morën përparësinë, të ndihmuar pa dyshim edhe nga ai lëmsh tekniko?taktik lidhur me ndërrimin e Gatuzos. Interit mund t’i mungojë teknika super?fine e Milanit, paçka se blerjet e reja, Tiago Mota dhe Uesli Shnejder, e kanë ngushtuar këtë dallim ndjeshëm, por tek derbi ishim dëshmitarë të një efektiviteti thuajse brutal, në rrafshin fizik dhe agresivitetit, çka e shkërmoqën Milanin. Pronari i Milanit dhe i gjithë ekipi drejtues janë përgjegjës për këtë. Deklaratat e bujshme të Berluskonit se tani e tutje do të marrim vetëm 23 vjeçarë, përkundrejt 30 vjeçarëve, deri tani ka prodhuar vetëm një rezultat: Jan?Klas Huntelarin. Madje, ai mund të pendohet edhe për emërimin e Leonardos në krye të stolit. Jo për fajin e brazilianit, por menaxhimi i një skuadre të ndërtuar në futbollistë, pashmangëshmërisht në perëndimin e karrierave të tyre, kërkon përvojë të madhe dhe Leo mund të mos e ketë. Drejtuesit e Milanit e kanë të gatshme përgjigjen: kujtoni Sakin dhe Kapelon dhe skepticizmin që i përcolli në fillim.

Po latinët thonë “O kohëra, o zakone” dhe çdo gjë shtjellohet jo vetëm në kontekstin kohor, por edhe në “materialin e parë bruto”. Sidoqoftë, mund dhe të teprohet me këto konstatime. Së pari, derbi erdhi në një kohë jo të përshtatshme për Milanin, meqë skuadra ende po orvatet të gjejë ekuilibrat e duhur dhe formën maksimale. Kuqezinjtë e panumurt në të gjithë botën shpresojnë arsyeshëm që pas 2?3 muajsh, Milani të jetë një skuadër ndryshe. Po a do t’i vlejë objektivave të tyre, atëhere!!? Sidoqoftë…Vetëm një vit më parë, Milani renditi thuajse të njëjtët futbollistë në një derbi të fituar me Interin, me atë gol të mrekullueshëm të Dinjos pas një aksioni model të Kakasë. E megjithatë, edhe cilësitë dhe mrekullitë e famshme të “Milan Lab”?it në rinimin e skuadrës, kalimit në gjendje optimale, nuk mund të zgjasin përjetë. Aktualisht, si duken gjërat, përkrah konkurrencës së forcuar, të ashpër, të skuadrave si Fiorentina, Xhenoa, Lacio dhe Palermo, Milani do ta ketë të vështirë të ruajë edhe vendin e tretë të një sezoni më parë.

Re: Kampionati italian

Posted: Fri, 11 Sep 2009 , 20:11
by fpjalmi
Borrielo i hap rrugën Huntelarit


Autori: editor
Data: 11/09/2009
Version Print


Sulmuesi italian, për shkak dëmtimi, nuk mund të aktivizohet nesër kundër Livornos

Dhembje në kurriz: sulmuesi i Milanit, Marko Borrielo, duhet të qëndrojë dy javë larg fushave. Kështu, për ndeshjen e nesërme hollandezi është favorit ndaj Inzagit, i cili pritet të aktivizohet nga minuta e parë në Champions kundër Marsejës. Një nga frazat që thotë më shpesh Leonardo që në këtë moment, mund të të ndihmojë të mos të shkojë mendja tek problemet, është: “Jeta është e shkëlqyer, të vazhdojmë përpara”. Trajneri kuqezi ka të drejtë që i shikon gjërat në këtë mënyrë, pra me optimizëm, edhe pse do të kishte preferuar të mos përballej me problemet e fundit. Më i rëndi është ndalesa e Borrielos, që është lajmëruar ditën e djeshme nga stafi mjekësor i Milanit. “Sulmuesi-lexohet në komunikatë- ka një shqetësim në kurriz që e detyron të punojë i veçuar nga grupi në ditët në vazhdim”. Tani Leo ka dy mundësi: Huntelarin ose Inzagin.

Akoma nuk është vendosur gjë, sepse pritet rikthimi i lojtarëve që kanë qenë të impenjuar me kombëtaret respektive para se të ideohet një formacion anti-Livorno. Nëse hollandezi nuk do të tregojë shenja lodhjeje nga aktivizimi me kombëtaren, atëherë mund të luajë nesër që nga minuta e parë, ndërsa Inzagit do t’i jepej hapësirë në Champions ku nuk ka dështuar asnjëherë. Ndërkohë, duket se nuk do të ketë ndryshime të tjera në sulm, me Ronaldinjon dhe Paton që e kanë vendin të sigurt.

Ndërsa, në lidhje me mbrojtjen mbetet akoma gjithçka për t’u vendosur. Duke përjashtuar dy qendërmbrojtësit Alesandro Nesta dhe Tiago Silva (janë përshtatur shumë mirë me njëri-tjetrin), Leonardo duhet të vlerësojë me kujdes gjendjen e mbrojtësve të krahut. Zambrota vjen nga një aktivizim i dyfishtë me Italinë dhe nuk do të jetë shumë i freskët, Jankulovski ka shpenzuar shumë energji me Republikën Çeke, kështu që ka shumë mundësi që në fushë të rishihet Odo (që është përfshirë edhe në listën e Championsit). Seanca e sotme stërvitore do të jetë vendimtare kur Leonardo do të ketë në dispozicion të gjithë grupin. Faza mbrojtëse duhet korrigjuar me shpejtësi sepse ka të drejtë Tasoti kur thotë se “pësojmë shumë gola, duhet ta përmbysim këtë situatë”.

Re: Kampionati italian

Posted: Fri, 11 Sep 2009 , 20:11
by fpjalmi
Ish-trajneri i kuqezinjve

Ançeloti: Seria A të mësojë nga Premier Liga

Përvoja e deritanishme e trajnerit italian të Çelsit, Karlo Ançeloti mund të quhet mjaft e suksesshme, teksa ai bën krahasime dhe heq paralele mbi futbollin e të dy vendeve, Angli, Itali, mbi atë se si perceptohet brenda dhe jashtë fushës dhe plot gjëra të tjera, që i dallojnë të dy stilet e lojës dhe të të përjetuarit të një ndeshjeje. Ançeloti uron dhe dëshiron me gjithë zemër që futbolli italian të shpëtojë nga dhuna dhe racizmi në të mirë të një imazhi shumë më pozitiv, që ka në këto fusha Premier Liga Angleze. Kështu, në sitin e Çelsit ai shprehet: “Në Itali, ne ende kemi dhunën, pra shpresoj që kjo të ndryshojë shpejt.

Njerëzit shkojnë në stadium për të ndjekur një ndeshje elektrizuese, entuziazmuese, si ndodh në Angli, sigurisht edhe për të mbështetur skuadrën e tyre, duke mos përdorur dhunë dhe qesëndisje e fyerje raciste ndaj futbollistëve. Njerëzit shkojnë në stadium për të parë spektakël, në Angli. Në Itali fatkeqësisht nuk ndodh kështu. Atje njerëzit nuk e kanë këtë sens të spektaklit. Këtu në Angli është diçka e bukur dhe interesante të shohësh një ndeshje futbolli. Kjo më pëlqen, sikurse edhe stadiumet janë plot dhe tejet të organizuar, ku çdo gjë ecën mirë. Kjo është një përvojë tepër pozitive”. Ançeloti nga “jashtë fushe” ndalet edhe në ato zona, ku njëri futboll del para tjetrit apo që kanë për të mësuar nga njëri?tjetri. “Në rrafshin taktik, këtu në Angli ka shumë më tepër intensitet, por më pak aftësi taktike, krahasuar me skuadrat italiane të Serie A. Atje, sistemi taktik është shumë konkurrues; këtu, ama, fizikisht kemi një ritëm krejt të ndryshëm”.

Re: Kampionati italian

Posted: Sun, 13 Sep 2009 , 14:55
by vllaznia1919
Para bardhezit.Jena njisha.

Re: Kampionati italian

Posted: Sun, 13 Sep 2009 , 23:32
by fpjalmi
Serie A, Milan ne rruge pa krye
12/09/2009 21:45

Ekipi i Milan vazhdon te ece ne nje rruge pa krye ne Serie A. Skuadra e drejtuar nga Leonardo edhe kete jave nuk ka arritur te gjeje fitoren, duke barazuar me Livornon.
Takimi, te cilin kuqezinjte e luanin ne transferte, ka perfunduar pa gola. Tentativat e Pato dhe te mesfushes se Milan nuk kane rezultuar efikase per te cuar topin drejt rrjetes.

Mediat e ndryshme italiane e komentojne kete barazim te kuqezinjve si nje zgjatje e metejshme e krizes ne skuader.

Re: Kampionati italian

Posted: Sun, 13 Sep 2009 , 23:33
by fpjalmi
ash un qe leonardo nuk do ta kete te gjate.

inter dhe juve jan pretendentet per titull

Re: Kampionati italian

Posted: Mon, 14 Sep 2009 , 00:00
by fpjalmi
Ranieri: Roma duhet të kthejë faqe


Autori: Sporti Shqiptar
Data: 13/09/2009
Version Print


Trajneri verdhekuq ka karikuar ekipin në prag të ndeshjes së sotme kundër Sienës

“Protestat e tifozerisë? Në Itali janë normale kur gjërat shkojnë keq. Janë të shkaktuara nga dashuria, sepse të gjithë tifozët duan ta shohin skuadrën e zemrës në nivelet maksimale”. Klaudio Ranieri është gati për debutimin e tij në drejtimin e Romës, sot në Siena. “Skuadra është stërvitur mirë, - ka vazhduar trajneri. - Të shikojmë çfarë reagimi do të ketë në fushë, lojtarët kanë dëshirë të kthejnë faqen”. Trajneri i ri i verdhekuqve ka folur edhe për dy javët e para të tij në Trigoria: “Jam munduar të kuptoj sa më shumë gjëra, sigurisht ka qenë më e lehtë për lojtarët të më njohin mua sesa e kundërta”. Në lidhje me ndeshjen e sotme: “Përtej rezultatit, - ka shpjeguar Ranieri -, duhet të zhvillojmë një ndeshje të madhe kundër një skuadre që është e organizuar mirë. Do t’u kërkoj lojtarëve ekuilibër midis reparteve dhe shumë agresivitet”.
PORTIERI - Ranieri nuk ka bërë të ditur skemën që do të përdorë sot apo formacionin që do të zbresë në fushë: “Nuk është se besoj tek moduli 4-4-2. Për të ndërtuar një skuadër të mirë duhen lojtarë të mirë. Do ta bëj analizën e këtyre dy javëve punë, më pas do të vlerësoj në fillim lojtarët dhe pastaj sistemin e lojës”. E vetmja siguri ka të bëjë me portierin: “Do të luaj Bertanjoli. Lobont është përmirësuar shumë, do të udhëtojë me ne, por nuk është akoma gati”. Një tjetër lojtar titullar mund të jetë Nikolas Burdiso: “Roberto Mançini e ka aktivizuar në të gjitha pozicionet, edhe përpara mbrojtjes. Eshtë një lojtar që mua më pëlqen shumë”. Një tjetër futbollist që do të jenë në qendër të projektit taktik të Ranierit është Daniele De Rosi, që “ka treguar shumë gjëra pozitive në fazën mbrojtëse, por edhe ai di të përshtatet mirë në fazën sulmuese edhe pse jo me të njëjtën shpejtësi si Simone Perrota. Gjithsesi, do të përpiqem të krijoj një skemë ku ai të mund të godasë shpesh portën, duke respektuar ekuilibrat e skuadrës”.
TOTI - Në lidhje me rinovimin e kontratës së Françesko Totit: “Besoj se ai e ka merituar. Nga ana tjetër nëse dy palë gjejnë një marrëveshje kjo ndodh sepse janë të bindura për ta nënshkruar këtë kontratë”, ka përfunduar Ranieri.

Re: Kampionati italian

Posted: Mon, 14 Sep 2009 , 00:00
by fpjalmi
Trajneri i Fiorentinës Prandeli: Kaljari meriton respekt


Autori: Sporti Shqiptar
Data: 13/09/2009
Version Print


Çezare Prandeli, tekniku i Fiorentinës, është i shqetësuar për ndeshjen e sotme kundër kuqebluve dhe në konferencë për shtyp ka paralajmëruar të tijët: “Kemi respekt të madh për Kaljarin. Eshtë një skuadër që di të vendoset mirë në fushë dhe do të kërkojë të marrë pikët e para në kampionat. Dua një përgjigje të madhe nga Fiorentina. Formacioni? Kristiano Zaneti është në formë. Ka punuar gjatë gjithë javës në mënyrën e duhur me stafin e përgatitësve atletikë dhe është gati. Babakar do të jetë i pranishëm në stol, por nuk mund t’i japim shumë përgjegjësi një djali që është vetëm 16-vjeç”.

Re: Kampionati italian

Posted: Mon, 14 Sep 2009 , 00:02
by fpjalmi
Leonardo: Na mungoi vetëm goli


Autori: Denis Hakani
Data: 13/09/2009
Version Print


Kuqezinjtë nuk kanë shkuar më larg se një barazim pa gola kundër skuadrës toskane

Të fillosh të luash ashtu siç duhet pasi ka kaluar një orë lojë nuk është një ide shumë e mirë nëse do të ngjitesh në klasifikim. Milani bllokohet në Livorno me një 0-0 që reflekton një ndeshje të shëmtuar, në përgjithësi dhe të kuqezinjve në veçanti. Trajneri i Milanit, Leonardo, nuk i ka fshehur vështirësitë që ka patur skuadra e tij. “Livorno ka luajtur shumë mirë në pjesën e parë, kemi patur vështirësi në furnizimin me topa të sulmuesve, kur nuk e mban topin në sulm gjërat vështirësohen. Ndërkohë, në pjesën e dytë gjithçka ka ndryshuar, është parë deri në fund dëshira jonë për të fituar. Kemi krijuar shumë, por nuk kemi arritur të shënonim. Një rezultat 0-0, por mbetet një pjesë e dytë që mund të na kishte dhënë fitoren”, ka thënë tekniku kuqezi. E vetmja gjë pozitive e skuadrës së Leonardos ka qenë traversa e tundur nga Pirlo në një goditje dënimi, pra shumë pak. Veçanërisht nëse krahasohet me lojën e pjesës tjetër të ekipit: pothuajse të gjithë nën mesatare, sidomos sulmi. Jo rastësisht i ndryshuar pas më pak se një orë lojë.
GALIANI - “Ka qenë një ndeshje me dy fytyra. Kam parë një Milan shumë mëtë mirë pas futjes në lojë të Pirlos dhe Inzagit. Në fundin e ndeshjes kemi krijuar më shumë, kemi patur disa raste për gol, mund të kishim fituar. Ndërsa, në pjesën e parë loja ka munguar dhe kemi rrezikuar të pësonim gol. Në fund barazimi ka qenë një rezultat i drejtë. Tani dueht të mendojmëpër Marsejën, një kundrështarë shumë i fortë”, ka thënë Galiani.
FLAMINI - Nëse lojtari më i mirë i Milanit në pjesën e parë ka qenë Flamini do të thotë se diçka nuk shkon. Asgjë kundër francezit, por kur bëhet fjalë për një lojtar më shumë shkatërrues sesa krijues, shpjegohen vështirësitë e kuqezinjve. Përballë ka qenë një Livorno që ka vrapuar shumë, që e ka qarkulluar shumë mirë topin dhe ia ka dorëzuar çelësat e ekipit Kandrevas. Pikërisht, një lojtar që vrapon dhe krijon, për më shumë ekzekuton shumë mirë edhe goditjet e dënimit, duke e detyruar Storarin të bëjë dy ndërhyrje të rëndësishme.
PIRLO - Ronaldinjo ka qenë një fantazëm, Pato është fshehur dhe Huntelar ka patur vetëm vullnetin e mirë. Në fakt, ka qenë ai milanisti i vetëm që ka shqetësuar portierin De Luçia dy herë, në fillim me një goditje të dobët me kokë, më pas me një goditje të ulët me të majtën. Megjithatë, mungon, dhe kjo duket qartë, një lojtar që të organizojë ekipin. Duhet Pirlo, por breshani ka qëndruar në stol deri në minutën 56-të. Sedorf, zëvendësuesi i tij në teori, si të tjerët, nuk ka shkëlqyer.
SULMI - Pikërisht, në minutën e 56-të, futet Pirlo në vendin e Ronaldinjos. Bashkë me të hyn edhe Inzagi për Huntelarin. Leonardo ndryshon sulmin, duke shpresuar tek freskia e zëvendësuesve. Dhe organizatori i Italisë, në fakt, efektin e jep menjëherë duke lëkundur traversën me një goditje dënimi. Livorno fillon të ndiejë lodhjen dhe kështu janë shtuar përfshirjet në sulm të Ambrozinit dhe Flaminisë, por edhe kjo lëvizje nuk ka dhënë rezultat për miqtë. Domethënë, një barazim i drejtë, që vlerëson skuadrën toskane dhe i lë një shije të hidhur në gojë kuqezinjve.
Denis HAKANI

Re: Kampionati italian

Posted: Tue, 15 Sep 2009 , 02:26
by fpjalmi
Seedorf dhe Ronaldinho, jo titullarë


Trajneri milanist, Leonardo, do të vendosë Andrea Pirlon në pozicionin e gjysmësulmuesit




Publikoje ne rrjetet sociale

Clarence Seedorf dhe Ronaldinho nuk do të jenë titullarë në formacion shartues që AC Milan do të hedhë në fushë kundër Olympique Marseille, në kuadër të ndeshjes së parë të Champions League për fazën e grupeve. Lajmi u dha nga gazeta italiane “Corriere dello Sport”. Trajneri milanist, Leonardo, do të vendosë Andrea Pirlon në pozicionin e gjysmësulmuesit, pas dy sulmuesve Pato e Inzaghi.

Re: Kampionati italian

Posted: Tue, 15 Sep 2009 , 02:33
by fpjalmi
Leonardo: Jo revolucion me Marsejen
14/09/2009 20:30

“Nuk do te kete asnje revolucion ne menyren se si do te luajme”. Keshtu eshte shprehur Leonardo per ndeshjen e ardhshme te Milanit me Marsejen.
“Kjo eshte gara jone, eshte ajo ku kemi bere nje kthese te jashtezakonshme. Duhet krenari dhe vetedijshmeri per mjetet tona dhe pres nje sjellje te pershtatshme. Eshte bukur te kthehesh. E dime se cdo te thote te jesh duke pare te tjeret teksa luajne, por jam shume i qete pasi pergjigjja do te jete pozitive”, eshte shprehur trajneri kuqezi

Re: Kampionati italian

Posted: Tue, 15 Sep 2009 , 02:34
by fpjalmi
Bogdani, ndihme Kievos ne fitoren e pare
14/09/2009 08:20

Erjon Bogdani ka dhene ndihmesen e tij ne arritjen e fitores se pare ne kete sezon te Serise A.

Skuadra e tij ka triumfuar dje me rezultatin 2-0 ne transferten ndaj Bolonjes. Krejt ndryshe nga sa ishte parashikuar gjate fundjaves, sulmuesi shqiptar ka zbritur ne fushe si titullar ne kete sfide te rendesishme te Kievos, perballe nje skuadre, te konsideruar rival direkt nga veronezet.

Prania e tij ne fushe ka rezultuar pozitive, edhe pse nuk ka qene protagonist direkt ne te dy aksionet e golave. Madje ka pasur polemika se ne shenimin e golit te dyte, shqiptari ishte ne nje pozicion jashte loje.

Ne minuten e 69’ ai eshte zevendesuar nga trajneri Di Karlo, gjithsesi vleresimet per paraqitjen e tij kane qene te mira. Me kete fitore, Kievo ka mundur te siguroje tri piket e para, duke prishur kolonen 0 te fitoreve ne kete sezon.

Re: Kampionati italian

Posted: Tue, 15 Sep 2009 , 02:44
by fpjalmi
Kaljari, demtohet Lopez, probleme ne kaviljen e djathte
14/09/2009 18:40

Sektori i mbrojtjes se Kaljarit eshte ne veshtiresi. Pas Pisanos, qe u demtua ne njerin gju dhe nuk do te luaje per nje muaj, dje eshte demtuar edhe Lopez.
Mbrojtesi uruguajane nuk do te luaje me skuadren e tij per dy jave.

Lopez do te mungoje ndeshjen e se dieles me Interin dhe takimet me Barin dhe Parmen (23 dhe 27 shtator

Re: Kampionati italian

Posted: Tue, 15 Sep 2009 , 03:43
by Miri
vllaznia1919 wrote:Para bardhezit.Jena njisha.
Ehhhh ska nevoj per komente
http://www.youtube.com/watch?v=EqEwjYr_9mA

Re: Kampionati italian

Posted: Tue, 15 Sep 2009 , 13:55
by REINIS
vllaznia1919 wrote:Para bardhezit.Jena njisha.
Me treme i here.
E lexova para bardheblut. :mrgreen: :mrgreen: :mrgreen: :mrgreen:

Re: Kampionati italian

Posted: Tue, 15 Sep 2009 , 16:56
by Ledi1920
REINIS wrote:
vllaznia1919 wrote:Para bardhezit.Jena njisha.
Me treme i here.
E lexova para bardheblut. :mrgreen: :mrgreen: :mrgreen: :mrgreen:
Kur ka qene televizoi pa ngjyra...bardh e blu ka qene juventusi :mrgreen: :mrgreen:

Re: Kampionati italian

Posted: Wed, 16 Sep 2009 , 05:58
by fpjalmi
Pandev nenshkruan me Interin, zikalter ne janar
15/09/2009 16:05

Ne muajin janar maqedonasi Goran Pandev do te vishet zikalter pasi ka arritur nje marreveshje me skuadren e Interit.

Presidenti i Lazio-s, Lotito eshte dorezuar perballe presionit, pasi nese e mban sulmuesin edhe 6 muaj, atehere ai do largohej me parametrat zero. Kontrata parashikon 10 milione euro per Lazio-n dhe nje lojtar hua mes Suazo dhe dy te rinjve Khrin dhe Obi.


Nderkohe, plangprishesi tjeter ne kampin lacial, Ledesma po rekuperohet nga demtimi dhe mendon t’i kerkoje falje shoqerise per sjelljen e tij.

Re: Kampionati italian

Posted: Wed, 16 Sep 2009 , 05:59
by fpjalmi
Inter-Barça, ose Eto’o vs.Ibra


Eto’o: “Barça është ekipi më i mirë në botë, por ne mund ta mundim atë”. Ibra: “Nuk do të jetë e lehtë, pasi Interi është forcuar shumë këtë sezon”



Publikoje ne: Facebook

“Barça është ekipi më i mirë në botë, por ne mund ta mundim atë”. Paralajmërimi është i sulmuesit të Interit, Samuel Eto’o. Ish-lojtari i Barcelonës ndez parakohe luftën, përpara se të zbresë në fushë, në supersfidën Inter-Barcelona, ku midis të tjerash ka dhe një duel privat: Eto’o-Ibrahimoviç, në një “San Siro” ku të pranishëm do të jenë më shumë se 80 mijë tifozë.

Pas katër titujve rresht të fituar në Serinë A, Inter dëshiron të fitojë trofeun e Ligës së Kampioneve, që i mungon prej gati 44 vjetësh, nga edicioni i largët 1964-1965. Fati e solli që ndeshjen e parë zikaltërit ta kenë pikërisht kundër kampionëve në fuqi të Europës. Trajneri i Interit, Hoze Mourinjo gjen formulën e frymëzimit të lojtarëve të tij. “Interi ka nevojë për kundërshtarë të mëdhenj”.

Dy nga sulmuesit më të mirë në botë Zlatan Ibrahimoviç dhe Samuel Eto do të vihen kundër ish-skuadrave të tyre, me të cilat kanë shkruar një pjesë të historisë. Dy sulmuesit kanë ndërruar vendet dhe gjatë verës së fundit. Ibrahimoviç ka lënë “San Siron” për “Kamp Nou”, ndërsa Eto’o ka bërë të kundërtën, vetëm dy muaj pasi kishte shënuar golin e parë në finalen ndaj Mançester Junajtid. Ka qenë pikërisht sulmuesi kamerunas ai që ka shprehur dëshirën për të ndëshkuar ish-skuadrën. “Që kur kalova tek Barcelona dhe që nga ndeshja ime e parë, kam bërë gjithçka që kam mundur për të bërë detyrën time, - është shprehur Eto’o.

“Asnjëherë nuk kam refuzuar asgjë, ndryshe nga disa lojtarë tjerë te Barça që thoshin ‘jo’, dhe refuzonin të luanin atje. Sezoni i kaluar për mua ishte një vit i suksesshëm, sepse të gjithë punuam bashkë për të mirën e Barcelonës. Kam pasur disa probleme, por gjithçka është në rregull, edhe nëse Guardiola ka thënë se nuk kam ndjenja për skuadrën, është mendimi i tij. Gjithmonë kam qenë i përkushtuar dhe do t’ia tregoj atij këtë javë”.

Sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimoviç, foli me tone të qeta përpara sfidës me ish-skuadrën e tij, prej nga ku u shit 66 milionë euro, përfshirë këtu edhe kartonin e Samuel Eto’o-së si pjesë e marrëveshjes. Suedezi do të vizitojë për herë të parë “San Siron”, ku shpenzoi tre vjet të karrierës së tij italiane. “Do të jetë një moment shumë emocionues për mua. Jam i gëzuar që të kem edhe një shans tjetër të luaj në këtë stadium. Nuk do të jetë e lehtë, pasi Interi është forcuar shumë këtë sezon dhe gjërat do të jenë të vështira për ne”.

Nën urdhrat e Murinjos, Ibrahimoviç shënoi 25 gola sezonin e kaluar, duke qenë edhe golashënuesi më i mirë i Serisë A. Me Barcelonën, Ibra ka shënuar dy gola në dy takime. Barcelona do të kërkojë të bëhet skuadra e parë që do të mbrojë titullin Evropian që nga kohët e Milanit 1989-90, ndërsa Interi është në kërkim të trofeut as shumë të munguar në pjesën zikaltër të Italisë, që nga viti 1965. Gjithsesi skuadra e Murinjos ka arritur të marrë rezultate pozitive me skuadrat spanjolle në shtëpi, duke humbur vetëm një ndeshje nga 15 të luajtura.

Re: Kampionati italian

Posted: Fri, 18 Sep 2009 , 06:47
by fpjalmi
Sneijder: "Do të kualifikohemi"


Fantazisti i Inter, Wesley Sneijder, i kënaqur nga barazimi në shtëpi me Barclonën







Fantazisti i Inter, Wesley Sneijder, është i kënaqur nga barazimi në shtëpi me Barclonën (0-0) për Ligën e Kampioneve. “Ishte një ndeshje e vështirë, por ne bëmë një lojë të madhe skuadre. U treguam të zotët. Patëm raste, por nuk i transformuam në gol. Pas kësaj paraqitje kam i bindur se do të kualifikohemi”.

E Enjte, 17 Shtator 2009