Page 68 of 87
Re: Kampionati italian
Posted: Fri, 04 Sep 2009 , 07:36
by fpjalmi
Morati: Merkatoja jonë e shkëlqyer
Autori: editor
Data: 03/09/2009
Version Print
Interi ka programuar edhe 2010-ën kur do të vijë Koutinjo dhe një mbrojtës i ri
Interi është shndërruar në një makineri perfekte edhe jashtë fushe. Një merkato kryevepër i ka lejuar kampionët e Italisë të zëvendësojnë në pak javë largimin më të madh të ekipit, Zllatan Ibrahimoviç, “padron” i Interit në tre sezonet e fundit.
Objektivat e përcaktuar nga Mourinjo u përmbushën në çdo repart. Donte një mbrojtës dhe një mesfushor qendre, një fantazist dhe të paktën dy të mëdhenj në repartin e avancuar për të zëvendësuar Ibrën: dhe ja ku është kapiteni i Brazilit (Lusio), mesfushori më i mirë i sezonit të kaluar (Tiago Mota), boshti i kombëtares hollandeze (Shnajder), golashënuesi i dytë më i mirë i sezonit të kaluar në Serinë A (Milito) dhe ai që cilësohet nga të gjithë mbrojtësit si sulmuesi më i mirë në botë (Samuel Eto).
Mund të shkonte më mirë se kaq? Tashmë e ardhmja është e përcaktuar, por ajo që e bën Interin një makinë perfekte është programimi. Skuadra ka një drejtim të përcaktuar mirë edhe në merkaton e ardhshme. Në planet e ardhshme të zikaltërve është Filipe Koputinjo Korreira, i njohur ndryshe si Koutinjo, i datëlindjes 1992, fantazist i Vasko de Gamës.
Do të largohet Vieira, kontrata e të cilit skadon qershorin e ardhshëm. Por gjithashtu, do të vijë edhe Himenez nga Uest Hem. Në lidhje me maqedonasin Pandev, Mourinjo e do në skuadër në janar për të zëvendësuar kamerunasin Samuel Eto, i cili në fillim të vitit tjetër do të lërë Milanon për t’iu bashkuar kombëtares së tij në Kupën e Afrikës. Pandev pëlqehet për shumë arsye: bie në sy aspekti teknik, por edhe mosha e tij e re (datëlindja 1983) dhe në fund fakti që ai ka dalë nga radhët e të rinjve të Interit. Në listën e ardhshme për Ligën e Kampionëve, mund të figurojnë emra që kanë dalë nga ekipet zinxhir, si Orlandoni, Santon, Baloteli dhe së fundi Pandev.
Avantazhet janë të dukshme. Operacioni nuk do ta kalojë shifrën e 4 ose 5 milionë eurove, pasi Pandevit i skadon kontrata. Në fakt, sezonin e ardhshëm, i vetmi investim i konsiderueshëm nga pikëpamja ekonomike është parashikuar për disa mbrojtës qendre të rinj. Në objektivin zikaltër është Simon Kjaer, i datëlindjes 1989. Klauzola e futbollistit danez të Palermos është 12 milionë euro. Pastaj është edhe ganezi me kombësi gjermane Zherom Boateng, 21 vjeç, i spikatur tek Hamburgu, kampion i saposhpallur i Europës për 21-vjeçarët. Ndërkaq, Morati kënaqet. Ai mund të shikojë me optimizëm drejt të ardhmes, si teknikisht, ashtu edhe ekonomikisht.
Re: Kampionati italian
Posted: Fri, 04 Sep 2009 , 07:46
by fpjalmi
Milani, tani nisin ndryshimet
“Humbja në derbi, gabim taktik”
Presidenti kuqezi është rikthyer të analizojë humbjen kundër Interit
“Eshtë një trajner që gabon, por duhet të kemi besim”. Këto kanë qenë fjalët e Silvio Berluskonit, i cili është rikthyer të flasë për Ronaldinjon, Milanin dhe derbin. Dhe për ato këshilla që Leonardo nuk i ka marrë në konsideratë. Sedorfin me dy brazilianët, ka sugjeruar presidenti kuqezi. Ndërsa, tekniku ka futur në fushën e lojës Borrielon për të kompletuar sulmin. Të shtunën e kaluar pas humbjes Berluskoni nuk ka bërë asnjë kritikë, por ditën e djeshme ka ritheksuar konceptet e filozofisë së tij që ka në qendër të saj Ronaldinjon. “Jam i bindur se Ronaldinjo mund të rikthehet të jetë një lojtar i madh. Eshtë në formë të mirë fizike dhe nëse i gjehet në fushë një pozicion i përshtatshëm ai mund të jetë udhëheqësi i Milanit”.
GABIME TE MOSHES - Ja ku qëndron problemi: pozicioni. “Kundër Interit kemi humbur 4-0, por çdo ndeshje është e ndryshme nga tjetra. E kam shumë mirë parasysh gabimin taktik që është bërë, por nuk dua të flas për këtë, përndryshe më pas do të më akuzojnë se dua ta bëj vetë formacionin…”, ka thënë numri një i Milanit. Por Leonardo është akoma njeriu, të cilit Berluskoni i ka dhënë mbështetjen e tij në përfundim të një faze përgatitore aspak pozitive. Braziliani është akoma njeriu që presidenti kuqezi do në drejtim të skuadrës së tij. “Sapo ka filluar, duhet të ketë kohë që të gabojë dhe të përmirësohet”.
FJALE - Ndërkohë ditën e martë Adriano Galiani, që kishte folur më parë gjatë këtyre ditëve me Leonardon, ka dashur të jetë i pranishëm në rifillimin e stërvitjes. Eshtë takuar me disa lojtarë, midis të cilëve Sedorf dhe Gatuzo, protagonistë të zëvendësimit të vonuar që në një farë mënyre ka ndikuar në rezultatin e derbit. “Nuk i kam bërë moral apo qortime skuadrës. Çfarë kuptimi ka, duhet të shikojmë përpara. Duke menduar për gjërat pozitive të derbit, për shembull për gjysmëorëshin e parë që kemi luajtur mirë”, ka thënë zëvendëspresidenti i kuqezinjve. Pra, asnjë qortim, por sigurisht zhurma e këtyre ditëve do t’i ketë sugjeruar këshilla të rëndësishme dy protagonistëve të zëvendësimit fatal. “I duhet dhënë fund kësaj historie”, ka thënë Galiani. Sedorf dhe Gatuzo, ndër të tjerë, janë sqaruar. Duket se e kanë bërë këtë në mënyrën e duhur, pa e goditur me këpucë njëri-tjetrin.
Re: Kampionati italian
Posted: Fri, 04 Sep 2009 , 07:49
by fpjalmi
Ranieri: Romës i mungon besimi
Autori: editor
Data: 03/09/2009
Version Print
Trajneri i ri i verdhekuqve është i bindur se problemi i skuadrës është psikologjik
“Roma e Spaletit luante një lojë argëtuese. Filozofia ime është pak e ndryshme. Ajo që duhet sigurisht është një ringjallje, sepse kjo skuadër duhet të reagojë menjëherë”. Këto kanë qenë fjalët e Klaudio Ranierit, në konferencën e tij të parë për shtyp si trajner i Romës. Tekniku verdhekuq është i bindur për cilësinë e lartë të skuadrës që do të ketë në dispozicion, duke filluar që nga kapiteni: “Nga Toti pres që të bëjë Totin”, ka thënë Ranieri, që më pas ka shtuar: “Unë kam qenë pjesë e Romës në vitin ‘69 dhe tani rikthehem pas shumë vitesh. Tani më duhet vetëm pak kohë për të njohur nga afër skuadrën dhe për të kuptuar atë që duhet të bëj. Moduli? Nuk bëj përjashtime, gjatë karrierës time kam ndryshuar shpesh taktikën. Sigurisht duhet të punojmë për të pësuar sa më pak gola”. Kështu, tekniku roman e di mirë se ku duhet të ndërhyhet për të përmirësuar Romën. “Premtime? Nuk kam bërë asnjëherë, dhe nuk do të bëj as tani. Natyrisht, si roman dhe romanist kam ëndrrën time këtu, dhe më të shumtën e rasteve unë arrij të jap më shumë nga ajo që më kërkohet dhe do të provoj ta bëj edhe këtë herë. Sfida, beteja më pëlqen, nuk tërhiqem mbrapa”. Dhe më tej: “Kjo skuadër 15 muaj më parë ka qenë gjysmë ore larg titullit kampion, Roma ka humbur vetëm besimin në forcën e saj, por duhet të reagojë menjëherë. Nuk dua të them se çfarë duhet bërë apo çfarë nuk duhet, preferoj të bëj pak fjalë dhe shumë punë”. Për Ranierin problemi i Romës është mbi të gjitha psikologjik. “Një vit më parë skuadra ka qenë e motivuar, tani duhet të ndihet sërish e fortë, sepse kampionati është akoma i gjatë”, ka përfunduar tekniku verdhekuq.
Re: Kampionati italian
Posted: Fri, 04 Sep 2009 , 07:49
by fpjalmi
Presidentja e Romës
Rosela Sensi: Spaleti më ka zhgënjyer
Jo vetëm falenderime për Luçiano Spaletin, por edhe zhgënjim për zgjedhjen e bërë nga ish-trajneri verdhekuq. Presidentja e Romës, Rosela Sensi, nuk e ka harruar punën e madhe të bërë nga tekniku toskan, por nuk ka hezituar të lëshojë një thumbim. “E falenderojmë për emocionet që na ka bërë të jetojmë, - ka pranuar ajo. - Por ka qenë një zgjedhje e dhimbshme, dhe ne nuk mund të bënim asgjë, do ta falenderojmë gjithmonë për emocionet që na ka dhuruar, por nga pikëpamja njerëzore nuk e prisja që të braktiste anijen në një situatë si kjo”.
Re: Kampionati italian
Posted: Fri, 04 Sep 2009 , 07:50
by fpjalmi
Sulmuesi vjollcë
Juventusi mund të përfshihet në çështjen Mutu
Zhvillimet e çështjes Mutu mund të prekin edhe Juventusin. Sipas një avokati të FIFPro, Juvja është e përfshirë. Adrian tani ndodhet me kombëtaren, por është më i qetë dhe nga burime të ndryshme mësohet se Çelsi nuk ka ndërmend të kërkojë skualifikimin e tij. Avokati Leonardo Groso, zëvendëspresident i shoqërisë italiane të futbollistëve (AIC) ka bërë të ditur se “do të luftojmë për Mutun sepse e cilësojmë padrejtësi që një lojtar të paguajë një shifër kaq të lartë. Dhe gjithashtu sepse jemi befasuar nga fakti se Juventusi, skuadra e Adrianit pas Çelsit, nuk është përfshirë
Re: Kampionati italian
Posted: Fri, 04 Sep 2009 , 07:51
by fpjalmi
Ronaldinjo “bllokon” ndryshimet e Leonardos
Autori: Denis Hakani
Data: 03/09/2009
Version Print
Risitë taktike që mund të sjellë trajneri kuqezi kushtëzohen nga fantazisti brazilian
Pas një humbjeje si ajo e pësuar në derbi, Milani do të kishte patur nevojë për të zhvilluar menjëherë një ndeshje zyrtare. Ndërsa, do t’i duhet të presë nëntë ditë të tjera para se të lërë përfundimisht mbas krahëve humbjen e thellë të marrë kundër Interit. Nëntë ditë të rëndësishme dhe delikate: të rëndësishme sepse është periudha e fundit për të rekuperuar gjendjen fizike maksimale të ekipit (më pas do të fillojë Championsi dhe deri më 19 dhjetor kuqezinjtë do të zhvillojnë 21 takime, një çdo katër ditë e gjysmë), delikate sepse Leonardo do të jetë i detyruar të marrë vendimet e para të vështira.
RREGULLIME - Dihet se si do të kishte reaguar Ançeloti pas një humbjeje të shëmtuar. Ai do të mbështetej te grupi historik. Eshtë e vështirë të parashikohet qëndrimi që do të mbajë Leonardo, por bie në sy që tani, në krahasim me të kaluarën, një vëmendje më e vogël ndaj hierarkive dhe moshës. Ndoshta nuk do të ketë revolucione edhe për shkak të prezencës së Ronaldinjos. Duke përjashtuar brazilianin, Leonardo do të mund të eksperimentonte rrugë të tjera: skema 4-2-3-1 me Pirlon të avancuar ose 4-3-1-2 me Sedorfin mesfushor të avancuar gati për t’u hapur në krahun e majtë në lojën pa top. Ndërsa, me Dinjon në fushë Milani është ai i Sienës dhe ai i derbit: lëvizje të magjishme, por edhe pasiguri.
MBROJTJA - Kështu, është më e lehtë që të ndryshojë diçka më shumë në nivelin individual se në atë taktik. Mbrojtësit e krahëve janë në vështirësi të mëdha, mbi të gjitha Jankulovski. Zgjidhjet janë dy: të rikthehet Odo në krahun e djathtë të mbrojtjes me kalimin e Zambrotës në të majtin ose të aktivizohet Antonini.
MESFUSHA - Në mes Ambrozini do të rigjejë vendin që, duke parë gjendjen jo shumë të mirë fizike të Gatuzos, e ka merituar ta kishte që në derbin e fundjavës së kaluar. Abate pret që t’i jepet një mundësi, por moduli 4-4-2 është shumë i komplikuar për këtë skuadër. Më pas vjen hollandezi Sedorf, gjithmonë i jashtëzakonshëm kur i preket krenaria. Por, problemi i Leonardos është që t’i gjejë një vend mesfushorit. Në rreshtimin aktual të formacionit kuqezi Klarenc shikohet si alternativë e Ronaldinjos. Dhe gishti rikthehet në plagë.
SULMI - Por nuk mbaron me kaq, aktivizimi i Ronaldinjo kushtëzon edhe zgjedhjet sulmuese që mund të bëjë trajneri brazilian: Borrielo (pozitiv edhe në derbi) është i detyruar të bëjë një punë shumë të lodhshme, por tani është e nevojshme që qendërsulmuesi të jetë më i pranishëm në zonën e rreptësisë kundërshtare. Dhe në lidhje me këtë: Pipo Inzagi nuk ka luajtur akoma asnjë minutë. Midis përballjes me Livornon në kampionat dhe asaj me Marsejën në Champions Ligë duhet të ketë hapësirë për të. Edhe pse, historia shpesh ka treguar se lojtari që ka nxjerrë Milanin nga momentet e këqia ka qenë pikërisht SuperPipo
Re: Kampionati italian
Posted: Mon, 07 Sep 2009 , 16:10
by fpjalmi
Inter merr fryme, demtim i lehte per Sneijder
07/09/2009 11:50
Demtimi i holandezit Sneijder nuk duhet ta shqetesoje trajnerin e Interit, Jose Mourinho.
Mesfushori u demtua ne kavilje gjate miqesores Holande-Japoni por pas analizave te para nuk behet fjale per nje demtim te rende. Sneijder do t’u nenshtrohet vizitave me te hollesishme ne Milano por eshte e sigurt qe ai do jete i gatshem per ndeshjen e Champions League kunder Barcelones.
Wesley Sneijder u ble para pak ditesh nga Real Madrid per 15 milione euro dhe ai u aktivizua qe ne minuten e pare ne derbin Milan-Inter te fituar 4-0 nga zikalterit.
Re: Kampionati italian
Posted: Mon, 07 Sep 2009 , 17:37
by fpjalmi
Marçelo Lipi: Fitoren e merituam
Autori: editor
Data: 07/09/2009
Version Print
Trajneri i Italisë është shprehur i kënaqur me rezultatin e marrë kundër Gjerogjisë
“Marrim tri pikët dhe jemi të kënaqur e të lumtur”. Jemi plotësisht dakord me këtë koncept të Marçelo Lipit. Por golat e dhuruar nga kundërshtarët tanë nuk i fshehin problemet në fazën sulmuese dhe finalizimin, defekte që vihen në dukje edhe nga kreu u federatës, Xhankarlo Abete. Por trajneri mbron Italinë e tij dhe flet për një sukses “të legjitimuar në pjesën e dytë, kur krijuam raste të shumta për gol, duke iu afruar shumë portës kundërshtare. Sa për kronikë, tabela shënonte 52 minuta lojë kur u regjistrua goditja e parë në portën gjeorgjane, një rast i mirë nga Markioni.
FAT - Trajneri i kombëtares italiane, duke u rikthyer te fitorja pas tre tentativave të dështuara, pranon fatin, por vetëm pjesërisht: “Në jetë duhet gjithmonë fat. Edhe në qoftë se i referohemi autogolit, them se kjo erdhi si rezultat i sulmeve tona. Për pjesën tjetër, nuk jam fare i shqetësuar për mënyrën se si i shënuam golat, sepse duhet parë në kompleks, në të gjitha aspektet. Jam i bindur që do të kishim shënuar gjithsesi.
Sepse me ndryshimet e bëra, skuadra luajti më mirë, pas një pjese të parë, në të cilën i kushtuam më tepër rëndësi fazës mbrojtëse. Po, mund t’i shohim edhe në të ardhmen Pirlon dhe D’Agostinon bashkë. Tani duhet të rifitojmë forcat dhe të fitojmë të mërkurën. Dhe të mos flasim më për kualifikimin, i cili është shumë afër, sepse në qoftë se fitojmë ndaj Bullgarisë, shkojmë në Irlandë me avantazhin e katër pikëve”.
BUFONI FANTASTIK - Në fakt, lavdet shkojnë për Bufonin, i cili bëri një pritje spektakolare pak para golit të parë të italianëve: “Një portier i madh shihet në këto raste të veçanta. Inaktiv pothuajse për një orë lojë dhe menjëherë më pas bën një ndërhyrje vendimtare.” Dhe kur një gazetar e pyet se kush është fantastiku në këtë Itali (pa përmendur Kasanon), me një sens polemike, trajneri është përgjigjur: “Bufoni”. Lipi kishte shfaqur shenja nervozizmi për pyetjen në lidhje me Kasanon. Ktehet nga ana tjetër: “Për Amaurin do të flas vetëm kur ta ketë marrë pasaportën. Por do të kemi vetëm një numër shumë të kufizuar lojtarësh të huaj.
Nëse shohim Gjermaninë, dhe nuk e kam fjalën për një vend sido, ka fituar kampionatin europian U-21 me dhjetë futbollistë të huaj, midis të cilëve edhe me ngjyrë. Kurse ne në lidhje me këtë pikë jemi më të qetë.” Ndërkaq, Amauri ka rrëfyer se tashmë ka folur me trajnerin Lipi, i cili e mbyll me një batutë: “Thotë se ka folur me mua? Por unë nuk kam folur me të…”. Mbi këtë çështje ndërhyn edhe presidenti i federatës, Abete: “Nuk do të vijë për kualifikueset e botërorit dhe sidoqoftë nuk duhet të varemi tek një lojtar. Në lidhje me të huajt, jam plotësisht dakord me Lipin: me përjashtim të Amaurit, duhet të mbështetemi tek forcat tona.”
ABETE KRITIK - Numri një i Federatës Italiane të Futbollit shprehet kritik mbi paraqitjen e “Axurrëve”: “Kemi probleme me ndërtimin e aksioneve dhe finalizimin e tyre, në pjesën e parë shpesh ishim në inferioritet numerik, sepse nuk dilte dot e gjithë skuadra përpara. Duhet të përmirësohemi”. Por për Lipin, me Kuperin është gjithmonë 5 maj.
Re: Kampionati italian
Posted: Mon, 07 Sep 2009 , 17:38
by fpjalmi
Bufon: Kjo fitore na duhej
Autori: editor
Data: 07/09/2009
Version Print
Portieri i të kaltërve i ka cilësuar shumë të rëndësishme 3 pikët në Tbilisi
Erdhëm deri këtu për ta parë Kalaxen të shënojë. Kështu, Kakaber Kalaxe, me një dopietë të paharrueshme në portën e tij, i ka ndihmuar italianët të dalin nga makthi. Para ndeshjes ndaj Gjeorgjisë, Italia kishte katër ndeshje që nuk shënonte gol. Dhe në fakt, pas një pjese të parë të keqe (në fakt në këtë periudhë italianëve nuk u intereson shumë kombëtarja), në minutat 11 dhe 22 të pjesës së dytë, në fillim ka dërguar në rrjetë një trajektore të Palombos (gol që iu dha lojtarit të Sampdorias), pastaj devijoi një top të Krishitos. Shumë faleminderit.
Por një minutë para ndërhyrjes së Shën Kalaxes, mrekullinë e kishte bërë Shën Xhixhi Bufon, me një pritje monstruoze, të cilën do të shohim shpesh dhe që nuk do të na mungojë, kur pas ca vitesh do të kujtojmë kush ishte Xhanluixhi Bufon. Minuta e 10-të e pjesës së dytë: Dvalishvili godet me kokë pas një pasi, në një pozicion larg portës së boshatisur. Por ndërkohë që gjeorgjiani ishte duke artikuluar në gojë fjalën “gol!”, në këtë moment shfaqet figura e Bufonit duke fluturuar, si në 1966, kur Pele ishte i sigurt që kishte shënuar dhe Gordon Benks fluturon nga njëra shtyllë tek tjetra. Monstruoze.
Me Gjeorgjinë në avantazh, stadiumi do të ishte shndërruar në një ferr. Bufon i dhuroi kombëtares së tij një gjysmë Afrikë të Jugut. Ka të drejtë Lipi kur përgjigjet: “Bufon”, kur dikush pyet në fund të ndeshjes: “Mister, cili ishte lojtari më i mirë i ndeshjes”? Më parë flitej shumë për Kasanon, pastaj flitet gjithnjë për Bufonin. Dhe Bufoni shton: “Do të bëj stërvitje të specializuara dhe do t’i shtoj një zero njëshit tim… Ndeshja më e vështirë?
Ajo me numrin 9. Absolutisht njëra nga më të bukurat për mua. Nga goditja e dënimit m’u desh t’i mbyllja këmbët për të mos e lënë topin të kalonte dhe për pak u dëmtova. Jam i lumtur edhe që shmanga autogolin e Krishitos.” Por, sa keq që Bufoni është veçmas… “Pjesën e parë na mungoi personaliteti dhe iniciativa. Pastaj në të dytën ndryshuam. Ishte vendimtare ndërhyrja e parë e Kalaxes, më vjen keq për të, por kishim nevojë për atë gol. Rosi? Është i ri, një përvojë e vështirë që do t’i shërbejë.”
Kapiteni i Italisë
Kanavaro: Kundër Gjeorgjisë pa personalitet
Mesazhi i Kanavaros për Italinë pas fitores në Tbilisi, të arritur falë Kaladzes, është i fortë dhe i qartë: Rruga nuk është vetëm e gjatë, por edhe e vështirë, - ka thënë ai -. Për t’u ritkhyer ata të 2006-ës, duhet që, mbi të gjitha, të rigjejmë personalitetin që në Gjeorgji na ka munguar. Tani na presin dy finale”. Dhe ndryshimi i kësaj situate duhet të bëhet menjëherë sepse të mërkurën është përballja me Bullgarinë. Kapiteni i Italisë vazhdon të besojë tek i riu Rosi: “Nuk besoj se përgjegjësitë i rëndojnë shumë atij. Do të jetë ai që do të na ndihmojë të bëjmë hapin cilësor”, ka thënë mbrotjësi italian.
Mbrojtësi gjeorgjian
Kaladze: Humbja për fajin tim
“Shpresoj që gjeorgjanët të më falin”. Kaka Kaladze lë fushën e lojës, i shoëqëruar edhe nga ndonjë vërshëllimë, pas devijimeve që i hapën rrugën Italisë: “Më vjen jashtëzakonisht keq, sepse skuadra luajti mirë. Të gjithë dhanë shpirtin në fushë dhe kjo humbje është vetëm për fajin tim.
Më rëndon së tepërmi. Tani do të kthehem te Milani, në dispozicion të Leonardos. Roli te Milani? Jo, nuk është ky momenti për të diskutuar në lidhje me këtë”. Një dramë sportive që meriton respekt për mbrojtësin kuqezi, pranë të cilit qëndrojnë shokët e skuadrës, drejtuesit, tekniku Kuper madje edhe Lipi: “Janë gjëra që ndodhin.”
Re: Kampionati italian
Posted: Mon, 07 Sep 2009 , 17:38
by fpjalmi
Trajneri i Gjeorgjisë
Kuper: Lipi ka gabuar
Pavarësisht komplimenteve për Lipin, në fund të ndeshjes deklaratat e Kuperit janë plot hidhërim: “Kemi luajtur një pjesë loje shumë të mirë. Pastaj erdhën ata autogola të pabesueshëm. Sa keq, sepse nëse nuk arrin rezultate, është e vështirë të mbash lart moralin e ekipit me lojtarë të rinj.”
Gjeorgjia vazhdon të mos fitojë në grupin 8, ka ardhur humbja e pestë dhe tre barazimet e marra, bëjnë që gjeorgjanët të mbajnë vendin e fundit në renditjen e grupit. Por Kuperi, duke vazhduar polemikat me trajnerin e Italisë, deklaron: “Nuk jam dakord me Lipin kur thotë që Italia do të kishte shënuar gjithsesi.”
Re: Kampionati italian
Posted: Wed, 09 Sep 2009 , 06:09
by fpjalmi
Beckam: Milani? Kam 3-4 oferta
08/09/2009 18:45
David Beckham injoron Milanin dhe thote se ka 3-4 oferta, por do vendose kur te vije momenti i pershtatshem, pasi tani deshiron te mendoje vetem per kombetaren e Anglise.
“Me kane thene se me presin ne Milano dhe kjo me ben te ndihem mire por kam marre edhe 3-4 oferta te tjera qe dua t’i vleresoj”, eshte shprehur mesfushori i Los Angeles Galaxy. Beckam deshiron te marre pjese ne boterorin e vitit te ardhshem per te barazuar rekordin e Bobby Charlton me 4 kampionate, por kjo do te jete shume e veshtire pasi ai duhet te luaje ne nje skuader europiane.
“Kam nje marredhenie te mire me menaxherin e Galaxy, Tim Leiweke. Eshte nje njeri i futbollit por ata e dine se duhet te rikthehem ne Europe. Nese dikush zemerohet une nuk mund te bej asgje per kete”, perfundon Spice Boy.
Re: Kampionati italian
Posted: Wed, 09 Sep 2009 , 06:10
by fpjalmi
Milan interesohet per Juande Ramos
08/09/2009 21:10
Zerat me te fundit te merkatos flasin per nje interesim te Milanit rreth teknikut spanjoll, Juande Ramos.
Drejtuesit kuqezinj po mendojne nje zevendesues per Leonardon pas humbjes derrmuese ne derbi. Lajmin e ben te ditur gazeta “AS”, sipas se ciles, ish tekniku i Seviljes, Tottenham-it dhe Realit ka marre nje telefonate nga Italia gjate se ciles drejtuesit kuqezinj e kane pyetur nese eshte i gatshem te drejtoje Milanin.
Ramos ka shprehur interesin e tij per te drejtuar “Djallin” pasi refuzoi oferta nga disa klube ruse dhe ukrainase. Gjithesesi, per momentin nuk eshte marre ende nje vendim por nese Leonardo nuk arrin te korre rezultate pozitive, atehere ai do t’i kete ditet e numeruara
Re: Kampionati italian
Posted: Wed, 09 Sep 2009 , 06:42
by fpjalmi
Huntelar: Konkurrenca nuk më frikëson
Autori: editor
Data: 08/09/2009
Version Print
Sulmuesi holandez beson se momenti i tij tek kuqezinjtë do të vijë shumë shpejt
Klas-Jan Huntelar, të shtunën e kaluar në mesditë, ka dalë nga stadiumi “Enskede” me një shishe shampanjë në dorë dhe me humor të mirë vetëm për gjysëm: i gëzuar për golin e shënuar, i mërzitur për dëmtimin që ka pësuar shoku i tij Shnejder, me të cilin kishte programuar udhëtimin e kthimit për në Milano ditën e enjte, pas zhvillimit të ndeshjes Itali-Skoci. Janë mësuar të udhëtojnë bashkë. Bashkë në kombëtare, bashkë tek Ajaksi, bashkë, edhe pse për pak kohë në Madrid dhe tani në Milano, edhe pse në klube të ndryshëm.
Por Uesli ka gjetur menjëherë vend në mesfushën e Interit, Huntelar tek Milani ka përfunduar në stol, ashtu siç ndodh edhe me kombëtaren holandeze. Objektivi është ta përmbysë shumë shpejt këtë situatë dhe Klas-Jan e ndien se e ka forcën e duhur për ta arritur një gjë të tillë. Në miqësoren kundër Japonisë, Huntelar ka arritur paraqitjen e 25-të me përfaqësuesen dhe kjo shpjegon shishen e shampanjës që, sipas zakonit holandez, i dhurohet të gjithë lojtarëve që realizojnë këtë arritje. Por dëshira e tij për të festuar nuk ka qenë e madhe.
“Duhet të shkoj t’i bëj një vizitë Ueslit në spital për të parë se si është”. Me përjashtim të shqetësimit për shokun e dëmtuar, Huntelar ka qenë i kënaqur: me kombëtaren ka një mesatare goli shumë të mirë, një gol çdo 188 minuta. Por për momentin ecuria e tij personale drejt Kupës së Botës nuk është shumë e lehtë. Në fillim ishte Van Nistelroi, tani është Dirk Kujt në krye të listës të të preferuarve të trajnerit hollandez. Por Klas nuk demoralizohet. Në Madrid luante shumë pak dhe e ka të qartë se sa shumë i ka kushtuar kjo me përfaqësuesen. “Por kam besim, edhe për atë që do të ndodhë tek Milani.
Kam pak kohë që jam transferuar në Milano, duhet akoma të studioj, të kuptoj se si funksionojnë shumë gjëra në futbollin italian. Jam i bindur se momenti im do të vijë, unë shpresoj të përmbys situatën dhe të marr një vend si titullar tek Holanda dhe tek Milani. Konkurrenca nuk më frikëson”, ka thënë sulmuesi kuqezi. Silvio Berluskoni ka dhënë disa sugjerime për sulmin, duke përfshirë një holandez tjetër, Sedorfin, në listën e të preferuarve pas dyshes Ronaldinjo-Pato. Dhe për Huntelarin nuk do të kishte shumë hapësira. “Këto gjëra nuk i kam lexuar, nuk e njoh akoma shumë mirë gjuhën italiane. Unë mendoj vetëm se mund të jem pjesë e një grupi që mund të zhvillojë një sezon të bukur”, ka deklaruar në mënyrë diplomatike holandezi.
Re: Kampionati italian
Posted: Wed, 09 Sep 2009 , 06:43
by fpjalmi
Mesfushori i Milanit
Flamini: Kam besim tek Milani
Ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Milanit në ato 30 minuta të pjesës së parë në derbin kundër Interit, para se zikaltërit të fundosnin “varkën” kuqezi. Por Matjë Flamini i ka bërë thirrje skuadrës që ta harrojë atë ndeshje dhe të mendojë për Livornon: “Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë për të gjithë, si lojtarët ashtu edhe tifozët. Tani besoj se është e rëndësishme të reflektojmë mbi gabimet tona dhe të punojmë për ndeshjen e ardhshme.
Duke filluar nga kjo fundjavë në Livorno, më pas na pret Championsi”, ka thënë mesfushori francez. “Javën e kaluar kemi punuar shumë mirë, - ka vazhduar Flamini -, pavarësisht mungesave të shumta të lojtarëve që aktivizohen me kombëtaret respektive, por gjëja më e rëndësishme është të përqendrohemi për këtë sfidë, siç kemi bërë kundër Sienës”.
Në lidhje me rolin e mbrojtësit të krahut. “Këtë argument e kam diskutuar një herë: unë kam pozicionin tim të mesfushorit dhe Leonardo nuk më ka thënë asgjë në lidhje me një aktivizim si mbrojtës krahu”. Në fund një koment për objektivat e kuqezinjve. “Unë besoj tek kjo skuadër, sepse kur Milani luan kërkon të fitojë gjithçka”, ka thënë Flamini
Re: Kampionati italian
Posted: Wed, 09 Sep 2009 , 06:43
by fpjalmi
Ish-kapiteni kuqezi
Barezi: Milani mund ta mposhtë Realin
Një nga qendërmbrojtësit më të mirë të historisë së Italisë dhe jo vetëm dhe ish-kapiteni legjendar i Milanit, Franko Barezi, e ka cilësuar shumë të rëndësishme ndeshjen që kuqezinjtë do të zhvillojnë të shtunën e ardhshme në Livorno. “Do të jetë një takim delikat, sepse vjen pas derbit të humbur. Kemi nevojë për një rezultat pozitiv, sepse më pas i afrohemi Champions Ligës, kështu që do të jetë thelbësore marrja e një rezultati pozitiv kundër Livornos për të shkuar më pas në Marsejë me më shumë besim në forcat tona”, ka thënë Barezi, i cili e ka cilësuar një kundërshtar të rrezikshëm skuadrën franceze.
“Transferta në Marsejë nuk do të jetë e lehtë. Ndër të tjera, skuadrat franceze janë të rrezikshme sepse janë shumë të shpejta, të forta fizikisht. Kështu, do të kemi nevojë për Milanin më të mirë”. Më pas, në lidhje me sfidën që i pret kuqezinjtë me Realin e Madridit: “Të ndeshesh me Realin besoj se është gjithmonë e vështirë dhe ashtu siç jemi ndeshur ne në të kaluarën do ta bëjmë edhe tani. Eshtë gjithmonë një nga skuadrat më të mira në botë që ka fituar gjithçka, por Milani nëse luan si Milan mund ta mposhtë Realin”, ka thënë Barezi
Re: Kampionati italian
Posted: Fri, 11 Sep 2009 , 19:55
by fpjalmi
Lazio-Juve, kapiteni Del Piero ne tribune
11/09/2009 15:10
Juventus qe po kalon nje forme te mire pas dy fitoreve rresht ne kampionat, duhet te luaje edhe disa dite pa kapitenin Del Piero.
Sulmuesi bardhezi do mungoje ne ndeshjen e kesaj fundjave kunder Lazio-s dhe ne ate te Champions League kunder Bordeaux diten e marte. Alex vazhdon te ndieje dhimbje gjate stervitjes dhe sipas mjekeve, nevojiten analiza me te hollesishme.
Nderkohe, trajneri Ciro Ferrara eshte shume optimist, duke kerkuar qe skuadra te shfrytezoje formen e mire qe po kalon. “Do perballemi me Lazio-n qe po kalon nje gjendje te mire pasi ka pike te barabarta me ne”, thekson tekniku bardhezi.
Re: Kampionati italian
Posted: Fri, 11 Sep 2009 , 19:56
by fpjalmi
Bolonja, nga Taci tek Sabatini
11/09/2009 17:35
Rezart Taci ka dale perfundimisht nga “loja” per te blere klubin italian te Bolonjes.
Presidentja e shoqerise emiliane ka konfirmuar nisjen e bisedimeve me pronarin e klubit te basketbollit Virtus Bologna, Claudio Sabatini. Francesca Menarini dhe presidenti i basketbollit po punojne me termat e kontrates dhe kjo mund te jete nje zgjidhje ideale per klubin emilian.
Sipas mediave italiane, gjate muajve te veres, Taci ishte shume prane blerjes perfundimtare te Bolonjes, por ai u terhoq ne momentet e fundit per shkaqe qe nuk dihen ende.
Re: Kampionati italian
Posted: Fri, 11 Sep 2009 , 20:06
by fpjalmi
Ibrahimoviç: Unë e bëra Interin të madh
Autori: editor
Data: 10/09/2009
Version Print
Sulmuesi suedez ka marrë përsipër meritat për kampionatet e fituara nga zikaltërit vitet e fundit
Kush e di si mund ta presë “San Siro” Ibrahimoviçin. Shumë vetë e kanë menduar këtë gjë, menjëherë pas shorteut të Champons Ligës. Dhembja është ende e freskët, po ashtu edhe “tradhtia” mbahet mend mirë nga populli zikaltër. Sepse qëndron ende pyetja: duhet të ritakohemi në fushën që na ka argëtuar kaq shumë dhe ku kemi fituar? Apo duhet të ndëshkohet për atë gjest vulgar që bëri pikërisht para tifozerisë ultars zikaltër pasnjëgoli të shënuar kundër Lacios vitin e kaluar? Ka qenë përherë dëshira e tij për të luajtur për Barcelonën, sikur Interi të ishte një ekip i dorës së dytë, një vend ku nuk ishte e mundur për t’u ngjitur në “çatinë” e Europës dhe ndoshta ku nuk mund të fitonte “Topin e Artë”, që aq shumë dëshirohet nga sulmuesi suedez.
RIKTHIMI - Sa më shumë që afrohet mbrëmja e madhe, aq më shumë këto mendime shkojnë edhe në mendjen e protagonistit. Dje ai i ka kushtuar disa refleksione ndeshjes Inter - Barcelona, që do të zhvillohet të mërkurën e ardhsme në Milano, dhe rikthimit të tij në “San Siro”, duke qenë i grumbullur me kombëtaren e Suedisë, e cila duhet ta mundë Maltën dhe të shpresojë në gabimet e kundërshtarëve. “Çfarë pritjeje do më bëjnë në Milano? Nuk kam ndonjë ide, nuk e kam menduar ende. Por besoj se tifozët e vërtetë zikaltër e dinë atë që kam bërë unë për Interin gjatë këtyre viteve të fundit. Dinë gjithashtu se para se të vija unë, ata nuk fitonin që prej 17 sezonesh. Sapo mbërrita, fituam tre kampionate rresht: dhe ishin vetëm tre vite…”. Ndoshta është vetëm një batutë, por e thënë me krenari, për të treguar se nuk pret ta kontestojnë dhe se nëse nuk do të ishte te Barcelona, seria e fitoreve do të kishte vazhduar pa fund. Sidoqoftë, me shitjen e Ibrës, Morati ka blerë lojtarë të tjerë (Milito, Eto, Mota, Arnautoviç, Lusio, Shnajder), pra në sytë e Moratit kjo është një meritë e Ibrahimoviçit.
NDESHJA - Kanë mbetur ende edhe 600 bileta për t’u shitur dhe sportelet e “San Siros” ishin plot dje në mëngjes, sikur bëhej fjalë për biletat e llotarisë milionere. Tifozët zikaltër prej ditësh janë duke kërkuar me interes të shohin ndeshjen midis Interit dhe Barcelonës. Nuk do mund të thyhet rekordi i spektatorëve (83381 në finalen e Kupës Uefa më 1997), por mund të thyhet rekordi i pak muajve më parë (Inter - Mançester Junajtid): 3 milion e 550 mijë euro. Duke pasur parasysh se janë mijëra vende që e kanë çmimin e biletës 370, 190 apo 160 euro (si të ishte një gjysmëfinale), ky rekord mund të thyhet, megjithatë, bilanci përfundimtar do të jetë vetëm ditën e martë. Në sektorin e tretë të zonës blu (me çmim 220 euro) do të zenë vend 4250 tifozët e Barcelonës. Gjithashtu, do të jenë 300 gazetarë, jo pak. Por problemi është se kërkesat ishin sa dyfishi i kapacitetit. Ndërkohë kërkesat që vijnë nga gazetarët e vendeve që ndodhen jashtë Europës, fatkeqësisht, nuk do të mund të plotësoshen.
Re: Kampionati italian
Posted: Fri, 11 Sep 2009 , 20:06
by fpjalmi
Sondazhi
Eto mposht Ibrën
Ndërkohë që Zllatan Ibrahimoviç rikujton sukseset e arritura me Interin gjatë tre viteve, Eto fiton sfidën e parë në distancë me suedezin, në pritje për t’u përballur me të në Champions Ligë, në ndeshjen e parë të fazës me grupeqëdo të zhvillohet me 16 shtator në “San Siro”. Sipas një sondazhi të bërë nga e përditshmia spanjolle “Marca”, në të cilin kanë votuar më shumë se 60 mijë tifozë, aktualisht, kamerunasi është sulmuesi më i mirë në botë. Beniamini i Mourinjos ka grumbulluar 30% të votave. Pas tij vjen Forlan me 21% dhe më pas, në vendin e tretë, ish-sulmuesi zikaltër Ibrahimoviç me 13% të preferencave.
Re: Kampionati italian
Posted: Fri, 11 Sep 2009 , 20:07
by fpjalmi
Pandev-Arnautoviç, shkëmbimi i janarit
Autori: editor
Data: 10/09/2009
Version Print
Drejtuesit e Interit kanë arritur një marrëveshje me drejtuesit e Lacios
Goran Pandev është vetëm një hap larg Interit. Jo një, por plot pesë arsye kanë bindur shoqërinë zikaltër për të përshpejtuar procedurat për të sjellë në Apiano Xhentile talentin maqedonas të Lacios. Në qendër të tratativave është synimi për të mbajtur bilancet e klubit në gjendje të qëndrueshme.
OPERACIONI ARNAUTOVIÇ - Siç ishte parashikuar, Interi ka marrë Marko Arnautoviçin nga Tvente: 9 milionë euro është kostoja e operacionit. Sulmuesi austriak do të përdoret në shkëmbimin e janarit me Pandevin. Në dukje është një operacion me çmim të ulët dhe do të perfeksionohet në verë, kur Interi do të paguajë një shumë prej 5 ose 6 milionë eurosh dhe do ta marrë përsëri Arnautoviçin.
MOURINJO I KËNAQUR - Tekniku portugez mezi pret që operacioni të mbyllet me sukses. Në këtë mënyrë, do të kishte një lojtar që mund të luajë si sulmues i mirëfilltë apo edhe si fantazist.
NUK DO NDIHET SHUMË MUNGSA E ETO - Ndarja midis kamerunasit dhe Interit mund të bëhet me qetësinë më të madhe. Kamerunasi do jetë i grumbulluar me kombëtaren e tij për Kupën e Afrikës dhe do të mungojë për pesë ndeshje në kampionat, përfshirë edhe derbin e kthimit kundër Milanit më 24 janar.
ZEVENDESUESI IDEAL - Vjet Diego Milito zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm, 31 ndeshje, 24 gola. Por pati një periudhë prej fundit të dhjetorit deri në mes të janarit, në të cilën argjentinasi ishte i dëmtuar dhe nuk luajti për katër ndeshje rresht. Nëse do të përsëritet i njëjti problem me Pandev, Interi do të ishte më i sigurt