Lajme mbi kombëtaren
Moderator: GOLDIAN
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajme mbi kombëtaren
Kombetarja, Veliu i Flamurtarit, emri me i ri
07/08/2009 17:50
Futbollisti i Flamurtarit, Franc Veliu eshte elementi i ri ne listen anti-Qipro te publikuar nga trajneri i kombetares shqiptare, Josif Kuzhe.
Ndersa bien ne sy mungesat e Kapllanit, Berishes dhe Bylykbashit. Forma e mire e mbrojtesit vlonjat ne ndeshjet e Europa Lige duket se e ka bindur kroatin Kuzhe t’i jape nje shans edhe ne skuadren perfaqesuese. Portieret do te jene te njejtet, Isli Hidi dhe Samir Ujkani.
Edhe reparti i mbrojtjes nuk ka ndryshuar, duke filluar qe nga Vangjeli, Curri, Dallku, Beqiri dhe Lila. Edhe pse vazhdon te jete ende pa ekip, Ervin Skela nuk eshte lene jashte listes nga Kuzhes. Lorik Cana do te mberrije ne Shqiperi per here te pare pas transferimit te tij te Sanderlendi ne Premier Lige.
Grumbullimi i kombetares shqiptare do te nise me 9 gusht ndersa miqesorja kunder Qipros do te zhvillohet ne 12 gusht.

- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Re: Lajme mbi kombëtaren
E vërteta e 6-1 me Qipron “vërtetohet” më 9 shtator me Danimarkën
Duket që pothuajse të gjithë trajnerët e huaj që “rrëmbejnë” Kombëtaren e Shqipërisë, ndonëse fillojnë punë pa e ditur historinë, sado modeste të saj, nuk kanë dëshirë as ta mësojnë paksa. Trajneri kroat i Shqipërisë, Josip Kuže, tha mbas ndeshjes së 12 gushtit 6-1 me Qipron se nuk e dinte se ky rezultat ishte një rekord. Në të vërtetë nuk ishte një rekord, por statistikisht ai ishte një barazim rekordi. Duhej 7-1 që të vendosej rekordi i fitores më të thellë në historinë e Kombëtares së Shqipërisë. Shifrat “historike” 6-1, trajneri Kuže dhe skuadra e tij, Shqipëria, i arritën qysh 15 minuta pa mbaruar ndeshja, çka do të thoshte se kishte kohë të mjaftueshme për ta thyer rekordin ashtu siç qe dorëzuar tashmâ pa mëdyshje Qipro. Do të mjaftonte që në këto minuta ai ta ndalonte eksperimentimin përmes ndërrimeve të pandalshme e të luante seriozisht edhe për një gol rekordi…
Kjo duket si diçka e parëndësishme, mirëpo edhe rekordet duhen, sepse janë natyrë nxitëse e ecurisë dhe zhvillimit të sporteve në tanësi, e sporteve vetjake po e po, por edhe e atyre kolektive si puna e futbollit. Ndoshta po ta kishte ditur, trajneri Kuže do të kishte luajtur me të vërtetë për 7-1-shin që vështirë t’i vijë shpejt në dorë Kombëtares modeste të Republikës së sotme të Shqipërisë.
Kësisoji, në 7-1, do të ishim gëzuar edhe më fort për këte rezultat të çuditshëm, që në fund të fundit përbën jo vetëm një barazim rekordi, por edhe një “rekord” të llojit të veçantë: për herë të parë më histori, Shqipëria shënoi 6 gola në një ndeshje të vetme. E pavarësisht prej nivelit të rangut miqësor të ndeshjes me njërën prej skuadrave më modeste të Evropës, në një farë mënyre shifra e 6 golave të shënuar është sensacionale. Sepse është arritur po prej njërës prej skuadrave modeste të Europës që është Shqipëria jonë. Çuditërisht shtypi shqiptar u turr te një ndeshje e gjashtë vjetëve më parë, 14 shkurt 2003, kur Shqipëria fitoi 5-0 kundër Vietnamit në një asnjanëse italiane, për të cilën për një kohë të gjatë pata dyshuar në zyrtarizimin e saj. I pata vënë vulën për arkivin tim, kur e gjeta të pranuar si zyrtare në “Almanack Of World Football”, që botohet nën siglën e FIFA-s: “14.02.2003, Albania – Vietnam 5-0, Bastia Umbro – ITA (Fr): Bushi 16’, Myrtaj 21’, 38’, Dragusha 53’, Pinari 85’”.
Mirëpo, “harruan” ndërkaq ndeshjen debutuese të Shqipërisë, të parën e të parave, fillestaren, përuruesen: po 5-0 kundër Malit të Zi në Shkodër më 22 shtator 1946. Në të dy rastet 5-0, çka do të thotë 5 gola epërsi, po aq sa dhe në ndeshjen e 12 gushtit 2009 në “Qemal Stafën”e Tiranës.
Dhe në të tre rastet trajneri është i huaj: I pari, ai vitit 1946, ishte Ljubisa Brocic nga Jugosllavia “mike”, të cilin e sillte në Shqipëri jo thjesht mungesa e trajnerëve të sprovuar, por më tepër miqësia politike shqiptaro-jugosllave e dy regjimeve komuniste. Ai mbërrin në Shqipëri në verën e vitit 1946 dhe mbrenda disa javëve bën gati Kombëtaren me fanelat kuqezi. Si provë gjenerale, siç thuhet, për Kampionatin Ballkanik në prag, ai zgjedh të thërrasë përfaqësuesen e Malit të Zi në një ndeshje në Shkodër. Eshtë 22 shtator 1946. Dhe... 5-0 për Shqipërinë në të parën ndeshje të Kombëtares, përballë një përfaqësueseje të një kombi të huaj.
Pak a shumë kështu kam shkruar në “Libri i Kombëtares” (2001) dhe në ate “Ballkaniada 1946” (2006). Kësisoji, Ljubisa Brocic mbërrin në Shqipëri me grupin e organizatorëve jugosllavë të Ballkaniadës më 11 shtator 1946 dhe rrufeshëm, vetëm mbas 11 ditëve, nxjerr në Fushën e Vjetër të Shkodrës Kombëtaren e Shqipërisë përballë Malit te Zi të Jugosllavisë së tij. Dhe... 5-0.
Thotë Anton Mazreku:
“… Në fakt kemi një skuadër kombëtare mjaft të mirë që ka përpara vetes nji t’arthme të shkëlqyeshme dhe që hyn në lojnat ballkanike plot entusiazëm dhe plot besim të drejtë në forcat e veta. Fitimi i arritun në Shkodër kundër skuadrës përfaqësuese të Malit të Zi asht nji fitim i thellë (5-0). Tue pasë parasysh rastet e humbuna nga sulmuesit tonë përpara portës së Koprivicës, përfundimi mund të kishte qenë edhe ma i bujshëm. Por po të analizojmë golat e shënuem, mund të thomi se nji a dy golat tonë nuk kanë qenë përfundim loje klasike. Sido që të jetë skuadra jonë ka lanë nji përshtypje nga ma të bukurat”…
Dodë TAHIRI (Giacomino POSELLI 36’), Muhamet DIBRA, Foto JANKU, Prengë GJELOSHI, Sllave LLAMBI, Bimo FAKJA, Xhelal JUKA, Qamil TELITI, Loro BORIÇI, Vasif BIÇAKU (Pal MIRASHI 36’), Ruzhdi BIZHUTA (Vasif BIÇAKU 46’). Trajner: Ljubisa BROCIC.
Kjo Shqipëri e kishte mundur Malin e Zi, pak a shumë po aq sa çfarë e kishte mundë Partizani i Beogradit (6-1) javë më parë, kur dihej se ky Partizan në thelb ishte Kombëtarja e Jugosllavisë.
Njëzetenjë ditë më vonë, më 13 tetor 1946, kjo Shqipëri bëhet Kampione e Ballkanit dhe kapiteni i saj Loro Boriçi, ngjitet në podiumin e fituesit, i përkrenuar me kunorën e dafinës dhe ngre lart Kupën e Kampionit të Ballkanit. Anton Mazreku me rreshtat që cituam, thuajse kishte parashikuar në mënyrë të pagabueshme këte titull të bujshëm të Kampionit.
Kaq? Fanelat kuqezi megjithate kanë dy rekorde më të lartë: 6-0 Shqipëria- Turqisë për Kampionatin Ballkanik, Rumani 1969 (shënues për antologjinë e futbollit: Ramazan Ragami, Muharrem Karriqi, Vladimir Balluku…) dhe Shqipëria – Rumania 7-1 për Kampionatin Ballkanik 1978 (shënues po për antologjinë e futbollit: Dashnor Bajaziti, Shyqyri Ballgjini, Arben Minga…). Për fat, të dyja këto ndeshje i përkasin Kombëtares “Shpresa” të Shqipërisë…
2.
Për Kombëtaren e madhe gjithçka e ka zanafillën te ajo premierë shqiptaro-malazeze e Shkodrës, e një 11-shi, i cili për bukur 57 vjet, deri te ndeshja me Vietnamin në Bastia Umbro (Norcia) të Italisë më 2003, me 5-0 të saj do të mbeste si e vetme ndeshja rekordmene e Kombëtares së Shqipërisë.
Dhe mbas 57 vjetëve i dyti 5-0. Protagonistët e skedës po aq “historike” kundër aziatikëve të panjohur me shënues Bushi 16’, Myrtaj 21’, 38’, Dragusha 53’, Pinari 85’, ishin:
STRAKOSHA (BEQAJ 46’), E.BEQIRI, XHUMBA (DEDE 46’), A.DURO, HAXHI (MURATI 46’), HASI (PINARI 80’), BELLAI, DRAGUSHA (AHMATAJ 70’), SHKEMBI, BUSHI, MYRTAJ (DOBI 72). Trajner: H.P.BRIEGEL.
Çudia më e madhe është se prej këtyre kombëtarasve të para 6 vjetëve, të mërkurën e Qipros në ndeshjen “rekord” 6-1 luajti vetëm njeri: Elvin Beqiri i Vllaznisë!
Ky është fakti që na duket më i rëndësishmi, rreth të cilit sillet disi edhe argumenti i shkrimit të sotëm. Kjo do të thotë se mbrenda 6 vjetëve Kombëtarja e Shqipërisë thuajse ka ndërruar e gjitha. Them argumenti i këtij shkrimi, sepse e shoh që po flitet për ndërtimin e Shqipërisë për Kupën e Europës 2012, kur nëse ka një diçka vërtet disi dhe shkencore, në logjikën e futbollit kombëtaras edhe ndër ne, është pertëritja e vazhdueshme, hap mbas hapi e Kombëtares, pa patur nevojë për revolucion, qoftë edhe i panevojshmi i vitit 2012. Dihet, revolucionet asisoji i bëjnë ekipet e mëdha, që kërkojnë të fitojnë tituj botërorë dhe europianë, jo ekipe si Shqipëria e vogël, synimi i së cilës është rritja në vazhdimësi e nivelit, natyrisht edhe e rezultateve të saj.
Për autorin e këtyre rradhëve, të cilit i vjen keq që historia e Kombëtares të vendit të tij nuk u pasurua me rekordin e një 7-1-shi të ëndërruar, ndeshja me Qipron duket se është një vërtetim klasik i përtëritjes hap mbas hapi, “kundërevolucionare” e tipit 2012, të Kombëtares së Shqipërisë. Ma do mendja se më fort se për 2012-tën, trajnerit Kuže i duhet kujtuar se më 9 shtator 2009, ai duhet të konfirmojë të vërtetën e fitores 6-1 kundër Qipros. Kuptohet, jo duke shkatërruar Danimarkën mëtuese për fundoret e Botërorit 2010, se këte Shqipëria nuk ka bazament ta realizojë, por pse jo, të kërkojë një fitore sado të vogël që të jetë ajo, çka përveç të tjerave, do të bënte epiqendër të Europës të paktën për një mbrëmbje. Dhe nga ana tjetër, do të na bindte se 6-1 kundër Qipros ishte një e vërtetë “e vërtetë”.
Shqipëria nuk ka pse mendon aq fort për 2012-tën. “Ideologji” të saj ajo duhet të bëjë kapërcimin me futboll e rezultat të ndeshjes së rradhës, miqësore, botërore, europiane, rekordmene, fillese, kthese apo konfirmimi rritjeje, përtëritëse apo renditëse qoftë ajo. E theksoj fort këte, sepse një publicitet naiv, krejt i papranueshëm thuajse, po harron se përpara janë edhe dy ndeshje tejet joshëse për Botërorin, Shqipëria – Danimarka (9 shtator) dhe Suedia – Shqipëria (14 tetor), rezultatet e mira të të cilave do të ishin një sensacion i vërtetë.
E, në gjithë këte hamendje përimtuese tonën, ndeshja me Qipron papritmas ka treguar disa gjëra vërtet interesante, që në dalshin të vërteta në ndeshjen me Danimarkën, atëherë po, vërtet duhet të na gëzojë.
Tash, mbasi jemi tjerrun pak si gjatë në këte përsiatje deri diku dhe historike, dhe mbasi kemi përkujtuar 11-shet e dy 5-0-ve të mëparshëm, duke bërë një “errata corrige” se nuk kemi rekord, por vetëm barazim rekordi, ja dhe protagonistët e 6-1-shit të 12 gushtit 2009:
UJKANi, VANGJELI (HYKA 61’), DALLKU, CANA (E.BEQIRI 72’), CURRI, AGOLLI, E.BULKU, K.DURO (SEFA 76’), SKELA (G.LIKA 67’), BOGDANI (VILA 67’), SALIHI (ERl.BAKAJ 74’). Trajner: J. KUŽE.
3.
Ajo ishte një ndeshje vërtet e çuditshme. Dhe pati tre 11-metërsha për Shqipërinë (ky po është një rekord absolut për një ndeshje të saj), prej të cilëve i pari ishte më tepër një shpirtmadhësi turke, duke qenë se Salihi e mori ndërhyrjen e ashpër pa hyrë në zone. Dy të tjerët ishin ndërhyrje tipike të llojit të 9 gabimeve klasike të vjetra të futbollit, qoftë dhe të lehta, që kur ndodhin mbrenda zonës së rreptësisë shndërrohen drejtpërdrejt në 11-metërsha. Pa e zgjatur kemi një nisje me 1-0, vazhdim me barazim 1-1 të miqve, 2-1 me 11-metërsh tjetër – dy gola të kapitenit Skela, 3-1 Bogdani, 4-1 me vetgol të Chrysostomos mbas 11-metërshit të humbur të Duros, 5-1 falë Agollit dhe 6-1 vulosur prej të riut Vila. Të dy këta gola të fundit qenë interpretime të jashtëzakonshme për kah stili.
Mandej 15 minuta eksperiment, kur mund të kishim mbërritur te 7-1 i rekordit të pritur. Por më kot. Ndonëse vallëzimi i shqiponjave mbi qiellin e detit qipriot të zaptuar plot forcë prej krahëve të papushueshëm të tyre, ka vazhduar plot elegance, antagoniste e së cilës qe një plot mëshirë për të mos shkuar përtej 6-1!
Kemi patur një 17-she të bukur (kaq ishin lojtarët që luajtën) me një moshë mesatare prej 25.7 vjeç, kur 11-shi i parë ishte 27.2 vjeç – shifra interesantë për një skuadër as të vjetër dhe as të re, por të një moshe tejet të qëndrueshme edhe për një të ardhme. Madje dhe të pranueshëm për të sotmen (Danimarkë e Suedi), po dhe për të nesërmen (KB 2012) që aq fort ia ka ânda rreshtave të një shtypi disi të fryrë, që don me ta mbushë mendjen se Shqipëria modeste ka plane të mëdhejsh. Ashtu siç ka vepruar gjithë këto vite madje, duke i mveshur trajnerit Briegel synime për të mbërritur deri dhe fundoret evropianobotërore, Baric-it, Haani-t e tash me sa duket edhe trajnerit Kuže. Dhe? Shqipëria gjithnjë e 4-ta ndër 5 skuadra në kualifikimet e KE 2004, e 5-ta ndër 7 skuadra për KB 2006 dhe po e 5-ta ndër 7 skuadra të grupit edhe për KE 2008!
Mjaftojnë këto arritje modeste në renditjet europianobotërore të tre edicioneve të fundit për t’u bindur edhe një herë për modestinë e forcave shqiptare të futbollit, qoftë dhe në rang Kombëtareje. Ndonëse tash shatë vjet e përshkuar nën një drejtim teknik të stilit gjerman, kroat e holandez.
Kështu pra me këmbë në tokë! Sepse siç shihet, Shqipëria nuk ka asesi stofin e një të kualifikuari qoftë dhe virtual, të një skuadre që mund të zëjë dy vendet e para në grup. Dhe përsa kohë FIFA dhe UEFA i kompozojnë grupet duke shpërndarë të fortët majtas e djathtas, e përderisa nuk shton numrin e të kualifikuarve për fundoret e dy garave të mëdha të Europianit apo Botërorit, ëndërra shqiptare për një kualifikim, nuk ka gjasa të sendërtohet.
Në gjithë këte logjikë matematike, statistike apo dhe socialfutbollistike, e deri gjeopolitike e historike, trajnerët e huaj të Shqipërisë, të cilët nuk lexojnë e dëgjojnë shqip, duket se e kanë të vështirë të marrin vesht të vërtetën e një propagande (për fat marrë hua prej terminologjisë nacionalkomuniste) shpesh fëminore të shtypit shqiptar.
Ajo që vërtet të trondit për mirë nga ndeshja e së mërkurës së 12 gushtit është dukuria se trajneri kroat solli në fushë një rini të tanë: Hyka 21 vjeç, Sefa 22 vjeç, G.Lika 22 vjeç, Vila 22 vjeç, El.Bakaj 22 vjeç. Kur në 11-ëshin e minutes së parë ishte edhe portjeri 21 vjeçar Ujkani. Plot 6 lojtarë 21-22 vjeçarë! Nuk i hyra aq thellë arkivit tim, por kujtesa më bën të besoj se ky duhet të jetë rasti ndër të parët, në mos i pari në të 236 ndeshjet e Shqipërisë që kemi pa në fushë 6 lojtarë 21-22 vjeçarë! Kjo po, është një e vërtetë “e vërtetuar”! Dhe mbas ndërrimit të minutës 76 të 32-vjeçarit Klodian Duro me 22 vjeçarin Jetmir Sefa, papritmas në fushën e lojës qe ky 11-sh rinor:
Ujkani, Dallku, E.Beqiri, Curri, Agolli, E.Bulku, Sefa, G.Lika, Hyka, Vila, El.Bakaj!
Çka do të thotë kjo? Kjo do të thotë se mosha mesatare e këtij 11-shi të 15 minutave të fundit ishte 23.8 vjeç. (Për fat, edhe ky një mbetës i pandreqshëm në dituritë për “lëndën” e historisë së Kombëtares së Shqipërisë, nuk e kuptoi se duhej të luftonte për rekordin e 7-1-shit).
Ajo të dukej si Kombëtarja e së ardhmes. Ndonëse është shpejt për ta thënë.
E pra sa prej këtyre 21-22-vjeçarëve mund të bëhen shpejt lojtarë të rëndësishëm për Kombëtaren? Ashtu siç duket se sapo është bërë vetëm njeri i brezit të ri, emri i të cilit është Hamdi Salihi i Kampionatit të Austrisë.
A ishte ky rinim i rrufeshëm një ndërhyrje e parapame e trajnerit Josip Kuže, apo ka qenë një përcjellje spontane mbi tryezën e tij prej njerëzve të FSHF-së, këte nuk e dijmë. Dhe në fund të fundit, kjo pak rëndësi ka. Në një ndeshje përballë një kundërshtari modest si Qipro (nuk është gjithçka vendi i 73-të i Qipros dhe as ai i 94-t i Shqipërisë në FIFA, ndonëse krejt i papranueshëm ky i kësaj të fundit), i cili në vazhdimësinë e Kupës së Botës ka 1 pikë më pak se Shqipëria, 5 me 6, por një vend renditjeje më shumë: 4 përballë 5 të Shqipërisë, Kombëtarja e ashtuthirrur “kuqezi”, e mbështetur fort prej fatalitetit të tre 11-metërshave, në tanësi të mërkurën e 12 gushtit 2009 zhvilloi një ndeshje krejt të lirshme, hapsinore, sulmuese, ndoshta të një 4-4-2 të tipit të vjetër doemos, por të një shpejtësie e harmonie që nuk e shohim përherë të jetë natyrë e dytë e stilit të futbollit tonë kombëtaras.
Nuk ka vend për eufori qoftë dhe mbas një fitoreje “rekord” 6-1 ndaj Qipros. Para kësaj ndoshta ka nevojë për pak meditim. Dhe do ta mbyllim me dy shifra që japin gjithë psikologjinë dhe rëndësinë e ndeshjeve miqësore. Shqipëria mori fitoren e saj jubilare të 50-të në histori (më pak se kaq, s’ka ku shkon) përballë 137 humbjeve po në histori (e prap më shumë se kaq, s’ka ku shkon). Kjo në të gjitha ndeshjet e saj qysh nga e para 5-0 ndaj Malit të Zi më 1946. Po ndërkaq Shqipëria barazoi fitoret dhe humbjet e saj për ndeshjet miqësore: 23 fitore, 23 humbje! Shqipëria kurr nuk ka qenë e vërtetë në ndeshjet miqësore. E vërteta rreth saj gjithmonë është bërë e njohur vetëm në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës dhe të Europës. Mû për këte edhe e vërteta e 6-1 me Qipron mbetet të “vërtetohet” më 9 shtator në ndeshjet e rangut botëror me Danimarkën.

Kombetarja U-17 shkaterrohet ne Hungari
25/09/2009 19:20
Hungaria shkaterron te rinjte e Kombetares Shqiptare U-17 me rezultatin 5-0.
Keshtu, kuqezinjte e vegjel e kane nisur si mos me keq aventuren e ndeshjeve eleminatore per Kampionatin Europian te kesaj moshe. Skuadra e drejtuar nga Ardian Mema nuk i ka bere dot balle vendasve qe e kane nisur vrullshem takimin me nje gol qe ne minuten e 8-te nga Szolga.
Me pas Serfozo ka shenuar tre here dhe Cuci ka mbyllur 90 minuteshin me nje autogol. Shqiperia luan ne Grupin 11 ku bejne pjese edhe Sllovaka e Luksemburgu.

Testi para Suedisë, Kombëtarja kuqezi mundet 2-1 nga Greuther Fuerthi
Autori: editor
Data: 10/10/2009
Version Print
Të shtunën, në orën 14:00, kombëtarja e Shqipërisë në futboll, e drejtuar nga trajneri kroat Josip Kuzhe, ka zhvilluar një ndeshje miqësore me skuadrën e Bundesligës 2 gjermane, Greuther Fuerthi, ku është mundur me rezultatin 2-1. Kjo sfidë përbënte një test për kuqezinjtë dhe trajnerin e tyre, në kuadrin e përgatitjeve për ndeshjen e fundit eliminatore në Grupin 1, që do të luhet me 14 tetor në Suedi. Sikurse dihet, kombëtarja shqiptare gjendet prej disa ditësh në Frankfurt të Gjermanisë, ku po zhvillon përgatitjet e saj për kualifikuesen e Botërorit 2010 me Suedinë. Të parët kanë kaluar në avantazh kuqezinjtë tanë, me golin e minutës së 11-të, të shënuar nga Erion Bogdani. Më pas, në minutën e 21-të, ka barazuar rezultatin Marino Biliskov për Greuther Fuerthin, ndërkohë që në minutën e 37-të ka vulosur fitoren e gjermanëve Nikolai Müller. Me këtë rezultat ka përfunduar kjo miqësore, në të cilën trajnerët respektivë, vecanërisht ai i kombëtares kuqezi, Josip Kuzhe, ka aktivizuar shumë lojtarë, duke i provuar ata në pozicione të ndryshme, me qëllim që të konkludojë përfunimisht në formacionin titular për ndeshjen e radhës, atë të 14 tetorit me Suedinë. Sipas informacioneve të medias gjermane, kjo ndeshje është përcjellë nga rreth 330 shikues, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve ishin emigrantë shqiptarë në këtë vend. Pas ndeshjes, ka folur trajneri i Greuther Fuerthit, Benno Möhlmann: “Luajtëm këtë ndeshje miqësore, sepse dëshironim të ruanim ritmin e kampionatit e të ndeshjeve të vërteta. Luajtëm kundër Shqipërisë, sepse e dinim se ky kundërshtar përbënte një test të vërtetë për lojtarët tanë. Shqiptarët vërtet nuk kanë shanse për t’u kualifikuar për Kupën e Botës 2010, por para ndeshjes së fundit kualifikuese në grupin e tyre, ndaj Suedisë, dëshironin të paraqiteshin sa më mirë para trajnerit të tyre. Shënuan gol të parët, por më pas ne barazpeshuam gjithçka, madje edhe fituam. Shqipëria bëri shumë ndërrime, sepse nuk i interesonte shumë rezultati, ndërsa ne i realizuam të dy objektivat, provuam disa lojtarë dhe fituam.”
Kjo ndeshje miqësore u gjykua nga arbitri kryesor Günter Perl nga Mynihu, ndërsa asistentë të tij ishin Karl Valentin dhe Matthias Zacher.

boll marre me te rrah kategoria e dyte gjermane ,vecse ishalla ia ka lan kombetarja jone vete
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
Re: Lajme mbi kombëtaren
A thu ka ndermend me ndermarr nai turr neper Evrope ky Kuzhe me zbulu lojtar te ri kuqezi, se me Veliun &Co ta po na rrah eliminatoret e tjera edhe Mali i ZI
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Lajme mbi kombëtaren
he mare vllazen bosnja ja la targen turqise
doli e dyta
sllovenia fitoi ne sllovaki dhe ka ndeshjen e fundit te lehte boll nese sllovaket humbin ne poloni atehre jane sllovenet te kualifikum direkt ne boteror
a SHIFNI VLLAZEN KETE SLLOVENI QE NE ELEMINATORET E KALUME DY HERE BARAZIM JENA DAL IKJO SLLOVENI KA SHANSE ME DAL DIREKT NE BOTEROR
AH SHQIPERI E MJERA SHQIPERI

i perjashtuar
-
- Fanatics
- Posts: 538
- Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
- Location: TIRON, ku tjeter?
Re: Lajme mbi kombëtaren
Kush t ka qet me krye n hi?GOLDIAN wrote:
AH SHQIPERI E MJERA SHQIPERI
Ti ke pas ken i zonj e rand...
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)
-
- Moderator
- Posts: 1174
- Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
- Location: torino
- Contact:
Re: Lajme mbi kombëtaren
se kane hupe me greuther furthin s mplas fort se ndeshje kontrollit ka kene e ka dashte me provu.
Ajo qe m shqetson asht se kombtare qe n leter nuk jane ma t mira se na po marrin rezultate ma t nalta.
Sllovenia si thote goldi nuk ka lojtare ma t mire po qe ku asht sot.Rrezikon me u fute ne play-off.Bosnja po ashtu megjithse ka lojtare ma t mire se na( dyshja dzeko -ibisevic tmerron cdo mbrojtje).
Na kena vec fjale e fluturojme me nji rezultat pozitiv.Mbas ktyne rezultateve t ktyne kombtareve qendron puna sitematike nder vite e jo si te na qe s shkon kush me pa talente neper europe po ja lajme austrise,greqise,zvicres e deri edhe hollandes e s ka nevoje.

kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...
-
- Tifoz nderi
- Posts: 887
- Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04
Re: Lajme mbi kombëtaren
Bosnja asht skuader shume ma e mire se na e nuk ka vetem Dzeko e Ibisevic por edhe Pjanic,Salihovic,Misimovic etj.Problemi asht se Bosnja deri para 5-6 vjetsh ka ken pak a shume te njejtin nivel me ne dhe qe ku asht sot.shv13 wrote:se kane hupe me greuther furthin s mplas fort se ndeshje kontrollit ka kene e ka dashte me provu.
Ajo qe m shqetson asht se kombtare qe n leter nuk jane ma t mira se na po marrin rezultate ma t nalta.
Sllovenia si thote goldi nuk ka lojtare ma t mire po qe ku asht sot.Rrezikon me u fute ne play-off.Bosnja po ashtu megjithse ka lojtare ma t mire se na( dyshja dzeko -ibisevic tmerron cdo mbrojtje).
Na kena vec fjale e fluturojme me nji rezultat pozitiv.Mbas ktyne rezultateve t ktyne kombtareve qendron puna sitematike nder vite e jo si te na qe s shkon kush me pa talente neper europe po ja lajme austrise,greqise,zvicres e deri edhe hollandes e s ka nevoje.
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajme mbi kombëtaren
Kombëtarja feston ditëlindjen e Dukës
12 Tetor Presidenti i FSHF-së mbledh në një restorant të gjithë ekipin dhe delegacionin për 47-vjetorin e lindjes
Netët festive në Frankfurt nuk kanë të mbaruar për përfaqësuesen shqiptare. Kështu, edhe pse kuqezinjtë nuk kanë mundur që të fitojnë në miqësore me Furthin, përsëri pas ndeshjes ata i ka pritur një festë e vërtetë. Shkaku? Ka qenë vetë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ai që e ka ftuar kombëtaren dhe delegacionin pjesëmarrës në Gjermani që e shoqëron atë në një restorant shumë pranë fushave stërvitore, në të cilin presidenti i FSHF-së kishte prenotuar pikërisht për të festuar së bashku me ekipin kombëtar 47-vjetorin e lindjes së tij. Edhe pse Duka ka patur ditëlindjen përpara 3 ditësh, ai ka dashur që këtë ditë të shënuar ta festonte me skuadrën kombëtare, pasi një gjë e tillë sigurisht që është një ditëlindje e paharrueshme. Ndërkohë, restoranti i djeshëm në të cilin ka festuar kombëtarja së bashku me presidentin e FSHF-së, mbrëmë ka qenë më i zhurmshëm se kurrë ndonjëherë. Me dhjetëra njerëz sigurisht pjesëtarë të skuadrës, por edhe stafit kanë qenë prezent dhe pija, apo batutat dhe humori nuk kanë munguar. Më pas ata kanë nisur të bëjnë ‘shqiptarët’ e vërtetë, duke pjekur mish në hell dhe duke folur sigurisht edhe për futboll. Nuk kishte sesi të mungonte futbolli, kur ditëlindja festohet me një ekip, aq më tepër kombëtar. Por, biseda nuk është fokusuar vetëm tek ekipi ynë, pasi në qendër të vëmendjes ka qenë edhe ndeshja ndërmjet Danimarkës dhe Suedisë, të cilën presidenti së bashku me skuadrën e kanë parë live. Në fund të gjithë kanë uruar presidentin Duka për ditëlindjen dhe më pas lojtarët kanë shkuar në hotelin e tyre për të pushuar. Sot i pret një tjetër ditë, me shpresën se edhe ajo do të jetë e gëzueshme.

Kuzhe: Një skuadër ndryshe ndaj Suedisë
12 Tetor Trajneri Kuzhe, sigurisht që nuk ka qenë shumë i kënaqur me prezantimin e skuadrës, jo përsa i përket rezultatit, por përsa i përket lojës që skuadra ka zhvilluar. Kështu, trajneri kroat ka pohuar se bëhet fjalë vetëm për një ndeshje miqësore dhe si e tillë skuadra e tij nuk ka qenë e mobilizuar në maksimumin e forcave, ose në 100%. Pastaj, sipas kroatit, skuadra që ishte përballë, pra Furthi luajti me të gjitha mundësitë e saja. “Sigurisht që Shqipëria që do të luajë ndaj Suedisë nuk do të jetë kjo e sotmja”, ka thënë Kuzhe pas ndeshjes. “Në këtë ndeshje, skuadra ime nuk u mobilizua në maksimum dhe të gjithë e dimë që në të tilla ndeshje këto gjëra ndodhin. Pra, nuk është se jam i pakënaqur me skuadrën. Por, realisht në këtë ndeshje miqësore kemi luajtur nën mundësitë që kemi. Jam komplet i përgjegjshëm se nuk mund të luanim fort, pasi edhe lojtarët kanë frikë se mos dëmtohen”, ka shtuar Kuzhe. Ndërkohë, përsa i përket ndeshjes në tërësi, trajneri kroat ka thënë: “Pjesa e parë ishte shumë e mirë dhe djemtë zbatuan detyrat taktike. Funksionoi ajo që unë kisha në kokë. Tani e kam një ide të qartë se si do të luaj në ndeshjen ndaj Suedisë. Pra, pavarësisht rezultatit, unë mendoj se ne e kryem qëllimin e kësaj ndeshjeje miqësore”, ka përfunduar trajneri i kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe.

Shqipëria, tani rrezikon shumë vazon e katërt
12 Tetor Kuqezinjtë duhet të shmangin humbjen në Suedi për të shpresuar
Tashmë rrezikojmë seriozisht vazon e katërt në të cilën ndodhemi aktualisht. Qipro shkatërron Bullgarinë 4-1 dhe tashmë duket shumë pranë për tu ngjitur në vendin e fundit të vazos së nëntë. Nëse ne ndaj Suedisë nuk arrijmë një rezultat pozitiv, atëherë gjasat janë që të përfundojmë në vendin e parë të vazos së pestë. Në këtë mënyrë, duhet që kuqezinjtë medoemos të paktën në shmangin humbjen në Stokholm. Qipriotët nga ana tjetër jo vetëm që fitojnë, por shënojnë edhe katër. Çdo gol ka pikë në llogaritjen përfundimtare. Në lojë janë edhe dy ndeshje, Suedi-Shqipëri dhe Itali-Qipro. Gjithçka vendoset në orët e vona të darkës. Vazo tashmë është një “fobi” për të gjithë shqiptarët.
Qipro – Ishte e vetmja skuadër që na rrezikonte vendin e fundit në vazon e katërt. Ishullorët që aktualisht janë të parët në vazon e pestë, pas fitores që arritën dje, tashmë kanë shumë shanse që të zenë vendin tonë duke na zbrritur një vazo më poshtë. Kombëtarja shqiptare duhet që të paktën të shmangë humbjen në Stokholm për të shpresuar më pas ruajtjen e pozicionit aktual në vazon e katërt. Në ndeshjen e fundit për këtë edicion, qipriotët luajnë në Itali.
Vazot – Janë gjashtë vazot në të cilat janë shpërndarë skuadrat e zonës së Europës. Pesë kanë nga nëntë ekipe, ndërsa një ka gjashtë skuadra. Ne ndodhemi në vendin e fundit të vazos së katërt. Duhet që ta ruajmë këtë vend deri në fund të këtij edicioni eliminatoresh. Në vendin e parë të vazos së pestë është Qipro, e cila pas fitores dje ka shanse të na zbresë poshtë. Pas ndeshjes së fundit të këtyre eliminatoreve përcaktohet përfundimisht edhe shpërndarja e skuadrave europiane në gjashtë vazo.
Llogaritë – UEFA llogarit gjithçka në bazë të një formule për të përcaktuar shpërndarjen e përfaqësueseve në vazot e ndryshme. Këtu meren parasysh fitoret, barazimet dhe golat gjatë takimeve zyrtare që janë eliminatoret. Nuk përfshihen miqësoret. Në këtë formulë, 20% kanë eliminatoret e Botërorit 2006, 40% ato të Europianit 2008 dhe 40% edicioni i eliminatoreve që jemi duke zhvilluar tani për Botërorin 2010. Vazot dhe skuadrat brenda tyre shërbejnë më pas për hedhjen e shortit për eliminatoret e Europianit 2012. Për momentin, përfaqësuesja kuqezi ndodhet në vendin e 38 në renditjen e UEFA-s.

Suedia kërkon të finalizojë me nder ndaj Shqipërisë
Autori: editor
Data: 12/10/2009
Version Print
Pas humbjes me Danimarkën, suedezet pothuajse e kanë të pamundur prezencën në Afrikën e Jugut
Humbja 1-0 që Suedia pësoi të shtunën në Kopenhagen nga Danimarka duket se i ka shuar ëndërrat e suedezve që të kualifikohen në Kupën e Botës, që zhvillohet në qershor të vitit 2010 në Afrikën e Jugut. Dje trajneri i kombëtares suedeze, Lars Lagerbak, si dhe sulmuesi veteran, Henrik Larson, kanë dalë në konferencë për shtyp, ku u janë përgjigjur interesimit të mediave vendasve, të cilat kanë pasur lidhje me takimin e radhës që Suedia do të luajë të mërkurën me Shqipërinë, humbjen e së shtunës me Danimarkën, si dhe të ardhmen e stolit të kombëtares.
Pavarësisht se shpresat janë të pakta, kapiteni 38-vjeçar, Henrik Larson, beson deri në fund se Suedia mund të kualifikohet për në botërorin afrikan. Njëkohësisht, ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Mançester Junajtit ka deklaruar se pas mbarimit të kampionatit me Helsinborgun do të tëhiqet përfundimisht nga futbolli. “Pavarëisisht se humbëm me Danimarkën, në takimin e radhës me Shqipërinë do të futemi në fushë vetëm për fitore. Ne duhet të besojmë deri në çastin e fundit se Suedia mund të kualifikohet në Botëror, pavarësisht se duket shumë e vështirë për t’u realizuar. Imagjinoni sikur të ndodhë diçka në Poartugali dhe ne të mos fitojmë ndaj Shqipërisë.
Po të ndodhte kjo atëherë nuk do t’ia falnim vetes, prandaj të mërkurën duhet të fitojmë patjetër. Në përfundim të këtij sezoni do të tërhiqem përfundimisht nga futbolli i luajtur, por gjithsesi do të mbetem pjesë e këtij sporti. Të ardhmen e shikoj si trajner”, - është shprehur dje për mediat suedeze sulmuesi 38-vjeçar, Henrik Larson, i cili në nëntor të këtij viti ka planifikuar largimin nga futbolli i luajtur.

Suedi-Shqipëri, priten mbi 1000 tifozë shqiptarë
Kombëtarja shqiptare mendohet se do të ketë një përkrahje të madhe nga ana e tifozëve, pavarësisht faktit se takimi i 14 tetorit do të luhet në Suedi. Mendohet se mbi 1 mijë tifozë shqiptarë do të jenë të pranishëm në stadiumin “Rasunda”. Tifozët shqiptarë që do të përkrahin kuqezinjtë e trajnerit Kuzhe mendohet se do të vijnë nga Finlanda, Danimarka, Norvegjija si dhe emigrantët që jetojë në Suedi.

Qipro-Shqipëri, dueli për vazon e katërt
Shqipëria ka një objektiv për ndeshjen me Suedinë, që lidhet me qëndrimin në vazon e katërt. Kundërshtari i vetëm për këtë objektiv është Qipro, skuadër që Shqipëria e mundi thellë 6-1 në miqësoren e 12 gushtit, por që ka fituar dy ditë më parë 4-1 me Bullgarinë, duke iu afruar shumë pranë Shqipërisë për sa i përket koeficientit të UEFA-s. Shqipëria shpreson të rritë koeficientit në ndeshjen me nordikët suedezë, ndërsa Qipro do të ketë një sfidë të vështirë në transfertë me Italinë kampione të botës në fuqi. Pas ndeshjeve të fundit në grupet respektive do të përcaktohet se cila nga skuadrat, Shqipëria apo Qipro, do të bëjnë pjesë në vazon e katërt për eliminatoret e europianit të ardhshëm

me u fut ne vazon e katert nuk do e kishim grupin ma te forte si gjithmone
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajme mbi kombëtaren
Për Hafizin rëndësi ka edicioni i ardhshëm
13 Tetor
“Unë mendoj se nuk ka motiv në ndeshjen me Suedinë. Por, mund të arrijmë një rezultat pozitiv”.
E ka drejtuar Kombëtaren shqiptare disa vite më parë. Tashmë, e analizon atë nga jashtë. Astrit Hafizi flet për takimin e së mërkurës duke u shprehur se është një ndeshje pa motiv. “Mendoj se kjo sfidë nuk ka për të qenë shumë emocionuese dhe e fortë pasi nuk ka motiv brenda që ta bëjë të tillë dhe të luftuar”. Ish-tekniku kuqezi shprehet se kjo përfaqësuese nuk ka bërë përpara duke qenë se vazhdon të renditet në ato nivele që ka qenë edhe më parë. Gjithsesi, Hafizi shpreson te tolerimi i Suedisë që është tashmë jashtë Botërorit. “Nëse ata do të tolerojnë, atëherë ne mund të arrijmë një rezultat pozitiv. Në të kundërt do të jetë e vështirë”. Ish-trajneri flet për Kuzhen duke thënë se edicioni i tij do të jetë ai i ardhshmi.
…
-Përballë Suedisë në ndeshjen e fundit të edicionit. Si e shihni këtë sfidë?
-Duke parë edhe rezultatet që u arritën të shtunën, mendoj se nuk do të jetë një ndeshje e fortë apo siç mund të zhvillohej përpara se të luheshin takimet e përpara dy ditëve. Kam përshtypjen se do të jetë një ndeshje pa emocion duke parë se asnjëra prej dy skuadrave nuk ka objektiva. Suedia praktikisht është jashtë Kampionatit Botëror, ndërsa ne nuk na ndryshon asgjë përsa i përket renditjes në grup edhe nëse arrijmë rezultat pozitiv në këtë takim. Mendoj se kjo sfidë nuk ka për të qenë shumë emocionuese dhe e fortë pasi nuk ka motiv brenda që ta bëjë të tillë dhe të luftuar.
-Nëse Suedia praktikisht është jashtë Botërorit, ne luajmë për të ruajtur vendin që kemi në vazon e katërt?
-Nuk di që Kombëtarja të ketë luajtur ndonjëherë për tu renditur sa më mirë në vazo. Ne luajmë për të ngjitur shkallë në renditjen e grupit hap pas hapi. Por, mesa po shihet nuk ka ndryshuar asgjë. Ne vazhdojmë të jemi në ato nivele ku kemi qenë edhe më parë. Edhe në edicionet e kaluara jemi renditur të pestët. Edhe tani në atë vend ndodhemi dhe kemi lënë mbrapa vetëm Maltën. Duke parë që rezultati i ndeshjes kundër Suedisë nuk mund të na dërgojë në ndonjë vend më lart, them se kjo ndeshje nuk ka motiv.
-Duket se Suedia është e shkatërruar dhe me moral të ulët duke qenë se ka humbur thuajse plotësisht shanset për një kualifikim të mundshëm. A mund të na favorizojë kjo ne?
-Sigurisht që mund të na favorizojë. E thashë edhe më lart që suedezët nuk kanë objektiv për këtë ndeshje siç mund të kishin përpara se të luheshin takimet e së shtunës. Për këtë them se nëse do të tregohemi të saktë dhe të kujdesshëm mund të arrijmë rezultat pozitiv në këtë sfidë. Një ndeshje futbolli i mban brenda të trija rezultatet dhe nuk e përjashtoj që në Stokholm të bëjmë diçka. Megjithatë, mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë.
-Si ju duket aktualisht Kombëtarja shqiptare dhe përbërja që ka?
-Një ekip normal që ka mbetur në këtë nivel që ndodhet aktualisht. Megjithëse janë afruar lojtarë, nuk ka ndonjë ndryshim. Është puna e trajnerit ajo që duhet gjykuar. Nëse e ka bërë mirë apo jo. Ky aktuali ka vetëm tre takime që drejton përfaqësuesen duke përfshirë edhe dy miqësore. Do të shihet në të ardhmen se çfarë do të ndodhë. Unë mund të them se për aq kohë sa nuk ka ndryshim në renditjen e grupit, atëherë nuk ka ndonjë ndryshim. Gjithmonë jemi renditur në këtë pozicion që ndodhemi aktualisht. Madje, jo pak herë kemi grumbulluar edhe më shumë pikë se sa kemi aktualisht.
-Ka mbetur për tu luajtur vetëm ndeshja e fundit e këtij edicioni eliminatoresh. Si e vlerësoni?
-Nuk mendoj se ka ndryshuar ndonjë gjë. Është ajo që thashë. Vazhdojmë të jemi në nivelet që kemi qenë gjithmonë dhe kjo sigurisht që nuk është diçka pozitive. Krahasimi bëhet nëse ke bërë hapa përpara. Kjo nuk ka ndodhur dhe për këtë mendoj se nuk ka qenë ndonjë edicion që duhet mbajtur mend. Përveç disa rezultateve sporadike, nuk kemi bërë asgjë më shumë. Duhet që të ngjitemi në renditjen e grupit. Nëse ne arrijmë të ngjisim vende nga njëri edicion në tjetrin, atëherë mund të thuhet se kemi ecur përpara. Në të kundërt kemi mbetur thjesht aty ku kemi qenë më parë.
-Si i vlerësoni trajnerët e huaj në krye të Kombëtares shqiptare?
-Nuk kanë bërë asgjë më shumë se ata shqiptarë. Dhe këtë e tregojnë qartë rezultatet që kanë arritur në drejtim të përfaqësueses sonë. Në të njëjtin pozicion që është renditur më parë Kombëtarja, aty vazhdon të renditet edhe aktualisht. Kështu që nuk kanë arritur rezultatet që priteshin.
-Po Kuzhe që është aktualisht, si e vlerësoni?
-Ai e ka drejtuar Kombëtaren në vetëm tre ndeshje, dy prej të cilave kanë qenë miqësore. Kështu që nuk mund të gjykohet një trajner për kaq pak takime që ai ka gjykuar. Mendoj se edicioni i ardhshëm do të jetë ai i Kuzhes. Do ta vlerësojmë për atë që do të bëjë në eliminatoret e ardhshme. Gjithçka mbetet për tu parë. Është shpejt për të folur dhe për të gjykuar që tani.
-Kur mendoni se Shqipëria do të arrijë të kualifikohet në një kompeticion të madh siç është Kampionati Botëror apo ai Europian?
-Mendoj se do të duhet shumë kohë dhe punë njëkohësisht. Është një investim i rëndësishëm dhe për të cilin duhen plane afatgjate për të arritur aty. Nuk mund të kualifikohesh në Botëror apo Europian me synime të momentit. Duhet shumë punë dhe përkushtim për të ndërtuar një strategji dhe për ta zbatuar. Vetëm kështu mund të arrijmë ta shohim edhe ne Kombëtaren kuqezi në një kompeticion të rëndësishëm.

un nuk e di si nuk ja japin kombetaren hasfizit prap .
ky kuzhe ka ba 5 ndeshje dhe ka marre veq 1 pike ,ku do te thosha qe asht tranieri ma i keq i historise shqiptare