Lajme nga Liga Superiore

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sun, 17 May 2009 , 18:33

KRYETARI I BASHKISË SË ELBASANIT, QAZIM SEJDINI, AKUZON

“Lojtarët kanë shitur ndeshjet”

Kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim
Sejdini, njëkohësisht edhe drejtuesi
kryesor i klubit që pas arrestimit
të presidentit Arben Laze ka
lëshuar akuza pas humbjes së verdhebluve
ndaj Partizanit. Një disfatë
që tashmë e çon Elbasanin në
Kategorinë e Parë, edhe pse ka
mbetur edhe një javë për t’u luajtur.
Në një prononcim për “Ora News”,
Qazim Sejdini deklaroi se ai dyshon
te pastërtia e lojtarëve të tij
dhe se ky kampionat është i trukuar.
“Dyshoj se lojtarët e mi kanë
shitur disa ndeshje të Elbasanit
gjatë këtij sezoni. Nuk po flas vetëm
për ndeshjen ndaj Partizanit. Ky
kampionat ka dështuar, pasi është
i trukuar, - tha Sejdini. – Shumë nga
ndeshjet e kësaj javëve të fundit
kanë qenë të manipuluara. Këtë e
tregoi edhe ajo që ndodhi me Shkumbinin,
ku trajneri Magani dha
dorëheqjen, pasi nuk pranoi tëbëhej pjesë e pazareve që kishin kurdisur
drejtuesit e klubeve. FSHF-ja
duhet të marrë masa urgjentisht për
këto pazare që janë bërë në kurriz të
Elbsanit, përndryshe unë nuk do ta
nxjerr në fushën e lojës skuadrën e
Elbasanit në javën e fundit”, - përfundoi
Qazim Sejdini prononcimin e
tij për emisionin “Ora Sport” në televizionin
“Ora News”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sun, 17 May 2009 , 18:34

Partizani do gjyqtarë të
huaj për sfidën me Lushnjën

Pa mbaruar ende festimet e fitores me Elbasanin, mendja e drejtuesve
të Partizanit, ka punuar direkt tek ndeshja e fundit e kampionatit,
që të kuqtë do të luajnë në transfertë kundër Lushnjës, më 23
maj. Kështu, burime të sigurta pranë stafit teknik kanë bërë të ditur
për “Panorama Sport” se, do të kërkohet që ndeshja të gjykohet nga
një treshe arbitrash e huaj. Pritet që drejtuesit e klubit ta bëjnë
zyrtarisht këtë kërkesë në FSHF, në fillim e javës, që më pas kjo të
fundit vijojë procedurat. Edhe pse pa mbështetje financiare, mësohet
se stafi teknik në bashkëpunim me tifozët do të mbledhin të gjithë
shumën e lekëve që duhen për këtë kërkesë, në mënyrë që FSHFja
të caktojë një arbitër të huaj. Në këtë sfidë vendimtare, mes dy
skuadrave që luftojnë për mbijetesë, Partizani nuk i beson kurrë një
gjyqtari shqiptar.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sun, 17 May 2009 , 18:52

Në fushë luhet teatër prej dy javësh, FSHF-ja bën sehir duke shkelur rregulloren

Ekipet e “pamotivuara” bëjnë viktimën e parë, duke vendosur cila bie nga kategoria







Në kampionatin
tonë ka pazare,
madje nga ato të
frikshmet që hedhin në erë
një sezon të tërë, që përcaktojnë
se cila skuadër mbijeton
dhe cila fundoset, duke zhvlerësuar
tërësisht meritat
sportive. Këtë e vërtetoi më së
miri Shkumbini dje kundër
Bylisit dhe i vetmi që u tregua
burrë te peqinasit, të paktën
dje, ishte trajneri Gugash Magani.
Nuk pranoi të bëhej
pjesë e teatrit me mbathje që
u pa në “Ruzhdi Bizhuta”,
ndaj nuk shkoi fare me
ekipin. “Nuk do të jem më trajner
i Shkumbinit, por mos
m’i kërkoni arsyet, sepse nuk
mund t’i them ato”, ishin
fjalët e teknikut peqinas. Edhe
pse nuk e tha troç, merret lehtësisht
me mend se për çfarë
bëhet fjalë. Padyshim, që do
të jetë ndjerë keq që djemtë e
tij u bënë “gropën” elbasanllinjve,
pikërisht në shtëpinë
e tyre. Skuadrat pa asnjë objektiv,
si Shkumbini, Besa dhe
Teuta padyshim që kanë bërë
ligjin në këto javë stresi dhe
tensioni, duke luajtur me ndjenjat
dhe me shpirtin e tifozëve
të gjashtë skuadrave
që luftojnë por mbijetesë. Me
apo pa paramendim, këto
ekipe të “mesit të artë”, përfshi
edhe Dinamon që e ka
salduar prej javësh vendin e
tretë dhe Kupën UEFA, janë
bërë faktorë duke neglizhuar
tmerrësisht shumë. Besa prej
kohësh me justifikimin “se
nuk ka më asnjë motivim”,
pëson humbje nga ato më
naivet, çka përkthehet ndryshe
edhe si ndere ndaj ekipeve
ku është mundur pa kushte.
Teuta doli kundër rrymës
me humbjen që i shkaktoi
Bylisit pak javë më parë, por
në dy ndeshjet e fundit edhe
skuadra e Starovës ka qenë
tërësisht e parashikueshme.
Ç’mund të thuash për Shkumbinin,
që për shkak të
“mungesës së motivimit” e
ka detyruar gardianin Llani
të pësojë gola që për çdo portier
do të shndërroheshin në
makthe për gjumin e natës.
Dinamo gjithashtu për “shkak
të mungesës së motivimit”,
herë me hir dhe herë me
pahir, ka pësuar humbje që
nuk i shkojnë aspak për shtat
ekipit kampion në fuqi.
Zërat e këqij, ata të tifozëve
ziliqarë që çfarë nuk thonë
poshtë e përpjetë, aludojnë se
Dinamo do t’i bëjë një nder
Bylisit në ndeshjen e fundit,
për shkak të ca lidhjeve të
thella të drejtuesve të tyre,
por këto janë vetëm zëra. Në
gjithë këtë “shoë” të këtyre
ekipeve, Federata, ajo që
mburret se ka gjetur një formulë
të shkëlqyer dhe se kampionati
është i paparashikueshëm,
rri duarkryq.
Vetëm vëzhguesit dhe delegatët
që ajo dërgon për të parë
korrektësinë e ndeshjeve, nuk
arrijnë të shikojnë estradën
para hundës së tyre. Në FSHF
ka disa prokurorë sportivë,
ose hetues, siç i pëlqejnë t’i
thërrasë vetë presidenti
Duka, por kohët e fundit as
që kanë shanse që të vihen në
punë. “Nuk ka ankesa zyrtare
apo kërkesa për hetim.
Nuk ka as materiale të mjaftueshme
për ta bërë një gjë të
tillë”, është përgjigja standarde
zyrtarëve të FSHF-së.
Nëse drejtuesit e këtij institucioni
do të zbatonin nenin 23
të Kodit të Drejtësisë Sportive,
ku thuhet se: subjektet që korruptojnë,
apo korruptohen
nëpërmjet dhuratave me
vlerë mbi 50 euro, apo ato
subjekte që bëjnë premtime
me qëllime përfitimi, dënohen
me heqje të pikëve dhe
me pezullim nga 2 deri në 5
vjet, atëherë nga Kategoria
Superiore do të largoheshin
disa skuadra, por sigurisht jo
ato të vendit të fundit.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Sun, 17 May 2009 , 20:37

Dinamo i bën një “dhuratë” titulli Tiranës

18 Maj Sh. Muça (Dinamo): “Unë mendoj se ishte një ndeshje ku skuadra ime nuk kishte motivim dhe ne këtë e kishim bërë të ditur. Lojtarët janë lodhur gjithë kampionatin dhe fakti që ne e kishim arritur objektivin bëri që lojtarët të mos luanin aq fort.

Pra, janë disa ndeshje si këto, por edhe e fundit që kemi javën që vjen, që realisht është e vështirë të drejtosh një skuadër nga pankina, duke qenë se nuk i motivon doty lojtarët.
ky i neveritshmi deri dje thote qi do lozim ne maksimum edhe dy ndeshjet e fundit, tash thot te kunderten. tha qi kena me lujt si me vllaznine per me rrespektu kampionatin.
po me vllaznine çfare obiektivash pate qi lujtet aq te motivum mor i ndyte? apo lekt e halilit?

dinamo lun nji derbi, me rivalen ma te urryme te saj e nuk paska motivim. po ça don ma motivim se me i hek kampionatin kunderharit historik mor legen.

po fajin e kena na se me ju jena msu e nuk na ban ma pershtypje, po t'pakten mos e hapni gojen se nuk mundeni me xjerr kujin mor te flliqun

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by GOLDIAN » Sun, 17 May 2009 , 20:46

skodrinon degjo ma vlla ke drejte asht dinamo kunderhstare e urryme e tiranes po jo
cim muca :wink:
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sun, 17 May 2009 , 21:08

un e thash edhe ma perpara .

muqa ket vit do bahet tranier i tiranes

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Admin » Mon, 18 May 2009 , 14:55

Skodrinon wrote:
Dinamo i bën një “dhuratë” titulli Tiranës

18 Maj Sh. Muça (Dinamo): “Unë mendoj se ishte një ndeshje ku skuadra ime nuk kishte motivim dhe ne këtë e kishim bërë të ditur. Lojtarët janë lodhur gjithë kampionatin dhe fakti që ne e kishim arritur objektivin bëri që lojtarët të mos luanin aq fort.

Pra, janë disa ndeshje si këto, por edhe e fundit që kemi javën që vjen, që realisht është e vështirë të drejtosh një skuadër nga pankina, duke qenë se nuk i motivon doty lojtarët.
ky i neveritshmi deri dje thote qi do lozim ne maksimum edhe dy ndeshjet e fundit, tash thot te kunderten. tha qi kena me lujt si me vllaznine per me rrespektu kampionatin.
po me vllaznine çfare obiektivash pate qi lujtet aq te motivum mor i ndyte? apo lekt e halilit?

dinamo lun nji derbi, me rivalen ma te urryme te saj e nuk paska motivim. po ça don ma motivim se me i hek kampionatin kunderharit historik mor legen.

po fajin e kena na se me ju jena msu e nuk na ban ma pershtypje, po t'pakten mos e hapni gojen se nuk mundeni me xjerr kujin mor te flliqun

Eh ke te drejte naqe, pa fajin e ka Vllaznia ......
Muça ka ken e gjithmon ka me ken klysh i Tiranes!!!
Vllaznit Ultras

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Mon, 18 May 2009 , 17:59

Memelli: Më mungon vetëm goli ndaj Vllaznisë

Për sulmuesin pogradecar, ndaj Vllaznisë këtë fundjavë bardheblutë synojnë vetëm fitoren e ndeshjes

“Me Vllazninë do të jetë një ndeshje e vështirë me një gjyqtar të huaj. Deri më tani kemi ecur “rrotë më rrotë” dhe që të dy kemi qenë rivalë kryesorë për fitimin e titullit kampion këtë edicion.

Ne kemi objektivat tona, Tirana e ka treguar veten se çfarë di të bëjë dhe në ndeshjen e fundit ne do të luajmë vetëm për të fituar. Ky do të jetë rezultati i vetëm që do të synojmë në këtë ndeshje, nuk ka asnjë alternativë tjetër për ne, pavarësisht vlerave të kundërshtarit”, - tha sulmuesi i Tiranës, shtatlarti Migen Memelli.

Fitorja që bardheblutë arritën ndaj skuadrës kampione në fuqi, Dinamos, ditën e shtunë, sigurisht që ka sjellë optimizëm në kampin e kryesuesve të superligës. Më shumë bukurinë fitores me blutë ia shtoi edhe hapi fals i shkodranëve, që janë edhe rivalët kryesorë të “djemve” të Tafajt për të fituar titullin kampion.

Kuqeblutë barazuan në “Loro Boriçi” me Lushnjën dhe Tirana tashmë e sheh vetën në vendin e parë me dy pikë më shumë se Vllaznia. Sulmuesi pogradecar është edhe kandidati kryesor për fitimin e “Këpucës së artë” pasi deri më tani me fanellën bardheblu ka shënuar jo pak, por 21 gola.

Megjithatë, krahas kësaj, më shumë Memellit i intereson fitimi i titullit kampion, që pas humbjes së Kupës është edhe objektivi kryesor i 23 herë kampionëve për këtë sezon. Kjo “finale” e superiores ka shumë mundësi që të gjykohet nga një gjyqtar i huaj. Klubi i Tiranës ka disa ditë që e ka bërë kërkesën pranë FSHF-së dhe ia ka lënë në dorë asaj që ta zgjedhë.

Megjithatë, në lidhje me gjykimin, Memelli mjaftohet duke thënë: “Për sa i përket gjykimit, uroj që të gjykohet drejt dhe të fitojë më i miri nëpërmjet fushës së lojës.” Interesant për sa i përket “aventurës” së tij te Tirana këtë sezon, është edhe fakti që sulmuesi kryesor i bardhebluve, deri më tani nga skuadrat e kampionatit tonë nuk i ka shënuar vetëm Vllaznisë.

Ndaj kur e pyesim nëse e ka ruajtur një gol për këtë sfidë mjaft vendimtare edhe për titullin, Memelli shton: “Të shënoj gol? Të them të drejtën, deri më tani vetëm shkodranëve nuk u kam shënuar. Në fillim duhet të jap maksimumin, kjo është kryesorja, por edhe goli do të më pëlqente. Ajo që na kënaq të gjithëve është fitorja dhe të shpallemi kampionë,”- e mbyll kryegolashënuesi i kategorisë superiore, Migen Memelli.

Sorra dhe S.Lilaj shpërblejnë besimin e Tafajt

Tekniku Alban Tafaj, në këto dy takime që ka drejtuar Tiranën, ka aktivizuar disa lojtarë të rinj, si Hajdari, Sorra, S.Lilaj dhe Rrudho. Në sfidën e së shtunës së kaluar me blutë, Sorra ka shënuar gol, ndërsa ra në sy edhe forma e mirë e S.Lilajt. Lilaj dhe Sorra janë kontigjent i Shpresës sonë dhe që të dy ia kanë shpërblyer besimin teknikut Tafaj me paraqitjen e tyre.

Dje pushim, sot rifillojnë përgatitjet anti-Vllaznia

Pas takimit të zhvilluar ditën e shtunë në “Selman Stërmasi”, ku skuadra e drejtuar nga Alban Tafaj fitoi dhe kaloi në vendin e parë, dita e diel, sipas stafit teknik, është lënë pushim. Sot, në “Skënder Halili” bardheblutë do të fillojnë përgatitjet për ndeshjen e fundit, ose “finalen” e superiores me ndjekësen e tyre, Vllazninë e Shkodrës.

Rrudho, sa e gjatë pritja për t’u aktivizuar!

Xhuljano Rrudho, sulmuesi shtatlartë nga Divjaka erdhi me mjaft bujë në kampionatin shqiptar në muajin janar te skuadra e Tiranës. Më parë ai kishte edhe një aventurë me skuadrën e njohur, Kievo Verona në kampionatin italian. Por edhe pse kështu, ai nuk gjeti shumë hapësira nga ish-tekniku i bardhebluve, Agustin Kola, që nuk e aktivizoi në asnjë ndeshje të kampionatit apo dhe Kupës. Rrudho ka qenë në disa takime në stolin e rezervave.

Por, pritja e gjatë e sulmuesit shtatlartë ka marrë fund ditën e shtunë, në derbin e zhvilluar në “Selman Stërmasi” me blutë, ku ai është futur në lojë në minutën e 52-të të ndeshjes, kur ka zëvendësuar talentin tjetër të sulmit bardheblu, Blerti Hajdari. Loja e Xhuljano Rrudhos menjëherë ka rënë në sy, ndërsa do t’i duheshin vetëm pak minuta për t’u ambientuar dhe në minutën e 77-të ai ka qenë protagonist në një aksion goli, kur ka shënuar i riu Sorra golin e tretë të Tiranës.

Sporti Shqipar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Mon, 18 May 2009 , 18:06

Ismaili: Tërhiqem nga Shkumbini, mbaroi misioni

Presidenti i klubit peqinas Xhavit Ismaili ka zyrtarizuar dje largimin e tij

Pas dy vjetësh në krye të ekipit peqinas si president, dje Xhavit Ismaili ka deklaruar largimin zyrtarisht nga klubi i Shkumbinit, duke mos qëndruar as si donator, apo ndonjë funksion tjetër. Në fakt, ai dje vetëm sa e ka zyrtarizuar këtë, pasi që në ndeshjen me Flamurtarin për Kupë në gjysmëfinalen e Peqinit ai pati deklaruar se do të tërhiqej. Por dje ka ardhur largimi, duke mos dhënë shkaqe për largimin e tij, duke pohuar që do të angazhohet më shumë me bizneset e tij.

“Mendoj se misioni im në Peqin mbaroi. Natyrisht, do të ishte mirë të largohesha me një trofe, që unë u përpoqa në maksimum për ta marrë, që ishte Kupa, por nuk më lanë të tjerët. Në dy vite me Shkumbinin besoj se kam bërë më të mirën për këtë ekip, duke e ngritur nga një ekip që luftonte për mbijetesë, në një ekip që pretendonte për trofe në zonat e larta të renditjes, duke kërkuar pjesëmarrjen në Europë. Vetë rezultatet flasin për këtë,” është shprehur në fillim Ismaili, i cili nuk ka dashur të merret me akuzat e drejtuesve të Elbasanit, duke u mjaftuar vetëm me këto fjalë:

“Nuk ia vlen të merresh me akuzat bajate të tyre. Le t’i gjejnë fajtorët brenda skuadrës së tyre, të mos merren me mua, apo peqinasit.” Në fakt, Ismaili ka dhënë jo pak për futbollin peqinas në këto dy vite të qëndrimit të tij dhe kjo është evidente.

Përveçse një ekip i fortë dhe me pretendime, fusha e Peqinit ndryshoi pothuajse pamje dhe këtu ishte dora e tij. Edhe kur ka pasur ndonjë rast, ai është distancuar menjëherë dhe u ka bërë thirrje të tijve dhe tifozëve peqinas për qetësi. “Tifozët peqinas kanë qenë të mrekullueshëm, një popull që e donte futbollin dhe për këtë më vjen keq shumë. I falënderoj për mbështjetjen që më kanë dhënë jo vetëm mua, por edhe ekipit.

Pa ata Shkumbini kurrë nuk do të ishte në këto nivele. Emocionet që kam ndarë me ta nuk do t’i harroj. I uroj Shkumbinit suksese në të ardhmen,” thotë në fund njeriu që financoi për dy vjet ekipin e Shkumbinit, Xhavit Ismaili, i cili nuk ka dhënë detaje nëse do të shkëputej nga bota e futbollit. Ai ka lënë të nënkuptohet që asnjëherë nuk i dihet më vonë, por për momentin do të merret vetëm me bizneset e tij, duke dashur të lërë mënjanë stresin e ndeshjeve të futbollit, të cilat i përjetonte njësoj si tifoz, në të mirë dhe në të keqe.


Magani do të mungojë edhe në Fier

Askush nuk është në gjendje të japë një përgjigje për mungesën në stol të trajnerit të Shkumbinit, Gugash Magani, në ndeshjen ndaj Bylisit në Elbasan, një ndeshje tashmë shumë e përfolur jo vetëm nga media. Trajneri në fjalë nuk është shprehur këto dy ditë, madje edhe telefoni i tij personal rezulton i fikur.

Miq të afërm të tij pohojnë se ka pasur ndërhyrje nga shumë anë, qoftë nga Elbasani, qoftë nga Ballshi, për ndeshjen e së shtunës së kaluar dhe prandaj ai ka zgjedhur të mos jetë fare. Mësohet se ai nuk do të jetë as në ndeshjen në Fier me Apoloninë, duke qenë jashtë ekipit, të paktën në një periudhë të pacaktuar.

Sporti Shqiptar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Mon, 18 May 2009 , 18:08

Sejdini: Ndërhyri politika, FSHF të vërë drejtësi

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, ka akuzuar për shitje ndeshjesh

Kaos, zemërim dhe shumë zhgënjim në radhët e drejtuesve të klubit “Elbasani” dhe po kështu edhe te tifozeria verdheblu.

Sidoqoftë, ata që vuajnë më shumë për momentin këtë moment vërtet delikat në këtë skuadër janë zyrtarët më të lartë të skuadrës dhe pikërisht Artin Kovaçi, Ferdinand Lleshi, Qazim Sejdini, pa harruar edhe Arben Lazen. Në mes të pakënaqësive në lidhje me mënyrën se si është paraqitur ekipi javët e fundit, si dhe faktorët e jashtëm që çuan në këtë situatë skuadrën elbasanase, ka qenë kryetari i bashkisë, Qazim Sejdini, i cili ka mbajtur peshën e daljes në publik për të sqaruar pozicionin e klubit.

Kryetari i bashkisë ka folur qartë, duke i prekur të gjitha çështjet, që te problemet e brendshme, që, sipas tij, kanë çuar në këtë degjenerim dhe turpërim të fanellës elbasanase, deri tek akuzat ndaj ndërhyjes së politikës në futboll.

“Më në fund, segmente të caktuara dhe kryesisht lojtarë të vjetër, me lojëra të dobëta dhe me angazhimin e tyre minimal arritën ta nxjerrin ekipin nga kategoria. Ky turp nuk vjen nga menaxhimi i dobët yni, por nga vetë lojtarët. Janë ata lojtarë që e mbajnë veten për gjeneralë, por nuk janë as ushtarë, ata që e mbajnë veten për trajnerë e në fakt nuk vlejnë asgjë.

Turp për ata që zhvlerësuan këtë fanellë të rëndë në këtë mënyrë. Turp për këta lojtarë, turp edhe për ne që kjo fanellë me shumë traditë të poshtërohet në këtë mënyrë,” - u shpreh Qazim Sejdini, i cili duke vazhduar të flasë me tone të ashpra, do të shprehej:

“Që nga ky moment komunikoj që asnjë lojtar nuk do të largohet nga skuadra pa marrë masat përkatëse. Pikësëpari, do të mbahen 30% e rrogave vjetore për të gjithë lojtarë, si masë për atë nivel të ulët dhe rezultate e dobëta të paraqitura në fushën e lojës. Së dyti, do të vijojë hetimi brenda klubit për dyshimet që ne kemi në lidhje me mosangazhimin e disa lojtarëve.

Por në të njëjtën kohë, ne kërkojmë që hetimi të bëhet edhe nga federata, e cila është bashkëfajtore në këtë gjendje.” Sejdini tregon se përse federata ka përgjegjësi për gjendjen, teksa thotë: “Eshtë thyer me të dyja duart neni 23 i Kodit të Drejtësisë Sportive në dy javët e fundit.

Nëse federata do të zbatojë kodin e drejtësisë, në të cilën parashikohen sanksione për skuadrat që hyjnë në kompromise, do të themi që më në fund janë vendosur drejt ligjet ne sport. Duhet patjetër të zbatohet një politikë e qartë sportive, në mënyrë që të fitojë futbolli shqiptar. Ne nuk kërkojmë asgjë tjetër më shumë sesa ia kërkon vetë ligji federatës në mungesë edhe të ligës profesioniste.

Një motiv tjetër për të cilën dua të ngre zërin është që federata t’i thotë larg politikës nga futbolli e mbi të gjitha larg këtyre trukimeve, teksa ka gati tri apo katër javë që dëgjojmë vetëm fjalën trukim.

Na vjen keq që këta ministra, kushdo qofshin, të cilët për elektorat, apo për pasione tjera, fusin duart në një sport që nuk ka ngjyrë. Do të ishte e nevojshme një politike e qartë sportive në çdo qytet për të krijuar kështu shoqëritë private sportive dhe jo të bëhen pazare të turpshme nga presidentë apo ministra, në mënyrën më të turpshme të mundshme dhe pa më të voglin moral.”

Elbasani nuk zbret në fushë ditën e shtunë

Elbasani nuk do të zbresë në fushën e lojës ditën e shtunë në javën e fundit të kampionatit kundër Teutës. Ky të paktën është qëndrimi zyrtar i momentit në ekipin elbasanas. Drejtuesit më të lartë të skuadrës verdheblu kanë pohuar se kjo gjë është e vlefshme deri në momentin që federata do të fillojë të marrë masat e duhura në lidhje me ndeshjet e fundit shumë të përfolura që kanë dënuar kështu Elbasanin. Në rast se federata do të heshtë, është e sigurt që verdheblutë nuk do të jenë në fushën e lojës ditën e shtunë në takimin e fundit.

Verdheblutë: Hetim ndeshjes Shkumbini-Bylis

Pasi janë konsultuar gjerë e gjatë me njëri tjetrin, drejtuesit e skuadrës së Elbasanit do të paraqesin të hënën ose të martën në federatë një kërkesë zyrtare për të hetuar ndeshjen Shkumbini Bylis, për të cilën ka dyshime të mëdha se ka qenë e trukuar.

Sipas elbasanasve, ka shumë arsye për ta çuar këtë kërkesë që te tërheqja e stafit peqinas para ndeshjes, por deri edhe te sms të që u janë çuar lojtarëve dhe drejtuesve të stolit nga njëri prej drejtuesve të lartë të ekipit, që pretendohet të jetë Xhavit Ismaili. Vetë lojtarët peqinas kanë pranuar se kanë marrë urdhër që t’ia lanë ndeshjen Bylisit, por tani duhen prova që kjo që të faktohet përfundimisht.

Sporti Shqiptar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Mon, 18 May 2009 , 18:14

Agolli, titulli më i bukur
19 Maj Mesfushori: Jam rritur në këtë klub dhe e dua atë. Sakrifikova për Tiranën, dua të shpërblehem…





Tirana është në përfundim të javës së parafundit të kampionatit është ringjitur në vëndin e parë në tabelën e klasifikimit dhe në ndeshjen e fundit të sezonit së bashku me Vllazninë do të diskutojnë përgjatë 90 minutave se cila do të shpallet kampion.

1 pikë më tepër se rivalët e bëjnë Tiranën më të favorizuar duke pasur parasysh që dhe një barazimi i shpall automatikisht kampion. Mesfushori bardheblu Ansi Agolli, kërkon të karikojë skuadrën e tij në prag të kësaj ndeshje duke besuar tek fitorja dhe duke mos u pajtuar me barazimin në atë takim pasi për të në asnjë moment nuk duhet nënvlersuar kundërshtari.

Pas fitores në derbi ndaj Dinamos dhe hapit fals të Vllaznisë, Tirana është sërish e para. Mendon që kjo ju bën favorit për ndeshjen e fundit ku do të diskutohet titulli kampion?

E rëndësishme është që u rikthyem sërish në vëndin e parë, aty ku e meritojmë dhe ku kemi qëndruar për pjesën më të madhe të sezonit, por tani na duhet të luajmë edhe 90 minuta për ta mbyllur në vënd të parë pasi kjo është më e rëndësishme. Nuk besoj se na favorizon shumë fakti që jemi një pikë më tepër se Vllaznia pasi në lojë janë edhe 90 minuta të tjera dhe na duhet të bëjmë mjaft kujdes për tu mos treguar euforik.

Barazimi ju mjafton për tu shpallur kampion…

Tirana është futur ndonjëherë në fushën e lojës për të ruajtur barazimin apo duke bërë llogari për të administruar rezultatin. Nuk është karakteristikë e këtij ekipi. Të shtunën në do të futemi në fushë për të fituar pasi kjo është detyra jonë dhe ajo që dimë të bëjmë më mirë. Në një ndeshje që përcakton fituesin e titullit kampion nuk mund të mendosh për të dalë barazim pasi futbolli është i çuditshëm dhe të rezervon surpriza gjatë 90-minutave e për këtë arsye duhet të marrim në dorë vetë fatin e ndeshjes.

Skuadra ka rigjetur humorin pas një jave me shumë polemika dhe ku humbja në finalen e kupës u perjetua mjaft keq. Mendon që kjo është një tjetër faktor pozitiv në prag të ndeshjes së fundit?

Përgjatë gjithë sezonit kemi pasur probleme dhe polemikat së fundmi nuk është se prishën humorin e skuadrës pasi deri diku u mësuam dhe vëmendja jonë ishte dhe është e përqëndruar vetëm në fushën e lojës për të përmbushur objektivat. E vërtetë që humbja në finalen e kupës nuk u perjetua mirë por na duhej të mblidhnim forcat për të menduar për finalen e kampionatit pasi ajo ka qenë që në fillim primare për Tiranën.

Mendon që lojtarët e Tiranës do ta përballojnë presionin që kushtëzon kjo finale, duke pasur parasysh që shumica e tyre janë afruar këtë vit në këtë skuadër?

Po është e vertëtë që në skuadër pjesa më e madhe e lojtarëve janë afruar këtë vit dhe ka disa prej tyre që nuk kanë fituar titull kampion dhe kjo finale krijon presion, por di të them me bindje që në këtë ekip janë lojtarët më cilësorë në të gjithë kampionatin shqiptar dhe kjo bën diferencën

Çfarë ka ndryshuar te Tirana pas largimit të ish trajnerit Kola?

Nuk është se ka ndryshuar ndonjë gjë e madhe pasi kjo është skuadra e tij dhe e ish-trajnerit tjetër që ka drejtuar para Agustinit. Pas largimit të tij janë zhvilluar dy ndeshje dhe ndihet akoma dora e Kolës.

Zgjodhët të firmosnit për Tiranën duke u bërë përfundimisht lojtar i këtij ekipi. Cilat ishin arsyet që ju shtynë për të bërë këtë zgjedhje dhe mendon që është e duhura për karrierën tuaj?

Unë e kam thënë dhe më parë që jam një lojtar që jam lindur dhe rritur në këtë klub dhe e dua Tiranën. Gjatë kohës që aktivizohesha jashtë e kam ndjerë mungesën e klubit që më krijoi si futbollist dhe mendoj se bëra zgjedhjen e duhur. Nuk më bëhej të largohesha nga ekipi në një moment kritik të sezonit kur kishin mbetur të luheshin ndeshjet më deçizive. Ndihem mjaft mirë që jam këtu.

Në ndeshjet e fundit keni treguar një formë në rritje. Cilat janë arsyet?

Ka ardhur natyrshëm diçka e tillë dhe nuk është se kam ruajtur forcat për të dhënë më shumë në ndeshjet e fundit. Ndoshta fakti që në një moment deçiviz për sezonin të motivon më tepër ka qenë një arsye.

Cila është gjëja e parë që ju shkon ndërmend kur dëgjon datën 23 maj?

Më vjen ndërmend festa dhe titulli kampion me duart drejtuar lart, por fillimisht duhet të përqëndrohemi si duhet dhe të japim më të mirën në fushën e lojës e të fitojmë.

Sport Ekspres

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Mon, 18 May 2009 , 18:18

Një vit më parë ishin kampionë, sot Dinamo kënaqet me Europën

Nëse do të ktheheshim një vit më parë, pra në 17 maj të 2008-s, kryefjala e kësaj dite sportive në Shqipëri ishte: Dinamo shpallet kampione e Shqipërisë. Edhe jo një kampione dosido, që e kishte fituar këtë të drejtë javë përpara, por pikërisht në ndeshjen e fundit, me Partizanin, skuadrën e kuqe, e cila pretendonte për vete për kampion. Por Dinamo e mori kampionatin dhe, edhe pse i interesonte vetëm një barazim në atë ndeshje, blutë përsëri fituan, edhe pse me dy lojtarë mangut në fushë,pas daljes me karton të kuq të dy futbollistëve të bluve. Por, sot, pas një viti Dinamo paraqitet një skuadër e pamotivuar, që ka tre javë që ka arritur objektivin e daljes në Ligën Europiane. Pra, një skuadër, e cila ka tre ndeshje që po luan në fushë e pamotivuar, madje duke filluar që me Lushnjën në Tiranë (barazim 1-1), Vllazninë në Shkodër (humbje 0-1, madje humbja e parë ndaj shkodranëve në këtë edicion) dhe e fundit, derbi me Tiranën (humbje 2-3).

Tirana- Në ndeshjen me Tiranën, Dinamo, edhe pse kishte deklaruar se do të luante futboll të patër dhe të drejtë, një gjë e tillë nuk u duk aspak në fushë, për të mos thënë se nuk ishte e pranishme fare.Pra, mungoi komplet dëshira për të luajtur, pas një kampionati të gjatë gjë që, në fund të ndeshjes e deklaroi edhe vetë trajneri i bluve, Shkëlqim Muça. “Është normale që të mos kesh sesi ti motivosh lojtarët në fushë kur i ke arritur objektivat”,ka thënë Muça pas ndeshjes. “Megjithatë, më duhet të them se, edhe pse nuk ishin të motivuar, përsëri futbollistët zhvilluan një ndeshje shumë të mirë dhe pozitive”, vijoi trajneri Muça. Sigurisht nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe me Tiranën, e cila, një javë më parë se ndeshja finale me Partizanin sezonin e kaluar i “hapi portën” pikërisht kësaj Dinamoje që ajo të shkonte në fund me të kuqtë e pacënuar. Dhe “nderi” është nder e duhet të kthehet dhe blutë ia kthyen Tiranës “reston”.

Bylisi- Ndeshja e fundit e Dinamos do të jetë pikërisht ndaj Bylisit, në Ballsh. Një ndeshje, e cila duket se me aspektin e futbollit pak do të ketë lidhje. Dinamo luan përsëri e pamotivuar përballë një skuadre shumë të motivuar, e cila nuk do të dalë nga kategoria, siç janë ballshiotët. Por, për Dinamon edhe kjo ndeshje do të jetë si tre të kaluarat e radhës, pra thjesht një “kamping” në Ballsh dhe pritet të luajnë vetëm ata që nuk janë aktivizuar shumë në këtë kampionat. Siç është përshembull i riu Delia, i cili është grumbulluar nga Muça nga të rinjtë e bluve. Por edhe emra të tjerë si Daja, Ferraj, apo edhe shumë të tjerë që nuk kishin luajtur titullarë gjatë shumicës së ndeshjeve të kampionatit. “Më pëlqyen këta lojtarë dhe mendoj se edhe në ndeshjen e fundit me Bylisin do të do t’I aktivizoj”, ka thënë Muça, duke dhënë një sinjal të qartë. Edhe në “Adush Noga” skuadra e Muçës do të shkojë thjesht për të respektuar kampionatin. Pra, shkurt fare dhe shqip, do të shkojë për të humbur. Mungesa e titullarëve, disa të dëmtuar dhe disa të tjerë që luajnë pa dëshirë në fushë, sigurisht që do të ndikojë.

E ardhmja – Por, pak rëndësi ka ndeshja e fundit e kampionatit, pasi duket se Dinamo ka nisur të projektojë të ardhmen e skuadrës. Vetë trajneri Muça e ka pranuar një gjë të tillë jo më larg se një javë më parë, por e përforcoi edhe pas ndeshjes me Tiranën, kur pak foli për ndeshjen dhe anën teknike të saj dhe u fokusua tek e ardhmja. “Tani kemi filluar të mendojmë për të ardhmen e skuadrës dhe unë kam biseduar me drejtuesit e klubit për emrat e lojtarëve që dua të shikoj në këtë merkato”, ka thënë Muça, edhe pse nuk ka dashur ende të tregojë asnjë emër konkret. “Në fund, pasi të përfundojë gjithçka do t’I tregoj edhe emrat”, ka thënë Muça.

Të huajt- Duket se ajo që do të bëhet në fillim do të jetë biseda me lojtarët e huaj të Dinamos, shumica e të cilëve i ka sjellë në skuadër trajneri kroat, Zllatko Daliç. Duke filluar që nga mbrojtësit kroatë, Graniç, Bodrusiç dhe Nikoliç. Më pas me Jusufin dhe me argjeninasin Çeko. Kontrata e tyre përfundon pikërisht në fund të majit dhe klubi duhet të nisë të mendojë për t’I mbajtur ose jo dhe kjo do të varet nga oferta dhe kërkesa që do të kenë lojtarët. Pra, ajo që duhet të sqarohet nga Dinamo është pozicioni i të huajve, dy nga të cilët janë të dëmtuar dhe nuk mund të luajnë dot deri në shtator, siç është rasti i Graniç dhe i senegalezit Diob.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Mon, 18 May 2009 , 18:43

Një fundkampionati që se keni parë ndonjëherë
19 Maj Në Lushnjë do të ketë 90’ “ferr” për të mbijetuar

E ndërsa në shumicën e vendeve më të zhvilluara europiane të futbollit (përveç Bundesligës gjermane, ende jo matematikisht) kampionatet thuajse kanë përfunduar përpara kohe, duke lënë që ndeshjet e fundit të jenë thjesht një argëtim, në Shqipëri duket se “vuajtjet” e një kampionati të supermotivuar dhe të denjë për tu quajtur ndoshta më i bukuri që është parë ndonjëherë në vitet pas ’90, nuk kanë përfunduar ende. Madje, mesa duket s’do të përfundojnë as pas 90’ të ndeshjeve të javës së fundit. Tirana-Vllaznia është dueli i kreut, teksa Lushnja-Partizani është dueli i fundit të tabelës. Megjithatë, përtej këtyre, pas një jave do të ketë sërish ndeshje, ato të plejautit të superiores dhe të plejofit të së parës. Pra, një verë “e nxehtë sportive” është vetëm në fillimet e saj…

… Në Tiranë

Tirana-Vllaznia do të jetë edhe ndeshja “e jetës” dhe që vlen një titull të tërë kampion.Tirana, pas fitores në një derbi të “dhuruar” me Dinamon, falë golave të Agollit, Lilës dhe Sorrës, ka marrë tre pikët e detyruara, teksa në “Loro Boriçi” Vllaznia vendase ka hasur në rezistencën e fortë të Lushnjës, e cila e ka ndalur atë në një barazim 1-1. Kjo ka bërë që Tirana të kalojë sërish në krye e vetme dhe tani pret ndeshjen finale me kuqeblutë. Atë që kalendari i ka rezervuar dhe atë që e pret thuajse një Shqipëri e tërë. A do të munden bardheblutë të kalojnë pas krizën që kanë patur që pas humbjes së kupës së Shqipërisë dhe problemet pas largimit të trajnerit Kola? Apo do të jenë shkodranët ata që, pas fitimit të vjetshëm të kupës së Shqipërisë do të kërkojnë që këtë herë të fitojnë edhe kampionatin. Tirana sigurisht që shkon më e avantazhuar në këtë ndeshje, pasi do të mjaftonte një barazim, dhe Tirana do të shpallej kampione e Shqipërisë. Nga ana tjetër problemin më të madh në këtë ndeshje e ka Vllaznia. E para morali pas barazimit me lagunarët nuk është në qiell dhe një gjë e tillë dihet tashmë. Pastaj edhe sikur të ishte kështu, shkodranëve do të t’I duhej që të fitonin me Tiranën, sepse barazimi dhe humbja nuk i hyjnë në “xhep”. Pra, thuajse e njëjta gjë që ndodhi edhe sezonin e shkuar, kur më 17 maj, pra pikërisht si dje një vit më parë, Dinamo me Partizanin luanin një sezon të tërë. Pritësve (Dinamos) i interesonte vetëm barazimi, ndërsa Partizanit fitorja. Dhe Dinamo falë kësaj prikologjie, edhe pse me dy lojtarë më pak në fushë (pas daljes me të kuqe të dy lojtarëve) e fitoi ndeshjen në minutat e fundit, kur ajo ishte 1-1 dhe përsëri nxirrte Dinamon kampione. Pra, një ndeshje, e cila do të jetë me të vërtetë një spektakël për tu parë.





… Në Lushnjë



Lushnja-Partizani do të jetë “finalja” e mbijetesës në Kategorinë Superiore, parë dhe kalendarin e tri rivalëve të tjerë: Apolonisë (ndeshet kundër Shkumbinit), Bylisit (kundër Dinamos) e Elbasanit (kundër Teutës). Të “Kuqtë” fituan me Elbasanin 2-1 në një ndeshje shumë të tensionuar, falë dy golave të golashënuesit më të mirë të tyre, korçarit Marius Ngjela, i cili realizoi në minutat 11-të e 88-të, që bëri edhe të pavlefshëm penalltinë e realizuar nga Renato Yshmeri (77’), pas frenimit të kapitenit të Elbsanit Julian Ahmatajt nga ai i Partizanit, Orges Shehi.

Partizani ndodhet në kuotën e 36 pikëve, ndërsa Lushnja në atë të 33 pikëve. Skuadra e Duros vjen në përballje direkte me golaverazhin 27-35 (-8 gola), ndërkohë që Lushnja e ka atë 24-34 (-10 gola). Kjo do të thotë, që Lushnja duhet të fitojë me një diferencë mbi tre gola për t’u barazuar me pikë me Partizanin dhe ta kalojë atë në golaverazh e ta lërë pas saj. Pra, një mision, në dukje shumë i vështirë, por jo i pamundur. Edhe pse t’I shënosh tre gola Partizanit, sidomos këtij Partizani nuk është një fjalë goje.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Mon, 18 May 2009 , 19:29

mireboll qe po thojn gazetat vete qe ka ken e dhuruar nga dinamo

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Mon, 18 May 2009 , 20:47

Sulejman Starova lë profesionin e trajnerit


Autori: Dorian Agolli
Data: 18/05/2009
Version Print


Trajneri i Teutës ndien keqardhje që nuk arriti të realizojë objektivin këtë sezon

“Më vjen shumë keq që nuk arrita objektivin me Teutën në sezonin tim të fundit në profesionin e trajnerit.” Kështu shprehet trajneri i Teutës, Sulejman Starova, i cili këtë javë do të drejtojë ndeshjen e tij të fundit si trajner në Elbasan. Starova shprehet se tashmë ndihet i lodhur nga ky profesion, që i ka dhënë shumë stres, por edhe shumë kënaqësi, megjithatë ai shton se nuk do të ndahet nga futbolli, apo nga ekipi i Teutës.

Nuk jeni prononcuar pas ndeshjes dhe jeni larguar tepër i mërzitur. Pse?

Çdo humbje të mërzit, pavarësisht nëse ke një objektiv të caktuar ose jo. Tani që është fundi dhe që e di se sezonin tjetër nuk do të jem më trajner, mërzitja shtohet kur mendon se nuk arrite një objektiv me një skuadër kaq simpatike si Teuta. Ne u përfaqësuam me djem të rinj në këtë ndeshje, për t’u dhënë edhe atyre mundësinë që të luajnë.

Mendoj se u paraqitën mirë dhe se Teuta ka shumë talente brenda. E kur sheh një ekip të tillë që është përballur me dinjitet në një sezon mjaft të mirë për sa i përket asaj që kemi bërë në fushë, por që është dënuar padrejtësisht, për ta humbur sezonin, nuk ke më ç’të flasësh dhe të mbetet të mërzitesh.

E keni vendosur përfundimisht që do të shkëputeni nga karriera si trajner?

Kurrë nuk thuhet kurrë, por tani kam vendosur të tërhiqem nga karriera ime si trajner. Ndihem i lodhur, sepse kam drejtuar skuadra mjaft të mira, por që natyrisht me të tilla skuadra përgjegjësia është më e madhe, ashtu si dhe stresi i jashtëzakonshëm.

Ndaj kam vendosur që, pasi të drejtoj Teutën edhe në ndeshjen e fundit në kampionat, ta lë profesionin e trajnerit. Nuk e them dot përfundimisht ose jo, por të paktën sezonin e ardhshëm nuk do të jem trajner me asnjë ekip.

Do të largoheni edhe nga Teuta?

Unë do të lë profesionin e trajnerit, por nuk do të largohem nga futbolli e as nga Teuta. Unë do të jem gjithnjë me ekipin durrsak, por tani për tani nuk kemi diskutuar me presidentin për detyra, konkrete si ajo e drejtorit teknik, apo diçka tjetër. Të përfundojë kampionati dhe më pas do të mendoj për këtë gjë.

Jeni i vetmi trajner që e mbyllni profesionin pa e pasur licensën në xhep…?

Eshtë e vërtetë që ndoshta jam i vetmi që nuk i kam licensat me vete, sepse ato ndodhen në sirtarët e federatës, ku flenë prej vitesh. Unë e kam thënë që nuk shkoj t’i marr, sepse janë ata që duhet të m’i sjellin, të paktën të m’i bëjnë dhuratë kur të mos jem më trajner.

5 shkrimet e fundit nga Dorian Agolli

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by GOLDIAN » Mon, 18 May 2009 , 21:45

E SKA MA MYFTAR CELA GJALL SE KRYT E STAROVES NE TAVE JA U KISHTE BA DHURATE FANATICSAVE
PLEH MUTIT
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Mon, 18 May 2009 , 22:50

tamam llapazan.
njiri hajvan

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Tue, 19 May 2009 , 19:33

a e pa kush mrame te procesi sportiv at pritjen me dore qi kishte ba ai mrojtsi i tiranes ne zonen e vet?
as nallbani nuk din me e grushtu topin njaq mire. arbiti si duket nuk e ka dite qi dinamo ja len ndeshjen tiranes e nuk ka guxu me e dhane penallti.
nuk di a e ka mond cela ket video me na e pru me qesh pak

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 19 May 2009 , 19:36

Sejdini: Lojtarët i vodhën Elbasanit 900 mijë USD


Ortaku i shoqërisë aksionere që administron Elbasanin, Sejdini, akuzoi se “lojtarët i vodhën Elbasanit 900 mijë USD”.





Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, njëherësh edhe në rolin e presidentit adinter të verdhebluve, vazhdon të jetë një personazh mediatik. Pas akuzave kundër ministrave për ndikim të hapur në rezultatin e ndeshjes Shkumbini-Bylis (0-2), ortaku i shoqërisë aksionere që administron Elbasanin, Sejdini, akuzoi se “lojtarët i vodhën Elbasanit 900 mijë USD”.

“Kemi harxhuar më shuëm së 900 mijë dollarë, por faktet janë rezultatet, disiplina e dobët dhe shumë gjëra të tjera. Këta lojtarë nuk do të jenë më pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Mirel Josa iku se nuk i kontrollonte dot më lojtarët. Faruk Sejdini iku se dëshironte që gjërat të rregulloheshin. Ramadan Shehun e morëm hua nga federata si ekspert”, - tha Sejdini për “Sportin Shqiptar”

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 19 May 2009 , 19:38

shtu siç parashikohej, dje sulmuesi Xhevahir Sukaj ka pasur
një takim kokë më kokë me presidentin e klubit, Valter Fushaj,
për të sqaruar gjithçka në lidhje me zhvillimet e fundit, që konsistonin
në pezullimin e 22-vjeçarit nga ekipi. Ky takim është
bërë menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së bordit drejtues.
Kujtojmë që presidenti Fushaj, pas përfundimit të ndeshjes
me Lushnjën, ka komunikuar
për mediet një pezullim
të lojtarit beniamin të tij,
Xhevahir Sukaj, teksa ka
shtuar se sulmuesi do të
gjobitet. Por as njëra dhe
as tjera nuk ka ndodhur.
Madje edhe vetë Fushaj
duket se është pajtuar
plotësisht me vendimin e
bordit të klubit. Vendim ky
që ka imponuar takimin
Fushaj-Sukaj, për të diskutuar
rreth pretendimeve të
kreut të klubit, për mosimpenjimin
e sulmuesit në
ndeshje dhe stërvitje. Pavarësisht
se as presidenti
Fushaj dhe as sulmuesi
Sukaj nuk prononcohen se
çfarë është diskutuar, ajo
që mësohet nga burime të
sigurta është se gjithçka
është sqaruar përfundimisht mes tyre. Kjo tashmë pritet të
sjellë edhe frytet e veta, duke sqaruar një herë e mirë keqkuptimet.
Sukaj shikohet si një ndër lojtarët më të rëndësishëm të
Vllaznisë dhe tashmë pritet që ai të tregojë veten në ndeshjen
vendimtare kundër Tiranës.

Post Reply