Page 67 of 87

Re: Kampionati italian

Posted: Tue, 01 Sep 2009 , 08:23
by fpjalmi
Roma, Mancini-Quaresma ne shenjester
31/08/2009 10:00

Asnje pike ne dy javet e para te kampionatit padyshim qe i rendojne shume Romes se Spalleti-t, e cila ka ne dispozicion edhe pak ore per te forcuar organiken.

Pas blerjes se Burdiso, verdhekuqte hedhin serish syte nga vitrina e Interit ku dyshja Quaresma-Mancini mund te jete nje prej zgjedhjeve te teknikut italian. Ish romanisti ka bere te ditur se do ishte shume i lumtur me nje rikthim te mundshem, por ne cdo rast kalimi i tij tek Roma do te ishte ne forme huaje.

Nderkohe, Julio Baptista mund te shkoje tek Liverpool per 8-9 milione euro. Roma ka hedhur syte edhe nga sulmuesi i Tottenham, Pavlyuchenko.

Re: Kampionati italian

Posted: Tue, 01 Sep 2009 , 08:24
by fpjalmi
Groso zyrtarisht tek Juventus
31/08/2009 22:25

Fabio Groso, mbrojtesi i krahut te majte i kombetares italiane, kampion bote ne vitin 2006 tashme eshte zyrtarisht nje lojtar i Juventusit.
Bardhezinjte kane arritur te bindin francezet e Lionit per ta leshuar lojtarin ne ekstremet e afateve te merkatos se veres.

Nderkohe ne arken e Lion do te derdhen 2 milion euro te cilat do te paguhen ne tre keste brenda nje viti.

Vetem disa dite me pare Juventus pati deklaruar mbylljen e merkatos se veres, por kerkesa e trajnerit Ciro Ferrara per nje mbrojtes te krahut te majte dhe konkretisht Groson duket se ka detyruar “Zonjen e Vjeter” te rifutet ne merkato pikerisht ne diten e fundit te saj.

Re: Kampionati italian

Posted: Tue, 01 Sep 2009 , 08:37
by fpjalmi
Juvja në krye me Sampin, Lacion e Xhenoan


Autori: Ergi Lubani
Data: 31/08/2009
Version Print


Diego-Felipe Melo, “samba” ndaj Romës. Hulio Kruz fundos Kievon. Triumfojnë edhe skuadrat e Gjenovës

Java e dytë e kampionatit italian, i ka parë skuadrat vendase dhe ato pretendente të fitojnë në shtëpinë e tyre dhe jashtë fushe po ashtu. Juventusi kryeson renditjen me 6 pikë pas fitores ndaj Romës, ku fitoi falë “sambas” braziliane Diego-Felipe Melo. Po kaq pikë kanë edhe Lacio, Xhenoa dhe Sampdoria, që mundën respektivisht Kievon dhe Atalantën dhe Udinezen. Fiorentina merr një fitore të vështirë ndaj Palermo në Firence. Parma dhe Napoli shënojnë sukseset e tyre të para në këtë sezon, duke mundur Katanian dhe Livornon. Një fitore të rëndësishme arrin edhe Siena që ka gjunjëzuar Kaljarin në Sardenjë 3-1.

Lojtarë klasi ekzistojnë pikërisht për këto gjëra: të arrijnë t’i fitojnë vetë ndeshjet, përndryshe nuk do të jenë aspak efikasë. Diego Ribas da Kunja është një nga këta dhe Juventusi tani e di shumë mirë. Kundër Romës, suksesi i bardhezinjve mban firmën e brazilianit, autor i një dygolëshi shumë të bukur (një për pjesë), që e zbehën barazimin momental të De Rosit. Në fund, vjen dhe firma tjetër braziliane nga Felipe Melo. Me suksesin e dytë radhazi në një fushë të vështirë si ajo e “Olimpikos”, Juventusi kryeson kampionatin me pikë të plota pas dy javësh.

Lacio është rikthyer fuqishëm si dikur me fitoret e saj të rëndësishme, duke mundur mbrëmë Kievon. Vendosi një dygolësh i Hulio Kruzit (njëri me 11-metërsh) për t’i dhënë tri pikët bardhekaltërve, që kanë të njëjtat pikë sa Juvja. Për vendasit, golin e vetëm e shënoi i zakonshmi Pelizier. Një gol i mbrojtësit Moreti në fund të pjesës së parë i ka dhënë Xhenoas suksesin në Bergamo ndaj Atalantës. Të ardhur nga kualifikimi në Ligën e Europës në mesjavë, gjenovezët kanë tashmë gjashtë pikë. Po kaq ka edhe Sampdoria, e cila falë dyshes Pacini-Kasano ka mposhtur një Udineze të lodhur dhe në formë të dobët. Sampi ka kryesuar bindshëm dhe nuk e vuri asnjëherë në dyshim fitoren. Fiorentina nuk e ka pasur të lehtë të fitojë mbrëmë ndaj Palermos në “Artemio Franki”. Ndeshjen e vendosi goli i peruanit Vargas, i cili tregohet i vëmendshëm të devijojë në rrjetë një krosim të ardhur nga e majta. Kjo është fitorja e parë në këtë sezon për skuadrën e Prandelit. Edhe Parma merr tri pikët e para në këtë kampionat pas ngjitjes në Serinë A. Emilianët e Guidolinit mundin bindshëm Katanian 2-1 me gola të Galopës dhe Paloskit. Për siçilianët, goli i Biaxhantit nuk mjaftoi.

Re: Kampionati italian

Posted: Wed, 02 Sep 2009 , 07:23
by fpjalmi
Roma, Ranieri zevendesues i Spalleti
01/09/2009 13:30

Presidentja e klubit te Romes, ne Itali, Rosella Sensi eshte takuar mengjesin e sotem me ish-trajnerin e Juventus, Claudio Ranieri.
Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, sipas te cilave ish-tekniku i torinezeve eshte pikasur nga drejtuesit e verdhekuqeve si zevendesues i Luciano Spalleti.

Ky i fundit ka vendosur te lere skuadren kryeqytetase, edhe pse per momentin largimi nuk eshte zyrtarizuar. Burimet shtojne se takimi Sensi-Ranieri zgjati rreth nje ore.

Re: Kampionati italian

Posted: Wed, 02 Sep 2009 , 07:23
by fpjalmi
ashti do mundohet me marr hak ndaj juventusit

Re: Kampionati italian

Posted: Wed, 02 Sep 2009 , 07:24
by fpjalmi
Milan, Berlusconi mbron trajnerin Leonardo
01/09/2009 15:10

Silvio Berlusconi hedh uje ne zjarr pas humbjes dramatike te Milanit ne derbin e mbremjes se shtune.

Presidenti kuqezi mbron trajnerin Leonardo dhe i jep besim te plote per te vazhduar punen me skuadren. “Jam i bindur nga aftesite e Leonardos. Eshte nje trajner i ri dhe duhet te kete me shume kohe ne dispozicion”, thekson Berlusconi.

Pronari i Milanit ka folur edhe per paraqitjen zhgenjyese te brazilianit Ronaldinho tek i cili jane mbeshtetur gjithe shpresat kuqezi per kete sezon. “Mund te beje gjera te medha tek Milani sepse eshte vetem 29 vjec”, perfundon Berlusconi

Re: Kampionati italian

Posted: Wed, 02 Sep 2009 , 07:24
by fpjalmi
un mendoj se leonardo nuk e ka ma te gjate se 4 jave

Re: Kampionati italian

Posted: Wed, 02 Sep 2009 , 07:25
by fpjalmi
Jose Mourinho, “spiun” ne Barcelone
01/09/2009 16:30

Jose Mourinho ka fluturuar drejt Barcelones diten e hene ku ka ndjekur nga stadiumi ndeshjen kunder Sporting Gijon, te fituar me lehtesi nga katalanasit 3-0.

Loje spektakolare dhe nje skuader e frikshme jane shfaqur para syve te teknikut interist Mourinhio, i cili duhet te mendoje si te ndale furine e spanjolleve ne ndeshjet e grupit te Champions League.


Portugezi nuk e ka shijuar dot golin e ish sulmuesit te tij, Zlatan Ibrahimovic, i cili sigloi tripleten ne minuten e 82-te te takimit. Nderkohe, qe ne ndeshjen e pare Barcelona duhet te perballet me disa demtime te rendesishme.

Talenti Bojan Krkic qe shenoi edhe golin e pare te takimit ka pesuar nje demtim dhe do qendroje jashte fushave per 15-20 dite. Situate e njejte edhe per Maxwell, i cili ka dale nga fusha duke caluar per shkak te nje problemi muskular.

Re: Kampionati italian

Posted: Wed, 02 Sep 2009 , 07:35
by fpjalmi
Gatuzo pranon fajin: Më vinte turp të dilja


Autori: Erion Abule
Data: 01/09/2009
Version Print


Kapiteni kuqezi nuk akuzon askënd për vonesën e zëvendësimit, por thekson: Sedorfi po lidhte këpucët…

Protagonisti i derbit të Milanos, ndoshta jo për golat dhe lojën, por për çoroditjen e skuadrës së tij dhe “ndihmën” ndaj zikaltërve, ka qenë ndoshta Xhenaro Gatuzo. Kapiteni i Milanit përjetoi një mbrëmje të keqe në derbi, ai dëmtohet që në fillim, kërkon zëvendësimin, shkakton një faull për 11-metërsh dhe më pas një dytë ndaj Shnejderit, duke e lënë skuadrën me dhjetë lojtarë. Është faji i tij që ndërhyri rëndë, apo i Sedorfit e Leonardos që vonuan për ta zëvendësuar?

- Gatuzo, si ndiheni?

- U detyrova të mos thirrem në kombëtare dhe duhet të qëndroj jashtë 15-20 ditë. Shpresoj të kthehem në Marsejë për Championsin. Isha në spital dhe më thanë që kam pësuar një këputje të ligamenteve të kaviljes së majtë. Ja si ndihem.

- Pse luajtët 2- minuta para se të vendosnit të kërkonit zëvendësimin?

- Gabova, tani mund ta them, jam kokëfortë, duhej të dilja më parë. Para se t’i dorëzohesha dhembjes e dëmtimit, përpiqem të qëndroj në fushë, të rezistoj. Më duket një sjellje prej burri, nuk është se dua të bëj heroin. Ka ndodhur edhe më parë.

- Nga minuta e 17-të e dëmtimit, në momentin që ju ngritët dorën dhe provuat të dilnit, nuk i thatë gjë stolit?

- Paralajmërova Ambrozinin, me një sinjal me kod të nxitonte për nxemjen, sepse po dilja, nuk po qëndroja dot më. Te dëmtimi im ndikoi edhe ai vrap në ndjekje të Etosë, ku lindi dhe 11-metërshi.

- A e dini Rino se rrezikuat kartonin e kuq që aty?

- E lexova dhe e dëgjova. Duhej të dilja para faullit ndaj Shnejderit dhe ky është ngushëllimi i vetëm, nëse mund të flitet për ngushëllim pas katër “shuplakave” të Interit.

- Kthehemi te 11-metërshi. A duhej të ishit ju që të ndalonit Etonë në kundërsulm?

- Isha unë në atë kënd të fushës dhe vrapova pa menduar asgjë vetëm për ta kapur. Siç duket mirë edhe nga televizori, e arrita, i kalova edhe përpara, por krahu im e pengoi dhe ai mori 11-metërsh. Megjithatë në fund të atij vrapimi ndjeva një dhembje shumë të fortë…

- Pse nuk kërkuat ndihmë mjekësore në ato rrethana, ndoshta duke e ndaluar lojën për herë të dytë. Ishte 11-metërshi për t’u goditur, ndoshta ishte e gjithë koha e mjaftueshme për të nxjerrë në nxemje Ambrozinin e Sedorfin.

- Sepse më vinte turp të dilja nga fusha dhe të dorëzohesha, të shtrihesha në fushë edhe një herë tjetër. Këtë gjë e mendoj si shumë injoruese për një burrë.

- Atëherë, duke e ditur që kishit një karton të verdhë, pse e bëtë atë faull të dytë të kotë në mesfushë ndaj Shnejderit, duke e kërkuar vetë një ndëshkim të tillë?

- Kjo është një pyetje që mund t’i drejtohet dikujt që qëndron në tribunë, me shishen e ujit mineral në dorë dhe ka kohë të mendohet e të vendosë se çfarë është më e vlefshme. Unë jo. Unë gjëndesha në një situatë shumë ndryshe. Sapo kisha dalë nga fusha, hoqa shiritin e kapitenit dhe e mbaja në dorë, sepse zëvendësimi nuk u krye, Sedorfi ishte duke lidhur këpucët. Madje televizionet kronometruan edhe kohën, ku qëndrova në fushë me shiritin në dorë në pritje të zëvendësimit: 2 minuta e gjysmë. Në atë gjendje, i rikthyer me vrap të madh, është e vështirë të vlerësosh ndërhyrjen më racionale: është instikti që të udhëheq. Dhe më drejtoi drejt zgjidhjes së gabuar.

Re: Kampionati italian

Posted: Wed, 02 Sep 2009 , 07:40
by fpjalmi
Shnejder, i lumtur me Mourinjon dhe Etonë


Autori: Erion Abule
Data: 01/09/2009
Version Print


Holandezi ka mbetur i befasuar nga pritja e “San Siro”-s dhe debutimi me fanellën zikaltër

Të dielën në mëngjes Uesli Shnejder ka fluturuar drejt Amsterdamit, por imazhet e derbit do t’i mbesin në mendje për një farë kohe. Gjëja e parë që ka prekur mesfushorin 25-vjeçar nga Utrehti, është mjedisi. “Ai kundër Milanit ishte debutimi më i mirë që mund të prisja, - tregon Shnejderi. - Atmosfera e “San Siro”-s është e pabesueshme dhe mezi po pres orën të shijoj të gjithë stadiumin me ngjyrat zikaltër, duke parë që këtë herë luanim jashtë fushe”.

Është e pashmangshme pyetja për atë që e mbuloi me sms në celular për ta sjellë te Interi. “Jam vërtet i lumtur dhe shumë krenar për besimin që Mourinjo më ka dhënë. Në fillim këmbënguli për të më pasur në Milano, pastaj më bëri të debutoj në një ndeshje kaq delikate”. Shnejderi që erdhi të enjten e shkuar në Milano dhe që nuk u stërvit asnjëherë me shokët e tij të rinj, mbeti i befasuar nga të gjithë, por thotë fjalë të veçanta për Etonë, i cili pak ditë më parë e kishte mbuluar me lavde pak para ardhjes te kampionët e Italisë: “Jam i lumtur për mënyrën sesi luajta, -vazhdoi holandezi, - dhe për përshtatjen që gjeta më në fund në fushë me Etonë.

E dija që Samueli është një futbollist i madh, por nuk mund të imagjinoja, që duke luajtur në krah të tij, të ishte kaq e lehtë”. Duke qëndruar te kamerunasi, sprinti i tij i madh e lejoi Interin të fitojë një 11-metërsh në derbi, që solli dhe golin e dytë. Duket që Eto është një sulmues i pakontrollueshëm, që shënon dhe të lejon të shënosh, duke çarë mbrojtjet kundërshtare. Por Samueli nuk është plotësisht i kënaqur nga paraqitja e tij, pavarësisht nga triumfi i zikaltërve ndaj Milanit. Ai shpjegon: “Nuk shënova, pra do të thotë që mund të luaja më mirë”.

Re: Kampionati italian

Posted: Wed, 02 Sep 2009 , 07:41
by fpjalmi
Spaleti i inatosur, lamtumirë Roma?

Gjashtë gola të pësuar në dy ndeshje, asnjë pikë në renditje. Bilanci i Romës është zhgënjyes dhe mund të shkaktojë një “tërmet” të paparashikuar. Luçiano Spaleti është shumë i inatosur dhe paska menduar deri dhe dorëheqjen nga detyra. Pas dështimit me Juventusin, trajneri verdhekuq, mjaft i mërzitur me merkaton, ka pasur një takim me drejtuesit Prade, Tempestili e Konti. Për momentin ka vetëm heshtje, por në orët që vijnë mund të ketë të reja. “Në momente si këto, është më mirë të flasësh për t’u sqaruar. Dorëheqja? Të mos bëjmë shaka”, - është komenti i vetëm i filtruar pas takimit me drejtuesit romanë. Pas ndeshjes me Juven, Spaleti tha: “Na mungon sedra në fushë

Re: Kampionati italian

Posted: Wed, 02 Sep 2009 , 07:41
by fpjalmi
Seria A është kampionati më i vjetër

Në Serinë A ka pak hapësirë për lojtarët e lindur në sektorët e të rinjve. Është kjo ajo që del nga raporti i Vëzhgimit të Lojtarëve Profesionistë. Por jo vetëm kaq: në Itali është rritur edhe mosha mesatare e futbollistëve: nga 25.8 e sezonit 2007-2008, ka shkuar në 26.1 këtë vit. Seria A, në krahasim me kampionatet e tjerë të Europës (Premier Liga, Liga, Bundesliga dhe Ligë 1), ka në të vërtetë moshën mesatare më të lartë: 26.7.

Franca ka atë më të ulët (25.3), por me një +0,47 në 12 muaj po përshtatet me moshën e përgjithshme. Sipas raportit, pesë skuadrat e para të çdo kampionati, kanë aktivizuar 26.4 futbollistë gjatë sezonit.

Re: Kampionati italian

Posted: Thu, 03 Sep 2009 , 07:27
by fpjalmi
Leonardo: Nuk ka nevojë për raportime


Autori: editor
Data: 02/09/2009
Version Print


Trajneri kuqezi është rikthyer në stërvitje për të gjetur zgjidhje të reja për Milanin

Leonardo, ditën e hënë, ka qenë në Brazil tek familja e tij, por është kthyer dje në Milanelo, në kohë për rifillimin e stërvitjes. Dhe në Milanelo ka gjetur Adriano Galianin, administratorin e deleguar që shpesh largohet nga zyra e tij dhe shkon të takojë skuadrën në momente delikate. “Me Galianin flas gjithmonë, nuk ka nevojë për asnjë raportim”, ka thënë Leo. Ndoshta nuk ka patur nevojë për një raportim të shkruar, por sigurisht të dy kanë folur gjatë pas derbit.

SHPJEGIMET - “Kam folur me Leonardon dhe më ka dhënë përgjigje të kënaqshme në lidhje me atë, që ka ndodhur të shtunën. Duhet të rikthehemi menjëherë të grumbullojmë pikë”. Ky ka qenë komenti i Galianit, i cili ka tentuar ta rikthejë në normalitet situatën që është krijuar pas humbjes së thellë të pësuar në derbi dhe kritikave të shumta, që kanë shënjestruar stafin teknik për shkak të vonesës së zëvendësimit të Gatuzos, e cila ka shkaktuar padurim dhe në fund nxjerrjen me kartonin e kuq të lojtarit. Ditën e hënë Rino ka bërë të ditur se “ka qenë faji im, nuk doja të dilja, kisha turp”. Kështu, shpirti i tij luftarak këtë herë e ka shtyrë të gabojë.

ABATE - Tre ditë pas humbjes me Interin ndihet erë ndryshimesh në shtëpinë e Milanit, mbi të gjitha në mbrojtje. Paraqitja jo shumë e mirë e Jankulovskit kundër zikaltërve duket se ka bindur Leonardon që ta lërë në stol lojtarin çek. Në vendin e tij do të aktivizohet i riu Abate. Lojtari i kombëtares italiane Under-21 do të aktivizohej në krahun e djathtë të mbrojtjes me Zambrotën që do të kalojë në krahun e majtë.

Re: Kampionati italian

Posted: Thu, 03 Sep 2009 , 08:35
by fpjalmi
Berluskoni: Besim te Ronaldinjo dhe Leonardo
» Dërguar më: 02/09/2009 - 13:45


Lajme te ngjashme
Besimi dhe kombësia në një vepër të pabotuar të At Gjergj Fishtës
• Datë: Jun 07, 2009




Silvio Berluskoni nuk e humb besimin te Milani as pas disfatave si ajo me Interin ditën e shtunë. Sidomos në adresë të Leonardos dhe të “privilegjuarit” të tij Ronaldinjo. “Leonardos duhet t’i japim kohë, është një trajner që sapo ka nisur, - tha Berluskoni. – Ronaldinjo? Ai mund ta bëjë Milanin një skuadër fituese”, u shpreh më tej padroni i kuqezinjve. E ndërkohë, zëvendës presidenti Adriano Galiani dje ishte në Milanelo për të folur me Leonardon në lidhje me disfatën në derbi. Ai ka kërkuar nga trajneri një raport të detajuar për momentin e ndërrimit të Gatuzos me Sedorf, ku u krijua një situatë komike pasi holandezi nuk ishte gati. Galiani ka folur edhe me vetë Sedorf për këtë çështje të pakëndshme.

Re: Kampionati italian

Posted: Thu, 03 Sep 2009 , 08:37
by fpjalmi
Italia ngjan si Juventus, por Lipi mbyll polemikat
» Dërguar më: 02/09/2009 - 13:46



Altin Latifi

Skuadrat kombëtare do të luajnë në fundjavë ndeshjet ndoshta më decizive në këtë fazë të eleminatoreve të Botërorit dhe që mund të vendosin jo pak përsa i përket kualifikimit në “Afrika e Jugut 2010”. Kampionët e botës në fuqi e kanë nisur vetëm dje grumbullimin për sfidën e radhës, që i çon në Tbilisi, përballë Gjeorgjisë së Hektor Kuper. Për të kaltërit është një sfidë jo pak delikate, duke parë rrugën e gjatë që duhet bërë apo faktin se përballë do të jenë futbollistë përgjithësisht të panjohur. Edhe pse fushata kualifikuese e Italisë përgjithësisht ka qenë e mirë, Marçelo Lipi ndjen në grupin 8 presionin e Irlandës së Trapatonit, që është vetëm 1 pikë mbrapa. Në kombëtaren italiane ndodhen aktualisht 8 futbollistë të Juventusit, përfshirë të sapoblerin Fabio Groso. “Juventusi beson shumë te futbollistët italianë, kështu që është normale që unë ta kthej vëmendjen time te kjo skuadër, - u përgjigj Lipi ditën e djeshme ndaj këtij ngacmimi të gazetarëve. – Jam i kënaqur edhe për faktin se Groso e Kanavaro janë kthyer në Itali”. Pas Gjeorgjisë, Italia do të presë në shtëpi Bullgarinë, një skuadër tepër e vështirë për t’u mundur. “Nëse i fitojmë të dyja ndeshjet, atëherë kemi bërë një hap të madh përpara. Distanca me Irlandën është gjëja e vetme që më intereson”, deklaroi Lipi. Në bazë të rregullave të vendosura nga FIFA, çdo skuadër që renditet e para në grupet 1-8, kualifikohet direkt, ndërsa 4 të tjerat caktohen nga plej-ofet e vendeve të dyta.
Problemet
Pavarësisht situatës në renditje, Marçelo Lipi e di mirë se Italia “zjen” nga polemikat në këtë periudhë. Duke nisur nga mosthirrja e Antonio Kasanos, pa më të voglin dyshim një prej futbollistëve më në formë të Serisë A për momentin. “Kasano? Nuk ka asnjë çështje dhe nuk është një diskutim që më nervozon, - sqaroi trajneri kampion bote. – Ashtu si unë respektoj mendimet e të tjerëve, edhe ata duhet të më respektojnë mua”. Nuk mund të mungonte një pyetje mbi derbin, sidomos pas polemikave me Hoze Murinjon. “Nuk e prisja një rezultat të tillë. Interi është shumë i fortë dhe përfitoi nga episodet”. Më tej akoma, një tjetër çështje është natyralizimi i Amaurit, por edhe i Diegos. “Nuk ekziston një vullnet i tillë për të marrë lojtarë nga vende të tjera”, deklaroi tekniku “axurr”. Më tej, problem duken edhe mungesat. “Po të ishte Gatuzo do të luante, por kemi thirrur Markionin”.
Groso
Fabio Groso ka qenë dyfish i lumtur në grumbullimin e djeshëm: për thirrjen në kombëtare dhe për kalimin nga Lioni te Juventusi. “Jam shumë i lumtur që kthehem në shtëpi, - tha ai në qendrën e grumbullimit të kombëtares. – Juve mund të synojë gjëra të mëdha në të gjitha kompeticionet. Ferrara ka qenë trajneri im në kombëtares, e vlerësoj shumë dhe më bëhet qejfi si për të, ashtu edhe për Kanavaron e të tjerët. Tratativa ishte e gjatë dhe e vështirë, por Juventusi ishte skuadra që doja”, deklaroi Fabio Groso.

Re: Kampionati italian

Posted: Thu, 03 Sep 2009 , 08:37
by fpjalmi
Morati: Kemi potencial, por Juve është serioze
» Dërguar më: 02/09/2009 - 13:45





Presidenti i Interit Masimo Morati ka vlerësuar se Juventusi këtë vit do të jetë padyshim një rival për t’u marrë në konsideratë në luftën për titullin kampion. “Interi mund të arrijë rezultate të rëndësishme, por edhe Juve është një skuadër serioze, që mund të luftojë në Serinë A dhe në Champions”, deklaroi ai. Për të dy klubet ka qenë një fundjavë tepër e suksesshme. Interi fitoi 4-0 në derbin me Milanin, një rezultat që i ka lumturuar të gjithë në shtëpinë zikaltër, ndërsa Juventusi mori një fitore të madhe në shifrat 3-1 ndaj Romës. “Ndeshja me Milanin u luajt shumë mirë dhe përveç moralit, na ka dhënë imazhin e një skuadre në kondicion të mirë dhe që mund të arrijë objektiva të mëdha. Besoj se për skuadrën, kjo fitore ishte shumë e rëndësishme në prag të sfidës me Barcelonën. Ulëm ritmin? Po e kontrollonim aq mirë ndeshjen, sa s’kishim nevojë për gola të tjerë”, u shpreh Morati.

Re: Kampionati italian

Posted: Thu, 03 Sep 2009 , 08:43
by fpjalmi
Shpërbëhet Inter 15 lojtarë me kombëtaret
Janë gjithsej 15 lojtarë të Interit që do të impenjohen në ndeshjet miqësore dhe ato zyrtare të Kombëtareve që do të zhvillohen në ditët e para të shtatorit. Santon është grumbulluar nga Italia. Mario Baloteli dhe Lorenzo Krisetig janë pjesë e listës së lojtarëve U21. Por ka edhe të tjerë titullarë të zikaltërve që do të impenjohen në Kombëtare: brazilianët Lusio, Maikon dhe Hulio Sezar, argjentinasit Zaneti e Milito, pastaj Kivu, Shnajder, Stankoviç, Kordoba, Eto, Muntari. Madje edhe Rene Khrin është grumbulluar për herë të parë me Slloveninë.

Re: Kampionati italian

Posted: Thu, 03 Sep 2009 , 08:43
by fpjalmi
Muntarit dhe Vieira u vidhen 1 mln euro
Një milion euro është shifra që kanë “përfituar” disa hajdutë të shtunën në mbrëmje, të cilët kanë vjedhur shtëpinë e Sulej Muntarit dhe Patrik Vieiras. Një “aksion” si në filma që ka shkatërruar festimet e dy lojtarëve zikaltër, të cilët kanë hyrë në fushë në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Milanit. Sipas policisë italiane hajdutët kanë qenë më shumë se dy dhe kanë hyrë në shtëpitë e lojtarëve të Interit nga dritaret. Forcat e rendit kanë bërë të ditur se janë vjedhur para kesh me një shifër të përafërt me 10 mijë euro, por ajo që ka shtuar dëmin kanë qenë objektet me vlerë që janë marrë nga shtëpitë e të dy lojtarëve.

Re: Kampionati italian

Posted: Thu, 03 Sep 2009 , 08:44
by fpjalmi
Milan, klubi më “kurnac” i Serisë A
Dje në orën 19:00 dyert e merkatos janë mbyllur për t’u hapur sërish në muajin janar. Ajo që të bie në sy me përfundimin e merkatos janë bilancet e klubeve, ku menjëherë dallohet ai i kuqezinjve, i cili e ka mbyllur këtë merkato duke investuar 29.65 milionë euro dhe arkëtuar nga shitjet e lojtarëve plot 84.65 milionë, pra me pak fjalë Milani ka futur në arkat e klubit gjatë kësaj vere plot 55 milionë euro, duke fituar kështu vendin e parë si klubi më “kurnac” në Itali. Në vend të dytë pas kuqezinjve, radhitet Interi, i cili falë largimit të Ibrahimoviç në fund të merkatos ndërmjet shitjesh dhe blerjesh ka arkëtuar 37.3 mln euro, zikaltërit ndiqen nga Fiorentina (+27.8), Udineze (+27.62) dhe Roma (+17.7).

Re: Kampionati italian

Posted: Fri, 04 Sep 2009 , 07:25
by fpjalmi
Trezeguet: Vitin tjeter do largohem nga Juve
03/09/2009 14:40

David Trezeguet do largohet nga Juventusi ne fund te ketij sezoni pas shume viteve ta kaluara ne Torino.

Kete gje e ka bere te ditur vete lojtari francez ne nje konference per shtyp. “Ne kete shoqeri kam shkruar historine time. Heret a vona ka nje fund per gjithcka. Nuk ka ndryshuar asgje ne marredheniet me klubin dhe une nuk kam kerkuar asnjehere te largohem”, theksoi sulmuesi.

Ne vijim, ai shtoi se kontrata me bardhezinjte nuk ka qene asnjehere problem per te. “Eshte nje vendim qe e kam marre para shume kohesh. Do kthehem ne France bashke me familjen time por ende nuk e di se ku”, perfundon David Trezeguet.