Page 66 of 86

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Thu, 04 Jun 2009 , 11:45
by GOLDIAN
edhe une tham te losim ofensiv e te shofim sa force kena

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Thu, 04 Jun 2009 , 11:59
by REINIS
Me mire nji dite si tiger sesa 1000 vjet si dele!

E shtuna osht dita kur duhet te jemi TIGRI! 8)

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Fri, 05 Jun 2009 , 02:09
by fpjalmi
GOLDIAN wrote:nese portugezt nuk fitojne ne tirane i ka hanger dreqi
skane shanse per kualifikim
cdo gja mund te ndodhin.

portogalia asht shum dobet si kombetare.

flasin piket qe ka ne grup

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Fri, 05 Jun 2009 , 02:12
by fpjalmi
GOLDIAN wrote:edhe une tham te losim ofensiv e te shofim sa force kena
ke shum te drejte goldi.,

le te shohim se qa mund tre bajn 2 sulmuesa ma shum

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Fri, 05 Jun 2009 , 02:12
by fpjalmi
GOLDIAN wrote:edhe une tham te losim ofensiv e te shofim sa force kena
deshta me than le te shohim shqipnine me 2 sulmuesa

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Sat, 06 Jun 2009 , 12:22
by GOLDIAN
o vllazen tu pa kete komentin te top chanell
ku thote cana i kthen pergjigje kuerozit
une prita se ca po ikthen ky thote aj duhet ta dine se shqiptaret jane krenar pavarsisht futbollit apo dicka tjeter :roll: :roll: :roll: :roll: :roll:
pergjigje apo a asht kjo :roll: :roll:
kuzhe keka simpatik ma :lol:

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Sat, 06 Jun 2009 , 16:17
by fpjalmi
GOLDIAN wrote:o vllazen tu pa kete komentin te top chanell
ku thote cana i kthen pergjigje kuerozit
une prita se ca po ikthen ky thote aj duhet ta dine se shqiptaret jane krenar pavarsisht futbollit apo dicka tjeter :roll: :roll: :roll: :roll: :roll:
pergjigje apo a asht kjo :roll: :roll:
kuzhe keka simpatik ma :lol:
te pakten e paska edhe nji te mire perveq borxheve :D :D :D

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Sat, 06 Jun 2009 , 17:34
by fpjalmi
Duan të na mundin me goditje dënimi
Synojnë të fitojnë goditje standarte afër zonës, që do ekzekutohen nga Deko e Ronaldo
Trajneri i Portugalisë ka zbuluar se ku shpreson që skuadra e tij të bëjë diferencën

Trajneri i Portugal
isë, Karlos Keiroz,
nuk mund t’ia lejojë
vetes, skuadrës dhe
vendit të tij, që të mos marrë
pjesë në Kupën e Botës
2010. Në të vërtetë, e dinë
gjithashtu që gjithçka do të
varet nga ecuria e tyre në
ndeshjet e mbetura të fazës
kualifikuese për në Afrikën
e Jugut, ndaj janë të gatshëm
të japin maksimumin.
Një Kombëtare e
mbushur me yje, e cila është
e aftë të mundë çdo
kundërshtar. Gjithsesi, në
sfidën përballë Shqipërisë,
tekniku portugez është
munduar të parashikojë
gjithçka, duke e vlerësuar
forcën tonë. Në ndeshjen e
parë, ne treguam se jemi një
skuadër që di të mbrohet
dhe që di t’i ndalojë,
ndërkohë që këtë herë Portugalisë
nuk i lejohet as
edhe një gabim. Në stërvitjen
e zhvilluar ditën e
djeshme, në stadiumin “Qemal
Stafa”, trajneri Keiroz
ka lënë të kuptohet fare qartë
se ku do ta përqendrojë
lojën e skuadrës së tij, për të
arritur atë që kërkon, pikërisht
fitoren. Ai ka parashikuar
që ne sërish do të luajmë
në mbrojtje, duke u
munduar me të gjitha forcat
për të marrë pikë, e në një
situatë të tillë, ka gati një
taktikë që shpreson se do të
funksionojë. Stërvitja e
djeshme zgjati 60 minuta
dhe lojtarët portugezë luajtën
në kuadrat të vogël. Ata
i kushtuan rëndësi aspektit
fizik, por ajo që spikati
më shumë ishte stërvitja e
diferencuar e Dekos dhe
Kristiano Ronaldos. Arsyeja
nuk ka qenë aspak për shkak
të ndonjë dëmtimi, por
sepse ata të dy do luajnë rolin
kryesor në taktikën e
fshehur të trajnerit Karlos
Keiroz. Ata kanë praktikuar
gjatë gjithë kohës goditjet e
dënimit, sepse pikërisht aty
shpresojnë që ta mundin
mbrojtjen tonë e të gjejnë
rrugën e rrjetës. Aftësia e futbollistëve
portugezë në
ecjen me top dhe driblimet
nuk kanë nevojë për koment,
mirëpo këtë herë nuk
do kërkojnë që të kalojnë futbollistët
tanë, por të drejtohen
në afërsi të zonës dhe
të mundohen të fitojnë
goditje dënimi, të cilat do
u besohen pikërisht dy
“mjeshtërve” më të mirë të
Evropës për momentin. Futbollistët
tanë duhet tëtregohen me të vërtetë
kujdesshëm, duke ditur që
shpeshherë ndërhyrjet e
tyre janë disi të nxituara, të
shtyra edhe nga emocionet
e lojës. Pikërisht prej këtij
faktori kërkon të përfitojë
edhe Kerioz. Një ndeshje në
të cilën Portugalia parashikon
se nuk do të ketë
shumë ndryshime në krahasim
me atë të Bragës në
aspektin taktik, por që këtë
herë besojnë se do të ketë
gola dhe që do të mjaftojnë
për t’u dhënë tri pikët.

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Sat, 06 Jun 2009 , 17:35
by fpjalmi
FORMACIONI I MUNDSHËM

EDUARDO
MIGEL
NANi
ALMEIDA
Portugalia
KARVAJOB.ALVESH DUDA
DEKO
MEIRELES
PEPE
K.RONALDO

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Sat, 06 Jun 2009 , 17:35
by fpjalmi
Trajneri ndërron mendje për skemën, luajmë vetëm me Bogdanin
Kuzhe imiton Hanin, me një sulmues



Do të luajmë me një sulmues,
ashtu si edhe kur Kombëtaren
e drejtonte Ari
Hani. Kuzhe ka ndërruar
mendje dhe, sipas të gjitha
gjasave, sot do të jenë në
vijën e sulmit vetëm Skela
me Bogdanin. Vetëm në një
gjysmëfushë improvizohen
dy porta hungareze, të përbëra
prej shkopinjsh të
hollë. Janë 12 lojtarë të veshur
sipër të kuqes me një
mantel blu dhe 11 të tjerë
kundërshtarë të tyre me
bluza të kuqe. Me 12 lojtarët
“blu”, tekniku i regjur i
klubeve kroate nuk mund
ta fshihte qëllimin se kjo
është përbërja me portugezët.
Po pse 12 futbollistë
dhe jo 11-të? Enigma e
parë u shfaq. Rebusi vështirësohet
për t’u zgjidhur.
Dinakëria me emrin Kuzhe
filloi të punojë, sot (dje) më
shumë se kurrë. Fantazia
“mashtruese” e kroatit
funksionon në mënyrën e
saj. Dhe luan ky kroat i çuditshëm
në dy plane bazë:
lojtarët të mos dinë se cilët
do të luajnë deri sa e gjykon
ai ta shfaqë formacionin
dhe shtypi, apo mbase
edhe spiunë portugezë, të
mos orientohen se çfarë ka
ndërmend të bëjë. Por ajo që
na befasoi është se lojtarët
kryenin me saktësi skema
taktike, duke besuar se ishin
plotësisht të qartë në veprimet
që kryenin, përsëri
pa bërtitur, pa folur, në
heshtje dhe në urtësi të
plotë. Me dy lojtarët që po
aktivizonte me numrin 11-
të, pasi Hidi stërvitej
veçantë, Kuzhe i ngatërronte
të gjithë nën rebusin e tij
magjik. Çfarë ndodhte?!
Rreshtimi: Vangjeli, Cana,
Curri, Vrapi (mbrojtja). Beqiri
para tyre dhe tre mesfushorë:
Duro, Bulku, Agolli.
Skela para mesfushorëve
ose pas tre sulmuesve Salihi,
Bogdani (në qendër) dhe
Kapllani. Cili do të luajë në
sulm? Komentet dhe debatet
lindën ndërmjet specialistëve
për ta “përkthyer”
këtë rebus kroat. Në fund u
vendos kështu: Vangjeli,
Cana, Curri, Vrapi. Para
tyre Beqiri dhe Bulku. Mesfusha
me Duron, Skelën
dhe Agollin dhe Bogdani
në sulm. Atëherë ku janë dy
sulmuesit këtu?! Ankth
dhe frikë e kroatit dhe Shqipëria
në suksesin e barazimit!
Apo ofensiva e kuqezinjve
deri në kufijtë e aventurës
vrastare të ëndrrës
portugeze, për ta marrë
kualifikimin nga “Qemal
Stafa”?! Kishte edhe një ide
3-5-2, apo edhe një lajthitje
e momentit në 4-3-3. Por dje
në “Niko Dovana” një gjë
është qartësuar: pavarësisht
se rebusi taktik me emrin
Kuzhe mbetet në fuqi deri në
minutën e parë të ndeshjes,
varianti 4-4-2 do të copëzohet
në 4-4-1-1. Në balotazh
Kapllani me Bogdanin, por
ky i fundit duket se është më
i favorizuar. Bujar Qesja

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Sat, 06 Jun 2009 , 17:36
by fpjalmi
Kroati, dje në Tiranë: I lumtur që kthehem këtu
Këshilla e Bariçit: Hiqi të vjetrit!


Kuzhe ka nevojë për këshilla,
në mënyrë që ta njohë më
mirë Shqipërinë dhe ambientin
e ri ku punon. Dhe miku i
tij, Oto Bariç, është i gatshëm
t’ia japë disa të sugjerime trajnerit
të përfaqësueses sonë,
me qëllim që ai të mos ketë fundin
e “plakushit”. Ish-trajneri
i Kombëtares kuqezi u rikthye
dje në Shqipëri, pas largimit
në nëntor të vitit 2007, kur vendosi
të jepte dorëheqjen pas
humbjeve 4-2 me Bjellorusinë
dhe 6-1 me Rumaninë. Bariç
lëshoi disa akuza të rënda
asokohe, duke thënë shprehimisht
se dyshonte që të paktën
dy lojtarë të përfaqësueses
mund ta kishin shitur
ndeshjen. Megjithatë, dje me
stilin e tij snob, Bariçi ka
dashur të zbusë situatën, duke
thënë se shumica e deklaratave
të tij ishin keqinterpretime
mediatike. “U riktheva në Shqipëri
me ftesë të federatës suaj
të futbollit dhe për të parë nga
afër ndeshjen e një miku tim të
ngushtë, Josip Kuzhesë. Do ta
takoj atë dhe do përpiqem t’i
jap edhe disa këshilla, pasi
unë e njoh mjaft mirë ambientin
këtu. Jam i gëzuar që u riktheva
në Shqipëri. Do të doja
shumë që Shqipëria të bënte
hapa para dhe të bëjë sa më
shumë arritje. Ruaj ende marrëdhënie
të mira me disa
lojtarë, dhe më vjen mirë që do
t’i shoh nesër të luajnë. Erdha
edhe për njerëzit që më ftuan”,
- deklaroi Bariç për mediat. Si
zakonisht, trajneri nuk i ka
kursyer surprizat. Gjatë drekës
që ka ngrënë me disa nga miqtë
e tij, mësohet se ka pyetur me
nota humori: “Akoma me
lojtarët e vjetër luani? Shpresoj
që Kuzhe të fusë sa më shumë
të rinj”. I pyetur në lidhje me
deklaratat e tij në median
kroate, se dyshonte që lojtarët
shqiptarë i kishin shitur
ndeshjen, Bariç përgjigjet:
“Nuk mendoj se është e drejtë
të më bëni këto lloj pyetjesh. Unë
gjithmonë e kam vlerësuar Shqipërinë”.
Ai është shprehur
optimist për ndeshjen e sotme,
duke thënë se kuqezinjtë mund
ta ndalin skuadrën e Karlos
Keirozit. “Është pa më të voglin
dyshim një ndeshje shumë
e vështirë. Portugalia ka një
ekip të mirë dhe këtë e them
edhe nga përvoja ime si trajner
kundër saj. Ata vijnë me një
objektiv të madh në vendin
tuaj, ndaj jam i bindur se do të
jenë agresivë që në fillim.
Megjithatë kam bindjen se nëse
skuadra luan me të gjitha
forcat, Shqipëria mund të marrë
një rezultat pozitiv. Kjo është
ndeshja e parë e mikut tim
Kuzhe dhe shpresoj që lojtarët
të japin më të mirën”, përfundoi
Bariçi. J.Halilaj

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Sat, 06 Jun 2009 , 17:37
by fpjalmi
fpjalmi wrote:Trajneri ndërron mendje për skemën, luajmë vetëm me Bogdanin
Kuzhe imiton Hanin, me një sulmues



Do të luajmë me një sulmues,
ashtu si edhe kur Kombëtaren
e drejtonte Ari
Hani. Kuzhe ka ndërruar
mendje dhe, sipas të gjitha
gjasave, sot do të jenë në
vijën e sulmit vetëm Skela
me Bogdanin. Vetëm në një
gjysmëfushë improvizohen
dy porta hungareze, të përbëra
prej shkopinjsh të
hollë. Janë 12 lojtarë të veshur
sipër të kuqes me një
mantel blu dhe 11 të tjerë
kundërshtarë të tyre me
bluza të kuqe. Me 12 lojtarët
“blu”, tekniku i regjur i
klubeve kroate nuk mund
ta fshihte qëllimin se kjo
është përbërja me portugezët.
Po pse 12 futbollistë
dhe jo 11-të? Enigma e
parë u shfaq. Rebusi vështirësohet
për t’u zgjidhur.
Dinakëria me emrin Kuzhe
filloi të punojë, sot (dje) më
shumë se kurrë. Fantazia
“mashtruese” e kroatit
funksionon në mënyrën e
saj. Dhe luan ky kroat i çuditshëm
në dy plane bazë:
lojtarët të mos dinë se cilët
do të luajnë deri sa e gjykon
ai ta shfaqë formacionin
dhe shtypi, apo mbase
edhe spiunë portugezë, të
mos orientohen se çfarë ka
ndërmend të bëjë. Por ajo që
na befasoi është se lojtarët
kryenin me saktësi skema
taktike, duke besuar se ishin
plotësisht të qartë në veprimet
që kryenin, përsëri
pa bërtitur, pa folur, në
heshtje dhe në urtësi të
plotë. Me dy lojtarët që po
aktivizonte me numrin 11-
të, pasi Hidi stërvitej
veçantë, Kuzhe i ngatërronte
të gjithë nën rebusin e tij
magjik. Çfarë ndodhte?!
Rreshtimi: Vangjeli, Cana,
Curri, Vrapi (mbrojtja). Beqiri
para tyre dhe tre mesfushorë:
Duro, Bulku, Agolli.
Skela para mesfushorëve
ose pas tre sulmuesve Salihi,
Bogdani (në qendër) dhe
Kapllani. Cili do të luajë në
sulm? Komentet dhe debatet
lindën ndërmjet specialistëve
për ta “përkthyer”
këtë rebus kroat. Në fund u
vendos kështu: Vangjeli,
Cana, Curri, Vrapi. Para
tyre Beqiri dhe Bulku. Mesfusha
me Duron, Skelën
dhe Agollin dhe Bogdani
në sulm. Atëherë ku janë dy
sulmuesit këtu?! Ankth
dhe frikë e kroatit dhe Shqipëria
në suksesin e barazimit!
Apo ofensiva e kuqezinjve
deri në kufijtë e aventurës
vrastare të ëndrrës
portugeze, për ta marrë
kualifikimin nga “Qemal
Stafa”?! Kishte edhe një ide
3-5-2, apo edhe një lajthitje
e momentit në 4-3-3. Por dje
në “Niko Dovana” një gjë
është qartësuar: pavarësisht
se rebusi taktik me emrin
Kuzhe mbetet në fuqi deri në
minutën e parë të ndeshjes,
varianti 4-4-2 do të copëzohet
në 4-4-1-1. Në balotazh
Kapllani me Bogdanin, por
ky i fundit duket se është më
i favorizuar. Bujar Qesja
nuk paskena gja ne terezi.

sulmi me 1 dhe do jete bogdani

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Sat, 06 Jun 2009 , 17:43
by fpjalmi
Bastet, Portugalia favorite absolute
06/06/2009 09:30

Pavaresisht presionit, pasi sfida ne Tirane cilesohet "per jete a vdekje", Portugalia e Kristiano Ronaldos shihet si favoritja absolute per te fituar ne "Qemal Stafa".
Kompanite e ndryshme te basteve e kuotojne shenjen "2" ne skedine me koeficientin 1.3. Barazimi jepet me 4.65, ndersa fitorja e Shqiperise shihet si rezultat surprize dhe kuotohet 8.5.

E ndryshme eshte çeshtja e golave: problemet e luzitaneve ne tri ndeshjet e fundit, ku nuk kane arritur te shenojne dhe loja mbrojtese e kuqezinjve, bejne qe koeficienti per barazimin 0-0 (ashtu si ne Braga) te jete 3.0. Si rezultatet me te mundshme te kesaj perballjeje shihen fitoret 0-1 (3.0) dhe 0-2 (5.0) te luzitaneve.

Sipas "bookmaker"-save, shanset me te medha jane qe rezultati te zhbllokohet ne 15 minutat e para te ndeshjes: rrjeta ne kete periudhe kohore kuotohet 2.45. Sa me shume qe te zgjase rezistenca e kuqezinjve, koefi cienti rritet, ndersa per golin ne 15 minutat e fundit, bastexhinjte perfitojne 19-fi shin e shifres se vendosur.

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Sat, 06 Jun 2009 , 17:51
by fpjalmi
Kužhe pak para ndeshjes: Një pikë do të ishte mrekulli
Trajneri Josip Kuzhe do të bëjë debutimin në krye të kombëtares shqiptare, me të cilën ka nënshkruar jo shumë ditë më parë një kontratë 2.5 vjeçare, e cila do të rishikohet në fund të vitit të parë, në bazë të arritjeve. Prezantimin si trajner i Shqipërisë do ta bëjë në një ndeshje tejet delikate dhe të vështirë, ndaj Portugalisë, e cila njihet për nivelin e lartë në Europë dhe Botë. Pak orë para fillimit të ndeshjes, pasi ka publikuar edhe formacionin kuqezi, Kuzhe, për “Jutarnji List”, gazetë kroate, ka deklaruar: “Nuk jam këtu thjesht për të drejtuar një ekip, që më rezulton solid, por edhe për të arritur rezultate pozitive. Audienca dhe media në Shqipëri presim një mrekulli nga ne, nga ana tjetër jam i vetëdijshëm se luajmë ndaj një emri të madh të futbollit ndërkombëtar, Portugalisë, në gjirin e së cilës ka lojtarë yje, idhuj për çdo fëmijë, siç janë K.Ronaldo, Deko, Carvalho etj.”

Ky fat e ka ndjekur Joseph Kužhenë, teksa tashmë gjendet në një “menu të re”, në krye të kombëtares shqiptare të futbollit. E megjithatë, Shqipëria, ndaj Portugalisë, në fushën e kësaj të fundit, tetorin e vitit të kaluar, ka marrë një barazim historik. Një 0-0 i bujshëm. Imagjinoni, brenda në Portugali! Gjë të cilën e di edhe Kuzhe, ndaj thotë se do të bëjë gjithçka për ta frenuar sërish K.Ronaldon me shokë, çka do t’i linte ata jashtë “Botërorit 2010”. “Kam shtatë ditë në krye të ekipit. Më përpara nuk kisha njohuri rreth lojtarëve, por tashmë mund t’ju them diçka me siguri: kombëtarja shqiptare nuk dorëzohet para askujt. Nuk më është dashur shumë kohë, për të vërtetuar menjëherë dy gjëra: Oto Bariçi kishte të drejtë kur më pati paralajmëruar për cilësinë e lojtarëve që ka Shqipëria. Gjithashtu, atmosfera në ekip është e madhe, besojnë e guxojnë edhe për të fituar. Kjo tregon se Shqipëria di të luajë futboll, pa asnjë ndjenjë inferioriteti ndaj kundërshtarit. Me këtë nuk dua të them se ne kemi “pasuritë e tyre”, lojtarë yje si K.Ronaldo, Deko etj., por kemi shanse për t’ua bërë jetën të vështirë në Tiranë. Është fakt se Shqipëria i ka humbur të gjitha gjasat për ndonjë kualifikim në grup. Megjithatë, për shkak të atmosferës, fundja e fundit edhe për shkak të debutimit tim, do të ishte gjëja më e mirë për të mos humbur. Fitorja ndoshta është shumë, por barazimi do të ishte një mrekulli. Nëse do t’ia arrijmë kësaj, edhe për mua puna do të ishte më e lehtë për të vepruar në të ardhmen.”








Situata një ditë para ndeshjes:

Është treguar diplomat i vërtetë që në momentin e parë që ka shkelur në tokën shqiptare dhe ka sjellë një frymë të re në kombëtare, atë që i ka munguar muajt e fundit me holandezin Ari Han. Josip Kuzhe do të debutojë si trajner i kuqezinjve në një ndeshje shumë të vështirë me Portugalinë. Fati mund t’i kishte rezervuar një ndeshje më të lehtë, por atij i pëlqejnë sfidat, të cilat dëshiron t’i përballë pa pasur frikë. Shtatë ditë në krye të kuqezinjve janë shumë pak për një trajner, të cilit i kërkohet rezultati pozitiv me Portugalinë e Kristiano Ronaldos. Diçka ka ndryshuar me kombëtaren, të paktën në mentalitet, megjithatë do të jetë fusha e lojës ajo që do të tregojë impaktin e Josip Kuzhes. Dje kroati u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp të parandeshjes, ku ka premtuar se shqiptarët do të ndihen krenarë për skuadrën e tyre, pavarësisht rezultatit. “Sigurisht, gjatë këtyre shtatë ditëve kemi bërë një punë të mirë dhe kemi arritur disa objektiva. Na është dashur në fillim të njihemi me njëri?tjetrin, të ndërtonim një formacion titullar, mënyrën apo modelin tonë të lojës. Si përfundim, do të thosha se jam i kënaqur me atë që kemi bërë. Shqipëria është e përgatitur për ta kaluar me sukses ndeshjen me Portugalinë. Tashmë i kam idetë të qarta për kombëtaren shqiptare dhe jam munduar të përcjell konceptet e mia te futbollistët. Jam përpjekur të ndërtoj një formacion me ide të qarta të lojës mbrojtëse, por edhe sulmuese. Do të thosha se kemi besim te vetja, por duhet theksuar gjithashtu se është shumë e vështirë të përballosh një kundërshtar të fortë si Portugalia. Gjithsesi, kombëtarja shqiptare është e përgatitur dhe plot optimizëm për ndeshjen me Portugalinë. Jemi përpjekur të ndërtojmë një amosferë të mirë dhe shpirtin e fitimtarit dhe jam optimist që futbollistët do të tregojnë diçka,” - ka deklaruar Josip Kuzhe.

? Më cilën skemë dhe formacion do ta përballojë Shqipëria Portugalinë?

? Unë mund ta thosha që tani formacionin, por kemi për të bërë edhe një stërvitje dhe mund të bëj ndryshime, kështu që nuk dua t’ju gënjej, duke ju thënë formacionin e pasaktë. Sa për skemën, për mua është më i rëndësishëm koncepti i lojës, që ka të bëjë me strategjinë me të cilën do të kërkojmë ta përballojmë kundërshtarin. Ne mund të luajmë lojë sulmuese dhe të hapur, ose mbrojtëse. Pra, nuk ka shumë rëndësi skema, që mund të jetë edhe 4?4?2, por koncepti i lojës. Ne jemi përpjekur shumë për të qenë sa më të kujdesshëm në mbrojtje, por njëkohësisisht do të kërkojmë të jemi të rrezikshëm në lojën sulmuese. Do të luajmë sigurisht edhe në sulm, sepse jemi para publikut tonë, por të kuptohemi, kujdesi më i madh do t’i kushtohet mbrojtjes.

? Në seancat stërvitore keni bërë një lëvizje që i ka habitur të gjithë, keni kaluar Beqirin nga mbrojtës në mesfushor shkatërrues…?

? Jam munduar t’u shpjegoj futbollistëve mendimin dhe konceptin tim për lojën dhe mbi këtë bazë do ta ndërtoj skuadrën. Jam munduar t’u shpjegoj të gjitha situatat taktike. Kombëtarja shqiptare ka mesfushorë të shkëlqyer, por që kanë më shumë konceptin e sulmit, si Skela, Duro, Hyka, Bylykbashi, Muzaka etj., por na nevojitet më shumë agresivitet në aspektin mbrojtës. Kjo ka qenë arsyeja që i kam kërkuar Beqirit të luajë në mesfushë dhe jam i lumtur që ai i është përgjigjur pozitivisht kërkesës sime. Në mesfushë kemi nevojë të jemi më agresivë dhe më të organizuar dhe Beqiri mendoj se do ta kryejë shumë mirë këtë detyrë.

? Kueiroz është shprehur se nuk do të donte të ishte në vendin e Kuzhes…?

? Natyrisht, trajneri Kueiroz do të mundohet t’i motivojë futbollistët e tij dhe t’u japë besim për këtë ndeshje. Le ta lëmë Kueirozin të thotë ç’të dojë, kurse ne të mendojmë për veten tonë. Sigurisht, ata janë më të mirë për sa u përket aftësive individuale, por unë dua të besoj që ne i kemi mundësitë për të marrë rezultat pozitiv.

? Pavarësisht se përballë do të kemi Portugalinë, një skuadër të madhe, tifozët janë shumë të ndjeshëm ndaj rezultatit…?

? Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme edhe për mua, sepse është kontakti i parë me tifozët shqiptarë. Mezi pres t’u krijoj besimin ndaj meje shqiptarëve, që sigurisht do të vinte nëpërmjet rezultatit të mirë. Kam ardhur në Shqipëri me respekt të madh për shqiptarët dhe dua që edhe ata të më respektojnë, sigurisht për punën që do të bëj. Rezultati është ai që krijon marrëdhëniet e mia me publikun shqiptar. Ndoshta do të jetë shumë e vështirë për të arritur rezultat pozitiv përballë kualiteteve të Portugalisë, por duhet t’i bëjmë tifozët të ndihen krenarë për lojën tonë. Dua që pas ndeshjes tifozët të thonë se janë krenarë për skuadrën e tyre.



“Futbolli shqiptar, të ardhme të sigurt”

Josip Kuzhe, në njëfarë mënyre, e ka vendosur formacionin që do të hedhë në fushë ndaj luzitanëve, pavarësisht se është shprehur për ndonjë ndryshim në seancën e fundit stërvitore. Kroati ka sjellë diçka të re në vendosjen në fushë, por jo për sa i përket emrave të formacionit. Asnjë nga futbollistët e rinj, të grumbulluar për herë të parë ose që nuk janë aktivizuar në ndeshje të rëndësishme, nuk është në 11-shen e parë, por Kuzhe shprehet shumë i lumtur me formën që kanë treguar. Sipas kroatit të pankinës kuqezi, Shqipëria ka potenciale të pashfrytëzuara në futboll, që na bëjnë të jemi të sigurt për të ardhmen. “Ajo që më ka bërë më të lumtur gjatë trajnimit të kombëtares shqiptare është cilësia e lojtarëve të rinj. Kam mbetur shumë i kënaqur nga këta futbollistë, që do të jenë e ardhmja e kombëtares shqiptare. Duhet të kuptojmë që, pavarësisht cilësive të tyre, do të duhet pak kohë të ingranohen me skuadrën e parë. Kjo është arsyeja pse asnjëri prej tyre nuk është në formacionin titullar. Ju siguroj se shumë shpejt këta të rinj do të formojnë kombëtaren e së ardhmes. Shqipëria ka potenciale në futboll, që na bëjnë të ndihemi krenarë për të ardhmen.”



Sikur t’i njihja më parë futbollistët!

Shtatë ditë janë shumë pak për të bërë shumë punë, megjithatë Kuzhe është shumë optimist. Ka gjetur përkrahjen e të gjithë futbollistëve, të cilët e kanë mirëpritur si “bariun” e tyre. Ka vetëm fjalë të mira dhe premtuese për të thënë, por edhe një peng: “Sikur t’i njihja më parë të gjithë futbollistët!” E ka nisur punën me futbollistët e kampionatit shqiptar, kurse “legjionarët”, ata që luajnë në kampionatet europiane, kanë mbërritur me vonesë. Nëse do të kishte pasur më shumë kohë në dispozicion, përgatitja e kombëtares do të ishte në një shkallë më të lartë. “Nuk mund të flas për anë negative, sepse jam plotësisht i kënaqur nga futbollistët dhe motivimi i tyre. Po, mund ta them diçka që mund ta konsideroj negative: i kam njohur disa lojtarë me vonesë, pasi janë grumbulluar tre?katër ditë më pas, për arsye që tashmë dihen. Do të kisha dashur më shumë kohë në dispozicion për të punuar me këta lojtarë, sepse kane shpirtin e garës dhe janë profesionistë,” - është shprehur Kuzhe.



Kroati, mbledhje të veçantë me titullarët

Rreth orës 11:00 të paradites së djeshme, Josip Kuzhe ka zhvilluar një mbledhje të posaçme me futbollistët e formacionit, që do të luajnë që nga minuta e parë. Në fakt, në sallë kanë qenë 13 kuqezinj, pasi Kuzhe ka dashur të jenë pranishëm edhe Salihi me Likën, të cilët konsiderohen zgjedhje të para në raste zëvendësimesh.





Rrëfimi në shtypin kroat

Basti i Kuzhesë, K.Ronaldo jashtë Botërorit

Trajneri kroat i Shqipërisë, Josip Kuzhe, do të bëjë debutimin ndaj Portugalisë së Kristiano Ronaldos. Pa ndonjë objektiv kualifikues në 3 ndeshjet e mbetura në Grupin 1, Kuzhe ka një bast për të fituar. Të cilin e ka zbuluar për gazetën kroate, “Jutarnji List”, një ditë para sfidës së “Qemal Stafës”, Shqipëri-Portugali. “Para së gjithash, në planin personal, kam një objektiv të brendshëm për ndeshjen me Portugalinë. Në fund të saj dua ta shikoj pafundësisht të mërzitur Kristiano Ronaldon. Një pikë e marrë nga Shqipëria do të thotë Kristiano Ronaldo dhe yjet e tjerë të Portugalisë jashtë “Botërorit 2010?. E parandiej një gjë të tillë, sepse nuk është e pamundur. Ndaj merreni si një bast timin për këtë ndeshje,” - u shpreh përmes linjës telefonike nga Durrësi, ku po udhëheq grumbullimin e kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe. Në këtë pikë, Kuzhe është pak edhe supersticioz, teksa kujton fatin e Portugalisë, po me në krye trajnerin Kueiroz, që mbeti jashtë finaleve të “Botërorit 1994?, pasi nuk u kualifikua në grup. Ehe ky fakt konsiderohet si avantazh nga Kuzhe, për ta fituar bastin që ka vënë me vetveten. Bast i cili ka në thelb finalet e Botërorit të Afrikës së Jugut, vitin e ardshëm, pa praninë e Kristiano Ronaldos dhe yjeve të tjera të Portugalisë.





Lorik Cana: Eshtë momenti për një rezultat historik!

Në mungesë të Altin Lalës, i cili do ta ndjekë ndeshjen nga tribuna për shkak kartonësh, kapiteni i kombëtares shqiptare pritet të jetë Lorik Cana. Është futbollisti më i vlerësuar kuqezi, i njohur në arenën ndërkombëtare tek Olimpiku i Marsejës, një model për t’u ndjekur nga futbollistët e rinj, që dëshirojnë të bëhen dikushi në botën e futbollit. Është krenaria shqiptare në Europë, ai që do të organizojë barrierën kuqezi për t’i bërë ballë furisë portugeze me në krye Kristiano Ronaldon. Gjithmonë mendon pozitivisht kur bëhet fjalë për ngjyrat kuqezi, duke u dhënë krahë shokëve të skuadrës dhe tifozëve shqiptarë anembanë botës. “Për ne është një mundësi e mirë që luajmë në fushën tonë me një prej ekipeve më të mira në botë, që ka në përbërje “yje” të njohur të arenës ndërkombëtare. Me Portugalinë nuk kemi asgjë për të humbur. Është një shans për ne, që të kemi një fillim të ri me trajnerin Kuzhe, i cili do të punojë si trajner për periudhën në vazhdim. E shtuna duhet të jetë një mundësi e mirë për të nderuar vendin tonë dhe për t’i kënaqur tifozët e pranishëm në stadium, por edhe ata që do ta ndjekin ndeshjen nëpërmjet televizorit. Ky është momenti më i mirë që lojtarët të tregojnë cilësitë e tyre dhe, pse jo, të arrijmë një rezultat historik,” - është shprehur Lorik Cana në konferencën e djeshme për shtyp. Roli i Canës në kombëtare tashmë është kthyer në çështje. Në mesfushë apo mbrojtje? Kjo pyetje bëhet në çdo pragndeshje. Për Canën, që është mesfushor tipik shkatërrues, kjo ka pak rëndësi para interesit të kombëtares. “Unë, Skela, Bulku dhe të tjerët kemi biseduar hapur me trajnerin. Ai na ka kërkuar informacione rreth pozicioneve të preferuara dhe ku aktivizohemi në skuadrat tona. Patjetër që disa prej ndesh i njeh. I kam thënë se roli im është mesfushor, por disa herë në kombëtare ose me klubin tim kam luajtur edhe në qendër të mbrojtjes, ku jam shfaqur i suksesshëm. Në mungesë të Dallkut, trajneri mendon se skuadra mund të përfitojë nga kthimi im në mbrojtje, për t’i dhënë këtij reparti më shumë stabilitet, organizim dhe më tepër qetësi. Jam në dispozicionin e tij dhe të skuadrës dhe do të luaj me gjithë qejf më i tërhequr,” - shpjegon Cana. Shqipëria e Kuzhes duket se nuk ka alternativë tjetër përballë Portugalisë: duhet të luajë e tërhequr. Vetë Cana e pranon se ndryshe është e pamundur të luash ndaj këtij kundërshtari kaq cilësor. “Me gjithë dëshirën tonë dhe të tifozëve për të luajtur në sulm, të them të drejtën nuk besoj se do ta arrinim atë rezultat pozitiv. Të jemi të sinqertë, cilësia e futbollistëve portugezë bën diferencën. Nuk mjafton të thuash “do të luajmë në sulm”, ose “do të ushtrojmë presion ndaj kundërshtarëve”, për ta realizuar këtë qëllim. Ata kanë lojtarë shumë të fortë, të cilët në çdo moment mund të depërtojnë dhe të rrezikojnë portën tonë. Nuk kemi mundësinë të luajmë në sulm përballë këtij kundërshtari. S’mund ta përsëritim ndeshjen e parë që kemi zhvilluar në Portugali, duke u hedhur në sulm. Në Bragë duhet ta pranojmë, ishim me shumë fat. Të mos harrojmë se në atë ndeshje luante Beqaj në portë, i cili bëri një paraqitje të madhe. Në këto lloj sfidash 9 në 10 raste i humb. Duhet të shfrytëzojmë momentet kur kemi topin dhe disa raste të veçanta para portës kundërshtare,” - ka vijuar Cana. Barazimi 0-0 në Bragë e ka sjellë me këmbë në tokë Portugalinë, kurse Shqipërisë i ka dhënë besimin se mund të përballet me çdo ekip, pavarësisht emrit që gëzon. Për Lorik Canën nuk ka asnjë dyshim, rezultati i Bragës i ka frikësuar portugezët: “Ndeshja e Bragës është 100 për qind në avantazh të Shqipërisë. Ata janë nën presion, kurse ne me plot besim.”



“Kueiroz, krenarë që jemi shqiptarë!”

Në shtypin sportiv është botuar një deklaratë e trajnerit portugez, Karlos Kuieroz, i cili i ka thumbuar shqiptarët, duke deklaruar se “nuk do të doja të isha në vendin e tyre”. Një deklaratë e tillë nuk është pritur mirë nga Cana, që para se t’i përgjigjej, është menduar gjatë. “S’jam në pozicionin për t’iu përgjigjur zotit Kueiroz, por ai duhet ta dijë se shqiptarët janë dhe do të jenë gjithmonë krenarë për atë që përfaqësojnë. Nuk janë krenarë vetëm në futboll, por edhe në jetën e përditshme. Si në humbje ashtu edhe në fitore do ta kemi kokën lart dhe do mbetemi krenarë që jemi shqiptarë. Le ta tregojmë në fushë çfarë jemi të aftë të bëjmë. Nuk do të dorëzohemi në asnjë moment dhe nuk kemi frikë që jemi shqiptarë,” - është shprehur Lorik Cana



“S’është sfidë personale me Ronaldon”

Kristiano Ranaldo, futbollisti më i mirë në botë, kurse Lorik Cana emblema shqiptare e futbollit. Një sulmues i papërmajtshëm përballë një mbrojtësi me reputacion. Por Cana nuk e quan sfidë personale me Kristiano Ronaldon: “Kjo nuk është një sfidë ndërmjet meje dhe Ronaldos, sepse lojtarë të tillë, ose ekipeve si Portugalia mund t’u bëhet ballë vetëm si skuadër. Kushdo që do të luajë kundër Ronaldos, ka patjetër nevojë për mbështetje nga shokët, që duhet t’i qëndrojnë sa më afër. Përballë Kristianos Ronaldos në momente të veçanta loja një kundër një nuk mjafton. Në çdo lëvizje që bëjmë, mbi të gjitha në aspektin difensiv, duhet të jemi afër njëri?tjetrit, të luajmë të organizuar, sepse ndryshe rrezikojmë shumë.”



Një sukses edhe për Josip Kuzhen

Takimi i sotëm me Portugalinë është premiera e trajnerit kroat Josip Kuzhe. Puna e çdo tekniku lidhet me rezultatet, kështu që do të ishte diçka shumë e rëndësishme për të ardhmen e Kuzhes nëse arrihet t’i merret pikë Portugalisë. Cana shpreson të një fillim i ri me Kuzhen, që nis që me Portugalinë: “Patjetër që rezultati sportiv ka shumë rëndësi për trajnerët, lojtarët dhe ekipin kombëtar. Dua të veçoj një gjë: mënyrën sesi po punon trajneri, atë që ai i ka sjellë skuadrës. Ai ka ide të qarta dhe e di çfarë kërkon, madje edhe mënyrën se si duhen arritur objektivat e përfaqësueses. Atmosfera është shumë e mirë. Të gjitha janë të motivuar dhe të përqendruar. Ky është ekipi i shqiptarëve dhe patjetër që kërkohen edhe rezultate, për të nderuar edhe trajnerin Kuzhe.”



E ardhmja? Mendoj vetëm kombëtaren!

Një nga çështjet më të diskutuara, që ka shumë interes te tifozët kuqezi, është edhe e ardhmja e Lorik Canës, i cili kërkohet nga klubet më të mira angleze. Por Cana dëshiron të flasë vetëm për ngjyrat kuqezi: “Nuk kam shumë qejf që të flas për të ardhmen time. Gjatë muajit qershor do të mësohet nëse do të lëviz apo jo nga Olimpiku i Marsejës. Në këtë moment preferoj të flas vetëm për ndeshjen me Portugalinë.”



“Portugalia, më e mira e Grupit 1?

Ekipi i vetëm që nuk ka pasur mundësi ta përballë në fushën e blertë është Danimarka. Humbjen 3-0 në Kopenhagen e ka ndjekur nga shtëpia e tij në Francë dhe ka përjetuar një moment të vështirë si të gjithë futbollistët e tjerë kuqezinj. Sipas Canës, pavarësisht pozicionit në tabelë, Portugalia mbetet skuadra më e fortë. “Për Danimarkën nuk mund të flas, sepse nuk isha në fushë për shkak të pezullimit. Me atë që kam parë, mendoj se Portugalia është më e mira e grupit tonë.”



“Shqipëria, gati për një hap më shumë”

Prej vitesh kombëtarja shqiptare ka ngritur reputacionin e saj në futbollin europian, duke mundur dhe surprizuar ekipe me emër. Për Canën ka ardhur momenti të bëhet një tjetër hap i madh, për të pretenduar më shumë se një rezultat pozitiv me skuadrat e mëdha: “Vitet e fundit, ekipi ynë ka arritur një nivel të caktuar, duke u ngritur nga vendet me futboll më të vogël. Nuk është më ajo Shqipëri, por kemi shumë probleme për të ecur përpara. Për mua diferencën e bëjnë detajet e vogla: nëse i mësojmë gabimet tona dhe shohim se ku mund të përmirësohemi, mund të ngrihemi në një nivel më të lartë. Ndeshjet si kjo e nesërmja duhen shfrytëzuar, për të fituar më shumë besim dhe mbështetje për futbollin tonë.”





Bariç në Tiranë : Kuzhe do bëjë shumë për Shqipërinë

Premiera kuqezi e trajnerit kroat, Josip Kuzhe, do të ndiqet nga afër edhe nga ish-trajneri i kombëtares sonë, Oto Bariç. 77-vjeçari kroat është i ftuar special i FSHF-së, por një kohësisht Bariç tregon se Josip Kuzhe është miku i tij i ngushtë dhe shpreson që aventura e tij me Shqipërinë të nisë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ish-trajneri i kombëtares sonë, Oto Bariç, megjithëse pati një përfundim zhgënjyes në eliminatoret e Europianit 2008, përsëri komuniteti futbolldashës në Shqipëri ruan respekt për punën që kroati kreu në Shqipëri. Dje Oto Bariç ka mbërritur në Tiranë, pasi sot do të jetë prezent në stadiumin “Qemal Stafa” për të ndjekur takimin Shqipëri-Portugali. Kroati u shpreh i gatshëm që të komunikojë me mediat, ku shprehu kënaqësinë e tij për rikthimin në Shqipëri, pasi ai akoma i ruan lidhjet me disa lojtarë si dhe me drejtuesit kuqezinj. “Kam ardhur në Tiranë me ftesë të Federatës Shqiptare të Futbollit si dhe për të parë nga afër ndeshjen e një miku tim të ngushtë, Josip Kuzhe. Më vjen shumë mirë që jam rikthyer në Shqipëri. Do të doja shumë që Shqipëria të bënte hapa përpara në rritjen dhe zhvillimin e futbollit. Akoma ruaj marrëdhënie të mira me disa lojtarë dhe më vjen mirë që do t’i shikoj përsëri duke luajtuar ndaj Portugalisë,” ? deklaroi dje për mediat shqiptare ish-trajneri i kombëtares, Oto Bariç. Pas largimit nga drejtimi i kombëtares shqiptare është folur sikur 77-vjeçari nuk ka lënë gjë pa thënë kundër kuqezinjve në shtypin kroat, gjithsesi dje Bariç e ka sqaruar edhe këtë poroblem. “Nuk e kuptoj mirë pse më bëni këto lloj pyetjesh, pasi unë gjithmonë e kam vlerësuar Shqipërinë dhe kam një përshtypje të mirë për të. Nuk e di kush ka interes të më bëhen pyetje të tilla, pasi nuk kam folur keq në media për Shqipërinë”, ? shtoi më tej Oto Bariç. Në lidhje me një parashikim të mundshëm rreth takimit Shqipëri-Portugali ish-trajneri i kuqezinjve, Oto Bariç tha: “Takimi është i vështirë, sepse Portugalia ka një ekip të mirë dhe këtë e di edhe nga përvoja ime si trajner, kur kam qenë përballë saj. Portugalia vjen me një objektiv të madh në Tiranë. Nga ana tjetër, Shqipëria mund të japë shumë, duke parë se dhe kjo është ndeshja e parë e mikut tim Kuzhe, shpresoj që lojtarët të japin më të mirën e tyre”.





Policia, masa të forta sigurie para ndeshjes

Uniformat blu kanë marrë një sërë masash, në mënyrë që të garantohet siguria dhe qetësia si para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Portugali, e cila do të startojë sot, në orën 20:45 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Drejtuesit e policisë kanë njoftuar se do të ndalohet parkimi i automjeteve përreth stadiumit nga ora 8:00 e mëngjesit deri në përfundim të takimit, si dhe do të ndalohet qarkullimi në rrugët që të çojnë te stadiumi, prej orës 14:00 deri pas përfundimit të ndeshjes. Gjithashtu, parashikohet që për tifozët e pranishëm do të ketë kontroll të imtësishëm nga uniformat blu gjatë kohës që ata do të hyjnë në stadium.







Ervin Bulku: Shqipëria nuk ka ç’të humbasë

Prej shumë ndeshjesh, mesfushori i Krivbasit, Ervin Bulku, është titullar i padiskutueshëm. Sepse Cana shpesh është rikthyer në mbrojtje, siç po ndodh edhe ndaj Portugalisë, ndërsa Lala për shkak dëmtimesh, por edhe kartonësh, nuk po i shërben si në të kaluarën kombëtares. Ka detyrë të vështirë përballë Dekos dhe Ronaldos, por beson se me frymën e grupit mund të arrihet rezultati pozitiv. “Nuk është vetëm detyra e mesfushës për të ndalur skuadrën kundërshtare, por i gjithë ekipit. Ata vijnë në Shqipëri për ta fituar këtë ndeshje. E rëndësishme është që të luajmë në grup dhe kompaktë, siç ishim në Portugali. Jam i bindur se edhe këtu mund të arrijmë një rezultat pozitiv. Të gjithë ne vijmë me moral të lartë përballë një ekipi të madh në Europë. Nuk kemi ç’të humbasim, do të japim më të mirën dhe maksimumin në fushë për të kënaqur publikun dhe shqiptarët. Asnjëri nga ne nuk ka pse t’i druhet Ronaldos, Dekos apo dikujt tjetër. Nëse jemi të bashkuar dhe japim maksimumin, mund të arrijmë një rezultat si në Portugali. Nuk mjafton vetëm talenti apo diçka tjetër për të fituar,” - është shprehur ish-futbollisti i Tiranës. Është mësuar të luajë në krah të Lalës dhe të Canës, por ndaj portugezëve pranë tij do të jetë Elvin Beqiri: “Trajneri, duke parë mungesën e Lalës, i cili është një nga shtyllat dhe legjendat e ekipit kombëtar me mbi 70 ndeshje, dhe të Lorikut të kthyer në mbrojtje, ka vendosur për Beqirin. Për mua është njësoj si me të gjithë kolegët.” Për Bulkun Shqipëria do të luajë për gjithçka, sepse s’ka çfarë të humbasë, ndërsa Portugalia ndodhet nën presion. “Përgjegjësi? Çdo njeri që vesh fanellën e ekipit kombëtar ka përgjegjësi shumë të madhe mbi shpatulla. Nuk s’kemi ç’të humbasin, kurse portugezët kanë presion të madh. Rezultati nuk arrihet me fjalë, kështu që le t’ia lëmë fushës. Nuk kam dëshirë të flas para kohe, sepse më pas fjalët mund të rezultojnë të pavlera. Çdo futbollist në këtë 90-minutësh nuk mendon gjë tjetër veçse të marrë një rezultat pozitiv, për të kënaqur shqiptarët dhe të heqë atë hije të keqe që lamë në ndeshjet e fundit. Jo ngaqë u mundëm nga Danimarka, por sepse nuk treguam gjë në fushë. Kjo vërtet na ka lënë një shije të hidhur,” - ka përfunduar Ervin Bulku.









Portugezët, me besim absolut te fitorja

Portugezët e dinë mirë detyrën e tyre në “Qemal Stafa”. Vetëm fitorja ua shpëton “lëkurën”, ndryshe e shikojnë veten jashtë finaleve të “Botërorit 2010?. Ndaj, të gjitha bateritë e luzitanëve janë karikuar për ndeshjen e sotme, për të marrë 3 pikët ndaj kuqezinjve. Një mision plotësisht i realizueshëm për ta, gjë që duket edhe në deklarimet e aktorëve kryesorë para sfidës me Shqipërinë, që starton sonte, në orën 20:45, në ndërkombëtarin tonë. “Spiunin” për ta duket se e ka bërë Eduard Abazi, që jeton në Portugali, i cili jep edhe këshillat përkatëse përmes shtypit portugez, një ditë para ndeshjes Shqipëri-Portugali, e vlefshme për Grupin 1 kualifikues: Ja disa prej prononcimeve të portugezëve.

Presidenti

Madail mendon përtej Shqipërisë

Presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit, Gilberto Madail, ka besim të plotë te lojtarët e kombëtares së vendit të tij, se do të triumfojnë në Tiranë, në ndeshjen ndaj Shqipërisë, por do të shkojnë edhe në finalet e Botërorit 2010. “Portugalia, ç’është e vërteta, e ka komplikuar situatën e saj në grupin kualifikues. Megjithatë, nuk na ka ndodhur vetëm neve kjo gjë, por edhe ekipeve të tjera të mëdha. Ne jemi në lojë, madje kam besim të plotë te grupi i futbollistëve, se do ta çojnë Portugalinë në finalet e Botërorit 2010. E them këtë, pasi kemi potencial të mjaftueshëm për të fituar ndeshjen e radhës në Shqipëri dhe pastaj do të dimë t’i imponohemi grupit kualifikues,” ? tha Gilberto Madail, para nisjes për në Tiranë, ku do të përcjellë nga afër “ankthin” e kësaj ndeshjeje, përkrah homologut të tij shqiptar. Kur ia kujton këtë fjalë, ankthin, kreu i futbollit portugez reagon: “Ankth ka në prag të të gjitha ndeshjeve të futbollit, sepse prandaj është kaq popullore dhe magjike kjo lojë. E rëndësishme është se, personalisht, ashtu si skuadra dhe stafi teknik, kemi besim në arritjen e objektivit tonë. Mos harroni se, gjithashtu, shumë njerëz kishin rezerva dhe dyshime mbi kualifikimin e Portugalisë për në “Euro?2008?, pasi e nisëm me dy barazime fazën kualifikuese. Por, falë këtij grupi, arritëm të shkonim në finalet e europianit. Kemi ndeshje të mjaftueshme për të rikuperuar diferencën në pikë me dy skuadrat kryesuese të grupit, në të cilat do të dimë të kombinojmë rezultatet pozitive, që na kanë munguar deri tani, me lojën e bukur, karakteristikë e Portugalisë. Falë këtyre dy faktorëve, jam i bindur se Portugalia do të fitojë në Tiranë dhe do të kualifikohet për në Botërorin e Afrikës së Jugut.”



“Spiuni” shqiptar

Abazaj: Portugali, kujdes 20 minutat e para!

Ish?sulmuesi i kombëtares shqiptare jeton në Coimbra. Shqipëria është e freskët në kujtesën portugeze, jo vetëm sepse barazoi 0?0 në Bragë, në ndeshjen e parë kualifikuese të tetorit të vitit të kaluar, por sepse ka “eksportuar” në Portugali një lojtar, për të cilin duhet të jetë krenare. Fjala është për Eduard Abazajn, tani 41 vjeç, që bëri histori në futbollin portugez në vitet ‘90, teksa e lidhi karrierën me klube të tilla si Benfica, Boavista dhe Akademik. Sot ai jeton në Coimbra, ku ka një biznes të vogël, por çka do t’i pëlqente më shumë ish?sulmuesit të kombëtares shqiptare është të kthehet në fushat e blerta si trajner, funksion që e ka përjetuar pak në vitet e fundit. Ishte normale për ta parë si spektator në stadiumin e Bragës, në atë barazim të Shqipërisë kundër Portugalisë, në anën grupit të miqve, por sot nuk do të jetë në gjendje ta shohë “live” ndeshjen, të cilën do ta përcjellë nga televizori. Duke folur për gazetën portugeze “Record”, Eduard Abazi u shpreh se Portugalia i ka të gjitha mundësitë të fitojë në Tiranë, por me kusht që ta respektojë kundërshtarin. “Sinqerisht, unë mendoj se 20 minutat e para do të jenë të vështira për Portugalinë. Tifozët atje janë të ngazëllyer, tepër të zjarrtë, sidomos kur Shqipëria përballet me kundërshtar të mëdhenj europianë. Të mos harrojmë se në planin psikologjik, Shqipëria do të ketë një shtysë më shumë, pasi në krye të saj do të debutojë një trajner i ri, Josip Kuzhe. Nëse Portugalia do të dijë ta durojë dhe përballojë me sukses këtë periudhë, pra 20 minutat e para të lojës, kur është edhe vrulli i madh i shqiptarëve, gjërat do të flasin në favor të saj. Më pas, puna do të bëhet më e lehtë. Përndryshe, pres që ndeshja të jetë shumë e komplikuar. Mjedisi është shumë i fortë, i ashpër për miqtë, në kuptimin sportiv të fjalës, në stadiumin kombëtar, sidomos në ndeshjet e mëdha, por unë mendoj se Portugalia i ka të gjitha kushtet për të fituar”, ? nënvizon ish?sulmuesi i kombëtares shqiptare. Abazaj shton se do të bëjë tifo për Shqipërinë, si gjithmonë, përmes televizorit, por beson se Portugalia do ta fitojë këtë ndeshje, duke shpjeguar edhe përse: “Për Shqipërinë, rezultati i kësaj ndeshjeje nuk ka më shumë rëndësi për renditjen në grup, pasi ka dalë jashtë objektivave. Trajneri i ri Kuzhe do të studiojë lojtarët e tij, në kuadrin e rinovimit të kombëtares shqiptare. Natyrisht, kjo nuk do të thotë se Shqipëria nuk do ta synojë fitoren, por, krejt ndryshe, për Portugalinë, 3 pikët në Tiranë do të jenë vendimtare. Nëse kërkon t’i japë shpresa vetes për të shkuar në finalet e Botërorit 2010.”



Trajneri portugez

Kueiroz: Besim të pakufizuar në fitore

Trajneri i Portugalisë, Carlos Queiroz, tha në aeroport, para nisjes për në Shqipëri, se ekipi i tij ka besim absolut për ta mbyllur me sukses takimin e së shtunës në Tiranë, një transfertë thelbësore e vendimtare kjo për fatin e luzitanëve drejt finaleve të “Botërorit 2010?. “Pas trajnimit që kemi bërë, po nisemi me besim absolut në vetvete drejt Shqipërisë, se do të fitojmë atje. Më gëzon fryma optimiste dhe e paqtë që ekziston mes lojtarëve. S’kemi pse ta fshehim, as të bëjmë diplomatin. Ne jemi shumë më lart se Shqipëria. I kemi të gjitha mundësitë ta kontrollojmë lojën dhe ta çojmë rrjedhën e ndeshjes në favorin tonë. Ne jemi në të gjitha aspektet superiorë, edhe mendërisht, edhe fizikisht, pa diskutuar këtu planin teknik të lojtarëve, në veçanti, dhe të grupit, në përgjithësi. Portugalia, ju siguroj, do të paraqitet në Tiranë me një ekip shumë të fortë, me një entuziazëm dhe besim të pafund në arritjen e fitores,” - rrezatoi siguri Queiroz, para se të ngjiste shkallët e avionit, që do të çonte Portugalinë drejt Tiranës, ku do të ndeshet me skuadrën vendase, sonte, në orën 19.45.



Përshkrimi

Portugezët, ironikë me realitetin shqiptar

Gazetari i agjencisë portugeze të lajmeve “Lusa”, Nuno Filipe Ortega, duke raportuar nga Tirana, pas mbërritjes së kombëtares portugeze, shkruan me jo pak ironi për realitetin e këtushëm. Mes të tjerash, ai nënvizon: “Portugalia është tashmë në Tiranë, pikërisht në vendin ku do të përballet në një takim vendimtar me kombëtaren vendase, për të shpëtuar edicionin kualifikues dhe rritur shanset për kualifikim në finalet e Kupës së Botës, “Afrika e Jugut 2010?. Me gati një orë vonesë nga planifikimi, e diktuar nga nisja nga Lisbona, Portugalia zbriti në aeroportin ndërkombëtar shqiptar, të quajtur “Nënë Tereza”, aty rreth orës lokale 14:30 (një orë më pak se ajo lokale në Lisbonë). Menjëherë marrim rrugën për në hotel, duke kaluar përmes një qyteti ku rregullat e trafikut duket se nuk ekzistojnë, ose nuk zbatohen fare, në rrugët e të cilit ka mbipopullim makinash, ku nuk mungojnë edhe motoçiklistët pa kaska. Gjithçka ndodh nën një diell të ngrohtë, sepse temperatura në Tiranë shënon rreth 30 gradë…”



Historiku

Tri humbje dhe një barazim me Portugalinë

Shqipëria dhe Portugalia janë ballafaquar në turne të ndryshme ndërkombëtare 4 herë. Mes tyre, vetëm njëra prej ndeshjeve ka pasur karakter miqësor, ndërsa të tjerat kanë qenë zyrtare. Ndeshja miqësore ka përfunduar me rezultatin 5?3, në favor të luzitanëve, në kohën kur kombëtaren kuqezi e drejtonte Brigeli. Bëhet fjalë për datën 11.10.2003. Tri takimet zyrtare kanë këtë bilanc: dy humbje dhe një barazim. Në vitin 1996, me trajner Neptun Bajkon, humbëm 3?0, në vitin 1997, me trajner Astrit Hafizit, humbëm 2?0, ndërsa me Hanin në krye barazuam 0?0, në tetorin e vitit të kaluar. Adrian Aliaj (2 gola) dhe Igli Tare (1 gol) janë lojtarët e vetëm që i kanë shënuar Portugalisë, teksa kemi shënuar 3 gola, por kemi pësuar 10 të tillë.



Shqipëri-Portugali

09.10.1996 (Botëror):

Shqipëri?Portugali 0?3

Trajner: Neptun Bajko



07.06.1997 (Botëror)

Portugali?Shqipëri 2?0

Trajner: Astrit Hafizi



11.10.2003 (Miqësore)

Portugali?Shqipëri 5?3

Trajner: H.P.Brigel



15.10.2008 (Botëror)

Portugali?Shqipëri 0?0

Trajner: Ari Han





Bastet

Fitojnë luzitanët, pak shanse Shqipëria

Nuk diskutohet se në një përballje të tillë, Portugalia është favorite ndaj Shqipërisë. Për shumë arsye, që nga ato sportive, e deri tek objektivat në lojë. Gjë të cilën e përforcojnë në maksimum edhe kompanitë e basteve. Ndër të cilat, më e madhja në Portugali, BetClick, e kuoton fitoren e kuqezinjve me koeficientin 9.00, barazimin me koeficentin 4.50 dhe fitoren e luzitanëve me koeficientin 1.35. Sikurse duket, flitet për një fitore të sigurt të K.Ronaldos me shokë.

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Fri, 12 Jun 2009 , 17:32
by Skodrinon
Ish-trajneri ka kërkuar të jetë konsulent i Kuzhesë
Oto Bariç përgatit rikthimin në Shqipëri
S’kërkon parà, thjesht FSHF-ja duhet t’i paguajë udhëtimet


Oto Bariç po përgatit rikthimin në radhët e Kombëtares shqiptare, por këtë herë si konsulent, pranë trajnerit
Josip Kuzhe. Ai i ka bërë kërkesë zyrtare Federatës Shqiptare të Futbollit që të jetë asistent pranë stafit kuqezi,
me qëllim që të ndihmojë patriotin e tij që të krijojë një skuadër solide dhe me të ardhme.

Kërkesa
Bariç ka qenë gjithnjë i drejtpërdrejtë dhe asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për t’u rikthyer në Kombëtaren shqiptare. Madje, gjatë kohës që FSHF-ja ishte në kërkim të një trajneri, ai u vetofrua, duke thënë hapur se
donte të rimerrte drejtimin e kuqezinjve. Duka nuk e pranoi ofertën e tij, edhe për shkak të moshës së madhe. Megjithatë, “plakushi” nuk ka hequr dorë dhe gjatë vizitës së tij pak ditë më parë në Tiranë, i ka parashtruar krerëve të FSHF-së, një tjetër kërkesë: “Dua të jem sërish pranë Kombëtares. Më lejoni që unë të bëj rolin e asistentit, ose siç e quani ndryshe, atë të konsulentit. Kam dëshirë të jem në aktivitet dhe mendoj se ky është
një rast që duhet shfrytëzuar nga mua, por edhe nga ju. Besoj nuk keni dyshime se jam ende në gjendje të
evidentoj lojtarët që mund t’i shërbejnë përfaqësueses në të ardhmen”. Me këtë deklaratë Bariçi ka kapur në
befasi drejtuesit institucionit shqiptar të futbollit, të cilët nuk e prisnin një kërkesë të tillë nga 76-vjeçari.

Paratë
Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare ka sqaruar menjëherë se nuk dëshiron të bëjë rolin e konsulentit për parà.
Ai ka thënë se është i gatshëm që të punojë falas, por me kushtin që Federata Shqiptare t’i paguajë vetëm biletat
e udhëtimeve dhe të akomodimit gjatë kohës që ai do të udhëtojë dhe do të qëndrojë në Shqipëri. Duka nuk ka dashur të nxitohet dhe ka preferuar që t’i kthejë përgjigje disa ditë më vonë. Nëse do ta pranojë ose jo kërkesën
e Bariçit, kjo do të merret vesh, vetëm në ndeshjen e radhës të Shqipërisë, në miqësoren me Qipron në muajin gusht. Nëse Bariç do të vijë sërish në Tiranë për të parë Kombëtaren shqiptare nga afër, do të thotë se pozicioni
i tij do të jetë miratuar edhe nga drejtuesit e federatës. Tekniku kroat gëzon një popullaritet të madh në vendin
tonë.

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Fri, 07 Aug 2009 , 02:42
by fpjalmi
Nju Jork, Shqiperia fiton Kupen N.Y.C
06/08/2009 09:00

Pas dy javesh emocione dhe lufte te forte sportive, Shqiperia ka triumfuar ne edicionin e pare te turneut “Kupa N.Y.C.”.
Skuadra jone mposhti 4-1 ne finale Irlanden, ne nje ndeshje te dominuar nga minuta e pare.

Pervec trofeut per skuadra, per t’u shenuar ishte edhe vleresimi per kapitenin kuqezi, Rigels Qosa, i cili u vleresua me “Topin e Arte”, si lojtari me i mire i aktivitetit.

Turneu startoi me 16 ekipe, te cilat perbeheshin nga ish-futbolliste profesioniste dhe amatore nga e gjithe bota, te cilet jetojne ne Nju Jork City.

Ecuria e skuadres shqiptare ka qene mjaft mbreselenese: ata u kualifikuan ne finale pasi mposhten 2-1 Argjentinen. Nderkohe, ne cerekfinale ata kaluan pa shume probleme Francen.

Ne anen tjeter, Irlanda ishte kualifikuar ne finale pas triumfit 4-1 me Qipron. Per te vendosur fituesin e kesaj gjysmefinaleje u nevojiten gjuajtjet e penalltive.

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Fri, 07 Aug 2009 , 02:51
by fpjalmi
Klasifikimi i UEFA-s, Shqiperia ngjitet nje vend
06/08/2009 09:15

Perfaqesuesja shqiptare fiton nje vend ne renditjen e FIFA-s per muajin gusht. Kuqezinjte e drejtuar nga Josip Kuzhe ngjiten ne vendin e 94-t, pavaresisht se vazhdojne te jene ne kuoten e 347 pikeve, ashtu si ne korrik 2009, sepse gjate kesaj periudhe nuk ka zhvilluar asnje ndeshje.

Kombetarja jone ndodhet nje shkalle me poshte se Tanzania (358 pike) dhe perpara Malit te Zi (339 pike).

Renditja e Shqiperise pritet te permiresohet ne shtator, pas miqesores se 12 gushtit ne “Qemal Stafa” me Qipron.
Gjithsesi, perfaqesuesja nga ishulli i Aferdites gezon pozita me te mire se Kombetarja jone: ajo renditet e 73-ta ne bote, me 445 pike.

Ne anen tjeter, kuqezinjte vazhdojne te mbajne vendin e 41-te ne klasifikimin europian, nga 53 federata qe jane anetare te UEFA-s.

Ne krye te klasifikimit te FIFA-s edhe per kete muaj ndodhet Brazili (1624 pike).

Te besuarit e Dunges ndiqen nga Spanja (1590 pike) dhe Holanda (1379 pike).

Pas tyre renditen Gjermania, Italia, Rusia, Anglia, Argjentina, Franca dhe Kroacia qe mbyll dhjeteshen me te mire.

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Fri, 07 Aug 2009 , 02:53
by fpjalmi
pra siq po shohim renditjen botnore e kryeson brazili i ndjekur nga spanja dhe hollanda.

pastaj vijn gjermania italia dhe me rradhe .

mjaft mire shqipnia :D

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Fri, 07 Aug 2009 , 02:55
by fpjalmi
Projekti i ri i Kuzhes
06/08/2009 16:25

Trajneri i kombetares sone, Josip Kuzhe eshte rikthyer ne Tirane per te pergatitur skuadren per ndeshjen miqesore te 12 gushtit me Qipron dhe me pas per ndeshjen eliminatore me Danimarken me 9 shtator.
“Me kujtohet mire, rreth 33 vjet me pare kam luajtur ne kete stadium, isha lojtari i Dinamos se Zagrebit. Fituam 2-0 por mbaj mend se atmosfera ishte shume e ngrohte dhe nuk kishte asnje vend te lire ne stadium. Ndeshjen me Dinamon e Tiranes nuk e harroj kurre”, nis intervisten e tij trajneri i kuqezinjeve.


Pas miqesoreve me Gjeorgjine dhe me Portugaline, Kuzhe e njeh me mire kete grup lojtaresh dhe e di c’ka i mungon.

“Do hartoj nje program te cilin do t’ia paraqes federates. Na duhen tre lojtare te rinj, nje mesfushor mbrojtes, nje krahu dhe nje sulmues i fuqishem. Vec miqesoreve duhet te pergatitemi per ndeshjet me Suedine dhe Danimarken. Eshte e veshtire qe te fitojme me keto dy ekipe pasi ato jane shume te motivuara”, vazhdon me tej kroati

Periudha shkeputjes nuk eshte shfrytezuar per pushime per Kuzhen.

“Pas Portugalise i paraqita federates planin tim ku kryesorja eshte zbulimi i talenteve. Kam ndjekur perfaqesuesen U20 dhe klubet shqiptare ne Kupat e Europes. Rezultate e tyre ishin zhgenjyese por mua nuk me interesonte rezultati, kam vene re disa lojtare qe jane paraqitur mire dhe do te vazhdoj akoma te kerkoj per talente te reja per t’i rekrutuar ne kombetare”, shton Kuzhe.

Pavaresisht faktit qe ka marre nje perfaqesuese te vogel ai nuk i trembet ndonje deshtimi, pasi beson te aftesite e trasmetimit te ideve te tij te lojtaret..

“Shqiperia ka elemente per te ecur perpara po mungon motivimi dhe entuziazmi. Kete atmosfere ne e kemi tek tifozet bashke me ta dhe federaten mund te permiresohemi nga ana profesionale”, perfundon intervisten e tij trajneri i kroat.

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Fri, 07 Aug 2009 , 20:05
by GOLDIAN
me vjen keq qe se ka thirr berishen