Page 65 of 86

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Sun, 17 May 2009 , 00:22
by fpjalmi
tranieri do ishte mire qe te jete bushati .

po bushati nuk ma han mendja sae i len te rijt

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Mon, 18 May 2009 , 10:41
by Man in Redblue
Josip Kuzhe, “fshesa e zezë” e miliona eurove”

Portret nga një media agresive. Revista kroate “Nacional”, të cilën e kishte në pronë i ndjeri gazetar Ivo Pukaniç, e pikturon me ngjyra tepër të errëta njeriun që besohet se do të jetë trajner i Shqipërisë



Në prezantimin e Tiranës fitoi shumë pikë, ndonëse ishte jo pak i emocionuar nga prania e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, besojmë jo edhe aq nga ajo e gazetarëve shqiptarë. Në Kroaci e njohin shumë më mirë dhe ka disa media që e pikturojnë errshim, ndonëse jo ato kryesoret si “Jutarnji Listi” apo “Veçernji Listi”. Një portret negativ i është bërë nga media agresive “Nacional”, që e ka pasur si pronë gazetari i ndjerë kroat, Ivo Pukaniç, vrarë kohët e fundit në një atentat mafioz në Zagreb.

“Kumarxhiu që drejton Dinamon” ishte mbititulli i shkrimit, me titull “Josip Kuzhe, dora e zezë e milionave të humbura”. Nëntitulli ishte po ashtu agresiv: “Nacionali” zbulon sesi trajneri i Dinamos, për shkak të varësisë nga kumari dhe bastet, iu detyrohet qindra njerëzve për shumë milionë euro, të cilat nuk mundet më t’i paguajë”.

“Mes borxhdhënësve të tij ishin njerëz që punojnë me kamatë, aktorë, menaxherë futbolli, bashkëpunëtorë të përkohshëm, futbollistë dhe banka, - vazhdon “Nacionali”, - mes tyre ishte i ndjeri Dino Pokrovac, aktorja Ankica Dobriç, futbollisti Nino Bule, tregtari i këpucëve Ivan Lozushiç, menaxheri i futbollit Sinisha Shosho”.

“Në ambientet e kumarit edhe sot përflitet se në një natë të vetme humbi 1.2 milionë euro, aq sa duhej t’i takonin nga transferimi i futbollistit Mirko Hrgoviç tek japonezët e Gambës së Osakës, sot lojtar i Dinamos së Zagrebit”.

Pas kësaj akuze, “Nacionali” shkruan se një futbollist i një ekipi amator të Zagrebit, Ivica Brico i klubit Shpansko, e hodhi në gjyq për moskthim të 75 000 eurove.

Sipas tij Kuzhe i kishte kthyer vetëm 15 000 dhe do t’i jepte kamatë mujore prej 5 000 eurosh.Kuzhe e hodhi poshtë akuzën, duke thënë se kurrë nuk ishte marrë me baste dhe se kishte qenë dhe ishte njeri i ndershëm.

Kjo media kroate thotë se zotëron dokumente të një borxhdënësi dalmatinas që kërkon 50 000 marka gjermane nga Kuzhe, një borxh disavjeçar, ndërsa pohon se bosi i Dinamos së Zagrebit, Zdravko Mamiç, i ka paguar një pjesë të borxheve, gati 700 000 euro. “Nacionali” nuk sqaron se për çfarë arsyeje Mamiçi duhej t’i paguante këto 700 000 euro për të ndihmuar Kuzhen.

Në vitin 2006, sipas “Nacionalit”, Kuzhe u tha gazetarëve se “jam pronar i një shtëpie që kushton 2 milionë euro, e kam blerë pasi u ktheva nga Japonia. Kam borxhe të cilat po i paguaj me të ardhurat (tek Dinamo e Zagrebit) që arrijnë në 20 000 euro në muaj”.

“Nëse do të kem probleme, - vazhdon Kuzhe, cituar nga kjo media, - do të shes shtëpinë dhe do të jetoj me 1.6 milionë euro në bankë. Nuk do të më duhej të punoja deri në fund të jetës sime dhe të kisha nivel të lartë jetese”. Por “Nacionali” shkruan se “sipas asaj që dimë ne, pronare e shtëpisë është gruaja e tij, Ana”.

Banka, së cilës Kuzhe duhet t’i ketë ose t’i kishte borxhe (sipas “Nacionalit”), quhet “Hipo Alpe-Adria (Hypo Alpe Adria) dhe borxhi duhej të arrinte ose të arrijë në 750 000 euro.

Menaxheri i lojtarëve, Sinisha Shosho, që ka qenë edhe në burg dhe është akuzuar nga “Sllobodna Dalmacija” si bashkëpunëtor në vrasje, flet mirë për Kuzhen. “I kemi dhënë njëri-tjetrit borxh disa herë dhe gjithnjë kemi qenë korrektë me njëri-tjetrin, - thotë Shosho, - është një nga njerëzit e rrallë në futbollin kroat që punon në mënyrë të ndershme dhe transparente, nuk ekziston mundësia që të ndikosh tek ai për të ndihmuar pa të drejtë një lojtar apo një tjetër. Këtë e di mirë si menaxher që jam”.

“Nacionali” vazhdon citimin e Shoshosh ku thotë se “problemet e tij (Kuzhes) me kumarin (zaret) nuk janë të panjohura, por më vjen mirë që ka nisur një faqe të re në jetën e tij”. Duke treguar disa nga borxhdhënësit, media citon aktoren Ankica Dobriç, që e akuzon Kuzhen për moskthim parash. “Më kërkoi një sasi parash për të transferuar një futbollist, - tha ajo, - për mua ishin shumë, për atë ndoshta jo. I thashë se shpresoja që këto para të mos prishnin miqësinë tonë dhe, për fat të mirë, kjo nuk ndodhi”. “Më vjen keq që gruaja e tij nuk e dinte më parë këtë dobësi të tillë me zaret, ndryshe do ta kalonte më shpejt si problem”, - vazhdon Dobriç.

Por aktorja e vlerëson Josip Kuzhen si burrë që di të sillet dhe që ka forcën të pranojë defektet e tij edhe publikisht. “Kuzhe ka qenë gjithnjë burrë i sjellshëm, - pohon aktorja, - ka ditur edhe të tjerëve t’u japë borxh, para që shpesh nuk i janë kthyer. Gjithsesi, ai është njeri i mirë që ka pasur forcën të pranonte botërisht mëkatet”. Nga media jepet edhe një lajm tjetër se ai i ka marrë borxh 50 000 dollarë futbollistit Nine Bule, që luante në Japoni dhe se nuk ia ka kthyer. Vetë Bule përgjigjet se ky është një problem i zgjidhur.

--------------------------------------------------------------------------------


Intervista
Kuzhe: Mund ta shikoj këdo në sy, fitoj dhe shpenzoj

-Ç’mund të thoni për borxhet tuaja?
“Mund të them se këdo mund ta shikoj në sy, këtë e pohoj në mënyrë kategorike, sepse edhe ato që mund të kem borxh, i kthej”.
-Si është sjellja juaj ndaj kumarit?
“Unë kam folur në mënyrë të hapur mbi këtë faqe të errët të jetës sime, ndaj edhe më marrin nëpër gojë nëpër gazeta, ndonëse shumë nga njerëzit e futbollit shkojnë nëpër bastore, por kjo siç duket nuk i intereson kujt”.
-Flitet për borxhe të pakthyera Ankica Dobriçit, Sinisha Shoshes, Dobrisllav Rakiçit, Ivan Lozushiçit, përfaqësuesit të firmës së këpucëve “Polini”, Nine Bules dhe njerëzve të tjerë ...
“Është e vërtetë se u kam marrë para borxh. E them edhe një herë se gjithsecilin mund ta shikoj në sy dhe jam shumë kurioz të di se çfarë do t’ju thonë këta për marrëdhëniet me mua. Nuk shqetësohem nëse akuzojnë. Për shembull, para se të më jepte Ankica Dobriç 7 000 marka, i kam falur unë asaj 5 000 marka. Më pas, ia ktheva ato para. Nino Bule shkoi të luante në Japoni krejtësisht falë meje. Në klubin ku shkoi nuk e dinin kush ishte derisa u bashkua me ekipin. I mundësova që të fitonte 1.5 milionë dollarë. Më pas i kërkova para borxh, por ia ktheva. Me disa nga njerëzit që kam pasur gjëra të tilla, kam qenë në marrëdhënie pune dhe nuk turpërohem nga kjo”.
-A ndikon kjo në jetën tuaj familjare?
“Unë bëj një jetë të qetë familjare dhe punoj mirë. Kam kryer fakultetin juridik, shkollën e futbollit në Këln, flas 4 gjuhë të huaja dhe në futbollin tonë nuk ka kaq shumë njerëz me të dhënat e mia. Nuk di përse quhem sot njeri kaq jo i zakonshëm”.
-Si janë marrëdhëniet tuaja me paranë?
“Kurrë të qëndrueshme. Lehtë i kam fituar dhe lehtë i kam shpenzuar. Ndoshta kam gabuar sepse kam folur në mënyrë motive për problemet e mia të së kaluarës, gjë që më ka sjellë shqetësime të panevojshme mediatike”.
Përgatiti nga “Nacional”, Bledar Kuka


E Hene, 18 Maj 2009



CFAR TURPI

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Mon, 18 May 2009 , 15:18
by GOLDIAN
ishalla skan lujt mendsh me na e pru me taman

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Mon, 18 May 2009 , 17:14
by Skodrinon
te futbolli shqiptar gjen habitatin natyral ky
tash as ndeshjet me malten e andorren nuk kena me i fitu se ka me i shite
ça na gjen ne

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Mon, 18 May 2009 , 17:20
by vvvllaznia
Skodrinon wrote:te futbolli shqiptar gjen habitatin natyral ky
tash as ndeshjet me malten e andorren nuk kena me i fitu se ka me i shite
ça na gjen ne
hahahaha qa me ka ba me qesh.Me Duken kan me u ba vllezen

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Mon, 18 May 2009 , 20:20
by fpjalmi
vet desht me hak hanin.

shi qa na pruni duka :D :D :D :D

duka ka gjet shokun e tij :lol: :lol: :lol: :lol:

tamam si asht edhe duka :evil: :evil: :evil: :evil:

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Mon, 18 May 2009 , 21:55
by GOLDIAN
TE VEJN HAFIZIN BASHKE ME NEJ TIRANS E TA MYLLIN ATE MUHABET SA NA VEN KESHI ZHELESH

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Mon, 18 May 2009 , 22:49
by fpjalmi
goldi shkruan


TE VEJN HAFIZIN BASHKE ME NEJ TIRANS E TA MYLLIN ATE MUHABET SA NA VEN KESHI ZHELESH

_________________________________________________________________________

edhe me u vu 2 traniera ,hafizi me nej tiranas nuk shkon naqe se rrahen kush me marr postin e tranierit.

mandej sa te jete duka me federaten ,per 100 vjet nuk sheh kam shqiptarit tranier :lol: :lol: :lol: :lol:

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Tue, 19 May 2009 , 16:42
by Skodrinon
Josip Kuže, trajneri i ri i kombëtares shqiptare

Ajo që u paralajmërua para pak ditësh, përmes një dalje në një konferencë të përbashkët shtypi mes presidentit të FSHF-së, Armand Duka dhe kroatit Josip Kuzhe, është zyrtarizuar të martën në mesditë. Ka qenë vetë numri një i futbollit shqiptar, Armand Duka, ai që ka konfirmuar emërimin e trajnerit Josip Kuzhe në krye të kombëtares shqiptare. Kroati, me një eksperiencë jo shumë rezatuese, me vetëm një trofe të fituar si trajner i Dinamos së Zagrebit, me vetëm 2 muaj në drejtim të një kombëtareje, asaj të Ruandës, do të ketë një barrë të madhe mbi supe, për të mbyllur me sukses tri ndeshjet e mbetura eliminatore të Botërorit 2010, në Tiranë me Portugalinë dhe Danimarkën, në transfertë me Suedinë, për të vijuar më tej me eliminatoret e Europianit 2012. Kontrata e nënshkruar mes palëve është 1+1.5 vjet, me kërkesa vetëm nga FSHF-ja, jo nga trajneri kroat. Pra, pas një viti, që mbaron pjesa e parë e kontratës, nëse trajneri Kuzhe do të kërkojë të largohet për diku tjetër, ai nuk do të lejohet nga FSHF-ja ta bëjë këtë, kuptohet, nëse federate jonë e futbollit është e kënaqur nga puna e kroatit. Kështu, Josip Kuzhe do të jetë pasuesi i Ari Hanit në stolin kuqezi. Në fakt, rrethi i kandidaturave ishte ngushtuar në tri të tilla, ndër të cilët ishte edhe kroati në fjalë, por edhe austriaku Peter Pakult dhe kroati tjetër Ilija Lonçareviç. Nëse me dy të tjerët bisedimet e drejtuesve të FSHF-së janë zhvilluar në Vjenë, ose nëpër lokale a hotele të ndryshme luksoze, me Kuzhe gjërat janë bërë në praninë e medias, trajneri në fjalë ka folur edhe për gazetarët e pranishëm, në vizitën e tij të parë në FSHF, javën e kaluar, çka tregonte një anësi dhe mbështetje të kandidaturës së tij nga drejtuesit e FSHF-së. Gjë që u bë konkrete të martën, me zyrtarizimin e tij si trajner I kuqezinjve për 2 vite e gjysmë. Për herë të parë, Kuzhe ka mbërritur të premten e 15 majit, rreth orës 16.00 në zyrat e FSHF-së, ku është pritur nga presidenti Duka, me të cilin ka zhvilluar një takim kokë më kokë, ku është folur edhe për detaje të marrëveshjes kontraktuale. Më pas, trajneri kroat ka dalë para gazetarëve të pranishëm, për të cilët ka pohuar interesimin e dy palëve për të arritur një akord, çka do të mbushte edhe vakuumin e lënë bosh nga largimi i holandezit Ari Han. Po afron ndeshja e radhës me Portugalinë në Tiranë, kështu që koha nuk priste, ndaj trajneri i ri kuqezi duhej emëruar sa më shpejt. Nisur nga rrethanat dhe ngjarjet, drejt këtij posti shkoi Josip Kuzhe.

Kuzhe: Vij, sepse kam ambicie të mëdha

Pas takimit me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, të premten e javës së kaluar, kandidati kryesor për trajner të kombëtares, Josip Kuzhe, u shpreh: “I kam të gjitha cilësitë e duhura për të drejtuar Shqipërinë, për të përzgjedhur lojtarët dhe bërë një ekip të mirë. Synimi im është që ta përmirësojë sa më shumë këtë ekip. Kam ambicie të mëdha Gjithë kohës që Oto Bariç ka qëndruar në Shqipëri, kam ndjekur vazhdimisht rezultatet e kombëtares suaj. Bariç më ka folur gjithmonë shumë mirë për futbollin shqiptar. Ishte ai që më shprehu dëshirën që unë të bëhesha trajneri i Shqipërisë, duke më shpjeguar shumë gjëra të tjera Synimi më i madh për mua është që, nëse do të jem në krye të Shqipërisë, parësore është të kem rezultate. Oto Bariç më ka shpjeguar që me Shqipërinë mund të kesh arritje të mëdha. Kam qenë unë, ai që kam marrë Erjon Bogdanin te Rijeka në vitin 1999, duke besuar, se ai ishte një lojtar i talentuar. Profili që unë kam në kokë për një futbollist si Erion Bogdani, më ndihmon shumë për të krijuar një ide për lojtarët e tjerë shqiptarë. Mua më pëlqen individualizmi te lojtarët dhe për këtë mund të them se lojtarët shqiptarë janë të mirë. Janë të bukur në lojën e tyre, janë atraktivë. Por në anën fizike, pra të kondicionit të tyre, janë mundësitë për t’u përmirësuar. Synimi më i madh për mua është që, nëse do të jem në krye të Shqipërisë, parësore është të kem rezultate. Oto Bariç më ka shpjeguar që me Shqipërinë mund të kesh arritje të mëdha. Siç e tha edhe presidenti, unë jam një nga kandidatët e mundshëm për të drejtuar kombëtaren. Nëse do të jem trajner i Shqipërisë, vij për dy arsye tepër të forta: së pari, për anën profesionale dhe, së dyti, dua të fitoj në drejtimin e Shqipërisë. Dua të arrij rezultate shumë të mira. Jam i lumtur nëse do të jem dhe se dua që të jetoj në Shqipëri, për t’i njohur sa më mirë njerëzit këtu. Dua që të ndihem mirë dhe të punoj për të arritur rezultate, sepse Shqipëria ka shumë talente”.



Kush është Kuzhe: Josip Kuže ka lindur në 13 nëntor 1952 në Vranjë, Serbi, Ish-Republika Federale e Jugosllavisë. Eshtë nënshtetas dhe trajner kroat. Ai ishte një lojtar dhe më pas trajner i Dinamos së Zagrebit. Me skuadrën e njohur kroate, Kuzhe ka luajtur 384 ndeshje si futbollist, nën juridiksionin e kampionatit jugosllav. Ka zhvilluar 14 ndeshje me kombëtaren jugosllave U-21.

Karriera si trajner: Pasi mbylli karrierën si lojtar i futbollit të luajtur, Kuzhe filloi karrierën si trajner i Sydney Kroaci (1982-1984). Më pas u bë trajner në klube të tilla, si BSK Slavonski Brod (1985-1986), të rinjtë e Dinamos së Zagrebit (1986-1988), Borac Banja Luka (1988-1989), para se të emërohej trajner i Dinamos së Zagrebit (1989-1991). Pas këtij “stacioni”, në 1991, ai filloi të stërvisë në Gjermani, pikërisht skuadrën e FC Kalb-Ëeiss Erfurt (1991-1992) dhe më vonë te FSV Mainz 05, ku qëndroi deri në 1994. Nga 1995-1998, ai e ushtroi detyrën e tij si trajner futbolli në Japoni, në krye të skuadrës së Gamba Osaka. Kuzhe u kthye në Kroaci për të trajnuar NK Zagrebin (1998-1999). Gjithashtu ka pasur një bashkëpunim të shkurtër me FC Chemnitz në vitin 2000, më pas ka vazhduar të trajnojë përsëri Gamba Osaka (2000-2002). Që këtej, Kuzhe shkoi për të menaxhuar Inter Zapreši? (2003-2004) dhe në vitin 2005 mori përsëri drejtimin e Dinamos së Zagrebit, duke fituar titullin e ligës në vitin e tij të parë si trajner. Në nëntor 2007, Kuzhe u emërua trajner i ekipit kombëtar të Ruandës, duke zëvendësuar Majkëll Nees, i cili u shkarkua pas dështimit për t’u kualifikuar për në Kupën e Kombeve të Afrikës 2008. Vetëm katër muaj ka drejtuar edhe në Japoni, skuadrën e Ichihara JEF United Chiba, për t’u zëvendësuar shumë shpejt nga Alex Miller.
Karakteri personal: Një gjë që e përshkruan këtë njeri, të cilën e pohojnë edhe njerëzit afër tij, janë problemet e kaluara me kumarin, ruletën. Si shkak i këtij pasioni, tejet i madh për fitore, më vonë do të vinte suksesi te Dinamo. Ai ka hyrë në borxhe për kumarin, aq sa e kanë kërcënuar me jetë. Ai është pranuar nga tifozët si “një prej tyre”, gjë e cila ka ndodhur rrallë te Dinamo e Zagrebit, në të gjithë historinë. Bixhozi, thuhet se e ka bërë atë tashmë një njeri shumë të kujdesshëm, analitik, të etur për të fituar. Tifozët e përshkruajnë atë si një njeri emocional, por një udhëheqës të denjë dhe fitues. Kjo është mbi të gjitha. Respekti është ai që merr me vete kudo që shkon.
Trajner i Dinamos së Zagrebit: Kuzhe e mori ekipin pas një viti të varfër në trofe, madje kishte përfunduar në vendin e shtatë. Me disa lojtarë të rinj, ai ka gëzuar që në fillim suksesin, pikërisht në kampionatin e ardhshëm (2005-2006) me shifra të tilla në pjesën e parë të garës: 18 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje, me një golaverazh 61-11,por fiksoi një rekord edhe në përfundim të kampionatit të atij viti: 24 fitore, 4 barazime dhe 4 humbje, me golaverazh 78-21. Pas dhjetë ndeshjeve të para, diferenca e Dinamos së Zagrebit me ndjekësit më të afër ishte 32-3, cka u dha drejtuesve të klubit qëllimin më të lartë, për çfarëdo ndryshimesh profesionale në Europë. Gjatë kësaj kohe është akredituar Dinamoja me tërheqëse, që luan futboll. Në vitin 2006, ndeshja e Dinamos së Zagrebit kundër Arsenalit nuk u konsiderua mjaft e mire, ndaj Kuzhe u largua nga klubi në nëntor. Kjo marrëveshje u bë me pëlqim të ndërsjelltë të palëve.







Karriera si trajner e Josip Kuzhe

1982–1984 Sydney Croatia
1985–1986 BSK Slavonski Brod
1988–1989 Borac Banja Luka
1989–1990 Dinamo Zagreb
1991–1992 Rot-Weiß Erfurt
1992–1994 Mainz 05
1996–1997 Gamba Osaka
1998–1999 NK Zagreb
2000 Chemnitzer FC
2003–2005 Inter Zapreši?
2005–2006 Dinamo Zagreb
2007 Ruanda
2008 JEF United Tokyo

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Tue, 19 May 2009 , 16:48
by GOLDIAN
skodrinon mas me thuj vlla se asht e vertete kjo qe ke shkru ma nalt :shock: :shock: :shock: :shock:
na hangri dreqi komplet si komtare

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Tue, 19 May 2009 , 20:47
by fpjalmi
DHE NDESHJEN E PARE E KENA EDHE ME PORTOGALINE :D :D :D :D :D

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Thu, 21 May 2009 , 18:17
by Edmond-Cela
shker**ta Mu**t o zot kur do mesojm

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Tue, 26 May 2009 , 18:21
by Skodrinon
Kuzhe, 27 kuqezinj për ndeshjet me Portugalinë dhe Gjeorgjinë

Trajneri i ekipit kombëtar, Josip Kuzhe, ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet me Portugalinë, ndeshje zyrtare, që do të luhet më 6 qershor 2009, ora 20.45, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, dhe me Gjeorgjinë, ndeshje miqësore, që do të zhvillohet më 10 qershor, po në “Qemal Stafa”. Në fakt trajneri i ri i kombëtares, pavarësisht se është në Tiranë prej së shtunës së kaluar, nuk ka bërë akoma prezantimin zyrtar nga FSHF-ja. Madje, as ka qenë i pranishëm në zbardhjen e listës së kombëtares për dy ndeshjet në fjalë. Emrat e lojtarëve janë bërë publik nga zëdhënësi i shtypit të federatës, ndërkohë që mbetet shumë e pakuptueshme mbajtja larg medias, në një prezantim zyrtar të Josip Kuzhëse. Lista e lojtarëve që do të ketë në dispozicion trajneri i ri kuqezi për ndeshjen zyrtare me Portugalinë në Tiranë, por edhe për ndeshjen pasuese, miqësore, me Gjeorgjinë, është e gjatë, sepse Kuzhe kërkon t’i vëzhgojë nga afër të gjithë, për të krijuar një ide rreth tyre, ngaqë nuk i njeh. Bie në sy mungesa e kapitenit Altin Lala, që është i dëmtuar, por edhe rikthimi në radhët e kuqezinjve i Erion Bogdanit, që mungoi në dy ndeshjet paraardhëse, nën drejtimin e Ari Hanit, por edhe e Jahmir Hykës dhe Edmond Kapllanit, “të padëshirueshëm” nga holandezi i dorëhequr, Ari Han. Konkretisht, ja lista e kuqezinjve të ftuar për ndeshjet me Portugalinë dhe Gjeorgjinë

Nr. Emer/mbiemer Ekipi ku luan nd. me kombetaren

1. Isli Hidi Kryvbas Krig 10

2. Samir Ujkani Palermo 0

3. Enea Koliqi Iraklis 0

4. Debatik Curri Vorskla Poltava 23

5. Armend Dallku Vorskla Poltava 31

6. Kristi Vangjeli Aris Selanik 17

7. Andi Lila Tirana 5

8. Elvin Beqiri Vllaznia 42

9. Ansi Agolli Tirana 9

10. Endrit Vrapi Elbasani 7

11. Admir Teli Karabakh 4

12. Lorik Cana O.Marseje 36

13. Ervin Skela Energie Cottbus 61

14. Ervin Bulku Kryvbas Krig 16

15. Gilman Lika Hacetepe 4

16. Dorian Bylykbashi Kryvbas Krig 3

17. Jahmir Hyka Mainz 10

18. Klodian Duro AC Omonia 57

19. Elis Bakaj Dinamo 3

20. Gjergj Muzaka Tirana 1

21. Emilian Vila Teuta 0

22. Jetmir Sefa Tirana 0

23. Hamdi Salihi SV Ried 12

24. Erjon Bogdani Chievo Verona 49

25. Edmond Kapllani Karlsruhe 23

26. Besart Berisha AC Horsens 15

27. Migen Memelli Tirana 1


Ndërkohë, është zyrtarizuar edhe stafi i trajnerit të kombëtares, Josip Kuzhe. I kryesuar nga ky i fundit, zëvendës i tij do të jetë kroati Dzemal Mustedanagic, Ilir Bozhiqi, trajner portierësh, Arben Celiku, doktor i ekipit kombëtar, Stijn Vandenbroucke, belg, fizioterapist, Ylli Mihali, masazhator dhe Denis Bastari, menaxher i kombëtares kuqezi



Më poshtë, ja edhe programi i plotë i kombëtares gjatë ditëve të grumbullimit për këto dy ndeshje:

E premte, 29 maj: Grumbullimi i skuadrës dhe nisja nga stadiumi kombëtar “Qemal Stafa”, ora 12.00. Mbërritja në hotel “Dyrrahu” dhe akomodim ora 13.00. Stërvitje ora 18.00.

E shtunë, 30 maj: Stërvitje e lehtë (kryesisht individuale), ora 10.30. Konferencë shtypi me trajnerin dhe takim i lojtarëve me median, ora 12.00. Stërvitje, ora 18.00.

E diel, 31 maj: Stërvitje e lehtë (kryesisht individuale) ,ora 10.30.

E hënë, 1 qershor: Stërvitje e lehtë (kryesisht individuale), ora 10.30. Takim me median (1 orë), ora 12.00. Stërvitje, ora 18.00.

E martë, 2 qershor: Stërvitje e lehtë (kryesisht individuale), ora 10.30. Takim me median (1 orë), ora 12.00. Ndeshje kontrolli me ekipin U-17, ora 18.00.

E mërkurë, 3 qershor: Stërvitje e lehtë (kryesisht individuale), ora 10.30. Takim me median (1 orë), ora 12.00. Stërvitje, ora 18.00.

E enjte, 4 qershor: Stërvitje e lehtë (kryesisht individuale), ora 10.30. Takim me median (1 orë), ora 12.00. Stërvitje, ora 18.00.

E premte, 5 qershor: Stërvitje e lehtë, ora 10.30. Konferencë shtypi me trajnerin dhe takim i lojtarëve me median, ora 12.00. Stërvitje, ora 18.00.

E shtunë, 6 qershor: Stërvitje e lehtë, ora 10.30. Ndeshja Shqipëri-Portugali, ora 20.45.

E diel, 7 qershor: Pushim dhe relaks.

E hënë, 8 qershor: Stërvitje e lehtë (kryesisht individuale), ora 10.30. Takim me median (1 orë), ora 12.00. Stërvitje, ora 18.00.

E martë, 9 qershor: Stërvitje e lehtë, ora 10.30. Konferencë shtypi me trajnerin dhe takim i lojtarëve me median, ora 12.00. Stërvitje, ora 18.00.

E mërkurë, 10 qershor: Stërvitje e lehtë, ora 10.30. Ndeshja miqësore Shqipëri- Gjeorgji, ora 19.00.

S.Shqiptar

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Tue, 26 May 2009 , 18:55
by Skodrinon
“Shqipëria ime luan në sulm”

Zbret rreth orës 09:15 nga dhoma e tij në hotel “Rogner”. I veshur me një bluzë ngjyrë blu me tre pulla, një palë xhinse që në fund të këmbëve janë të grisura sipas modës dhe me një palë shapka me gisht, trajneri më i ri i Kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, ecën i qetë drejt restorantit. Pasi konsumon mëngjesin, i afrohet barit. Jo për kafe, por i përgjigjet pozitivisht ftesës për një intervistë. Flet hapur duke lëshuar edhe batuta njëkohësisht. “Do të ndërtoj Shqipërinë sulmuese. Kjo skuadër i ka lojtarët për të zhvilluar futboll të bukur. Po mendoj për Kombëtaren e perspektivës që do të luajë në edicionin e ardhshëm të eliminatoreve”.



-Prej së shtunës ndodheni në Tiranë. Si po ju duket Shqipëria?

-Një vend i bukur me aq sa kam parë. Një vend në zhvillim që po e arrin progresin shkallë-shkallë. Kam parë gjëra të bukura dhe një ambjent shumë të mirë. Çdo gjë mesa shoh po shkon drejt një zhvillimi shumë të madh.

-Çfarë keni bërë këto dy ditë, përveçse keni ndjekur ndeshjen finale të kampionatit mes Tiranës dhe Vllaznisë që u zhvillua të shtunën?

-Mund të them se kam shëtitur pak gjatë këtyre dy ditëve. Kam lëvizur në këmbë dhe kam parë gjëra të bukura. Pjesën tjetër të kohës e kam kaluar duke parë DVD e ndeshjeve të Kombëtares shqiptare gjatë këtij edicioni eliminatoresh. Jo vetëm takimet zyrtare, po kam parë edhe ndeshjet miqësore duke krijuar idenë për futbollistët.

-Të shtunën keni ndjekur në stadium finalen e kampionatit. Çfarë përshtypje të la përsa i përket atmosferës?

-Një organizim shumë i mirë dhe një atmosferë shumë ikandeshente. Ishte konsideruar e gjitha një festë e vërtetë futbolli. Këngë shqiptare që personalisht më pëlqyen. Shumë tifozë në stadium, të cilët krijuan një atmosferë shumë të bukur. Fishekzjarre dhe banderola që i dhanë bukuri këtij takimi. Kështu bëhen gjithmonë ndeshjet në Shqipëri!? (qesh).

-Po përsa i përket skuadrave dhe futbollistëve, çfarë mund të na thuash?

-E di që disa prej atyre lojtarëve që ishin në fushë atë ditë, janë pjesë e Kombëtares shqiptare. Te Tirana luajnë Agolli dhe Lila, ashtu si te Vllaznia janë Beqiri dhe Sukaj. Edhe Memelli apo Muzaka kam mësuar që janë grumbulluar në disa takime. E krijova pak a shumë një ide për gjithsecilin që luajti në atë finale. Jo vetëm ata lojtarë që janë pjesë e përfaqësueses, por ndoqa me vëmendje edhe lojtarët e tjerë. Gjithashtu, kam marrë informacione dhe kam folur me njerëz të ndryshëm për shumë lojtarë. Përsa i përket finales së kampionatit, Vllaznia mu duk një ekip me moshë pak a shumë të madhe. Tirana luajti më mirë dhe e meritoi plotësisht titullin. Tregoi se është një skuadër shumë profesioniste, në krahasim me Vllazninë. Dhuroi një futboll të bukur në fushën e lojës.

-Kalojmë paksa te Kombëtarja shqiptare. Cila nga ndeshjet e përfaqësueses që ke parë në DVD të ka pëlqyer më shumë?

-Ndeshja përballë Milanit…(qesh). Kombëtarja arriti që ti shënojë tre gola një skuadre të madhe dhe kjo nuk është pak. Po i ndjek me vëmendje të gjitha ndeshjet e këtij edicioni eliminatoresh. Edhe miqësoret gjithashtu. Jam duke krijuar idenë për mënyrën e lojës që është aplikuar dhe për futbollistët njëkohësisht. Megjithatë, kam marrë informacione dhe kam biseduar me njerëz të ndryshëm. Puna ka nisur tashmë dhe gjërat po ecin mirë.

-Çfarë ideje ke krijuar përsa i përket lojës dhe futbollistëve?

-Kombëtarja shqiptare është një ekip i perspektivës. Ky edicion ka përfunduar praktikisht. Këto ndeshje do të më shërbejnë për të krijuar ide sa më të qartë dhe për të njohur mënyrën e lojës së çdo futbollisti. Objektivi i Shqipërisë që të ecë përpara janë eliminatoret për Kampionatin Europian 2012. Deri sa të fillojë edicioni i ardhshëm, disa prej futbollistëve do të jenë 34-35 vjeç dhe kështu që duhet shumë punë për të krijuar një ekip të perspektivës.

-Çfarë mënyre loje do të aplikojë Kuzhe në përfaqësuesen shqiptare?

-Me aq sa kam parë dhe kam marrë informacion, mendoj se Shqipëria mund të zhvillojë shumë mirë një lojë sulmuese. Ka në përbërje të saj elementë që zhvillojnë lojë të bukur dhe ofensive. Objektivi i çdo skuadre është që të shkojë te zona e kundërshtarit dhe të shënojë. Kjo arrihet në dy mënyra. Me topa të gjatë, ose me kombinime mes futbollistëve duke mos e ngritur topin. Besoj se Shqipëria mund ta bëjë shumë mirë këtë të dytën. Nëse luan me topa të gjatë, është shumë e vështirë që topi të shkojë te sulmuesi dhe ai ta kontrrollojë siç duhet. Në këtë mënyrë loje, i favorizuar është mbrojtësi që ka vetëm detyrën ta largojë topin. Përsa i përket lojës në tokë dhe pasimeve mes futbollistëve, është një mënyrë shumë më efektive loje. Shqipëria mund ta bëjë shumë mirë këtë pasi ka futbollistë që e përdorin mirë topin dhe janë të aftë teknikisht. Mund të luhet shumë mirë në mesfushë me pasime dhe më pas hapet loja në krah duke aplikuar krorimet ose edhe duke hyrë në qendër. Këtë mund ta bëjë shumë mirë trajneri, pasi është ai që përcakton mënyrën e lojës së skuadrës. Nga sa kam parë deri tani, Kombëtares i duhet më shumë forcë besimi në vetvete që të luajë deri në sekondat e fundit. I ka të gjitha mundësitë që ta arrijë këtë.

-Si ju duken futbollistët shqiptarë?

-Janë shumë teknik, të fortë fizikisht dhe të aftë në veprime njëkohësisht. Këtë ide kam krijuar dhe mendoj se kështu është.

-Kalojmë paksa te lojtarë të veçantë. Nga DVD që keni parë, cili ju ka bërë përshtypje?

-Jam duke i ndjekur me imtësi të madhe të gjithë futbollistët. E thashë që kam krijuar një ide për të gjithë. Më ka rënë në sy Kapllani. Një lojtar i fuqishëm fizikisht dhe që zotëron një kërcim shumë të mirë. Më ka bërë përshtypje goli që ka shënuar me kokë në miqësoren ndaj Lintenshtejnit.

-Po Bogdani dhe Cana?

-Të dy futbollistë shumë të mirë. Bogdani është i fuqishëm fizikisht dhe e përdor shumë mirë topin. Gjithashtu, e mbron shumë mirë atë. Luan në Serinë A dhe është një lojtar që më pëlqen. Përsa i përket Canës, është me shumë eksperiencë. Kapiteni i Marsejës është një mesfushor që di të markojë shumë mirë dhe ta shkatërrojë lojën e kundërshtarit. Ka provuar të luajë në të gjitha kompeticionet. Në kampionat, në Kupë dhe në Champions që është një gjë pozitive për çdo futbollist. Kjo e ka bërë të fitojë jo pak eksperiencë dhe të shndërrohet në një lojtar të rëndësishëm për Kombëtaren.

-Hyka konsiderohet nga të gjithë si talenti i së ardhmes, por nga paraardhësi juaj Han nuk është grumbulluar. Si e vlerësoni këtë lojtar?

-Një talent i vërtetë. Është i aftë që jo vetëm kur ka një, por edhe me dy kundërshtarë të ketë përballë, është i aftë ti shmangë. Triblon shumë mirë dhe është i aftë të krijojë shumë hapësira në fushë. E hap lojën në krah, në një kohë që është shumë i rrezikshëm.

-Përpara është ndeshja e radhës eliminatore ndaj Portugalisë. Si e shihni këtë takim?

-Natyrisht, është shumë i vështirë përballë një prej skuadrave më të forta në Europë. Por, e thashë që këto takime që kanë mbetur, shërbejnë për të njohur lojtarët dhe për të aplikuar idetë e mia. Edicioni i ardhshëm për Kampionatin Europian është ai që kemi objektiv për të ecur përpara. Gjithashtu, deri atëherë do të zhvillojmë edhe disa takime miqësore.

S.Ekspres

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Tue, 26 May 2009 , 19:18
by Skodrinon
Kroati e nis me polemika, “Bushati” bëhet çështje

Trajneri i ri i Kombëtares, Josip Kuzhe, i ka propozuar Federatës Shqiptare të Futbollit menaxherin e klubit Dinamo,
Xhemal Mustendanagiçin, për trajner të Shpresave (U-21) të Shqipërisë. Kuzhe beson se propozimi i tij do të miratohet nga FSHF-ja. “Sigurisht që Mustendanagiç do të emërohet trajner i Shpresave, nëse kjo nuk ndodh për ndonjë arsye, atëherë do të jetë ndihmës imi”, ka pohuar Kuzhe. Në marrëveshje mes FSHF-së dhe Kuzhesë, të
dyja palët kanë të drejtën e emërimit të një ndihmëstrajneri. Propozimi i tij nuk është pritur edhe aq mirë nga drejtuesit e federatës. Këta të fundit kanë kërkuar të gjendet një rrugë e ndërmjetme, por Kuzhe ka këmbëngulur
për të parë Mustendanagiçin në krye të përfaqësueses U-21 që nga data 1 qershor e në vazhdim.
Ndërkaq, institucioni i lartë i futbollit shqiptar ka hedhur idenë që Bushati, nëse largohet nga trajner i Shpresave, të jetë asistenti i tij i parë në krye të Kombëtares kuqezi, por as ky propozim nuk është pëlqyer nga Kuzheja, ndonëse tekniku kroat nuk ka kundërshtuar me forcë në këtë pikë.

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Tue, 26 May 2009 , 21:06
by fpjalmi
Skodrinon wrote:Kroati e nis me polemika, “Bushati” bëhet çështje

Trajneri i ri i Kombëtares, Josip Kuzhe, i ka propozuar Federatës Shqiptare të Futbollit menaxherin e klubit Dinamo,
Xhemal Mustendanagiçin, për trajner të Shpresave (U-21) të Shqipërisë. Kuzhe beson se propozimi i tij do të miratohet nga FSHF-ja. “Sigurisht që Mustendanagiç do të emërohet trajner i Shpresave, nëse kjo nuk ndodh për ndonjë arsye, atëherë do të jetë ndihmës imi”, ka pohuar Kuzhe. Në marrëveshje mes FSHF-së dhe Kuzhesë, të
dyja palët kanë të drejtën e emërimit të një ndihmëstrajneri. Propozimi i tij nuk është pritur edhe aq mirë nga drejtuesit e federatës. Këta të fundit kanë kërkuar të gjendet një rrugë e ndërmjetme, por Kuzhe ka këmbëngulur
për të parë Mustendanagiçin në krye të përfaqësueses U-21 që nga data 1 qershor e në vazhdim.
Ndërkaq, institucioni i lartë i futbollit shqiptar ka hedhur idenë që Bushati, nëse largohet nga trajner i Shpresave, të jetë asistenti i tij i parë në krye të Kombëtares kuqezi, por as ky propozim nuk është pëlqyer nga Kuzheja, ndonëse tekniku kroat nuk ka kundërshtuar me forcë në këtë pikë.

ik mar tranier pleh.

po flet sikur ke fitu me shqipnine 10 ndeshje rresht .

shih mor pleh punen tande e mos ban ligjin ke me vu tranier te u21 vjeqareve.

nuk ke faj ti mor tranier pleh ,por ka faj armando ***** duke qe asht kry plehu i shqipnise qe te ka ZGJELL TY MOR PLEH

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Thu, 28 May 2009 , 21:21
by Edmond-Cela
fpjalmi wrote:
Skodrinon wrote:Kroati e nis me polemika, “Bushati” bëhet çështje

Trajneri i ri i Kombëtares, Josip Kuzhe, i ka propozuar Federatës Shqiptare të Futbollit menaxherin e klubit Dinamo,
Xhemal Mustendanagiçin, për trajner të Shpresave (U-21) të Shqipërisë. Kuzhe beson se propozimi i tij do të miratohet nga FSHF-ja. “Sigurisht që Mustendanagiç do të emërohet trajner i Shpresave, nëse kjo nuk ndodh për ndonjë arsye, atëherë do të jetë ndihmës imi”, ka pohuar Kuzhe. Në marrëveshje mes FSHF-së dhe Kuzhesë, të
dyja palët kanë të drejtën e emërimit të një ndihmëstrajneri. Propozimi i tij nuk është pritur edhe aq mirë nga drejtuesit e federatës. Këta të fundit kanë kërkuar të gjendet një rrugë e ndërmjetme, por Kuzhe ka këmbëngulur
për të parë Mustendanagiçin në krye të përfaqësueses U-21 që nga data 1 qershor e në vazhdim.
Ndërkaq, institucioni i lartë i futbollit shqiptar ka hedhur idenë që Bushati, nëse largohet nga trajner i Shpresave, të jetë asistenti i tij i parë në krye të Kombëtares kuqezi, por as ky propozim nuk është pëlqyer nga Kuzheja, ndonëse tekniku kroat nuk ka kundërshtuar me forcë në këtë pikë.

ik mar tranier pleh.

po flet sikur ke fitu me shqipnine 10 ndeshje rresht .

shih mor pleh punen tande e mos ban ligjin ke me vu tranier te u21 vjeqareve.

nuk ke faj ti mor tranier pleh ,por ka faj armando ***** duke qe asht kry plehu i shqipnise qe te ka ZGJELL TY MOR PLEH
fjalmi si kurt te kishte than hani kete deklarat para nje vitit ca kishe than ti

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Fri, 29 May 2009 , 22:15
by Skodrinon
Kombëtarja, nisin ditët anti-Portugali

Kombëtarja e Shqipërisë nisi ditët anti-Portugali, duke filluar së pari me akomodimin në rezidencën e hotel “Durrah” dhe seancën e parë stërvitore nën drejtimin e trajnerit të ri të përfaqësueses, kroatit Josip Kuzhe.


Kombëtarja e Shqipërisë nisi ditët anti-Portugali, duke filluar së pari me akomodimin në rezidencën e hotel “Durrah” dhe seancën e parë stërvitore nën drejtimin e trajnerit të ri të përfaqësueses, kroatit Josip Kuzhe.

Të premten nën urdhrat e pasuesit të Ari Hanit ishin vetëm futbollistët që luajnë në kampionatin shqiptar, por dhe Hidi, Bylykbashi, Bulku e Vangjeli, që luajnë në Ukrainë e Greqi.

Ansi Agolli, kampioni i dyfishtë i Tiranës, dhe një nga protagonistët e barazimit 0-0 të Shqipërisë të Portugalisë në Bragë, pohoi: “Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë në Portugali. Pavarësisht se në tri ndeshjet e fundit bëmë një paraqitje jo të mirë, besoj se do të rigjejmë forca për të përsëritur takimin me Portugalinë. Duhet të bëjmë më të mirën për skuadrën”.

Mbrojtësi i Vllaznisë, Elvin Beqiri, një nga lojtarët më përvojë në repartin që pritet të ketë më shumë punë në ndeshjen kundër Portugalisë tha: “Është vërtet ndeshje e vështirë, por dhe ne e dimë këtë. Natyrshëm, që kjo varet edhe nga trajneri, taktikat që do të përdoren në atë ndeshje. Shpresoj të marrim rezultat”.

Migen Memelli, “këpuca e arta” e sezonit 2008-2009 dhe me një sezon të jashtëzakonshëm e me disa rekorde në kampionatin, që porsa përfundoi thotë: “Ndihem mirë që jam sërish pjesë e Kombëtares. Pas një sezoni shumë të mirë dhe një eksperience të parë me Kombëtaren, besoj se po të aktivizohesha nuk do të vononte dhe goli me fanellën e përfaqësueses, megjithatë të shpresojmë”.

Dorian Bylykbashi, një nga dy kapitenët shqiptarë në skuadrat e huaj, elbasanasi te Krivbasi në Ukrainë e Lorik Cana te Marseja në Francë, tha: “Normale që do të përgatitemi me seriozitet, pasi kundërshtari është një nga ekipet më të forta në Europë, për më tepër që nuk e harron lehtë barazimin tonë në Portugali dhe i duhet me patjetër të fitojë. Personalisht, si unë dhe Ervin Bulku e Isli Hidi, shokët e mi te Krivbasi jemi në gjendje të mirë”.

Virtuozi Jahmir Hyka festoi ditët e fundit dy gëzime, rithirrjen në Kombëtare, por dhe ngjitjen me ekipin e tij, Mainc 05, në Bundesligën e parë gjermane. “Nëse do ta plotësoja edhe me një rezultat pozitiv kundër Portugalisë, atëherë do të ishta njeriu më i lumtur në botë”, - tha 20-vjeçari.

Mesfushori i talentuar i Teutës, Emiljano Vila, autor i 15 golave në kampionat dhe realizuesi i një golit të parë të Shqipërisë B në barazimin 3-3 në miqësoren kundër Milanit, edhe pse nga Durrësi e vetëm një “vrap” nga hoteli “Durrah”, kishte mbërritur i pari në kryeqytet, për t’u nisur nga Tirana në drejtim të rezidencës së Kombëtares.

“Është bukur të impenjohesh me Kombëtaren, por dhe një përgjegjësi e madhe. Është një mundësi shumë e mirë për mua të jem përkrah emrave më të mëdhenj të përfaqësueses”, - tha Vila, i kërkuar nga Dinamo, por edhe pjesë e një thashetheme për një transferim të mundshëm te Atletiko e Madridit në Spanjë.

Portieri i Kombëtares, Isli Hidi, ai dhe i cili mendohet se do të jetë midis tri shtyllave në ndeshjen kundër Portugalisë, duke ndjerë edhe përgjegjësinë e rastit, pohoi se ishte më mirë të fliste pas ndeshjeve me portugezët e Gjeorgjisë, duke i shmangur komentet e rastit.

albania-sport

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Sat, 30 May 2009 , 22:47
by GOLDIAN
nese portugezt nuk fitojne ne tirane i ka hanger dreqi
skane shanse per kualifikim

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Wed, 03 Jun 2009 , 19:55
by Skodrinon
Trajneri i Kombëtares kënaqet nga testi: Dua debutim me rezultat pozitiv
Kuzhe kthen skemën me 2 sulmues
Tani s’ka më vendosje taktike si të Ari Hanit. “Me Portugalinë do të luajmë me 4-4-2”


Kroati i pankinës shqiptare,Josip Kuzhe, vazhdon të shfaqë hapur dilemën jo vetëm për përbërjen e formacionit kryesor, por edhe për njohjen në tërësi të “brumit” që i është servirur në këtë grumbullim. Ai provoi të gjithë kontigjentin e futbollistëve që ka në dispozicion, duke vrojtuar me kujdesin më të madh lojën e secilit prej tyre.
Në çdo pjesë loje dy përbërje të ndryshme, çka rrit ndjeshëm bindjet e kroatit për elementët që po stërvit.
Kemi qenë me fat që Josip Kuzhe, theu heshtjen dhe ashtu në këmbë në anë të fushës arritëm t’i marrim këto përshtypje.

Formacioni i pjesës së parë është ekipi i 6 qershorit kundër Portugalisë?
Jo, jo! Nuk është kështu. Ndërtova një formacion në pjesën e parë, ashtu sikundër veprova edhe me një formacion
tjetër në pjesën e dytë. E gjitha kjo që ndodhi sot në fushë, është krijimi i bindjeve të mia për nivelin dhe aftësitë
e çdo futbollisti.

Ku anoni më shumë deri tani?
Jam në fazën e zbërthimit të lojës së futbollistëve nga kasetat filmike, me ato që po ndjek në çdo orë e në çdo
minutë në fushën e lojës. Ka plot surpriza dhe gjëra interesante. Natyrisht, fusha e lojës nëpërmjet stërvitjeve që po zhvillojmë, është testi më domethënës për t’u pajisur me njohuritë e nevojshme për nivelin dhe cilësinë e lojtarëve
që kam në dispozicion.

Jeni i kënaqur me stërvitjet e deritanishme?
Nuk kam pse të them jo. Tri orë në ditë, është një kohë relativisht e mirë për t’i prekur gjërat me dorë dhe për të dalë në përfundimet e duhura. Aq sa po më jepet mundësia të merrem me këtë Kombëtare, optimizimi i ka krijuar epërsi ndaj pesimizmit.

Jeni deklaruar se do të punoni për të ardhmen e futbollit shqiptar. Mund të përmendi ndonjë element që ua mbush mendjen deri tani?
Ka, por unë do të përmend vetëm njërin prej tyre. Është djaloshi Emiliano Vila. Me këtë nuk dua të pohoj se është në
formacion, për të përcaktuar një kualitet të thekur, pikërisht për këtë të ardhme të futbollit.

Kjo taktikë loje 4-4-2 do të ndiqet edhe ndaj Portugalisë?
Pak a shumë kjo. Kërkoj nga futbollistët edhe përmirësimin e kondicionit fizik, aq sa është e mundur për ditët që na
kanë mbetur deri në ndeshje.

A do ta vendosni Canën në mbrojtje?
Sigurisht që po, pasi mungesat e Dallkut të dëmtuar dhe Currit me kartonë më duhet t’i kompensoj me kthimin e Canës në mbrojtje.

Kuzhe, në “qiellin e shtatë” me Portugalinë.
E dëshiroj rezultatin pozitiv, pasi nuk do të më pëlqente të justifikohesha se kam pak ditë me Kombëtaren, nëse do
të humbnim. Tashmë unë e ndjej përgjegjësinë e rezultatit, pavarësisht nga koha e paktë e punës. Populli shqiptar
kërkon fitore dhe ne do të përpiqemi ta gëzojmë, prandaj do të mundohemi të bëjmë më të mirën e mundshme.

E ardhmja?
Pas ndeshjes me Portugalinë do të mendojmë për rindërtimin e Kombëtares