Page 65 of 125
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Fri, 08 May 2009 , 17:51
by fpjalmi
“Plehrat e Tiranës s’do
më nëpërkëmbin emrin”
Agustin Kola shpërthen në akuza ndaj drejtuesve të klubit
Agustin Kola ka
shpërthyer në
akuza ndaj drejtuesve
të klubit të Tiranës
pasi kishte dhënë dorëheqjen
nga drejtimi i skuadrës në
mesditë. I kontaktuar mbrëmë
nga “Panorama Sport”, ishtrajneri
bardheblu ka folur
me tone të ashpra ndaj drejtuesve
të klubit, që sipas tij, i
kanë nëpërkëmbur emrin.
“Unë nuk do të lejoj që plehrat
e Tiranës të nëpërkëmbin
emrin tim. Nesër (sot) do të
dal e do t’i them të gjitha ato
që kam, por e përsëris nuk
do të lë njeri që të përdhosë
emrin tim. Pas asaj që ndodhi
në finalen e Kupës, unë
e kuptova situatën dhe
dhashë dorëheqjen. Kam
pritur një reagim nga Refik
Halili, por ai nuk u bë i
gjallë, kështu që nesër (sot)
do të dal e t’i them të gjitha”,
tha Kola në prononcimin e
tij të shkurtër për “Panorama
Sport”. I pyetur se ndaj
kujt ishin të drejtuara
akuzat e tij, ish-trajneri i Tiranës
është përgjigjur në
mënyrë të drejtpërdrejtë:
“Plehrat e Tiranës janë drejtuesit
dhe ata që bëjnë ligjin
në atë klub”. Më tej, Kola
theksoi faktin se Halili kishte
punuar kundër krahëve të
tij, duke kërkuar për një trajner
tjetër, ndërkohë që publikisht
i kishte deklaruar
mbështetje të plotë. Gjest ky
që i ka lënë një shije shumë të
hidhur Kolës, i cili e ka parë
veten të tradhtuar dhe të
nëpërkëmbur. Kryedonatori
u shpreh për mediat tëmërkurën mbrëma se, Kola do
të vazhdonte të ishte trajneri
i Tiranës, ndërkohë që mësohet
se të enjten herët në
mëngjes, ka pasur një takim
me një trajner tjetër të njohur,
në përpjekje për ta bindur që
të zëvendësonte Kolën në
pankinën bardheblu.
Dyshimet
Edhe pse nuk pranoi të
fliste më gjatë, Kola u shpreh
se “futbolli i sotëm është kthyer
në biznes”, duke nënkuptuar
shumë gjëra njëherësh,
sidomos kur një gjë e tillë thuhet
pas një finaleje të humbur
në minutat shtesë. Gjithsesi,
dorëheqja vjen pas një
periudhe të gjatë, ku marrëdhëniet
trajner-drejtues
kanë qenë disi të tendosura.
Duket qartë se kriza ka ekzistuar
prej kohësh në këtë
mes, por kryedonatori Halili
është përpjekur t’i mbajë të
fshehura të gjitha problemet,
që arritën kulmin te
mërkurën. Pak kohë më parë
u përfol se Kola kishte dhënë
dorëheqjen për shkak të mosmarrëveshjeve
me drejtuesit,
por kjo gjë u mohua menjëherë,
edhe pse në të vërtetë
kishte ndodhur. Megjithatë,
u kuptua se ky bashkëpunim
nuk do vazhdonte për një
kohë shumë gjatë, ashtu edhe
siç ndodhi.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Fri, 08 May 2009 , 17:53
by fpjalmi
Bençivenga do të mbyllë kampionatin si trajner
Pas dorëheqjes së trajnerit Agustin Kola, me shumë gjasë skuadrën e
Tiranës do ta drejtojë në tri ndeshjet e mbetura të kampionatit zëvendëstrajneri
aktual i bardhebluve, italiani Mauro Bençivenga. 57-
vjeçari u rikthye pas tri vitesh te klubi kryeqytetas dhe që në ditët e
para të janarit mori detyrën e zëvendëstrajnerit, duke dhënë një kontribut
të theksuar në përgatitjen fizike e teknike të ekipit dhe duke qenë
pa dyshim, një teknik i spikatur në drejtimin e skuadrës 23-herë kampione.
Me njohuritë e tij për futbollin modern dhe i ardhur nga një prej
shkollave më të forta të futbollit në botë, pra shkollës italiane, Bençivenga
është munduar të mbajë Tiranën në nivelin më të lartë të mundshëm,
duke pasur në të njëjtën kohë raporte të shkëlqyera me lojtarët
dhe pjesëtarët e tjerë të stafit teknik. Pas dorëheqjes së Kolës, me
shumë gjasë ai do të drejtojë ekipin në rolin e trajnerit kryesor, nisur
edhe nga njohja e mirë që ka për të gjithë elementët dhe kapacitetet
kolektive në fushë. Madje, kanë qenë vetë drejtuesit e skuadrës
bardheblu, ata që kanë konfirmuar para vetë lojtarëve mundësinë e
drejtimit të Bençivengës në javët e mbetura. Edhe pse përflitet shumë
që trajneri i ri mund të vijë që sot, gjithsesi drejtuesit kanë menduar se
Bençivenga është një teknik i aftë për të drejtuar skuadrën drejt
suksesit. Italianit i duhet për çdo rast të mendojë për përgatitjen e
skuadrës hap pas hapi, ndërkohë që një test i fortë do të jetë që këtë
javë ndaj Shkumbinit. Ka shumë mundësi që drejtuesit e klubit të mos
marrin trajner tjetër deri në përfundim të sezonit, por t’i lënë dorë të
lirë italianit për të mbyllur garën në krye të grupit, nisur edhe nga fakti
se çfarëdo tekniku të vijë në këtë periudhë, askush më mirë se 57-
vjeçari nuk e njeh mentalitetin e skuadrës dhe kapacitetet e saj.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Fri, 08 May 2009 , 17:54
by fpjalmi
Për Halilin, Kola
ende s'është i ikur
Kryedonatori Refik Halili, i shokuar nga humbja e
skuadrës së tij dy ditë më parë ndaj Flamurtarit në finalen
e Kupës së Shqipërisë, pikërisht atëherë kur të gjithë mendonin
se bardheblutë ishin më pranë se kurrë trofeut, duket
se nuk ka ndërmend të pranojë dorëheqjen e trajnerit Agustin
Kola nga kreu i pankinës së Tiranës. I kontaktuar nga
“Panorama Sport”, Halili u shpreh se ende nuk kishte
marrë ndonjë veprim për të sjellë në krye të skuadrës ndonjë
teknik të ri, pa biseduar më parë, siç tha ai, me trajnerin
Kola. “Unë nuk do të ndërmarr asnjë veprim pa folur më
parë me Kolën. Madje, e shoh si një nismë njerëzore, ndërkohë
që nuk kam çfarë të them tjetër në lidhje me atë që po
përjetojmë. Sigurisht që ky nuk është aspak një moment i
mirë për ne”, tha Halili, i cili në bisedën e shkurtër që pati
me gazetën tonë la të nënkuptuar se nuk do ta pranonte
dorëheqjen e teknikut Agustin Kola, ose më saktë, mendon
për një rikthim të teknikut në krye të ekipit dhe ta
udhëheqë atë deri në përfundim të sezonit.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Fri, 08 May 2009 , 17:55
by fpjalmi
PASIGURIA
Në takimin e radhës në kuadër
të javës së 31-të të kampionatit,
Tirana do të presë në
kryeqytet ekipin e Shkumbinit,
në një përpjekje për të ruajtur
ritmin me Vllazninë dhe për të
mos dalë jashtë luftës për titull.
Por kjo ndeshje parashikohet
të jetë tepër e vështirë për
bardheblutë, sepse moralit të
rënë pas humbjes së Kupës u
shtohen dhe mungesa e Nallbanit
dhe Lilës, që të dy të
skualifikuar për shkak të kartonëve
të kuq të marrë në
Kavajë ndaj besës fundjavën
e shkuar. Pra, Tirana ndodhet
në udhëkryq dhe pasiguria
është evidente. skuadrës
kryeqytetase i nevojitet patjetër
fitorja, nëse dëshiron të
pretendojë titullin, fatet e të cilit
do të ndahen me të gjitha gjasat
në javën e fundit të kampionatit,
pikërisht ndaj rivales
kryesore, Vllaznisë.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Fri, 08 May 2009 , 23:21
by GOLDIAN
po SER DEDJA PSE IKU
SA PER KOLEN DO E KET PAS FAJIN FUSHAJ QE KA DHAN DOREHEQEJN
KESHTU DO MENDOJNE DA ZAGAR
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Sat, 09 May 2009 , 23:43
by fpjalmi
Mjaftojnë 3 pikë dhe Laçi është matematikisht kampion
10 Maj Sot, ndeshja e fundit në “shtëpi”, ndaj Luftëtarit do kërkohet të kthehet në festë
Tri pikë sot ndaj Luftëtarit dhe “matematika” bën të sajën. Laçi, nëse ia del me gjirokastritët, do të jetë njëra nga pjesëmarrëset e ardhëshme të superligës shqiptare. Për herë të dhjetë… Nisur këtu, takimi i sotëm që është dhe ai i parafundit sezonal, pritet të jetë i gjithi festiv. Kurbinasit janë në “timon” të kësaj “lige” prej javësh, duke demostruar se meritojnë plotësisht kryesimin. Laçi ka plot 16 javë që nuk humbet një takim, me 13 fitore e 3 barazime, e vetmja skuadër e fazës së dytë që askush nuk arriti t’i marrë tri pikët. Dhe sot e gjithë vëmendja është përqendruar në stadiumin “Laçi”. Trajneri Edi Martini, por edhe futbollisti Edvan Bakaj, vijnë në këtë takim si dy ish të Luftëtarit. Martini si trajner, ndihet krenar për pragsuksesin e madh të skuadrës aktuale dhe mirënjohës për të kaluarën me bluzinjtë nga qyteti jugor. Por, portieri Bakaj nuk dëshiron të ndahet me kaq. 23-vjeçari kërkon t’i faturojë pikërisht ekipit të Luftëtarit dhe drejtueseve të tij një pjesë të suksesit si portier. “Kam garuar me Luftëtarin në një moment që karriera ime thuajse ishte në zanafillën e saj. Kulmin e pata me Partizanin por më duket se në gjirokastër mora gjithçka që i duhej një ruajtësi të kuadratit. E shihni? Në fazën e dytë me Laçin kemi pësuar më pak gola se çdo ekipi tjeter. Natyrisht reparti i mbrojtjes u shfaq i konsoliduar në të gjitha takimet e fazës së dytë, porta ime u prek vetëm 5 herë. Gjithsesi”, - vijon Bakaj,- kjo nuk do të thotë se ne kemi ndërmend të nënvletësojmë të “gurtët”. Laçi, tashmë superior në të tërë treguesit e kërkon fitoren e sotme edhe për fansat e shumtë.
Formacioni- Për Edi Martinin skuadra që do të hidhet në fushë, do të jetë më e mira. Megjithatë, premisat e aktivizimit të një pjese të mirë të futbollistëve të stolit duket alternativë. Diktojnë mungesat e Sekserit e Malos, të dëmtuar, si edhe e Sefgjinit të pezulluar..
Tifozet- Kanë deklaruar se do të mbushin shkallët. Dekori u takon atyre. Sipas gjasave në balloren e stadiumit, nga ku edhe “ultrasit” zakonisht zënë vend, do të ketë pankarta dhe flamuj të shumtë. “Dizenjot” nga më të ndryshmet janë porositur që heret teksa po këto iniciatorë të “Para Laçi” janë kujdesur dhe për ato që do të vihen në dispozicion pas kësaj jave në kuçovë. Aty ku Laçi pritet të marrë trofeun e kampionit.
Klub–Bashki- Ditën e enjte presidenti Laska dhe disa anëtarë të kryesisë së klubit janë takuar me kreun e Bashkisë së qytetit Luigj Isufi. Mësohet se Laska e ka kërkuar këtë takim me qëllimin e vetëm të kërkesave që skuadra ka për institucionin prej nga varet. Ato kanë të bëjnë kryesisht me angazhimin e ardhshëm në superligë dhe në epiqendër duket kërkesa e zbatimit të projektit të tribunës VIP të impinatit aktual.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Sat, 09 May 2009 , 23:45
by fpjalmi
LAQI NE SUPERIORE.
pra ishin 2 traniera ne kete kategori ,fortuzi dhe edi martini tranier i laqit.
ku nxorri si fitues edi marinin i cili nxorri laqin kampion dhe ne superiore
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Sun, 10 May 2009 , 16:14
by vllaznia1919
Urime Edit edhe Laçit!
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Sun, 10 May 2009 , 22:04
by GOLDIAN
urime lacit
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Mon, 11 May 2009 , 00:38
by fpjalmi
te pakten e kena nje ekip verior ,sepse te gjitha te tjerat jan jugore
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Mon, 11 May 2009 , 18:21
by fpjalmi
Lushnjarët: Ne mundohemi, disa bëjnë sikur luajnë
12 Maj Barazimi me Elbasanin vështirëson edhe më tej mbijetesën e verdhëjeshilëve
Lushnja ka zhvilluar një tjetër ndeshje në maksimumin e mundshëm, por për herë të dytë rradhazi në “Roza Haxhiu”, skuadra verdhëjeshile mbetet në barazim. Fundi është i ngjeshur, por me një ndryshim të madh. Këtë javë, Lushnja ka provën e ferrit në shtëpinë e kryesuesve të kampionatit. Mesfushori qëndror Fatjon Topi ishte futbollisti më i spikatur te skuadra e teknikut Gjyla. Ai tha se disa faktorë ndikuan shumë në hapin falas të verdhëjeshilëve. “Skuadra dha mbi maksimumin e saj. Nga java në javë jemi duke lënë dhe pikën e fundit të djersës. Në skuadër u ndjenë shumë mungesat, sidomos ajo e Bubeqit në sulm ishte goditje e madhe për Lushnjën. Gjykimi ishte me shumë gabime. U diskriminuam me faulla, në rivënie anësore dhe në ndëshkime të mëdha. Episodi i Çelës ishte penallti dhe nuk u dha nga një gjyqtar, që edhe mua nuk më ka dhënë një penallti flagrante në ndeshjen e fazës së dytë me Dinamon, kur më ndërhyri portieri Kotorri. Gjykimi na lodhi shumë mendërisht. Tani duhet të mbledhim veten për ndeshjen e rradhës”, u shpreh mesfushori i spikatur i Lushnjës. Futbollisti 26-vjeçar tha se Lushnja nuk ndjehet e dorëzuar dhe do të provojë shpëtimin deri në fund. “Kampionatit i ka ikur bukuria. Kjo javë ishte më e papëlqyera nga opinioni sportiv. Nuk është e drejtë që disa luajnë me mish e me shpirt, ndërsa të tjerët bëjnë sikur luajnë. Por, ne do të provojmë deri në fund. Jemi të vetëdijshëm që situata është vështirësuar, por do të bëjmë tonën. Vllaznia ka objektivin e saj, ndërsa ne kemi tonin. Megjithatë, ne shpresojmë që këtë javë kampionatit t’i kthehet dinjiteti. Kjo duhet si për gjykimet edhe për lojën e ndershme të të gjithëve”, u shpreh mesfushori i Lushnjës, Fatjon Topi.
Sulmuesi i Lushnjës Dorian Bubeqi i ka munguar shumë skuadrës në sfidën e mbijetesës ndaj Elbasanit. Shënuesi më i mirë i verdhëjeshilëve deklaroi se nuk ishte në fushë vetëm për faktin se ka në trup fanellën e Lushnjës. “Kam qënë në ndeshjen e kontrollit në formacion. Kam qënë i grumbulluar me skuadrën 24 orë para ndeshjes. Befas më thonë që nuk do të luash. Nuk ka asnjë shpjegim, kur shikon që Veliu i Flamurtarit është në fushë ndërsa unë jo,pasi kam marrë dyfishin e dënimit. Ai dënohet një ndeshje, unë dënohem dy. Pra, unë u dënova njëlloj dhe as nuk u fala, sepse jam lojtar i Lushnjës”, tha Bubeqi.
Lushnja - Elbasani ka qënë një takim i një momenti delikat, por 5.000 shikuesit në “Roza Haxhiu”, përtej trishtimit për mungesën e fitores kanë përcjellë me duartrokitje skuadrën verdhëjeshile. Ka qënë një Lushnjë e supersakrificës, ku momenti më pikant ishte dëmtimi në kokë i qëndërmbrojtësit Enik Dhima, që në fund-lojë mbante shiritin e kapitenit. Futbollisti 30-vjeçar ka vazhduar lojën deri në fund. “Falederoj të gjithë shokët e skuadrës që dhanë shpirtin për fitore. Nuk mund të dilnim dot mbi faktorin gjyqtar dhe mbi mungesat. Më vjen keq që nuk festova 30-vjetorin me fitore. Falenderoj tifozët për banderolën”, tha kapiteni i Lushnjës.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Mon, 11 May 2009 , 18:22
by fpjalmi
Josa-Tirana,Për këto 3 Ndeshje nuk Do “bëhet”
12 Maj Alban Tafaj, teknik I skuadrës
Mirel Josa dhe Tirana përfundimisht për këtë sezon nuk do të bashkëpunojnë me njëri tjetrin dhe ky vendim është marrë pasi drejtuesit e klubit bardheblu dhe trajneri kanë arritur në konkluzionin se për të mirën e skuadrës gjërat duhet të vazhdojnë të qëndrojnë siç janë dhe në krye të Tiranës të jenë ata njerëz që e njohin më nga afër skuadrën. Josa pas dorëheqjes së trajnerit Agusin Kola u mendua që do të merrte drejtimin e Tiranës por më pas është vendosur që Alban Tafaj dhe zv. trajneri Mauro Bençivenga të drejtojnë së bashku skuadrën edhe për këto dy ndeshjet e fundit. Josa është shprehur se pas bisedimeve që ka zhvilluar me drejtuesit e Tiranës së bashku kanë vendosur që për momentin të mos ndryshojnë gjë dhe situata të mbetetët siç është pasi kjo i shërben ekipit në një moment deçiziv për sezonin kur duhen edhe 2 ndeshje që ky kampionat të mbarojë. “Pas bisedimeve që zhvillova me donatorin Halili, konkluduam që unë të mos drejtoj Tiranën për këto 2 ndeshje pasi kjo nuk është në të mirë të skuadrës. Rëndësi në këto momente ka të gjithë lojtarët e Tiranës të jenë të qetë dhe të mendojnë për të fituar titullin. E mira është që këtë skuadër ta drejtojnë ata njerëz që e njohin më mirë se mua grupin dhe lojtarët e si rrjedhojë, deri në fund të këtij sezoni unë nuk do të jem pjesë e Tiranës. Se çfarë mund të ndodhë më pas nuk mund të them gjë, por do ta flas sërish me drejtuesit e Tiranës dhe më pas mund të ketë diçka konkrete. E përsëris që për momentin rëndësi ka që skuadra të jetë e qetë”, deklaroi Mirel Josa.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Mon, 11 May 2009 , 18:22
by fpjalmi
“Jam tifoz i Milanit, e mbaj unë Ronaldinjon”
12 Maj
Veliu tani e tepron, pas Kupës së Shqipërisë do dhe kokën e Milanit
Të shtunën pasdite, në mjediset sportive të Flamurtarit ka ardhur njoftimi se trajneri Artan Bushati që do të drejtojë Kombëtaren për ndeshjen me Milanin, ka vendosur të thërrasë për këtë takim, edhe dy futbollistë të skuadrës vlonjate, portierin Shëptim Moçka dhe mbrojtësin Franc Veliu. Ky lajm është pritur me shumë gëzim, pasi këta dy lojtarë kanë bërë një paraqitja të jashtëzakonshme duke ndihmuar Flamurtarin të fitojë Kupën e Republikës në finalen e së mërkurës së kaluar ndaj Tiranës. Në një prononcim për gazetën, portieri Moçka shprehet: “Ndihem shumë i lumtur. E kam ëndërruar prej kohësh veshjen e fanellës së ekipit tonë kombëtar, dhe dua të falenderoj trajnerin Bushati dhe të gjithë ata që kanë mundësuar praninë time në këtë ndeshje. Milani është një skuadër e madhe dhe do të kem një shans me të vërtertë historik nëse do më jepet mundësia që qoftë edhe disa minuta të mbroj portën e ekipit tonë përfaqësues”. Ndërkohë, mbrojtësi vlonjat Franc Veliu shkon më tej kur thotë: “Jam një tifoz i thekur i Milanit që në moshën time të fëmjërisë. Por, ky moment duhet festuar dhe gëzuar sipas traditës shqiptare. Do të ishte një moment me të vërtetë i veçantë i jetës sime nëse do më jepet mundësia si mbrojtës të mbuloj nga afër brazilianin Ronaldinjo. Gjithsesi, ky moment për mua do të jetë sa motivues aq dhe historik sepse kjo ndeshje vjen shumë rrallë dhe natyrisht duhet kryer detyra deri në fund. Pavarësisht, nga rezultati që do të japë kjo ndeshje, spektakli që do të dhurohet në “Qemal Stafa” për mua dhe shokët e mi do të jetë me të vërtetë mbresëlënës”. Kështu, të dy futbollistët vlonjatë ende pa mbushur nga 20 vjeç, Moçka dhe Veliu, e presin me një gëzim të ligjshëm praninë e tyre në radhët e ekipit kombëtar për ndeshjen e 12 Majit kundër Milanit.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Mon, 11 May 2009 , 18:24
by fpjalmi
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Mon, 11 May 2009 , 18:41
by fpjalmi
Vlonjatët, 5 mijë euro për kokë për Kupën
Autori: Elton Nika
Data: 11/05/2009
Version Print
Eshtë bërë realitet premtimi për të shpërblyer ekipin në rast se do të fitonte trofeun e Kupës së Shqipërisë. Kanë qenë plot 100 mijë euro që u janë shpërndarë futbollistëve dhe stafit vlonjat, duke marrë nga 5 mijë euro për kokë. Duke i shtuar këtu edhe mbylljen e kampionatit pas fitores me Partizanin, dita e djeshme ka qenë një tjetër ditë festive në kampin kuqezi.
Flamurtari nuk rrezikon tashmë edhe në kampionat, ndërsa në Kupë bëri maksimumin, duke e rrëmbyer këtë trofe pas 21 vitesh. Të gjithë në kampin vlonjat kanë filluar të mendojnë për ndërtimin e një ekipi akoma më të fortë për vitin tjetër, por më parë kërkohet një prezantim dinjitoz në kupat e Europës, ashtu siç e ka traditë Flamurtari. Por dje akoma është festuar, ndoshta në javët në vazhdim do të mendohet më në detaje.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Mon, 11 May 2009 , 18:42
by fpjalmi
A THU KA ME I DHAN FUSHAJ VLLAZNISE 100 MILION lek nese dalim kampiona.
un mendoj se vllaznia e meriton,por a do te mundet fushaj me e ba kete gja?
po bashkia ?????????????????????????????????????????????????????
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Mon, 11 May 2009 , 18:45
by fpjalmi
Agolli: Titulli na shpëton sezonin
“Gjendja jonë psikologjike nuk është e mirë, por dy ndeshjet e mbetura do t’i fitojmë”
Tirana/Mesfushori, i bindur se fati i kampionatit do të zgjidhet javën e fundit
Mesfushori bardheblu,
Ansi Agolli,
ka spikatur padyshim
si një nga lojtarët kryesorë
të skuadrës kryeqytetase
dhe që ka bërë diferencën ndaj
kundërshtarëve, duke marrë
përgjegjësitë e duhura në
rrugëtimin e Tiranës drejt titullit
kampion. Pavarësisht
zhgënjimit në Kupë, Agolli
mendon se fitimi i titullit
mund të shpëtojë sezonin për
bardheblutë. E në këtë kuadër,
ai këshillon shokët e skuadrës
të sakrifikojnë në këto dy
takime të mbetura të garës e të
fitojnë titullin, për të mos dalë
pa trofe nga ky sezon.
Fitorja me Shkumbinin
duket se u ka kthyer besimin
për të fituar titullin.
Rezultati dhe loja e tregojnë
këtë, apo jo?
Padyshim që ishte fitore e
vështirë, por e merituar.
Mund të luanim edhe më
mirë, sepse ne e kemi treguar
një gjë të tillë. Patëm mjaft raste
dhe mund të kishim shënuar
më shumë. Por e rëndësishme
është që morëm tri
pikët, sepse ky qe dhe objektivi.
Besim kemi pasur vazhdimisht,
por humbja e Kupës
na shokoi dhe këto ditë kanë
qenë tepër të vështira për ne.
Kupa iku tashmë, kështu që
tani s’na mbetet veçse të mendojmë
për titullin.
Mbeten dhe dy ndeshje
deri në fund dhe me sa kuptohet
do të keni një tjetër finale
me Vllazninë…
Ne duhet të mendojmë më
parë për të fituar ndaj Dinamos,
pasi është një derbi mjaft
i vështirë. Nëse i kalojmë
blutë me sukses, atëherë
mund të ndihemi më të sigurt
e për rrjedhojë ta presim
qetësisht “finalen” me Vllazninë.
Ashtu si po shkojnë
ndeshjet, duket se titulli do
të ndahet pikërisht me shkodranët,
por për ne është pozitiv
fakti që këtë sfidë e luajmë
në fushën tonë.
Ju braktisët përfundimisht
Finlandën për Tiranën. Jeni
penduar për këtë, sepse ju
humbët Kupën e Shqipërisë?
Jo, nuk jam penduar
aspak. Edhe këtu po ia kaloj
mrekullueshëm, pavarësisht
gjendjes jo të mirë psikologjike
që po kalojmë si skuadër pas
humbjes së Kupës. Tirana është
shtëpia ime dhe unë këtu
nuk kam si të ndihem ndryshe.
Më vjen keq për tifozët
që kishin aq shumë besim te
ne, e ne i zhgënjyem. Fatkeqësisht
na iku nga duart njëri
nga trofetë e këtij sezoni.
Mos ndoshta me Vasan
kishit më shumë mundësi
për karrierën?
Tirana është një klub që po
afirmohet dhe këtu më duan.
Pastaj,, ekipi ka treguar se
edhe në garat europiane
mund të bëjë më tepër. Janë
dhe këtu mundësitë për të
qenë i kërkuar.
Sa besoni realisht se do ta
fitoni titullin?
Absolutisht kam besim të
palëkundur se do të jemi ne
ata që do ta fitojmë titullin.
Fundja ky mbetet objektivi i
vetëm në lojë, ndaj duhet të
bëjmë kujdes për ta realizuar
këtë mision. Është mision
i vështirë, por kam besim
se do t’ia dalim.
Vllaznia bën pambarimisht
akuza ndaj Tiranës. Së fundmi
për doping. Ç’mendim keni?
Ata po e bëjnë këtë prej
shumë javësh. Si duket është
një taktikë e re për të na stresuar.
Ne jemi të pastër, ndaj
ata të shohin veten më mirë.
Gjithsesi, përgjigjen do t’ua
japim në fushën e blertë.
Nëse nuk e fitoni titullin,
çfarë do t’u thoni mbështetësve?
Unë dhe shokët e mi as që e
shkojmë ndër mend këtë gjë. E
thashë edhe më lart, që duhet
bërë kujdes. Gara është e
hapur. Ne do të përpiqemi të
bëjmë maksimumin. Nuk kemi
ndërmend t’i zhgënjejmë tifozët
tanë për herë të dytë.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Mon, 11 May 2009 , 18:46
by fpjalmi
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Tue, 12 May 2009 , 22:18
by fpjalmi
Shpërthen në akuza ish-trajneri i bardhebluve. “Ai është e keqja e skuadrës së Tiranës”
Kola: Gabimi im, që s’e
hoqa Mukën nga Tirana
“Është Devi Muka ai që heq trajnerët
te Tirana. Bëra gabim që nuk e largova
nga skuadra kur mora drejtimin
e ekipit”. Kjo është deklarata bombë
e ish-trajnerit të bardhebluve, Agustin
Kola, në emisionin “Procesi Sportiv”
në “Top Channel”. Ish-tekniku i
Tiranës ka lëshuar akuza të rënda
në adresë të kapitenit bardheblu,
duke e cilësuar atë si shkaktarin
kryesor të problemeve të kësaj skuadre.
“Kur mora drejtimin e Tiranës,
pashë në stadium që disa tifozë kishin
vendosur një banderolë ‘Hiq Devi
Mukën!’. Nuk e mora parasysh atë
kërkesë, por u kërkoj falje publikisht
atyre tifozëve, pasi ata kishin të
drejtë. Gabimi i vetëm i imi te skuadra
e Tiranës ishte që nuk largova
Devi Mukën. Për gjithë të tjerat nuk
kam asnjë pishman”, ka thënë Agustin
Kola. Trajneri ka shtuar dozën e
akuzave, kur ka thënë se tek Tirana
gjërat funksionojnë shumë keq dhe
se trajneri shpërfillet apo largohet sipas
tekave të Devi Mukës. “Është e
papranueshme që trajneri tek Tiranashpërfillet në atë farë feje. Çdo gjë e
komandon Devi Muka. Ai pyetet për të
gjitha dhe ai i vendos të gjitha. Kjo
është e padrejtë, pasi aty shumë trajnerë
janë larguar vetëm prej tij dhe
kjo i ka hapur mjaft probleme Tiranës.
Unë personalisht kam bërë maksimumin
te ajo skuadër. Kam qëndruar
gjatë gjithë kohës me ekipin dhe kam
bërë gjithçka kisha në dorë. E mora
Tiranën shtatë pikë larg kreut e me 15
tifozë në stadium dhe kur u largova, e
lashë në krye dhe me shumë tifozë.
Nuk kam asnjë peng, për punën që
kam bërë atje”, ka shtuar ish-tekniku
i bardhebluve. Kola ka folur me nota
kritike edhe për donatorin e Tiranës,
Refik Halilin, duke thënë se njerëzit
që ai ka afër vetes nuk po e ndihmojnë,
por po e shkatërrojnë. “Halili
ka hedhur shumë parà dhe ka investuar
vërtet shumë këtë sezon. Unë e
vlerësoj për këtë, por nuk mjafton.
Pyeteni atë përse doja ta hiqja Mukën.
Nëse nuk jua thotë, atëherë jua them
unë një herë tjetër. Halili merr këshilla
nga njerëz të gabuar, ndaj edhe
skuadra ka probleme. Ka ca njerëz
rreth Halilit, si Riza Hicka, që vetëm
e përçajnë atë ambient”, ka theksuar
Kola. Ai ka sqaruar se largimi nga
Tirana nuk ishte dorëheqje, por një
pakt me donatorin e Tiranës: “Nuk
ishte dorëheqje, por ishte një pakt
me donatorin Refik Halili dhe të shohim
se si do të shkojnë gjërat”.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Tue, 12 May 2009 , 22:19
by fpjalmi
Tirana/Mesfushori, i bindur se skuadra këtë herë nuk e diskuton fitimin e titullit kampion
Basti i Sefës: E fitojmë ne titullin
“Do t’i mbyllim një herë e mirë hesapet me Vllazninë. Këtë herë na mjaftojnë 90 minuta”
Tirana po punon fu
qishëm për të reali
zuar fitimin e kampionatit,
kur mbeten dhe dy
takime për t’u luajtur deri në
përfundim të garës. Pas
humbjes së Kupës së Shqipërisë,
titulli mbetet trofeu
i vetëm në lojë dhe bardheblutë
janë të angazhuar në
maksimum për të bërë të
mundur fitimin e këtij trofeu.
Është mesfushori Jetmir Sefa
ai që evidenton energjitë e
pashtershme të skuadrës 23
herë kampione dhe beson fuqishëm
në fitimin e titullit.
Fituat lehtësisht ndaj Shkumbinit,
por Vllaznia
duket në pozita më komode
në klasifikim. Si mendoni
për fatet e titullit?
Titullin kampion e fitojmë
ne. Kam shumë besim për
këtë. Vllaznia është një pikë
para, por gara është e hapur
dhe fakti që takimin e fundit
ndaj tyre e luajmë në fushën
tonë është domethënës. Tirana
nuk mund të gabojë sërish.
Kupa e Shqipërisë ishte
zhgënjim, por titulli nuk
mund të ikë kaq lehtë. Vllaznia
është një pikë para,
por dy fitore të njëpasnjëshme
na japin trofeun.
Po, por më parë është
derbi me Dinamon, nuk do
të jetë e lehtë...
Dinamo është skuadër e
fortë dhe ne do ta kemi të
vështirë. Por besoj shumë se
do ta kalojmë, pra do të marrim
trepikëshin e do të
presim të qetë Vllazninë. Të
gjitha gjasat të shpien në një
“finale” tjetër mes nesh dhe
tashmë e kemi vetë në dorë
titullin.
Ka pasur akuza të vrazhda
javët e fundit ndaj Tiranës.
Ju si i gjykoni dhe
mendoni se kanë ndikim në
psikologjinë e skuadrës?
Ne si ekip s’merremi fare
me këto. Vllaznia sheh
punën e saj dhe luan të
gjitha kartat për të qenë ajo
fituese e titullit, duke përdorur
dhe akuza të tilla të
pabaza. Përgjigja më e mirë
do të ishte t’i jepnim një
goditje përfundimtare javën
e fundit e ta linim me “gisht
në gojë”. Akuzat, çfarëdo
qofshin dhe nga kushdo qofshin,
nuk duhen marrë seriozisht,
aq më shumë që ne
jemi të pastër e nuk i trembemi
asgjëje.
Sa po ndikon në ecurinë
e skuadrës humbja e
Kupës?
Ne duhej ta kishim fituar
Kupën e Shqipërisë, mirëpo
fati nuk e deshi. Gabuam e kësisoj
humbëm një rast të madh
për të fituar të dy trofetë. Por
nëse fitojmë titullin, besoj se
sezoni mund të quhet i suksesshëm.
Humbja në Kupë ka
efektet e veta psikologjike, por
po bëjmë përpjekje për ta kaluar
dhe mendoj se kemi aftësitë
e duhura për të marrë 6 pikët
në këto dy sfida.
Herën e fundit që luajtët
me Vllazninë, ju shënuat në
kohën shtesë dhe kualifikimi
u pa më shumë si fat,
sesa meritë...
Absolutisht ekipi ynë ishte
dominues në atë ndeshje
dhe pavarësisht shënimit të
golit, epërsia jonë nuk mund
të vihet në diskutim. Por
koha do ta tregojë që ne jemi
vërtet më të mirë se ata. Kemi
dhe një përballje tjetër me shkodranët
dhe do të jetë fusha
ajo që do të evidentojë vlerat
e secilës palë.
Po, por këtë herë nuk do
të ketë shtesë...
Nuk ka shtesë këtë herë,
kështu që ne do të fitojmë
brenda 90 minutave. Jam i
bindur për këtë. Duhet vetëm
të kini durim e do të shihni
një Tiranë kampione.
Milani vjen sot në Tiranë.
Ju jeni i përzgjedhur
nga Bushati në listën e seleksionit
shqiptar. Kjo është
e dyta herë që viheni përballë
gjigantëve milanezë.
Si e komentoni këtë?
Nuk ka ku të shkojë më
bukur që brenda pak muajsh
Milani është në kryeqytetin
tonë. Është privilegj për
mua të jem në fushë ndaj tyre,
ashtu sikurse mendoj se ky
është një privilegj deri në
kufijtë e mrekullisë për
shumë nga ne. Është ekip i
madh, pa pikë dyshimi.
Herën e kaluar fitoi Tirana
dhe ishte një nga emocionet
më të bukura që kemi përjetuar.
Besoj se do të bëhet
ndeshje e bukur dhe
shpresojmë të fitojmë.
Rëndësi ka të kënaqet publiku.
Keni ndonjë ambicie
personale në këtë sfidë, apo
mos ndoshta dëshironi të
tregoni se e meriton një ftesë
nga Seria A?
Të mos shkojmë deri në
kufijtë e absurdit. Duhet të
qëndrojmë me këmbë në
tokë. Milani është skuadër
panevropiane, një klub i
madh, i jashtëzakonshëm.
Unë do të shpresoja shumë
që një ditë të luaja në Serinë
A, por duhet jashtëzakonisht
punë deri atëherë. Janë
shumë arsye e faktorë që ta
presin hovin. Megjithatë,
shpresoj të jap më të mirën
në këtë përballje.
T’i rikthehemi kampionatit.
Dy ndeshje, por ka
shumë ankth...
Është krejt normale. Në fakt
ne i kemi pasur mundësitë këtë
sezon ta mbyllnim kampionatin
para fundit, por... .
Gjithsesi, unë dhe shokët e mi
jemi optimistë për fitimin e titullit.
Aq të bindur, sa mund të
them se mund ta regjistroni që
tani se Tirana do të jetë fituese
e kampionatit të 70-të kombëtar
të futbollit