Page 65 of 87
Re: Kampionati italian
Posted: Fri, 14 Aug 2009 , 17:02
by fpjalmi
Mbrojtja
Holandezi
Drente, emri i
ri për “djallin”
Sipas të përditshmes italiane
“Corriere dello Sport”, përveç
Garet Bejl dhe Lorenco De Silvestrit, Milani për rolin e
mbrojtësit të majtë, po ndjek me interesimin më të madh 22-
vjeçarin e Real Madrid, Rojston Drente, futbollist të cilin e
ndjek prej kohësh Fiorentina dhe Barcelona. Drejtuesit e Milanit
i ofrojnë Realit 4 milionë euro për një sezon për huazimin
e mbrojtësit holandez, e më pas për ta blerë përfundimisht
plot 8 milionë euro. Pra, në total klubi i Milanit ofron 12
milionë euro për 22-vjeçarin, Rojston Drente. Gjatë ditëve në
vazhdim pritet përgjigja e drejtuesve madrilenë.
Re: Kampionati italian
Posted: Sat, 15 Aug 2009 , 20:17
by fpjalmi
Antonini
“Klas është i duhuri për ne”
“Huntelar? Është një golashënues i mirë, e jam i sigurt
se tek Milani do shënojë shumë. I gjithë ambienti kuqezi
ndihet i lumtur pas ardhjen së holandezit. Besoj se me të
do e kemi më lehtë për të fituar kampionatin”. Kështu
është shprehur mbrojtësi kuqezi Luka Antonini, kur është
pyetur për ardhjen sulmuesit holandez në Milano.
Ndërsa lidhur me punën përgatitore që ka zhvilluar skuadra
kuqezi, Antonini thekson: “Kemi punuar intensivisht
mbi planin teknik dhe taktik. Tani jemi shumë më mirë se
dy javë më parë”.
Re: Kampionati italian
Posted: Sat, 15 Aug 2009 , 20:18
by fpjalmi
Fantazisti holandez i Realit, i lumtur nga elozhet e Zhoze Murinjos
Shnajder bën prapa-kthehu:
Unë te Interi? Pse jo
Dy ditë më parë i premtonte besnikëri Realit të Madridit,
sepse trajneri kilian, Manuel Pelegrini, besonte
shumë në aftësitë e holandezit. Mirëpo pasditen e
djeshme, Uesli Shnajder bën një rokadë të papritur.
“Kam lexuar shpesh të përditshmet italiane të ditëve
të fundit dhe kam parë se emri im është objektivi
kryesor i merkatos së Interit. Unë jam mirë te Reali i
Madridit, konkurrenca nuk më frikëson, por verën e
ardhshme është Botërori dhe unë duhet të luaj me
vazhdimësi për të qenë në gjendjen optimale. Gjithsesi,
nga merkatoja kanë mbetur edhe dy javë kohë,
kështu që çdo gjë mund të ndodhë. Kam dëgjuar
edhe Murinjon të flasë për mua dhe, pa dyshim,
elozhet e tij më lumturojnë, mbi të gjitha kur vinë nga
një trajner i madh si ai. Nëse do më duhej të largohesha
nga Reali, Interi do të ishte destinacioni ideal
për mua”. Këto fjalë të Uesli Shnajderit nuk duken të
pabaza kur mësohet se Interi, pasditen e djeshme,
ka rritur ofertën në drejtim të holandezit: 20 milionë
euro për Realin me të drejtën e shlyerjes brenda tre
vjetëve. Ndërkohë për “tulipanin” është gati një kontratë
pesëvjeçare me 4 milionë euro në sezon
Re: Kampionati italian
Posted: Sat, 15 Aug 2009 , 20:19
by fpjalmi
Juventusi fiton trofeun e parë
Bardhezinjtë kanë mundur me penallti Interin e Murinjos dhe 2-0 Milanin e Leonardos
Kupa “Tim”/ Skuadra e Ferrarës arrin për herë të parë suksesin në këtë triangolare
Juventusi më në fund fi
ton trofeun “Tim”, i
vetmi nga trofetë verorë
që zhvillohen përpara fillimit
të Serisë A që i mungonte
klubit bardhezi. Skuadra e
Çiro Ferrarës në dy sfidat
kundër Interit dhe Milanit ka
arritur të barazojë me zikaltrit,
duke fituar takimin nga
penalltitë, ndërkohë që në
ndeshjen e fundit mund 2-0
ekipin e Leonardos dhe feston
suksesin në Peskara.
MILAN-JUVENTUS 0-2
/ Amauri 14’, Iakuinta 32’
Kundër Milanit, Juventusi
ka pasur një sfidë shumë
të lehtë, duke e fituar atë me
rezultatin 2-0. “Zonja e
Vjetër” është superiore gjatë
45 minutave dhe që në
minutën e 14-të kalon në
avantazh me Amaurin, i cili
godet nga 25 metra dhe
mposht portierin Flavio
Roma. Ndërkohë, në minutën
e 32-të do të jetë Vinçenso
Iakuinta që do të mbyllë
takimin: pas një kombinimi
me brazilianin Amauri,
bomberi bardhezi hynë në
zonë dhe tund për të dytën
herë rrjetën e Milanit.
MILAN-INTER 0-1
/Baloteli 24’
Pasi u mundën nga bardhezinjtë
e Ferrarës, kampionët
e Zhoze Murinjos gjetën
suksesin kundër kushërinjve
kuqezinj. Në ndeshjen e
dytë, Interi mund 1-0 Milanin
me një gol të sulmuesit
Mario Baloteli: i lënë i vetëm
në mbrojtje, 18-vjeçari i
zikaltërve mund pas një
goditjeje me kokë portierin
Marko Storari. Milani mundohet
të reagojë me Paton
dhe Ronaldinjon, që kombinojnë
shpeshherë në
zonë, por gjithmonë pa rezultat.
Ndërkohë, i shumëpritur
ishte dhe debutimi me
fanellën kuqezi të holandezit
Klas-Jan Huntelar, por ishmadrileni
zhgënjen. Në 15
minutat e para të sfidës nuk
dihet se nga është në fushë,
por më pas me disa lëvizje të
bukura, arrin t’i shkëpusë
disa buzëqeshje trajnerit Leonardo.
INTER-JUVENTUS 1-1
Mota 26’ / Amauri 44’
(fiton Juventusi 7-6 me
penallti)
Sfida mes kampionëve
dhe nënkampioneve të Italisë
hapi trofeun “Tim”.
Padyshim që një përballje e
tillë u prit me shumë emocion,
edhe pse mendohet se
këto dy skuadra do të
luftojnë të vetme me njëratjetrën
në sezonin e ardhshëm
për fitimin e kampionatit.
Koha e rregullt përfundoi
në barazim 1-1.
Fillimisht Tiago Mota kalon
në avantazh Interin.
Minuta e 41-të, Materaci
shkakton një faull në zonë
ndaj Amaurit, mirëpo
Iakuinta gabon nga pika e
bardhë. Por Juventusi nuk
ka ndërmend të humbasë,
ndaj në sekondat e fundit
Amauri përfiton nga një
gabim i Rivasit dhe mposht
Hulio Sezarin. Fituesi duhet
të dalë nga njëmbëdhjetëmetërshat,
nga të cilët
juventinët janë më të saktë
dhe triumfojnë 7-6.
Re: Kampionati italian
Posted: Tue, 18 Aug 2009 , 06:59
by fpjalmi
10 holandezët që kanë luajtur për Milanin
Autori: Sporti Shqiptar
Data: 17/08/2009
Version Print
Huntelar, blerja e fundit e kuqezinjve, nuk është e para “Made in Holand”. Disa kanë qenë të famshëm
Kanë qenë pjesë thelbësore në sukseset që ka arritur Milani i Berluskonit në 20 vitet e fundit. Por, jo të gjithë kanë qenë të suksesshëm. Ka patur edhe nga ata që kanë dështuar. Bëhet fjalë për lojtarët e ardhur nga Holanda, që tek Milani nuk kanë qenë të paktë, duke filluar nga treshja e mrekullueshme Gulit-Basten-Rajkard, tek zhgënjyesi Klajvert, për të ardhur tek blerja më e fundit e kuqezinjve, Klas-Jan Huntelar, nga i cili pritet shumë. Më poshtë vjen dhe renditja e 10 holandezëve, që kanë veshur fanellën e “Djallit”.
10) Sedrik Sedorf
Që në fillim duhet thënë se Sedriku asnjëherë nuk arrit në lartësinë e vëllait më të madh, të famshmit Klarens. Shpesh duke ndjekur Klarensin në akademitë e të rinjve tek Reali dhe Interi, ai u bashkua me Klarensin përsëri në 2006, kësaj here tek Milani. Sidoqoftë, kuqezinjtë nuk i ofruan asnjë favor, pasi Sedrikut i mungonin cilësitë e domosdoshme për të luajtur me një skuadër të madhe. Kështu ai u huazua tek Savoja 74, që luante për Kampionatin Kombëtar dhe Monza në kategori të ulta të futbollit italian.
9) Uinston Bogarde
Nuk është e habitshme se shumë e kanë harruar, madje që ka luajtur ndonjëherë për Milanin. Mbrojtësi qëndroi vetëm gjashtë muaj dhe nuk arriti as një mesatare një ndeshje në muaj, duke u aktivizuar vetëm në tri ndeshje. Kjo performancë e dobët për tashmë 38 vjeçarin, kish nisur të mjegullohej tek Barcelona dhe Çelsi para se të linte futbollin.
Edgar Davids
“Pitbull” u transferua tek Milani, pasi kishte qenë një pjesë e asaj skadre mbresëlënëse të Ajaksit, dy herë finaliste e Ligës së Kampionëve. Në vitin e parë në Itali ai dështoi, pavarësisht të gjitha premtimeve dhe cilësive të tij. Blerja e dështuar e Milanit kaloi tek Juventusi, duke u kthyer në një sukses atje: për disa vite, tashmë bardhëzi ai u bë një prej mesfushorëve mbrojtës më të mirë të Serie A.
7) Patrik Klajvert
Kaq shumë dhe kaq shpejt: kështu mund të përshkruhet karriera e këtij holandezi. Një tjetër anëtar i skuadrës së Ajaksit të famshëm, në një sezon për Milanin shënoi vetëm gjashtë gola, duke u larguar tek Barcelona për një ecuri më të mirë. Të paktë janë ata që në “San Siro” ende e kujtojnë emrin e tij. Një dështim i paapelueshëm në Itali.
6) Majkëll Raiziger
Si disa prej të tjerëve në këtë listë ai erdhi tek kuqezinjtë nga “Amsterdam ArenA” më 1996, por u largua shumë shpejt së andejmi. Dhjetë ndeshje, kaq mundi të jepte ai gjatë një sezoni të mbushur me dëmtime, para se të ribashkohej me ish trajnerin e tij të dikurshëm tek Ajaksi, Luis van Gal në krye të Barcelonës, një vit më vonë.
5) Jap Stam
Një prej mbrojtësve më të vlerësuar të kohës së tij, Stami pati sukses tek PSV, Mançester Junajtid, Lacio, para se të vinte tek Milani. Qendërmbojtësi kaloi dy sezone të mira atje, por nuk mundi të ndalte fitoren e Liverpulit në atë finale të dhembshme të Ligës së Kampionëve për kuqezinjtë, më 2005. Mbrojtësi shtatlartë atëhere u rikthye në Eredivisie - kampionati holandez - duke e mbyllur karrierën me Ajaksin.
4) Klarens Sedorf
Emri i tij tashmë është i ndërthurur me historinë e klubit kuqezi. Qëkurse erdhi atje nga rivalët bashkëqytetas të Interit, në 2001, ish organizatori i Real Madridit dha ndihmesë të madhe për fitimin e titullit kampion të Italisë, dy UEFA SuperKupë, një SuperKupe të Italisë dhe dy titujve në Ligën e Kampionëve. Këto të fundit i dhanë atij një rekord të veçantë: Sedorfi është i vetmi futbollist që e ka fituar Ligën e Kampionëve me tre skuadra të ndryshme: Ajaksi, Real Madridi dhe Milani. Në moshën 33 vjeçare ai ende është një prej futbollistëve bazë të Milanit.
3) Rud Gulit
Karriera e tij si trajner mund të mos ketë asgjë për t’u dalluar, por Guliti dhuroi shumë nga vetëvetja, kur ishte vetë në fushë. I ardhur tek “Djalli” nga PSV ja, Guliti shënoi dy gola në triumfin e klubit në Kupën e Kampionëve më 1988. Sigurisht, pas kohës së nevojshme të përshtatjes së tij në Itali, ai u kthye në sukses të pakrahasueshëm, përkrah bashkështetasve të tij, Van Basten dhe Rajkard; pas një periudhe të shkurtër me fanellën e Sampdorias, ai u rikthye tek Milani për një hark kohor të shkurtër. Aseti i tij më i madh qe loja në disa role, sepse atë e aktivizuan si mbrojtës, mesfushor dhe sulmues në raste të ndryshme.
2) Frank Rajkard
Anëtari i dytë i treshes së famshme holandeze të Milanit, aq të shquar në fundvitet 1980 të dhe fillimvitet 1990 të. Arrigo Saki e ktheu nga një mbrojtës në një mesfushor mbrojtës dhe Franku i ndihmoi kuqezinjtë të fitonin një sërë trofesh, përfshirë edhe Kupën e Kampionëve më 1990, kur ai shënoi golin fitues, kundër Benfikës së Lisbonës.
1) Marko Van Basten
I vlerësuar nga të gjithë si një prej sulmuesve më të kompletuar të brezit të tij dhe jo vetëm, Van Basteni është një hero i mirëfilltë për tifozët kuqezinj. I blerë më shumë për arsye të mesatares shënuese të tij tek Ajaksi, ai i vazhdoi bëmat e veta edhe me Milanin. Duke shënuar dy gola kundër Steaua Bukuresht në finalen e Kupës së Kampionëve më 1989, ai fitoi lavdinë edhe duke shënuar një gol të pabesueshëm me kokë, po atë vit kundër Real Madridit, që nga kufiri i 16 metërshit.
Në gjashtë sezone me Milanin arritjet e tij janë: tre tituj kampioni të Italisë, tre Superkupa të Italisë, dy Kupa Ndërkontinentale, dy Kupa Kampionësh, dy Superkupa Evropiane dhe 125 gola të shënuar. Fatkeqësisht dëmtimi e shtrëngoi të largohej nga futbolli para se të mbushte 30 vjeç. Po kështu ai është Futbollisti i FIFA-s në vitin 1992, si dhe tri herë fitues i “Topit të Artë
Re: Kampionati italian
Posted: Tue, 18 Aug 2009 , 07:00
by fpjalmi
Ferrara Interi, shembull për t u ndjekur
Autori: Erion Abule
Data: 17/08/2009
Version Print
Në prag të trofeut “Luixhi Berluskoni” ndaj Milanit sot në “San Siro”, trajneri s’u zë besë kuqezinjve
Interi ka treguar se nëse është akoma nevoja, duhet të jetë më i fortë. Megjithatë është një pikë referimi për ata që duhet ta ndjekin, besoj se duhet marrë si shembull për ata që duan të fitojnë”. Çiro Ferrara flet edhe për kampionatin në prag të trofeut “Luixhi Berluskoni”, përballja tradicionale e verës mes Milanit dhe Juventusit në “San Siro”. “Kuqezinjtë kanë pasur probleme të ndryshme në fazën e përgatitjes, por do të synojnë të bëjnë një figurë të mirë para tifozëve të tyre”, - shtoi trajneri bardhezi. Por një tjetër çështje që e shqetëson shumë teknikun juventin, është edhe ajo e “Sisokosë”:
“Duam ta riaftësojmë mirë, do të jemi të kujdesshëm. Momo ka pësuar një ndërhyrje kirurgjikale dhe duhet koha e mjaftueshme që të mund të rikthehet në gjendjen më të mirë. Nuk ishte e drejtë të sforcohej për dhembjet që kishte, për gjëra të tilla as që ia vlen të rrezikosh. Sisoko është një lojtar shumë i fortë, shumë i rëndësishëm, por ne duam ta kemi të gatshëm 100%, pa rrezikuar gjë”. Në të vërtet, në prag të trofeut “Berluskoni”, është për t’u verifikuar edhe gjendja e Del Pieros e Markizios, të cilët mund të mungojnë sonte në “San Siro”, por të gatshëm për javën e parë të kampionatit, ndërsa ka një shpresë të vogël për brazilianin Diego: “Do ta vlerësojmë ditët në vijim dhe do të marrim një vendim, është një përkushtim për të cilin është i gatshëm edhe ai”, - nënvizon Ferrara.
Megjithatë Juventusi do të gjejë sot një Milan në vështirësi, por Ferrara nuk u zë besë kuqezinjve dhe kërkon fitoren, edhe pse një sukses i ri ndaj skuadrës së Leonardos, do të shtonte kohët e fundit besimin e kësaj Juveje, ku tifozët besojnë si asnjëherë tjetër, duke parë entuziazmin që i ka shoqëruar bardhezinjtë gjatë gjithë verës. “Entuziazmi të bën mirë dhe fitoret të ndihmojnë, sepse të lejojnë të punosh me qetësi, - komenton trajneri i “Zonjës”. - Por ne e dimë që duhet të përmirësohemi në disa aspekte dhe të punojmë me qetësi dhe përulësi, kështu do të arrijmë të marrim shumë kënaqësi. Të punosh me shumë entuziazëm të ndihmon, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, sepse ajo që kemi bërë deri dje nuk ka aspak rëndësi. Rëndësi kanë fitoret zyrtare dhe jo ato të verës”.
Ferrara është shumë i kujdesshëm teksa flet, ndonëse Juventusi fitoi të premten edicionin e nëntë të trofeut “Tim” në Peskarë në sfidat 45-së minutëshe ndaj Interit e Milanit. Fillimisht bardhezinjtë mundën skuadrën e Mourinjos me 11-metërsha 7-6, pasi koha e rregullt u mbyll 1-1 (shënuan Tiago Mota e Amauri). Pastaj skuadra e Ferrarës mundi Milanin 2-0, falë golave të Amaurit sërish dhe Iakuintës. Ndërkohë Interi fitoi derbin me Milanin me një gol të Balotelit
Re: Kampionati italian
Posted: Tue, 18 Aug 2009 , 07:01
by fpjalmi
Xhila sfidon Amaurin: S’kam frikë nga ai!
Autori: Denis Hakani
Data: 17/08/2009
Version Print
Sulmuesi i Fiorentinës paralajmëron “rivalin” e tij juventin që mund t’ia zërë vendin në kombëtare
“Gati për Championsin”. Alberto Xhilardino është i bindur se Fiorentina do të ketë sukses kundër skuadrës së Sportingut të Lisbonës: “Jemi një skuadër e fortë, që do të bëjë mirë dhe të befasojë publikun, duke filluar që nga dita e martë në ndeshjet paraeliminatore të Championsit kundër portugezëve”, ka thënë sulmuesi vjollcë. “Këtë vit duam të jemi më konkretë në krahasim me vitin e kaluar, gjithsesi duke treguar kujdes ndaj vështirësive që nga ndeshja kundër Sportingut. Mutu? Për ne është vendimtar”. Në lidhje me vendimin, që e ka dënuar lojtarin rumun t’i paguajë 17 milionë euro Çelsit, Xhilardino ka nënvizuar se si gjithë skuadra “është afër Mutusë në nivel moral”. Ndërsa, duke iu rikthyer Sportingut, ish-lojtari kuqezi i ka idetë e qarta në lidhje me kundërshtarët e ardhshëm në Champions: “Sportingu ka një kulturë dhe një eksperiencë futbollistike të rëndësishme në nivelin europian. Do të duhet të jemi të përqendruar për të gjithë 90 minutat dhe të kërkojmë të shfrytëzojmë rastet që do të na paraqiten”. Duke konfirmuar se ai po i afrohet gjithnjë dhe më shumë gjendjes së tij më të mirë fizike ai tha: “Gjatë këtyre ditëve e ndiej se këmbët lëvizin më ndryshe në krahasim me ditët e kaluara”. Sulmuesi i skuadrës vjollcë më pas ka folur për pakënaqësitë, që kanë shoqëruar lëvizjet në merkato që janë bërë nga drejtuesit e klubit: “Në fillim të sezonit ka patur gjithmonë skepticizëm për këtë skuadër, por nuk duam të ndikohemi nga këto gjëra, grupi është i fortë dhe i bashkuar. Për merkaton mendoj se është folur shumë dhe ndonjë nga repartet e skuadrës është fajësuar padrejtësisht”. Në lidhje me luftën për titull në Serinë A për sezonin e ardhshëm Xhilardino shikon “Interin dhe Juventusin me diçka më shumë në krahasim me 4-5 skuadra të tjera, që janë gati të zhvillojnë një kampionat të mirë”. Midis këtyre edhe ish-skuadra e tij, Milani, që sipas sulmuesit “do të rigjejë stilin e saj”. Në fund Xhilardino ka folur edhe për mundësinë për të parë Amaurin tek kombëtarja italiane: “Nuk kam asnjë frikë ndaj tij, as nga sulmues të tjerë. Ekziston konkurrenca e duhur dhe unë ndihem gati si për Fiorentinën ashtu edhe për kombëtaren, edhe pse e di se nuk do të jetë e lehtë të përsëris rezultatet, që kam arritur sezonin e kaluar”.
Re: Kampionati italian
Posted: Tue, 18 Aug 2009 , 07:03
by fpjalmi
Super-Lacio: Më shumë ide, më pak parà
Autori: Sporti Shqiptar
Data: 17/08/2009
Version Print
Kështu fiton Lotito. Në 11-të vitet e fundit, romanët kanë fituar 10 trofe, si Interi
Lotito anti-Kranjoti. Jo më: Lotito aleat i Kranjotit, sepse tashmë shuma e Laciove të tyre, i bën bardhekaltrit, klubin italian me më shumë tituj në 11-të vitet e fundit së bashku me Interin. Me Superkupën në Pekin janë dhjetë trofetë e fituar nga 98-ta deri më sot nga skuadra romane: më mirë se Milani, Juvja dhe Roma. Nga Kranjoti te Lotito, dy mënyra për të konceptuar futbollin në mënyra të ndryshme. Dhe dy filozofi fituese. “Më jepni pesë vjet: do të sistemoj bilancet e klubit, do të krijoj një model administrimi virtuoz pa borxhe dhe skuadra do të jetë fituese”, - kishte premtuar Lotito në 2004-ën, kur e shpëtoi klubin nga falimentimi i sigurt. Dhe e mbajti fjalën.
“Kur i thoja këto gjëra, shumë njerëz qeshnin, të tjerët bënin shaka me mua. Tani janë të detyruar të më besojnë. Krenaria ime lind jo shumë nga sukseset sesa nga dëshmia konkrete që mund të fitohet edhe me ide dhe jo duke shpenzuar shuma të mëdha”.
Por “thumbat” e adresuara nga presidenti pas ndeshjes së Pekinit, nuk ishin të drejtuara për Interin e Moratit (”Mënyra e tij e futbollit është serioze dhe duhet respektuar shumë”), por për atë model finance në drejtimin futbollistik që ishte Lacio e Kranjotit në të shkuarën. Një pjesë të borxheve, të tij Lotito u detyrua t’i paguajë. “Por tani gjërat kanë ndryshuar dhe ne s’kemi ndër mend të ndalojmë këtu”. Dhe tani duhet vazhduar puna. Presidenti është këto ditë në Kortina, por do të vazhdojë të punojë për përforcimin e Lacios: “Superkupa tregoi që kemi një organikë të fortë, por do ta bëjmë akoma më të fortë”. Dhe Lotito hap edhe një derë për tre “desidentët, De Silvestri, Ledezma e Pandev: Janë ata që donin të dilnin jashtë projektit tonë. Por unë, si një kristian i mirë, jam i gatshëm të ripërqafoj edhe ata që kanë bërë ndonjë gabim…”, - përfundoi Lotito.
Re: Kampionati italian
Posted: Wed, 19 Aug 2009 , 04:39
by fpjalmi
Milan fiton trofeun Berluskoni
18/08/2009 08:55
Milani eshte fituesi i trofeut Berluskoni, pasi ka mundur me 11-metersha Juventusin, duke regjistruar keshtu fitoren e pare ne kete pragsezoni pas 8 humbjesh ne ndeshjet miqesore.
Per here te pare ne kete ndeshje, Leonardo ka pasur ne dispozicion formacionin e tij te plote, duke treguar nje loje ndryshe nga miqsoret e deritanishme. Pato, Ronaldinjo dhe Huntelar kane qene te rrezikshem ne disa raste, por ka qene Zonja e Vjeter ajo qe kalon e para ne avantazh ne minuten e 28-te.
Nje goditje e forte e Diegos nga jashte zones, devijohet nga braziliani Tiago Silva duke nxjerre jashte loje portierin Storari. Perpiqen kuqezinjte te shenojne brenda pjeses se pare, por shifrat barazohen vetem ne minuten e 24-t te pjeses se dyte. I sapofuturi ne loje, Abate, kroson ne menyre te sakte per Paton i cili kercen i qete ne zonen e Juventusit duke shenuar golin e barazimit.
Pas perfundimit te 90 minutave, menjehere skuadrat kane shkuar te 11-metershat dhe eshte lojtari i ri i Juventusit Iago, qe Ferrara i beson penalltine e pare, por besimi i trajnerit nuk eshte shperblyer pasi Storari eshte treguar i sakte. Nderkohe te gjitha penalltite e tjera jane realizuar dhe ka qene Tiago Silva i fundit per milanistet qe i jep kete sukses te pare Milanit dhe trajnerit Leonardo, i cili shume shpejt eshte vene ne qender te kritikave. Trofeu Berluskoni ishte i pesti qe Milani fiton radhazi dhe i 11-ti ne historine e kesaj kupe.
Re: Kampionati italian
Posted: Fri, 21 Aug 2009 , 03:54
by fpjalmi
Mourinho, sulmi nr.2 ndaj Lippi-t
19/08/2009 17:35
Jose Mourinho vazhdon te polemizoje ashper me teknikun e Italise, Marcello Lippi, pasi ky i fundit tha se kete sezon titullin kampion do ta fitoje Juventusi.
“Capello dhe Del Bosque nuk do ta kishin bere asnjehere nje gje te tille sepse jane shume inteligjente”, deklaroi portugezi diten e sotme. Ne vijim, ai komentoi edhe vleresimet qe Lippi u jep trajnereve Ferrara, Leonardo dhe vete atij.
“Nuk e kuptoj pse Lippi duhet te flase per mua dhe per ata duke dhene gjykime. Nuk arrij ta kuptoj nje gje te tille”, shton Mou. Ai e vazhdon deklaraten me nje thumb ndaj teknikut kampion bote.
“Nuk e kaloj kohen time duke pritur ndonje ndeshje per te drejtuar. Kam te drejte te shpreh mendimin tim dhe mendoj se asnje trajner kombetareje nuk duhet te shprehe mendimin kaq hapur. Lippi e beri nje gje te tille ne televizion”, perfundon trajneri i Interit.
Re: Kampionati italian
Posted: Fri, 21 Aug 2009 , 03:55
by fpjalmi
Serie A, vetem Lazio dhe Napoli me bilanc pozitiv
20/08/2009 12:40
Lazio mban vendin e pare ne Itali persa i perket te ardhurave ne buxhet dhe bilancit.
Skuadra e presidentit Lotitto ka lene pas gjithe kundershtaret pasi regjistron nje bilanc pozitiv prej 28.1 milione euro plus ne arke. Klasifikimi eshte publikuar nga gazeta “Sole 24 Ore”, sipas se ciles, Napoli renditet ne vendin e dyte me 16.86 milione.
Keto jane dy klubet e vetme me shenjen pozitive te bilancit, ndersa skuadrat me te medha si Juventus, Milan e Inter renditen ne fund te ketij klasifikimi.
Keshtu, klubet italiane kane nje borxh shume te madh qe llogaritet te jete rreth 2 miliarde euro, ose me sakte, sa vlera e 62 % te aksioneve te Juventusit, Milanit, Interit, Lacios dhe Romes
Re: Kampionati italian
Posted: Sat, 22 Aug 2009 , 04:23
by fpjalmi
Huntelar i skualifikuar kundër Sienës
Autori: Sporti Shqiptar
Data: 21/08/2009
Version Print
Holandezi ka marrë karton të kuq në ndeshjen e fundit me Realin. Debutimi ndaj Interit
Përjashtimin e parë të sezonit nuk e ka vendosur Leonardo, por gjyqtari sportiv spanjoll. Të shtunën në Siena nuk do të jetë i pranishëm Klas-Jan Huntelar. Qendërsulmuesi holandez do të jetë i skualifkuar për një turn, pas ndëshkimit të marrë pikërisht në javën e fundit të kampionatit të kaluar spanjoll 2008/09, kur është nxjerrë me kartonin e kuq në minutën e 90-të në ndeshjen Osasuna-Real Madrid. Kështu është pakësuar numri i sulmuesve në dispozicion të Leonardos për ndeshjen e parë të kampionatit. Në teori gjithçka dukej se ishte vendosur me kohë: Ronaldinjo mesfushor i avancuar, Pato sulmues i dytë dhe Inzagi qendërsulmues. Por, tani ka disa siguri më pak. Menaxhimi i gjendjes fizike të Inzagit, i cili është mbajtur pushim në disa miqësore, bënte të mendohej se do të aktivizohej që nga minuta e parë në Siena. Dhe plani parashikonte në fakt 20 minuta lojë në Trofeun Tim (aq ka luajtur) dhe një orë lojë në Trofeun Berluskoni. Por, kundër Juventusit, sulmuesi titullar ka qenë Huntelar (ndoshta për ta prezantuar me publikun e tij të ri) dhe holandezi është zëvendësuar nga Borrielo dhe jo nga Inzagi. Në të vërtetë përmirësimi i Markos gjatë këtyre javëve ka qenë i dukshëm. Në Lizbonë ka qenë lojtari më i mirë i Milanit dhe për karakteristikat që ka mund t i bëjë shumë punë Leonardos. Por të heqësh dorë nga Pipo, vazhdon të jetë një rrezik i madh për një skuadër që nuk ka shumë siguri. Ndër të tjera, Inzagi ka aftësinë e madhe se di t’ia dalë mbanë; nëse nuk vijnë krosimet, ai arrin të gjejë mënyrën për të qenë i rrezikshëm. Për këtë është i vetmi në botë. Realiteti është se Inzagi dhe Borrielo japin garanci që, për momentin, për arsye të ndryshme, nuk i japin as Pato dhe as Ronaldinjo. Por aktivizimi i dy brazilianëve nuk duket në rrezik.
Re: Kampionati italian
Posted: Sat, 22 Aug 2009 , 04:24
by fpjalmi
Inter-Shnejder, lojtari akoma në dilemë
Autori: Sporti Shqiptar
Data: 21/08/2009
Version Print
Interi ka arritur marrëveshjen me Realin e Madridit, por jo me fantazistin holandez
Interi ka arritur marrëveshjen me Realin e Madridit për kalimin te zikaltrit e Uesli Shnejder, por duhet akoma të bjerë dakord përsa i përket kontratës me mesfushorin holandez, siç ka lënë të kuptohet agjenti i tij, Soren Lerbi. Reali më ka komunikuar në telefon se marrëveshja me Interin ishte arritur, - ka shpjeguar menaxheri i holandezit. - Kam folur me Ueslin, por për momentin nuk e di mirë atë që do të bëjë. Do të mendohet. Nëse është i interesuar për një transferim, do të takohemi dhe do të shohim nëse ata do të mund të plotësojnë kërkesat tona. Në të vërtetë, gjatë orëve në vazhdim, njerëzit e merkatos së Interit do të fluturojnë në Spanjë për të mbyllur përfundimisht marrëveshjen. Të mërkurën në mesditë, në Dortmund, drejtori i përgjithshëm madrilen, Horge Valdano, është takuar me Shnejderin dhe agjentin e tij Lerbi. Hollandezi është njoftuar në lidhje me vendimin e klubit spanjoll, që deri tani e kishte cilësuar lojtarin si të pashitshëm dhe është hequr menjëherë nga lista e lojtarëve që ishin grumbulluar për miqësoren në Gjermani. Kështu, drejtori teknik i Interit, Marko Branka, është gati të fluturojë në Madrid. Marrëveshja për 15 milion euro është arritur tashmë prej disa ditësh. Tani duhet përcaktuar mënyra e pagesës së kësaj shifre, që duket se do të shlyhet në tre vitet e ardhshme. Nëse gjithçka shkon në rrugën e duhur, Shnejder mund të shkojë sot në Milano. Nuk mjafton me kaq, Interi ka edhe dy çështje të hapura me Romën. Klubi verdhekuq nuk heq dorë nga Nikolas Burdiso, që ditën e mërkurë nuk ka arritur të gjejë një marrëveshje me Interin për prishjen e kontratës. Kështu vazhdon dialogu që, mbrojtësi artgjentinas të kalojë në dispozicion të Spaletit, edhe pse nuk është shuar akoma interesi i Mourinjos për Baptistën. Në alternativë të një shkëmbimi me Mansinin, tani flitet për Suazon tek Roma: gjithmonë një shkëmbim borxhesh. Ndërkohë, në lidhje me shitjet, vazhdon të jetë i gjallë interesimi i Barcelonës për Sisinjon: oksigjen i vërtetë për arkat verdhekuqe, të boshatisura nga kualifikimi i munguar në Champions Ligë. Në këtë rast mund të vijë edhe Pavliçenko nga Totenhemi.
Mesfushori zikaltër
Vieira vrapon drejt derbit me Milanin
Në mënyrë paradoksale, mund të jetë Patrik Vieira e reja e Interit për sezonin 2009/10. Mesfushori francez, pasi ka refuzuar të gjitha ofertat që i kanë ardhur, tani është gati të fillojë sezonin e ri me ngjyrat zikaltër. Dy pikat në favor të tij: e para, fakti se është stërvitur, ndoshta për herë të parë në vitet e fundit, që nga fillimi i sezonit; e dyta, lajm jo shumë pozitiv për Interin, dëmtimi i Kambiasos. Mourinjo e ka aktivizuar tashmë Vieiranë në pozicionin ku luan mesfushori argjentinas. Dhe në ndeshjen e parë të kampionatit duket se kjo do të ndodhë sërish. Kapiteni i kombëtares franceze kështu ka në dispozicion 90 minuta, për t i treguar trajnerit të tij se ka rilindur dhe se e meriton një fanellë si titullar në prag të ndeshjes së parë të rëndësishme të sezonit, derbi me Milanin.
Re: Kampionati italian
Posted: Wed, 26 Aug 2009 , 03:45
by fpjalmi
Morati kritikon Mourinjon: U nxituam shumë
Autori: Denis Hakani
Data: 25/08/2009
Version Print
Dita pas barazimit të Interit kundër Barit nuk ka qenë shumë e mirë për Masimo Moratin. Si të thuash, rezultati 1-1 nuk është minimumi, por as maksimumi, sepse siç ka theksuar edhe presidenti zikaltër, disa gabime janë bërë. Edhe nga Mourinjo, gjithmonë në bazë të fjalëve të numrit një të Interit: “Jemi nxituar në kërkimin e fitores, - ka shpjeguar Morati, duke ju referuar futjes në lojë të katër sulmuesve. - Në disa ndeshje duhet pak durim. “Fati nuk hyn këtu, - ka vazhduar ai -, kemi patur shumë raste dhe kemi gabuar shumë, duke rrezikuar edhe humbjen. Ndoshta jemi nxituar në kërkimin e fitores, ndërsa në ndeshje të caktuara është e nevojshme të tregohesh i duruar”. Domethënë, ide më të qarta dhe më pak ankth nga paraqitja. Të njëjtin ankth që Interi nuk duhet ta ketë përsa i përket merkatos, ku, ka saktësuar presidenti zikaltër “duhet të gjejmë një mesfushor të avancuar, por duhet të jetë lojtari i duhur. Përndryshe rrezikojmë të gabojmë sërish”. E përkthyer ndryshe, o Shnejder ose askush tjetër (Dita e duhur duhet të jetë e enjtja, në Montekarlo, me rastin e hedhjes së shortit të Championsit. Marrëveshje mbi bazën e 15 milionë eurove plus 3 që do të jenë të lidhur me rezultatet). Për të evituar edhe blerje si ajo e Kuarezmës. Portugezi, në të vërtet, i ka pëlqyer Moratit. Për këtë arsye e ka mbrojtur (”Ka gjallëruar lojën. Të njëjtën gjë ka bërë Baloteli”) dhe, në njëfarë mënyre, i ka kërkuar publikut të “San Siros” pak durim. Eshtë shfaqur sërish fjala magjike. Durim. Në fushë, në merkato, në shkallët e stadiumit. E thënë ndryshe, nuk është rasti për të dramatizuar. Sepse të shtunën derbi mund të vërë gjërat në rregull pas një fillimi jo shumë të mirë dhe “fakti se ata janë para nesh në renditje mund të na stimulojë më shumë”. Dhe më tej: “Nëse skuadrat e tjera fitojnë dhe Interi jo, fillohet të mendohet se të tjerët janë më të fortë nga sa mendohej. Nga ekipet që kam parë të luajnë besoj se Milani është paraqitur më mirë. Sigurisht ndeshja me kuqezinjtë do të jetë shumë e bukur, fantastike, edhe pse situata është përmbysur. Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme nga ana emocionale, por jo vendimtare”. Në pritje të kësaj sfide, mbetet kohë për një koment të Moratit në lidhje me polemikat e para të këtij sezoni: “Reagimi i Mourinjos, pas deklaratës së Lipit, më është dukur normal. Ndërsa, më është dukur e çuditshme që njerëz të tjerë kanë ndërhyrë në këtë çështje”, ka thënë presidenti i Interit
Re: Kampionati italian
Posted: Wed, 26 Aug 2009 , 03:48
by fpjalmi
Eto u kërkon falje tifozëve: Kam gabuar unë
Autori: Erion Abule
Data: 25/08/2009
Version Print
Një nisje zhgënjyese. E Interit të Mourinjos, dhe në njëfarë mënyre edhe e Samuel Etosë, pavarësisht se dy golat e parë në këtë fillim sezoni janë shënuar nga ai. Për faj të atij rasti të humbur që do të kishte mbyllur ndeshjen. Kur rezultati ishte 1-0, sulmuesi afrikan ka gabuar para portës pothuajse të boshatisur, duke e nxjerrë topin jashtë. “Po,- ka thënë ish-lojtari i Barçës -, në atë rast kam gabuar plotësisht, por dal nga kjo ndeshje me ndjesi pozitive. Për mua është gjithçka e re, duhet besim: me shokët e skuadrës, me Serinë A, pak a shumë me gjithçka që i takon futbollit italian. Më ka ndodhur e njëjta gjë gjatë javëve të para me Barcelonën. Diferencat midis Barçës dhe Interit? Ndryshon filozofia e lojës, por krahasimet nuk kanë kuptim, sepse Interi duhet të ndjekë rrugën e vet pa imituar askënd”. Dhe sulmuesi kamerunas ka siguruar se “ky është një grup i nivelit të lartë, që edhe në ndeshjen kundër Barit ka treguar cilësi të rëndësishme. Rastet janë krijuar, për të ardhur keq që një nga këto, e kam gabuar pikërisht unë”. Dhe tani menjëherë derbi, një buzëqeshje për faktin se do të rikthehet në fushë bashkë me Ronaldinjon, më pas “dëshira e madhe për të luajtur këtë ndeshje. Unë jetoj për ndeshjet e mëdha, është ajo atmosferë që më entuziazmon. Për më shumë, kam një dëshirë të madhe për të shpërblyer mbështetjen që më ka dhënë publiku i ‘San Siros’”, ka thënë Eto. “E rëndësishme është të krijojmë raste, - ka shpjeguar Stankoviç -, herët ose vonë do të zhbllokohemi dhe do të fillojmë të shënojmë shumë gola. Nostalgji për Ibrën? Edhe kur ishte ai barazonim në shtëpi dhe në transfertë, por kjo çështje nuk ka lidhje me ne. Ka rëndësi vetëm e tashmja. Eshtë java e derbit, e di që tani, të gjithë do të fillojnë të flasin dhe të vënë nën presion Interin, por ne jemi mësuar me këtë, dhe gjithsesi sipas mendimit tim kundër Barit kemi luajtur shumë mirë”.
Re: Kampionati italian
Posted: Thu, 27 Aug 2009 , 02:01
by fpjalmi
Milan-Inter, rriten ethet e derbit
26/08/2009 12:20
Kur duhen edhe disa dite nga e shtuna ne mbremje, Milano eshte perfshire nga ethet e derbit.
Ne skuadren e Milanit, dyshimi i vetem eshte ai i shokut te sulmit per brazilianin Pato, pasi per kete post jane tre kandidatura, Huntelaar, Boriello dhe Inzaghi. Nderkohe Interi do ta nise ndeshjen pa mesfushorin Muntari, ndersa Zanetti do vendoset ne mesfushe. Sulmi do te perbehet nga tredhembeshi Balotelli-Eto’o-Milito.
Ne kete ambient te tensionuar, as protagonistet nuk kane mundur t’u bejne bisht deklaratave.
“Ata kane tre pike, ne nje, prandaj jane favorite”, parashikon Materazzi. Nga ana tjeter, mesfushori kuqezi, Genaro Gattuso nuk kursen levdatat per trajnerin Mourinho duke thene se, “ai eshte nje trajner
Re: Kampionati italian
Posted: Thu, 27 Aug 2009 , 02:04
by fpjalmi
Bari barazon me Inter, rrit abonimet
26/08/2009 16:50
Barazimi i Barit ne San Siro ne ndeshjen e luajtur ne javen e pare te Serise A kunder kampioneve te Inter ka sjelle edhe nje rritje rekord te abonimeve per klubin jugor italian.
Sipas te dhenave te publikuara nga vete skuadra e Barit numri i abonimeve qe pas barazimit te dites se shtune eshte rritur me 9 mije duke kaluar shifren e 11 mije abonimve ne total.
Debutuesit ne Serine A, pas disa sezoneve te kaluar ne kategorine inferiore B ne javen e pare ne ndeshjen ndaj Inter arriten te merrnin nje pike fale barazimit te Kutuzov ne minuten e 74, nderkohe qe per zikalterit kishte shenuar Samuel Eto’o nga pika e bardhe ne minuten e 56.
Re: Kampionati italian
Posted: Thu, 27 Aug 2009 , 02:06
by fpjalmi
Inter, dita vendimtare per Sneijder
26/08/2009 10:30
Inter po ben perpjekjet e fundit per te marre holandezin e Real Madrid, Wesley Sneijder.
Mesfushori kerkon te qendroje ne “Bernabeu” dhe mesa duket zikalterit duhet te kerkojne nje tjeter lojtar per te kenaqur kerkesat e trajnerit Mourinho. Ne rast se Sneijder nuk vjen ne “San Siro”, atehere fanelen me numrin 10 do ta marre braziliani i Romes, Julio Baptista pasi mes Interit dhe klubit kryeqytetas eshte arritur nje marreveshje paraprake.
Refuzimi i Sneijder per t’u transferuar ne Milano duket se eshte nje bast i madh per te ne prag te boterorit. Tek Interi ai e ka te sigurt vendin e titullarit, ndersa tek Reali aktualisht nuk eshte ne planet e trajnerit Pellegrini.
Por mesa duket Sneijder ka vendosur ta prese kete bast dhe ndoshta nje ndikim te madh ne kete vendim ka edhe e dashura e tij spanjolle.
Re: Kampionati italian
Posted: Thu, 27 Aug 2009 , 02:07
by fpjalmi
Milani tani kerkon Valon Behramin
26/08/2009 08:25
Milani i rikthehet serish pistes se blerjes se kosovarit Valon Behrami.
Lajmi u publikua dje ne faqet e gazetave sportive, si edhe ajo franceze “L’Equipe”. Mesfushori 24-vjecar kosovar me pasaporte zvicerane, aktualisht militon ne Premier League, ne radhet e Uest Hemit.
Per momentin ai rezulton i demtuar, megjithate kjo nuk i pengon kuqezinjte, te cilet besojne se Behrami mund t’ju jape nje ndihmese te madhe ne sezonin 2009-2010 te Serise A. Behrami eshte i njohur ne Itali, pasi vete dy sezone me pare luante ne radhet e Lacios.
Grinta dhe performanca e tij e shkelqyer ne edicionet e fundit ka rene ne sy te drejtuesve kuqezinj italiane. Per momentin ende nuk po flitet per nje oferte zyrtare te Milanit, megjithate nje gje e tille mund te ndodhe ne ditet ne vazhdim.
Re: Kampionati italian
Posted: Thu, 27 Aug 2009 , 02:07
by fpjalmi
Berluskoni: Dinjon s’e nderroj me asnje
26/08/2009 08:30
“Nuk do ta nderroja Ronaldinjon me asnje lojtar tjeter qe njoh”.
Keshtu e karikon “As”-in e tij brazilian ne prag te derbit te se shtunes, Kryeministri i qeverise italiane, i cili ka nderhyre direkt ne emisionin e pare sezonal te “Processo di Biscardi”.
Pas deklaratave te bera te njohura nga blerja e re, Huntelar, dje pasdite ishte presidenti i kuqezinjve, ai qe ngriti serish ne qiell karakteristikat e Dinjos, njeriut-fitues te derbit te fazes se pare te sezonit te kaluar.
Berluskoni ka folur per momentin aktual te Milanit, duke kaluar nga forma e Ronaldinjos e deri te shitja e Kakase. “Nuk jam dakord, thote ai, me ata qe mund te mendojne per nje Milan te dorezuar. Kemi nje skuader me 29 lojtare, mund te zbresim ne fushe dy skuadra te nivelit, pasi kemi kampione qe skuadrat vetem mund t’i kene zili. Ronaldinjo, edhe pse ne moshe 29-vjecare, eshte nje futbollist, te cilin nuk do ta nderroja me asnje tjeter qe njoh. Luan ne cilindo pozicion dhe ne cilendo forme qe te jete, i shperblen tifozet per cmimin e biletes me ‘numrat’ e tij dhe driblimet e tij”.
Berluskoni, gjithnje ne lidhje me brazilianin, ka hyre ne vleresime te karakterit taktik, duke treguar ish-futbollistin e Barcelones si sulmuesin e dyte te Milanit. “Besoj se Ronaldinjo duhet te luaje ne zemren e aksionit final, aty brenda zones se portes. Tamam-tamam une do ta kisha futur te luante si sulmues i dyte. Nese do te isha une ai qe e ben skuadren, do ta vija Sedorfin si numer 10 per te dhene pasin final, Paton sulmues te pare dhe Ronaldinjo sulmues te dyte. Nese do te luaje ne kete pozicion, thote ne fund Berluskoni, jam i bindur qe ne fund te kampionatit do te jete mes protagonisteve”.
Ishte i domosdoshem sakrifikimi i nje talenti per arsye te rregullimit te bilanceve. Tifozi i pare i kuqezinjve rithekson bindjen se ka bere zgjedhjen e duhur mes Kakase dhe Patos. “Pato eshte nje talent absolut, kete e them edhe ne lidhje me moshen e tij. Milani ka bere shume mire qe ka pasur besim tek ai, ne momentin qe iu desh te zgjidhte mes dy yjeve braziliane”.
Eshte e pashmangshme te mos mendosh per derbin e se shtunes: “Per ndeshje te tilla nuk mund te behen parashikime, sepse ne pranine e skuadrave shume te forta, rezultati i besohet fatit, gjykimit te gjyqtarit. Ajo qe mund te them eshte se Milani do te zbrese ne fushe per te fituar dhe per te qene padron i saj, duke kerkuar te arrije suksesin nepermjet argetimit”, ka perfunduar Sivio Berluskoni.
Dite pas dite po fillojne te zbardhen formacionet e Milanit dhe Interit ne prag te derbit. Leonardo i beson 11-shes se Sienes me Paton sulmues te vetem. Ne pikepyetje eshte Sedorf. Tek Interi eshte rruges nje gjysme-revolucion: Muntari do qendroje jashte (ndoshta Zaneti ne mesfushe) dhe treshja e sulmit do te jete Baloteli, Eto'o dhe Milito. Zikaltrit jane ne pritje te Shnajderit