Lajme mbi kombëtaren

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by GOLDIAN » Sun, 26 Apr 2009 , 17:40

flm sukubina per infot qe na dhe
KURRE NJE SERB
MAI
NEVER
NIEMALS
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Mon, 27 Apr 2009 , 20:49

Milan ne Tirane, perballe kombetares ne 12 maj
27/04/2009 15:10

Skuadra e Milanit do te rikthehet per here te dyte ne Shqiperi pas ndeshjes me Tiranen, kete here ne nje perballje miqesore me skuadren kombetare.

12 maji do te jete data kur kuqezinjte e Ancelotti-t do te zbresin ne “Qemal Stafa” ne perballjen me kuqezinjte tane qe nuk kane ende nje trajnier pas largimit te hollandezit Arie Haan. 7 here fituesit e Liges se Kampioneve qe renditen aktualisht ne vendin e dyte ne Serie A, pritet te zbresin ne Tirane me formacionin e tyre me te mire.

Per shkak te kesaj ndeshjeje, Federata e Futbollit do te beje nje spostim te dates kur do te luhej finalja e Kupes se Shqiperise qe ishte parashikuar te zhvillohej ne 13 maj

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Wed, 29 Apr 2009 , 00:53

Kaka-Sheva-Dinjo, në fushë do të zbresin tre”Topa të Artë”
29 Prill Nëse në trofeun “Taçi Oil”, ndaj Tiranës, në “Qemal Stafa” luajtën vetëm Ronaldinjo dhe Shevçenko, pasi Kaka ishte i dëmtuar, këtë herë, ndaj formacionit më të mirë të kampionatit shqiptar, pritet që të luajë edhe Kaka, përveç dy “Topave të Artë” të tjerë si ukrainasi dhe ish-lojtari i Barçës. Por për t’u lajmëruar është edhe aktivizimi i Bekamit, një tjetër kampion mes kampionëve.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Wed, 29 Apr 2009 , 00:54

Trajneri kundër Milanit, hipoteza Bushati i U-21
29 Prill

Tekniku i Shpresave mund të drejtojë seleksionin, trajneri i përfaqësueses në tribunë



Në çdo rast tjetër, trajneri i cili drejton përfaqësuesen e Shqipërisë mund të ishte njeriu që sot drejton edhe seleksionin e kampionatit kombëtar në një ndeshje të kësaj natyre, por në momentet kur ende nuk kemi një trajner zyrtar, dhe kur 12 maji është shumë afër ka shumë gjasa që tekniku që do të drejtojë ekipin të jetë ai i U-21 Artan Bushati. Ky i fundit në linjë telefonike tha që: “jam në Zvicër dhe nesër (sot) do të vij në Tiranë dhe do të flas me drejtuesit e FSHF. Nuk mund të konfirmojë asgjë në lidhje me të qenit në pankinë në 12 maj”.

Trajneri – i përfaqësueses së madhe sigurisht që deri atë ditë do të jetë zgjedhur, megjithatë kurrësesi në një kohë kaq të shkurtër ai nuk mund të hartojë një listë me emrat e futbollistëve që do të luajnë kundër Milanit. Në këtë pikëpamje ndoshta trajneri do të qëndrojë pranë skuadrës ato dy ditë dhe do ta ndjekë ndeshjen nga tribunat. Grumbullimin e parë të vërtetë trajneri do ta ketë për dy ndeshjet, atë zyrtare kundër Portugalisë në 6 qershor dhe atë kundër Gjeorgjisë, një miqësore e cila do të zhvillohet katër ditë më vonë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Wed, 29 Apr 2009 , 00:54

Kombëtarja e kampionatit kundër, por kush është?!
29 Prill Lojtarët në ankth, të gjithë duan të luajnë kundër Milanit në 12 majin e ardhshëm



Ata që ndjejnë veten lojtarët më të mirë të kampionatit shqiptar tashmë janë në ankth sepse presin të paktën një thirrje për të luajtur kundër Milanit. Në ditët në vijim Federata Shqiptare e futbollit në bashkëpunim me trajnerin që do të vendosë për këtë ndeshje do të përpilojë emrat e futbollistëve që do të grumbullohen të paktën 24 orë para se të zbresin në fushë kundër Milanit. Një informacion paraprak bën të ditur që do të jenë të paktën 18 futbollistë të përzgjedhur nga kampionati.

Kriteri – Sigurisht që avantazh do të kenë futbollistët e kampionatit që së fundmi kanë qenë pjesë e përfaqësueses së madhe shqiptare. Bakaj, Memelli, Sukaj, Beqiri, Vrapi apo ndonjë tjetër sipas të gjitha gjasave do të jenë në këtë listë. Një grup lojtarësh nga skuadra U-21 gjithashtu do të jenë prfshirë pasi konceptohen si kontigjentë i skuadrës përfaqësuese për të ardhmen. Pjesa tjetër do të përbëhet nga futbollistë të cilët luajnë në kampionatin shqiptar. Megjithatë nuk kanë pasur shumë vend në përfaqësuese. Ja disa nga alternativat kryesore duke renditur skuadrat më të rnëdësishme.

Tirana – Dabulla ka qenë një ndër mbrojtësit më të standartë të kampionatit. Nuk është habi që të jetë në listë, ndërkohë që Devolli, Muzaka, Muka e Daniel Xhafaj gjithashtu mund të jenë në listën e madhe të futbollistëve. Nëse Agolli nuk do tëëketë ikur në Finlandë dhe ai mund të jetë pjesë e skuadrës që mund të luajë kundër Milanit. Kjo edhe për arsye sepse ai është lojtar bazë dhe i përfaqësueses së madhe.

Vllaznia – Beqiri në mbrojtje dhe Sukaj në sulm janë të sigurta sepse janë pjesë e përfaqësueses. Një punë të mirë këtë edicion kanë bërë sigurisht edhe Sinani por edhe Dhëmbi që sistematikisht ka qenë i preferuar nga trajnerë te huaj të përfaqësueses në zboret e ndryshme që janë zhvilluar me futbollistët e kampionatit. Një kampionat i mirë i mbrojtësit Smajli mund t’i japë dhe atij një shans në këtë skuadër.

Dinamo – mbrojtësi Pisha ka një eksperiencë të pranueshme në kampionat shqiptar sa për të qenë pjesë e këtij seleksioni. Edhe ai pothuajse gjithnjë ka qenë nën vëzhgimin e trajnerëve të përfaqësueses. Allmuça dhe Poçi janë ndoshta dy nga mesfushorët më të mirë të kampionatit, ndërkohë që përveç Bakajt që e ka të sigurtë vendin në këtë skuadër, dhe Plaku mund të ketë një shans real të parë në përfaqësuese.

Të tjerët – përveç këtyre hamendjeve edhe futbollistë të tjerë nga kampionati mund të kenë një shans për të qenë në skuadër. Malota apo Karabeci të Partizanit që janë gjithashtu lojtarë të skuadrës U-21, mund të kenë një thirrje, ndërkohë që me siguri edhe Vila e Teutës do të jetë në këtë listë. Vrapi i Elbasanit gjithashtu mund të jetë. Ky futbollist ka qenë shpesh në ekipin përfaqësues në vitin e fundit.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by GOLDIAN » Wed, 29 Apr 2009 , 17:32

a din kush me me ba nje shpjegim ma te mire mu
per ca duhen thirr dabulla xhafa muka smajli pisha vrapi etj
ca lesh komtaret asht kjo
pse nuk thirren ato qe mund te jene pjese e komtares ne ndeshjet zyrtare te ketij sezoni
pse nuk provohet ai super ylli zbulimi i haanit SHABAN ISMAILI
PSE NUK PROVOHET GERI MALAJ etjjjj
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Fri, 01 May 2009 , 00:34

sepse ata qe luajn ne kampionatet e huaja e kan te vershtire te vijn per nje miqesore duke di se kampionatit po i vjen fundi dhe klubet kan shum nevoje per ta

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Man in Redblue » Fri, 01 May 2009 , 00:38

fpjalmi wrote:sepse ata qe luajn ne kampionatet e huaja e kan te vershtire te vijn per nje miqesore duke di se kampionatit po i vjen fundi dhe klubet kan shum nevoje per ta

une jam qi Vllaznia mos te lejojne asnji futbollist te vetin me shku ne kyt ndeshje, se ia tek Tacit me ba reklame firmes tvet. taci ata lek qi i jep superstareve te Milanit, ti kishte investu ne nji fushe sportive per moshat nshqipni.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by GOLDIAN » Fri, 01 May 2009 , 08:21

Man in Redblue wrote:
fpjalmi wrote:sepse ata qe luajn ne kampionatet e huaja e kan te vershtire te vijn per nje miqesore duke di se kampionatit po i vjen fundi dhe klubet kan shum nevoje per ta

une jam qi Vllaznia mos te lejojne asnji futbollist te vetin me shku ne kyt ndeshje, se ia tek Tacit me ba reklame firmes tvet. taci ata lek qi i jep superstareve te Milanit, ti kishte investu ne nji fushe sportive per moshat nshqipni.
as une se marr vesht kete pune
pagun per here te dyte milion euro per leshat e milanit
me keto lek kishte mujt me financu tirane vllazni e dinamo a kush teter del ne europe qe mu perfaqsu sa ma denjesisht
po gjithsesi ma kryesorja asht aja qe thet man in redblue fushat per moshat sepse ato jane e ardhmja
itu kuptohet mare vllazen se dhe me pas lek nea shqiptaret prap skena tru me e perdor pozitivisht
po vec mu hap betsh
i perjashtuar

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by vvvllaznia » Fri, 01 May 2009 , 10:42

Man in Redblue wrote:
fpjalmi wrote:sepse ata qe luajn ne kampionatet e huaja e kan te vershtire te vijn per nje miqesore duke di se kampionatit po i vjen fundi dhe klubet kan shum nevoje per ta

une jam qi Vllaznia mos te lejojne asnji futbollist te vetin me shku ne kyt ndeshje, se ia tek Tacit me ba reklame firmes tvet. taci ata lek qi i jep superstareve te Milanit, ti kishte investu ne nji fushe sportive per moshat nshqipni.
100% dakort

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by GOLDIAN » Fri, 01 May 2009 , 11:38

o vllazen para tre ditesh u tha ceshtje ditesh a puna trajnerit a dihet gja kur jane keto dite
se erdhme ne maj e hl sdihet trajneri
me duket se kena ndeshje ne qershor apo jam gabim??
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Miri » Sat, 09 May 2009 , 22:22

GOLDIAN wrote:o vllazen para tre ditesh u tha ceshtje ditesh a puna trajnerit a dihet gja kur jane keto dite
se erdhme ne maj e hl sdihet trajneri
me duket se kena ndeshje ne qershor apo jam gabim??
Mbas ndeshjes me Milanin do vendoset per tranjerin e ri.
dojn me e ba prov se mos asht ma mire qe kombetarja te aktivizohet pa tranjer :D :D :D

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Skodrinon » Sat, 09 May 2009 , 22:27

Miri wrote:
GOLDIAN wrote:o vllazen para tre ditesh u tha ceshtje ditesh a puna trajnerit a dihet gja kur jane keto dite
se erdhme ne maj e hl sdihet trajneri
me duket se kena ndeshje ne qershor apo jam gabim??
Mbas ndeshjes me Milanin do vendoset per tranjerin e ri.
dojn me e ba prov se mos asht ma mire qe kombetarja te aktivizohet pa tranjer :D :D :D
:lol: :lol: :lol: :lol:

n'fakt ma mire pa trainer se me nji si una e haan :D

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Miri » Sat, 09 May 2009 , 22:30

Per Haan jam dakord por per ty nuk e di noshta merr nej rrezultat pozitiv :P

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Skodrinon » Sun, 10 May 2009 , 00:47

po taman po thu nuk kishte kene keq :D
edhe kisha me kene ma zotni se haan. nuk kisha me dale me pantofla me taku presidentin, e nuk kisha kerku lekt e kafeve qi kam pi :D

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Miri » Sun, 10 May 2009 , 07:31

Po po por problemi asht mas te hin vedja ne qejf se mandej e dhjet edhe ti si Haan :D :D :D

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Miri » Sun, 10 May 2009 , 07:40

Ilija Lonçareviç do pankinën e Shqipërisë

Trajneri kroat Ilija Lonçareviç është pranë marrëveshjes me Federatën Shqiptare të Futbollit, për të marrë drejtimin e kombëtares. Lajmin e bëjnë të ditur mediat kroate, të cilat mbështeten në pohimet e vetë trajnerit 65-vjeçar, që ka qenë më parë në pankinën e Dinamos së Zagrebit dhe kombëtares së Libisë. Por ajo që çudit, është fakti se kjo marrëveshje është vlerësuar si e përfunduar, nisur nga garancia që ka dhënë Lonçareviç. "Po përgatitem për të udhëtuar drejt kryeqytetit shqiptar. Zyrtarisht nuk mund t'ju konfirmoj se jam trajneri i Shqipërisë, por është shumë e rëndësishme të them, se jemi marrë vesh me FSHF-në, për të gjitha detajet e bashkëpunimit. Pres që në të ardhmen, karrierën ta vazhdoj në Tiranë,"- ka thënë dje trajneri Lonçareviç, për gazetën kroate "Jutarnji List". Edhe pse midis shumë emrave të lakuar së fundmi, ai është vetëm njëri prej tyre, nuk mund të përjashtohet mundësia që kroati të jetë pasuesi i Ari Hanit në pankinën kuqezi. Në institucionin e futbollit nuk e konfirmojnë lajmin, ashtu siç është vepruar edhe më parë me trajnerët e tjerë të përfolur për të drejtuar Shqipërinë. Njeriu që ka të drejtën ekskluzive të zgjedhjes së trajnerit, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka nisur gjithçka nga e para. Por tani mësohet se problemi më i madh është bërë mungesa e alternativave bindëse. Refuzimi i kroatit tjetër Branko Ivankoviç, e ka çuar situatën në këtë pikë. Ndërkohë, përveç Lonçareviçit, në listën e shumë trajnerëve të përfolur, mbetet gjithashtu kroati Zllatko Krajnçar.
Karriera
Por kush është Ilija Lonçareviç? Trajneri nga Cajkovci ka drejtuar shumë skuadra kroate, ndër të tjera edhe kampionen e shumëfishtë, Dinamon e Zagrebit, në dy edicione të ndara. Më 2003-in është emëruar trajneri i përfaqësueses së Libisë. Në sezonin e fundit 65-vjeçari ishte kandidat për ta marrë përsëri drejtimin e Dinamos, por për të mos ndenjur kot ai udhëhoqi deri në mars të këtij viti Lokomotivën, skuadrën e Ligës së Dytë të Kroacisë. Karrierën si teknik e ka nisur që në vitin 1987 me Inker Zapresiç. Këtë të fundit e udhëhoqi drejt fitimit të Kupës në vitin 1992. Por suksesin më të madh, Lonçareviç e ka me Dinamon e Zagrebit, ku fitoi titullin në vitin 1999. Ndërkohë, në periudha të ndryshme ai ka drejtuar skuadrat Zagreb, Marsonia, Osijek, Rijeka dhe Sllaven Belupo. Eksperienca e vetme e Ilija Lonçareviç, në krye të një ekipi kombëtar, është me Libinë. Në këtë të fundit u emërua në vitin 2003, duke e udhëhequr në ndeshjet paraeliminatore për kualifikueset e Kupës së Botës 2006. Në mënyrë të habitshme, kroati u shkarkua nga detyra në korrik të vitit 2004, edhe pse ekipi humbi vetëm një ndeshje. Pas kësaj aventure, ai vazhdoi te Dinamo e Zagrebit, por e veçanta është se në prill të 2005-ës, u emërua për herë të dytë në krye të Libisë.


Edhe Duka konfirmon bisedimet

"Po, kemi biseduar me këtë trajner, nuk e di, mbase ai do të jetë, por nuk ka asgjë konkrete për momentin.". Është ky konfirmimi i presidentit të FSHF-së, Armand Duka, për trajnerin kroat Ilija Lonçareviç. Numri një institucionit të futbollit, i kontaktuar dje nëpërmjet linjës telefonike, pranoi për "Panorama" se gjatë këtyre ditëve është biseduar me shumë trajnerë, por që ende nuk ka diçka të qartë për emrin e pasuesit të holandezit Ari Han në krye të Shqipërisë. "Mund t'ju them që kemi biseduar me disa trajnerë dhe jemi ende në kuadrin kërkesave të tyre dhe kushteve që ne si FSHF ofrojmë. Nuk kemi ndonjë gjë konkrete për të thënë, në lidhje me arritjen e ndonjë marrëveshjeje. Për momentin kjo është situata dhe për gjërat e tjera është e tepërt për të folur", - ka thënë Duka. Më tej, presidenti i FSHF-së, i pyetur në lidhje me atë çfarë Lonçareviç ka thënë për gazetën "Jutarnji List", kujtoi nga biseda e bërë me të gjatë këtyre ditëve. Pasi vihet në dijeni se trajneri kroat është shprehur gati i sigurt për marrëveshjen me Shqipërinë, presidenti Duka pohoi: "Të them të drejtën, tani po, më kujtohet si emër. Është një trajner që mban mustaqe. Nuk e di, mbase ai do të jetë, por që situata është ashtu siç u shpreha më lart. Po bëjmë maksimumin për të marrë vendimin e duhur dhe të zgjedhim sa më shpejt trajnerin e ri të kombëtares."

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by vllaznia1919 » Sun, 10 May 2009 , 17:19

Ku i gjejne kta zhele trajnerash????
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by GOLDIAN » Sun, 10 May 2009 , 22:07

zot na ruaj gjithfar emrash
a me duket a u fol dhe per trajnerin e rapidit pacult?
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Skodrinon » Mon, 11 May 2009 , 20:00

“Rezultati nuk ka rëndësi, të bëjmë figurë të mirë”
12 Maj Bushati: do shihen sa e mbajnë presionin lotjarët e rinj



Në pankinën e Kombëtares për miqësoren e nesërme kundër Milanit, do të ulet trajneri i Shpresave, Artan Bushati. Në kushtet kur ende nuk është zgjedhur tekniku i ri i përfaqësueses, shkodrani do të drejtojë kuqezinjtë përballë kuqezinjve. Bushati flet për këtë ndeshje dhe shprehet se ka rëndësi për të parë gjendjen e lojtarëve përpara sfidës për eliminatore ndaj Portugalisë që do të luhet në fillim të qershorit. Gjithashtu, trajneri i U-21 shprehet se kjo i jep mundësi lojtarëve të rinj që të shpalosin vlerat e tyre. Sipas Bushatit, kjo është gjëja kryesore për këtë ndeshje, por shprehet se dëshira është e madhe që të fitojnë edhe trofeun.



-Do të jeni trajneri i Kombëtres në ndeshjen miqësore kundër Milanit. Si ndihet Bushati?

-Ndihem shumë mirë. Rrallë të vjen rasti që të drejtosh një skuadër kur përballë ke Milanin apo ndonjë ekip tjetër të madh. Megjithëse, është thjesht një ndeshje miqësore, dëshira ime, e skuadrës dhe e të gjithë shqiptarëve është që të fitojë përfaqësusja. Për këtë do të bëjmë maksimumin që të arrijmë një rezultat pozitiv kundër kuqezinjve italianë.

-Për këtë ndeshje janë thirrur disa lojtarë të rinj, kryesisht nga kampionati shqiptar. Cili është qëllimi?

-Në radhë të parë, kjo është një ndeshje që zhvillohet në një datë që nuk është e lirë nga FIFA dhe shumica e lojtarëve janë të angazhuar me klubet e tyre nëpër Europë. Por, ky takim ka edhe një aspekt të rëndësishëm përsa i përket lojtarëve të rinj. Kjo sfidë shërben që të shihen dhe më pas mund të bëhen pjesë e skuadrës për takimet e ardhshme eliminatore duke nisur nga ai me Portugalinë në fillim të qershorit. Gjithashtu, kjo ndeshje miqësore shërben njëkohësisht për të parë gjendjen e futbollistëve në prag të ndeshjes kundër portugezëve.

-A besoni se Kombëtarja mund të arrijë një rezultat pozitiv ndaj Milanit?

-E thashë që e rëndësishme është të shihet gjendja e lojtarëve kur nuk na ndajnë shumë ditë nga sfida eliminatore ndaj Portugalisë. Mund të evidentohen njëkohësisht edhe lojtarë të rinj që mund ti shërbejnë skuadrës dhe trajnerit të ri të përfaqësueses që do të vijë. Rezultati del në plan të dytë, por nuk do të thotë se nuk na pëlqen të gjithëve që të arrijmë diçka ndaj Milanit.

-Trofeu “Taçi-Oil” është në Tiranë pasi herën e parë e fituan bardheblutë. A janë shanset që ta mbajmë sërish këtë trofe në Shqipëri?

-Do të bëjmë të gjitha përpjekjet që të arrijmë një rezultat pozitiv. Sigurisht, fitorja do të na lumturonte të gjithëve. Do të bëjmë maksimumin për këtë takim që ta fitojë ekipi përfaqësues këtë trofe.

-Si do ti motivoni lojtarët përballë një skuadre si Milani, në një kohë që shumë prej tyre janë të rinj dhe yjet e kuqezinjve i kanë idhuj?

-Motivimi është një gjë e rëndësishme përsa i përket një ndeshjeje. Sigurisht, emocionet nuk përjashtohen në sfida të tilla. Nëse fitojnë ndaj Milanit, do të konsiderohen me të vërtetë lojtarë të mëdhenj. Kanë mundësinë më të mirë që idhujt e tyre ti mundin në fushë, në një kohë që deri tani i kanë parë vetëm nëpërmjet televizorit. Këtë do u them futbollistëve.

sport ekspres

Post Reply