Page 63 of 230

Posted: Thu, 24 Jan 2008 , 19:07
by Miri
Vllaznia fiton 2-0 me Molnarin

Vllaznia ka fituar 2-0 miqësoren me Molnar të Tivarit. Takimi u luajt në Ulqin të Malit të Zi. Arsen Beqiri ka qenë autor i golit të parë të këtij takimi në minutën e 60-të, kurse te dytin e ka bere Albert Kaci në fund të ndeshjes.

Posted: Mon, 28 Jan 2008 , 20:58
by Admin
Trajneri vendos: Heshtja e shtypit mbaroi!

Javen e shkuar trajneri Josa u kishte bere te qarte lojtareve te vet se nuk do kishin kontakte me mediat. Nje gje e tille kishte ardhur si rrjedhoje e disa keqinterpretimeve te disa komenteve te bera ne media por dje vete trajneri i Vllaznia ka sqaruar çdo gje ne lidhje me kete fakt dhe njekohessiht i ka dhene fund kesaj heshjtjeje. “Po, eshte mese e vertete qe u thashe lojtareve te mos flisnin deri sa te ktheheshin nga Ulqini sepse kishte disa komente te cilat prishnin harmonine ne skuader. Mbase mund te kene ardhur nga njerez qe nuk ia duan te miren skuadres megjithate e rendesishme per mua si trajner eshte te mbajne raporte te mira si me gazetaret ashtu edhe me publikun. Pikerisht per kete arsye pra lojtaret nuk jane lejuar te flasin, ashtu si dhe per faktin tjeter se asnjeri prej futbollisteve nuk ka te drejte te deklaroje neper media se duhen apo nuk duhen perforcime. Kete gje e di vetem une si trajner dhe klubi. Futbollistet kane per detyre te bejne sa me mire punen e tyre per t’u stervitur mire dhe per te luajtur sa me mire. Megjithate tani e tutje lojtaret jane te lire te flasin per gazetaret sepse siç e thashe mes nesh gjithnje ka patur raporte te mira”-ka thene trajneri i kuqebluve.

Posted: Sat, 02 Feb 2008 , 14:36
by Admin
Josa, planet pa Elvin Beqirin


Lajmi i federimit të futbollistit të njohur shkodran, Elvin Beqiri, ka entuziazmuar një Shkodër të tërë, e ila në fakt ka pritur që sot ky futbollist të ishte në fushën e lojës, përballë Kastriotit. I pyetur për një gjë të tillë, tekniku Josa është shprehur ftohtë, se “nuk i kam bërë planet me Elvin Beqirin”. Sidoqoftë, Josa thotë se e vlerëson së tepërmi këtë futbollist dhe do të ishte me vlerë për të qenë pjesë e Vllaznisë. Megjithatë, ai duket se e ka një frikë, atë të gjendjes së tij shëndetësore e fizike, pasi shkodrani ka patur një dëmtim serioz dhe ka mbi pesë muaj që nuk luan në fushë. Kjo e ka detyruar të braktisë edhe skuadrat e kampionatit ukrainas, te të cilat nuk ka gjetur mbështetjen e duhur. “Do ta shikojmë kur të vijë, pastaj flasim”’, është përgjigjur Josa për Beqirin, duke rikonfirmuar se planet e Vllaznisë për këtë periudhë janë bërë pa të.

Posted: Sat, 02 Feb 2008 , 14:43
by Admin
Ridëmtohet Sukaj, gati Jusufi

Përpara se të nisen drejt Durrësit, kuqeblutë kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore, në të cilën ka patur një problem shqetësues. Kur pritej një përmirësim i gjendjes së Sukajt, ndërsa pretendohej se mund të luante në ndeshjen e sotme, ai ka pësuar një dëmtim të dytë, që duket se ia ka prerë përfundimisht shpresat për të qenë në fushë në stadiumin e Shijakut. Megjithatë, Josa ka preferuar ta marrë atë me vete. Ndërkohë, mungesa e tij pritet të zëvendësohet me kosovarin Alban Jusufi, për të cilin është hapur “drita jeshile” në mesditën e djeshme. Shefi i marketingut në klub, Armando Lohja, sqaroi se kartoni i tij është dërguar dje në mesditë nga skuadra italiane me faks, gjë që është konfirmuar edhe nga FSHF. Kështu, Jusufi është i gatshëm zyrtarisht të luajë për fanellën e Vllaznisë, që me shumë gjasa mund ta veshë që nga minuta e parë.

Posted: Sat, 02 Feb 2008 , 14:48
by Edmond-Cela
po me vjen keq per sukajn se kta ndeshjet e fundit qe ka lujt ka ken i shkenqyeshem

Posted: Sat, 02 Feb 2008 , 14:51
by Admin
Gjynah, e ishalla rekuperohet.
Ishalla po let Jusufi prej fillimit e ishalla e konfirmon vedin :)

Posted: Sat, 02 Feb 2008 , 15:00
by Edmond-Cela
edhe une po ka qef me pa kyt Jusufi

Posted: Tue, 05 Feb 2008 , 16:49
by Miri
Termet te Vllaznia: Perjashtohen Kraja dhe Ahi


Elvis Kraja dhe Franc Ahi nuk do të jenë më futbollistë të skuadrës së Vllaznisë për pjesën e mbetur të sezonit,. Është ky vendimi më i fundit i marrë nga drejtuesit e klubit shkodran, në një analizë të zgjeruar të mbajtur pas humbjes së fundjavës me Kastriotin.

Nuk ka qetësi në kampi shkodran, as në startin e ri të kampionatit dhe ç’ekuilibri duket se vjen nga impenjimi i pakët i skuadrës dhe disa individëve të veçantë brenda saj. Dy prej tyre janë pikasur në ndeshjen e fundit në kampiont për skuadrën shkodrane, e cila është thyer nga Kastrioti me rezultatin 3-1 dhe lëvizja e radhës që kanë menduar krerët më të lartë të klubit kuqeblu ka qënë pikërisht përjashtimi nga skuadra.

Bëhet fjalë prej dy futbollistë të lindur në klubin shkodran, Elvis Kraja dhe Franc Ahi, të cilët kanë qenë edhe kontigjent i ekipeve kombëtare. Motivacioni për përjashtimin e sportistëve ka qenë për mos impenjimin e mjaftushëm në shërbim të skuadrës.

Vendimi është dhënë mengjesin e martës, pas një analizë të zgjeruar të mbajtuar në ambjentet e klubit. E ardhmja e dy futbollistëve për momentin është e paqartë, duke qenë se është mbyllur periudha e federimit dhe gjithçka do të mbetet në dorë të komisonit të disiplinës.

Kjo nuk është hera e parë që në klubin shkodran janë marrë masa të tilla ekstreme. Kohë më parë ndshkimin e ka provuar edhe portieri Grima, madje edhe trajneri Josa.

Posted: Tue, 05 Feb 2008 , 18:01
by Admin
Kuqeblute “te denuar”; stervitje ne shi

Te krijohej pershtypja se futbollistet e Vllaznise ishin te denuar pas humbjes me Kastriotin teksa I shihje dje pasdite te benin stervitje nen nje shi te dendur. Seanca ka nisur ne oren 14.30 ne pisten e stadiumit dhe ka zgjatur rreth 90 minuta teksa gjate gjithe kesaj kohe, futbollisteve nuk I eshte ndare shiu. Megjithate per Josen ishte thjesht seanca e rradhes e zhvilluar dhe ky ambjent ishte me I miri I mundshem per stervitje.

-------------------

Une se marr vesh se ca ka ndoj gja te jashtzakonshme me ba stervitje ne shi??!!!
A thu ka mundsi qe tremen lojtart prej shiut???!!!!

Posted: Tue, 05 Feb 2008 , 19:25
by GOLDIAN
Admin wrote:Kuqeblute “te denuar”; stervitje ne shi

Te krijohej pershtypja se futbollistet e Vllaznise ishin te denuar pas humbjes me Kastriotin teksa I shihje dje pasdite te benin stervitje nen nje shi te dendur. Seanca ka nisur ne oren 14.30 ne pisten e stadiumit dhe ka zgjatur rreth 90 minuta teksa gjate gjithe kesaj kohe, futbollisteve nuk I eshte ndare shiu. Megjithate per Josen ishte thjesht seanca e rradhes e zhvilluar dhe ky ambjent ishte me I miri I mundshem per stervitje.

-------------------

Une se marr vesh se ca ka ndoj gja te jashtzakonshme me ba stervitje ne shi??!!!
A thu ka mundsi qe tremen lojtart prej shiut???!!!!
denim i madh keka shume

Posted: Wed, 06 Feb 2008 , 21:14
by vllaznia1919
Ishalla po qesin gja ne drite me kyt perjashtim.Por e keqja qe javen tjeter perveq dy te perjashtumve do te mungojne edhe Kotrri e Grima.Mbrojtja bojagi problem ka me ken.
Kotrri e Grima kan marre ka nji milion gjobe e 5 jave pezullim.Grima per grusht e Kotrri per me kry! :? :? :? :?

Posted: Thu, 07 Feb 2008 , 00:23
by Edmond-Cela
sa asht tu me ardh mire per grimen

Posted: Thu, 07 Feb 2008 , 00:30
by Skodrinon
ishalla i denon edhe klubi se kan lan nam. nuk i falet ktyne dyve se jane edhe veteran(grima kapiten) e duhet me ken shemull per t'rit

Posted: Thu, 07 Feb 2008 , 12:53
by Admin
Qe kta 2 lojtare nuk kane me lujt asht negative per ne sepse lojtart i kena me pikatore.
Une personalisht se kam pa gjestin e Grims dhe te Kotrrit por me duket pak e agzagjerume pezullimi prej 5-javsh!!

Posted: Thu, 07 Feb 2008 , 12:59
by Admin
Ndaj Teutes pa bileta ne stadium

Tashme eshte bere e modes ne Shkoder. Sa here qe ekipi i Vllaznise arrin nje rezultat jo te mire ne ndeshjet e tij, drejtuesit e klubit ne ndeshjen e rradhes detyrohen ta zhvillojne ate pa bileta. Qellimi eshte nje dhe vetem nje: “pajtimin” me ta. Tifozeria kuqeblu nuk ia ka falur skuadres se saj humbjen e turpshme me Kastriotin e cila i ka prishur shume plane ne rrugen e saj te pretendimeve. Duke qene keshtu, eshte mese e qarte se numri i tifozeve per ndeshjen me durrsaket nuk do jete i madh ne shkallet e “Loro Boriçit”. Drejtuesit shkodrane kane menduar qe hyrja e tyre ne stadium te shtunen te jete falas ne menyre qe numri i tyre te pakten te mos jete aq i vogel. Njekohesisht ky veprim konsiderohet edhe nje lloj ndjese qe klubi u ka kerkuar atyre.

Vllaznia.al

Posted: Thu, 07 Feb 2008 , 20:42
by vllaznia1919
Fshtire asht me e mushe stadjumin mas nji humjes te turpshme si aja me Kastriotin.

Posted: Thu, 07 Feb 2008 , 21:09
by Edmond-Cela
Admin wrote:Qe kta 2 lojtare nuk kane me lujt asht negative per ne sepse lojtart i kena me pikatore.
Une personalisht se kam pa gjestin e Grims dhe te Kotrrit por me duket pak e agzagjerume pezullimi prej 5-javsh!!
grima e meriton ate naqe. por per kotrrin nuk e di

Posted: Thu, 07 Feb 2008 , 21:27
by Skodrinon
Edmond-Cela wrote:
Admin wrote:Qe kta 2 lojtare nuk kane me lujt asht negative per ne sepse lojtart i kena me pikatore.
Une personalisht se kam pa gjestin e Grims dhe te Kotrrit por me duket pak e agzagjerume pezullimi prej 5-javsh!!
grima e meriton ate naqe. por per kotrrin nuk e di
grima nuk asht hera e par qe ban kta gjana kurse kotrri asht lojtar korrekt por edhe ai e meriton denimin se nuk i bihet kundershtarit me kry.
m'kan kujtu vllaznin e 10-12 vjetve ma pare kur nuk kalote ndeshje pa gersit grushti.

Posted: Fri, 08 Feb 2008 , 00:01
by vllaznia1919
Sot lexova qe Kotrrin e paskan denu se ka sha tifozat e Kastriotit.Hajde merre vesht.

Posted: Fri, 08 Feb 2008 , 00:33
by Skodrinon
vllaznia1919 wrote:Sot lexova qe Kotrrin e paskan denu se ka sha tifozat e Kastriotit.Hajde merre vesht.
nqs e kan denu se ka sha tifozat 5 jave jane shum