Page 62 of 72
Re: Legjionaret
Posted: Wed, 13 Jan 2010 , 22:52
by GOLDIAN
Man in Redblue wrote:brravo Cana, 10000 si kushtojn kurgja, por asht nji gjest i nalt
a thu ka dhuru nai lek Taci, apo ka frig se mos i mesin pa lek Kaka e Cristionao Ronaldoja ?
as taci e as ku*** tjera qe fryhen neper bordelet e europes
me ban cudi si klubi vllaznia spo dhuron apo skan lek presidentat me gjithe staf e lojtar
pfffffffffffff
po shifet se cpopull jena politikanet na cane trapin tu ba politike ne keto momente te veshtira
vec mu fry jena ne cdo gja e kam vertetu e sma hek gja prej trunit der te vdes
Re: Legjionaret
Posted: Wed, 13 Jan 2010 , 23:19
by Edmond-Cela
Man in Redblue wrote:brravo Cana, 10000 si kushtojn kurgja, por asht nji gjest i nalt
a thu ka dhuru nai lek Taci, apo ka frig se mos i mesin pa lek Kaka e Cristionao Ronaldoja ?
per zoten kot nuk thojn sic e ka zemren ne fushen e lojes po e tregon edhe ne shpirtnore. ja baft zoti hallall pak a shum pak randesi ka aja pun rendesi ka qe mendon edhe per te tjeret dhe jo vetem per vedi qe shumica e njerzve tjer qe kan pak pare mendojn vec per vedi.
Re: Legjionaret
Posted: Thu, 14 Jan 2010 , 16:07
by Ujku
Lorik Cana jep 1oooo euro ne ndim te permyturve ne shkoder e rrethina
ky esht nji xhest sa human aq edhe burrnor, kallxon se asht jo vetem futbollist i madh
por edhe njeri me zemer te madhe e me kultur te madhe.
ku jan kta tjert qe lujn jasht e marrin shuma te majme
ku asht Salihi qe shkodra e rriti e bani me fam, u dote me dhan shemull i pari.
Re: Legjionaret
Posted: Thu, 14 Jan 2010 , 17:24
by Skodrinon
edhe taci ka dhane 50 mije euro, plus lekt qi do t'marrin prej biletave te ndeshjes me realin.
mos t'ia hame hakun
Re: Legjionaret
Posted: Thu, 14 Jan 2010 , 18:46
by fpjalmi
Ujku wrote:Lorik Cana jep 1oooo euro ne ndim te permyturve ne shkoder e rrethina
ky esht nji xhest sa human aq edhe burrnor, kallxon se asht jo vetem futbollist i madh
por edhe njeri me zemer te madhe e me kultur te madhe.
ku jan kta tjert qe lujn jasht e marrin shuma te majme
ku asht Salihi qe shkodra e rriti e bani me fam, u dote me dhan shemull i pari.
e pat than edhe ma perpara .shkodra asht qytet i bujarise dhe kur a pyt se cili klub te pelqen ne shqipni pat than vllaznia
Re: Legjionaret
Posted: Thu, 14 Jan 2010 , 18:55
by fpjalmi
Sirena italiane për Jahmir Hykën
Fantazisti i Mainz 05 ndiqet nga dy skuadra italiane dhe ekzitojnë mundësitë që Hyka të zbarkojë në Itali me formulën e huazimit
Publikoje ne rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) - Sirena nga dy skuadra italiane për fantazistin shqttpar të Mainz 05, Jahmir Hyka. Lajmi është dhënë nga faqja italiane e specializuar në merkato, Tuttomercatoweb.com.
Sipas saj, nëse vitin e kaluar dështoi tratativa e kalimit të mesfushorit të Kombëtares te Palermo, pasi Mainc nuk pranoi këmbimin me Maurizio Ciaramitaro, tani Jahmir Hyka i ka të gjitha mundësitë të luajë në fushat e Serie A italiane.
Fantazisti i Mainz 05 ndiqet nga dy skuadra italiane dhe ekzitojnë mundësitë që Hyka të zbarkojë në Itali me formulën e huazimit, por e shoqëruar kjo me të drejtën e blerjes së kartonit.
Hyka ka qenë më parë pjesë e Rozenborg në Norvegji dhe Olympiakos në Greqi, përpara se të luante me Tiranën.
Re: Legjionaret
Posted: Thu, 14 Jan 2010 , 19:49
by GOLDIAN
Skodrinon wrote:edhe taci ka dhane 50 mije euro, plus lekt qi do t'marrin prej biletave te ndeshjes me realin.
mos t'ia hame hakun
nuk e kam dit
kerkoj falje
Re: Legjionaret
Posted: Sat, 16 Jan 2010 , 19:23
by fpjalmi
Fiorentina e Palermo, skuadrat që e duan Hyken
http://top-channel.tv/artikull.php?id=172999
Re: Legjionaret
Posted: Sun, 17 Jan 2010 , 01:34
by Edmond-Cela
ne nje intervist loriku qe ka dhan ketu ne angli Pytjes se ne cilen skuader do kishit deshir me perfundu karieren futbollistike ai ka than me vllaznian e shkodres se aty ka lind futbolli shqiptar dhe do deshiroja te luaj per te.
Re: Legjionaret
Posted: Sun, 17 Jan 2010 , 03:00
by GOLDIAN
o mondi mas na ban te marr te marsha te keqen
hyka kishte lujt prej fillimit sot dhe a zevendesu ne pjese te dyte
mu ba qejfi
o man a ke nej info si ka lujt
Re: Legjionaret
Posted: Sun, 17 Jan 2010 , 03:31
by Edmond-Cela
GOLDIAN wrote:o mondi mas na ban te marr te marsha te keqen
hyka kishte lujt prej fillimit sot dhe a zevendesu ne pjese te dyte
mu ba qejfi
o man a ke nej info si ka lujt
jo ma goldi jam tu fol serjuzisht per zoten
Re: Legjionaret
Posted: Sun, 17 Jan 2010 , 03:33
by Edmond-Cela
hajt ishalla i japin sa me shum hapesir hykes se per zoten asht lojtar me te arudhna
Re: Legjionaret
Posted: Sun, 17 Jan 2010 , 19:03
by Skodrinon
cana nuk ka me lujt kurre me vllaznine, por qi asht tifoz e ka shprehe edhe nji her tjeter ne top show.
nuk asht çudi se shum kosovar jane me vllaznine. e kan dashte shkodren gjithmone
Re: Legjionaret
Posted: Mon, 18 Jan 2010 , 02:13
by fpjalmi
Edmond-Cela wrote:ne nje intervist loriku qe ka dhan ketu ne angli Pytjes se ne cilen skuader do kishit deshir me perfundu karieren futbollistike ai ka than me vllaznian e shkodres se aty ka lind futbolli shqiptar dhe do deshiroja te luaj per te.
edhe un e kam lexu ket gja perzotin ma perpara .asht shum e vertete veqse nese kan rrejt gazetat
Re: Legjionaret
Posted: Thu, 21 Jan 2010 , 20:04
by fpjalmi
Xhevair Sukaj firmos me Al-Ismaili
Transferimi ne Egjipt te ish-sulmuesit shkodran të Orduspor në Turqi kushtoi 1.1 milionë euro
JORGIS MEMO - E bujshme. Sulmuesi shkodran, Xhevahir Sukaj, ka firmosur një kontratë “faraonike” me klubin elitar egjiptian, Al-Ismaili. Lajmin e ka konfirmuar ekskluzivisht për “Panorama Sport” vetë 22-vjeçari, i cili pak ditë më parë prishi kontratën me klubin inferior turk, Orduspor. Ky transferim sensacional, që kap vlerën e 1.1 milionë eurove, është bërë i mundur falë ndërhyrjes së një prej menaxherëve më të njohur aziatik dhe gjithashtu ish-futbollistit të Vllaznisë, Uliks Kotrri. Javët e fundit, Sukaj ka qenë në Egjipt, për të mbyllur marrëveshjen, e cila është me një afat tre vjeçar. Në bazë të saj, sulmuesi shkodran do të marrë një shumë prej 366 mijë eurosh në sezon.
Konfirmimi
“Jam shumë i lumtur që kam firmosur për një ndër ekipet më të famshme në Egjipt. Do të jem pjesë e një klubi që është mësuar të marrë trofe dhe ka shumë emër në Egjipt,”- ka thënë i entuziazmuar Sukaj. Më pas, ai sqaroi edhe marrëveshjen me klubin aziatik, në një kohë që theksoi se ka qenë i mahnitur pas vizitës së parë në skuadrën e re. “Në sezonin e fundit Al-Ismaili e mbylli në vend të dytë, teksa gjithnjë konkuron për kreun, bashkë me ekipin Al Ahli, që është shpallur kampion. Unë kam nënshkruar pak ditë më parë një kontratë tre vjeçare dhe sot (nesër) nisem për në Egjipt, për të vazhduar stërvitjen me ekipin e ri. Kam qenë disa ditë aty dhe kam vëzhguar ndeshjet miqësore. Gjithçka ka qenë perfekte. Jam mahnitur me vendin, duke filluar që nga stadiumi, i cili ishte madhështor. Për çdo ndeshje të Al Ismailit, janë të paktën 50 mijë tifozë në stadium. Nga ana tjetër, nuk diskutohet që niveli i ekipit është shumë i lartë. Lojtarët janë shumë cilësorë dhe tashmë mua më duhet të përballem me një konkurrencë të madhe aty. Gati 8-9 lojtarë të Al-Ismailit janë pjesë e Kombëtares së Egjiptit,”- rrëfen sulmuesi shkodran. Ai sqaroi edhe largimin nga skuadra turke e Ordusporit. “Kam prishur në mënyrën më të mirë të mundshme kontratën me Ordusporin. Në bazë të marrëveshjes me klubin turk, arrita të marrë edhe shumën që më takonte. Tre muajt e fundit nuk u paguajta dhe detyrimisht unë nuk mund të qëndroja më aty. Gjithsesi, u largova me mirëkuptimin e drejtuesve të këtij klubi. Tashmë hapet një fillim i ri për karrierën time dhe mezi pres të shkoj në Egjipt për t’iu bashkuar skuadrës. Pas pak ditëve qëndrimi në Shkodër, nesër (sot) do të nisem drejt vendit aziatik, ku e përsëris gjithçka është perfekte,”- tha lojtari. Në fund, Sukaj e mbylli me një batutë. “Do të kem vështirësi në mësimin e gjuhës, por jam i bindur që do e mësoj.”
Risia e federatës egjiptiane
Federata e Futbollit të Egjiptit, e ka në rregullore të saj, që çdo klub, pas tranferimeve që bën, duhet me patjetër të publikojë shumën e kontratës. “Kjo është një risi, që ma treguan njerëzit aty. Kontrata ime është depozituar menjëheë në federatën egjiptiane dhe të gjitha mediat e kanë bërë të ditur shifrën e transferimit,”- tregon Sukaj. - Për këtë kalim unë falënderoj menaxherin Uliks Kotrri dhe gjithashtu ndërmjetësin e tij, i cili është një nga më të njohurit në vendin aziatik.” Kështu, futbollisti i talentuar shkodran bëhet i pari shqiptar që do të luajë në kampionatin egjiptian, i cili nis pas përfundimit të Kupës së Afrikës. Ish-lojtari i Vllaznisë luajti fazën e parë me Ordusporin, skuadër turke e Kategorisë së Dytë, por e prishi kontratën për shkaqe tërësisht financiare dhe që lidhen me situatën jo të mirë të klubit turk. Shkodrani 22-vjeçar luajti 10 ndeshje me Ordusporin, duke shënuar 2 gola. Më parë Sukaj ka luajtur në Turqi edhe me Hacettepe.
Re: Legjionaret
Posted: Sat, 30 Jan 2010 , 15:19
by GOLDIAN
si asht e mujtun qe u gezume 8 shqiptar te koblenzi po dje vec kapllani ka lujt
po me skelne ca bahet?
Re: Legjionaret
Posted: Sun, 31 Jan 2010 , 00:14
by Man in Redblue
Bunjaku kishte ba tre gola sot kunder Hanoverit, Rama kishte lujt prap 60 min#, Hyka asi minute
Re: Legjionaret
Posted: Sun, 31 Jan 2010 , 00:24
by GOLDIAN
man a ke nej info se ju te fb jeni njisha a tu lujt sukaj me al ismailin
dhe lika me ordusporin a bolusporinsi e ka kja
Re: Legjionaret
Posted: Sun, 31 Jan 2010 , 02:42
by Skodrinon
edgar cani kishte ba 2 gola sot
Re: Legjionaret
Posted: Sun, 31 Jan 2010 , 11:19
by GOLDIAN
Skodrinon wrote:edgar cani kishte ba 2 gola sot
a let ky me piacenzen a?
se ne teletext e kishte ciani