Page 62 of 87

Re: Kampionati italian

Posted: Fri, 24 Jul 2009 , 00:39
by Admin
Dje kam taku nji te njoftun qe asht tifoz me Bolonjen edhe me tha qe Taçi e merr Bolonjen me 18 milion euro, kurse sat ne 2 gazeta te ndryshme e kishte qe shitet per 20 milion njena e 22 milion tjetra.
Sdq hala nuk asht firmos kontrata, asht ba vetem nji akord, por te hanen ka me u vendos gjithca e me shume mundsi ka me u prezantu Taçi aksioneri ma i madh i Bologna FC.

Mqs Taçi e ka da menden me e marr Bolonjen ishalla punon mire e me seriozitet per Bolonjen!!

Re: Kampionati italian

Posted: Fri, 24 Jul 2009 , 01:12
by Skodrinon
un kam ken gjithmone simpatizant i bolognes (si me tana ekipet qi e kan fanelen kuq e blu :) ) e tash qi po e merr taçi jam edhe ma shum. jo per taçin, po per faktin se asht shqiptar e te bahet qejfi kure ka sukses nji bashkqytetar.
jo per gja po nuk ka burre nanet me i ndigju kta rracistat kndej ba me shku keq. ma zi kena edhe adminin aty :P

Re: Kampionati italian

Posted: Fri, 24 Jul 2009 , 01:46
by fpjalmi
2 here u fut me e marr bolonjen dhe doli hurc .

ishalla e treta e verteta

Re: Kampionati italian

Posted: Fri, 24 Jul 2009 , 02:55
by fpjalmi
Arrihet marreveshja, Eto'o tek Inter
23/07/2009 14:40

Samuel Eto'o, tashme eshte futbollist i Interit.
Arrihet marreveshja mes klubit zikalter dhe sulmuesit kamerunez per transferimin e tij ne ekipin italian.

Njoftimin e dha agjenti i futbollistit, pas bisedimeve ne Milano me drejtuesit e Inter. Eto'o do te paguhet te Interi me 10.5 milione euro ne sezon

Re: Kampionati italian

Posted: Fri, 24 Jul 2009 , 15:30
by Ujku
Mir se Taci po e blen Bolonjen me nji shum marramense,shteti shqiptar besoj duhet me pyet
se ku i gjeti tan ato pare.
Ose italia a din kush gja a kerkon trasparenc kur nji investitor i huaj investon ne itali kso shumash
pavarsisht se ne cfar aktiviteti investon?

Re: Kampionati italian

Posted: Fri, 24 Jul 2009 , 16:11
by loroborici
Ujku wrote:Mir se Taci po e blen Bolonjen me nji shum marramense,shteti shqiptar besoj duhet me pyet
se ku i gjeti tan ato pare.
Ose italia a din kush gja a kerkon trasparenc kur nji investitor i huaj investon ne itali kso shumash
pavarsisht se ne cfar aktiviteti investon?
Pare te nyta jan. Paret e mafijes tash kan munsi me u investue aty ku asht kryemafija e bots.

Re: Kampionati italian

Posted: Fri, 24 Jul 2009 , 17:18
by fpjalmi
Ujku wrote:Mir se Taci po e blen Bolonjen me nji shum marramense,shteti shqiptar besoj duhet me pyet
se ku i gjeti tan ato pare.
Ose italia a din kush gja a kerkon trasparenc kur nji investitor i huaj investon ne itali kso shumash
pavarsisht se ne cfar aktiviteti investon?

ujku

taqi oil asht mafie e gjalle thojn

Re: Kampionati italian

Posted: Fri, 24 Jul 2009 , 17:41
by fpjalmi
Taçi, pritet super-merkato te Bolonja
Trajneri i skuadrës, Xhuzepe Papadopulo, pritet t’i kërkojë katër ose pesë blerje
Të hënën zyrtarizon blerjen e klubit. Që tani flitet për blerjet që do të bëjë

Presidenti i kompanisë
“Taçi Oil” do
të jetë pronari i ri i
klubit të futbollit italian,
Bolonja. Mediat sportive italiane
bëjnë të ditur se Rezart
Taçi ka arritur marrëveshjen
me familjen Menarini, që drejton
aktualisht klubin italian
në Serinë A për blerjen e 80%
të aksioneve. Marrëveshja
mes Taçit dhe Menarinit kap
shifrën e rreth 20 milionëve
eurove. Po sipas mediave italiane,
gjithçka ka përfunduar
dhe pritet që sot të vijë dhe
zyrtarizimi i marrëveshjes.
Rezart Taçi, i cili arriti të sillte
ekipin e madh te Milanit dy
herë për miqësore në Tiranë,
do të jetë kështu pronari i parë
i një klubi në Serinë A. Sipas
medias italiane, presidenca e
re do të nisë drejtimin e klubit
më datë 3 gusht.
Detajet
Po diskutohen vetëm detajet
e fundit dhe kjo do të
kushtojë rreth 10 ditë kohë.
Media italiane bën të ditur
se Taçi do të ketë 80 për qind
të aksioneve, ndërsa familja
Menarini do të zotërojë 20
për qind të tyre. Ardhja e
Taçit nuk pritet të pasohet
me ndryshime rrënjësore në
përbërjen e stafit teknik dhe
JETMIR HALILAJ
të skuadrës. Sipas të
dhënave të deritanishme,
Fabricio Salvatori do të
vazhdojë të jetë drejtori
sportiv i klubit dhe trajneri
Papadopulo, heroi i shpëtimit
të skuadrës sezonin e
kaluar, do të vazhdojë të
drejtojë ekipin edhe për sezonin
e ardhshëm.
Merkato
Menjëherë pasi të jetë zyrtarizuar
gjithçka, do të nisë
puna për përforcimin e
skuadrës kuqeblu. Tekniku
Papadopulo pritet të kërkojë
minimalisht katër ose pesë
përforcime për të kompletuar
ekipin. Për sulmin e Bolonjës
synimi kryesor është
Kaliniç, por bëhet fjalë për një
blerje prej 7 ose 8 milionë eurosh
dhe për momentin kjo
është e vështirë të realizohet.
Alternativat më pak të kushtueshme
janë Suçi i Palermos
dhe Ruopolo i Albinolefes.
Duke parë karakteristikat e
Di Vaios, është hedhur poshtë
hipoteza për t’i bërë ofertë
Denisit të Napolit. Janë ftohur
ndërkohë edhe bisedimet
me klubin e Parmës për
mbrojtësin Lukareli, për të
cilin ishte ofruar në shkëmbim
edhe Bernaçi. Ndërkaq,
një objektiv mbetet edhe
Brienxa i Rexhinës, por gjysma
e kartonit të tij vlen dy
milionë euro

Re: Kampionati italian

Posted: Fri, 24 Jul 2009 , 17:45
by fpjalmi
Rezart Taci arrin marreveshjen me Bolonjen
24/07/2009 10:05

Rezart Taci ka blere 80 perqind te aksioneve te Bolonjes me nje vlere prej 22 milione eurosh.
Biznesmeni shqiptar ka arritur dje marreveshjen duke u bere keshtu presidenti i ekipit italian te futbollit. (po jo perpara 100 vjetorit te klubit).

Kontarata paraprake eshte firmosur ne Milano, nderkohe qe vete Tacit do te vizitoje klubin te henen ku dhe do te shikoje situaten financiare te Bolonjes.

Mberritja e Tacit rihap edhe merkatot per klubin italian qe gjendej ne veshtiresi per shkak te gjendjes se dobet ekonomike. Likuiditetet e biznesmentit shqiptar do te risjellin ambicien e kuqebluve per te marre Salvatorin dhe emra te tjere qe do te forcojne skuadren.

Re: Kampionati italian

Posted: Sat, 25 Jul 2009 , 04:58
by loroborici
Italianët: Taçi për pak vite nga kamerier picerie në pasanik falë Berishës
Nga Tema

Në Shqipëri është një njeri i zhytur në borxhe gjigante, që po zhvat një nga pasuritë e mëdha të vendit, duke thyer çdo ligj, ndërsa në Itali mediet raportojnë se ai është president i një klubi sportiv, ndër më të rëndësishmit e vendit. Bëhet fjalë për ekipin e Bolonjës dhe pronarin e saj të ri, Rezart Taçi. Mediet e vendit fqinj kanë raportuar mbrëmë për arritjen e marrëveshjes. Nuk bëhet ende e ditur sa do jetë shifra që do të paguajë Taçi, por burimet flasin për diku rreth 24 milionë euro. Megjithatë Taçi nuk do marrë presidencën e klubit, që do jetë sërish në duart e familjes Menarini.

Njeriu i Berishës

Sipas italianëve, ekipi në krizë i Bolonjës, që zbriti këtë sezon një kategori më poshtë, do të ketë një pronar të ri. Mediet italiane prej kohësh kanë nisur të japin informacione në lidhje me pronarin e mundshëm të Bolonjës. Në Shqipëri, e vetmja që ka raportuar për skandalet e Taçit dhe lidhjet e tij me Berishën, ka qenë gazeta “TemA”, por në Itali pothuajse të gjitha mediet u referohen fakteve që kanë dalë nga gazeta “TemA”. Madje ato i bëjnë fakt të kryer të gjitha akuzat, duke mos thënë për asnjë moment që këto informacione janë të medieve shqiptare. Kjo sepse atyre nuk u intereson një piramidë në Serinë A. Shumë media, të cilat ende nuk e dinë sa reale është pasuria e tij, kanë intervistuar shqiptarin që ka luajtur në Serinë A, Igli Tare. Pyetja e tyre e vetme ka qenë: “A është serioz ky njeri, dhe a ka pará mbi të gjitha?” Tare ka deklaruar se e njeh si njeri serioz e që ka pará, por ka deklaruar se nuk ka shumë miqësi me të për të ditur detaje të mëtejshme.

Gazetat sportive italiane, por dhe mediet e tjera e shohin si një person ekzotik, një Abrahamoviç, që bëri mrekullira me Çelsin në Angli. Nafta e ka këtë fuqi, besojnë ata. Por sërish nuk janë të bindur te pasuria e tij. Taçi është njeriu që pëlqen jetën e natës, që del nëpër pub-e, sa herë vjen në Itali, raportojnë ato.

Portali kryesor në internet i zonës, përmes gazetarit Luca Pistolesi, thotë se është pak e habitshme që një njeri, që ka punuar në Itali si kamerier, për pak vite rikthehet si miliarder. Por Pistolesi thotë se kjo e ka një përgjigje. Ai është mik i kryeministrit, Sali Berisha, që i ka dhuruar atij një pasuri të madhe në vend, ndërmarrjen shtetërore të naftës, dhe i ka lënë rrugë të lirë në tregtimin e naftës. “Nga kamerier në piceri, te monopoli i naftës në Shqipëri”, - shkruan gazetari. Sigurisht që pas gjithçkaje është Berisha, “i cili, - raporton Pistolesi, - vetëm dy muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2005 e kishte akuzuar atë për kontrabandë nafte.”

“Berisha është qartësisht arsyeja për këtë ngjitje të rrufeshme të kamerierit”, - raporton ai.

A është Taçi një piramidë?

Ditët kur në portin e Vlorës ka mbërritur një anije me naftë të pastër, të cilën Taçi kërkon ta kalojë pa paguar akcizë si naftë të papërpunuar, duke i bërë një dëm prej 7 milionë eurosh shtetit, Taçi bën zhurmën e radhës, duke blerë një ekip italian e duke bërë premtimin e bujshëm: “Nuk do jemi më në vendet e fundit të Serisë A.” Kamerieri, që akoma nuk ka paguar paratë e blerjes së ARMO-s, do sfidojë kështu miliardat e Berluskonit dhe të Morattit.

Por gjërat nuk duken se janë kështu. Taçi është një njeri i zhytur në borxhe, që rrezikon të marrë me vete në këtë mënyrë dhe një klub italian, një bankë shqiptare (Bankën Credins) e duke shkaktuar dëm zinxhir, jo vetëm te ndërmarrja e tij e re, por dhe të tjera ndërmarrje si “Albpetrol” e “Bankers”.

Gazeta “TemA” raportoi e para se pas atij që quhej konsorcium amerikan, që do të blinte ARMO-n, ishte thjesht një investitor shqiptar, që ishte akuzuar hapur nga kryeministri shqiptar se bënte kontrabandë. I pyetur se ku do i gjente paratë për programin e tij, kur të vinte në pushtet në vitin 2005, ai deklaroi se do ia merrte korrupsionit dhe kontrabandës që bën Taçi.

Pak vite më vonë, i pyetur nëse ai i qëndron këtyre deklaratave, Berisha në mënyrën më të paturpshme tha se nuk kishte thënë Taçi, por Caci.

Por nuk mjafton me kaq. Lekët e privatizimit nuk ishin askund. Berisha dhe këtë herë e shpëton Taçin, duke i vënë në dispozicion bankën e familjes së tij, ku pronare është Elvana Hana. Ajo del garant për blerjen, duke zhytur kështu në krizë veten, e duke bërë pis dhe Bankën Qendrore.

Për të bërë sa më shpejt paratë, Taçi nis të vjedhë dhe të shpërdorojë me sa mundet pasurinë që kishte marrë me të padrejtë. Kryeministri i vjen në ndihmë duke i dhënë atij me një vendim të gjithë tregun e naftës D1, e cila përbën rreth 70 për qind të konsumit në tregun vendas.

Sërish njeriu piramidë nuk arrin të mbledhë paratë dhe bën sërish kontrabandë, ashtu siç e kishte akuzuar më parë Berisha. Por, duke përdorur mediet që ka blerë, ai mundohet që shpesh ta paraqesë atë si një betejë që po bën pushteti me të. Kështu rregullon punët dhe me krahun tjetër politik. Në fakt, opozita pak ka folur për skandalet e tij të mëdha.

Në fushatë shfaqet hapur duke ndihmuar partinë e Ilir Metës, duke u bërë makineria e tij e karburantit.

Taçi arrin në këtë mënyrë të jetë një piramidë me leje të shtetit, ashtu si në vitin 1996-‘97. Edhe atëherë njerëzit e parave synonin të ishin në botën e sportit ndërkombëtar. Por nuk ia dolën. Taçi e bëri këtë gjë, duke treguar se piramida që ka ndërtuar Berisha është më e frikshme.

Një i dashuruar pas sportit dhe filantropisë?

“Ka paguar pa iu dridhur syri katër milionë euro për të marrë Milanin në Tiranë dy herë.” Kështu shkruan gazeta “Corriere della Sera” për Taçin. Duke përdorur bashkëshorten e kryeministrit, Liri Berishën, Taçi tregohet i pafytyrë dhe duke bërë misionin e bamirësit. Mbledh disa kacidhe me bileta për ndeshjen dhe ia jep bashkëshortes së Berishës, por harxhon plot 4 milionë euro për tekat e tij. Sikur këto pará të kishin shkuar për jetimët shqiptarë, gjendja e tyre në çdo cep të Shqipërisë do ishte e mrekullueshme.

Por Taçi, ky dashnor i sportit, siç shkruajnë italianët, arrin të ngjisë ekipin e vendlindjes së tij, Gramozin, në Serinë A. Madje, për shkak se ngjyrat e ekipit të Gramozit janë të njëjta me të Bolonjës, pasaniku shqiptar bën këtë zgjedhje. E ka dhe këtë luks Taçi.

Gjithë problemi tani ngelet te fakti, nëse Taçi do të arrijë të mbajë ekipin e të bëjë merkato, e cila është shumë më e shtrenjtë se blerja e ekipit. Madje premton se do bëjë një stadium. Në Italinë që e do aq shumë, e në Shqipërinë që i jep kaq shumë, bën kontrabandë.

Madje dhe dashnor i dijes

Nuk shpëton pa u rënë në sy italianëve fakti që ai është dhe pronar i një shkolle në vendin tonë. Ata nuk e dinë ndoshta se të pasurit një shkollë këtu është po kaq e lehtë sa të kesh një tezgë në Itali.

Ndoshta nuk do e dinë kurrë se ajo shkollë që ka në pronësi ai, është pjesë e pandarë e piramidës së tij financiare. Taçi zboi mësuesit e kësaj shkolle, i la pa pagesë, e përdori thjesht si kolateral këtë shkollë, e ajo është drejt falimentimit.

Mediet italiane mund të mos i dinë këto, por të paktën një gjë e dinë shumë mirë: Rezart Taçi është Berisha ose më mirë, sistemi që ai dhe familja e tij kanë ngritur.

Re: Kampionati italian

Posted: Sat, 25 Jul 2009 , 08:54
by fpjalmi
loroborici wrote:Italianët: Taçi për pak vite nga kamerier picerie në pasanik falë Berishës

ke shum te drejte loro boriqi.

asht mese e vertete kja gja .

asht mafje e gjalle ,dhe per mu asht nje shqiptare pa xhak shqiptarit .

Re: Kampionati italian

Posted: Sat, 25 Jul 2009 , 16:37
by Skodrinon
Megjithatë Taçi nuk do marrë presidencën e klubit, që do jetë sërish në duart e familjes Menarini
Sipas italianëve, ekipi në krizë i Bolonjës, që zbriti këtë sezon një kategori më poshtë, do të ketë një pronar të ri.
ktu ja kan fut kot

Re: Kampionati italian

Posted: Sat, 25 Jul 2009 , 18:49
by fpjalmi
Drejtuesit kuqezi shikojnë si pistat e vetme të momentit Huntelarin dhe David Trezegenë
Milani, sulmi një “telenovelë” e gjatë

Milani deri tani ka blerë Onjevun,
Abaten, Di Xhenaron e disa futbollistë
për akademinë. Por tifozët
kuqezi pyesin veten, kur
do vijë sulmuesi i shumëpritur?
Pasi sfumuan alternativat Dzeko
dhe Luis Fabiano, pistat e
vetme të mundshme mbeten
holandezi Huntelar i Real Madrid
dhe David Trezege. E nisim nga
ky i fundit: bomberi bardhezi do
ishte sulmuesi ideal për skemat
e Leonardos (4-3-3). Cilësitë e
Trezegolit nuk diskutohen.
Ndonëse është 32 vjeç dhe
kushton rreth 10 milion euro, Milani
insiston për të. Por i vetmi
problem mbeten drejtuesit e Juventusit,
të cilët nuk duan të përforcojnë
një rival të drejtpërdrejt.
Drejtuesit kuqezi duke hasur në
këtë pengesë ndryshojnë drejtim
e synojnë të marrin holandezin
Huntelar të Real Madridit. Mirëpo
edhe këtu situata është tejet
e ndërlikuar. Reali nëse shet
Huntelarin, duhet t’i paguajë Ajaksit
rreth 7 milionë euro. Ndërkohë
që kërkon nga Milani edhe 11
të tjera. Pra, në total Huntelar do
i kushtonte kuqezinjve plot 18
milionë euro. Nëse Milani nuk ka
shpenzuar shuma marramendëse
për Luis Fabianon,
vështirë se do bëj një sakrificë
ekonomike për Huntelar! E vështirë
për të mos thënë e pamundur.
Atëherë kush e di nëse çelësat
e sulmit kuqezi nuk do t’i besohen
Marko Borielos, nëse italiani
do arrij rendimentin e kohës
kur luante tek Xhenoa, do të ishte
një blerje e bukur për Milanin.
Me pak fjalë, duke parë lëvizjet
e merkatos, Milani do lërë të pakënaqur
teknikun Leonardo, i cili
vazhdon të ëndërrojë për një sulmues.

Re: Kampionati italian

Posted: Sat, 25 Jul 2009 , 18:51
by fpjalmi
Bardhezinjtë, interesim
për Drenten
Pas telenovelës “Fabio Groso dhe Dosena”, në horizontin e
shtëpisë bardhezi shfaqet një tjetër emër, që mund të mbulojë
krahun e majtë të mbrojtjes së Juventusit. Kësaj radhe emri më
i përfolur është mbrojtësi i Real Madridit, Rojston Drente. Futbollisti
holandez është në listën e të larguarve nga klubi madrilen,
e duke iu bazuar disa thashethemeve që vijnë nga kampi bardhezi,
Juventusi shumë shpejt do kërkojë huazimin me të drejtë
blerjeje të mbrojtësit. Juve ka shumë mundësi ta marrë Drenten
në Torino, për faktin se mbrojtësin holandez e shtyn edhe daja
i tij, Edgar David, i cili e njeh mjaft mirë kampin bardhezi. Për
momentin, drejtuesit juventinë nuk e kanë konfirmuar këtë lajm,
por ama kanë dërguar misionarët e tyre në Spanjë për të kontaktuar
krerët madrilenë.
HOLANDEZI

Re: Kampionati italian

Posted: Sat, 25 Jul 2009 , 18:52
by fpjalmi
Menaxheri ka konfirmuar se sulmuesi është shumë entuziast për aventurën e tij të re

Samuel Eto tashmë
mezi po pret që të
veshë fanellën e Interit
dhe të fillojë aventurën e
re me klubin italian. Një gjë
të tillë e ka konfirmuar vetë
menaxheri i lojtarit, Hosep
Maria Mesales. Në fakt, përsa
i përket kompensimit që
dëshironte të merrte kamerunasi
nga Barcelona, për shkak
se donin ta largonin nga
ekipi një vit para përfundimit
të kontratës, ai nuk ekziston
më. Madje, menaxheri
Mesales e ka mohuar që një
gjë e tillë të jetë diskutuar.
“Ne nuk kemi kërkuar kompensim
për faktin se po e
largojnë Etonë para përfundimit
të kontratës. Ne thjesht
kërkojmë të marrim premiot
për tri trofetë që fituan në sezonin
që përfundoi, çka është
diçka që na përket”, - tha Mesales.
Ndërsa lidhur me aventurën
e re me klubin italian, kamerunasi
pritet të jetë të hënën
në Milano, ku dhe do të bëjë
vizitat mjekësore, ndërkohë që
prezantimi mund të bëhet të
martën. “Eto është shumë entuziast
për aventurën e tij të re
me klubin e Interit dhe mezi
po pret që të jetë pjesë e ekipit
italian. Të hënën ai do jetë në
Milano, ku do të bëjë vizitat
mjekësore dhe më pas do të firmosë
kontratën. Prezantimi?
Mund të bëhet ditën e martë
dhe unë mendoj se do ishte më
mirë kështu”, – përfundoi
Përgatiti: FATION SHEHU
menaxheri Mesales. Në fakt,
në fillimin e javës tjetër pritet
të bëhet edhe prezantimi i Zlatan
Ibrahimoviçit me fanellën
e Barcelonës, pasi mund të
ndjekin të njëjtin itinerar si dhe
kamerunasi te Interi. Aktualisht,
të dy futbollistët janë larguar
nga grumbullimet me
skuadrat përkatëse dhe po
presin që të shkojnë te skuadrat
e reja.

Re: Kampionati italian

Posted: Sat, 25 Jul 2009 , 18:53
by fpjalmi
Murinjo luan me zjarrin,
tani ka një ekip me rebelë

Zhoze Murinjo nuk po arrin t’i realizojë të gjithë
dëshirat që ka për të formuar skuadrën. Trajneri
portugez kishte synime të tjera në merkato kur mori
drejtimin e klubit, mirëpo nuk mundi të marrë askënd
prej tyre dhe blerjet e tjera që bëri në merkaton e
shkuar, rezultuan të dështuara. Edhe këtë verë
është përsëritur pothuajse e njëjta histori. Të vetmit
lojtarë që deshi dhe i bleu ishin dy futbollistët e
Xhenoas, Diego Milito dhe Tiago Mota. Sa për
qendërmbrojtësin dhe mesfushorin që kërkonte të
merrte, i kanë ardhur dy lojtarë të tjerë. Ai deshi
portugezët Rikardo Karvajo e Deko, por në vend të
tyre erdhi braziliani Lusio dhe me shumë mundësi
që mesfushor do jetë Hlebi. Po ja që problemi i vetëm
nuk është ky. Trajneri Murinjo po luan me zjarrin,
pasi rrezikon të ketë në dispozicion një skuadër
shumë të vështirë për t’u drejtuar. Samuel Eto është
një futbollist që gjithmonë ka treguar se e ka të
vështirë të qëndrojë brenda rregullave dhe të mos
ketë konflikte me drejtuesit në skuadër. Ai ka pasur
probleme si me trajnerin e Kombëtares së Kamerunit,
ashtu edhe me Rajkardin dhe më pas Guardiolën te
Barcelona. Por te zikaltrit ai do i bashkohet një grupi
tjetër futbollistësh rebelë. I tillë është talenti Mario
Baloteli. Mjaft i ftohtë në fushë, po kaq edhe në
marrëdhëniet me drejtuesit. Një tip i lehtë për t’u
kontrolluar nuk është as Tiago Mota, i cili i dha fund
aventurës së tij me Barcelonën disa sezone më
parë, pikërisht prej karakterit jo të mirë që ka. Një
Murinjo arrogant dhe me mjaft cilësi të veçanta, i cili
duket se do provojë veten me futbollistë të padëgjuar,
por që në fushën e lojës dinë ta bëjnë detyrën
e tyre më mirë se të tjerët.

Re: Kampionati italian

Posted: Mon, 27 Jul 2009 , 18:06
by Admin
Gazetart shqiptar gabojne qe shkrujne kshi artikujsh qe jane marre me i lexu kush.
Artikuj qe jane hamendsime si edhe informacione te pabaza!!!
Bologna nuk asht ne seria B por ne Seria A!!!
Po kshu me date 3 gusht nqs gjithcka shkon sic duhet Taçi bahet president i Bolonjes!!!

Blemja e Bolonjes prej SHQIPTARIT Taçi asht dicka pozitive sepse "hek" paragjykimet qe kane italiant per popullin shqiptar e ne qe jetojme ktej e dina shume mire.
Sdq shpresoj qe Taçi te punojne mire tek Bolonja, jo vetem per me rrit nelt emrin e shqiptarve por edhe per me ndihmu Bolonjen ne nievele qe ka kene(mqs ngjyrat i ka kuqeblu).
Opinioni ne Bolonje e ka prit shume pozitivisht blemjen e Bolonjes prej Taçit edhe jane shume optimista. Te shpresojme mire.

Sa i takon artikullit, ku shkruhet se Taçi ka punu kamarier, ka sa te dush ish-studenta jo vetem ne Itali qe kane punu kamarier per me majt studimet.... Pse asht krim me punu kamarier per me nxjerr shpenzimet e shkolles e mas me ju ba peshe familjes??!!!

Une i uroj suksese Taçit!!

Re: Kampionati italian

Posted: Mon, 27 Jul 2009 , 18:22
by Ujku
SHum mir qe taqi ka punu kamarier se puna esht ner, por e keqja asht se ka ba pare shum
ai te bajn i her trasparencen se ku i ka fitu

ti pagujn shtetit shqiptar taksat per paret qei nveston jasht shtetit

ne se ka fitu euro loton ta bajn publike

pra ikja asht krysore per mu si shqiptar e si emigrant,se ato pare nji pjes etyre jan pare te shqiptarve
qe pagujn taksa shtetit ma shum se biznesment e mdhoj, e mas qe fryhen me pare te pista dalin e investojn jasht
se italis si intereson shum se si a ka ba pa i i ntereson me i xhiru ne bankat e saj.
p.sh nuk edi a ju kujtohet kur Valentino Rosi pati shku me banu ne Londer si e detyrun drejtesia italiane me ardh me pagu taksat bile me gjob per evizion fiskal,
ather lind pytja pse shteti nuk kerkon prej Tacit me pagu taksat e shumes qe ai do te investojn ne
nji vend tjeter?

pergjigjen do ta marrim nga Nastradini.

Re: Kampionati italian

Posted: Mon, 27 Jul 2009 , 18:26
by Admin
O Ujku lekt mund ti ken pas i jati e ja aj vete, kur ka maru shkollen ka fillu me i menaxhu vet lekt.....
Sdq pjesen ma te madhe te lekve e ka prej privatizimit te ARMO-s ku thuhet se e ka ble ma lire se sa vlera reale e saj, ku nuk asht as i pari e as i fundit qe ka ble nji nderrmarrje shtetnore ma lire se sa vlera reale e saj....

Re: Kampionati italian

Posted: Mon, 27 Jul 2009 , 18:41
by Ujku
Admin wrote:O Ujku lekt mund ti ken pas i jati e ja aj vete, kur ka maru shkollen ka fillu me i menaxhu vet lekt.....
Sdq pjesen ma te madhe te lekve e ka prej privatizimit te ARMO-s ku thuhet se e ka ble ma lire se sa vlera reale e saj, ku nuk asht as i pari e as i fundit qe ka ble nji nderrmarrje shtetnore ma lire se sa vlera reale e saj....
se kam dit se paska privatizu armon, por si do qoft jan pare te mdha
qe jam i bindur se nuk jan te pastra sesht ky i vetmi jam dakort por
habitem pse shteti i jon rrin kukull edhe kur i dalin jasht administrimit rreth 100 mil
edhe un jam krenar qe nji shqiptar hyn e blen nji klub ne seria A por italiant e din mir
si jantash pa ja xjerrin hordhekun ne shesh.
un habitem se si njerzit i kan ba kta pare ne SHqipri e njerzit ton atje diskutojn mbijetesen.