Page 61 of 86
Re: Lajme mbi kombëtaren
Posted: Thu, 09 Apr 2009 , 21:26
by fpjalmi
Re: Lajme mbi kombëtaren
Posted: Thu, 09 Apr 2009 , 21:42
by fpjalmi
Re: Lajme mbi kombëtaren
Posted: Thu, 09 Apr 2009 , 21:43
by fpjalmi
Kombëtarja dhe Shpresa, miqësore me Gjeorgjinë më 10 qershor
Autori: editor
Data: 09/04/2009
Version Print
Federata Shqiptare e Futbollit bën gati miqësoret e 10 qershorit për dy kombëtaret e para, atë që drejtohet nga Ari hand he tjetrën, që drejtohet nga Artan Bushati. Kështu, Shqipëria e futbollit do të luajë kundër Gjeorgjisë, në një sfidë të dyfishtë. Kombëtarja shqiptare dhe ekipi U-21 do të ndeshen me homologët e tyre gjeorgjianë, në dy takime miqësore, në Tiranë. Gjeorgjia, megjithëse një kombëtare e re (e formuar pas vitit 1991), është një ndër skuadrat që është ndeshur më shumë me Shqipërinë, në eliminatore, gjatë këtyre dy dekadave të fundit. Kombëtarja shqiptare është ndeshur 10 herë me Gjeorgjinë, ku ka fituar 3 takime, ka barazuar 1 dhe ka humbur 6 ndeshje. Golaverazhi i përgjithshëm i këtyre ballafaqimeve është 8-16. Ndërsa ekipi Shpresa është ndeshur katër herë me skuadrën gjeorgjiane. Tre nga takimet i kanë fituar gjeorgjianët, ndërsa një ndeshje 21 vjeçarët shqiptarë. Golaverazhi i përgjithshëm është 5-6.
Re: Lajme mbi kombëtaren
Posted: Thu, 09 Apr 2009 , 21:46
by fpjalmi
Kombetarja, miqesore ne 10 qershor me Gjeorgjine
09/04/2009 20:30
Shqiperia do te luaje nje ndeshje miqesore ne 10 qershor ne Tirane ndaj Gjeorgjise.
Kjo eshte ndeshja qe ka arritur te siguroje Federata Shqiptare e Futbollit per te ndihmuar kuqezinjte qe te arrijne te kalojne problemet aktuale dhe ne te njejten kohe per te shfrytezuar periudhen qe nuk do te kemi ndeshje per eliminatoret e boterorit. E vetmja gje e pasigurt ne prag te kesaj sfide eshte trajneri.
Ende nuk dihet nese ne kete miqesore kunder Gjeorgjise, Shqiperia do te udhehiqet nga holandezi Ari Han apo jo. Rezultatet e ndeshjeve te fundit ne eliminatoret e Boterorit Afrike e Jugut 2010 kane qene shume te dobeta, kemi barazuar me Malten pa gola, humbem me Hungarine ne Tirane dhe me Danimarken ne transferte, duke arritur ne perfundimin se ky ishte nje tjeter sezon i deshtuar per kuqezinjte.
Gjithashtu keto rezultate kane lekundur ndjeshem pozicionin e trajnerit edhe pse vete Han deklaron se nuk ka ndermend te largohet, pasi ka nje kontrate deri ne fundin e ketij viti. Ne dekaden e fundit, Shqiperia eshte perballur 10 here me Gjeorgjine dhe bilanci eshte negativ; 3 fitore, 1 barazim dhe 6 humbje. Gjithashtu eshte arritur marreveshja qe edhe ekipi shpresa te luaje ndaj shpresave te Gjeorgjise po ne Tirane.
Re: Lajme mbi kombëtaren
Posted: Thu, 09 Apr 2009 , 22:04
by fpjalmi
Trajneri slloven thotë se nuk ka pasur asnjë kontakt me Federatën Shqiptare të Futbollit
Katanec: Unë në Shqipëri? Mos u tallni....
Sreçko Katanec, ish-trajneri i Maqedonisë, hedh poshtë
zërat se ka pasur kontakte me Federatën Shqiptare të Futbollit,
për të zëvendësuar trajnerin Ari Han. Në një deklaratë
të dhënë për televizionin ALSAT në Maqedoni, trajneri
slloven ka thënë se nuk ka folur fare me drejtuesit e
Federatës Shqiptare. “Nuk ka lidhje. Ju lutem mos u
tallni. Kjo nuk është e vërtetë. Askush nuk më ka kontaktuar
nga FSHF-ja dhe e lëmë fare këtë bisedë. Rreth meje
kishte aq shumë spekulime, aq sa u teprua dhe për këtë
shkak e kam lënë këtë punë. Këto janë vetëm spekulime,
Shqipëria ka trajner dhe ai ka qenë edhe mësuesi im”, ka
thënë Sreçko Katanec, ish-trajner i Maqedonisë. Tekniku
slloven u largua nga drejtimi i përfaqësueses së Maqedonisë
më 1 prill, menjëherë pas disfatës 4-0 nga Holanda.
Ndërkohë si emra mjaft të përfolur për të zëvendësuar
holandezin ishin ato të ish-futbollistëve të kombëtares
kuqezi, Hasi, Kola e Strakosha. Megjithatë, trajneri Han,
nuk e ka ndërmend që të japë dorëheqjen, pasi me atë do
të prishte imazhin e tij. Në rast se Federata Shqiptare e
Futbollit vendos ta shkarkojë trajnerin Ari Han, do të
detyrohet t’i paguajë holandezit edhe shumën prej 80 mijë
eurosh, të cilën ai ende nuk e ka tërhequr.
Re: Lajme mbi kombëtaren
Posted: Fri, 10 Apr 2009 , 12:52
by Skodrinon
aa? nuk e paskam pa
po ba me llogarite tana postimet qi jane, e ti i bjen per here te dyte, i takon me heke gjysen e postimeve ne forum
Re: Lajme mbi kombëtaren
Posted: Fri, 10 Apr 2009 , 15:02
by GOLDIAN
Skodrinon wrote:Lene at muabet mor Dervish e mendo per Vllaznine.....
si mi ke vjedh mendimet mar burre
Re: Lajme mbi kombëtaren
Posted: Sat, 11 Apr 2009 , 20:05
by Skodrinon
GOLDIAN wrote:Skodrinon wrote:Lene at muabet mor Dervish e mendo per Vllaznine.....
si mi ke vjedh mendimet mar burre
nuk dita gja se jane te tujat, i gjeta n'toke
Re: Lajme mbi kombëtaren
Posted: Sun, 12 Apr 2009 , 10:48
by GOLDIAN
Skodrinon wrote:GOLDIAN wrote:Skodrinon wrote:Lene at muabet mor Dervish e mendo per Vllaznine.....
si mi ke vjedh mendimet mar burre
nuk dita gja se jane te tujat, i gjeta n'toke
a pate dje vllazen
lalla futet ne min 82
kapllani ne mine 84 ne loje
na prit portugali se do te te shklaterrojme
Re: Lajme mbi kombëtaren
Posted: Mon, 13 Apr 2009 , 14:49
by Skodrinon
Han, lamtumirë Shqipërisë për 30 mijë euro!
Trajneri holandez ka pranuar dorëheqjen, në kërkim të parave, për të prishur kontratën me mirëkuptim me FSHF në
Në jetë, çdo fillim e ka një fund. Ky proces është i pashmangshëm. Fundi përherë është i hidhur. Mirëpo sot, në shoqërinë e emancipuar, për të ulur dramaticitetin e këtij akti, ndërtohen skena për ta kapërcyer me sa më pak dhimbje apo humbje këtë ndarje. Një “skenar” pak a shumë i tillë është hartuar nga presidenti i FSHF së, Armand Duka, dhe bashkëpunëtorët e tij, Kasmi, Nuri dhe Hyka, në atë takim me dyer të mbyllura të së premtes së kaluar. Edhe pse në përfundim të tij, presidenti Duka nuk ka preferuar të tregojë dhe bëjë të ditur se për çka u fol në mjediset e zyrës së tij, fjalët dalin…
Sipas burimeve tepër konfidenciale, këtë javë FSHF ja dhe presidenti Duka do të presin ardhjen e trajnerit holandez të kombëtares, Ari Han, i cili, pas takimeve me drejtuesit e FSHF së, do të mbajë një konferencë për shtyp, ku do të deklarojë largimin e tij nga detyra e trajnerit të kuqezinjve. Kështu do të mbyllet edhe “telenovela” e holandezit Han, i cili, pas humbjeve me Hungarinë dhe Danimarkën, është bërë kryefjala e debateve të futbollit shqiptar.
Ky është “skenari” i lamtumirës së Hanit, që, mesa duket, do t’i ndajë të dy palët të kënaqur, si holandezin, por edhe FSHF në. Për këtë prishje të parakohshme dhe me mirëkuptim të kontratës, holandezi do të përfitojë dhe do të fusë në xhepat e tij rreth 30 mijë euro.
Me këtë “operacion”, sa financiar por edhe sportiv, FSHF ja do të largojë një trajner, i cili nuk arriti të përmbushë synimet dhe ambiciet e saj, ndërkohë që do të kursejë edhe disa mijëra euro, pasi vazhdimi i kontratës me Hanin deri në përfundim të saj, në dhjetor të 2009 s, do të kishte një kosto mbi kufijtë e 100 mijë eurove.
Presidenti Duka, në takimin në fjalë, u ka folur bashkëpunëtorëve të tij edhe për pjesën pas kuintave të këtij “skenari”. Ai u ka treguar atyre përpjekjet që ka bërë interlokutori, apo mediatori i FSHF së jashtë Shqipërisë, i cili ka marrë përsipër ta bindë trajnerin holandez për ta kryer këtë veprim. Nuk dihen saktësisht dhe me detaje “mjetet” që ai ka përdorur për t’ia mbushur mendjen Hanit, që të pranojë këtë kompromis. Bisedimet nuk kanë qenë të lehta.
Por e sigurt është që ai ka patur me vete një dosje të trashë me copëza shkrimesh nga media shqiptare, e cila e ka “kryqëzuar” dhe vënë në “grykë të topit” holandezin, si shkaktarin e dështimit të kuqezinjve në eliminatoret e Botërorit 2010. Përpara kësaj trysnie, edhe pse Han dukej i vendosur për ta vazhduar punën e tij, është dorëzuar dhe ka pranuar kompromisin.
Megjithatë, në FSHF ende vazhdojnë të rrinë me zemër të ngrirë se mos holandezit i ndryshon mendja. Vetëm telefonata dhe kërkesa e Hanit, për t’i prenotuar biletën për në Tiranë, do t’i qetësojë. Nëse kjo ndodh këtë javë, atëherë ngjarjet do të zhvillohen sipas “skenarit” të mësipërm.
Re: Lajme mbi kombëtaren
Posted: Mon, 13 Apr 2009 , 17:46
by GOLDIAN
EDHE DUKA DO TA DIJE
EDHE ZOTI DO TE KET PA
SE TRAJNER I KESAJ SHQIPNIE
HAAN BUDALLA NUK A MA
Re: Lajme mbi kombëtaren
Posted: Thu, 16 Apr 2009 , 22:46
by GOLDIAN
a dini gja kush jane kandidaturat per trajner
Re: Lajme mbi kombëtaren
Posted: Fri, 17 Apr 2009 , 14:41
by futbollist
Po me habit si keka nda me kaq pak ky me 30mij euro kur ka shkru kontraten per 200mij euro. Sikur u bate fjale qe prishja e kontrates tij do ti kushtote rreth 90-100mij euro .Shqiptart jane teknik per kta pune ma tamarrshajane,e kane gjete kush...te hujt me na e hedhe ne
Re: Lajme mbi kombëtaren
Posted: Fri, 17 Apr 2009 , 14:54
by Skodrinon
futbollist wrote:Po me habit si keka nda me kaq pak ky me 30mij euro kur ka shkru kontraten per 200mij euro. Sikur u bate fjale qe prishja e kontrates tij do ti kushtote rreth 90-100mij euro .Shqiptart jane teknik per kta pune ma tamarrshajane,e kane gjete kush...te hujt me na e hedhe ne
30.000 jane per muajt qi i kan mbete. se per muajt e kalum i ka marre tana deri m'nji
Re: Lajme mbi kombëtaren
Posted: Sat, 18 Apr 2009 , 09:17
by GOLDIAN
une nuk para jam racist po lexova te sprti shqiptar
ilija petkovic kandidat i forte per komtaren tone
si ju duket ju nji serb ne krye te komtares??????????????????????????????????
ISHALLA PO NA VJEN TOPMOLLER
Re: Lajme mbi kombëtaren
Posted: Sat, 18 Apr 2009 , 09:43
by futbollist
Mos more cfare kush me e vu ate hor ne skuader tone,po e varin per ur Bunet po ja shef sherrin qe erdhi ne shqipni
Ahh me ardhe ky Klaus Topmuller kishte kene super. Trajneret gjerman jane te njoftun ne rang boteror gjithmone kane dhane rezultate.Futbolli gjerman eshte i njoftun per disiplinen qe ka dhe lojen e organizimin te skuaders qe me na i fute ne binar kto lojtare .Perpor kto trajnerat e tjere mund te them qe sja vlen asnjeni se paskan nji CV te lodhun qe nuk na hin ne pune,bahet fjale nqs dona me marre nji trajner me vlera si ka kene Brigel psh.
Duka tha sikur brenda 10diteve do merret vesht cili ka me kene,ishalla po arrin tesh marrveshjen me kyt gjermanin
Re: Lajme mbi kombëtaren
Posted: Sat, 18 Apr 2009 , 10:15
by GOLDIAN
o futbollist kur pa ma nis foton ma
Re: Lajme mbi kombëtaren
Posted: Sat, 18 Apr 2009 , 10:43
by shv13
nsq asht e vertete se kandidaturat jane topmoller,petkovic,jordanesku apo katanec preferoj topmollerin.Jo pse asht gjerman po se m duket ma seriozi nder tane kta.Rumunve e shkijeve s ja kam besen aspak.Topmolleri urte e bute e coi leverkusenin prej hicit ne finale te championsit e u desht nji magji e zidane per me i mujte se perndryshe zor se e fitote reali...Nuk asht puna se duhet me kene trajner i shkelqyshem,mjafon me kene serioz e me punu me deshire me kombtaren tone njashti su brigel e baric e jo si dossena e han qe kane qite kunjin me ne
Re: Lajme mbi kombëtaren
Posted: Sat, 18 Apr 2009 , 12:35
by shv13
ktyne te federates perimend ju ka ra dielli n kry edhe pse hala s ka fillu zhegu i madh.Kta a i ka lane komiteti qendror a si?Me sa med kujtojne se kosovaret po losin nen drejtimin e nji trajnerit serb?
Re: Lajme mbi kombëtaren
Posted: Sat, 18 Apr 2009 , 14:00
by vllaznia1919
GOLDIAN wrote:a dini gja kush jane kandidaturat per trajner
DISA NGA KANDIDATËT
LUKA BONAÇIÇ
EVALD LIENEN
GUIDO BUKVALD
KLAUS TOPMËLER
SREÇKO KATANEC
NEVIO SKALA
VALTER NOVELINO
ALBERTO MALEZANI
EUGENIO FASHETI
GLEN HODËLL
ANGEL JORDANESKU
GEORGE HAXHI
Un personalisht shof mire Malezanin e Topmelerin.