Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Fri, 07 Dec 2007 , 12:15

vllaznia1919 wrote:Pse Karnten asht e klagenfurtit a?

qyteti i klagenfurt asht qendra e rajonit Kärnten, dhe stadiumi e klubi jan ne klagenfurt

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Tue, 25 Dec 2007 , 16:49

Josa: “Vllaznia nuk ka frikë nga Tirana”

“Unë jam ndeshur edhe herë të tjera kundër Tiranës, kur kam drejtuar më parë Lushnjën, Skënderbeun dhe nuk kam asnjë kompleks. Edhe si trajner i Vllaznisë jam ndeshur tre herë kundër tyre. Unë do të bëj punën time”, - tha trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa në një komunikim direkt për radion e vetme sportive shqiptare “Radio Sport” në emisionin e Agron Kajës, “Emocione dhe gola, minutë pas minute”, menjëherë pas fitores 3-0 me Besëlidhjen.

REVANSH - Në fazën e parë shkodranët barazuan në Lezhë me Besëlidhjen (2-2), por në “Loro Boriçi” shkodranët shpërthyen në një fitore të pastër 3-0 përballë më shumë se 4 mijë shikuesve, pjesa më e madhe e të cilëve hynë pa biletë pas urdhërit të presidentit Fushaj për të hapur dyert.

TRI PIKË - “Kishim jo pak mungesa në formacion, por nuk dua të justifikohem më këtë. Nuk e filluam mirë lojën”, - tha Josa. Vllaznia edhe pse vuajti arriti të shënojë dy gola në pesë minutat e fundit të 45 minutave të para, kur më parë veterani Vioresin Sinani (40’) dhe më pas talenti Xhevair Sukaj (43’), e mbyllën pjesën e parë me avantazhin 2-0. Sukaj në limitin e kësaj pjese goditi edhe shtyllën pingule.

SINANIGOL- Xhevair Sukaj shfaqi shumë nga talenti i tij, por ishte Vioresin Sinani, ai që arriti të fitojë dhe të shndërrojë në gol një penallti të akorduar pa asnjë hezitim nga gjyqtari Albano Janku në minutën e 83-të për të mbyllur edhe serinë e golave. Me dy golat e shënuar në Shkodër, Sinani u ngjit në kuotën e 10 golave, po aq sa Marius Ngjela i Skënderbeut. “Tri pikët janë edhe ato që kërkonim nga ky takim”, - shtoi Josa.

ANTI-TIRANA – Në javën e 17-të, njëherësh edhe java e fundit për vitin 2007 për Kategorinë Superiore, Vllaznia do të presë në shtëpi Tiranën, me të cilën ndau nga një pikë në kryeqytet pas barazimit pa gola 0-0. “Tirana është në rritje dhe ashtu si ne (Vllaznia) ka pretendime të mëdha. Unë do të bëj punën time dhe sigurisht që dua të marrë rezultatin maksimal”, - përfundoi tekniku i Vllaznisë, Mirel Josa.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 25 Dec 2007 , 18:20

Hajt ishalla po bajne nej san por tuj mungu Lici e Osja noshta e veshtire ka me kene.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Wed, 26 Dec 2007 , 10:28

Sinani me objektiva: Fitore dhe “Kepucen”

25 Dhjetor Forma shume e mire sportive, qe po paraqet nga ndeshja ne ndeshje, si dhe “rrjetat” qe nuk mungojne te tunden nga topat e gjuajtur prej kembeve te tij, e kane bere Vioresin Sinanin te jete ne vemendjen e te gjitheve. I tille ka qene edhe ne ndeshjen e javes se kaluar, ndaj Beselidhjes se Lezhes, kur eshte cilesuar si lojtari me i mire ne fushen e lojes. I kudondodhur ne cdo cep te fushes, firmetar i nje goli dhe kontribues ne dy te tjeret, ai tashme eshte kthyer ne nje problem me vete per mbrojtjet kundershtare. Mendjen e ka te fokusuar krejt ne sherbim te skuadres, por, kur bisedon me te, ka filluar te largohet pak edhe nga modestia, teksa thekson se ne “shenjestren” e tij eshte pa dyshim edhe “Kepuca e Arte”. Pjese e kesaj atmosfere ishte edhe biseda e zhvilluar mbreme me goleadorin, menjehere pas perfundimit te seances stervitore.

Sinani me objektiva: Fitore dhe “Kepucen”

? Prag i nates se Krishtlindjes, megjithate ne stervitje...

? Kemi ndeshje te veshtire dhe duhet te pergatitemi seriozisht, pasi perballe do te kemi Tiranen, kampionen ne fuqi. Trajneri Josa eshte strikt ne kesi rastesh: keshtu vepruam edhe ne diten e Bajramit, javen e kaluar, duke mos e nderprere stervitjen, ndaj u mesuam tashme me rregullin e tij. Mendoj se e ka mire qe vepron keshtu, pasi ne jemi profesioniste dhe duhet te pergatitemi sa me mire per ndeshjen qe kemi perpara.

? Lame pas ndeshjen me Beselidhjen ku ju ishit me i miri; si funksionoi skuadra?

? Edhe pse me shume probleme, pergjithesisht kemi dale te kenaqur ne disa drejtime, pasi disa prej lojtareve te aktivizuar, sic ishte rasti i Delain dhe i Leandros, bene nje prezantim te mire. Pastaj, fitorja i mbyll te gjitha.

? Po me Sinanin, a mbetet i kenaqur?

? Them se po. Besoj se kam nje gjendje te mire fizike, e cila me krijon lehtesira ne veprimet e mia ne fushe.

? Pretenduat per penallti ne pjesen e pare, por Janku nuk e dha...

? Ishte nje depertim i imi ne zone, me shanse per gol, por lezhjanet me penguan me faull. Mendoj se ishte penallti neto. Megjithate, nuk dua te merren shume me kete problem, edhe per faktin se, per mendimin tim, Janku ne kete ndeshje ka gjykuar mire dhe nuk besoj se ka ndikuar ne rezultat. Rasti im ndoshta mund te jete ne te njejtin nivel me atete kundershtarit, kur Lika u perplas me portierin tone Grima dhe lezhjanet paten te njejtin pretendim. E thene ndryshe, jemi “fit e fit”.

? Ndryshe nga fillimi, tashme po shenoni; ju ngacmon ndonje fije “Kepuca e Arte”?

? Normalisht, detyra kryesore eshte per t’i sherbyer ekipit sa me mire dhe ne kete linje do te vijoj. Por, per te qene i sinqerte, “Kepucen” nuk e kam lene pas dore si objektiv. Kush pretendon ta fitoje, duhet te mendoje seriozisht se me ka edhe mua ne gare deri ne fund, per te fituar trofeun qe besoj se do te jete edhe ne kete sezon i imi.

? Meqenese jemi te golat, a do t’i shenosh Tiranes ne sfiden e se premtes?

? (Qesh) Kur i kam shenuar Vllaznise gjate kohes qe luaja me Tiranen, perse te mos e bej nje gje te tille edhe ndaj ish?skuadres sime, tani qe militoj me fanellen kuqeblu? Madje, duhet thene se kjo eshte detyra e ime dhe per kete nuk do te kursehem, duke u perpjekur ta realizoj pa tjeter.

? Si e gjykon kete ballafaqim?

? Shume i rendesishem per te dyja skuadrat. Tirana vjen pas nje serie ndeshjesh pozitive, per te cilen patjeter duhet vleresuar, jo vetem si ekip kampion ne fuqi, por sepse ka nje grup te mire, perfshire edhe trajnerin e ri Hafizi, me te cilin duket se po kuptohen mire. Por, normalisht, edhe ata e dijne mire ate pune, se ne Shkoder do te gjejne nje “barrikade” mjaft te forte.

? Atehere, per fitore?

? Pa diskutim. Ne loje jane tre rezultatet, sepse te tilla jane kur ne fushe jane dy skuadra rivale, te cilat do te kerkojne fitoren. Do te jete shume e forte dhe emocionuese, por duhet thene se 0bjektivi yne kryesor eshte vetem trepikeshi, per te cilin do te luajme shume te mobilizuar per ta arritur patjeter.

? Tifozet?

? I vleresoj shume per mbeshtetjen qe na kane dhene dhe besoj se te njejten gje do te bejne edhe ne kete ndeshje. Ne nje fare menyre, do te thoja se fitorja ndj Tiranes do te kishte qene edhe nje “kartoline” shume e bukur per ta, ne prag te Vitit te Ri.

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sat, 29 Dec 2007 , 19:36

Delain, “blerja” me e madhe e Vllaznise
Ne ndeshjen ndaj Beselidhjes eshte pelqyer. Si rrjedhoje ka luajtur edhe ndaj Tiranes ne formacion dhe Sasha Delain ka shkelqyer. Sebashku me Sinanin kane qene emblemat e Vllaznise ne ate ndeshje. I pari ne sulm me tre golat e tij “vdekjeprures” per bardheblute ndersa i dyti per lojen e sakte dhe pozicionale ne mbrojtje. Kongolezi ishte ne “prove” dhe ne janar edhe mund te largohej nga Shkodra sepse me paraqitjen e tij te deritanishme kishte zhgenjyer. Por ndaj Tiranes ai ka bere nje paraqitje vertet mbreselenese aq sa dhe tifozeria shkodrane herepashere ka thirrur ne kor emrin e tij. Delain ka luajtur ne mbrojtje aty ku i pelqen te luaje dhe ka treguar se eshte pozicioni ideal per te dhe jo ne mesfushe ku ka dashur ta aktivizoje stafi drejtues. Duke qene keshtu pas ndeshjes, te gjithe kane nxituar ta urojne per paraqitjen e mire dhe kesisoj duket se Vllaznia e ka bere qe tani blerjen e pare ne merkaton e janarit. Delain do jete nje pike e forte e skuadres per pjesen e mbetur te sezonit.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Sun, 30 Dec 2007 , 14:57

Delain ishte blerja më e goditur pasi ne vuanim tmerrsisht në mbrojtje.Në rast se ai nuk do ishte në ndeshjen me Tiranën,dyshoj se rezultati do ishte po i njëjti,plus që është nji lojtar që mund të luaj edhe në sulm.
Publiku i pa vlerat e tij dhe them që ai ka marrë pikët maksimale nga tifozeria.
Para VLLAZNIA!

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Sun, 30 Dec 2007 , 15:06

forri wrote:Delain ishte blerja më e goditur pasi ne vuanim tmerrsisht në mbrojtje.Në rast se ai nuk do ishte në ndeshjen me Tiranën,dyshoj se rezultati do ishte po i njëjti,plus që është nji lojtar që mund të luaj edhe në sulm.
Publiku i pa vlerat e tij dhe them që ai ka marrë pikët maksimale nga tifozeria.
delain bani dy ndeshje te mira pra se me perfundu faza, hajde gjeje tesh delain ma, kur te bredhin neper gjermani e france.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 30 Dec 2007 , 19:41

Ishalla ka vu men se edhe un e kam frige njate pune.Kti ja ka ndi theba lagshtinen qe po e percjellshin e i ka dha vedit kta dy neshje.Ishalla vazhdo per tane sezonin ishtu.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Wed, 09 Jan 2008 , 15:40

Trajneri Josa: Dua një skuadër të plotë!
Gjergj KOLA
08-01-08


Pasditen e djeshme, ekipi shkodran ka nisur stërvitjet dimërore, me seancën e parë në "Loro Boriçi"

Pasditen e djeshme, ekipi shkodran ka nisur stërvitjet dimërore, teksa ka zhvilluar seancën e parë në stadiumin "Loro Boriçi". Ajo që ka rënë në sy ka qenë mungesa e disa prej titullarëve të skuadrës, çka ka bërë që skuadra të ishte e përgjysmuar. Kështu nuk kanë qenë të pranishëm asnjëri nga tre të huajt e skuadrës, Delain, Leandro e Simo, por kanë munguar edhe shkodranët Lici, Teli e Kotrri, si dhe "jabanxhinjtë" Kapaj e Nora. Trajneri Josa nuk e ka përtypur mirë një fakt të tillë dhe si rrjedhojë në lidhje me këtë mungesa është shprehur: "Si të gjithë shqiptarët, nuk ka pse të bëjmë përjashtim edhe ne. Lojtarët nuk tregohen korrekt me ardhjen në stërvitje, ndoshta ngaqë kanë dashur të shijojnë edhe një apo dy ditë më tepër pushim. Për mua kjo nuk është normale, sepse vetëm Delain ka leje nga ana e presidentit, ndërsa Teli e Dibra janë të sëmurë. Të tjerët nuk kanë asnjë arsye pse kanë munguar." Sakaq, i ngacmuar në lidhje me lojtarët, emrat e të cilëve lakohen për t'u larguar nga Vllaznia, trajneri Josa ka saktësuar: "Nuk e di pse pyesni më për Leandron e Simon. Ata tashmë nuk janë më pjesë e skuadrës. Sa për emrat e tjerë që lakohen për t'u larguar, do të thosha se më tepër janë llafe gazetash sesa ka të vërtetë. Nëse bëhet fjalë për largimin e Sukajt dhe Likës, po të jetë për mua si trajner, nuk do të largoheshin, sepse nuk ka trajner që dëshiron t'i ikin lojtarët titullarë. Por, megjithatë, është politikë e klubit dhe duhet respektuar, megjithëse mendimi im është se ata nuk kanë përse të lihen të lirë përderisa në skuadër nuk janë gjetur zëvendësuesit e tyre." Sipas trajnerit të skuadrës shkodrane, e rëndësishme është që skuadra të plotësohet sa më parë të jetë e mundur. Nga ana tjetër, ai ka deklaruar se planet e tij nuk mund të ndërtohen mbi bazën e hipotezave për "X" apo "Y" lojtar që mund të vijë. "Unë planet e mia i ndërtoj me këta lojtarë që kam në dispozicion. Nuk mund të mendoj se të punoj për skema a lojtarë që nuk i kam në stërvitje, apo që nuk e di nëse do të vijnë apo jo. Këta lojtarë që mund të vijnë do t'i llogaris në planet e mia atëherë kur të kenë hedhur firmat mbi kontratë. Pa ndodhur kjo, nuk kam pse të mendoj për ta, megjithëse e kam thënë herë pas herë se përforcimet janë gjithnjë të nevojshme për një skuadër që pretendon." Objektivat e Vllaznisë kanë qenë për të gjetur dy apo maksimumi tre lojtarë në merkato, por tashmë numri i të kërkuarve duhet të jetë më i madh pas largimeve të fundit nga skuadra. Një nga emrat e parë që është lakuar ka qenë ai i malazezit Llukovac, i cili u stërvit me Vllazninë në ditët e fundit të dhjetorit. Për Josën, është një lojtar që nuk u përshtatet shumë skemave që ai aplikon dhe nevojave të skuadrës, megjithatë ai e ka lënë hapur mundësinë që ky lojtar të testohet edhe një herë gjatë përgatitores së Hercegnovit. Nga ana tjetër, Josa ka shprehur qartë edhe tiparet e lojtarëve që do të preferonte të kishte në skuadër. "Ideja është të gjejmë lojtarë që t'i kryejnë mirë detyrat që do t'i ngarkohen. Për mua nuk kanë rëndësi emrat dhe as kërkesat e tyre financiare. Më mirë të jenë lojtarë jo shumë të paguar, por që kanë dëshirë për të luajtur, sesa lojtarë që nuk i justifikojnë lekët që marrin. Për këtë arsye, duhet të jemi tepër të matur në merkato, megjithëse duhet të nxitojmë, sepse ditët kalojnë," ‑ ka thënë ai.

Vllaznia, të shtunën drejt Hercegnovit

Tashmë çdo gjë është sqaruar përfundimisht: Ekipi i Vllaznisë do të niset ditën e shtunë, në orën 12:00, drejt Hercegnovit, ku do të qëndrojnë dy javë. Këtë e ka konfirmuar dje paddite trajneri Mirel Josa, i cili ka tthënë se tashmë çdo gjë ka mbaruar në këtë drejtim. E rëndësishme për të është që atë ditë t'i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion, në mënyrë që stërvitja të bëhet e plotë dhe me gjithë kontigjentin e lojtarëve që do të ketë edhe në kampionat. Nga ana tjetër, vetë trajneri i kuqebluve ka theksuar se ditën e hënë do të zhvillohet edhe miqësorja e parë në tokën malazeze me një skuadër vendëse. Deri të shtunën, ndërkohë, ekipi do të stërvitet në Shkodër me nga dy seanca në ditë, seanca që do kenë tërësisht karakter fizik.

Sinani-Lika-Sukaj në Antalia, Josa kundër

Klubi "Vllaznia" dje është njoftuar nga ana e FSHF-ja se tre lojtarë të tij duhet të jenë në grumbullimin e ekipit kombëtar që do të stërvitet për disa ditë në Antalia të Turqisë nga ana e trajnerit të ri, Ari Han. Emrat e lojtarëve janë ata të Sinanit, Sukajt dhe Likës, por ndërkohë një lajm i tillë nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit të kuqebluve, Mirel Josa. Sipas tij, është e pakuptueshme që lojtarët të grumbullohen në një periudhë të tillë, kur çdo skuadër është në fazë përgatitore dhe si rrjedhojë prishen shumë plane. Madje Josa ka arritur deri atje sa të thotë se të paktën Sinani nuk do të shkojë në këtë seleksionim, sepse s'ka çfarë bën atje. Në njëfarë mënyre, ka pasur të drejtë, sepse goleadori i njohur është 30 vjeç dhe vlerat e tij i njohin të gjithë dhe nuk ka nevojë për seleksionim.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Wed, 09 Jan 2008 , 15:42

Nora, "divorci" i radhës me Vllazninë
Gjergj KOLA
08-01-08



Sulmuesi gjirokastrit Arlind Nora mund të shkëmbehet me Klevis Dalipin e Shkumbinit

Duket punë e kryer: Arlind Nora do të lërë Vllazninë. Një lajm i tillë kishte qarkulluar në ambientet e klubit shkodran ditët e fundit, megjithatë tashmë duket se do të bëhet realitet. Vetë lojtari, i cili në ditët e ndërrimit të viteve ka qenë në Greqi, dje ka udhëtuar drejt Shkodrës. Qëllimi ka qenë një bisedë përfundimtare me presidentin Valter Fushaj, me të cilën ka dëshiruar të mbyllë gjithçka. Nuk bëhet e qartë shumë arsyeja pse lojtari dëshiron të largohet nga kuqeblutë, megjithatë nga sa bëhet e ditur, kërkesa për prishjen e kontratës ka qenë pikësëpari nga ana e vetë gjirokastritit. Arsyeja familjare mendohet të jetë kryesorja. Përpos kësaj, edhe drejtuesit e Vllaznisë nuk është se kanë qenë shumë të kënaqur me rendimentin e lojtarit, sidomos dy muajt e fundit dhe për rrjedhojë nuk janë kundër këtij "divorci". Nora erdhi në Shkodër në ditët e para të qershorit, duke premtuar se do të jetë një pikë e fortë për këtë skuadër dhe ka qenë vërtet i tillë, sidomos në dy‑tre muajt e parë të aktivizimit me të. Ai ka qenë protagonisti kryesor i kualifikimit të Vllaznisë për në turin e dytë të Kupës Intertoto, teksa ka shënuar si në ndeshjen e parë në Zagreb ndaj ekipit vendës me të njëjtin emër, ashtu edhe në ndeshjen e kthimit në Shkodër, kur goli i tij i kaloi shkodranët në turin e dytë të këtij kompeticioni. Formë të mirë ai ka paraqitur edhe në javët e para të kampionatit, madje është autori i të parit gol të Vllaznisë në këtë kampionat, pikërisht duke shënuar ndaj Shkumbinit në javën e katërt. Ky gol do të ishte i vetmi për të në 17 javë kampionat dhe për pasojë gradualisht ai do të zinte stolin, duke mos u aktivizuar dot si titullar edhe për faktin se u shoqërua nga disa dëmtime njëri pas tjetrit. Dje, gjirokastriti nuk ka qenë në stërvitje dhe si rrjedhojë menjëherë është aluduar për një largim të mundshëm të tij. Vetë ai, i kontaktuar përmes telefonit, ka thënë: "Tani jam duke u kthyer nga Greqia dhe po udhëtoj drejt Shkodrës, ku do të kem një bisedë me presidentin Fushaj. Ideja ime është që të largohem nga Vllaznia, por përpara se të ndodhë kjo, duhet të mbyll çdo gjë me presidentin. Nuk mund të them ende me saktësi se çfarë do të bëhet, por gjasat janë që të largohem, nëse presidenti s'më nxjerr pengesa." Në fakt, shkodranët nga sa duket nuk kanë ndër mend ta pengojnë. E vetmja pengesë do të jetë akordi financiar mes palëve, sepse kemi të bëjmë me një prishje të njëanshme të kontratës dhe si rrjedhojë lojtari duhet ta dëmshpërblejë klubin. Sipas fjalëve që qarkullojnë, Nora mund të bëhet pjesë e Shkumbinit dhe nuk është çudi që të kemi një shkëmbim mes Klevis Dalipit dhe Arlind Norës. Gjithsesi, kjo është vetëm në rangun e parashikimeve. Në këtë mënyrë, Arlind Nora mund të bëhet lojtari i tretë që do të largohet nga Vllaznia në merkaton e janarit. Dy të parët, Leandro dhe Simo, tashmë janë zyrtarisht larg kësaj skuadre dhe këtë fakt për herë të parë dje e ka konfirmuar edhe vetë Josa, i cili madje është shprehur i habitur pse e kemi pyetur rreth tyre. Në fakt, zyrtarisht, sidomos largimi i Leandros, nuk është bërë fakt i kryer, por tashmë duhet ta marrim si të tillë. Tashmë mund të jetë edhe Nora dhe kjo mund ta çojë numrin e të larguarve në tre. Pa harruar që mund të ikin edhe Sukaj e Lika dhe kësisoj "gropat" bëhen të mëdha, që do të thotë se shtohen hallet e drejtuesve për të gjetur lojtarët e duhur në merkato, sepse deri tani nuk ka asnjë të ardhur të konfirmuar, por vetëm zëra.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sat, 12 Jan 2008 , 13:38

Nqs ik Sukaj e Lika, sduhet ne asnji menyre me e lan qe te largohet Nora !!!
Vllaznit Ultras

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sat, 12 Jan 2008 , 15:00

Admin wrote:Nqs ik Sukaj e Lika, sduhet ne asnji menyre me e lan qe te largohet Nora !!!
Nora ka kry pun naqe ka ik,nuk bani nej gja per vllaznin ky lojtar pervec njata 2 gola ne intertoto.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 12 Jan 2008 , 17:16

Pune nuk bani shum por skena tjer ba me ike Sukaj.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sun, 13 Jan 2008 , 06:26

vllaznia1919 wrote:Pune nuk bani shum por skena tjer ba me ike Sukaj.
si puna e Nores gjejm boll sa per me dal kot ne fush ka desht zoti kena njashtu lojtarsh.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sun, 13 Jan 2008 , 07:01

Josa akoma në “istikam”, Lika i lutet ta lejojë
12 Janar Dhënia e lejes për katër kuqeblutë, që të shkojnë në grumbullimin në Antalia, do të vendoset vetëm sot



Josa e ka thënë fjalën e tij, por në një farë mënyre edhe presidenti Fushaj është në një mendje me teknikun, ndaj edhe komanda “stop” për katërshen e kuqezinjve të Hanit (Sinani, Sukaj Lika dhe Teli) duket se është në fuqi, për të mos i lejuar të grumbullohen në Turqi me trajnerin holandez. Një pozicionim i tillë i drejtuesve të Vllaznisë është komentuar në opinionin sportiv shkodran dhe është vlerësuar përgjithësisht si i drejtë. Megjithatë, duhet pranuar se ka pasur edhe një “rrymë”, ku përfshiheshin edhe futbollistët, që mendonte se Josa do të tërhiqej, ndoshta duke marrë shkas dhe nga deklarimi i trajnerit të Partizanit, Hasan Lika, i cili kishte bërë një “prapaktheu”. Sidoqoftë, këto janë vetëm hamendësime, sepse realja është ajo që ofron stafi kuqeblu, i cili deri mbrëmë nuk kishte bërë të ditur asnjë hap prapa në këtë drejtim. Kontakti i fundit me teknikun Josa ka qenë ai i së enjte, sepse dje nuk ishte në Shkodër. Në fakt, Josa ka qenë në Ulqin, ku ka vëzhguar nga afër kushtet ku do të akomodohet skuadra, në hotelin “Belveder”. Ndërsa në krahun tjetër, futbollistët e kanë mbyllur mbrëmjen e djeshme, duke patur në fuqi urdhërin e dhënë pak ditë më parë nga trajneri i tyre. E vërteta qëndron në atë se nga ana e Josës nuk është dhënë një “urdhër i prerë”, por në prononcimin e tij ai ka folur me rezerva dhe tone kritike ndaj kohës së grumbullimit në këtë periudhë, sipas tij krejt të papërshtatshme për skuadrat e superiores, përfshirë edhe Vllazninë. Josa e kishte lënë një farë “shtegu” për grumbullimin e tyre, por gjithnjë duke shtuar se atëherë, edhe raportet e këtij grupi, që shkëputet nga skuadra në këtë periudhë themelore të përgatitjes, nuk do të jenë krejt si më parë.

Apeli i Likës - Pjesë e katërshes, të përzgjedhur për grumbullimin në Antalia, është edhe Gilman Lika, talenti shkodran, i cili pa as më të voglin ngurim duhet thënë se është bërë personazhi kryesor i këtyre ditëve, për ofertat që vijnë në drejtim të tij, por edhe për problematikën që e shoqëron në këtë lëvizje të mundshme. Gjithsesi, për Gilman Likën ky është rasti i parë që i jepet shansi për të qenë në kombëtaren “e madhe”, pasi në skuadrat e tjera përfaqësuese të moshave, deri në U﷓21, ai i ka kaluar të gjitha. Ndaj dhe emocionet e Likës, janë më të mëdfha se të shokëve të tjerë kuqebku, përfshirë edhe Sukajn, që një rast të tillë e ka provuar më parë. “Me thënë të drejtën, kur më erdhi ftesa nga federata për t’u grumbulluar, ndieva gëzim të madh, pse jo edhe emocione, pasi ishte hera e parë që thirresha në këtë kombëtare, ka pa dyshim përbën njëvlerësim të veçantë për mua”, thotë Lika. “Ftesa ka ardhur në një moment tepër të volitshëm, pse jo, edhe përcaktues për fatim tim të mëtejshëm”, vijon Lika, i cili pretendon ta shfrytëzojë këtë grumbullim në shumë plane, jo vetëm për të bindur Hanin që ta ketë në vëmendje, por edhe për kontakte më të afërta me të interesuarit për transfertën e tij jashtë vendit.

Sot, vendimi për “katërshen” - Pasi kanë kryer dy seancat stërvitore të djeshme, njëra në sallë force dhe tjetra në fushën sportive të Shtojit, të cilat kanë qenë të fundit përpara nisjes për në Ulqin, futbollistët janë lajmëruar që sot paradite do të kenë një mbledhje, ndërsa për në orën 12:00 është planifikuar nisja për në Malin e Zi. Krahas të tjerave, thuhet se në këtë mbledhje do të vendoset për të lejuar, apo jo, katër futbollistët në grumbullimin e Antalias. Ndërkaq, Gilman Lika përdor “diplomacinë” përmes gazetës “Sport Ekspres”, duke i drejtuar një apel trajnerit të tij. Duke marrë parasysh rrethanat e parashtruara nga Lika, ky mesazh publik mund të bëjë efektin e duhur, ndoshta jo vetëm për të, por edhe për të tre kolegët e tjerë kuqeblu. “Me këtë mesazh në gazetën tuaj, nuk besoj se do të më keqkuptojë trajneri Josa, apo presidenti i Vllaznisë”, nënvizon Lika, duke theksuar respektin që ka për ta. “Pozicioni im dhe rrethanat ku ndodhem ma bëjnë imediate qënien time në këtë kombëtare, gjë që me mirëkuptimin e drejtuesve them se do ta realizoj” është shprehur optimist Lika. Duke përfunduar, në këmbim të asaj që e shqetëson dhe preokupon Josën me të drejtë, Lika thotë: “Drejtuesit duhet të jenë të bindur se korrektesa ime në përgatitjet në kombëtare do të jetë maksimale. Nëse tratativat e transfertës jashtë vendit mund të dështojnë, unë garantoj se do të bëj më të mirën për Vllazninë time deri në fund të sezonit”.

tironsi_tr
Mysafir i Rrespektum
Mysafir i Rrespektum
Posts: 503
Joined: Thu, 09 Aug 2007 , 05:33
Location: TR 1920 A

Post by tironsi_tr » Sun, 13 Jan 2008 , 10:08

Nuk di ndonje lajm hic a keni ble ndonji deri tash me ket merkaton e dimrit?
Se Tirones Deri Me Sot Vec Tironsi 24Karat i Ka Dal Zot!!!!

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 13 Jan 2008 , 12:37

Ilir Nallbanin e Elbasanit.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 13 Jan 2008 , 13:01

Vetem Sinani nuk do te shkojne ne Antalia.
Josa ka nrru mendje sepse nuk ka dashte me ja prishe lojtarve se jane te ri e kan karrieren perpara.Dmth Lika,Sukaj edhe Teli do te shkojne ne grumbullimin e komtares kurse Viori nuk do te shkojne sepse ka pase nji problem muskolar ne koshe edhe do te kurohet ne Podgorice.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sun, 13 Jan 2008 , 19:35

Rikthehet mbrojtesi Semina

Ne listen e futbollisteve, qe u nis mbreme me skuadren shkodrane per ne Ulqin, ishte dhe mbrojtesi i ri Klodian Semina, i cili per fazen e pare u la te aktivizohej me Ades e Velipojes. Paraqitja shume e mire e tij ne kampionatin e kategorise se pare dhe ne kombetaren U?19 kane nxitur presidentin Fushaj t’ia kerkoje serish Ades per ta pasur ne skuadren e tij. Semina, edhe pse kishte nje ftese zyrtare nga Teuta ne ditet e fundit, e ka pritur me shume kenaqesi rikthimin te Vllaznia. Duke qendruar tek ata qe udhetuan mbreme, duhet theksuar se mungonin Kotrri e Delain, per te cilet nga drejtuesit u tha se do te mberrijne te marten drejtperdrejt ne Ulqin.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Tue, 15 Jan 2008 , 22:51

SHKODER, VLLAZNIA REBELOHET KUNDER BASHKISE

-Drejtuesit e Klubit “Vllaznia” ia kanë bërë të qartë drejtuesve të këtij institucioni se nuk kanë ndër mend të bëjnë “armëpushim” me bashkinë për sa kohë ajo nuk do tu akordojë për vitin 2008 3-fishin e fondit actual vjetor që ka miratuar.Kjo për faktin e thjeshtë se edhe fondi në total i këtij institucioni lokal është 3-fishuar për vitin në vazhdim.Në rast se kërkesa e mësipërme nuk do të meret në konsideratë nga aa e bashkisë, disa prej titullarëve të këtij ekipi me emër do të detyrohen që të largohen.
SHKODER Drejtuesit e Klubit të Futbollit “Vllaznia” të Shkodrës janë rebeluar kundër financimit të pamjaftueshëm vjetor që marrin nga bashkia e qytetit më të madh verior.Ata ia kanë bërë të qartë drejtuesve të këtij institucioni se nuk kanë ndër mend të bëjnë “armëpushim” me bashkinë për sa kohë ajo nuk do tu akordojë për vitin 2008 3-fishin e fondit actual vjetor që ka miratuar.Kjo për faktin e thjeshtë se edhe fondi në total i këtij institucioni lokal është 3-fishuar për vitin në vazhdim.
Konfirmimi i mësipërm u bë i ditur dje në drekë nga burime të besueshme konfidenciale pranë Klubit “Vllaznia” të qytetit të Shkodrës.
Po sipas burimit të mësipërm, në rast se kërkesa e mësipërme nuk do të meret në konsideratë nga aa e bashkisë, disa prej titullarëve të këtij ekipi me emër do të detyrohen që të largohen.Paralajmërimi në fjalë duket se kësaj radhe është mëse serioz teksa, nga “Vllaznia” tashmë është definuar se braktisaj e këtij ekipi nga disa lojtarë me emër në rast neglizhence të bashkisë do të bëhet menjëherë pas kthimit nga pushimet dimërore që 11-shi kuq e blu po bën në këtë periudhë në qytezën e Ulqinit.
Drejtuesit e këtij klubi futbolli e argumentojnë kërkesën e tyre në faktin se në vitet e fundit u duhet kushtuar një kujdes i madh jo vetëm ekipit të të rriturve por edhe ekipeve zinxhir të moshave më të reja.Në këtë mënyrë edhe detyrimi për të importuar lojtarë të huaj apo edhe brenda vendit, çka shoqërohet me një faturë të kripur financiare, do të jetë më i vogël.Fenomeni i shpresimit të fitimit të trofeve apo I vendeve të nderit në kampionat nëpërmjet mercenarëve të ardhur nga të katër anët e botës ka rezultuar jo i suksesshëm për këtë ekip, të paktën në 5 vitet e fundit.Prandaj edhe akordimi i një pjese të fiondeve për ekipet zinxhir duket mëse e argumentuar për më tepër që deri tani ata nuk kanë përfituar asnjë ndihmë nga bashkia e Shkodrës.
Në një takim që pritet të zhvillohet për këtë qëllim këto ditë ndërmjet drejtuesve të Klubit “Vllaznia” dhe atyre të Bashkisë së Shkodrës, në kuadër të shtesës së mësipërme në fonde do tu kërkohet këtyre të fundit edhe sigurimi i terreneve sportive për ekipet e tjerë zinxhir si dhe ndërhyrje në përmirësimin e infrastrukturës aktuale përreth stadiumit “Loro Boroçi”.
Reagimi i mësipërm ka marrë shkas nga një takim që është zhvilluar ditët e fundit ndërmjet Presidentit të Vllaznisë, Valter Fushaj me trainerët e ekipeve zinxhir të kuq e bluve.Këta të fundit, të mirëinformuar në lidhje me shkallën e pamjaftueshme të impenjimit të bashkisë për futbollit, i kanë bërë të ditur Fushajt se shifra e akorduar nga ky institucion për sportin e futbollit është shumë më e ulët sesa ajo që kanë dhënë bashki të tjera ku ky sport nuk e ka traditën dhe rezultatet e Vllaznisë.Po kështu ata ia kanë bërë të qartë bosit të ekipit të parë të Vllaznisë se paradoksalisht, se është i vetmi klub i cili nuk ka asnjë terren stërvitor, qoftë në pronësi apo edhe përdorim.Kjo vlen jo vetëm për ekipet e moshave por edhe për ekipin e parë.Kësisoj, të gjithë ekipet e futbollit në qytetin më të madh verior I zhvillojnë ndeshjet si dhe seancat stërvitore në fusha me qera.
Ndërsa në mbyllje të konfirmimit të mësipër, bëhet e ditur se në rast se bashkia e Shkodrës do të bëjë të paditurën në lidhje me 3-fishimin e fondit të akorduar për futbollin, jo pak nga lojtarët titullarë të Vllaznisë do ta braktisin këtë fanellë në kërkim të ofertave më të mira në ekipet e tjera Brenda dhe jashtë vendit.
Mesa duket, paralajmërimi i mësipërm duket se do të shkundë nga apatia instituticionin vendor për faktin e thejshtë se në të kundërt, bashkisë së Shkodrës do t’i duhej të përballej me zemërimin e mijëra tifozëve si pasojë edhe e rezultyateve të dobëta që do të vinin menjëherë pas kësaj hemorragjie.Gjë e cila përkthehet ndryshe edhe në zbritje të ndjeshme edhe të përqindjes së votive në rastin më të afërt.

ARBEN LAGRETA
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Post Reply