Page 61 of 87
Re: Kampionati italian
Posted: Tue, 14 Jul 2009 , 15:03
by loroborici
Miri wrote:Skodrinon wrote:Miri wrote:Taçi oil ofert drejtuesve te bologna per blerjen e 70% te skuadres.
A dihet gja ky Taçi asht Shiptar apo Italian i bastardhum,nvend qe me investu kta lek per 1 skuader Shiptare shkon e i tret ne Itali
ti a nuk e pe tu u gzu kur hupi beqiri penalltine kunder milanit a? as milanistat nuk u gzune njaq shum....
hori hor met
Hahahaha
Nuk e kam pa ndeshjen se jam ken ne pune.
Mas u tallni me Milanin se bash ne Shqipni ka fillue me marr da kupa.
Re: Kampionati italian
Posted: Tue, 14 Jul 2009 , 15:06
by Skodrinon
loroborici wrote:Mas u tallni me Milanin se bash ne Shqipni ka fillue me marr da kupa.
sa kupa ka milani, duhet makine llogaritse me i numru
Re: Kampionati italian
Posted: Tue, 14 Jul 2009 , 15:14
by loroborici
Chelsea ka ofrue 18 milion per Pirlon qi sot ka ik ne Londer me bisedue
Re: Kampionati italian
Posted: Tue, 14 Jul 2009 , 23:48
by Admin
Asht hera e dyte qe Taci po mundohet me marr Bolonjen. Se di nqs ka me ja arrit qellimit pa nji gja asht e sigurte qe presidenti aktual Menarini me siguri ska me e majt Bolonjen per vitin e ardhshem.
Ishalla po e merr Taci edhe e bjen Salihin tek Bolonja se ka nevoje Bolonja per nji sulmus tipi i Salihit
Re: Kampionati italian
Posted: Wed, 15 Jul 2009 , 00:22
by fpjalmi
[quote="REINIS
Ene ktu m Shqipri e ka i klub. Baba vet osht president i Gramozit Ersekes.
Kuptohet leket jon te Tacit.[/quote]
i ban me pastru paren
Re: Kampionati italian
Posted: Wed, 15 Jul 2009 , 00:25
by fpjalmi
Admin wrote:Asht hera e dyte qe Taci po mundohet me marr Bolonjen. Se di nqs ka me ja arrit qellimit pa nji gja asht e sigurte qe presidenti aktual Menarini me siguri ska me e majt Bolonjen per vitin e ardhshem.
Ishalla po e merr Taci edhe e bjen Salihin tek Bolonja se ka nevoje Bolonja per nji sulmus tipi i Salihit
nese merr taqi oil bolonjen ,ma mire te blejn kombetaren e shqipnise komplet si lojtare ,sepse nuk do mbeste i zhgenjym
Re: Kampionati italian
Posted: Tue, 21 Jul 2009 , 01:23
by fpjalmi
Taci, 15 milione euro per Bolonjen
20/07/2009 08:10
Pas konfirmimeve nga te gjitha krahet se Rezart Taci eshte ne listen e bleresve potenciale te aksioneve te Bolonjes, tashme eshte zbuluar edhe shifra.
Operacioni, sipas te cilit manjati shqiptar i naftes do te zoteroje 60-80 per qind te klubit te Serise A, eshte rreth 15 milione euro. Familja Menarini, pronare e kuqebluve, po zhvillon prej kohesh negociata me njeriun qe ka lidhje te forta ne futbollin italian (per t’u theksuar miqesia me presidentin e Milanit, Silvio Berluskoni dhe administratorin Galiani): shqiptari shihet si nje investitor qe do te nxjerre skuadren nga kriza financiare.
Taci mbeshtetet edhe nga tifozeria e Bolonjes, qe shpreson ne rilindjen e klubit. Problemet ekonomike nuk jane te panjohura te Bolonja, qe vetem ne javen e fundit te kampionatit te kaluar, arriti te siguronte mbijetesen ne eliten e futbollit pertej Adriatikut. Ne fakt, klubi ka falimentuar ne vitin 1993, vetem pak jave pasi skuadra ra per here te trete ne harkun e 11 vjeteve ne Serine C1 (Kategorine e Trete ne Itali).
Drejtuesit aktuale kishin ne dispozicion 5 milione euro per merkaton e veres, megjithate fondet shteruan shume shpejt. Pas kater blerjeve, ne arka kane mbetur vetem 2 milione euro, nderkohe qe trajneri Papadopulo kerkon blerjen e te pakten pese ose gjashte lojtareve te tjere, per te perballuar me sukses sezonin e ri.
Megjithate, marreveshja me Tacin ende nuk eshte arritur. Gazeta “Il Resto del Carlino”, pjese e “Il Sole 24 ore” shprehej skeptike rreth publikimit te mjaft detajeve nga bisedimet dypaleshe: “Historia e ndryshimit te pronesise se klubeve na meson se me sukses mbyllen vetem ato negociata, per te cilat ne fillim eshte shume e veshtire te mesosh detaje. Referencat e z. Taci jane te shkelqyera, por askush, madje as nje person i cili zoteron nje zinxhir karburantesh, qe mbulon te gjithe vendin e tij, madje edhe e rafinon naften, nuk ben blerje me symbyllur.
Nese shitesi dhe bleresi potencial nuk kane punuar ne sekret te plote, firma ne kontrate eshte e mundur, por nuk mund te shihet si pune e perfunduar”. Te Bolonja eshte zgjatur edhe hija e Luciano Moxhit, te akuzuarit kryesor ne skandalin “Calciopoli”. Tifozet jane shprehur kunder tij, pronaret kuqeblu kane mohuar cdo kontakt, por ish-drejtuesi i Juventusit shihet si rivali i vetem i biznesmenit shqiptar. Ndermjet Tacit dhe Moxhit nuk ka “mundje krahu”, per te nxjerre me te fortin: keto jane dy rruge paralele, ku afrimi i njerit personazh do te nxirrte jashte skenes tjetrin.
Vendimi i takon vetem presidentes Franceska Menarini, e cili duhet te zgjedhe ndermjet sponsorit te Gramozit, debutues ne Superiore dhe “Big Lucianos”. E para nenkupton shitjen e pjeses me te madhe te aksioneve, ndersa alternativa tjeter, qendrimin si drejtuese e vetme, e ndihmuar nga fondet e financuesve te siguruar nga Moxhi, i cili do te kete edhe rolin e keshilltarit te pronareve.
Pak dite me pare, Taci ka darkuar me Berluskonin, Galianin dhe Spinelin (presidentin e Livornos), por ai hodhi poshte dyshimet se kreret e Milanit po e ndihmonin ne negociatat per Bolonjen
Re: Kampionati italian
Posted: Tue, 21 Jul 2009 , 04:15
by fpjalmi
nuk e kuptoj aspak kete shum qe taqi oil ka ba per me pas 60 deri ne 80 perqind te bolonjes .
mu me duket shum shum e vogel sepse bolonja nuk asht ne kategorine D por asht ne serine A dhe 15 milion euro me duket shum shum e vogel pasi te jesh president i nje klubi ne seine a dhe te kesh 60 deri ne 80 perqind te klubit mendoj se as 100 milion milion euro nuk asht e mjaftueshme
Re: Kampionati italian
Posted: Tue, 21 Jul 2009 , 14:32
by Admin
Naqe kta jane lekt per me ble aksionet e Bolonjes e ja lekt qe jane per me shpenzu per Bolonjen e lojtart.
Sdq vjet amerikant qe kane dasht me marr 60% deri ne 80% kane dasht me shpenzu 9-12 milion euro.
Vjet nuk u myll marrveshja se amerikant nuk sollen garancite.
Re: Kampionati italian
Posted: Tue, 21 Jul 2009 , 21:33
by loroborici
fpjalmi wrote:Taci, 15 milione euro per Bolonjen
20/07/2009 08:10
Per mue, tash ky veprim i Tacit, asht nje marri e nivelit te nalt. Nuk jam tuj besue qi Taci e man veten bos naftet si ata pasanikt e Arabise Saudite qi jan tuj ble klube edhe ne Angli. Bash me duket nje veprim tan pordh me tregue cka asht. Nqs ka ken verte njeri qi ka dash sportin, nuk do kish ken ma mir me i hjedh da pare ne ligen e Shqipnise aaaa???
Re: Kampionati italian
Posted: Wed, 22 Jul 2009 , 00:00
by Admin
Ne Shqipni Taci ka Gramozin ku per 2 vjet qe nga kategoria 3-te e nxorri ne Superlige.
Re: Kampionati italian
Posted: Wed, 22 Jul 2009 , 00:33
by loroborici
Admin wrote:Ne Shqipni Taci ka Gramozin ku per 2 vjet qe nga kategoria 3-te e nxorri ne Superlige.
Ket e di. Por nuk bahet futboll me Gramozin. Tash me gjithe ata pare, kish tana ata munsi me marr nji ekip te elits Nji Vllazni, Nji Vlon, Nji Partizan a Dinama.
Re: Kampionati italian
Posted: Wed, 22 Jul 2009 , 00:49
by Admin
Po me nji Vllazni, Tiran a Dinamo skishte ku me ik ma teper se sa nji paraqitje e mire ne kupat e Europes. Pervec ksaj klubet jashte jane nderrmarrje, kurse ne Shqipni sa hedh lek kot e ke ndihme prej shtetit ne aktivitetin tand privat !!!
Blemja e Bolonjes asht biznes si edhe PRESTIGJ per Taçin.....
Re: Kampionati italian
Posted: Wed, 22 Jul 2009 , 01:20
by Admin
Sdq shuma per te cilen flitet asht rreth 20-25 milion euro.
Menarini ka ble vjet 63 % te klubit rreth 12 milion euro.
Re: Kampionati italian
Posted: Wed, 22 Jul 2009 , 01:20
by loroborici
Admin wrote:Po me nji Vllazni, Tiran a Dinamo skishte ku me ik ma teper se sa nji paraqitje e mire ne kupat e Europes. Pervec ksaj klubet jashte jane nderrmarrje, kurse ne Shqipni sa hedh lek kot e ke ndihme prej shtetit ne aktivitetin tand privat !!!
Blemja e Bolonjes asht biznes si edhe PRESTIGJ per Taçin.....
Ket pen e ligjit qe ka mungue me privatizue futbollin bash tamam drejt je tu e than. Nuk munet me hjedhi lek kot. Por Bologna nuk asht ekip qi munet me ba gja ne Itali. Se ky ekip asht ma se shumrti ne ligen e dyte. Kshu qi car perfitimi do kete Taci tuj marri Bolognen, tash ket sun e di. Domethan lekt per hava kan me i ik edhe ne Itali.
Re: Kampionati italian
Posted: Wed, 22 Jul 2009 , 01:31
by Admin
Loro vetem kta vitet e fundit Bolonja ska ken mire po asht ekip relativisht i mire.
Sdq futbolli ktej asht biznes e pervec ksaj blemja e Bolonjes per Taçin asht prestigj.
Re: Kampionati italian
Posted: Wed, 22 Jul 2009 , 01:40
by fpjalmi
Admin wrote:Naqe kta jane lekt per me ble aksionet e Bolonjes e ja lekt qe jane per me shpenzu per Bolonjen e lojtart.
Sdq vjet amerikant qe kane dasht me marr 60% deri ne 80% kane dasht me shpenzu 9-12 milion euro.
Vjet nuk u myll marrveshja se amerikant nuk sollen garancite.
admin.
ke shum te drejte .
a ban me ta ba nji pyetje .
a thu ka taqi oil lek me ble lojtaret e bolonjes dhe me pagu lojtaret e bolonjes a?
nuk po tham me ble lojtare te mire sepse te tham te drejten ,nuk di asnji lojtare te bolonjes .
por meqe taqi oil ka ble aksionet e bolonjes vetem 15 milion ka dhan me marr 80 perqind te aksioneve te bolonjes a?
me te than te drejten po me duket shum pak admin 15 milion sepse te marresh presidencen me lojtaret qe ish presidenti ka ble me shum te medha ,me duket shum pak per 15 milion sepse bolonja asht ne serine a .
mandej veq cana ban 12 milion dollar qe po e kerkon hamburgu dhe nuk di a e ka BLE HALA
megjithate cdo gja asht e mujtun sepse bolonja nuk asht tamam klub i mire si te tjerat
Re: Kampionati italian
Posted: Wed, 22 Jul 2009 , 01:54
by Admin
Flitet per 20 milion maksimumi 25 por sma merr mendja se jane 25 milion.
Sdq kta shuma i referohet me ble Bolonjen si nderrmarje, kurse lekt qe shpenzohen per me ble lojtart e me ba nji ekip te forte jane gjana tjera, qe kane me u percaktu ma vone kur te zyrtarizohet blemja.
Lekt per me pagu lojtart e puntort jane te distancume, mas te harrojme se lojtart paguhen ne fillim masandej kane nji rroge mujore/vjetore.Marco Di Vaio(Ex Juve, Valencia) qe asht lojtari ma i mire i Bolonjes (vjet ka shenu 24 gola, 1 ma pak se Ibra) ka kerku qe me marr 1.2 milion euro ne vit per 3 vitet qe vijne.....
Sdq Bologna asht nji nderrmarrje qe ka edhe perfitime te tjera, si shitja e lojtarve, te drejtat televizive, merchandising, etj etj etj.
Sdq per Taçin asht nji sfide qe i hap dyrt per me shtri aktivitetin e tij ne Itali.
Re: Kampionati italian
Posted: Wed, 22 Jul 2009 , 05:33
by fpjalmi
Admin wrote:Flitet per 20 milion maksimumi 25 por sma merr mendja se jane 25 milion.
Sdq kta shuma i referohet me ble Bolonjen si nderrmarje, kurse lekt qe shpenzohen per me ble lojtart e me ba nji ekip te forte jane gjana tjera, qe kane me u percaktu ma vone kur te zyrtarizohet blemja.
Lekt per me pagu lojtart e puntort jane te distancume, mas te harrojme se lojtart paguhen ne fillim masandej kane nji rroge mujore/vjetore.Marco Di Vaio(Ex Juve, Valencia) qe asht lojtari ma i mire i Bolonjes (vjet ka shenu 24 gola, 1 ma pak se Ibra) ka kerku qe me marr 1.2 milion euro ne vit per 3 vitet qe vijne.....
Sdq Bologna asht nji nderrmarrje qe ka edhe perfitime te tjera, si shitja e lojtarve, te drejtat televizive, merchandising, etj etj etj.
Sdq per Taçin asht nji sfide qe i hap dyrt per me shtri aktivitetin e tij ne Itali.
meqe u baka president ishalla po blen nej lojtare shqiptare .
te kisha ken si ai kisha shit tan lojtaret dhe kisha ble komplet kombetaren shqiptare ,dhe per mendimin tem kishte dal me perfitime .
mos te harrojm qe shqipnia barazoi me milanin .
mendoj se po te kishte bolonja tan lojtaret e kombetares do ishte edhe ma mire se sot .
Re: Kampionati italian
Posted: Wed, 22 Jul 2009 , 05:57
by fpjalmi
Taçi paguan 12 mln € për Bolonjën
Vazhdojnë bisedimet mes drejtuesve të skuadrës së Serisë A dhe biznesmenit shqiptar
Sipas medias italiane, pritet që zyrtarizmi i blerjes së klubit të bëhet të enjten
Rezart Taçi pritet të
derdhë rreth 12
milionë euro për të
blerë 80 për qind të aksioneve
të klubit të Bolonjës.
Lajmin e kanë bërë të ditur
mediat italiane, sipas të
cilave, biznesmeni shqiptar
është favoriti kryesor për të
blerë klubin e Serisë A.
Takimi
Të enjten pritet të zyrtarizohet
blerja e Bolonjës, nga
biznesmeni shqiptar. Presidenti
aktual i kësaj skuadre,
Renco Menarini, nuk ka
dashur t’u japë shpjegime
gazetarëve në lidhje me pyetjet
e shumta që i janë bërë
dje, por ka preferuar të heshtë,
duke lënë të kuptohet se
tashmë gjithçka ka përfunduar.
Sipas të përditshmes “Il
Resto del Carlino”, është arritur
akordi mbi bazën e 12
milionë eurove. Kjo duket se
ka kënaqur të dyja palët,
megjithëse asnjëra prej tyre
nuk ka dashur të japë komente
gjatë ditëve të fundit.
Interesimi
Taçi ka pohuar pak ditë
më parë se është shumë i interesuar
për të blerë Bolonjën.
Madje, ai ka pohuar
edhe kontaktet me drejtuesit
e këtij klubi, por nuk ka
dashur të japë detaje rreth
termave financiare. Ai ka
pasur edhe mbështetjen e
ish-presidentit të kësaj
skuadre, Alfredo Kacola, i
cili ka deklaruar pak ditë
më parë në media se Taçi
është njeriu i duhur që
mund ta nxjerrë ekipin italian
nga problemet ku është
zhytur.
Tifozët
Tifozët e skuadrës së
Bolonjës e kanë mirëpritur
interesimin e Taçit. Sipas
tyre, një njeri i pasionuar
pas futbollit, si biznesmeni
shqiptar mund të jetë i duhuri
për të rikthyer ekipin e
tyre të zemrës në nivelet që
ata kërkojnë. Gjithsesi, nuk
kanë munguar edhe komentet
e atyre që e shohin me
dyshim këtë lëvizje.