Page 7 of 7

Re: SLIGO(irland)-VLLAZNIA

Posted: Sat, 04 Jul 2009 , 12:39
by Miri
Admin wrote:Urime Vllaznise per fitoren. Pa me vjen mire qe Kasapi asht paraqit mire, ishalla vazhdon kshu.
Ishalla sna zhgenjejne ne Shkoder, se pa na lajne pa e pa kunder Rapidit :D
SKEDINA

Re: SLIGO(irland)-VLLAZNIA

Posted: Sat, 04 Jul 2009 , 12:49
by Miri
Mas me thuni qe ja ka hanger hunden dham
:D :D :D
http://www.fkvllaznia.net/main/album/di ... =32&pos=22
Paskena pas edhe tifoz shkodran ne Irland :D

Re: SLIGO(irland)-VLLAZNIA

Posted: Sat, 04 Jul 2009 , 15:22
by Miri
Disfata me Vllazninë, te Sligo plasin akuzat

Trajneri i Sligo Rovers nuk ka ngurruar të lëshojë akuza të forta për mungesë impenjimi për futbollistët e tij, pas humbjes 2-1 të dy netëve më parë kundër Vllaznisë. "Është e turpshme kur lojtarët nuk interesohen shumë për të luajtur, - tha Kuk. - Njerëzit vijnë në stadium dhe nëse nuk kënaqen, do të donin t'i merrnin mbrapsht paratë e tyre. Jam i lënduar, sepse duhet t'i kishim mundur mbrëmjen e kaluar dhe humbëm 1-2. Bëmë gjithçka gabim, megjithëse ata kishin lojtarë teknikë. Tani kemi një mal për të ngjitur në Shqipëri. Ndoshta nuk ishim aq mirë dhe nuk kishim pasionin për të luajtur. Për disa nga lojtarët tanë u krijuan shumë raste dhe mendoja se do të fitonim, por nuk patëm as dëshirë dhe as reagim. Konor O'Gredi ishte vetëm një fije drite në sjellje. Vllaznia kishte ardhur këtu për t'u mundur, por ne i lejuam të fitonte besim te vetja dhe në fund morëm çfarë merituam", deklaroi tekniku i Rovers.

Re: SLIGO(irland)-VLLAZNIA

Posted: Sat, 04 Jul 2009 , 15:23
by Miri
Sikur te kishim humb te njejtat gjana kishim than edhe na por gjithesesi a po na e hap kush temen e kthimit? :wink:

Re: SLIGO(irland)-VLLAZNIA

Posted: Sat, 04 Jul 2009 , 15:35
by Skodrinon
Miri wrote:Mas me thuni qe ja ka hanger hunden dham
:D :D :D
http://www.fkvllaznia.net/main/album/di ... =32&pos=22
Paskena pas edhe tifoz shkodran ne Irland :D
asht tu i than "shif iher e me vjen era e gojes" :D

Re: SLIGO(irland)-VLLAZNIA

Posted: Sat, 04 Jul 2009 , 18:35
by vllaznia1919
Se ka hanger huder nade. :lol: :lol: :lol: :lol:

Re: SLIGO(irland)-VLLAZNIA

Posted: Sun, 05 Jul 2009 , 11:43
by futbollist
Cile teknik po na e hap nji teme te re per ndeshjen e kthimit? :lol:

Re: SLIGO(irland)-VLLAZNIA

Posted: Sun, 05 Jul 2009 , 13:04
by Skodrinon
ta hapin goldi se pat shans me ndeshjen e pare

Re: SLIGO(irland)-VLLAZNIA

Posted: Sun, 05 Jul 2009 , 13:15
by GOLDIAN
Skodrinon wrote:ta hapin goldi se pat shans me ndeshjen e pare
ncuk ncuk
shansin e pata jashte po mrenda kam frike se me trathton valteri :mrgreen:
hape skodrinon

Re: SLIGO(irland)-VLLAZNIA

Posted: Sun, 05 Jul 2009 , 14:05
by Skodrinon
GOLDIAN wrote:
Skodrinon wrote:ta hapin goldi se pat shans me ndeshjen e pare
ncuk ncuk
shansin e pata jashte po mrenda kam frike se me trathton valteri :mrgreen:
hape skodrinon
:lol: :lol: :lol:

hajt se e hapa un darsmen :D

Re: SLIGO(irland)-VLLAZNIA

Posted: Sun, 05 Jul 2009 , 15:48
by Skodrinon
Grima sqaron kartonin: Lojtari irlandez simuloi

Në minutën e 86-të të ndeshjes me Sligo Rovers, portieri i Vllaznisë, Armir Grima, u ndëshkua me karton të kuq, pas goditjes me bërryl të kundërshtarit. Megjithatë, për “veteranin” e kuqebluve, kartoni i marrë në Sligo nuk ka qenë i tillë. Pavarësisht se drejtuesit e klubit kanë qenë të pakënaqur me atë që ndodhi, 35-vjeçari ka pohuar në një
bisedë për “Panorama Sport” se rasti ka qenë vetëm një simulim i kundërshtarit. “Nuk ka asnjë arsye pse të ishte një penallti, e aq më shumë një karton i kuq. Edhe vetë drejtuesit e Dligos e kanë pranuar një gjë të tillë pas
ndeshjes. Unë e kam pasur topin tërësisht në kontroll dhe në moment kam pasur ngacmim me kokë të lojtarit kundërshtar. Jam kthyer dhe pa e prekur, e kam parë atë të binte në tokë. Jam gjetur i befasuar, teksa kam
shikuar gjyqtarin, që ka nxjerrë direkt kartonin e kuq dhe më pas është drejtuar nga pika e bardhë e penalltisë. Jam ndjerë shumë keq në ato momente, sepse gjithçka po fliste për ne, edhe pas atij 11-të metërshi të humbur nga irlandezët. Megjithatë, do ta shikoj edhe një herë atë rast, por jam koshient se nuk ka pasur asgjë të qëllimshme”, ka sqaruar Grima.

Re: SLIGO(irland)-VLLAZNIA

Posted: Sun, 05 Jul 2009 , 15:50
by Skodrinon
pra paska kene loja e nalun kur na ka dhane penallti. ishalla nuk ia shofim sherrin :evil:

Re: SLIGO(irland)-VLLAZNIA

Posted: Sun, 05 Jul 2009 , 16:02
by Skodrinon
http://www.youtube.com/watch?v=xhWf-4AoJso

tifozat e vllaznise ne sligo. fatkeqsisht nuk i ka filmu golat....

Re: SLIGO(irland)-VLLAZNIA

Posted: Sun, 05 Jul 2009 , 18:08
by Man in Redblue
Eh mor Grime mor Grime...

A dini gja a asht dy ndeshje i pezullum, dmth a do te mungojne edhe ne ndeshjen e pare kunder Rapidit ???

Re: SLIGO(irland)-VLLAZNIA

Posted: Sun, 05 Jul 2009 , 18:49
by vllaznia1919
Nuk e di a i kan dhane denimet ata te Uefas.

Re: SLIGO(irland)-VLLAZNIA

Posted: Sun, 05 Jul 2009 , 20:04
by GOLDIAN
Skodrinon wrote:http://www.youtube.com/watch?v=xhWf-4AoJso

tifozat e vllaznise ne sligo. fatkeqsisht nuk i ka filmu golat....
a ma vlla trupi a tu mu dridh tu pa kete video
hallall ju qofte tanve aty
e ja u prifte zoti te maren
mu kujtu koperi me man in redblue si dhe po mendoj rapidin...............

Re: SLIGO(irland)-VLLAZNIA

Posted: Mon, 06 Jul 2009 , 11:40
by REINIS
Urime per fitoren e pare cuna!
Ishalla ene i tjeter m Shkoder.

Re: SLIGO(irland)-VLLAZNIA

Posted: Mon, 06 Jul 2009 , 16:50
by Man in Redblue
GOLDIAN wrote:
Skodrinon wrote:http://www.youtube.com/watch?v=xhWf-4AoJso

tifozat e vllaznise ne sligo. fatkeqsisht nuk i ka filmu golat....
a ma vlla trupi a tu mu dridh tu pa kete video
hallall ju qofte tanve aty
e ja u prifte zoti te maren
mu kujtu koperi me man in redblue si dhe po mendoj rapidin...............
O Gold hajde pra me 17 Vjene ta hedhim ne ere Hanappin.... :eag: :eag: :eag: :eag: