ELBASANI - VLLAZNIA

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
Post Reply
Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: ELBASANI - VLLAZNIA

Post by Miri » Tue, 07 Apr 2009 , 18:44

Goli asht anollu ka min 86 me duket

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: ELBASANI - VLLAZNIA

Post by Skodrinon » Tue, 07 Apr 2009 , 18:57

Talenti është i etur për të dy trofetë sezonalë
S’festoi golat, Sukaj i driblon polemikat
Sulmuesi: Respektova Elbasanin, s’ka lidhje me trajnerin

Dyshja e sulmit shkodran, Vioresin Sinani dhe Xhevahir Sukaj, kanë qenë protagonistët kryesorë në fitoren 4-1 me Elbasanin. Golat e tyre i kanë dhënë një trepikësh shumë të rëndësishëm Vllaznisë, në një përballje që parashikohej të ishte e vështirë. Tashmë shkodranët duket se janë në rrugën e duhur për të vazhduar luftën me Tiranën. Një ekip të denjë drejt titullit kampion shikon sulmuesi i talentuar, Xhevahir Sukaj, që është gjithashtu pjesë e përfaqësueses.
Autori i dy golave në transfertën me Elbasanin, flet për “Panorama Sport” në lidhje me suksesin e fundit të
Vllaznisë dhe tregon pse nuk festoi kur shënoi. “Ishte një takim i vështirë për ne. Elbasani na kishte ndalur në
ndeshjen e fazës së dytë, prandaj ky ekip shikohej si një pengesë e fortë. Por gjithsesi, ne arritëm që të tregojmë më të mirën dhe të dalim me kokën lart nga kjo sfidë”, thekson Sukaj, që e nisi nga stoli kundër verdhebluve. “Pas këtij rezultati mendoj se jemi në rrugën e duhur, sepse nuk po lëshojmë në asnjë takim. Nuk ka më kohë për të gabuar dhe nëse kërkojmë që të jemi kampionë, duhet të vazhdojmë me të njëjtin rritëm. Në Elbasan treguam shpirtin luftarak dhe forcën e grupit. Një gjë të tillë duhet ta tregojmë edhe në ndeshjet e mbetura të kampionatit”,
tha sulmuesi 22-vjeçar.

Festimi
Shënoi dy gola, njërin më të bukur se tjetri, duke treguar klasin e tij. Por ajo që bëri përshtypje ishte se në rastin e shënimit të golave, Xhevahir Sukaj nuk ka gëzuar si zakonisht. Ky veprim i tij është parë si një shenjë revolte kundër trajnerit Dervish Haxhiosmanoviç, në lidhje me mosaktivizimin si titullar. Por vetë talenti shkodran sqaron: “Nuk e di pse është përfolur kaq shumë momenti pas golave. Ashtu siç di të shënoj, di edhe të gëzoj. Nuk kisha asgjë me mosaktivizimin, siç mund të jetë përfolur apo menduar nga të tjerët. Ashtu më erdhi në atë moment dhe ashtu veprova. Ndoshta në Elbasan, përballë këtij ekipi, me të cilin jam shpallur edhe kampion, shumë herë nuk më ka bërë zemra të festoj. Por ju siguroj se nuk ka pasur asgjë në lidhje me trajnerin”. Kujtojmë që në sezonin 2005-2006, kur Elbasani u shpall kampion, Sukaj ka qenë pjesë e këtij ekipi.

Trofetë
“Unë e kam thënë edhe më parë, se lufta për titull dhe Kupën e Shqipërisë do të vazhdojë deri në fund. Ne mundësitë i kemi dhe me pak fat mund t’i fitojmë të dy trofetë sezonalë”, u shpreh “Xhevahiri” i futbollit shkodran, që është i etur për të arritur majat me ekipin e tij të zemrës. Pas fitimit të kupës një sezon më parë me Vllazninë, Sukaj është kthyer nga eksperienca e shkurtër në Turqi me Haxhetepen, me synimin për të fituar edhe kampionatin.
“Vjet fituam kupën dhe sivjet le të shpresojmë se do t’i fitojmë të dyja. Nuk shohim që ekipet e tjera pretendente të
jenë më mirë nga ne, prandaj jam optimist se do t’ia dalim”, përfundoi golashënuesi i Vllaznisë.

Rekordi i sulmuesit: 8 ndeshje, 9 gola
Një rekord më vete ka me shënimin e golave në këtë sezon Xhevahir Sukaj. I ardhur nga Haxhetepe, Sukaj debutoi me kuqeblutë në ndeshjen e javës së 18-të me Shkumbinin, pikërisht më 31 janar. Në tetë ndeshje të luajtura deri më tani, ai ka shënuar nëntë gola. Tri herë realizoi kundër Besës në javën e 19-të, më pas dy herë kundër Lushnjës, për të ardhur te një tjetër dygolësh ndaj Flamurtarit. Në javën e fundit ai gjithashtu shënoi dy gola kundër Elbasanit. E veçanta e sulmuesit është se sa herë që ka shënuar, e ka kaluar kuotën e një goli. Nëse vazhdon me këtë mesatare, atëherë 22-vjeçari mund të kapë edhe kryegolashënuesin Migen Memelli.

A.Uruçi Panorama Sport
Last edited by Skodrinon on Tue, 07 Apr 2009 , 18:59, edited 1 time in total.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: ELBASANI - VLLAZNIA

Post by GOLDIAN » Tue, 07 Apr 2009 , 18:59

ku mundena me i pa kronikat
e ndeshjes sone
derbit tiranas
dhe te tiranes
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: ELBASANI - VLLAZNIA

Post by Skodrinon » Tue, 07 Apr 2009 , 19:03

GOLDIAN wrote:ku mundena me i pa kronikat
e ndeshjes sone
derbit tiranas
dhe te tiranes
kalo te faqja 6 ksaj teme goldi se ke nja 3-4 video
vetem derbi nuk asht me duket

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: ELBASANI - VLLAZNIA

Post by GOLDIAN » Tue, 07 Apr 2009 , 21:21

skodrinon flm per ndihmen naqe
A MUNDET ME KOMENTU KUSH KETE GOLIN E TIRANES
SE SIKUR ALBITRI PO I DENON ME DEMEK


P:S HATBOY ku je ti te uroj per tre piket po a ma analizon pak kete moment
nuk du me mohu fitoren tuj por ju gjeni raste gjithnje kundra nesh e na mohoni tre piket
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: ELBASANI - VLLAZNIA

Post by Admin » Tue, 07 Apr 2009 , 23:07

Miri wrote:Goli asht anollu ka min 86 me duket
Flm Miri, dmth qe nuk ka ken vendimtar per ndeshjen :)
Vllaznit Ultras

Image

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: ELBASANI - VLLAZNIA

Post by REINIS » Wed, 08 Apr 2009 , 11:15

Admin wrote:
Goli i Memellit kunder Flamurtarit ishte dasht me e u anollu, sepse ishte faul i xhafaj ma perpara mbi postierin.
POSTIERIN :?: :?: :?: :?: :?:
Cka dash postieri n fush gjat lojes, nuk priste dot deri sa te marote neshja me i dorzu letrat? :mrgreen: :D :D :wink:

SHAKA!!!
(nuk duhet me u krujt shum me Adminin se po na kput nei te perjashtume!)
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: ELBASANI - VLLAZNIA

Post by Miri » Wed, 08 Apr 2009 , 13:41

REINIS wrote:
Admin wrote:
Goli i Memellit kunder Flamurtarit ishte dasht me e u anollu, sepse ishte faul i xhafaj ma perpara mbi postierin.
POSTIERIN :?: :?: :?: :?: :?:
Cka dash postieri n fush gjat lojes, nuk priste dot deri sa te marote neshja me i dorzu letrat? :mrgreen: :D :D :wink:
Hahahahahahahahahahahahaaaaaaaaaaaaaa

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: ELBASANI - VLLAZNIA

Post by vllaznia1919 » Thu, 09 Apr 2009 , 00:35

REINIS wrote:
Admin wrote:
Goli i Memellit kunder Flamurtarit ishte dasht me e u anollu, sepse ishte faul i xhafaj ma perpara mbi postierin.
POSTIERIN :?: :?: :?: :?: :?:
Cka dash postieri n fush gjat lojes, nuk priste dot deri sa te marote neshja me i dorzu letrat? :mrgreen: :D :D :wink:

SHAKA!!!
(nuk duhet me u krujt shum me Adminin se po na kput nei te perjashtume!)
Kryesorja asht me e kuptu gabimi ne kohe.Hahaha.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: ELBASANI - VLLAZNIA

Post by Admin » Thu, 09 Apr 2009 , 00:39

Ppapapapap si nuk te leni me gabu :)

Randsi ka qe Memelli e shokt e Memellit e kane kuptu gabimin. apa ja?
Vllaznit Ultras

Image

Post Reply