Posted: Mon, 17 Nov 2008 , 04:00
Canaj: Fituam kundër 15 vetëve
TRAJNERI I VLLAZNISË
Pas përfundimit të ndeshjes Vllaznia-
Teuta, kreu i pankinës kuqeblu, Agim
Canaj, u shpreh: “Fituam falë shpirtit të
garës dhe karakterit sportiv që futbollistët
treguan në fushën e blertë. Fituam
jo ndaj 11 vetëve, por ndaj 15 vetëve,
sepse kundër kishim edhe gjyqtarët e
takimit. Është e pafalshme që brenda në
Shkodër, në një fushë fair-play, me një
tifozëri shumë të zjarrtë, gjyqtarë të tillë
të vijnë e të tallen me ta. Tri penallti të
diskutueshme, një gol i anuluar, besoj se
janë fakte të mjaftueshme për të kuptuar
se Federata duhet të reagojë ndaj këtyre
gjyqtarëve. Sa i takon lojës, mendoj se e
merituam fitoren, pasi luajtëm më mirë
se kundërshtari. Ajo që më gëzon është
fakti se ekipi po kalon momente shumë
të mira, mbi të gjitha lojtarët kanë karakter
të jashtëzakonshëm”. A. Uruçi