Page 7 of 160
Posted: Fri, 30 Dec 2005 , 14:20
by vllaznia1919
Dibra largohet nga Lushnja, kërkon Vllazninë
Futbollisti shkodran Ilir Dibra ka bërë të ditur dje se i ka dhënë fund aktivizimit të tij me skuadrën lushnjare. Arsyeja e këtij largimi ka qenë thjesht një ndarje miqësore, ngaqë lojtari kërkon të gjejë strehë në një tjetër ekip. Ai gjatë këtyre ditëve ka qenë prezent në qytetin e tij dhe është në pritje të ofertave të ekipeve të tjera. Ende nuk dihet nëse drejtuesit e Vllaznisë do t'i bëjnë ndonjë ofertë, por kjo mundësi nuk përjashtohet, ngaqë trajneri aktual i saj, Hysen Dedja, ia njeh mirë aftësitë këtij lojtari, ngaqë e ka pasur në skuadër edhe më parë, si te Vllaznia, ashtu edhe te Bylisi.
Lici tek Vllaznia !!
Posted: Wed, 04 Jan 2006 , 15:52
by Admin
Pershendetje !!!
Me aq sa flitet sot ne Shkoder , duket se lojtari i mirnjohur shkodran Suad Lici ka firmos per Skuadren e Vllaznise , lajmi nuk asht i konfirmum por me aq sa flitet sot ne Shkoder keshtu duket ....
Ishalla ky lajm asht i vertet pasi Vllaznise , 1 lojtar i tille i ban shum pune !!!
Posted: Wed, 04 Jan 2006 , 16:24
by vllaznia1919
Naqe perveq ksaj thohet se edhe Rizvanolli do te vijne!
Posted: Wed, 04 Jan 2006 , 16:34
by Admin
Ishalla naqe
, por puna e Licit asht e 90% e sigurte , ba me ardh edhe Rizvanolli patjeter qe asht dicka shum pozitive per Vllaznine !!
Puna e Sinanit asht pak e bezdishme se vet Sinani ka deklaru qe nuk e ka problem me ik tek Partizani !!!
dhe ja ka lane ne dore presidences !!!
Ishalla ksaj here presidenca nuk ban gabime ........ se do te ishte fundi sikur te iki Sinani !!!!
Shpresojme qe Sinani nuk do leviz ....
Posted: Wed, 04 Jan 2006 , 16:39
by vllaznia1919
Per lapera qi jane edhe kyt pune e bajne kta presidentat tone!
Posted: Thu, 05 Jan 2006 , 15:02
by Admin
Pershendetje !!!
Lici perfundimisht me Vllaznine .... , flitet edhe per Beqirin qe mund te vijne tek Vllaznia , por me aq sa di un Beqiri mund te vije tek Vllaznia vetem nqs nuk gjen nje ekip te mire nga kampionatet e huaja !!!
Rizvanolli , ka firmos per Elbasanin
.
Ishalla Beqiri vjen me Vllaznine ....
Posted: Thu, 05 Jan 2006 , 16:45
by vllaznia1919
Beqiri na ishte dashte se asht lojtar klas,ma i miri mbrojtes shqiptar per mendimin tem.Por ndoshta per te kishte kene ma mire me gjete nej ekip jashte!
Posted: Thu, 05 Jan 2006 , 16:47
by vllaznia1919
Per sa i perket Rizvanollit,na u dote edhe nji sulmus tjeter i mire!Kta presidentat tone si gjithmone napin 5-6 emra e ne fund blejne veq nji ose dy!
Posted: Fri, 06 Jan 2006 , 15:27
by Admin
vllaznia1919 wrote:Per sa i perket Rizvanollit,na u dote edhe nji sulmus tjeter i mire!Kta presidentat tone si gjithmone napin 5-6 emra e ne fund blejne veq nji ose dy!
E di naqe u nevojitej 1 sulmus tjeter , aq ma shum kur flitet per Rizvanollin qe per mendimin tim ka shume vlera si futbollist !!
Por gjendja aktuale e Vllaznise ne renditje nuk favorizon ardhjen e lojtareve
cilesor tek Vllaznia
.
Sa i takon Beqirit sipas deklaratave qe ka dhan , Vllaznia mbetet shanci i fundit per te , dhe personalisht do te deshiroja qe Beqirin ta shikoja ne nje nga Kampionatet e huaja pasi do te rrezikonte kombetaren , nisur edhe nga deklaratat e Brigel ....
Shendet e pare
Posted: Sat, 07 Jan 2006 , 20:33
by vllaznia1919
Dibra thohet se ka firmose me Teuten!
Posted: Mon, 09 Jan 2006 , 14:39
by vllaznia1919
Xhorxheviç, nga Buduçnosti në provë tek Vllaznia
Nëse për Ndrekën ende nuk dihet nëse do qëndrojë apo jo tek Vllaznia, drejtuesit e kësaj të fundit nuk kanë ndër mend të qëndrojnë pasiv në merkato. Kështu pas kontakteve që zëvendëspresidenti Fushaj ka patur me një futbollist të Buduçnostit, bëhet e ditur se është rënë dakord që ai të provohet disa ditë nga ana e trajnerit Dedja. Në të vërtetë nga të dhënat e para që mësohen, bëhet e ditur se malazezi në fjalë është një lojtar shumë cilësor, por megjithatë ai ka pranuar me shumë dëshirë të vijë për provë. Lojtari i piketuar nga kuqeblutë është Nebojsha Xhorxheviç, 26 vjeç që luan në rolin e mesfuhsorit të majtë por që herëpashere është aktivizuar edhe në sulm. Bëhet fjalë për një nga lojtarët më të mirë të Buduçnostit por ky i fundit ka kërkuar të largohet nga kjo skuadër prej faktit se i ka përfunduar kontrata me të dhe drejtuesit e skuadrës së Podgoricës i kanë ofruar një kontratë 3 vjeçare me një pagesë simbolike 4 apo 5 herë më të ulët se ajo që mund të përfitojë tek Vllaznia. Për Xhorxheviç drejtuesit shkodran kanë pyetur edhe bashkëatdhetarin e tyre që luan në Shkodër, pikërisht mbrojtësin Radusinoviç dhe fjalët në adresë të tij kanë qenë shumë të mira. Sot malazezi 26 vjeçar do të udhëtojë nga Podgorica në drejtim të Ulqinit për t’u vënë menjëherë në dispozicion të trajnerit Dedja i cili pas disa ditësh do japë verdiktin e tij për këtë lojtar.
Posted: Mon, 09 Jan 2006 , 14:40
by vllaznia1919
Braziliani Rosha, një tjetër i “piketuar” i kuqebluve
Ndër 4 lojtarët brazilianë që pritet të vijnë tek Vllaznia në ditët e ardhshme, njëri prej tyre është i njohur për kampionatin tonë. Bëhet fjalë për ish-lojtarin e Partizanit Rosha. Këtë fakt e bëjnë të ditur pikërisht brazilianët e tjerë që luajnë aktualisht tek Vllaznia. Sipas Leandros, bashkëatdhetarët e tij me në krye Roshën pritet t’i bashkohen ekipi shkodran në ditët e ardhshem . në këtë mënyrë me shumë të ngjarë që kuqeblutë do kthehen në një ekip me një bollëk lojtarësh, çka nuk ekzisonte deri më sot.
Posted: Tue, 10 Jan 2006 , 14:47
by vllaznia1919
Igori: Xhorxheviçi i duhet Vllaznisë
Që prej ditës së djeshme, në kampingun e Vllaznisë në Ulqin ndodhet edhe një tjetër futbollist malazez, përveç të njohurit Igor Radusinoviç. Bëhet fjalë për Nebojsha Xhorxheviçin, lojtar i cili do të qëndrojë disa ditë në provë te kuqeblutë e më pas do të vendoset nëse do të qëndrojë apo jo në këtë skuadër. Por ndërsa drejtuesit e Vllaznisë janë marrë me këtë tratativë, puna e parë që ata kanë bërë ka qenë marrja e informacionit për të nga ana e Radusinoviçit. Ky i fundit, pa dashur të luajë rolin e menaxherit për të, ka folur fjalët më të mira për mesfushorin sulmues, por nga
ana tjetër i ka këshilluar drejtuesit e kuqebluve ta marrin atë në provë për disa ditë. Unë e njoh personalisht këtë lojtar dhe ju garantoj që është lojtar i mirë. Por a bën apo s'bën për Vllazninë, këtë le ta vendosin drejtuesit e skuadrës."
Xhorxheviçi kërkon të largohet nga Buduçnosti pasi drejtuesit e klubit i kanë ofruar një kontratë afatgjatë me pagesë shumë të vogël. Luan në mesfushë, por edhe në sulm, dhe ka një gjuajtje shumë të fortë. Ai është një futbollist i njohur në Mal të Zi dhe shpresoj që t'i bindë edhe drejtuesit e Vllaznisë për të qenë në radhët e saj," ka thënë Igori.
Posted: Wed, 11 Jan 2006 , 14:59
by vllaznia1919
Bokatola, premtimi i fundit për të ardhur sot
Ardhja e tij gati sa nuk është kthyer në një "telenovelë". Riçard Bokatola, kongolezi i planifikuar për të ardhur te Vllaznia, ende nuk ka mbëritur në Shkodër, ndonëse ka qenë i pari lojtar që dukej i sigurt për t'u veshur kuqeblu. Justifikimet për mosardhjen e tij herë kanë qenë të shoqëruara me disa pengesa në marrjen e vizës hyrëse në Shqipëri e herë të tjera me justifikime sa për të kaluar radhën. Megjithatë, premtimi i fundit i vetë kongolezit është se do të mbërrijë nga Franca në aeroportin e Rinasit pikërisht sot në drekë. Por, pavarësisht faktit se do të mbërrijë, është e sigurt që ai nuk do të jetë i gatshëm për të luajtur ndaj Tiranës, pavarësisht formës që mund të ketë. Trajneri Dedja i ka bërë planet me lojtarët e tjerë që ka në stërvitje në Ulqin. Ndërkohë, siç është bërë e ditur, me ekipin kuqeblu që nga e hëna është duke u stërvitur edhe futbollisti malazez Xhorxheviç, për të cilin do të jepet një përgjigje përfundimtare në fundin e kësaj jave. Nga ana
tjetër, ende nuk janë bërë të gjallë brazilianët e premtuar nga presidenca kuqeblu për t'u provuar te kjo skuadër.
Posted: Thu, 12 Jan 2006 , 14:36
by vllaznia1919
Lici: Fati im mësohet të premten
Aktivizimi i tij është në pikëpyetje dhe për rrjedhojë deri në këto momente nuk shihet si pjesë e skuadrës për ndeshjen e së shtunës kundër Tiranës. Këtë e di edhe vetë Lici, por edhe trajneri Dedja, që duket shumë i shqetësuar në lidhje me këtë çështje. Ai e konsideron këtë lojtar shumë të rëndësishëm për skuadrën e tij dhe mosaktivizimi të shtunën do t'i nxirrte atij shumë probleme. Nëse në mbrojtje edhe mund të kompensohet mungesa e Ndrekës, ajo e Licit duket e parikuperueshme. Por ndërkohë, gjithnjë në lidhje me këtë çështje, vetë protagonsti i saj, Suad Lici, për "Sportin shqiptar" ka shpjeguar: "Fakti që ende nuk mund të luaj për Vllazninë është më se i vërtetë, por nga ana tjetër jemi duke bërë të gjitha përpjekjet që ky problem deri të premten në drekë të zgjidhet dhe unë të jem në fushë të shtunën. Për këtë jam shumë i bindur, sepse besoj se kam të drejtë në zgjidhjen e kontratës me azerbajxhanasit dhe këtë të drejtë do ma japin edhe institucionet përkatëse." Në këtë mënyrë, të gjithë në kampin shkodran mbesin me sytë nga FSHF ja, duke pritur që deri të premten të mbërrijë i shumëprituri lejekalim për futbollistin Lici.
Posted: Thu, 12 Jan 2006 , 18:22
by Admin
Pershendetje !!!
Ishalla zgjidhet sa ma shpejt puna e Licit , sepse nji lojtar si Lici i duhet shume Vllaznise , edhe ne ndeshjen miqesore kunder Beses ai dha asist-in per realizimin e golit ... Per neser eshte lane qe te jepet nje pergjigje perfundimtare , shpresojme qe te zgjidhet sa me shpejt ...
Posted: Fri, 13 Jan 2006 , 22:12
by vllaznia1919
edhe puna e bokotoles edhe atyne braziljanve po kthehet soap-opera.
Si gjithmone kur fliten per presidencen tone.
Posted: Tue, 17 Jan 2006 , 14:54
by vllaznia1919
Mbërrijnë malazezët dhe një nigerian
Dje pasdite me skuadrën shkodrane, janë bashkuar edhe disa lojtarë të tjerë të huaj. Bëhet fjalë për disa malazezë dhe një tjetër futbollist të ardhur nga Afrika. Mes të ardhurve, njëri prej tyre është ish sulmuesi i Partizanit, Jovan Drobnjak. Ky i fundit mendohet të jetë një nga përforcimet më serioze të shkodranëve në këto momente. Vetë Drobnjak, në një prononcim të shkurtër thotë se tashmë e ka lënë pas njëherë e mirë, historinë e keqe me Partizanin dhe kërkon të nisë një tjetër me Vllazninë. Ai në këto momente ka pasur edhe një ofertë nga Izraeli, por më parë do të bisedojë me shkodranët, për mundësinë e firmosjes së një kontrate me ta. Një tjetër malazez që ka ardhur në provë te Vllaznia, është edhe Radonja Rakoviç. Ky i fundit luan si sulmues, është 23-vjeç dhe vjen nga ekipi Molnar i Tivarit. Ndërkohë, sot me skuadrën do të bashkohet në provë edhe Serxhan Nikiç, si dhe brenda këtyre ditëve, do të jepet një përgjigje përfundimtare për Nebojsha Xhorxheviç. Po ashtu, dje në Shkodër ka mbërritur edhe një futbollist afrikan. Bëhet fjalë për nigerianin Ahmeti Nuabunuanne, që merret vesh se luan në rolin e një sulmuesi të tërhequr. Nigeriani është 20-vjeç dhe thuhet që kohët e fundit ka kaluar edhe në Korçë, në përpjekje për të gjetur një ekip për të luajtur.
Posted: Wed, 18 Jan 2006 , 14:54
by vllaznia1919
Ndreka, asnjë "haber" nga Turqia për të
Futbollisti lezhjan Henri Ndreka, prej 8 ditësh është larguar nga Vllaznia me destinacion Turqinë, por gjatë kësaj periudhe ende nuk ka asnjë "haber" për të. Mbrojtësi shtatlartë ka shkuar për provë tek ukrainasit e Vorllska Poltavës, ekip ku luajnë edhe dy kosovarët Dallku e Curri. Siç është bërë e ditur, ky ekip është
duke zhvilluar fazën përgatitore në Antalia të Turqisë dhe prej atje, pritej të vinte ndonjë sinjal për firmosjen e kontratës apo jo nga lezhiani. I shoqëruar nga menaxheri i tij Nexhmedin Haxhia, Ndreka kishte premtuar se do të mbyllte punë shumë shpejt me ukrainasit, deri të premten e kaluar, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Ende nuk ka asnjë lajm në lidhje me këtë lojtar, por nuk është çudi që lojtari i Vllaznisë të firmosë për Poltavën, kur bëhet fjalë për një shumë prej afro 120 mijë euro, për firmosjen e një kontrate njëvjeçare. Në rast se ndodh kjo, ai mund ta marrë menjëherë leje kalimin nga skuadra shkodrane, sepse e tillë ka qenë kontrata që ai ka pasur me të.
Posted: Wed, 18 Jan 2006 , 14:54
by vllaznia1919
Vllaznia, sot testi për të ardhurit e fundit
Në radhët e skuadrës shkodrane, ditët e fundit kanë mbërritur disa futbollistë të huaj, të cilët do të provohen e më pas për ta do të vendoset nëse do të qëndrojnë apo jo. Numri i të ardhurve ka shkuar në pesë, ku katër ndër ta janë malazezë. Bëhet fjalë për Jovan Drobnjak, Nebojsha Xhorxheviç, Serxhan Nikiç dhe Radonja Rakoviq. Përveç tyre është edhe nigeriani Nwbunwanne. Pikërisht për të vendosur për fatin e këtyre lojtarëve, trajneri Dedja ka vendosur që ndeshjen e kontrollit të ditës së sotme, ta zhvillojë në stadiumin "Loro Boriçi", për të parë më së miri edhe aftësitë e këtyre lojtarëve, nëse ia vlejnë për të qëndruar te Vllaznia apo jo. Ndër ta, më i sigurti për të qëndruar, padyshim që është ish sulmuesi i Partizanit, Drobnjak. Presidenca e Vllaznisë ka biseduar me të mbrëmjen e së hënës për kushtet financiare të kontratës dhe parimisht është rënë dakord. Por, firmosja e kontratës është lënë për të premten, ndoshta edhe për faktin e një prove të shkurtër gjatë këtyre ditëve.