Page 7 of 8
Posted: Thu, 15 Jun 2006 , 13:13
by vllaznia1919
Ahi: Vllazninë nuk e ndërroj me asnjë
Në sezonin e fundit ka bërë një paraqitje të mirë me fanellën kuqeblu dhe për rrjedhojë po shihet me kujdes edhe nga skuadra të tjera të kampionatit shqiptar. Emri i Franc Ahit është lakuar ditët e fundit edhe si një kandidaturë e mundshme e Tiranës për krahun e majtë të mesfushës, gjithnjë nëse me këtë skuadër nuk bashkohet Ansi Agolli. Vetë futbollisti i Vllaznisë thotë se nuk ka dijeni të planeve të tilla të bardhebluve, për më tepër që nuk ka kontaktuar askush me të. Megjithatë, një mundësi e tillë nuk ka se si të refuzohet, gjithnjë nëse vjen. "Të them të drejtën, vetëm përmes shtypit e kam marrë vesh se ekziston një mundësi e tillë. Drejtuesit e Tiranës ndoshta kanë planet e tyre për këtë lëvizje, por deri në këto momente unë nuk kam pasur asnjë kontakt me asnjërin nga drejtuesit e këtij klubi. Duke qenë kështu, nuk di çfarë të them, megjithëse nuk mund ta fsheh dëshirën për të luajtur me këtë ekip, apo edhe me të tjerë, si Elbasani, Partizani e Dinamo, që janë gjithnjë pretendentë. Gjithsesi, Vllazninë nuk e ndërroj me askënd, prandaj dhe mbesim me shpresë që të ajo jetë përsëri një skuadër pretendente," ka thënë 23 vjeçari shkodran. Por ndërkohë vetë mesfushori i kuqebluve ka bërë të ditur se nuk mund të quhet ende futbollist i lirë, ngaqë ka edhe një vit tjetër kontratë me Vllazninë, prandaj shton: "Edhe nëse ndonjë skuadër më kërkon, patjetër që ajo duhet të merret vesh me drejtuesit shkodranë, pasi kontrata që kam me ta përfundon në vitin 2007, pra pas një sezoni." Sakaq, gjatë këtyre ditëve Ahi e ka ndjekur me shqetësim gjendjen jo të mirë që ka përfshirë klubin shkodran. Pasiguria për të ardhmen natyrisht që i ka bërë futbollistët kuqeblu të presin me ankth rregullimin e gjendjes. "Natyrisht që nuk është mirë për askënd, as për ne si futbollistë, por as për futbollin shqiptar që Vllaznia të mos ketë një ekip pretendent, siç e ka pasur gjithmonë. Unë personalisht shpresoj shumë që kjo gjendje të rregullohet dhe presidenca të ndërtojë një ekip shumë të fortë dhe jo që situata të përkeqësohet, duke mbetur në skuadër vetëm futbollistët e rinj," ka thënë më tutje Franci. Në kampionatin e fundit numri 20 i kuqebluve ka luajtur në disa pozicione në mesfushë, por në ndeshjet e fundit edhe si sulmues përkrah Sinanit. Ahi ka luajtur në 30 takime të kampionatit, duke shënuar edhe 2 gola, pikërisht ndaj Teutës në fazën e dytë, si dhe ndaj Besës në fazën e tretë.
Posted: Tue, 08 Aug 2006 , 13:54
by vllaznia1919
Shulze, i kënaqur për përgatitoren gjermane
Kthimi nga Gjermani ka bërë që trajneri Ulrih Shulze të jetë po aq i motivuar sa në ditën e parë të marrjes së detyrës për të drejtuar Vllazninë. Për të mos thënë që duket më i motivuar se kurrë, pavarësisht se vazhdon të hasë probleme me kompletimin e skuadrës. Megjithatë, gjermani 59-vjeçar është mëse i kënaqur me mënyrën si ka shkuar stërvitja në qytetin e tij të lindjes. "Kemi punuar për 14 ditë, kemi zhvilluar 28 seanca stërvitore dhe 7 ndeshje. Përgjithësisht, jam i kënaqur me atë çfarë kemi arritur, teksa puna ka qenë e përqendruar kryesisht në përgatitjen fizike të lojtarëve. E keqja më e madhe në punën time ka qenë fakti se nuk i kam pasur në dispozicion të gjithë lojtarët. Në javën e parë të stërvitjeve kam pasur në dispozicion vetëm 4 lojtarë të formacionit bazë. Ndërsa në javën e dytë, kur skuadra u kompletua në njëfarë mënyre, disa lojtarë kanë kaluar probleme shëndetsore, siç kanë qenë rastet e Osjes dhe Dabullës, megjithatë, e thashë që jam shumë i kënaqur me mënyrën si shkoi kjo periudhë stërvitore," ka theksuar trajneri Shulze. Sa i takon ndeshjeve miqësore, që Vllaznia ka luajtur në Gjermani, trajneri i kuqebluve nuk ka pasur shumë dëshirë të flasë për to. Ai u shpres se kanë qenë vetëm ndeshje testuese, por pa harruar të nënvizojë edhe faktin se kundërshtarët, pavarësisht se modestë, kanë pasur vlera. "Në shtatë ndeshjet miqësore që kemi zhvilluar, i kam kushtuar rëndësi vendosjes së lojtarëve në fushë, duke i dhënë mundësinë çdo lojtari të tregonte vlerat e veta. Kundërshtarët kanë qenë përgjithësisht të kategorive të ulëta, por të luash ndaj këtyre ekipeve, nuk është asnjëherë e lehtë. Në Gjermani të gjithë ekipet luajnë të disiplinuar në fushë, prandaj duhet të bësh shumë për t'i mundur," ka shtuar ai. Nga ana tjetër, megjithëse ishte premtuar se qëndrimi në Gjermani do të shoqërohej edhe me ardhjen e disa lojtarëve cilësorë, kjo nuk ka ndodhur. Shulze e shpjegon edhe këtë fakt, duke u ndalur edhe tek rasti i paraguajanit Fernadez, për të cilin ende nuk dihet si do rrjedhin punët. Për këtë, numri 1 i stolit kuqeblu, shton: "Kemi provuar tetë lojtarë, por asnjëri prej tyre nuk bënte për ne. Po ashtu, vajtja me vonëse në Gjermani, bëri që dy lojtarët sulmues, të cilët kisha piketuar për t'i marrë te Vllaznia, të firmosnin për ekipe të tjera, njëri me ekipe gjermane dhe tjetri në Hungari. Sa i takon Fernandezit, mund të them që është një lojtar i mirë, në moshë të re, por ai nuk ka udhëtuar me ekipin, pasi duhen sqaruar edhe disa gjëra nga ana financiare, prandaj problemi i tij mbetet i hapur. Për Durishtin mund të them që është një lojtar që vlen për ekipin, prandaj kemi vendosur ta mbajmë." Ditët kalojnë dhe shqetësimi më i madh i drejtuesit të stolit kuqeblu është kompletimi i skuadrës. Ai e ka të qartë se çfarë mungon dhe këtë ia ka bërë të qartë presidentit Fushaj. "Nëse vjen Dalipi, kompletojmë krahun e djathtë të mesfushës dhe na mbetet vetëm plotësimi i sulmit, ku na duhen medoemos edhe një apo dy lojtarë të këtij reparti, pasi kemi edhe Ahin e Sukajn në dispozicion," - sqaroi trajneri Shulze. Në fund të prononcimit të djeshëm, i pyetur nga "Sporti shqiptar" se cili lojtar e ka befasuar me paraqitjen e tij gjatë përgatitores gjermane, ai është përgjigjur pa as më të voglin hezitim: "Suad Lici. Ai mbante lojën, bënte gjithçka mirë dhe prandaj e kam zgjedhur kapiten të ekipit."
Posted: Thu, 10 Aug 2006 , 14:10
by vllaznia1919
Vukçeviç: Maksimumin për tifozët kuqeblu
Ndeshjet miqësore që ekipi i Vllaznisë ka zhvilluar kohët e fundit në Magdeburg të Gjermanisë, e kanë evidentuar atë si një lojtar shumë të rëndësishëm. Nikolla Vukçeviç po pëlqehet çdo ditë e më tepër për lojën e tij edhe nga trajneri Shulze, i cili për rrjedhojë ka vendosur t'i besojë një rol të ri, atë të mesfushorit me tipare mbrojtëse. Këtë detyrë malazezi 22-vjeçar është duke e kryer më së miri, për më tepër që është shfaqur edhe në rolin e golashënuesit. Kuptohet që një nga avantazhet e tij më të mëdha është shtatlartësia, çka i ka dhënë mundësi të jetë një pikë e fortë në lojën e ajrit për Vllazninë. I pyetur për këtë paraqitje të tij, Vukçeviç thotë se është shumë i kënaqur, ndërkohë që shpreson të bëjë po këtë paraqitje edhe në kampionat. "Jam shumë i kënaqur me paraqitjen që kam bërë, aq më tepër që dhe drejtuesit e skuadrës kanë mbetur të kënaqur. Megjithatë, nuk mjaftohem me kaq dhe jam duke punuar me shumë dëshirë, në mënyrë që një paraqitje të tillë, për të mos thënë më të mirë, ta bëj edhe në kampionat," deklaroi ai në intervistën e tije. Ai ka ardhur i huazuar deri në fund të këtij sezoni nga ekipi i Buduçnostit të Podgoricës dhe nisur nga përshtypjet e para që ka mbi ambientin e ri, shprehet se nuk përjashtohet mundësia që ai të luajë edhe sezonin tjetër me Vllazninë, gjithnjë nëse gjërat shkojnë mirë. "Përshtypjet e para për skuadrën dhe ambientin këtu në Shkodër janë shumë të mira për mua. Më ka ndihmuar edhe fakti që në skuadër kam edhe një malazez tjetër, Radusinoviçin. Dëshira ime është të kënaq sa më tepër tifozët e zjarrtë të kësaj skuadre dhe, nëse gjërat shkojnë mirë këtë sezon, nuk përjashtohet mundësia që të qëndroj dy vjet këtu. Kuptohet duke u marrë vesh edhe me drejtuesit e Buduçnostit në fund të këtij sezoni," ka shtuar më tej shtatëlarti nga Podgorica. Me shumë gjasa, Vukçeviç edhe gjatë sezonit të ri do të luajë në rolin e mesfushorit me tipare mbrojtëse, por ai thotë që nuk e ka problem aspak një gjë të tillë. Madje si me të qeshur, ai thotë se në rast nevoje mund të luajë edhe portier. "Vendi im i preferuar është ai i mbrojtësit, por mund të luaj pa problem edhe në mesfushë, siç kam luajtur në miqësoret e fundit. Madje, nëse portieri ynë do të dalë me karton të kuq në ndonjë ndeshje, unë mund të luaj edhe në rolin e tij. E rëndësishme është që jam në dispozicion të trajnerit për të luajtur aty ku ai e sheh të nevojshme," pohon një nga blerjet më të rëndësishme të Vllaznisë. Vukçeviç thotë se ka shumë dëshirë të arrijë suksesin sivjet me fanelën kuqeblu, duke fituar ndonjë trofe, çka do të bënte që ai të fitonte të drejtën për të luajtur.
Posted: Mon, 18 Sep 2006 , 13:46
by vllaznia1919
Shulze, trajneri që beson te të rinjtë
Para ndeshjes me Tiranën u fol shumë për disa eksperimente që trajneri Shulze do të bënte për formacionin e ndeshjes me Tiranën. Por ardhja e Leandros dhe riaftësimi i Osjes bënë që vetëm për dy lojtarë të rinj të vihej në provë talenti i tyre. Bëhet fjalë për Ahin (nuk mund të quhet krejt i ri) dhe Sukajn, të cilët ndonëse janë sulmues të mirëfilltë, këtë ndeshje kanë luajtur në rolin e mesfushorëve të krahut. Një detyrë kjo e vështirë, pasi nga këmbët e tyre priteshin shumë gjëra. Dhe në të vërtetë nuk kanë zhgënjyer. Ahi në krahun e djathtë ka qenë në nivel të lartë në pjesën e parë, ndërkohë që Sukaj ka qenë protagonist në disa minuta të pjesës së dytë, teksa dha edhe pasin e golit për Miliçin, apo dhe me 2 3 goditje të tij drejt portës. I pyetur pas ndeshjes në lidhje me këta lojtarë, Shulze do t'u jepte notën "kalueshëm", që do të thotë se ata e kanë fituar besimin e tij. "Mund të jenë parë me dyshim, por unë besoj te këta lojtarë. Sukaj mund të kishte luajtur edhe pak më mirë, por është i ri dhe mund të përmirësohet në të ardhmen. E rëndësishme është t'i bëjmë të kuptojnë se janë të vlefshëm për ekipin njëlloj si të gjithë të tjerët," ka thënë trajneri gjerman. Dhe në të vërtetë kjo është praktika e tij e punës: për të nuk ka titullar. I tillë është ai që stërvitet më mirë dhe që luan më mirë në fushë.
Posted: Tue, 03 Oct 2006 , 21:43
by Admin
Lici: Golin, për vete dhe djalin tim
Java e shkuar ka qenë një nga më të vështirat për të. Problemet e lindura pas ndeshjes me Shkumbinin, çka çuan në heqjen e shiritit të kapitenit, natyrisht që nuk lanë shije të mirë te Suad Lici. Megjithatë, fundjava ka qenë një "happy end" i vërtet. Një gol i mrekullueshëm i tij shënuar në limitet e takimit me Elbasanin, i ka garantuar fitoren Vllaznisë. Vetë mesfushori 32-vjeçar ndihet i kënaqur me këtë, aq më tepër që u bë edhe një herë tjetër protagonist për skuadrën e tij. Por ata që kanë qenë në stadium e kanë parë qartë atë skenë të pasgolit. Trajneri Shulze ka vrapuar nga stoli dhe është përqafuar me të, si për t'u dhënë fund të gjitha polemikave të ditëve të fundit. Ja si shprehet për "Sportin shqiptar" Suad Lici në lidhje me ndeshjen e fundit:
Suad, goli ndaj Elbasanit duket se ju ka kthyer sërish humorin, apo jo?
Në radhë të parë, është kënaqësi që shënova, duke i dhënë përfundimisht fitoren ekipit tim, sepse deri në ato momente Elbasani na kishte vënë në vështirësi. Pastaj jam i kënaqur edhe për faktin se ka qenë një gol i bukur.
Ju kemi parë të vraponi në drejtim të shtëpisë suaj dhe t'ia dedikoni dikujt atë gol...
Kujt tjetër, përveç djalit tim? Prandaj dhe ai kishte një dedikim të veçantë, sepse rrallë ndodh të shënoj të tillë gola.
Ka qenë më i bukuri i karrierës suaj?
Ndër më të bukurit, sepse në mendje më ka mbetur edhe një gol i shënuar kur luaja me Tiranën, pikërisht në një ndeshje të Ligës së Kampioneve përballë Dinamos së Tbilisit. Gjithsesi, ky ndaj Elbasanit mbetet i veçantë për mënyrën e ekzekutimit.
Ndërkohë, të gjithëve u ka mbetur në mendje ai përqafim shumë miqësor me trajnerin Shulze pas shënimit të këtij goli...
Trajneri më thirri për të përgëzuar për golin që shënova dhe unë natyrisht që nuk kisha pse të hezitoja për të bërë një veprim të tillë. Mes nesh nuk ka më asnjë gjë. Historia e heqjes së shiritit është një kapitull i mbyllur për mua. Unë jam pjesëtar i ekipit dhe mundohem t'i bëj sa më mirë detyrat që më ngarkohem. E konsideroj veten njëlloj si futbollisti më i ri i skuadrës.
Shulze edhe në konferencën e shtypit të pasndeshjes ka folur me superlativa jo vetëm për golin, por edhe për lojën tuaj në tërësi, duke thënë se ishit shembulli se si duhet luajtur në fushë...
E falënderoj për këtë thënie, por, siç e thashë më lart, unë vazhdoj të jem ai futbollist që kam qenë gjithmonë. I bindur për të dhënë maksimumin në fushën e lojës në çdo ndeshje dhe për të zbatuar sa më mirë detyrat që më ngarkohen.
E konsideroni të rëndësishme fitoren me Elbasanin?
Shumë. Kjo sepse presioni mbi skuadrën ishte i madh dhe në rast se nuk do të fitonim as me Elbasanin, gjërat do të komplikoheshin. Loja në të vërtetë nuk ka qenë në nivelin e duhur, por e rëndësishme është që fituam dhe morëm tri pikët.
Dhe së fundi, si e mendoni ecurinë e Vllaznisë në të ardhmen?
Na duhet të fitojmë edhe në Krujë ndeshjen e ardhshme dhe më pas besoj se do të futemi në rrjedhën e zakonshme të pretendimeve tona.
Gjergj KOLA
Posted: Tue, 03 Oct 2006 , 21:44
by Admin
Shulzes “i vjen zëri”
Ne te vertete, thojzat mund dhe te mos vihen te fjala “shqip”, sepse gjermani Shulze ka nisur ta mesoje gjuhen tone, madje dhe te perpiqet te komunikoje permes saj. Por, trajneri i kuqbluve ka dhene shenja se ka nisur t’i hyje ne “brendesi” gjuhes, cka e tregoi edhe gjate ndeshjes se fituar ndaj kampioneve ne fuqi, te dielen. Shulze nga jashte fushes u flet shqip futbollisteve te tij, duke u dhene udhezime te momentit. Megjithate, pikerisht ky moment, pra drejtimi i skuadres ne fushen e lojes, sipas situatave qe krijohen, ka shkaktuar reagime nga lojtare te formacionit, te cilet pretendojne se duhet ta beje me mire, ndersa nuk kane verejtje per seancat stervitore, qe sipas futbollisteve ai i organizon dhe i drejton shume mire.
“Me pelqen gjuha juaj”
Ishim mesuar te shkembejme ndonje fjale me te ne gjuhen shqipe, sepse, per hir te se vertetes, duhet pranuar se qe prej mberritjes se tij ne Shkoder ai ka qene shume i predispozuar ne komunikimin me gazetaret sportive, duke iu pergjigjur ne menyre korrekte pyetjeve qe ata i benin rreth ecurise se skuadres kuqeblu. Nese rikujtojme dicka nga intervistat e para qe Shulze ka dhene per “Sport Ekspres”, do te gjejme dhe ate, ku gjermani kishte thene se “do te mesoj gjuhen shqipe, sepse deshiroj te qendroj gjate ne kete qytet”. Me kerkesen e tij, presidenti Fushaj i vuri ne dispozicion teknikut gjerman njeren prej profesoreshave me te afta te gjermanishtes dhe fale pasionit te Shulzes rezultati ka ardhur shume i shpejte. Surpriza ka qene konferenca e shtypit, e dhene menjehere pas ndeshjes me Elbasanin, ku Shulze ka filluar te flase ne gjuhen shqipe. Deklarata, e cila me shume ishte e shkruar ne leter, eshte shoqeruar ne vazhdim ne gjuhen e tij. I i pyetur rreth ketij fakti, Shulze eshte shprehur i kenaqur qe gezimin e fitores arriti ta shprehe ne gjuhen shqipe. “Kete radhe e kisha te shkruajtur, por heret e tjera do te flase me gjate dhe pa leter perpara, sidomos pas arritjes se fitores tjeter te radhes”, ka thene Shulze, duke qene i bindur ne rezultatet pozitive te skuadres per periudhen ne vazhdim. Duke vijuar biseden, ai thekson se “skuadra kete radhe luajti e mobilizuar, me nje perkushtim edhe me te madh ne kerkimin e fitores”. Megjithese formacioni ka patur disa mungesa te rendesishme, gjermani ka mbetur i kenaqur, sidomos me lojtaret e rinj qe aktivizoi ne formacion. Behet fjale per Sukajn dhe Liken, te cilet kane qene te detyruar te mbajne mbi shpatulla barren e sulmit. “Kane levizur mjaft, duke krijuar situata te rrezikshme perpara portes kundershtare”, ka vleresuar Shulze lojen e tyre, ndersa evidenton edhe te metat e konstatuara gjate lojes. “Humbem shume raste shenimi dhe kesisoj e vume ndeshjen ne pikepyetje, derisa shenua golin e dyte, ate te sigurise ne marrjen e trepikeshit”. Shulze ka evidentuar edhe defekte te tjera qe ka konstatuar gjate kesaj ndeshjeje, megjithate, kur fitohet ato kalohen disi me lehte. “E rendesishme eshte qe fituam dhe pozitat tona tashme jane me lart ne te gjitha drejtimet, ne klasifikim dhe sidomos ne moral, cka eshte mjaft e rendesishme”, ka vijuar ai.
“Nderprerja e kampionatit, favorizuese”
Per trajnerin dhe stafin e tij, Vllaznine e favorizon jo pak edhe periudha e nderprerjes se kampionatit, kohe qe, sic thote vete Shulze, do te shfrytezohet maksimalisht per riparimin e te metave te konstatuara ne ndeshjet e meparshme. Ne te njejten kohe, ditet ne dispozion do te jene te favorshme edhe per nje permiresim te mundshem te situates shendetesore te disa lojtareve. Bejzade, Dalipi si dhe malazezet Vukcevic dhe Radusinovic kane patur shqetesime serioze, te cilat me ndihmen dhe asistencen e stafit mjekesor te skuadres shpresohet te kalohen sa me shpejt. Duke perfunduar, Shulze, serish me nje shqipe te kuptueshme, eshte shprehur: “Ju kam thene se do te qendroj gjate ne Shkoder. Per kete po pervetesoj edhe gjuhen. Kjo fitore me Elbasanin shenon edhe kthesen e Vllaznise, e cila ne vazhdim do te shohe vetem perpara”.
GASPER MARKU
Posted: Wed, 04 Oct 2006 , 13:32
by vllaznia1919
Ishalla asht thjesht problem ambjentimit qe nuk po vijne rezultatet e deshirume.Te shpresojme qe sa ma shpejt Shulze te dalin ne lojen e ti.
Posted: Sat, 07 Oct 2006 , 14:07
by Admin
Shulze: Vllaznia nuk mund të bëhet kaq shpejt
Prej ditësh duket se ka “mllef” të flasë diçka për gazetarët por edhe kundër tyre ndoshta. Ulrih Shulze nuk i ka “kapërdirë” mirë disa shkrime në shtypin sportiv ku flitej për stërvitjen me ngarkesë të kuqebluve gjatë kësaj jave. Por nga ana tjetër gjermani e ka gati edhe përgjigjen: “Nëse janë ankuar futbollistët se nuk mund ta përballojnë këtë lloj stërvitjeje, ata të ikin në shtëpi”. Megjithatë drejtuesi i Vllaznisë kërkon kohë dhe durim nga të gjithë. E kjo duket edhe në intervistën e tij dhënë dje paradreke:
-Mister, sa ju ka shërbyer kjo ndërprerje e kampionatit?
-Mendoj se na ka shërbyer për mirë. Lojtarët janë stërvitur siç duhet dhe kjo gjë është pozitive.
-E konsideroni normale stërvitjen me dy seanca në ditë dhe njëkohësisht edhe me ngarkesë kur kampionati tashmë është i filluar?
-Unë e konsideroj shumë normale. Kjo ka qenë një javë pushimi dhe është bërë një stërvitje pak më e rëndë se herët e tjera. Por nëse ka ndonjë futbollist që ankohet për këtë atëherë ai më mirë të shkojë në shtëpi dhe të kërkojë prishjen e kontratës. Nuk e di a keni parë ju ndonjë kundërshtar që ka qenë më mirë se ne në aspektin e përgatitjes fizike?
-Por disa lojtarë nuk janë në gjendjen e tyre më të mirë fizike?
-Kjo nuk ka ardhur ngaqë ata nuk janë stërvitur por sepse kanë pasë probleme të ndryshme me dëmtimet e tyre dhe si pasojë nuk kanë arritur të jenë me ritmin e skuadrës në stërvitje. Mua nuk më pëlqen të dëgjoj se bëhet problem ngaqë ekipi stërvitet dy herë në ditë sepse e thashë kjo është mëse normale.
-Megjithatë mund të mos jenë lojtarët të mësuar me këtë lloj stërvitjeje?
-Atëherë të mësohen. E thashë edhe më lart, nëse nuk duan që mësohen me këtë lloj stërvitjeje, të ikin në shtëpi. Jemi duke u munduar të bëjmë më të mirën. Deri tani normalisht nuk kemi qenë në nivelin e duhur dhe prandaj nuk jam i kënaqur as me 8 pikët që kemi grumbulluar por duhet edhe pak kohë.
-Jeni shprehur se stërvitja që zhvillon Vllaznia nuk është as sa ajo që zhvillon një ekip i kategorisë së katërt në Gjermani. I përmbaheni sërish kësaj thënieje?
-Nuk dua të bëj krahasime edhe pse ka shumë ndryshime. S’më pëlqen të heq paralele. Këtu tek Vllaznia kanë ardhur plot 12 lojtarë këtë vit dhe ajo çfarë jam duke u përpjekur të bëj unë, është të krijoj një ekip. Unë për vete ende s’kam dëgjuar që një ekip i cili del kampion, nuk bën stërvitje. Po të marrim edhe ndeshjen me Elbasanin, megjithëse edhe ajo ka pasur problemet e veta, përsëri jam i kënaqur me mënyrën si është luajtur.
-Në miqësoren e sotme me Veleçikun do të testoni lojtarët që do luajnë javën e ardshme me Kastriotin?
-Do jenë po ato 18 lojtarë që kanë qenë edhe në ndeshjet e kaluara dhe do shohim se si do luajmë. Përjashtim bën vetëm Bejzade i cili ende nuk e dimë nëse jetë i gatshëm për të luajtur apo jo nisur nga dëmtimi që ka.
-Kur do të shohim në fushë Vllazninë e vërtetë, atë që do luajë 90 minuta në nivele të larta?
-Do ende kohë. Duhet durim sepse ekipi do 1 vit ose maksimumin 2 vjet të shkojë atje ku e ka synimin e vet dhe prandaj nga këta 12 lojtarë që kemi marrë sivjet, vetëm 6 prej tyre po e justifikojnë vërtet blerjen e tyre. Ajo që më bën përshtypje mua është fakti se këtu në Shqipëri, presidentët, nuk e kam fjalën për presidentin Fushaj, blejnë 7-8 lojtarë dhe kujtojnë se kanë formuar një ekip. Por për mua kjo gjë nuk funksionon. Po ashtu dëgjoj që një ekip këtu në Shqipëri, ka ndërruar brenda një sezoni 8 trajnerë, ky nuk është futboll. Kjo tregon se mungon kultura e futbollit. Duhet durim dhe kohë për të pasur një ekip të mirë.
-Fakti që kanë ardhur 12 futbollistë dhe vetëm 6 po e justifikojnë veshjen e fanellës së Vllaznisë, tregon se merkatoja përgjithësisht ka dështuar apo ka qenë problemi i hyrjes vonë në merkato?
-Nuk mund ta quaj të dështuar merkaton por nuk ka dalë ashtu siç e kemi menduar ne. Njëri nuk është përshtatur ende me lojën e ekipit, një tjetër nuk është në formën e duhur dhe kjo është mëse normale. Do vijnë edhe të tjerë në janar dhe shpresoj të gjejmë ata lojtarë që i duhen skuadrës.
Gjergj KOLA
Posted: Sat, 07 Oct 2006 , 14:13
by Admin
Jam dakort me tranjerin deklaratat e tranjerit, qe duhet kohe qe me krijo nje ekip pretendet, sepse duhet me u kriju grupi, boshti i ekipit dhe kja nuk arrihet per 3 muj. Presidenca duhet me fillu me ba kontrata afatgjata, dhe me mendu edhe per sezonet e tjera jo vetem ate qe asht ne vazhdim.
Ktu ka faj tan sistemi i futbollit shqiptar, sepse tana skuadrat bajne kontrata 1 vjecare....., por ka ana tjeter normale qe jane edhe veshtiresite sepse presidentet e skuadrave me zori sigurojne ekipin per nje sezon ja ma per ma shume.
Zgjidhja e kti problemit mund te jete krijimi i SHoqerive Aksionere!!
Posted: Mon, 09 Oct 2006 , 13:29
by vllaznia1919
Un kam kohe qe tham qe duhet me i dhane kohe,sepse ekipi nuk bahet fill per pak muj.Tirana qe fiton ka gjithmone pak a shum te njajtin bosht.
Duhen 2 gjana per mu:Sektori i te rive(ekipet zinxhire) dhe konsolidimi me kontrata afatgjata,si thate edhe ju.
Posted: Tue, 16 Oct 2007 , 13:52
by vllaznia1919
Nora: Vllaznia, vlerësim njësoj ndeshjeve
Sulmuesi gjirokastrit, Arlind Nora shprehet se për kuqeblutë kanë më shumë rëndësi pikët, jo rivalët
Të gjithë i kanë të qarta detyrat e veta, dikush të mbrojë portën, dikush tjetër të organizojë lojën dhe të tjerë të shënojnë. Në këtë pikën e fundit nuk është se te Vllaznia gjërat kanë shkuar mirë. Madje goli i parë erdhi vetëm në javën e katërt të kampionatit dhe autor i tij është pikërisht sulmuesi gjirokastrit, ndërkohë që për sulmuesit gjërat nuk kanë shkuar dhe aq mirë deri tani. Nëse Kaçi një ditë më parë shprehej se ai dhe kolegët e tjerë të sulmit kanë humbur shënjestrën, Arlind Nora mendon më ndryshe. Për të, thjesht topat e gjuajtur prej tyre nuk kanë shkuar në portë dhe vetëm kaq. "Secili ka mendimin e vet që nuk kemi shënuar aq sa duhet. Për rrjedhojë, nuk mund të themi se kemi humbur shënjestrën, por thjesht topat e gjuajtur prej nesh kanë devijuar nga porta dhe nuk kanë përfunduar në rrjetë. Por besoj se nuk ka për të ngjarë për shumë kohë kështu, pasi kemi për të dalë te goli," ka thënë 27-vjeçari gjirokastrit, që luan për herë të parë me Vllazninë.
I bashkuar që në qershor me këtë skuadër, Nora fitoi menjëherë simpatinë e tifozërisë shkodrane me dy ndeshjet e Kupës Intertoto kundër NK Zagreb, teksa me dy golat e tij në të dy takimet i kualifikoi shkodranët për në turin e dytë të këtij kompeticioni. Ndërkohë, në kampionat ka shënuar deri tani vetëm një herë, në ndeshjen ndaj Shkumbinit, gol që është duartrokitur shumë gjatë nga ana e të pranishmëve, pasi vlerësuan së tepërmi mënyrën e ekzekutimit të tij. Sakaq, më shumë rëndësi se kush do të shënojë dhe se kur do të dalin te goli sulmuesit, rëndësi ka që Vllaznia të vazhdojë të grumbullojë pikë sa më shumë, në mënyrë që të ngjisë gradualisht shkallët e renditjes. Vetë Nora është i mendimit se skuadra ka forca për ta bërë këtë gjë, prandaj shton: "Në tri ndeshjet e fundit nuk kemi humbur, teksa kemi marrë 5 pikë, por e mira do të ishte që këto pikë të ishin 9. Megjithatë, rëndësi ka që ekipi po del gradualisht te loja e tij dhe paraqitja ndaj Tiranës e vërteton më së miri këtë gjë. Gjithsesi, paraqitja e mirë nuk mjafton, sepse ato që duhen janë pikët. Tifozët tanë presin shumë prej nesh, prandaj duhet të bëjmë çmos t'i gëzojmë ata, por edhe veten e presidentin, që ka shpenzuar shumë për këtë skuadër." Ndërkohë, në javët në vazhdim shorti duket tepër i përshtatshëm për kuqeblutë, teksa deri në fund të fazës së parë, ndër 5 ndeshjet që janë për t'u luajtur, 3 prej tyre janë në "Loro Boriçi". Arlind Nora, pavarësisht nga kjo, nuk e ka mendjen shumë te kalendari. Për të e rëndësishme është që Vllaznia ta vlerësojë në maksimum çdo ndeshje. "Personalisht nuk jam aspak i mendimit se kalendari është i lehtë. Çdo ndeshje është e vështirë, aq më tepër kur edhe vetë nuk je në maksimumin e mundshëm. Ndeshjet duhen vlerësuar të gjitha njëlloj, duke filluar nga kjo e kësaj të shtune me Kastriotin dhe për të vijuar me të tjerat radhazi," ka thënë në fund të prononcimit të tij futbollisti i Vllaznisë, Arlind Nora.
Gjergj Kola
Posted: Sat, 27 Oct 2007 , 19:57
by vllaznia1919
Sukaj: S’janë të vërteta ato që thuhen për mua
Xhevahir Sukaj është vetëm 20 vjeç, madje i ka mbushur ato tri javë më parë, më 5 tetorin që kaloi. Lojtar i përfaqësueseve shqiptare të të rinjve dhe U-21, madje, kohë më parë edhe kandidat për kombëtaren e parë. Një nga talentët më të spikatur të Vllaznisë sezonin e kaluar, në këtë kampionat po kalon një “krizë”. “Alarmi” për të ka kohë që është dhënë, qoftë nga drejtuesit e ekipit, por edhe nga mediat, duke u cilësuar si një nga lojtarët jashtë formës sportive. Nga një titullar i padiskutueshëm i formacionit kuqeblu deri pak kohë më parë, në javët e para të këtij kampionati ai është kthyer në një lojtar stoli. Mund të ketë madje dhe nga ata, që thonë se “kaq e pati Xhevahiri”, në një kohë që aq shumë qe folur për perspektivën e tij. Por, në intervistën me të, për gazetën “Sport Ekspres”, mëson një qëndrim krejt ndrysh rreth asaj çka po ndodh.
Sukaj, shumë probleme në këtë sezon...
Fizikisht, mendërisht dhe në të gjithë treguesit e tjerë sportivë jam shumë më lart se sezonin e kaluar, pavarësisht se nuk po më jepet mundësia të shprehem në fushë. Drejtuesit e dinë vetë më mirë këtë punë, por unë personalisht nuk ka pse mos ta them, që gëzoj një formë shumë të mirë sportive. Këtë e them me plot gojën, pasi unë jam në gjendje ta shoh veten. E rëndësishme është që stervitem nga dy herë në ditë, duke bërë më tepër individualisht se me ekipin.
Sa ju shqetëson fakti që imazhi i Sukajt ka filluar të bjerë në opinion?
As unë nuk e kuptoj pse ndodh kështu. Por, për aq sa arrij të informohem nga miqtë e mi, tifofëzët mendojnë se “Sukaj është mendjemadh” dhe “nuk është duke i dhënë vedit për më lart”, apo gjërë të tjera. Por ata nuk e dinë si qëndron e vërteta.
Atëherë, cila është e vërteta?
Nuk e di, atë duhet ta thonë të tjerët.
Kush, për shëmbull, duhet ta shpjegojë një gjë të tillë?
Ka boll aty në skuadër. Ata duhet të flasin më hapur ndaj problemit tim, sepse jo gjithçka që thuhet në opinion është e vertetë. Nëse mund të flasim me përqindje, vetëm 10?20 për qind prej atyre që më akuzojnë mua qëndrojnë. E verteta është se kam patur një kontradiktë me profesor Armandon (ndihmëstrajnerin), pas ndeshjes së parë t- turit të dytë të Intertotos, me Trabzonsporin në Turqi, por gjithçka u sqarua, ndërkohë që opinionet rreth meje, për tekat e njërit apo të tjetrit, nuk janë aspak reale. Një gjë dëshiroj ta saktësoj në lidhje me replikat me publikun, pasi këtu e shoh se ka interpretime të ndryshme. Në dy momente, që më ka ndodhur diçka e tillë, i kam shkëmbyer vetëm me një person në prizmin personal, pasi me të tjerët, përfshirë edhe njerëzit e mi që janë mes tyre, kam shumë respekt. Megjithatë, edhe kjo nuk do të ndodhë më me mua.
Si pjesë e kombëtares U?21, të martën e kaluar luajtët në Baku, ndaj Azerbajxhanit. Si shkuat?
Si unë, ashtu dhe shoku i skuadrës, Lika, shkuam mjaft mirë. Luajtëm 90 minuta dhe unë personalisht pata tre raste për gol, por fati nuk desh, ndërsa edhe arbitri na dëmtoi shumë.
Keni qenë shumë pranë ofertës “Bariç”, tashmë dukeni në hije dhe tepër larg kombëtares...
Nuk është taman kështu. Shumë shpejt, ndoshta që nga grumbullimi i ardhshëm, unë mund të jem pjesë e kontigjentit kuqezi. Këto ditë kam patur një bisedë me trajnerin Oto Bariç dhe ai më sqaroi se më ka patur në projekt për grumbullim, por i kishin thënë që jam i dëmtuar, kur e vërteta nuk është ashtu. Nga kombëtarja nuk heq dorë kollaj. Jam 20 vjeç dhe do të sulmoj me ego drejt kombëtares, por edhe në një skuadër jashtë vendit, sipas projektit që kemi me menaxherin Rudi Vata, çka mund të ndodhë edhe në janar. Por, gjithsesi, edhe nëse bëhet realitet një gjë e tillë, nuk do të dëshiroja të largohesha pa lënë gjurmë te Vllaznia, gjë të cilën do të përpiqem maksimalisht ta bëj deri në fund të vitit, me aq mundësi sa do të më jepet për të luajtur.
Mendoni se keni bërë pak në kampionat, për të shkuar deri atje ku thoni ju?
Po, kjo është e vertetë. Vetëm një gol në këto javë, kur jam aktivizuar vetëm një herë titullar, ndaj Dinamos, kurse në të tjerat si zëvendësues, vërtet është pak, por ju kujtoj se edhe vjet në këtë kohë kam shpërthyer. Konkretisht, me ardhjen e trajnerit Josa, që në ndeshjen e parë nën drejtimin e tij në Gjirokastër, ku shënova dy gola, për të qenë pastaj vazhdimisht në vëmendje, derisa e mbylla me nëntë gola kampionatin dhe tre për kupë.
Duke u kthyer te skuadra, ju tremb rivaliteti brenda saj?
Jo, aspak. Unë do të vazhdoj të bëj punën time. Madje, nëse do të jem pjesë e skuadrës, edhe në qoftë se vijnë 2?3 sulmues që përfliten, aq më mirë, sepse rivaliteti do të jetë edhe më i madh. Kam shumë besim në forcat e mia, sepse jam në formë. Moralisht jam lart, pasi kur i di forcat reale të mia nuk më bën përshtypje çfarë mendojnë të tjerët.
Posted: Sat, 27 Oct 2007 , 19:58
by vllaznia1919
Pa mar fyll po kta qe thu duhet me i diftu ne fushe e je gazetarit i ulun ne tavoline.
Posted: Fri, 16 Nov 2007 , 14:55
by vllaznia1919
Grima: Vllaznia, jo më gabime në Shkodër
Kapiteni i ekipit shkodran Armir Grima kërkon që në ndeshjet në shtëpi të luhet më lirshëm
Këtë sezon i është besuar shiriti i kapitenit. Një përgjegjësi të cilën Armir Grima nuk e ka për herë të parë dhe si rrjedhojë e ka mjaft të qartë se cila do të jetë detyra e tij. Këtë sezon njëkohësisht, ashtu si edhe ai i kaluari, kanë qenë mjaft të mirë për portierin 33-vjeçar, i cili ka bërë një paraqitje të shkëlqyer. I tillë ka qenë edhe në 11 ndeshjet e zhvilluara deri tani, duke qenë kështu një garanci në prapavijë për kuqeblutë.
Tashmë që faza e parë është mbyllur, i pyetur nëse i ka realizuar Vllaznia objektivat e saj, Grima do të përgjgjej: "Për nga mënyra si rrodhën ngjarjet, mendoj se jemi brenda objektivave. Kuptohet që mundësitë kanë qenë për të bërë edhe diçka më tepër, sepse investimi i presidentit ka qenë i madh, por në futboll luhatjet janë të pranueshme. Megjithatë, për vetë nisjen e keqe që i bëmë kampionatit, besoj se në javët në vijim e rregulluam imazhin tonë, njëkohësisht edhe renditjen dhe besoj se e meritojmë vendin e katërt në renditje.
E vetmja keqardhje për ne është që me pikë duhej të kishim qenë pak më afër me skuadrat e kreut, por kjo detyrë na mbetet për në vazhdim." Skuadra shkodrane ka çaluar në dy drejtime në pjesën e parë të sezonit: te rendimenti i disa prej lojtarëve të blerë me aq shumë bujë dhe njëkohësisht te lënia e disa pikëve në Shkodër. Në lidhje me këto dy çështje, portieri Grima jep edhe ai gjykimin e tij, kuptohet, duke qenë në rolin e futbollistit dhe si rrjedhojë përpiqet t'u shmanget deklarimeve të drejtpërdrejta.
"Mundësitë për të qenë më lart kanë qenë, por ja që nuk ndodhi kështu. Sa i takon faktit që disa prej lojtarëve të ardhur nga merkatoja nuk kanë dhënë maksimumin, mund të them vetëm se drejtuesit e klubit kanë bërë më të mirën e mundshme, për vetë faktin se emrat e tyre ishin të respektueshëm. Pastaj duhet pranuar edhe fakti se futbollistët njohin edhe momente jo të mira në karrierën e tyre, apo kanë dhe probleme përshtatjeje dhe si rrjedhojë rendimenti i tyre nuk kanë qenë në lartësinë e duhur. Kjo sigurisht që e dëmton edhe skuadrën, por ky është realiteti.
Nga ana tjetër, sa u takon ndeshjeve të luajtura në Shkodër, kuptohet që nuk është aspak mirë që kemi lënë plot 7 pikë, sepse vetëm po të kishim fituar me Flamurtari dhe Besën, do të kishim qenë shumë pranë kreut, në vendin e dytë dhe vetëm dy pikë larg vendit të parë. Mendimi im është se lënia e pikëve në fushën tonë ndodh ngaqë lojtarët nuk japin maksimumin në fushë edhe si pasojë e një presioni, nëse mund ta quajmë kështu, që vjen nga tifozët, të cilët duan me çdo kusht fitoren dhe prandaj futbollistët janë gjithnjë para kritikave të tyre për çdo veprim që bëjnë në fushë," ka shtuar më tej lojtari që mban shiritin e kapitenit te kuqeblutë.
Më pas Grima do të thoshte se e rëndësishme është të bëhet maksimumi në ndeshjet që kanë mbetur deri në fund të këtij viti, prandaj shprehet: "Kalendari na favorizon në këto 6 ndeshjet që kemi për të luajtur deri në fund të vitit. Luajmë 4 në Shkodër dhe si rrjedhojë duhet të përpiqemi jo vetëm t'i marrim 12 pikët, por edhe të thyejmë atë mendimin e krijuar që skuadra nuk shprehet siç duhet në fushë. Pastaj në janar, duke shpresuar edhe në ardhjen e lojtarëve të rinj nga merkatoja, besoj se Vllaznia ka për t'i arritur objektivat e saj."
Gjergj KOLA
Posted: Fri, 16 Nov 2007 , 21:00
by Edmond-Cela
o grima ik ma burr lene futbollin, se te ka ardh mosha tash.
Posted: Mon, 19 Nov 2007 , 02:10
by Edmond-Cela
Teli: Ndaj Elbasanit duhet te jemi me agresive
gjate fazes se pare mund te konsiderohet si lojtari me ne forme i Vllaznise. Nje paraqitje stabel e tij ka qene nje garanci me teper ne prapavijen e kesaj skuadre duke qene nje pike e pakalueshme. Admir Teli ka marre vleresimet nga te gjithe per kete paraqitje megjithate vete ai deshiron te jete modest duke thene se ka bere vetem detyren. Madje per te personalisht me mire do kishte qene qe Vllaznia te ishte pak me lart ne renditje dhe ne adrese te tij te kishte me pak komplimenta. Nderkohe ne ndeshjen e fundit ndaj Kavajes, numri 4 i kuqebluve ka marre nje goditje ne gju dhe si rrjedhoje ka ndjere jo pak dhimbje. Ata kane vazhduar edhe ne ditet pas ndeshjes nderkohe qe ne gjate javes se kaluar ka qene edhe ne podgorice per te zhvilluar nje terapi te posaçme per demtimin e tij. Kete terapi mbrojtesi i Vllaznise do ta vazhdoje edhe gjate kesaj jave por ajo qe ka me shume rendesi per stafin kuqeblu eshte fakti se lojtari nuk rrezikon per ndeshjen e rradhes me Elbasanin. Kete e pranoi dje edhe vete Teli i cili per “Sporti Shqiptar” do thoshte: “Goditja qe mora ne gju ne ndeshjen me Besen me ka krijuar jo pak dhembje. Per kete arsye kam bere dhe do te bej terapi te specializuar ne Mal te Zi dhe mjeku specialist me ka siguruar se nuk kemi te bejme me ndonje demtim serioz por gjithsesi duhet bere shume kujdes.
Duke dhene kete pergjigje, kjo do te thote se une do jem ne fushe per ndeshjen ndaj Elbasanit e cila eshte shume e rendesishme per ne”. sfida me portokallinjte konsiderohet vertete e tille dhe te gjithe tashme presin qe shkodranet te mos gabojne serish si ne ndeshjet e kaluar ne Shkoder. Vete Teli qe eshte njekohesisht edhe zevendeskapiteni i ekipit e jep qarte “receten” e tij: Skuadra duhet te kete me agresive ne fushen e lojes. “Sidomos ne ndeshjen ndaj Beses ekipi ka luajtur mjaft mire dhe duhet te perserisim ndaj Elbasanit serish ate ndeshje me ndryshimin e vetem se duhet te jemi me agresive ne fushe. Kundershtari nuk duhet lejuar “te marre fryme” dhe vetem keshtu mund te fitojme duke mos bere hapa te tjere te gabuar”. Admir Teli flet nga pozitat e nje mbrojtesi e sigurisht qe e ka me te lehte perderisa ky repart ka qene nder me te miret e Vllaznise kete kampionat. Por nga ana tjeter, 26 vjeçari shkodran vlereson se tepermi edhe rolin e Sinanit ne skuader dhe duke qene keshtu, per te dhe per skuadren gjerat jane me te lehta. Megjithate e rendesishme duket se eshte premtimi se mbrojtja ne ndeshjen e ardhshme do jete e pakalueshme dhe topi ka kaluar ne “fushen e sulmuesve”. “Di te them se mbrojtja do te avzhdoje t’i kryeje ne menyren me te mire te mundshme detyrat e saj. Pikesynimi jone kryesor eshte te mos pesojme gol, ky do jete edhe ndaj Elbasanit dhe pastaj te presim se çfare do na dhuroje sulmi. Kuptohet kemi gjetur ate Sinan qe prisnim te gjithe dhe gjerat edhe per skuadren tashme jane me te lehta dhe nuk na mbetet tjeter veçse te fitojme ndeshjen e rradhes”-ka thene ne fund mbrojtesi i Vllaznise Admir Teli.
Posted: Tue, 20 Nov 2007 , 00:55
by Edmond-Cela
Cungu: Vllaznia s’duhet te lere pike me Elbasanin
Qe prej ardhjes ne krye te kuqebluve sezonin e shkuar te Mirel Joses, ai eshte bashkepunetori i tij me i ngushte. Duke punuar plot pasion eshte munduar te beje me te miren dhe sigurisht qe nuk e ka patur shume te veshtire te ingranohet ne skuader ngaqe shume prej lojtareve aktuale te Vllaznise ai i ka patur kolege si futbolliste. Armando Cungu flet me shume perkushtim edhe per punen qe ai dhe i gjithe stafi i skuadres kuqeblu eshte duke bere vetem e vetem qe ajo te arrije objektivat qe ka. Per t’i arritur ato kuptohet qe duhen rregulluar disa gjera dhe mbi te gjitha ecuria e ekipit ne ndeshjet ne Shkoder. Kjo ngaqe deri tani, ka lene shume per te deshiruar dhe si rrjedhoje jane lene shume pike rruges. Futbollistet dhe stafi i skuadres jane duke u pergatitur seriozisht qe kjo te mos ndodhe ne te ardhmen duke nisur nga ndeshja e rradhes me Elbasanin. Duke folur ne lidhje me kete ndeshje zevendestrajneri Cungu deklaron: “Ashtu si te gjithe ndeshjet e tjera, edhe kjo me Elbasanin eshte shume e rendesishme per ne. mbi te gjitha na duhet te perkushtohemi ne maksimum per t’u rikthyer serish tek fitorja ne Shkoder sepse eshte absurde ta mendosh por kemi gabuar jo pak ne fushen tone dhe kjo nuk duhet te ndodhe me. Me Elbasanin por edhe ne vazhdim, duhet te mos i llogarisim piket ne fushen tone sepse nje ekip qe pretendon kerkon te grumbulloje sa me teper pike jashte dhe nuk i llogarit fare ndeshjet brenda por llogarite tona deri tani jane bere ndryshe prandaj kjo gje duhet te ndryshoje”. Ne fakt te gjithe pyesin, pse Vllaznia le per te deshiruar me lojen e saj ne “Loro Boriçi”? cungu duket se e ka pergjigjen gati kur e pyet per kete gje dhe thote: “Ne futbollin shqiptar thuajse te gjitha skuadrat qe luajne ne transferte shkojne per t’u mbrojtur dhe sidomos ne Shkoder ekipet me duket se marrin me shume zemer edhe per vete ambjentin qe gjejne ne stadium. Duke qene keshtu eshte e veshtire t’i çash, madje mund te pesosh edhe gol dhe si rrjedhoje çdo gje te behet me e veshtire megjithate ne shpresojme se nuk do gabojme me ne ndeshjet brenda sepse ndryshe do ishte absurde dhe objektivat do largoheshin gjithnje e me teper”. Nderkohe ne kampin kuqeblu kane filluar edhe lajmet e para te merkatos. Flitet per ardhje dhe ikje lojtaresh megjithate ndihmesi i Joses nuk ka shume deshire te flitet per kete çeshtje ne keto momente. “Jane per t’u luajtur edhe 6 ndeshje kampionati dhe 2 kupe dhe si rrjedhoje duhet te mundohemi te bejme me te miren me keta lojtare qe kemi ne dispozicion. Mendja jone si staf drejtues nuk eshte tek ardhja apo ikja e lojtareve. Koha per te menduar per to do jete me vone dhe si rrjedhoje deri atehere duhet te mendojme te marrim sa me shume pike. Ka shume rivalitet ne krye te renditjes dhe si rrjedhoje duhet te gabojme sa me pak duke grumbulluar sa me shume pike. Per kete arsye e gjithe vemendja jone eshte e perqendruar pikesepari tek ndeshja me Elbasanin e cila duhet fituar me çdo kusht”-ka thene Armando Cungu.
Posted: Sat, 29 Dec 2007 , 21:26
by Edmond-Cela
Sinani, “Ujku” I pamëshirshëm në “kopenë” bardheblu
Edhe pse në javët e para të kampionatit goli nuk po dilte në dritë, për Vjorin asnjëherë nuk u humb besimi në tundjen e rrjetave, të cilat erdhën një e nga një për të mbërritur në tripletën e fundit të para dy ditëve, si dhurata më e bukur për fansat e tij të shumtë në Shkodër e më gjërë, madje edhe tek drejtuesit e ish skuadrës së tij bardheblu, ndëshkimi I së cilës ishte tejet I rëndë në këtë fund viti
Ujku, ujku, …ishin brohoritjet që përcilleshin nga të gjitha tribunat e “Loro Boriçit” në mbasditen e së premtes së kaluar duke përshëndetur lojën shumë të mirë, por edhe golat e Vioresin Sinanit, të cilët vinin një e nga një përballë një Tirane që ishte shndërruar në gogol për kuqeblutë. Dhe në të vertetë, Vjori ishte lëshuar tamam si një ujk I vertetë në “kopenë” tiranase duke e dëmtuar rëndë atë, në mënyrën më të paparashikuar, jo vetëm për kampin bardheblu, por edhe të pranishmit e shumtë në shkallët e “Loro Boriçit’.
Dita e Vjorit
Pa as më të voglin dyshim, me plot gojën duhet thënë se pardje ishte dita e Vjorit. A thua se e kishte rezervuar prej javësh një gjë të tillë tamam për këtë ditë, kur përballë kishte skuadrën kampione në fuqi, por në të njëjtën kohë edhe ish skuadrën e tij, me të cilën shijuar jo pak suksese. Në fushë pamë një Sinan që fluturonte në të gjitha drejtimet, një Sinani që do ta kishte lakmi çdo skuadër. E bashkë me të ishte në sinkron edhe një Vllazni autoritare që kishte kohë që priste për ta thyer Tiranën, e shndërruar në tabu për to. Për vlerat e skuadrës së tij flet edhe vetë Vjori, I cili menjeherë pas përfundimit të ndeshjes do të theksonte se “sot(premten) në fushë ka qënë një Vllazni me notën 10-të në të gjithë aspektet eë saj, dhe nëse do të vijohet të luhet me këtë ritëm, atëherë do ta kenë të vështirë të gjitha skuadrat e kampionatit shqiptar që duhet të përgatiten për të njëjtin fat si Tirana”. Sipas Vjorit, kjo Vllazni nuk duhet të jetë kurresi jashtë treshes së ekipeve kryesuese, pse jot ë kërkojë të jetë edhe në krye.
Golat, fansave dhe familjes
Tre golat e shënuar në përballjen me Tiranën, golashënuesi kryesor I Vllaznisë ia detikon si dhuratë të tij për vitin e ri tifozërisë së shkodrane, si dhe familjes së tij, që padyshim edhe ka pjesën e vetë në këtë sukses. “Në radhë të parë, jo vetëm golat, por gjithçka bëj në shërbim të ekipit tim Vllaznia janë për tifozërinë e zjarrtë shkodrane, e cila gjithmonë na ka qëndruar afër duke na mbështetur fuqimisht, ndërsa këtë radhë më është dukur e hatashme dhe vertet meriton përshëndetjen kryesore nga ana e të gjithëve ne si futbollistë”, thotë Vjori, që ndërkohë, nuk lë pa përfshirë në këtë përshëndetje edhe familjen e tij, e cila ka pjesën e vetë të suksesit në krijimin klimës së duhur për paraqitjen e tij dinjitoze në fushën e lojës.
Ecuria
I rikthyer me bujë në qytetin e tij të lindjes, si një titullar I sprovuar tek Vllaznia e më pas tek Tirana, tifozëria shkodrane priste prej tij golin, që në fakt për disa ndeshje mungoi. Dhe, shumë kush, edhe arriti të shprehte ndonjë pesimizëm për Vjor Sinanin kur rrjeta po I mungonte. Por, ai që nuk shfaqej I tillë ishte vetë Vjori, sepse për hirë të së vertetës, pikërisht në ato javë kur goli mungonte, në faqet e gazetës sonë ai kërkonte mirëkuptim nga tifozëria duke I garantuar se shumë shpejt situate do të normalizohej. Në fakt, në një “krizë” të tillë ishin edhe kolegë të tij titullarë të njohur në ekipet potente, që përkundër gjetjes së “çelësit” nga Vjori, ato nuk u bënë të tillë. Sidoqoftë, vetë Vjori, e dhe atëherë, por edhe sot teksa flet për këtë çështje shprehet se edhe pse goli I mungonte, forma sportive gjithmonë ka qënë në nivelin e kërkuar. “Serioziteti dhe përkushtimi në seancat stervitore kanë qënë maksimale nga ana e ime, çka më kanë garantuar një formë sportive, sidomos fizike të përkryer. Nëse nuk erdhën golat shpejt, në një farë mënyre ishte edhe çështje shansi, por megjithatë, në mbyllje të vitit jam I kënaqur me këtë shifër”, thotë Vjori, I cili garanton se për periudhën në vazhdim gola të tjerë do të jënë nën firmën e tij.
Tirana? OK
Teksa I përmend Tiranën, ai nuk nguron që në fillim që të shprehet me vlerësim, madje edhe me superlative për periudhën që ka kaluar sa ishte në përbërje të saj. “Një kolektiv që meriton respect në të gjitha drejtimet, tek futbollistët, miqësia me to, stafin teknik, si dhe donatorët që tregonin përherë kujdes nga skuadrës, përfshirë edhe mua”, thotë Vjori, që nuk të lë asnjë shteg për ta ngacmuar më tepër në këtë drejtim, edhe pse një ditë më parë, njëra prej donatoreve më në vemendje Shefikat Ngjela eksponte po në gazetën “Sport Ekspres” të kundërtën. Dhe, për të mos e lënë që të na “ikë nga shtegu” I rikujtojmë atë që Ngjela deklaroi në mjediset e “Loro Boriçit” për të duke thënë se Tirana ka bërë gabimin më të madh që ka lejuar Sinanin të ikë nga kryeqyteti. Por, Vjori, karakteri I të cilit I tillë është I gatuar për të qënë tejet modestë dhe plotë kulturë qytetare, bën sikur nuk I dëgjon ato që ne I themi, por mjaftohet vetëm me :”E falenderoj së tepërm I Ngjelën, por edhe të tjerët për reskpektin që kanë treguar ndaj meje. Me Tiranën kam kujtime shumë të bukuara, ndërsa profesionizmi kështu e ka, ndaj jam po aq I gëzuar që tani arrij të jap kontributin tim për skuadrën e zemrës Vllaznia, ajo që më rriti dhe më formoi si sportist”. Ndërkohë, shkurtimisht në lidhje me rezultatet e ish skuadrës së tij, ai thotë se “Tiranë është ekip I fortë, pavarësisht se humbi me ne, gjë që erdhir e dhe si rezultat I goditjes shumë shpejtë me gola nga ana e jonë. Por, megjithatë, për mua, Tirana është e aftë të jetë një skuadër pretendente e denjë, ndaj edhe I uroj suksese”.
“Këpuca e Artë?, Pse jo.
Një lojtar I tillë I kompletuar, aq më teëpr që fitoren e “Këpucës së Artë” e ka kthyer, si të thuash në një ves, nuk mund të anashkalohet si pretendent I rifitimit të të këtij çmimi. Këtë e çmon edhe ai si normale teksa bashkëbisedojmë me të, por, si gjithnjë nuk e quan primare, por sigurisht që edhe nuk e nëvleftëson. Vazhdimisht, e vë gishtin tek ekipi, tek shërbimi ndaj tij, si një gjë shumë më e rëndësihme se sa trofeu I “Këpucës së Artë”, por oreksi vjen duke ngrënë dhe ai sa herë që shënon, ngacmohet edhe më tepër në këtë drejtim. “Është herët për t’u futur në emocionet e kësaj gare, por gjithsesi, e kam theksuar edhe më parë, unë jam pretendent, madje serioz në këtë garë. Përse të mos jem unë fitues, kur një gjë të tillë e kam shijuar edhe herë të tjera. Kampionati është I gjatë, në vazhdim aim und të ketë surpriza të ndryshme, por me ndihmën e shokëve, me një kolektive që tek skuadra e jonë ka filluar të bëhet kulturë e dorës së parë, them se do ta marrë edhe këtë trofe, që nëse do të ishte I shoqëruar edhe me suksesin e ekipit në realizimin e objektivave që I kemi vënë vetes, atëherë do të sishte shkëlqyeshëm”, ka përfunduar goleadori shkodran Vioresin Sinani.
GASPER MARKU
Posted: Thu, 03 Jan 2008 , 20:44
by Edmond-Cela
Rudi Vata: “Keshtu nuk vazhdohet me”
Zoti Vata, Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizoi në ditët e fundit të dhjetorit kandidataturën e holandezit të njohur, Ari Haan, ndërkohë që nesër, më 4 janar, Haan do të nënshkruajë kontratën dyvjeçare dhe do të japë në mesditë edhe konferencën e tij të parë për shtyp si trajneri i ri i Shqipërisë. Cili është opinioni i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, por dhe një prej kandidaturave të përfolura, të paktën nga shtypi si pasues i mundshëm i kroatit të dorëhequr Oto Bariç?
- ARI HAAN,nuk e njoh si trajner,nuk eshte se ka arritur rezultate speciale si trajner,si futbollist ka qene me te vertete me klas te larte. Kam pershtypjen se ka pak informacione per futbollin tone. Jam i sigurte se ka nje malore te forte per te ngjitur,shpresoj qe perkthyesi ta informoje mire dhe ne menyre profesionale per problemet qe ka pasur dhe ka futbolli yne.Ai vjen nga shkolla e AJAKSIT, e futbollit modern,total,sulmues dhe nese do provoje te aplikoje skema sulmuese dhe duke pare dhe kontigjentin e lojtareve qe ka sot Shqiperia mund te na krijohen hapesira ne mbrojtje dhe mund te pesojme shume gola.Skemat qe perdori BARIC te pakten deri 2 ndeshjet e fundit ndoshta ishin skemat me te pershtatshme per kontigjentin e lojtareve te kombetares aktuale. HAAN mbetet per tu pare cfare do ti ofroje shqiperise,shpresoj qe Haan te arrij me Shqiperinë si trajner gjysmen e suksesit qe ka arritur si lojtar.
Shqipëria e futbollit kaloi një gjysmëviti të sukseshën në vitin 2007, por e mbylli me një situatë aspak të kendshme; akuzat dhe kundërakuzat ishin në epiqendër të botës së futbollit, madje ato ishin në nivel të lartë, ku u përfshinë në debat edhe figurat më të larta të shtetit shqiptar presidenti Topi, kryeministri Berisha dhe ministri Pango nga njëra anë dhe presidenti i FSHF-së, Duka nga ana tjetër.
- Ne kushtet qe eshte Shqiperia eshte shte me se e domosdoshme qe FSHF te kete maredhenje te mira me qeverine(shtetin),shume projekte qe mund te kete FSHF do ti duhet dhe miratimi i qeverise per i realizuar ato.Njender objektivat kryesore te fshf eshte ndertimi i nje stadiumi te ri ose rikonstruksioni i QEMAL STAFES, me keto marredhenje qe ekzistojne mes tyre kjo nuk do te ndodhe dhe vuajtjet e tifozave nuk do te mbarojne, ata do te vazhdojne te lagen e te ftohen ne shkallet e zhveshura te QEMAL STAFES.
Shqipëria me dy humbjet e fundit, tepër të përfolura në media, bëri 12 hapa prapa në renditjen botërore të FIFA-s, ndërkohë që të gjithë shpresonin se ajo ishte në rrugë të mbarë.
- Futbollit shqiptar po i rreh zemra shume ngadale ne nje kohe qe kudo tjeter po behet progres futbollit tone i ka ndaluar sahati. Kam pershtypjen se presidenti aktual i FSHF-së nuk e kupton mire se si funksionojne gjerat ne futboll dhe cfare eshte me shume rendesi ai nuk e ka kohen e mjaftueshme qe te mendoje e te punoje vetem per futbollin. Ne situaten qe ndodhet futbolli shqiptar, duhen njerez me ide, vullnet me zemer qe te mendojne, punojne 24 ore 7 ditet e javes per te ndryshuar situaten se keshtu nuk vazhdohet me.
Presidenti Duka ka siguruar mbështetjen e organizmave më të lartë europianë e botërorë të futbollit, UEFA-s dhe FIFA-s, përse ju vazhdoni të jeni skeptik ndaj projekteve të tij?
- Ok, une e kuptoj se Duka ndodhet ne nje pozicion komod dhe te rehatshem,por ketu nuk kemi te bejme me komoditetin e rehatine e Dukes.Ketu kemi te bejme me probleme serioze,kushte jo komode,jo te rehatshme ku po punojne,ku po rriten e zhvillohen brezat e rinj, e ardhmja e Shqiperise. Kjo eshte e dhimbshme, serioze,per kete duhet menduar dhe punuar ne maksimum.
Të flasësh dhe të komentosh nga pozitat e një kritiku është shumë e thjeshtë, madje këtë rol mund ta bëjnë të gjithë. Nëse ju do të ishit në rolin e presidentit të FSHF-së, çfarë do të bënit ndryshe apo do të korigjonit nga puna e presidentit Duka?
- Nese une do te isha ne pozitat e DUKES,duke pare qe 95% te tifozave i ka kundra,pjesen me te madhe te figurave te futbollit shqiptar te cilet jane diskriminuar dhe mosperfillur me vite me rralle i ka kundra,marredheniet me qeverine negative pra kundra dhe duke kuptuar se futbolli nuk eshte prone private por e te gjitheve, nuk do te tregohesha EGOIST por do te jepja doreheqjen ne menyre fisnike nje minute e me pare duke i hapur rrugen futbollit te marshoje perpara.
Ju personalisht, jeni duke marrë përsipër një rol të ri, atë të një frymëzyesi të një grupimi tifozësh. Cilat janë motivet që ju shtyjnë?
Kohet e fundit kam pasur shume SMS dhe telefonata nga tifoze te ndryshem te kombetares ku me kerkohet ndihma per ti mbeshtetur dhe drejtuar ata drejt protestave ku ata kerkojne doreheqjen e menjehereshme te presidentit DUKA.Gjithashtu edhe TIFOZAT KUQ E ZI tek ËEBSAJTI dhe forumi i tyre kerkojne largimin e DUKES nga FSHF.Fillimisht eshte ideja e protestave para zyrave te FSHF por nuk perjashtohet mundesia qe ato te vijojne para selise se UEFA dhe FIFA-s. Kerkesa e tyre eshte e qarte largimi i DUKES ose bojkot te kombetares.
Tifozët kuqezinj kanë qenë pjesa më e bukur e dekorit të ndeshjeve të Kombëtares, pavarësisht se në ndeshjen e fundit kundër Bjellorusisë, ato kanë deklaruar publikisht se ndeshja u shit.
-Une jam i mendimit se kombetarja jone pa tifozat nuk ka jete,lojtare, trajnere,presidente shkojne dhe vijne kurse tifozat jane te perhershem,jane te pavdekshem,ata jane te paster pa kompromis, e duan kombetaren pa interes jane zemra e kombetares. Nje trupi po ti heqesh zemren ai nuk funksionon dhe ne kete nuk duhet ta lejojme te ndodhe. Nuk mendoj se ka futbollist ne kombetare qe te ndihet mire kur ne stadium i mungojne tifozat.
Ju jeni i njohur si një nga menaxheërët më të suksesshëm shqiptarë, ndonjë lëvizje?
Njazi Kuqi ne fillim te janarit do te transferohet ne KOBLENZ, kane mbetur vetem detajet e fundit te kontrates per ta konkluduar kete operacion me sukses.
Së fundi një urim në këtë fillim viti.
Gezuar 2008, urimet me te mira per shqiptaret kudo qe jane ne bote, kalofshi bukur e mire,shpresoj dhe uroj sa me shpejt nje Kosove te pavarur. Gezuar!
Intervistoi: Dash Frasheri
3 janar 2008
Posted: Tue, 15 Jan 2008 , 13:15
by Miri
Fushaj: Me Vllazninë do t'i kthej shkodranët në stadium
Valter Fusha
Nga RAMADAN BIGZA
15-01-2008
Presidenti Valter Fushaj, tregon për herë të parë shkaqet që e kanë shtyrë të drejtojë ekipin shkodran
Ata janë të pranishëm thuajse çdo ditë në mediat sportive, herë kryelartë e herë kokëfortë. Ne i quajmë presidentë, edhe pse ligjërisht nuk janë të tillë. Nuk kanë qenë pjesë e futbollit, por i kanë dhënë jetë atij në momentet më të vështira. Janë biznesmenë të fushave të ndryshme, por më për shtat u shkon emri presidentë. I tillë është edhe Valter Fushaj ai, që për 5 vjet është vënë në krye të klubit më të vjetër shqiptar të futbollit. Biseda me të është e bukur, interesante. Ajo nuk lidhet vetëm me futbollin, por edhe me shumë arsye të tjera, që po t'i shikosh me vëmendje, janë probleme të mëdha, pa të cilat sporti nuk mund të ecë përpara.
- Zoti Fushaj, cila ishte arsyeja që morët drejtimin e Vllaznisë?
- Asgjë më tepër përveçse dashamirësisë për Shkodrën dhe për Vllazninë. Unë kam qenë gjithnjë tifoz i ekipit të qytetit tonë dhe që në vogli në stadium shkoja me "axhat". Kam rreth 5 vjet në drejtimin e Vllaznisë dhe rreth 2 vjet si president i saj. Ka qenë një ëndërr imja, që fatmirësisht u bë realitet.
- A është e vështirë për të drejtuar një klub të madh dhe me shumë emër si Vllaznia?
- Shumë. Eshtë pjesa më e vështirë e jetës sime.
- Ku i shikoni këto vështirësi?
- Në radhë të parë, tek përgjegjësia që kam. Financimet tona për ekipin janë shumë të mëdha në krahasim me ato para që japin bashkia dhe ministria e kulturës.
- A keni lehtësira nga shteti për këtë kontribut tuajin për sportin?
- Nuk kemi asgjë, pra nuk kemi lehtësira, apo siç po i quani ju, favorizime në taksa e dogana. Shteti njeh një 0.5 për qind të tatim fitimit, shumë kjo që është fare e vogël në krahasim me shpenzimet, që bëhen për të mbajtur klubin.
- Cili është mendimi juaj për këtë problem?
- Mendimi im është që shteti duhet të na favorizojë në taksa, por kryesorja e të gjithave është privatizimi i klubeve. Nuk më duket efikase metoda që përdoret në Shqipëri, duke favorizuar ortakërinë. Kjo mënyrë nuk ka dhënë dhe nuk po jep atë çfarë duhet dhe çfarë kërkon koha.
- A mund të flisni më konkretisht?
- Sporti në Shqipëri funksionon vetëm nga investimet e presidentëve apo sponsorëve të klubeve. Federata Shqiptare e Futbollit nuk jep asgjë, nuk jep asnjë ndihmë, bile ne si pjesëmarrës paguajmë nga 11 milionë lekë për arbitrimet. Federata nuk mbulon asnjë ekip, përveç fushave sportive, fondet e të cilave vijnë nga UEFA dhe administrohen nga federata. Edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve po tregohet e paaftë për ta vënë këtë bashkëpunim në shina, si një ortak në punën e përbashkët.
- Cilat janë problemet e tjera të presidentëve?
- Me thënë të drejtën, ne jemi të pambrojtur në investimet që bëjmë, jemi të pambrojtur nga shteti si persona dhe shihemi me një sy tjetër nga sistemi financiar që funksionon. Dua të them edhe diçka tjetër. "Karamboli" Ministri Federatë po u kushton shumë klubeve.
- Nga pozicioni juaj si president, si ju duket kampionati ynë i futbollit?
- Unë them se kampionati ynë ka një rritje cilësore dhe se 3 4 ekipe shqiptare mund të ballafaqohen me ekipe të tjera të njohura të shteteve të Ballkanit.
- Sipas jush, a ka probleme futbolli ynë dhe cilat janë ato?
- Mendoj se problemi i parë dhe ndër më të rëndësishmit është gjykimi. Ai është më i dobët se edhe në Somali. Mendoj se këtu ka ndikuar edhe puna e dobët e federatës sonë, atyre që merren me gjykimet, sepse nuk po merren masa. Në këtë problem të futbollit federata është bashkëpunëtore.
- Përse flisni kështu?
- Nuk mund të flas ndryshe, me gjithë dëshirën e mirë që kam. Ka disa vite që drejtoj Vllazninë dhe jam ndeshur me probleme nga më të ndryshmet. Probemi i gjykimeve nuk është një problem vetëm për Vllazninë, po edhe për disa klube të tjera. Paragjykimi i ndeshjeve nga gjyqtarët ka bërë që tifozët të largohen nga stadiumet. Tek ata është krijuar një koncept i tillë që ndeshjet, pra rezultatet e tyre, janë të paracaktuara. Duke u ndeshur disa herë me këto fenomene tek tifozët ka humbur besimi, ka humbur ajo ndjenja e sinqeritetit që shoqëron futbollin, që e bën atë të bukur dhe interesant. Ndaj ata janë larguar përkohësisht, por besoj se ata do të kthehen për të shijuar futbollin e vërtetë nëse tek ne vihet dorë mbi gjykimet në radhë të parë.
- A ka pasur në fakt ndeshje, ku rezultati i tyre është përcaktuar më parë?
- Po. Nga sa di unë, një vit më parë ka pasur jo një, por disa.
- Meqë po flasim për këtë problem, që nuk është gjë tjetër veçse një formë e trukimit të një ndeshjeje futbollit, a mund t'ju pyes për një ndeshje, që flitet se është trukuar?
- Për cilën ndeshje e keni fjalën?
- Shtypi shqiptar dhe ai i huaj, më shumë ky i fundit, kanë shkruar për trukimin e ndeshjes Dandi Junajtid Vllaznia. A dini gjë ju për këtë?
- Në ndeshjen që ju përmendët, unë nuk kam qenë pjesë e stafit drejtues. Jam bërë pjesë e stafit drejtues në ndeshjen e kthimit.
- Ju pyeta për këtë, sepse flitet për një trukim në atë ndeshje?
- Jo, nuk ka pasur. Për këtë jam i sigurt. Ekipi ynë në atë ndeshje luajti dobët sepse ishte i tillë.
- Përse e morët drejtimin e Vllaznisë?
- Për të fituar trofe dhe për të kaluar disa ture në kupat e Europës.
- Në fakt, a e ka këtë forcë Vllaznia?
- Unë, si person dhe si familje, kemi bindje se po, por më shqetëson, siç edhe ju thashë më parë, çështja e gjykimeve dhe e paragjykimeve të ndeshjeve.
- Pra, "trembeni"?
- Jo, unë jam nga ata që nuk e njohin frikën, pra nuk trembem, por dua të them se nëse ndeshjet gjykohen drejt, Vllaznia do të marrë pjesë në kupat e Europës. Për këtë jam i bindur. Vllaznia i ka forcat për ta arritur këtë objektiv.
- Si e kalon një ditë të zakonshme presidenti i Vllaznisë?
- Merrem me bizneset e mia në Shkodër dhe me futbollin.
- Përveç sportit, çfarë ju pëlqen të bëni tjetër?
- Më pëlqejnë të gjitha. Dua të jem gjithnjë aktiv.
- Duke qenë në radhë të parë një biznesmen, a jeni i tillë edhe në punët e shtëpisë?
- Jo, pazaret e shtëpisë i bëjnë gruaja me nanën.
- Cila ka qenë gjëja e fundit që keni blerë?
- Një komplet poltronash për shtëpi.
- Çfarë makine keni në përdorim, zoti Fushaj?
- Një "Hammer 3".
- Në prononcimet tuaja për mediat keni qenë shumë i ashpër. A jeni i tillë edhe në jetë?
- Jo, unë nuk jam i ashpër as në sport dhe as në jetë. Unë kërkoj drejtësi dhe dua që shkodranët, të cilët janë njerëz që e ndiejnë futbollin, të mos e humbasin këtë besim ndaj sportit më të dashur të tyre. Më takon mua të luftoj për këtë, më takon mua që tifozëve shkodranë t'u kthej në stadiumin tonë dhe në Shkodër futbollin e vërtetë, të cilin ata e duan aq shumë.
- Cilat janë marrëdhëniet tuaja me kolegët e klubeve të tjera?
- Në përgjithësi të mira. Ne në Shkodër ruajmë traditën e mikpritjes. I respektojmë të gjithë, i ftoj për koktej dhe si fitues e si humbës i përcjellim me respekt.
- Zoti Valter, nëse nuk përbën ndonjë sekret, dua të ju pyes: Vllazninë e drejtoni vetë apo me ndokënd tjetër
- Jo, nuk ka asnjë sekret, përkundrazi, jua them me bindjen se kjo gjë duhet thënë. Vllazninë e drejtoj me vëllanë tim, Pjerin Fushaj, i cili është edhe zëvendëspresident i miratuar edhe nga asamblejae klubit dhe Bashkia e qytetit. Nga vëllai im kam një mbështetje të fuqishme financiare, sepse ai drejton firmën "SCUTARI KONSTRUKSION", që me sa di unë është firma e 3 të në Shqipëri për forcën e saj ekonomike.
Kush është presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj?
Emri: Valter Fushaj
Lindur: Më 16.03. 1968, në Shkodër
Aktualisht është biznesmen me aktivitet të zgjeruar në Shkodër, Tiranë dhe më tej. Në fushën e biznesit ka hyrë në vitin 2001, ku fillimisht e ka përqenduar aktivitetin e tij në fushën e tregtisë. Në fillimet e para të biznesit të tij, Fushaj u mor me tregtinë e artikujve të ndryshëm nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, por duke e shtrirë biznesin e tij edhe në shtete të tjera të Europës. Sot, ai së bashku me pjesëtarë të tjerë të familjes Fushaj është pronar i hotel "Colosseut" në Shkodër, por kryesisht tani merret me ndërtime, të cilat i ka të shtrira në Shkoder e deri në Tiranë. Gjithashtu merret me import eksport hekuri.
Eshtë afruar pranë klubit të futbollit "Vllaznia" në gusht shtator të 2003 it, si pjesë e një grupi biznesmenësh, që erdhën te ky ekip, në atë kohë për të ndihmuar kuqeblutë, që ndodheshin në krizë financiare, pas vdekjes së presidentit të mëparshëm të këtij ekipi, z.Myftar Çela. Në këtë moment Valter Fushaj u zgjodh zv/president i Vllaznisë deri në qershor të 2006 ës, kur edhe mori drejtimin e këtij ekipi, por tani si president. Në të dyja periudhat, qoftë si zv/president, por edhe si president i ekipit, Fushaj është shquar për korrektësinë e tij në çdo drejtim. Ai ka ndërtuar raporte të drejta, si me futbollistët, por edhe me stafin teknik të skuadrës, mediat, tifozët, kolegët etj. "Pretendimet për sezonin 2007 2008 janë maksimale, për të sjellë titullin kampion në shtëpi,shprehet presidenti, -ose për të zënë sivjet një nga vendet që të çojnë në kupat e Europës."