Page 7 of 72

Posted: Mon, 18 Dec 2006 , 19:57
by Admin
Ishalla Salihi pa shkon ne Austri, edhe i ec mbare andej.

Posted: Fri, 29 Dec 2006 , 02:16
by Admin
Zyrtare/ Salihi, dy vjet e gjysmë kontratë me SV Ried

Zyrtarisht Hamdi Salihi, golashënuesi më i mirë i kampionatit shqiptar është pjesë e skuadrës austriake Ried. Lajmi jepet nga siti austriak kurier.at, por që i referohet burirmeve nga klubi SV Josko Ried. Lajmi është shoqëruar edhe me një foto të sulmuesit shkodran, kur luante në Greqi në radhët e skuadrës së Alfa Ethniki (spt Superiliga), Panionos. Edhe Rapid, shkruan gazeta më e madhe austriake “Kurier”, ishte e interesuar për sulmuesin 22-vjeçar. “Ekipi ai futbollit i Bundesligës austriake SV Josko Ried ditën e enjte ka bërë të sajin futbollistin ndërkobëtar Hamdi Salihi”, shkruhet në kurier.at. “Sulmuesi 22-vjeçar (i lindur më 19 janar 1984) shënoi gjatë sezonit të kaluar 28 gola (në fakt 29, red:asport) duke fituar “Këpucën e artë” të Ligës shqiptare”, vazhdon shkrimi. Lojtari shqiptar (1.82 m) nënshkroi me ekipin që renditet në vendin e gjashtë të Ligës austriake, një kontratë prej 2 sezonesh e gjysmë deri në qëshor 2009, por edhe me opsionin për një sezon tjetër. Trajneri i Kombëtares shqiptare, Oto Bariç e ka aktivizuar tri herë me përfaqësuesen shqiptare, teksa Salihi ka luajtur edhe 14 ndeshje për fanelën kuqezi të ekipit të Shpresave, me të cilin shënoi edhe 7 gola. Sulmuesi ka qenë pjesë e listës së lojtarëve në tri ndeshjet kualifikuese për Euro 2008, finalet e të cilës do të zhvillohen pikërisht në Austri dhe Zvicër. Kurier gjithsesi nënvizon se nuk ka luajtur asnjëherë në tri takimet e para.

Ried është stacioni i dytë i Salihit jashtë Shqipërisë, në sezoni 2004-2005 u angazhua me ekipin athiniot Panionios. Për lojtarin e porsablerë nga Ried tregoi një interes të veçantë edhe trajneri i Rapidit të Vienës, Peter Pacult që madje udhëtoi dy herë në Tiranë për të parë në aksion sulmuesin shqiptar.

Posted: Wed, 10 Jan 2007 , 22:15
by GOLDIAN
BUSHI SHENON GOL NE NDEHSJEN E KUPES NDAJ PANATHINAIKOS
POR PER FAT TE KEQ SKUADRA ELEMINOHET NME PENALLTI
REZULTATI FINAL 1-1

Posted: Fri, 12 Jan 2007 , 15:27
by GOLDIAN

Posted: Fri, 12 Jan 2007 , 16:09
by Man in Redblue
per ndeshjen me sllovenin ne sulm do tkisha thirr Kapllanin e Berishen, si zevendsusa Salihin e Bushin

Posted: Sat, 13 Jan 2007 , 02:57
by Admin
Mirmrama,

Papappa cfare golit kishte ba Haxhi!!!! SuperGoooooooooL.
Edhe Bushi si kishte lan gja mangut, hallall.

Kapllani ka te tan sezonin qe paraqet loje te mire dhe permendimin tem e meriton nji vend ne formacionin baze.
Barisha asht tu u paraqit mire, por me vazhdu kshu ne menyre qe me zan vend titullarit.
Bushit i ka ik pak mosha e koha, per mendimin tem duhet me i dhan ma shume hapsina lojtarve te rinj.

Posted: Sat, 13 Jan 2007 , 13:41
by vllaznia1919
Para Bushit un kisha hjeke Taren se tesh veq per emrin asht ne komtare.

Posted: Sat, 13 Jan 2007 , 23:38
by Edmond-Cela
Drejtori teknik i skuadrës SV Ried, Stefan Reiter shpjegon gjendjen e skuadrës së tij në këto ditë të para stërvitje të vitit të ri, duke i përkushtuar shumë vemendje ardhjes më të fundit në skuadër, goleadorit shqiptar Hamdi Salihi. “Eshtë një lojtar i ri dhe me shumë potencial të cilin kishim kohë që e ndiqnim me vëmendje” u shpreh trajneri rreth përforcimit më të fundit të skuadrës së tij. Gjithashtu, Reiter shpjegoi se ardhja e Salihit tek skuadra nuk ishte thjesht një rastësi por një konsolidim i vëzhgimit të vazhdueshëm që I pati bërë lojtarit, vetë personalisht, por edhe me ndihmën e një lojtari tjetër shqiptar që padiskutim ndihmoi në konsolidimin e objektivit, pasi Rapid I Vjenës ishte gjithashtu në interesim të plotë për sulmuesin shqiptar. “Trajneri dhe stafi e kishin ndjekur Hamdi Salihin vetë 2 herë nga afër. Unë e kam pare duke luajtur dhe më pëlqente. Tentativën e pare për afrimin e tij ne e bëmë në Shtator, nëpërmjet futbollistit shqiptar Eldorado Merkoçi, i cili ishte shok skuadre i bomberit shqiptar si dhe mik i trajnerit Helmut Kraft, për të cilin ka luajtur më pare tek Worgl. Duke pare se edhe Rapid ishte në ndjekje të tij, por jo shumë agresivë, atëherë në filluam sulmin për afrimin e tij dhe falë ndihmës së Merkoçit , bomberi shqiptar është i joni” përfundoi prononcimin e tij Reitter. Hamdi Salihi është i vetmi lojtar i ri që skuadra austriake ka afruar pranë ekipit – I dyti shqiptar pas Emin Sulejmanit - dhe gjatë stërvitjeve që po kryen në Belek të Turqisë është vënë re se edhe akuizime të tjera paraqiten të nevojshme, sidomos në repartin e mbrojtjes

Posted: Sat, 13 Jan 2007 , 23:39
by Edmond-Cela
Shikoni Video
Së shpejti Jahmir Hyka në radhët e Olimpiakosit . Çështja është se ekipi ka plotësuar numri e lejuar me lojtarë të huaj , kështu 18 vjeçari , pjesëtar i Shpresës Shqiptare do të jepet tek ekip tjetër i Superliges Greke , ndoshta Panionios. Si do që të jete specialistët dhe media greke është mahnitur nga teknika e Hykës që e quajnë ndryshe dhe MARADONA i Shqipërisë . Një video që qarkullon ne internet tregon më së miri edhe aftësitë e tij teknike, qe kane fokusuar vëmendjen tek ky lojtar.

Posted: Sun, 21 Jan 2007 , 16:00
by Admin
Legjionarët që nuk zgjodhën fanellën e kombëtares shqiptare

Kuqezinjtë e munguar


Leonard KARAJ

Ata nuk do ta veshin kurrë fanellën kuqezi. Ca për zgjedhjet e detyruara për shkak të statusit të emigrantit që mbanin në vendet ku filluan të luanin. Ca për indiferencë të drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit. Ca për imponim nga ana e menaxherëve dhe presidentëve të klubeve ku militojnë (rasti Sotir Nini). Ca edhe për vetë dëshirë të tyre për të mbrojtur ngjyrat e një kombëtareje më të famshme se ajo e tokës mëmë. Këta janë legjionarët e munguar. Ata që nuk do të shkruhen asnjëherë në skedat shumëvjeçare të ndeshjeje kombëtare të ruajtura në arkivin e FSHF-së. Kështu, Shqipëria dhe përfaqësuesja e saj ka humbur jo pak nga këta të fundit. Pa ta Kombëtarja ka qenë dhe është më e varfër, më e vogël e më pak kompetitive.
Greqia
Historia tregon vazhdimisht një konkurrim vlerash sidomos në sport midis vendit tonë dhe fqinjit grek. Madje këto 17 vite trazicion sfida është ndezur gati për çdo vit. Shumë nga yjet e sportit shqiptar “u vodhën” mjeshtërisht nga drejtuesit grekë, duke përdoruar as më shumë dhe as më pak se joshjen për një pasaportë komunitare dhe për një tufë para më tepër. Kështu ndodhi me Panajot (Gjergji) Konen, djaloshin tiranas që tashmë ka vulosur dëshirën e tij për të luajtur për kombëtaren greke të futbollit. Kështu po ndodh edhe me Sotir Nini, mesfushori i Panathinaikosit, i cili u bë shkaktar për sherrnajën e radhës mes Greqisë dhe Shqipërisë. Dhe, këtë herë nuk ishin emigrantët, çamët, vorioepiriotët, apo ekstremistët ultas që grisin flamurin shqiptar në stadium. “Molla e sherrit” ishte vetëm një 16-vjeçar pothuajse i panjohur deri para një muaji, jo vetëm për ne shqiptarët por edhe për vetë grekët. Himarioti Sotir Nini u vu në qendër të vëmendjes të mediave greke dhe së fundmi edhe të drejtuesve të Federatës Greke të Futbollit, për talentin që shpalosi në debutimin e tij me fanellën e Panathinaikosit. Kaq u desh dhe futbollisti njëqind për qind shqiptar dalëngadalë filloi të “bëhej” grek.
Zvicra
Ndërkohë që vendi që i ka rënë në qafë më shumë kombëtares shqiptare është Zvicra. Kjo për faktin se ka qenë pikërisht federata e këtij vendi që ka bërë për vete një numër jo të paktë të talenteve shqiptarë. Që nga Milaim Rama (7 ndeshje/0 gola), Valon Behrami (7 ndeshje/1 gol), e deri tek Blerim Xhemaili (3 ndeshje/0 gola) kanë qenë futbollistët e munguar të kombëtares kuqezi. Por ky shtet ka qenë dhe vazhdon të mbetet çerdhja kryesore e disa prej talenteve më të rinj të futbollit kosovar dhe shqiptar. Gjithsesi aktivizimi i Ramës, Behramit dhe Xhemailit me përfaqësuesen zvicerane mund të shihet edhe si krenari e futbollit shqiptar. Të paktën Shqipëria, ndonëse jo zyrtarisht, ka qenë pjesëmarrëse si në Kampionatin Evropian “Portugali 2004” falë Milaim Ramës dhe në botërorin e fundit “Gjermani 2006”, falë Behramit dhe Xhemailit.

Rasti Kozniku
Ardian Kozniku do të mbahet mend si shqiptari i vetëm në botërorin “Francë ‘98". Kosovari me pasaportë kroate pati zgjedhur të luante për kombëtaren e Kroacisë, duke arritur të shënonte edhe dy gola në shtatë ndeshje. Atë botëror përfaqësuesja kroate e futbollit zuri vendin e tretë duke merituar medaljen e bronztë.
Një karrierë të pasur me ndeshje e gola ka sigluar edhe Ardian Gashi me kombëtaren norvegjeze të futbollit. Gjakovari është aktivizuar në 18 takime me U-21 të Norvegjisë duke shënuar edhe dy gola.

Gjasula e Gërxhalliu
Ndërkohë kombëtarja shqiptare në dy vitet e fundit ka humbur edhe dy talente absolutisht me vlera të paktën për kampionatet ku ata aktivizohen. Jurgen Gjasula dhe Roland Gërxhalliu janë dy futbollistët që tashmë i kanë thënë “lamtumirë” kuqezinjve, duke copëtuar përkatësisht për kombëtaret U-21 të Gjermanisë dhe Austrisë.

Shefki Kuqi

Datëlindja - 10.11.1976
Vendlindja - Vushtri, Kosovë
Shtetësia- Finlandeze
Kombësia- Shqiptare
Gjatësia- 1.77 cm
Pesha- 74 kg
Pozicioni- Sulmues
Skuadra- Kristal Palas, Angli
Kombëtarja- Finlandeze
42 ndeshje/5 gola

Blerim Xhemaili

Datëlindja- 12.04.1986
Vendlindja- Tetovë, Maqedoni
Shtetësia- Maqedonase/Zvicerane
Kombësia- Shqiptare
Gjatësia- 1.79 cm
Pesha- 76 kg
Pozicioni- Mesfushor
Skuadra- Zyrih, Zvicër
Kombëtarja- Zvicerane
3 ndeshje/0 gol

Valon Behrami

Datëlindja- 19.4.1985
Vendlindja- Mitrovicë, Kosovë
Shtetësia- Zvicerane
Kombësia- Shqiptare
Gjatësia- 1.86 cm
Pesha- 76 kg
Pozicioni- Mesfushor
Skuadra- Lacio, Itali
Kombëtarja- Zvicerane
7 ndeshje/1 gol

Përparim Hetemaj

Datëlindja- 12.12.1986
Vendlindja- Skënderaj, Kosovë
Shtetësia- Finlandeze
Kombësia- Shqiptare
Gjatësia- 1.76 cm
Pesha- 72 kg
Pozicioni- Mesfushor
Skuadra- AEK Athinë, Greqi
Kombëtarja- Finlandeze U-21
0 ndeshje/0 gol

Panajot Kone

Datëlindja- 26.07.1987
Vendlindja- Tiranë, Shqipëri
Shtetësia- Shqiptare/Greke
Kombësia- Shqiptare
Gjatësia- 1.84 cm
Pesha- 76 kg
Pozicioni- Mesfushor
Skuadra- AEK Athinë, Greqi
Kombëtarja- Greke U-21
2 ndeshje/0 gol

Sotir Nini

Datëlindja- 03/04/1990
Vendlindja- Himarë, Shqipëri
Shtetësia- Shqiptare
Kombësia- Shqiptare
Gjatësia- 1.73 cm
Pesha- 69 kg
Pozicioni- Mesfushor
Skuadra- Panathinaikos
Kombëtarja- Greke U-21
0 ndeshje/0 gol

Jurgen Gjasula

Datëlindja- 05.12.1985
Vendlindja- Tiranë, Shqipëri
Shtetësia- Shqiptare/Gjermane
Kombësia- Shqiptare
Gjatësia- 1.84 cm
Pesha- 76 kg
Pozicioni- Mesfushor
Skuadra- St. Gallen, Zvicër
Kombëtarja- Gjermane U-21
0 ndeshje/0 gola

Milaim Rama

Ditëlindja- 29.02.1976
Vendlindja- Kosovë
Shtetësia- Zvicerane
Kombësia- Shqiptare
Gjatësia- 1.85 cm
Pesha- 78 kg
Pozicioni- Sulmues
Skuadra- Thun, Zvicër
Kombëtarja- Zvicerane
7 ndeshje/0 gola

Ronald Gërxhalliu

Ditëlindja- 12.02.1986
Vendlindja- Tiranë
Shtetësia- Austriake
Kombësia- Shqiptare
Gjatësia- 1.81 cm
Pesha- 76 kg
Pozicioni- Mbrojtës
Skuadra- Austria e Vjenës, Austri
Kombëtarja- Austriake U-21
5 ndeshje/0 gola

Ardian Kozniku

Ditëlindja- 27.10.1967
Vendlindja- Gjakovë, Kosovë
Shtetësia- Kroate
Kombësia- Shqiptare
Gjatësia- 1.80 cm
Pesha- 74 kg
Pozicioni- Sulmues
Skuadra (e fundit)- Dinamo Zagreb, Kroaci
Kombëtarja- Kroate
7 ndeshje/2 gola

Ardian Gashi

Ditëlindja- 20.06.1981
Vendlindja- Gjakovë, Kosovë
Shtetësia- Norvegjeze
Kombësia- Shqiptare
Gjatësia- 1.72 cm
Pesha- 70 kg
Pozicioni- Sulmues
Skuadra- Bran Bergen, Norvegji
Kombëtarja- Norvegjeze U-21
18 ndeshje/2 gola

Të destinuar jashtë kombëtares kuqezi

Ardian Gjokaj

Sulmuesi i Ankaraspor në Turqi ka lindur më 23 maj 1979, në Podgoricë të Malit të zi. Ai është një prej shqiptarëve që do të mbrojë ngjyrat e kombëtares më të re të Evropës, Mal i zi, në miqësoren e parë të 23 marsit 2007 ndaj Hungarisë. Trajneri Dejan Saviçeviç e ka cilësuar Gjokaj si një nga pikat kryesore të skuadrës. Shqiptari ka luajtur më parë edhe për FK Deçiç, FK Buduçnost e Mladost në Malin e zi, Majorkën dhe Lleida në Spanjë, OFK Beograd e Cerna Zvezdën në Serbi si dhe me Trabzonspor e Ankaraspor në Turqi.

Albert Bunjaku

Mesfushori i Rot-Veis Erfurt në Bundesligën 2 në Gjermani ka lindur në Zvicër nga prindër kosovarë, më 29 nëntor 1983. Bunjaku ka nënshtetësi zvicerane dhe ka qenë pjesë e skuadrës U-21 dhe U-23 të Zvicrës për disa vjet me radhë. Për shkak të një dëmtimi dy vjet më parë, ai nuk është aktivizuar rregullisht me ish-skuadrën e tij Paderborn çka e detyroi trajnerin e Zvicrës, Kobi Kuhn, që të mos e grumbullonte për Kupën e Botës “Gjermani 2006”. Gjithsesi me U-21 dhe U-23 Bunjaku është aktivizuar në dhjetë ndeshje zyrtare.

Johan Berisha

Ka lindur në rrethinat e Prishtinës më 6 shtator 1979. Shquhet për fizikun e tij dhe lojën në ajër. Gjatë dy viteve të fundit ka mbrojtur ngjyrat e Fc Aarau në kampionatin zviceran të futbollit. Më parë po në këtë kampionat ka luajtur për Nojshatel Ksamaks, FC Thun dhe Young Boys. Ka qenë pjesë e skuadrës U-21 të Zvicrës me të cilën ka sigluar disa ndeshje miqësore. Gjithsesi nuk është konsideruar si një futbollist i nevojshëm për trajnerin Kobi Kuhn, i cili nuk e ka grumbulluar asnjëherë me ekipin kombëtar të Zvicrës.


__________


Se marr vesh pse kto gazetaret tane si edhe FSHF-ja dorezohet per Sotir Ninin, ai hala nuk ka vendos nqs den me lujt me komtaren e shqipnise apo te greqise, masandej ai ka pashaporte shqiptare dhe per momentin nuk ka pashaporte greke !!!!
FSHF-ja duhet me lujt b*** ifije ma shume e me u interesu per Sotir Ninin i cili cilesohet si nje nder te rinjte me te mire te kampionatit grek!!

Posted: Sun, 21 Jan 2007 , 19:26
by vllaznia1919
Tre nder kater shqiptart e Shqipnise qe i kan thane jo komtares tone jane prej Tiranet!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! :roll: :roll: :roll: :roll:

Posted: Sun, 21 Jan 2007 , 19:27
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:Tre nder kater shqiptart e Shqipnise qe i kan thane jo komtares tone jane prej Tiranet!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! :roll: :roll: :roll: :roll:
EHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHH
NA ISHTE NJE HERE

Posted: Sun, 21 Jan 2007 , 19:31
by vllaznia1919
QA? :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Sun, 21 Jan 2007 , 19:34
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:QA? :lol: :lol: :lol: :lol:
DISA DJELM TE LINDUR NE TIRANE DHE QE LUANIN PER
.............

Posted: Sun, 21 Jan 2007 , 19:40
by vllaznia1919
GOLDIAN wrote:
vllaznia1919 wrote:QA? :lol: :lol: :lol: :lol:
DISA DJELM TE LINDUR NE TIRANE DHE QE LUANIN PER
.............
Ku.v Nan! :lol: :lol: :lol: :lol:

A e plotsova mire fjaline naqe? :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Sun, 21 Jan 2007 , 19:42
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:
GOLDIAN wrote:
vllaznia1919 wrote:QA? :lol: :lol: :lol: :lol:
DISA DJELM TE LINDUR NE TIRANE DHE QE LUANIN PER
.............
Ku.v Nan! :lol: :lol: :lol: :lol:

A e plotsova mire fjaline naqe? :lol: :lol: :lol: :lol:
naqe lum si vllaznia qe te ka
je i madh i papame
lum valteri qe ka me te marr ne pune tash :lol: :lol:

Posted: Sun, 21 Jan 2007 , 23:11
by Edmond-Cela
te diftone kjo se qfare rrace jane tironasit. (trathtare dhe njerz te poshtum) me falni qe po flase me kut gjuhe. por une te isha lojtare ma pare vrase veten se luje me greqin
edhe nje here me faleni qe po flase me kyt gjuhe.

jo te gjith jane njisoj por shumica po

Posted: Fri, 26 Jan 2007 , 12:19
by Edmond-Cela
Hamdi Salihi, dy gola në humbjen e SV Riedit

Golashënuesi më i mirë i gjysmësezonit të Kategorisë Superiore, Hamdi Salihi, ka arritur të shënojë dy herë në ndeshjen më të fundit miqësore që skuadra e tij re, SV Ried, ka zhvilluar kundër skuadrës së kategorisë së dytë të futbollit austriak, SC Shvanenstadtit, por pa mundur të shmangë humbjen.

Skuadra austriake është mundur 2-4 në miqësoren e zhvilluar të martën, ku sulmuesi shkodran, i cili, deri para vitit të ri, luante me fanellën e Tiranës, ka qenë titullar në sulmin e Riedit, përkrah Damjanoviçit. Salihi ka kaluar skuadrën e tij në epërsi në minutën e 29-të, duke dyfishuar epërsinë e vendasve vetëm 5 minuta më vonë, me golin e tij të dytë.

Këto ishin golat e parë të sulmuesit shqiptar me fanellën e Riedit, ndërkohë që Salihi është zëvendësuar në fillimin e pjesës së dytë, pasi trajneri Helmut Kraft ka preferuar të fusë në fushën e blertë një 11-she tjetër. Përkrah shkodranit tjetër, që luan te Tirana, Vioresin Sinanit, Hamdi Salihi kryeson aktualisht listën e golashënuesve të Kategorisë Superiore, me nga 13 gola secili.

Posted: Fri, 26 Jan 2007 , 15:07
by vllaznia1919
Hajt ishalla ja prine zoti mare.

Posted: Fri, 26 Jan 2007 , 22:40
by Edmond-Cela
Siena: “Humbëm një lojtar të vlefshëm si Bogdani”

Largimi i Erjon Bogdanit te Siena ende vazhdon të shkaktojë dhimbje. Faktin e bën të ditur drejtori sportiv i Sienës, Perinetti : “Tani mungon vetëm zyrtarizimi i Massimo Maccarone-s. Kemi humbur lojtarë të vlefshëm si Candela, D`Aversa dhe mbi të gjitha Bogdanin”, citohet Perinetti nga siti italian sportevai.it. Bogdani u transferua në fillim të muajit janar te Chievo.