Page 7 of 12

Posted: Mon, 21 Jul 2008 , 19:54
by jeti
DJEMA A JU KUJTOHET SALIHI QE IKU 2 HER NGA VLLAZNIA PER NE GREQI E NUK PATI SUKSES SEPSE I MUNGONTE DICKA QE E KA EMRIN EKSPERIENCE.
PASI U KTHY NE SHQIPERI DHE BANI NJE GJYS SEZONIT TE SHKELQYER ME TIRANE SHKOJ NE AUSTRI DHE U BA PROTOGONISTI KRYESOR I RIED

Posted: Mon, 21 Jul 2008 , 20:16
by Kirasjani
o ky xhevoja asht i trash mor e maj mend une para 3 vjetesh ne fushen zmijani ku basha stervitje me ardjanin aj vite aty e lute mene. aj mas te kishte gjet ardjan arren aj nuk ishte ba futbollsiste kurr se asht i fije i lodhen me mend tkres. ardjani e vete me ba stervitje me ka 4-5 ore ne dite. e maj mend edhe ne autobus te vllaznise e kapshin tane ndore to u talle me te se flite marrina e sdite qa thote. per mu aj ka me e qu karrieren dam ishtu si a tu u fry ky ja nturqi e ja ngjermanie e ku pa di vet.

Posted: Mon, 21 Jul 2008 , 22:11
by julianos
Njati ja baft zoti hallall se po ec shkelqyshem e jo si ai porrllac salihit se mos ishin njate vllezrit skishte ken aty ku asht sot ,persa u perket se talleshin me te shok kan ken losin e tallen si me njenie me tjetrin ,ishalla ja prift zoti mar se mka hi tamam nzemer PARA SUKAJ

Posted: Mon, 21 Jul 2008 , 22:47
by Man in Redblue
jeti wrote:DJEMA A JU KUJTOHET SALIHI QE IKU 2 HER NGA VLLAZNIA PER NE GREQI E NUK PATI SUKSES SEPSE I MUNGONTE DICKA QE E KA EMRIN EKSPERIENCE.
.....dhe pregaditje fizike-minusi i madh i te tan futbollistave shqiptar.

Posted: Mon, 21 Jul 2008 , 22:49
by Man in Redblue
Une nuk e di cfare njerezish jan Salihi dhe Sukaj. Kur i kam taku (njenin ktu ne Austri, tjetrin ne Gorica) kan ken shume te sjellshem.

Sidoqofte une i uroj suksese ne karriere e shpresoj qi ti shoh ata dhe cdo futbollist tjeter shkodran e shqiptar sa ma nalt.

Posted: Tue, 22 Jul 2008 , 11:44
by Miri
Sukaj, më 2 gusht firma në kontratën 2-vjeçare

I gjendur në Turqi për të përfunduar bisedimet me ekipin vendas të Gençlebirligi, futbollisti shkodran dhe ekipit tonë kombëtar Xhevahir Sukaj shprehet se ka
përfunduar gjithçka përsa i përket një kalimi të tij me këtë skuadër. Ai ka rënë dakord me drejtuesit e ekipit turk me të gjithë pika e parashtruara prej tij dhe me datë 2 gusht për Sukajn do të jetë vetëm formaliteti i firmës mbi kontratë. Bëhet fjalë për një kontratë dyvjeçare me të drejtë rinovimi për një vit tjetër (pra 2+1), me këtë ekip. Pavarësisht, se prej vetë lojtarit nuk jepet një shifër ajo që mësohet nga burime pranë tij është se kjo shifër është tepër e kënaqshme për vetë atë.

Posted: Tue, 22 Jul 2008 , 18:16
by Man in Redblue
Fushaj: Sukaj & Co, ikin vetem me lejen time

Ne fakt largimi i Xhevahir Sukajt tashme duket pune e kryer dhe Vllaznia duhet te filloje t’i beje planet pa te. madje nje gje te tille drejtuesit e saj e kishin parandjere dhe per rrjedhoje nxituan te marrin sulmuesin çek Millosh. Firma me klubin e Gençlerbirligise pritet te hidhet me 2 gusht pasi te kete mbaruar pune me turin e pare te Kupes Uefa me Vllaznine. Por presidenti Fushaj dje ka zbardhur disa "enigma" qe kane te bejne me transferten e sulmuesit te tij ne kampionatin turk. "Largimi i Sukajt drejt Turqise per te biseduar me klubin qe e kerkonte, eshte bere me lejen tone. Edhe fakti qe ai nuk ka firmosur, do te thote se nuk mund ta beje nje gje te tille pa miratimin e Vllaznise sepse lojtari ka kontrate me ne deri pas ndeshjeve te Kupes Uefa. Me date 1 gusht, pasi te kemi mbaruar pune me ndeshjen e kthimit ndaj NK Koperit, do ulemi te bisedojme me lojtarin dhe nese ai deshiron te largohet pa zhvilluar ndeshjet e turit te dyte nese kalojme, edhe mund te largohet. Por kuptohet qe per kete veprim do t’i duhet te demshperbleje diçka klubin qe e beri te njohur ne arenen nderkombetare"-ka thene dje Fushaj. Ne te njejten linje duket se qendron edhe problemi i dy futbollisteve te tjere te Vllaznise, Telit dhe Likes. Edhe ata kane oferta nga jashte dhe presin vetem qe skuadra shkodrane t’i lere te lire pas ndeshjeve te turit te pare te Uefa-s. presidenti i kuqebluve ne prononcimin e tij thote se nuk ka nder mend t’u provoje ketyre lojtareve mundesine per te luajtur jashte por kjo do behet me mirekuptim edhe duke derdhur diçka ne arken e klubit. "Menjehere pas ndeshjes se kthimit me sllovenet siç e thashe, do ulemi te bisedojme perveçse me Sukajn edhe me Telin dhe Liken. Nese ata vertete duan te largohen, nuk do t’i pengojme. Normalisht pa lejen e Vllaznine ata nuk mund te ikin dhe kete e provoi me se miri Teli qe nuk mundi dot te shkonte ne Qipro. Largimi i tyre do jete i kuhstezuar nga kontributi qe do japin per klubin qe i beri te njohur. Duke marre serish shembullin e Telit: Ai vertete nuk shkoi tek skuadra qipriote ngaqe i duhej te luante ne Kupen Uefa me ne, por mjaftoi ndeshja e pare ne Slloveni dhe ai menjehere ra ne sy te drejtuesve te Rijekes qe duan ta marrin. Kjo do te thote se ata i detyrohen jo pak Vllaznise qe i beri te njohur"-shton me tej presidenti Valter Fushaj. Gjerat tashme jane te qarta per te tre futbollistet kuqeblu qe duan te largohen. Madje ketu futet edhe Sukaj per te cilin thuhet se ka mbyllur gjithçka ne Turqi. Nese ai nuk "falet" tek Vllaznia, veshtire se largimi i tij mund te zyrtarizohet. Ky te pakten eshte mendimi qe kane drejtuesit me te larte te klubit shkodran te cilet pohojne se ajo çfare u jep te drejte atyre eshte pikerisht kontrata qe kane te firmosur me keta futbolliste.

Posted: Tue, 22 Jul 2008 , 20:50
by matrix-kuqeblu
a merr naj lek valteri me ita tre largime qe bahen

Posted: Wed, 23 Jul 2008 , 15:15
by jeti
PATJETER QE MERR SEPSE KLUBI KA KARTONIN E PLOTE TE LOJTARIT.
LOJTARET QE LARGOHEN DO TE DEDHIN NE ARKEN E KLUBIT TE PAKTEN 20% TE VLERES SE SHITJES.
KA RA PARJA NE DORE TE HORIT......... :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Wed, 23 Jul 2008 , 22:47
by vllaznia1919
julianos wrote:Njati ja baft zoti hallall se po ec shkelqyshem e jo si ai porrllac salihit se mos ishin njate vllezrit skishte ken aty ku asht sot ,persa u perket se talleshin me te shok kan ken losin e tallen si me njenie me tjetrin ,ishalla ja prift zoti mar se mka hi tamam nzemer PARA SUKAJ
Un si kam kurgja as njenin as tjetrin por Salihi asht bojagi ma nelt se Sukaj per momentin.Kam pase munsi me i pa live te dy edhe Salihi me pelqen ma shum ne tana aspektet!

Posted: Wed, 23 Jul 2008 , 23:33
by shv13
jane te dy talente pa harru edhe liken qe s ndihet po jane nder ma t miret qe kane nxjerre ekipet zinxhire e duhet me kene taman krenare se dmth qe punohet mire me t rinjte si e kena pase gjithmone tradite....
Sukaj m ka pelqy ato pak here qe e kam pa,ka teknike e nuhatje t jashtezakonshme..e vetmja gja asht qe nuk asht shume konstant meqe asht edhe i ri.Edhe vjet ka pase nji periudhe qe hupi krejt...Edhe nji vit te vllaznia si kishte ba keq per mendimin tem...

Posted: Wed, 23 Jul 2008 , 23:33
by matrix-kuqeblu
ta po e shini ka te vijne sukaj ne merkaton e dimrit te vllaznia

Posted: Thu, 24 Jul 2008 , 05:05
by rai
a din gja kush me kallxu se ba me e kalu turin Vllaznia (qe besoj se asht e kualifikume)...a ka me lujt Sukaj ne turin tjeter apo jo......
se gazetat shqiptare jane tu ken kontradiktore e u qorrova tu lexu gjana te ndryshme...
Po me Sinanin ca bahet ? kur mund te bahet me lujte ?

Posted: Thu, 24 Jul 2008 , 07:09
by jeti
shv13 wrote:jane te dy talente pa harru edhe liken qe s ndihet po jane nder ma t miret qe kane nxjerre ekipet zinxhire e duhet me kene taman krenare se dmth qe punohet mire me t rinjte si e kena pase gjithmone tradite....
Sukaj m ka pelqy ato pak here qe e kam pa,ka teknike e nuhatje t jashtezakonshme..e vetmja gja asht qe nuk asht shume konstant meqe asht edhe i ri.Edhe vjet ka pase nji periudhe qe hupi krejt...Edhe nji vit te vllaznia si kishte ba keq per mendimin tem...
EDHE UNE I ATI MENDIMI JAM NAQE QE NUK KA STABILITET NE LOJE DHE I DUHET ME SHUME EKSPERIENCE SEPSE ASHT I RI.
SE RRIN EDHE NJE VIT VEC HAJR KA PREJ VLLAZNIS.

Posted: Thu, 24 Jul 2008 , 07:10
by jeti
matrix-kuqeblu wrote:ta po e shini ka te vijne sukaj ne merkaton e dimrit te vllaznia
EDHE KJO ESHTE E MUJTUN QE MUND TE KTHEHET SHPEJT SEPSE DO JET E VESHTIR PER MU AMBIENTU

Posted: Thu, 24 Jul 2008 , 07:39
by jeti
-Sukaj: Kontrata ne mirekuptim me presidentin

Ka mberritur te marten pasdite ne Shqiperi ndersa dje ka dale ne stervitje me Vllaznine. Ashtu siç e kishte deklaruar edhe me pare, Xhevahir Sukaj do t’i sherbeje skuadres se tij deri ne fund. Qe do te thote se do luaje me kuqeblute deri ne ndeshjen e kthimit me sllovenet e NK Koperit dhe me pas mund te largohet. Gençerbirligi e pret te firmose. Nderkohe presidenti i klubit shkodran Valter Fushaj e ka bere te qarte publikisht se nuk do te lejoje te largohet asnje futbollist pa lejen e tij. Edhe Sukaj ne fakt duket se largimin e ka menduar vetem pasi i ka “kopsitur” mire gjerat me numrin 1 te klubit. Dje paradreke lojtari dhe presidenti i Vllaznise jane takuar ne ambjentet e Hotel “Colosseu” dhe kane biseduar jo pak me njeri-tjetrin. I pyetur pas ketij takimi se cili ishte objekti i bisedes, Sukaj eshte pergjigjur: “Thjesht biseduam ne lidhje me oferten turke. Ia bera te qarta presidentit te gjitha gjerat dhe e kemi lene te flasim vetem pas ndeshjes se kthimit te kupes Uefa”. Por vertete sulmuesi 20 vjeçar nuk mund te largohet pa marre lejen e presidentit te Vllaznise? Vete autori i dy golave ne ndeshjen e zhvilluar ne Slloveni para nje jave e ka konfirmuar kete: “Normalisht qe largimi im drejt Turqise per te biseduar me drejtuesit e Gençerbirligise eshte bere me lejen e presidentit Fushaj. Por une kam detyrime ndaj klubit dhe per rrjedhoje e kemi lene qe me date 1 gusht te ulemi e te bisedojme serish. Nese gjejme gjuhen e perbashket me drejtuesin me te larte te Vllaznise mund te largohem menjehere sepse klubi turk me pret me 2 gusht per te firmosur. Me ta kam mbyllur çdo gje sa i takon anes financiare te kontrates por para se te firmos, mund te bisedojme serish”. Logjika eshte e thjeshte: sulmuesi i talentuar do lejohet te largohet pasi te kete derdhur ne arken e klubit shkodran nje shume te caktuar te hollash. Me kete kusht duket se te dy palet kane rene dakord dhe ajo qe mbetet eshte vetem mbarimi i ndeshjes me NK Koper. Rezultati 2-1 ne favor te shkodraneve ne ndeshjen e pare, i favorizon se tepermi ata per ndeshjen e kthimit qe do luhet te enjten e ardhshme ne “Loro Boriçi”. Dy golat e shenuar nga Xhevahir Sukaj ne Nova Gorica kane qene nje garanci me teper per kuqeblute per te kaluar ne turin tjeter. por detyra e tij nuk ka mbaruar ketu pasi do te duhet edhe ndonje gol tjeter per ta çuar Vllaznine ne turin e dyte. Mengjerashi shkodran e ka te qarte kete gje dhe njekohesisht do ishte menyra me e mire qe Gençerbirligi te mos “qahej” per parate qe ka menduar te shpenzoje per kete lojtar i cili eshte vetem ne fillimet e karrieres se tij dhe premton shume per te ardhmen.Gjergj KOLA

Posted: Wed, 30 Jul 2008 , 18:07
by Man in Redblue
Sukaj “di” dhe gjermanisht
30 Korrik I bindur se do ta tundë rrjetën edhe në “Loro Boriçi”, sulmuesi i talentuar ka lënë të kuptohet se, “pazari” me turqit mund të prishet dhe në lojë mund të futet ndonjë skuadër tjetër, pse jo edhe nga Gjermania



Prej Sukajt gjithmonë priten lajme të reja. Sa herë që e takon, ai të duket se ka rezervuar diçka për të të thënë. Por, që prej ndeshjes së parë të kupës UEFA ku i shënoi Koperit dy gola, ai nuk është ndierë shumë. Për ndeshjen e kthimit nuk ka folur fare, ndërsa ka pasur një “kolpo” në Turqi, por që akoma nuk po merret vesh, nëse ka firmosur, apo jo. Ndaj, sapo fillon të flasë, e kupton se “çështja Sukaj” do të fillojë nga e para. “Do të përfundoj edhe ndeshjen e dytë me Koperin dhe me datë 1 gusht do të nisem për në Turqi për të firmosur”, pati thënë për “Sport Ekspres” nëpërmjet linjës telefonike, sulmuesi shkodran, direkt nga Turqia ku kishte mbërritur dy ditë pas ndeshjes së parë në Slloveni. Ndërsa dje...



Rikthehet pista gjermane

Në fakt, pista gjermane dhe ajo zviceriane kanë qënë që herët në fokusin e merkatos së Xhevahir Sukajt. Fillimisht, shkodrani Rudi Vata e më pas serbi Nikoliq, por edhe të tjerë menaxherë patën përgatitur terrenin për ta transferuar Sukajn në kampionatet e këtyre vendeve. Por befas, një oferë “sheikësh” ? siç nuk mungoi ta quajë vetë Sukaj ? e ndryshoi tërësisht situatën, duke e quajtur punë të kryer kalimin në Turqi, madje duke konfirmuar kontratën 2+1.

Pas kthimit në Shkodër, një bisedë me presidentin Fushaj, ia uli paksa ritmin “fluturues” sulmuesit shkodran. Edhe vetë Sukaj u bind se nuk mund të largohej “pa u lagur” nga klubi Vllaznia, që kërkonte pjesën e vet. Që nga ky çast, Xhevahiri nuk është ndierë. Ndërkohë, menaxherët, kur panë se Sukaj nuk ka përfunduar plotësisht, filluan të punojnë sërishmi duke fituar çdo ditë e më tepër terren, aq sa duket se kanë arritur ta bindin të heqë dorë nga Turqia. Dhe duket se ia kanë arritur: “Po, është e vertetë, unë nuk kam firmosur akoma me asnjë skuadër. Në fakt kam hedhur një hap të madh për në Turqi, por nuk do të thotë se është punë e kryer. Në rast se një tjetër skuadër më josh me para dhe kushte më të mira, mund të ndërroj destinacion. Ajo që unë mund të them është se, me datë 2 gusht jam lojtar i lirë dhe pas kësaj date edhe mund të firmos në Gjermani, pasi bisedimet janë rihapur. Shpresoj të bëhet më e mira e mundshme dhe unë të sistemohem më nje skuadër me emër, që do të më ndihmojë për t’u afruar edhe pranë ekipit kombëtar”, thotë Xhevoja.



“Gol dhe kualifikim”

Por, Sukaj ka në vemendje të plotë edhe takimin e nesërm në “Loro Boriçi”. “Nuk më kanë mbaruar akoma golat, ndaj kam besim se do t’i shënoj sërish sllovenëve”, thotë Sukaj, që është gati të vërë edhe bast për një gjë të tillë. Optimizmi bazohet në formën e mirë që po kalon: “Periudha dyjavore që kemi patur në dispozicion për t’u përgatitur për këtë ndeshje, na ka ndihmuar mjaft. Pastaj, kundërshtarin e njohim disi më shumë dhe do të jemi në gjendje ta godasim në ato pika ku ai ka më tepër problem”, shton Sukaj. Edhe pse e ka me shumë qejf të mos dalë pa gol në këtë ndeshje ? dëshiron t’ia dedikojë fansave kuqeblu në këtë ndeshje që pritet të jetë e fundit për të me Vllazninë ? ai thotë se e rëndësishme është që Vllaznia ta kalojë turin, qoftë edhe pa gola, apo edhe me gol të shënuar nga shokët e tij.


Ishalla din sidomos dialektin austriak tgjermanishtes :lol: :roll:

Posted: Wed, 30 Jul 2008 , 23:45
by Edmond-Cela
edhe une kisha qef ne gjermani se shumica e lojtarve shqiptar kan marr fame ne kyt vent. sa per ne turqi ma mire te rrij ne shkoder

Posted: Sat, 02 Aug 2008 , 00:30
by vvvllaznia
www.transfermarkt.de e jep Sukajn si lojtar te skuadres turke.dmth qe keka zyrtare largimi i tij.shpresoj qe te ket ma shans se Sinani

Posted: Sat, 02 Aug 2008 , 00:36
by vvvllaznia
http://www.vllaznia.eu/

tek faqja zyrtare e vllaznise shkruhet qe edhe teli e lika paskan udhtu ne Turqi.i uroj me te vertet fat he nje karrier sa me te gjat te tre ketyre lojtarve por sjane duke mendu hiq per ndeshjen me Napolin dhe disa dit ma pak stervitje.gjynah