Kampionati Gjerman

Ketu mund te diskutoni mbi kampionatet e huaja si kamponati Italian,Gjerman,Anglez, Spanjoll, etj.
Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Gjerman

Post by fpjalmi » Fri, 20 Feb 2009 , 23:39

INCIDENTI NË BIRRARI


Portieri i Shalke 04-ës
frakturohet në hundë
Ashtu siç konfirmohet nga e përditshmja gjermane, “Bild”, Ralf Faerman
ka përjetuar një aventurë aspak të bukur në njërën prej birrarive
të zonës së “Gelsenkirshenit”, saktësisht në 8 shkurt 2009.
Portieri i skuadrës së Shalke 04-ës është goditur me një shishe
birre në fytyrë nga një tifoz i dehur. Pasojat kanë qenë të rënda për
mbrojtësin ekstrem të formacionit të drejtuar nga Frenk Ruten, frakturë
në kockën e hundës. Futbollisti ishte gjendur në atë lokal, me
rastin e suksesit 1-0 kundër Verder Bremenit. Fillimisht, Ralf Faerman
ishte bezdisur nga një i klient i dehur (rreth orës 2:30 të
mëngjesit), të cilit i ishte shmangur në një farë mënyrë, por pak
minuta më vonë, portieri i Shalkes është goditur me një shishe të
madhe birre nga një distancë pak më e vogël se një metër

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Gjerman

Post by fpjalmi » Fri, 20 Feb 2009 , 23:40

TË PREMTEN
Hofenhaim - B. Leverkusen 1-4
TË SHTUNËN
Verder - Mënshengladbah 1-1
Herta B. – Bajern M. 2-1
Frankfurt – Volfsburg 0-2
Këln – Karlsruhe 0-0
Bohum – Shalke 2-1
Hanover – Shtutgart 3-3
TË DIELËN
Dortmund - Kotbus 1-1
Hamburg - Bielefeld 2-0

1. Herta 20 12 4 4 32-23 40
2. Hofenhaim 20 12 3 5 46-28 39
3. Hamburg 20 12 3 5 31-27 39
4. Bajern M. 20 11 5 4 43-28 38
5. Leverkusen 20 11 3 6 43-27 36
6. Volfsburg 20 9 6 5 40-26 33
7. Shtutgart 20 9 5 6 35-28 32
8. Dortmund 20 7 10 3 30-24 31
9. Shalke 20 8 6 6 26-19 30
10. Verder Bremen 20 7 6 7 41-32 27
11. Këln 20 7 4 9 22-28 25
12. Hanover 20 5 6 9 25-38 21
13. Frankfurt 20 5 5 10 26-35 20
14. Bielefeld 20 3 9 8 18-31 18
15. Bohum 20 3 8 9 23-33 17
16. Kotbus 20 4 5 11 16-33 17
17. Karlsruhe 20 5 2 13 18-36 17
18. M’gladbah 20 3 4 13 20-39 13


JAVA E ARDHSHME
20 SHKURT
Shalke 04-B.Dortmund 20:30
21 SHKURT
Kotbus-Verder Bremen 15:30
B.M’gladbah-Hannover 15:30
Karlsruhe-Eintraht F. 15:30
Volfsburg-Herta Berlin 15:30
Arminia B.-Bohum 15:30
Shtutgart-Hofenhaim 15:30
Bajern M.-Këln 15:30
22 SHKURT
Bajer L.-Hamburg 17:00

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Kampionati Gjerman

Post by GOLDIAN » Sat, 21 Feb 2009 , 19:47

shv13 kyt paraqitje zhgenjyse te bayernit a mundesh me nae analizu pak
me vjen keq per hofenheim qe nuk shenoi ne fund e te ishin shkeput se na nuk meritojme kampionat simjet
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Kampionati Gjerman

Post by vllaznia1919 » Sat, 21 Feb 2009 , 20:04

Sa pesimist je maj naqe.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: Kampionati Gjerman

Post by shv13 » Sat, 21 Feb 2009 , 20:23

5 humbje ne kampionat jane shume n fakt.E keqja asht se ktyne ju prihet mbare gjithmone se sot humben e max 4 pike larg shkojne nqs fiton hamburgu neser mgjth e ka t vshtire ne leverkusen.Jane rrase tana ne pak pike e kane mundesi me e marre prape po une kam frike se ta po e qelbin ndeshjen me sportingun.
Tesh shpresoj t mos e nenvleftesojne meqe jane tu lujte beterr.Klinsmani s asht tu ma mbushe mendjen hic.Kam shume simpati per te por po vertetohet ajo qe u thote para pak kohesh: se taktiken e bate jogi low ne botnor...
mbrojtja asht tu gabu shume kto kohet e fundit e me kto gabime ne champions ta po i nisin n shpi heret...
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Gjerman

Post by fpjalmi » Tue, 24 Feb 2009 , 00:27

Bayern Munchen, hija e Voller kercenon Klinsmann
23/02/2009 16:10

Punet kane marre per keq tek Bayern Munchen ne pjesen e dyte te sezonit.
Kriza ne kampin bavarez kulmoi kete fundjave me humbjen ndaj modesteve te Kelnit 1-2 ne “Allianz Arena”, cka beri qe kampionet e Gjermanise te humbasin kontaktet me kreun e klasifikimit.

Ne qender te kritikave eshte vene trajneri Jurgen Klinsmann, i cili konsiderohet si pergjegjesi kryesor i disfatave te njepasnjeshme te bavarezeve, pavaresisht talenteve te shumte qe Bayern ka ne perberje.

Prova e vertete per Klinsmann eshte perballja e dyfishte e Champions League kunder Sportingut te Lisbones dhe nese ne kete rrugetim gjermanet deshtojne, atehere Rudi Voller eshte gati per te marre drejtimin e skuadres.

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Kampionati Gjerman

Post by Ledi1920 » Tue, 24 Feb 2009 , 11:02

Per mua nuk ka faj vetem Klinsmanni.Nje pjese te fajit e kane dhe drejtuesit dhe vete lojtaret.Ekipi ne ket moment po kalon nje forme te dobet pervec disave aty.Si ekip mezi shkojne tek goli edhe po humbin shume raste.Golin jan duke e gjet me shume veshtiresi.Toni nuk eshte mo ai i vjetshmi.Ket vit nuk po e gjen golin edhe po humb shume raste.Per mendimin tim qe mbas europianit forma atij erdhi duke rene.Shweini smerret vesh.Nje ndeshje luan super, pese ndeshje te tjera eshte dobet.Ze Roberto eshte mire.Teknik i shpejte por duke pa moshen e tij eshte normale qe du pjese nuk i nxjerr dot...Van Bomel,Ottl,Borowski jane lojtar shkaterrues.Futbolliste qe loja e tyne bazohet tek forca.Nuk jane lojtar qe ndertojn aksione ose te driblojn kundershtar thjesht bejn pasa qe sperbejn rrezik per kundershtarin.Riberi ske ci thu se eshte klass...Altintop akoma se ka marr veten nga demtimi. Mbrojta po le shume per te deshiruar.Jane tu bo ca gafa qe as ekipet amatore nuk i bejn.Lucion se morr vesh.Do me bo dhe sulmusin dhe mbrojtesin.Ka pas shume raste qe e ka lon ekipin gafil se merr kot.Porta nuk eshte e sigurte.Ai Rensing ska eksperience.Eshte i ri por koha nuk pret derisa ti te afirmohesh si porite.E para eshte i shkurter dhe ne topat ne ajer ben gafa...

Me drejtuesit me vjen inat per ket gjo.Kan pas ne ekip keta lojatre...
Trochovsikn-e(luan dhe me kombetraen gjermane)e kishin e cun tek Hamburgu
Jansen-edhe ket po tek Hamburgu,me Leverkuseni shenoi dy gola
Guerrero- edhe ket e cun tek Hamburgu
SOT HAmburgu eshte ne vend te pare...
Kane ne mbrojte nje brazilion Breno qe eshte shume i mire dhe luan me shpresat e brazilit.Nuk i lej hapesira pothuajse fare.Duhet te afirmojne dhe lojtaret e ri se me Ze Roberton,Lucion,Van Bomel qe jane nga 30 vjec dhe 1 sezon mund te presesh.Ate Donovan qe moren,e prisnin per as doli pras...

FC BAYERN MUNCHEN
:asm: Rekordmaister :aca:
Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Gjerman

Post by fpjalmi » Tue, 03 Mar 2009 , 04:15

Hamburgu mundet dhe humbet kryesimin

Skuadra e Hamburgut nuk
ka arritur të vazhdojë serinë e
rezultateve pozitive, edhe pse
kishte rastin më të mirë për të
thelluar diferencën me ndjekësit
më të afërt. Kur priste
në shtëpi Volfsburgun, ekipi i
trajnerit Martin Jol ka zhgënjyer,
duke mos arritur të marrë
asnjë pikë nga kjo sfidë. Ka
qenë Grafite, ai që ka shënuar
golin e parë për miqtë në
minutën e 12-të nga pika e
bardhë e penalltisë. Ndërkohë,
12 minuta më pas, sërish
Grafite ka dyfishuar gjithçka,
duke shtangur lojtarët dhe tifozerinë
vendëse. Kaq mjaftoi
për pjesën e parë të takimit,
ndërkohë që në 45-
minutëshin e dytë, lojtarët e
Hamburgut u dukën më të
motivuar dhe sulmuan më
shumë. Në minutën e 73-të,
sulmuesi Guerrero ngushtoi
diferencën, gjithsesi nuk zgjati
më shumë se tri minuta
reagimi i Volfsburgut, që
shënoi golin e tretë me anë të
Edin Dzeko. Një fitore mjaft e
rëndësishme për skuadrën e
trajnerit Feliks Magat, që tashmë
renditet në vendin e katërt
të renditjes, duke lënë pas Bajernin
e Mynihut për shkak të
golavarazhit më të mirë.
Ndërkohë, Hamburgu ka
humbur kryesimin e renditjes,
që mbahet nga Herta e Berlinit,
me një pikë më shumë. Në
ndeshjen e ardhshme, ata do
të luajnë në transfertë kundër
vendit të fundit në renditje,
Borusia Mënshengladbah

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Gjerman

Post by fpjalmi » Tue, 03 Mar 2009 , 04:16

Shkëlqimi i Bajernit
‘zbehet’ në kampionat
Vendësit luajtën me një lojtar më pak, për më shumë se 75’
Bavarezët morën vetëm një pikë kundër Verderit

Bajerni i Mynihut
vazhdon të vuajë
në kampionat.
Edhe pse në mesjavë arriti të
zhvillojë një paraqitje të shkëlqyer,
duke fituar me rezultatin
5-0 në Bundesligë, kriza
thellohet. Bavarezët
patën në dorë një shans të
mirë për të fituar takimin, kur
në minutën e 15-të, mbrojtësi
i Verderit, Naldo, doli nga
fusha me karton të kuq, pas
një ndërhyrjeje të gabuar
ndaj Frenk Riberisë. Edhe
pse sulmuan dhe iu afruan
golit, miqtë nuk ditën të gjejnë
rrugën e rrjetës. Nga ana
tjetër, Verderi arriti të përballojë
me sukses presionin e
kundërshtarit dhe mori një
pikë shumë të vlefshme nga
kjo përballje, duke llogaritur
edhe rrethanat. Një barazim,
që ka ndikuar edhe në renditje
për skuadrën e trajnerit
Jurgen Klinsman, duke qenë
se tashmë renditet në vendin
e pestë, me kuotë të barabartë
pikësh me Volfsbugun,
por me një diferencë prej
katër pikësh me vendin e
parë. Në ndeshjen tjetër të
ditës së djeshme, atë mes
Karlsruhes dhe Shtutgartit,
djemtë e trajnerit Markus
Babel kanë arritur të tregojnë
se janë gati të pretendojnë një
vend në Kupat e Evropës këtë
sezon. Ata arritën të fitonin në
transfertë me rezultatin 2-0,
pas golit të Elson në minutën
e 50-të dhe të Kedirës në të
88-ën. Një fitore, që bën që Shtutgarti
të jetë vetëm tri pikë
larg zonës së Kupës UEFA
dhe pesë pikë larg Ligës së
Kampioneve, duke e bërë
akoma më emocionues kampionatin
e këtij viti.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Gjerman

Post by fpjalmi » Tue, 03 Mar 2009 , 04:18

MENAXHERI

“Nëse Riberi largohet,
do shkojë te Barcelona”
uket se e ardhmja e Frenk Riberisë nuk ka më pikëpyetje.
Është përfolur shumë për një largim të mundshëm të tij nga
Bajerni i Mynihut, madje edhe se ka firmosur një kontratë
paraprake me Barcelonës, gjithsesi është menaxheri i futbollistit,
ai që dëshiron të sqarojë situatën. “Ai momentalisht
është lojtar i Bajernit dhe po përqendrohet vetëm te ky
fakt. Por, nëse ai do të largohet nga klubi gjerman, do të
transferohet vetëm te Barcelona. Aty ka vetëm yje dhe për
të, do të ishte një aventurë fenomenale. Është i vetmi klub
që i plotëson të gjitha dëshirat e Roberisë”, tha menaxheri
i futbollisti francez, Alen Miliako.




MARTIN JOL


Trajneri i Hamburgut, Martin Jol, është shprehur shumë i zhgënjyer
nga humbja në shtëpi kundër Volfsburgut, gjithsesi nuk dëshiron
ta dramatizojë situatën. “Ishte një ndeshje, ku ne nuk mundëm
të japim më të mirën tonë. Fakti që kundërshtari shënoi i pari
edhe pas 12 minutash, ndikoi në moralin tonë. Duhet të përgëzoj
Volfsburgun, pasi u tregua mjaft i zgjuar në lojën e vet, duke
përfituar nga shpërqendrimi ynë. Gjithsesi, nuk duhet t’i kushtojmë
më shumë rëndësi seç duhet kësaj humbjeje dhe të mendojmë
për përballjet e ardhshme”, tha trajneri holandez i Hamburgut,
skuadra e të cilit tashmë renditet në vendin e dytë, me
një pikë më pak se kryesuesit e Hertës së Berlinit.
MARTIN JOL


BABEL


“Kishim nevojë
për këtë fitore”
shtutgarti u eliminua nga Kupa UEFA në mesjavë, gjithsesi diti
të reagonte në kampionat, duke fituar në transfertë kundër
Karlsruhes me rezultatin 2-0. “Jam shumë i kënaqur për profesionalizmin
e treguar nga skuadra. Edhe pse nuk ishim në
gjendjen më të mirë morale, luajtëm me një ritëm të lartë dhe
arritëm të marrim tri pikë shumë të rëndësishme në transfertë.
Kjo fitore na afron ndjeshëm me zonën e Kupës UEFA dhe
ky është një rezultat mjaft i mirë, duke llogaritur ecurinë e
dobët të ekipit në fillim të sezonit. Tani do përqendrohemi
maksimalisht në kampionat dhe jam i bindur që do arrijmë një
pozicion mjaft të mirë”, tha trajneri Markus Babel.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Gjerman

Post by fpjalmi » Tue, 03 Mar 2009 , 04:19

TË PREMTEN
Këln-A.Bilefeld 1-1
TË SHTUNËN
Bohum - Kotbus 3-2
Dortmund - Hofenhaim 0-0
Frankfurt - Shalke 1-2
Hanover - Leverkusen 1-0
Herta - M’gladbah 2-1
DJE
Hamburg – Volfsburg 1-3
Guerrero 73’ / Grafite 12’ (P), 24’,
Dzeko 76’
Karlsruhe – Shtutgart 0-2
/ Elson 50’, Khedira 88’
Verder B. - Bajern M. 0-0

6 MARS
Shalke-Këln 20:30
7 MARS
Hofenhaim - Verder B. 15:30
M’gladbah - Hamburg 15:30
Bajern M. - Hanover 15:30
Kotbus - Herta 15:30
Volfsburg - Karlsruhe 15:30
Shtutgart - B.Dortmund 15:30
8 MARS
Bilefeld - Frankfurt 17:00
Leverkusen - Bohum 17:00

Renditja

1 Herta Berlin 22 13 4 5 35-26 43
2 Hamburg 22 13 3 6 34-31 42
3 Hofenheim 22 12 5 5 49-31 41
4 Volfsburg 22 11 6 5 45-28 39
5 Bajern Mynih 22 11 6 5 44-30 39
6 B.Leverkusen 22 11 3 8 44-30 36
7 Shtutgart 22 10 6 6 40-31 36
8 Shalke 22 9 7 6 29-21 34
9 Bor. Dortmund 22 7 12 3 31-25 33
10 Këln 22 8 5 9 25-30 29
11 Verder Bremen 22 7 7 8 42-34 28
12 Hanover 22 6 6 10 28-41 24
13 E.Frankfurt 22 6 5 11 28-37 23
14 Bohum 22 4 9 9 27-36 21
15 Bilefeld 22 3 11 8 20-33 20
16 Kotbus 22 5 5 12 20-37 20
17 Karlsruhe 22 5 2 15 18-39 17
18 M’gladbah 22 4 4 14 24-43 16

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Kampionati Gjerman

Post by GOLDIAN » Wed, 04 Mar 2009 , 14:45

o shv13 o ledi na cmendi ky bajerni
e tmerrshme po na lun mendt e kokes
i perjashtuar

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Kampionati Gjerman

Post by Ledi1920 » Wed, 04 Mar 2009 , 14:50

GOLDIAN wrote:o shv13 o ledi na cmendi ky bajerni
e tmerrshme po na lun mendt e kokes

ishalla po fitojne sot ne kupe me leverkusenin
Image

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: Kampionati Gjerman

Post by shv13 » Wed, 04 Mar 2009 , 15:42

goldian nuk e di a e pe ndeshjen me werderin po kane lujte shume mire.Qe ndeshje shume e bukur e u knaqa tu e pa,loje e shpejte,raste boll.Tjerat ta po ja hajne kryt njena tjetres e n fund kane me e marre kampionatin mendoj.Gjithmone nqs nuk losin si kane lujte ne fillim te fazes se dyte...tesh m duket se disi e kane marre vedin..
Sonte e kane me leverkusenin e ishalla po e lidh me e pa kund se ka me kene ndeshje e bukur tham..
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Kampionati Gjerman

Post by GOLDIAN » Wed, 04 Mar 2009 , 18:05

ARD e ka ndeshjen live sonte
o shv13 po vete fakti per shume minuta me nje lojtar ma shume qe kena lujt sna lejon ti gezohena ketij barazimi
nese ne 4 ndeshjet e ardhshme nuk marrim 12 piket une humb cdo shpres per titull
i perjashtuar

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: Kampionati Gjerman

Post by shv13 » Wed, 04 Mar 2009 , 18:29

ku me e marre ard une ne itali,as ard as zdf e as topin me ngjyra(sat 1) :lol: :lol: ishalla e lidh atdhe.net ose ndokund tjeter...barazimit nuki gzohme se asht dashte me e fitu po loja ka kene e mire ne krahasim me fillimin e vitit....
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Kampionati Gjerman

Post by REINIS » Fri, 06 Mar 2009 , 16:18

Presidenti i Bajernit të Mynihut, paralajmëron se lojtari francez mund të largohet në merkaton e verës

Frenk Riberi largohet gjithnjë e më shumë nga Bajerni i Mynihut. Deklaratat e fundit të yllit francez, që ka kritikuar hapur shokët e skuadrës për mungesën e mbështetjes në fushë, janë për presidentin e klubit Franc Bekenbauer një sinjal i qartë lamtumire. “Frenku i thotë këto gjëra me një objektiv të qartë, shpjegon “Kaizeri” i futbollit gjerman. -

Është gjithnjë një problem kur një lojtar kërkon të largohet dhe drejton një “pistoletë” ndaj klubit të tij. Bajerni është prej kohësh në varësi të Riberisë”, përfundoi Bekenbauer.

Fjalë, thuajse dorëzuese, të drejtuesit më të lartë bavarez, që të lënë të kuptosh gjithnjë e më shumë për një shitje të mundshme të lojtarit në merkaton e qershorit që vjen: do të jetë francezi një nga objektivat kryesorë të kësaj merkatoje. Barcelona, Reali i Madridit dhe Mançester Junajted janë në radhë për të siguruar yllin 25 vjeçar të kombëtares së Francës, por duhet pasur kujdes edhe nga Juventusi e Milani, të dyja shumë të interesuara për futbollistin e Bajernit.

Bardhezinjtë, gjithnjë në gjueti të pasardhësit të Nedvedit (do të largohet nga Juvja dhe nga futbolli i luajtur përfundimisht në moshën 37 vjeçare), po ndjekin me shumë vëmendje zhvillimin e situatës dhe në këto javë, kanë pasur kontakte me menaxherin e lojtarit, Alen Miljaçio, që nuk e ka përjashtuar pistën juventine.

Bisedimet janë të vështira, por nëse do të ekzistojnë mundësitë, klubi bardhezi do të synojë pa dyshim mësymjen në merkato.

Në Itali edhe kuqezinjtë janë në “dritare”. Futbollisti transalpin, është prej kohësh një nga të adhuruarit e Karlo Ançelotit, i cili i çmon cilësitë e tij dhe nëse trajneri milanist do të konfirmohet në stolin e “Djallit”, nuk është për t’u përjashtuar një përpjekje e Milanit për t’u përfshirë në garën për mesfushorin.

Nga ana tjetër, nëse presidenti Franc Bekenbauer është skeptik mbi qëndrimin e Riberisë në Bavari, administratori i deleguar i Bajernit, Karl Hainz Rumenige, e mendon në mënyrë krej tjetër. Ish kampioni i Interit, deklaron në mënyrë absolute se lojtari është i pashitshëm, duke mohuar se ka marrë ndonjë ofertë për të nga ana e Barcelonës.

“Përveç faktit që Frenku është i pashitshëm, shpjegoi Rumenige, edhe vetë Laporta më ka siguruar që nuk ka bërë asnjëherë ndonjë ofertë për të. Nuk do ta lëmë të ikë Riberinë për asnjë shifër”. Ndoshta, por paralajmërimi i Bekenbauerit, pavarësisht nga optimizmi i Rumeniges, është për t’u marrë në konsideratë. Spanja dhe Italia janë në pritje.
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Kampionati Gjerman

Post by GOLDIAN » Fri, 06 Mar 2009 , 22:45

ndeshje e dobet shume ndaj leverkusenit
kete jave lujme nje ndeshje jo te lehte me hanover
na mungojne borovski toni riberi e van bomel
zot na nihmo se na duhen tre piket
po sfitume ikme per lesh
i perjashtuar

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: Kampionati Gjerman

Post by shv13 » Sat, 07 Mar 2009 , 09:25

po s fitume ikme perimend per lesh po kyt klinsmanin ca na e ka gjete ma goldian qe ka fillu me lujte me nji sulmus(vec me klosen) tu pase poldin ne stol e donovanin?
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Kampionati Gjerman

Post by GOLDIAN » Sat, 07 Mar 2009 , 22:23

shv13 wrote:po s fitume ikme perimend per lesh po kyt klinsmanin ca na e ka gjete ma goldian qe ka fillu me lujte me nji sulmus(vec me klosen) tu pase poldin ne stol e donovanin?
urime per fitoren iher sonte
donovan me duket se ka lujt nshjen e fundit se hoenes i ka thane se sja zgjat kontraten
edhe pse klinsman e ka shume qejf
donovan kushton 8 milion euro
javen e ardhsme na pret nje fushe e veshtire si ajo e bohumit po tham do fitojme
herten duhet me e pas frike
i perjashtuar

Post Reply