Page 7 of 11

Posted: Thu, 26 Jul 2007 , 21:16
by BLEDI
Perzoten mir e keni ju Valtoja m'duket ka qjef me ba vedin VIP se vetem ate e shef neper gazeta tuj than do marrim kyt e ate po ka hall me pa vedin sesi del neper foto e kujton se e besojme na....

Po nuk ka faj aj jo pritni sa te fitoj Loton une se masanena ja diftoj une atij :lol: :lol: :lol:
edhe tan ju antaret e forumit do t'ju marr si staf i klubit :lol: :lol: :lol:

Posted: Fri, 27 Jul 2007 , 13:40
by vllaznia1919
Hajt ishalla po fiton pra maj naqe. :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Fri, 27 Jul 2007 , 23:15
by BLEDI
vllaznia1919 wrote:Hajt ishalla po fiton pra maj naqe. :lol: :lol: :lol: :lol:
A t'lumte goja maj naqe se ma ke mushe menjen ty me te emeru zevends president mas mejet :lol: :lol: :lol:

Posted: Sat, 28 Jul 2007 , 17:25
by vllaznia1919
Tu rrit nera maj naqe!Do te jet kenaqesi me punu me nji president serioz si ti! :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Sun, 29 Jul 2007 , 12:57
by GOLDIAN
po me ken se pa ju lajme une me valon me punu

Posted: Sun, 29 Jul 2007 , 21:50
by vllaznia1919
Ju dyve ju napim i diskotek e kaloni kohen me te. :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Mon, 30 Jul 2007 , 00:10
by BLEDI
GOLDIAN wrote:po me ken se pa ju lajme une me valon me punu


Pse naqe nuk e pranon oferten teme!? :lol: :lol: :lol:
Une e V1919 kena plane te mdhana per klubin,se kto tip lojtarsh qe ashte tuj marr Valtoja nuk ke nevoj me ik ne brazil as mal te zi i gjen te Isa Buletini tyj shit per dite :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Mon, 30 Jul 2007 , 12:53
by vllaznia1919
Ose te thertorja! :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Tue, 31 Jul 2007 , 15:44
by forri
BLEDI wrote:nuk ke nevoj me ik ne brazil as mal te zi i gjen te Isa Buletini tyj shit per dite :lol: :lol: :lol: :lol: [/b]
Po po, e ke të sigurtë!... :lol: :lol:
Ka disa talenta edhe tek lagja "lirija" thonë.Për dy vjet e ke të sigurtë kategorinë e dytë.......më falni..... :roll: Kupën e kampioneve,deshta me than. :lol: :lol: :lol: :P

Posted: Thu, 02 Aug 2007 , 00:55
by Admin
Ne nji interviste, Martini i cili asht drejtor teknik i Vlaznise kishte deklaru qe me permbamjen aktuale te ekipit, Vllaznia asht larg objektivit per trofe!!!

Posted: Thu, 02 Aug 2007 , 13:17
by vllaznia1919
Djale intilixhent ky Martini.Hahahahahahah
Kishte nevoje me e thane Martini se nuk shifet ky muhabet.

Posted: Thu, 02 Aug 2007 , 16:23
by GOLDIAN
mas e ka thane qe mu cu na tifozat e me kerku martinin lojtar :wink:

Posted: Fri, 03 Aug 2007 , 14:06
by vllaznia1919
Shko e pusho naqe se te ka shku vone. :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Fri, 03 Aug 2007 , 15:03
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:Shko e pusho naqe se te ka shku vone. :lol: :lol: :lol: :lol:
skam fjet mram hic
me doli ne anderr valoja tu pi kafe me julio baptisten e ky baptista i thet nuk iki te milani se ju dashuroj ju

Posted: Fri, 03 Aug 2007 , 16:36
by Edmond-Cela
GOLDIAN wrote:
vllaznia1919 wrote:Shko e pusho naqe se te ka shku vone. :lol: :lol: :lol: :lol:
skam fjet mram hic
me doli ne anderr valoja tu pi kafe me julio baptisten e ky baptista i thet nuk iki te milani se ju dashuroj ju
hahahaha

e kena djal te pashum shum dreqin. mos e permendi shum se ta po na marrin me'sysh njerzit.

Posted: Tue, 07 Aug 2007 , 18:04
by GOLDIAN
me duket se po perseritet prag kampionati i sezonit qe shkoi
nje skuader qe nuk eshte e plote ne faze pergatitore nje vjen sot e nje neser nuk e di si mund te kete sukses por ishalla jam i gabum e dalim kampion

Posted: Tue, 07 Aug 2007 , 19:43
by vllaznia1919
Te lumte goja per funin e komentit naqe. :lol: :lol: :lol: :lol:
Por jo se e ke gabim per pjesen tjeter. :wink: :wink: :wink: :wink:

Posted: Tue, 07 Aug 2007 , 21:44
by iliriny
Hitaj: Leandro, hajduti i kampionatit shqiptar

Tiranë, 7 gusht - Përpara dy ditësh, skuadra e Vllaznisë prezantoi edhe dy blerjet e reja për sezonin e ardhshëm. Kështu, kuqeblutë kanë arritur të sigurojnë shërbimet e mbrojtësit afrikan Sasha Delain dhe të mesfushorit brazilian Leandro, të cilat menjëherë sapo janë prezantur, janë nisur për në Nikshiq dhe i janë bashkuar skuadrës për fazën përgatitore.

Por duket se kuqeblutë janë nxituar në vendimin e tyre duke qenë se këta dy futbollistë njihen tashmë për problemet që kanë pasur në klubet ku janë aktivizuar. Flamurtari pretendon se Delain është nën kontratë me këtë skuadër dhe ka dërguar në Federatën Shqiptare të Futbollit një notë ankese për këtë çështje.Gjithashtu, edhe skuadra e Partizanit ka dërguar një ankesë në institucionin e futbollit, me anë të së cilës kërkohet që Leandro të shlejë gjobën që i ka vendosur klubi i “kuq” për mosrespektim të kontratës. I pyetur për çështjen e këtyre dy futbollistëve, të cilët kanë hasur probleme në klubet ku janë aktivizuar edhe në sezonet e mëparshme, Shefi i Sektorit të Garave në FSHF, Hito Hitaj sqaron gjithçka për këta dy lojtarë. “Përsa i përket dy futbollistëve që ju po pyesni, Leandro dhe Delain, mund të them se klubet e Flamurtarit dhe të Partizanit kanë dorëzuar nga një ankesë në Federatë, për të shqyrtuar gjithçka që ka lidhje me këta të dy. Klubet në fjalë i kanë vendosur gjoba lojtarëve, pasi nuk kanë respektuar kontratat që kanë psur me këto skuadra, dhe kërkojnë që ata t’i paguajnë këto gjoba. Unë jam duke e përgatitur të gjithë relacionin që do të vihet në dispozicion të Komisionit të Disiplinës, i cili do të shqyrtojë çështjen dhe më pas do të vendosë” shprehet Shefi i Garave, Hitaj. Ndërkaq, i pyetur për çështjen e kartonit të lojtarit Leandro, i cili ka deklaruar se e ka në Brazil, Hita Hitaj ka “shpërthyer” duke lëshuar një lumë akuzash shumë të rënda ndaj brazilianit Leandro duke e quajtur një hajdut të kampionatit shqiptar. Hitaj shprehet se nëse do të ishte kryetar i Disiplinorit do ta përjashtonte me ceremoni nga kampionati shqiptar mesfushorin nga Amerika Latine. “Ai të mos thotë lart e poshtë se e ka kartonin në Brazil, pasi gënjen. Braziliani Leandro mund të them se është një hajdut i kampionatit shqiptar. Ai kalon nga një skuadër në skuadrën tjetër dhe merr lekët duke mos respektuar kontratat. Nëse do të isha unë kryetari i Komisionit të Disiplinës, do ta përjashtoja me ceremoni këtë futbollist nga kampionati shqiptar” është shprehur jo pak i irrituar Shefi që menaxhon garat në “qeverinë” e futbollit shqiptar. Ndërkaq, një problem të ngjashëm ka pasur mesfushori brazilian edhe në sezonin e kaluar, duke qenë se ishte nën kontratë me Partizanin dhe kërkohej nga Vllaznia, në një kohë që duhej të respektonte kontratën me “të kuqtë”. Gjithashtu, edhe mbrojtësi Delain, i cili është aktivizuar me shumë skuadra në kampionatin tonë, ka pasur probleme të tilla. Gjithsesi, këta dy lojtarë janë prezantuar zyrtarisht nga skuadra e Vllaznisë si dy blerje cilësore dhe të fuqishme, duke nisur njëkohësisht edhe stërvitjen nën drejtimin e trajnerit kuqeblu, Mirel Josa. Por, ka shumë mundësi që këto blerje të dalin bllof, pasi do të jetë Komisioni i Disiplinës së Federatës që do të vendosë për fatin e dy lojtarëve, dhe gjasat duket se do t’i japin të drejtë fjalëve të Shefit të Sektorit të Garave, Hito Hitaj. Pritet, që organi disiplinor i institucionit të futbollit të mbidhet brenda kësaj jave

Posted: Wed, 08 Aug 2007 , 13:58
by vllaznia1919
Kta jane blemje e ja fjale.Kuku ne dore te kuj ka ra e shkreta Vllazni.

Posted: Wed, 08 Aug 2007 , 18:42
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:Kta jane blemje e ja fjale.Kuku ne dore te kuj ka ra e shkreta Vllazni.
valo valo djal i ri
ku po e con iket vllazni
ku e coj e di une vete
u kenaqa tu dal ne gazete
dal ne gazete se merkato te mire baj
e mu sma hedh kush kallaj
qe ne shkoder nje brazilian pruna
asht i mire shume i markes puma