Page 7 of 56
Posted: Thu, 13 Apr 2006 , 16:09
by kuqeblu
... qi ba me ken e vertet, e mas me na ba syt neve, UN DES KRET NAQE. N'autopsi ma shkrujn: "Diq se JU QU MISHI KOKERR SE FITAJ VLLAZNIA CHAMPIONS LIGEN!"
Posted: Thu, 13 Apr 2006 , 19:30
by vllaznia1919
Lene pash zotin mas na fut kshti mendimesh ne tru se jena lerg fatekeqesisht.Na del boll per momentin me fitu njate kupe Shqipnijet e manej sot i vjet me marr kampionatin.
Posted: Fri, 14 Apr 2006 , 03:42
by Admin
Hhahaha , lene par zoten cojuno mar prej gjumit ....
Me fitu Vllaznia Champions Ligen , ahhhhhhhhhhhh ca kisha baaaaaaaaaaa ...... , boll pashe andrra , ika ika me fjet se asht e dhe vone ... e si thet keli mas na futni kshi mendimesh
, se ska tiranas qe na del para masandej
Ishalla e kena rrisk njat kupe se te nderum jena !!!
Champions ishalla ka me e fitu Barça , kudo kryeson
Ju pershendes me ket strofe stadiumi
:
O Vllazniaaa Barcelona se kupa asht e jona
OOOOooooollllllllllllleeeeeeeeeeeeeeeeeeeee
Posted: Fri, 14 Apr 2006 , 13:05
by vllaznia1919
I kena edhe ngjyrat i soj pranej.Forca Barça.
Vllaznia ishalla na fiton njate kupe Shqipnijet edhe jena ma se te lumtun.
Posted: Thu, 20 Apr 2006 , 02:47
by Admin
Dje e sot jane lujt ndeshjet e para gjys-finale te liges se kampioneve.
Dje eshte zhvillu super ndeshja Milan - Barcelona, e cila ka perfundu me rezultatin 1 - 0 ne favor te Barcelones.
Goli i fitores eshte shenu ne minuten e 57' nga francezi Giuly, mbas nje asist te dhene nga i mrekullueshmi Ronaldinjo.
Barcelona ka marre nje fitore te cmushme dhe e sheh veten pothuajse ne finale.
Ndersa sot eshte zhvillu gjys finalja tjeter Arsenal - Villareal, e cila ka perfundu me po me rezultatin 1 - 0 , por ne favor te Arsenalit .
Goli per Arsenalin eshte shenu ne minuten e 41' nga futbollisti i Bregut te Fildishte Kolo Touré.
Arsenali ka marre nje fitore minimale por te cmueshme, ku ne ndeshjen e kthimit duhet te beje shum kujdes.
Ndeshjet e kthimit do te luhen mas 2 javesh.
Posted: Thu, 20 Apr 2006 , 14:06
by vllaznia1919
Edhe me llogjike finalja ma e bukur do te ishte Barça-Arsenal.Megjithse duhen lujt ndeshjet e kthimit hala.
Posted: Fri, 28 Apr 2006 , 18:52
by piero
Katalanasit do të shkojnë në Paris për t'u ndeshur me Arsenalin. Barazimi 0-0 lë jashtë finales italianët.Por ne rezultatin final peshon nje gabim i rende i gjygjtarit Markus Merk.
Merk anullon golin e Shevcenkos,por moviola do te tregoje se ai ishte i rregullt.
Barça "e pakalueshme", Milani jashtë
Nuk ka mrekulli. Lamtumirë Paris. Por duhet të nderojmë Barcelonën që ka arritur finalen e saj të pestë, duke shtruar Milanin të mposhtur më parë në "San Siro" 1-0. Në "Kamp Nou" mbaron 0-0 dhe ta përcaktosh këtë ndeshje si takimi i qarravitjeve, është e tepërt. Kuqezinjtë provojnë të shënojnë, nuk shfrytëzojnë disa raste, por më pas falen nga aksionet e rrezikshme të Barcelonës dhe humbasin të tyret ende pa nisur mirë. Një sfidë që ra diçka më poshtë parashikimit, por që amplifikon stilin e lojës së Barçës dhe që tashmë e sheh veten të gatshme të luajë ndeshjen më të rëndësishme kundër Arsenalit. Kishte preferuar një mbrojtje më të fortë dhe teknike, por problemi muskular në fund i ka prishur planet Ançelotit. Nesta "KO" dhe futet Kostakurta në vend të tij. Nuk është e njëjta gjë, por Paolo Maldini nuk është në formë dhe nuk mund të garantojë vazhdimësi në ndeshjen më delikate të sezonit kuqezi. Ideja për të krijuar një kafaz rreth Ronaldinjos me Stamin dhe Gatuzon, josh. T'i presësh udhën brazilianit, do të ishte diçka e mirë, por nuk u arrit. Në ndryshim nga ndeshja e parë, vendi i nderit në krah të Shevçenkos i takon Inzagit. Njeriu i mrekullive të minutave të fundit është në gjueti të një tjetër nate magjike. Te Barcelona, me Beletin në vend të të skualifikuarit Oleguer, është Deko që rigjen vendin e tij, katalanasit janë më ofensivë. Por mesazhi që dërgon Kaka pas 38 sekondave me një shpërthim të rrufeshëm në të djathtë dhe një diagonale që kalon ngjitur me shtyllën, konfirmon qëllimet e Milanit. Por Barcelona përgjigjet menjëherë me Etonë që shpërdoron i gjendur përballë me Didën.
Spektakël i vërtetë. Por nëse Barcelona, edhe pse duke sulmuar, arrin të vendosë kufijtë në parapavijë, Milani përpiqet të ndërthurë diçka, megjithëse duket se është i frikësuar. Sidomos në mbrojtje, ku presingu i katalanasve është i tmerrshëm në atë pikë, sa nuk i lë kuqezinjtë të veprojnë lirshëm. Në ndeshje është edhe Kaka. Braziliani është në një ndeshje "të mëshiruar", mëkat që nuk është Pirlo. Regjisori i Milanit bëlbëzon, e ndan në rrokje pavendosmërinë e tij, duke e bërë të parashikueshme të gjithë atë që ka ndër mend të sajojë. Kështu, për Barçën bëhet më e lehtë vjedhja e topave dhe të frikësojë Milanin. Kostakurta largon topin në vijën fatale, duke mbushur hapësirat e lëna nga Kalaxe në mbulim të Etosë; shembull tipik sesi presingu mbi një lojtar mund të bëhet vdekjeprurës. Nëse shton këtu edhe Ronaldinjon, atëherë rrethi është i mbyllur. Si në "San Siro", ai zgjohet nga përgjumje të shpeshta. E dërgon topin para, shpërthen dhe "qeth" traversën. Ose e pret fushën diagonalisht me harkime antologjie që e shpërbëjnë Milanin. Kuqezinjtë, edhe pse shfrytëzojnë vetëm korsinë e Stamit, janë aty, por duhej të ishin më të përqendruar te harkimet pranë portës. Inzagi, për shembull, i gjetur më parë nga Pirlo dhe më pas nga Gatuzo, nuk është treguar i gatshëm. Të gjitha raste për gol, si rasti i Shevës që nga një pozicion i mirë godet rrjetën e jashtme. Ndeshja e "San Siros" mësonte shumë gjëra, por nuk shërbeu, ndonëse Ançeloti u kishte kërkuar të gjithëve që të ndreqnin gabimet. Diferenca në fushë? Jo vetëm një gol... Barcelona bën me dy pasime, atë që Milani e bën me dhjetë. Mjaft e bukur loja me një takim e Milanit, me një prekje të Sedorfit për Shevën që hidhet me kokë, por që godet shumë në qendër dhe pa probleme për Valdezin. Po Ronaldinjo? Në minutën e nëntë, në zgjimin e katërt, mbase i bezdisur, gjen Zhylinë në të djathtë; perfekt krosi i tendosur, por i shpërdoruar nga Beleti që del huq dy hapa larg Didës. I vlefshëm ose jo goli i Shevës në minutën e 24-t (faull mbi Pujol), bën më shumë lajm sjellja e Didës, njëri prej më të mirëve, që pret një goditje me kokë të Larsonit. Ançeloti luan kartën e tij të fundit në minutën e 34-t: del Inzagi dhe i lë vend Xhilardinos. Lëvizje e vonuar. Barcelona shëtiste drejt finales, duke administruar rezultatin. Milanit i duhet të presë vitin tjetër.
Posted: Wed, 17 May 2006 , 17:47
by Admin
Sot luhet finalja e liges se kampioneve.
Ku me merite kan dale ne finale Barcelona dhe Arsenali.
Pritet te jet nji ndeshje e forte, ku te dyja skuadrat nepermejt Ronaldinjos per Barcelonen e Henri per Arsenalin te dhurojne spektakel.
Un shpresoj qe t'fitoj Barcelona edhe se Arsenali me pelqen shum si ekip.
Posted: Thu, 18 May 2006 , 13:40
by vllaznia1919
2-1 per Barçen!Oleeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee!
Prej ka asht aj lojtari i Barcelons qe bani golin e dyte????
Posted: Thu, 08 Feb 2007 , 00:02
by kuqeblu
Hajdeni mor burra (edhe gra
) ti gjallnojm i fije kta seksione t'forumit, se i kena lane shurdh.
Sezoni i kalum u myll dhe ja baft zoti hallall Barqes qi fitaj. Siq e dini, sezoni i ri ka fillu dhe me datat 20 dhe 21 shkurt luhen 16-shet (ose 1/8 finaleve). Le t'diskutojm per kta neshje dhe kush don t'japin noj prognoz per ekipet qe kualifikohen per ma tej. Nqs e ven Admini doren n'zemer pa e bajm qi kush gjen ma shum neshje merr i diqa falas prej online store
. Pa fillaj un i pari:
Celtic - Milan (1)
PSV - Arsenal (2)
Lille - Man Utd (2)
Real Madrid - Bayern (2)
Roma - Lyon (2)
Barcelona - Liverpool (2)
Porto - Chelsea (2)
Inter - Valencia (2)
Posted: Thu, 08 Feb 2007 , 14:51
by vllaznia1919
Celtic - Milan (2)
PSV - Arsenal (2)
Lille - Man Utd (2)
Real Madrid - Bayern (2)
Roma - Lyon (2)
Barcelona - Liverpool (1)
Porto - Chelsea (2)
Inter - Valencia (2)
Posted: Wed, 21 Feb 2007 , 04:46
by kuqeblu
Sonte u luajten kater ndeshje ne kuader te Turit te 1/8-ave te Liges se Kampioneve.
Rezultatet jane si me poshte:
Celtic - Milan 0-0
PSV Eindhoven - Arsenal 1-0 (Mendez 61')
LOSC Lille - Manchester United 0-1 (Giggs 83')
Real Madrid - Bayern Munchen 3-2 (Raul 10', 28', Van Nistelrooy 34'/Lucio 23', Van Bommel 88')
Nderkohe neser zhvillohen edhe kater ndeshjet e tjera, qe plotesojne kuadrin e ndeshjeve vajtese te turit 1/8-ave:
Inter - Valencia
AS Roma - Olympique Lyon
Barcelona - Liverpool
Porto - Chelsea
Ndeshjet e kthimit do te luhen respektivisht ne datat 6 mars, per ndeshjet qe luhen neser, dhe 7 mars, per ndeshjet qe u luajten sonte.
Posted: Wed, 21 Feb 2007 , 14:42
by vllaznia1919
Ngushllime per tifozat e bajernit,megjithse pata qef mas me fitu Reali.
Posted: Wed, 21 Feb 2007 , 16:21
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:Ngushllime per tifozat e bajernit,megjithse pata qef mas me fitu Reali.
pse ngushellime
ne fitojme 1-0 ne mynih
Posted: Wed, 21 Feb 2007 , 23:19
by vllaznia1919
Posted: Thu, 22 Feb 2007 , 01:23
by kuqeblu
Per Mynih nuk ke qa ngushellon ti se e thek Bajerni realin. 2-1 ose 4-1
Posted: Thu, 22 Feb 2007 , 01:29
by kuqeblu
Sonte dhe mbreme u luajten kater ndeshje ne kuader te Turit te 1/8-ave te Liges se Kampioneve.
Rezultatet jane si me poshte:
(Luajtur mbreme)
Celtic - Milan 0-0
PSV Eindhoven - Arsenal 1-0 (Mendez 61')
LOSC Lille - Manchester United 0-1 (Giggs 83')
Real Madrid - Bayern Munchen 3-2 (Raul 10', 28', Van Nistelrooy 34'/Lucio 23', Van Bommel 88')
(Luajtur sonte)
Inter - Valencia 2-2 (Cambiasso 29', Maicon 76'/Villa 64', Silva 86')
AS Roma - Olympique Lyon 0-0
Barcelona - Liverpool 1-2 (Deco 14'/Bellamy 43', Riise 74')
Porto - Chelsea 1-1 (Raul Meireles 12'/Shevchenko 16')
Ndeshjet e kthimit do te luhen respektivisht ne datat 6 mars, per ndeshjet e luajtura sonte, dhe 7 mars, per ndeshjet qe u luajten mbreme.
Posted: Thu, 22 Feb 2007 , 14:39
by vllaznia1919
kuqeblu wrote:
Per Mynih nuk ke qa ngushellon ti se e thek Bajerni realin. 2-1 ose 4-1
Ishalla se realin e kam marre inat!
Posted: Thu, 22 Feb 2007 , 15:00
by uragan12
si shpjegohet kjo puna e INTERIT se na bani me fiksime fiton 16 ndeshje ne serine a e nuk mundet me mujt nje valencia qe gjun dy here ne port prej 20 metrs e shenon dy gola.
Posted: Thu, 22 Feb 2007 , 15:55
by Man in Redblue
uragan12 wrote:si shpjegohet kjo puna e INTERIT se na bani me fiksime fiton 16 ndeshje ne serine a e nuk mundet me mujt nje valencia qe gjun dy here ne port prej 20 metrs e shenon dy gola.
sa cudi hic ky rezultat, seria a ka maru krejt per derisa bajn ligjin Catania e palermo