Page 7 of 19

Posted: Wed, 25 Apr 2007 , 21:34
by forri
vllaznia1919 wrote:Maj men qe sidomos kunder Partizanit ishte neshje bombe.
Lëre mos ma kujto! Na kan rrah njiherë,për nji pikë.Si ka qënë i mbushur pallati i sportit at ditë.Kur hyshin njerzit në pallat u shtyshin dhe unë me shokët e mij futeshim midis këmbëve të turmës,se nuk na lejshin ndryshe.
Ah! ça skuadre kena pas atëhere Kalaja,Zaganjori,Kalaj,etj etj etj..... :(

Posted: Thu, 26 Apr 2007 , 02:30
by sportist_shkodran
Maj mend nje ndeshje me partizanin nuk me kujtohet,a per kup a per kampionat,por po tham albitrat e lanen me lujt vllaznin me tre lojtar ne fush,Agim Haliti Medi Bajri i treti nuk me kujtohet,dhe ne fund e mujtme partizanin ne at ndeshje.

Posted: Thu, 26 Apr 2007 , 13:46
by vllaznia1919
Bite mren pallati kur o loshin ata neshje.Gjynah qe ka maru aja kohe.

Posted: Sat, 28 Apr 2007 , 17:24
by sportist_shkodran
As nuk k'thehet ma aja koh,asht ba sport per pasion dhe jo per pare.

Posted: Sat, 28 Apr 2007 , 18:09
by vllaznia1919
Sot pashe pak neshje Valbona-Vllaznia.Me te marre vaji si per nivelin si per publikun.

Posted: Sat, 28 Apr 2007 , 18:25
by sportist_shkodran
Me t'than drejten shkaj dhe e shaf shpesh DETROITIN ne pallat sportit kur let basketboll edhe knaqem sepse lozin me shpirt,ashtu si kan lujt dikure ekipet tona ne shkoder,por tash ka maru gjithqa.

Posted: Sat, 28 Apr 2007 , 21:48
by forri
Hajt se ishalla tash po kthehen prap ditët e mira edhe për basketbollin.
Asht fukarallik i madh dhe si rrjedhojë ka shumë pak publik prezent në pallat të sportit.Nuk ka sesi me harxhu nji njeri 200 lek të reja pë nji ndeshje basketbolli kur punon tan ditën për me fitu,mesatarisht po thona 600-700 lek të reja.Me rritjen ekonomike rritet edhe mundësia për ma shumë argëtim dhe rrjedhimisht do ketë ma shumë prezencë të tifozave.

Posted: Sun, 29 Apr 2007 , 18:40
by kuqeblu
sportist_shkodran wrote:Me t'than drejten shkaj dhe e shaf shpesh DETROITIN ne pallat sportit kur let basketboll edhe knaqem sepse lozin me shpirt,ashtu si kan lujt dikure ekipet tona ne shkoder,por tash ka maru gjithqa.
E di un pse shkan me pa Pistons-at ti: se jan kuq e blu pranej :lol: :lol: :lol:

Pistonsat ke qef me i pa. Un per vedi dy ekipe kam qef n'NBA:
1. Pistons, jo vetem se jan kuq e blu :D po m'kan knaq parvjet a tjeter-parvjet, kur fitunen Finalet. Kan loj te mrekullushme, sidomos ne mrojtje.
2. Mavericks-at, se edhe ata bajn loj spektakel, plus qe kan NOWITZKIN ne ekip :D :D :D

Basketboll ne Shqipni kishte me me pelqy shum me pa, e maj men qe me ka cu baba njiher kur kam ken i vogel, s'e maj men kuner cfar ekipit, po jam knaq, se ka ken pallati i sportit plot.
Shkodres, si qytet me tradita ne basketboll, i takan me pas dy ekipe, se rrit dy her ma shum talenta, po nga ana tjeter perçan njata pak tifoza qi shkojn me njek basketboll.

Posted: Tue, 01 May 2007 , 01:41
by sportist_shkodran
Kuqeblu nuk e di se sa je i informum,por Pistonsat kan kater pes vjet qe i japin tonin basketbollit Amerikan.Ato pallatet e sportit i kan te llahtarshme.Ekipi i Dallasit qe ka Nowitzkin me duket se po i lan durt ket vit,edhe Pistonsat e kan me Chicagon ka me ken ndeshje e madhe,e adhuroj ket ekip pse ka ngjyrat e mija,edhe pse jetoj tesh 10vjet ne ket qytet.

Posted: Tue, 01 May 2007 , 02:35
by kuqeblu
Naqe, jam shum i mir informum :wink: Siq the ti, kan disa sezone rresht qi po i napin tonin NBA-s, dhe krahasohen me Pistonsat e 1989-1990, qi kan ken ekip i papam (me sa i kam pa ne TV :D)
Interesante ka me ken me pa Ben Wallace ty lujt kuner ish-ekipit te tij ne play-off, them se ka me ken nji rezultat i ngusht (close series) dhe jo 4-0 (sweep :lol: :oops: :lol: :oops: :lol:), si me Miamin, qi ishte hera e par qe i nodhte kampionve ne fuqi ne tur te par. Sidoqoft, ma merr menja qi Pistons kualifikohen.
Sa per Mavericks nuk di qa me t'than, jan ekip i mir boll, po gjithmon i mungon stofi i kampionve te vertet. Po hupen kyt tur futen prep ne librat e NBA-s per rekorde negative (ekipi i tret ne histori qi asht i pari i grupit [first seed] dhe qi hup ne tur te par me te 8-en e grupit [8th seed]). Vjet u futen si ekipi i par i historis qi kryeson 3-0 n'Finals, edhe e humb titullin ne fund. M'vjen keq boll per ta, qi s'kan mujt me dal kampion, sidomos sa kan pas Steve Nash n'ekip, qi duket sa lojtar i mall asht (mram 23 assists - i dyti n'historin e play-offeve, 15 veq ne pjesen e par).
Simjet Finalet kam qef me ken Mavericks - Pistons (po kalunen Mavs-at), ose Suns - Pistons (sulmi ma i mir kuner mrojtjes ma t'mir).

Posted: Tue, 01 May 2007 , 10:26
by vllaznia1919
Djema a e hapim i tem te veqante per sportet amerikane?
Megjithate FORZA BULLS! :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Wed, 02 May 2007 , 07:28
by kuqeblu
A i pat Mavs-at sonte? :D
Veq nji gja m'bani nervoz, ishin 21 pik para n'period t'par, e e kan lshu, me shku deri 9 pik mrapa :shock: :shock: :shock: 3 minuta para perfunimit ne Period te katert.
Po mir qi kishin Dirk Nowitzkin :D qi e tregoj vedin edhe njiher, duke shenu 12 pikt e funit te neshjes (30 pik, 12 rebounde), per me marr fitoren 118-112 dhe me e qu serin ne neshje te 6-t.

Posted: Tue, 08 May 2007 , 00:00
by sportist_shkodran
SHife sante ndeshja e dyt PISTONSAT me BULLSAT.

Deri ne finale shkojm ma gjat zdi qa me than.

Posted: Tue, 08 May 2007 , 01:46
by kuqeblu
sportist_shkodran wrote:SHife sante ndeshja e dyt PISTONSAT me BULLSAT.
Neshjen e par morra vesht qi i kishin myt Pistonsat. Un s'pata munci me e pa, se kam ken rrugs. Hajde t'ulem para televizorit, sse edhe 15 minuta filloka.
Duhem mi than edhe nji shokut me shku me me ble do birra para neshjes :lol: :lol: :lol: se s'jam ba hala 21 :oops: :oops: :oops:

Posted: Fri, 11 May 2007 , 06:03
by kuqeblu
Cfar neshjet e pabesushme sante: kur maraj perioda e dyt, menosha qi e morren neshjen Bullsat me 16 pik para, po Pistonsat u rikthynen fuqishem. Tayshaun Prince ishte mir, po Chauncey Billups ishte i pakapshem, dhe meriton me marr MVP te play-off, si e morri para dy vjetsh kur dolen kampion.
Edhe nji neshje edhe maraj puna e Bullsave.
Nuk habitem hiq qi Golden State jan ty hup kuner Jazz-ave, se edhe me Mavericksat u kualifikunen kot, veq se i eci shanci, po dihet qi shanci nuk t'ec gjithmon ;)

Posted: Sun, 20 May 2007 , 16:18
by sportist_shkodran
Sante fillojn ndeshjet gjysfinale te NBA se.Fillojn ne 3 30 me oren ktu dhe ne 9 30 me ore e evropes.
Per mendimin tem,finalja asht

DETROIT--SAN ANTONIO

Posted: Sat, 24 Nov 2007 , 14:52
by Admin
Kampionët e Valbonës humbasin në Shkodër


Vllaznia - Valbona 88-66 (16-19, 22-15, 25-17, 25-15)
VLLAZNIA: Tevija, Halili, Gj.Ndoja, Gjoka, Bërdica, Taraboshi, Nexhimi, Halluni, Gjeçaj, Omi, Myselimi. Trajner: P. Osmani
VALBONA: Mati, Goxhi, Lushaj, Gjonaj, Saliaga, Palushi, Duraku, B.Shehu, Madani, Bilali, G.Ndoja, E.Llazani.
Trajner: K. Llazani

Gjyqtarë: Sh. Bekteshi, G. Hoxha

Vllaznia në basketboll për meshkuj ka korrur dje fitoren e dytë radhazi, duke mposhtur në fushën e saj skuadrën kampione të Valbonës me rezultatin 88-66, ndeshje e vlefshme për javën e 8-të të kampionatit kombëtar, grupi A. Sfida ka qenë e ekuilibruar vetëm në 20 minutat e para, ku skuadra e Valbonës arriti të rivalizojë, madje hera-herës edhe të udhëheqë, por më tej gjithçka foli për shkodranët. Këta të fundit, falë lojës së mirë të veteranit Bledar Gjeçaj, fitojnë terren ndaj kundërshtarëve dhe fitojnë me 22 pikë diferencë.

Fitore që e ngjit skuadrën e trajnerit Petrit Osmani në vendin e dytë, ndërkohë që sot do të luhen 2 takimet e tjera të grupit. Në periodën e parë, loja është me qetë, skuadrat gabojnë mjaft dhe Valbona arrin të tregojë një formë më të mirë, gabon pak dhe udhëheq 16-19. Por shkodranët gradualisht nisin të "marrin masat", barazojnë në çerekun e dytë 22-22 dhe më pas marrin frenat e lojës në dorë.

Kështu, pjesa e parë mbyllet 38-34 për Vllazninë, që në periodën e tretë dhe të katërt do të shkëputet edhe më shumë. Çereku i tretë përfundon 63-51 për Vllazninë, që luan më e qetë në vazhdim, ndërsa Valbona, në përpjekje për të rikuperuar, gabon shumë në gjuajtje. Krejt ndeshja mbyllet 88-66 për Vllazninë, që arrin fitoren e dytë në kampionat ndaj Valbonës, që ende nuk po gjen veten dhe rezultatet e viteve të fundit, duke u renditur në vendin e parafundit, vetëm me një fitore.

Sporti Shqiptar

Posted: Sat, 24 Nov 2007 , 15:49
by Edmond-Cela
suksese ishalla sa ma nalt te ekipin te vllaznias

Posted: Thu, 03 Apr 2008 , 11:46
by vllaznia1919
Vllaznia në katërshe, Valbona në play out
Vllaznia ka fituar dje ndaj Valbonës me rezultatin 78-73, sfidë e vlefshme për javën e 18-të të kampionatit kombëtar në basketboll për meshkuj. Fitorja i siguron skuadrës shkodrane vendin e katërt dhe një biletë për në play off. Ndërsa Valbona qëndron e pesta në renditje, çka do të thotë se do të luajë në play out, me Teutën, që u rendit e dyta në grupin B. Sfida e luajtur dje në Shkodër është fituar me meritë nga skuadra vendase, që e ka komanduar gjatë gjithë kohës ndeshjen, duke u shkëputur 28-18 që në periodën e parë. Epërsia u rrit edhe në 10-minutëshin e dytë, 47-30 përfundoi pjesa e parë, ndërkohë që në pjesën e dytë trajneri Osmani aktivizoi djemtë e rinj. Valbona e ngushton diferencën, por loja mbetet nën kontrollin e shkodranëve, për të cilët u dallua Bërdica.
Gjergj KOLA

Posted: Mon, 05 May 2008 , 17:10
by visho
na informoni ma teper edhe per basketbollin mar burra se edhe aty kena pas tradita e basketbollista shum te mir na jepni ma shum lajme sasht e thanun vetem per futbollin dona me dit per cdo sport tjeter