Kampionati italian

Ketu mund te diskutoni mbi kampionatet e huaja si kamponati Italian,Gjerman,Anglez, Spanjoll, etj.
Post Reply
piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Mon, 09 May 2005 , 18:29

Trajneri i kuqezi kërkon maksimumin deri në fund. Maldini: Ende nuk ka mbaruar. Galiani është i pakënaqur

Ançeloti: Nuk do të dorëzohemi




Ka qenë një Karlo Ançeloti i hidhëruar ai që komentoi humbjen e Milanit ndaj Juventusit, në ndeshjen për titull. "Ne luajtëm ndeshjen tonë dhe u penalizuam nga një rast i veçantë. Nuk kam asgjë për t'i qortuar skuadrës sime." Për penalltitë e pretenduara: "Kafu u tërhoq nga Zambrota. Të fitojmë tri ndeshjet e ardhshme dhe më pas të shohim. Por me siguri, ne s'do t'i dorëzojmë armët".
Më pas, trajneri i kuqezinjve analizoi ndeshjen: "Bëmë gjithçka për ta ndryshuar rezultatin, megjithëse i shkuam fare pranë, me një pjesë të dytë të shkëlqyer. Nuk e nisëm shumë mirë ndeshjen, - tha Ançeloti, - por në pjesën e dytë e mbyllëm Juven në gjysmëfushën e saj. Ne bëmë atë që mundëm, barazimi do të kishte qenë rezultati më i drejtë." Shumëkush priste aktivizimin e Ambrozinit në vend të Sedorfit, por ja që luajti sërish holandezi: "Donim të zhvillonim një ndeshje cilësore, në të cilën ta udhëhiqnim ne lojën." Një prej lojtarëve kyç të sezonit të kuqezinjve, Andrea Pirlo, u duk disi i stërmunduar: "Mund të rastisë që në këtë fazë të sezonit, dikush të jetë i lodhur". "Është më mirë të mos flas". Adriano Galiani u largua tepër i zemëruar nga tribuna, pas humbjes së Milanit ndaj Juves. Ai nuk donte të fliste, por, përbri pyetjes së një gazetari, "shpërtheu": "Është më mirë të mos flas, sepse përndryshe do të thosha disa gjëra për Kolinën... Megjithatë pas kësaj humbjeje, nuk kemi ndër mend të futemi ne heshtje shtypi si Juvja".
Paolo Maldini e komenton i qetë dështimin e pësuar në Milano kundër Juventusit, ku sipas tij episodet e diskutueshme nuk munguan: "Nuk ka mbaruar ende, por është e pamohueshme që ata kanë një epërsi të rëndësishme, - tha kapiteni kuqezi. - Çfarë ndodhi në fund në dhomat e zhveshjes? Pas një ndeshjeje të tillë, është normale që të ketë pak qetësi, por gjithsesi, Ançeloti na përgëzoi të gjithëve. Kemi luftuar nga fillimi deri në fund. Mbi gjykimin e Kolinës nuk pashë gjë, gjithsesi janë vetëm episode. A ka Juvja një kalendar më të lehtë? Jo, ka tri pikë më shumë në renditje. Nëse në fund do të fitojë Juvja, do të thotë se e ka merituar më shumë, por nuk besoj se ka organikën më të fortë. Të gjithë ndiejnë keqardhje në një kampionat me 38 javë, të gjithë me përjashtim të atij që fiton titullin, sepse të gjithe kemi humbur pikë në mënyrë të papritur. Kolina? Gabimi qëndron, por nëse një gjyqtar fishkëllen në mënyrë koherente, atëherë gabimi edhe mund të falet", - përfundoi Maldini.


Berluskoni: Penalltia ishte e qartë
Silvio Berluskoni e ka komentuar kështu humbjen e brendshme të Milanit ndaj Juventusit, me rezultatin 1?0: "Pjesa e parë nuk ishte pozitive për ne, në pjesën e dytë u përpoqëm të ndreqnim diçka, por nuk u treguam të saktë. Problemi nuk janë individët, por një lodhje e përgjithshme që rëndon mbi ne. Juvja pati një moment fati dhe zotësie, por nuk është se ne nuk ishim në lartësinë e duhur. Penalltia? Me siguri që ishte. Megjithatë, shpresoj shumë që titulli të mos mbyllet me kaq."

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Mon, 09 May 2005 , 18:31

Bardhezinjtë do të qëndrojnë me gojë "të kyçur" deri në fund të kampionatit




Juve, vazhdon heshtja për shtyp


Suksesi 1-0 ndaj Milanit, që i ka çuar bardhezinjtë 3 pikë sipër "Djallit" dhe i ka dhuruar skuadrës së Kapelos një fetë të madhe të titullit, nuk e ka ndryshuar situatën në kampin juventin. Në fakt, klubi torinez ka vendosur ta zgjasë heshtjen për shtyp që nisi në prag të ndeshjes ndaj Bolonjës. Administratori i përgjithshëm, Xhiraudo, ka bërë të ditur se të gjithë të federuarit do të qëndrojnë në heshtje deri në fund të sezonit, pavarësisht nga rezultatet. "Black-out"-i i Juventusit është gjithnjë e më total. Pak për "skaramanci" dhe pak për të vazhduar betejën personale kundër disa padrejtësive të mundshme (edhe pse nga arbitrimi i djeshëm i Kolinës nuk ishin bardhezinjtë ata që duheshin të ankoheshin), bardhezinjtë do ta vazhdojnë heshtjen e tyre për shtyp. Dhe do të vazhdojnë deri në fund të sezonit, sikurse ka bërë të ditur administratori i deleguar i klubit bardhezi, Antonio Xhiraudo, fill pas përfundimit të ndeshjes ndaj Milanit.
Në heshtje për shtyp që prej së dielës së kaluar, klubi torinez është mbrojtur brenda heshtjes më të thellë, duke mos bërë të ditur as të shtunën listën e të grumbulluarve, gjithnjë e më e mbyllur në protestën e saj të fortë ndaj padrejtësive të mundshme të pësuara (pezullimi i Ibrahimoviçit me tri javë, nga të cilat nuk iu ul asnjë) dhe trajtimi që u cilësua i pamëshirshëm nga një pjesë e madhe mediave (çështja e shiringës së Kanavaros, filmimi shokues që u transmetua nga Rai javën e kaluar). Pra asnjë shqetësim nga jashtë dhe asnjë shpërqendrim, jo vetëm për të përgatitur sa më mirë sfidën që vlente sa një sezon, por për të qëndruar të qetë edhe përpara tri ndeshjeve të fundit të vitit.



piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Mon, 09 May 2005 , 18:33

Vëllai i Kalaxes, ndoshta i vrarë



Një lajm dramatik tronditi pragun e ndeshjes së madhe mes Milanit dhe Juventusit. Eshtrat e vëllait të Kakha Kalaxes do të ishin gjetur në një varr masiv, në perëndim të Tbilisit. Për konfirmimin e lajmit pritet prova e Adn-së dhe vetëm pas saj, në rast të një konfirmimi dramatik, do të niset drejt Gjeorgjisë. I vëllai Levan Kalaxe ishte rrëmbyer në Gjeorgji, në vitin 2001. Ç'është e vërteta, dyshimet e mbetura, për fat të keq, nuk duket se janë të shumta. Lajmi është dhënë nga ministri i Brendshëm gjeorgjian, Vano Merabishvili, i cili shpalli dy ditë më parë gjetjen e djalit, së bashku me trupat e shtatë personave të tjerë, në një varr masiv të zbuluar në Zugdidi, një qytet në perëndim të kryeqytetit, Tbilisit. Dallimi i tij do të ishte bërë falë disa veshjesh dhe sendesh personale. Por mbrojtësi kuqezi qëndroi në Milano, në dispozicion të skuadrës, pavarësisht nga ankthi, dhe bëri të ditur se do të nisej drejt Gjeorgjisë vetëm pas provës së Adn-së.

Siena, De Kanio: Gjithçka vendoset ndaj Kievos

Siena e De Kanios vazhdon marshimin drejt shpëtimit. Me fitoren tenistike ndaj Livornos, toskanët kanë shkuar në kuotën e 39-të pikëve dhe vazhdojnë të shpresojnë. "Ky rezultat tregon se skuadra beson te shpëtimi dhe do ta arrijë me një lumë golash, ? tha De Kanio. - Javën e kaluar, ndaj Interit, shkaktuam shumë gabime, ndërsa ndaj Livornos u treguam disi më të kujdesshëm. Kampionati ynë do të vendoset ndaj Kievos këtë të diel, sepse ka ende shumë skuadra që mund të shpëtohen. Nga Lacio e poshtë, askush s'mund të bëjë lëshime, sepse gabimi më i vogël mund të jetë fatal."

Livorno, K.Lukareli: Humbje e turpshme

Dymbëdhjetë gola në dy ndeshje. Ky është bilanci i hidhur për Livornon, që u poshtërua në fushën e saj 6-3 nga Siena, në një prej derbeve toskane të Serisë A. Dygolëshi i Kristiano Lukarelit nuk pati ndonjë rëndësi të madhe dhe golashënuesi nuk ishte aspak i kënaqur. "Është vërtet e vështirë ta komentosh këtë humbje. Për fat të keq nuk bëmë një paraqitje të mirë përballë publikut tonë. Personalisht më vjen zor për paraqitjen ndaj toskanëve."

Atalanta, Rosi: Fitore karakteri

Atalanta dalë nga dalë po ngjitet, vazhdon të besojë te shpëtimi dhe Delio Rosit s'i mbetet gjë tjetër, veçse t'i përgëzojë lojtarët e tij. "Fitorja ndaj Mesinës, - nënvizoi trajneri i bergamaskëve, - ishte e merituar. Pësuam një gol, të cilin nuk e meritonim, por më pas u treguam të zotë dhe e përmbysëm rezultatin." Tani e ka radhën Fiorentina: "Firence është një qytet tepër i bukur, shpresojmë që të dielën të jetë më e bukur për ne."

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Mon, 09 May 2005 , 18:36

Trajneri ka vlerësuar edhe paraqitjen e Vierit, i cili kishte patur probleme gjatë fund-javës


Mançini: Mendojmë për Kupën dhe të ardhmen



"Ndihem shumë i kënaqur për këtë fitore dhe sepse kohët e fundit po luajmë gjithnjë shumë mirë. Edhe në Mesinë meritonim të fitonim pavarsisht nga humbja. Kësaj here luajtëm me të vërtetë shumë mirë dhe fituam në një fushë të vështirë ndaj një skuadre që kërkonte pikët e shpëtimit. Në pjesën e parë nodshta u treguam disi të pasaktë në zonën e golit. Tani jemi shumë më të qetë për vendin e tretë dhe mendojmë për ndeshjen e Kupës së Italisë." "Kemi disa kohë që po ecim me hapin e ekipeve që janë sipër nesh në renditje, - vijoi Mançini. ? Është e qartë, se të gjithëve do t'u kishte pëlqyer që të luftonin sot me Milanin dhe Juven për titullin, por një fazë fillestare me disa pasiguri dhe ndonjë rezultat jo plotësisht pozitiv mund edhe të ishte marë parasysh duke qenë se unë isha i ri, shumë lojtarë ishin të rinj, dhe ishim në fillim të një projekti. Sigurisht, na vjen keq sepse me disa barazime më pak në fazën e parë të sezonit, gjithçka do të kishte qenë më e lehtë, por e gjithë ajo që kemi ndërtuar gjatë këtyre muajve është një themel shumë i fortë për të ardhmen." "Pas kësaj fitore do të shkojmë me mendësinë e duhur në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Kaljarit, - përfundoi Mançini. ? Synojmë ta fitojmë medoemos këtë trofe".
Gjatë konferencës për shtyp në përfundim të takimit Breshia?Inter, Roberto Mançini ka shpjeguar edhe fund-javën e vështirë të Kristian Vierit, i cili të shtunën pasdite u ndie keq për shkak të disa problemeve në stomak. Për këtë arsye, më pas, sulmuesi iu bashkua ekipit vetëm në mëngjesin e djeshëm, në bazë të një marrëveshje mes trajnerit dhe stafit mjeksor. "Vieri, ? shpiegoi Mançini, ? të shtunën pasdite u ndie kq, shumë keq. Por për fat të mirë bëhej fjalë vetëm për një shqetësim kalimtar. Për këtë arsye nuk e hoqa nga lista e të grumbulluarve dhe e dija se dje, edhepse jo në kulmin e formës, do ta kisha patur në dispozicion. Vieri donte të ishte këtu në Breshia, për këtë arsye vendosëm që ta linim në Milano të shtunën mbrëma, në mënyrë të atillë që të shmangte udhëtimin me autobus dhe t'i jepnim mundësinë të pushonte edhe pak. Më pas, dhe në mëngjes, sikurse ishte parashikuar, ai u bashkua me ne, qëndroi me ne dhe duhet të them se, edhe pse s'ishte në formën e tij më të mirë, kur hyri e kreu shumë mirë detyrën e tij, duke shënuar edhe golin e qetësisë, atë të 3-0-s."

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Mon, 09 May 2005 , 18:38

Trajneri i Udinezes vlerëson skuadrën pas fitores në "Olimpiko". Papadopulo: Një humbje e pamerituar



Spaleti: Kemi fituar me logjike


Në pjesën e dytë vendosëm disi logjikën në atë që po bënim". Luçiano Spaleti është pa dyshim i kënaqur nga fitorja e arritur në "Olimpiko" kundër Lacios (0-1). "Kemi arritur një rezultat të madh, - shpjegoi trajneri i Udinezes. - Ishte një ndeshje e vështirë, kundër një skuadre që luan futboll të mirë dhe është në formë. në pjesën e dytë u treguam të aftë teksa vumë logjikën për atë që po bënim". Të dielën që vjen friulanët presin në një sfidë Championsi Sampdorian e Novelino, duke parë që të dy kanë pikë të barabarta dhe synojnë Europën. "Do të jetë një sfidë e bukur, mes dy skuadrave që gjatë gjithë sezonit janë përpjekur të bëjnë të pamundurën për të kërkuar dhe ëndërruar një vend në Europë, - vazhdoi Spaleti. - Më vjen mirë që djemtë po ruajnë një qëndrueshmëri në fushë edhe me ndryshimin e temperaturës".
Humbja kundër Udinezez, e treta rradhazi, e riafron Lacion në zonën e nxehtë të renditjes. Bardhekaltrit kanë një pikë më shumë se Roma dhe të dielën e ardhshme është për t'u luajtur derbi, që parashikohet të ketë trysni të lartë. "Uroj që të jetë një ndeshje korrekte dhe e luajtur mirë nga të dyja skuadrat", - uron trajneri i Lacios Papadopulo, që duket i dëshpëruar pas humbjes me Udinezen: "Kemi respekt për vlerat ekunbdërshtarëve tanë, por ata goditën vetëm një herë në portë. Humbja e djeshme ishte e pamerituar". Paolo Di Kanio, i zëvendësuar në fillim të pjesës së dytë me Bazanin nga Papadopulo, nuk e ka fshehur inatin e tij ndaj vendimit të trajnerit për daljen nga fusha. Por tekniku i Lacios minimizon: "Nuk e kemi sqaruar episodin, por besoj se nuk duhet të sqarojmë asgjë".

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Mon, 09 May 2005 , 18:42

Deklaratat e trajnereve pas perfundimit te ndeshjeve.




Samp, Novelino: Ndeshje e përkryer

Valer Novelino, trajner i Sampdorias. "Zhvilluam një ndeshje thuajse të përsosur, - deklaroi trajneri. - Këto tre pikë ishin siguria që na mungonte për Europën." Të dielën do të luhet sfida vendimtare ndaj Udinezes së Spaletit. "Shpresoj të jem edhe unë, - saktsoi Novelino, që u nxorr jashtë fushe nga arbitri Gabriele pasi kishte kaluar disa herë zonën teknike të rezervuar për të. - Dëmtimi i Saketit? Është për të ardhur keq, por kush do të zbresë në fushë do të dijë me siguri ta zëvendësojë."

Leçe, Zeman: Sampdoria superiore

Zdenek Zeman, trajner i Leçes. "Ata u treguan të zotë në shfrytëzimin e rasteve që iu paraqitën, kurse ne jo". Trajneri çek ia kushtoi një fjali ndeshjessë madhe të San Siros, e cila u fitua nga Juvja falë një goli të Trezegesë: "Milani ishte më i lodhur, kjo u pa edhe në Ligën e Kampioneve. Besoj se në këtë pikë Juvja do ta fitojë titullin."

Fiorentina, Zof: Të fitojmë ndeshjen direkte

Dino Zof, trajneri i Fiorentinës: "Është diçka shumë e rëndësihme që arritëm të fitonim këtë ndehsje direkte tepër të rëndëishme, - deklaroi trajneri Dino Zof, - por e kemi mendjen që tani te sfida e ardhshme me Atalantën: skuadra e Rosit është në formë dhe ka ende mundësi të shpëtojë. Dje luajtëm një ndehsje të mirë, më në fund arritëm ta korrim atë që mbjellim. Më pëlqeu mbitëgjitha paraqitja e mbrojtjes."

Kievo, Bereta: U ndëshkuam nga Mikoli

Mario Bereta, është i dëshpëruar pas humbjes me Fiorentinën në "Bentegodi". "Nuk pashë një Kievo të dobët, - tha trajneri venet, - kemi luajtur thjesht ndeshjen tonë. U ndëshkuam vetëm një një mrekulli e një kampioni. Pa magjinë e Mikolit, ndeshja duhej të mbyllej 0-0. Ne patëm dy raste, ndërsa ata një, pastaj ajo goditje e tij përmbysi ndeshjen. Në fund të ndeshjes pati një episod të dyshimtë në zonën e rreptësisë, por nuk më pëlqen të komentoj punën e gjyqtarit".

Roma, Konti: Shkaktojmë shumë gabime

Bruno Konti, trajneri i Romës. "Sikurse na ka ndodhur shpesh, jemi ndëshkuar sërish nga dy episode. Na mungon aftësia e zotërimit të topit. Për shembull, në barazimin e Morfeos muri u hap duke e gënjyer Kurçin dhe kjo s'duhet të ndodhë". Roma tani do të luajë gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë ndaj Udinezes, ama duke menduar edhe për derbin e së dielës ndaj Lacios. Drejtori i përgjithshëm Daniele Prade' mendon që tani për bardhekaltrit: "As që e çoj nëpër mend barazimin, duhet medoemos t'i kthejmë dinjitetin këtij ekipi."

Parma, Karminjani: Edhe Juves pikë!

Pietro Karminjani, trajner i Parmës. "Morëm tre pikë në fund të një ndeshjeje shumë të ndezur, - tha Karminjani. - E nisëm shumë keq, në pushim fola me skuadrën për disa gjëra dhe më pas, falë edhe shpirtit të lojtarëve në fushë, arritëm ta përmbysnim rezultatin. Tani na pret sfida me Juven në Torino, por s'është e thënë se s'mund të marim pikë. Parma mund t'i hapë probleme çdo skuadre, sigurisht, do të na mungojnë shumë lojtarë të rëndësishëm, por do të shkojmë atje për të arritur diçka."

Bolonja, Macone: I kënaqur me barazimin

Karlo Macone, trajner i Bolonjës. "E pranojmë këtë pikë të marë ndaj një Rexhine zotëruese. Por nuk i pranojmë akuzat e atyre që thanë që përpara takimit se rezultati ishte i paracaktuar." "Në pjesën e dytë patëm dy raste shumë të rëndësishme me Nervon dhe Zagoraqisin, - vijoi trajneri. - Le të themi se u tregua i zoti Soviero dhe disi më pak të zotë lojtarët e mi. Por ëhstë një rezultat që çmon dy kuadra që luftuan, duke i bërë ballë edhe një stresi të madh psikologjik."

Kaljari, Arrigoni: Nuk rrezikuam shumë

Trajneri i Kaljarit, Daniele Arrigoni e komenton kështu barazimin e djeshëm me Palermon: "Rastet më të mira në pjesën e parë i pati Palermoja, por edhe Kaljari pati të vetat, - tha Arrigoni. - Rezultati është i rëndësishëm për të dyja dhe nuk rrezikuam. Kaljari frenoi. Është normale, ishte e rëndësishme të kërkonim pikë për të shpëtuar. Nëse do të kishim bërë pikët e marra në fazën e parë, do të ishim në UEFA, por ende nuk jemi jashtë".

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Tue, 10 May 2005 , 11:56

Të dyja skuadrat mund të përfshihen në zonën e rënies nga kategoria, në rast se humbasin në ballafaqimin direkt

Roma-Lacio, derbi i frikës së madhe



Tifozët romanë janë mësuar me derbi, kur në valle kanë qenë objektiva shumë më prestigjioze se shpëtimi. Por sfida e së dielës që do të vërë përballë Romën dhe Lacion, do të ketë si pikësynim pikërisht atë për t'i qëndruar sa më larg zonës së rrezikshme. Në fakt, verdhekuqtë dhe bardhekaltrit ndodhen përkatësisht 4 dhe 5 pikë larg zonës së rënies nga kategoria, ku mund të përthithen në rast humbjeje. "Për ne do të jetë derbi i frikës", - ka thënë Çivu. Duken shumë larg derbet e sezoneve 2000 dhe 2001, të atyre sezoneve që u mbyllën me fitimin e titullit nga ana e skuadrave romane. Tani Roma dhe Lacio po zvarriten në luftën për shpëtim, në fazën finale të një sezoni që u ka dhënë të dyja ekipeve vetëm zhgënjime përvëluese. Bardhekaltrit vijnë në derbin e së dielës me një pikë më shumë, që në këtë pikë të sezonit, tri javë përpara përfundimit, përbën një thesar jo me pak vlera. Por Lacio vjen pas tri humbjesh radhazi, e fundit ajo e brendshme ndaj Udinezes të dielën, dhe vetëm me një pikë të marrë në pesë ndeshjet e fundit: një barazim mund t'u shërbente të dyja skuadrave, por Papadopulo s'është dakord. "Do të luajmë për të fituar sikurse do të bëjë edhe Roma, - tha ai, - në një ndeshje, e cila mund të na shtyjë goxha përpara në renditje. Në futboll s'mund të parashikohet kurrë se ç'do të ndodhë. S'mund ta prashikoj se ç'do të bëjnë kundërshtarët tanë dhe se ç'do të bëjmë ne." Pjesa e mbetur e kalendarit favorizon Romën, që do të përballet me Atalantën dhe Kievon, ndërsa bardhekalrit, në dy javët e fundit, do të kenë përballë Fiorentinën dhe Palermon. "S'kemi si të jemi të qetë, - pohoi Bruno Konti. ? Nëse do të isha dakord për një barazim me Lacion? Tani duhet të mendoj për Udinezen. Sigurisht, nëse do të kishim marrë një pikë në Parmë, do të kish qenë gjithçka ndryshe". Ndërsa, sipas Çivut, do të jetë thjesht "derbi i frikës. Nuk dua të mendoj për humbjen. Një skuadër si Roma nuk mund të bjerë në kategorinë e dytë". Si gjithnjë, do të jetë një sfidë me tension të lartë. Vetëm se kësaj here, tensioni do të jetë disi ndryshe.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Tue, 10 May 2005 , 11:57

Zikaltrit kanë "mbipopullim" në sulm, në kuadër të sfidës së Kupës së Italisë


Inter, rikthehen Vieri dhe Adriano




Interi i bukur pranveror i Roberto Mançinit konfirmoi në Breshia momentin e shkëlqyer që po kalon. Lajmet më të mira mbërrijnë nga reparti sulmues, ku janë rishfaqur Adriano, që luajti 60 minuta me ritëm të mirë, dhe Vieri, i cili shënoi sërish pas golit ndaj Sienës. Në formë të mrekullueshme ishte edhe Martinsi, autor i një dygolëshi. Dhe në kuadër të Kupës së Italisë ndaj Kaljarit, edhe Kruzi do një vend në skuadër.
Interi, sa më shumë të tregojë se ka gjetur kompaktësinë, aq më tepër shtohet edhe hidhërimi për atë që mund të kishte arritur, por që nuk arriti. "Është një mëkat i vërtetë që lamë gjithë ato pikë në dy muajt e parë të kampionatit", - përmendi Roberto Mançini pas takimit ndaj Breshias, por tashmë ajo i përket së shkuarës dhe në kampin zikaltër të gjitha energjitë po përqendrohen në objektivin e fundit të sezonit: Kupën e Italisë, ku Interi do të angazhohet të enjten mbrëma në Kaljari. Madje trajneri nga Jesi ka probleme "mbipopullimi" në sulm, me Martinsin në superformë, Vierin dhe Adrianon të rikuperuar, dhe Kruzin të gatshëm të japë kontributin e tij. Me dygolëshin e shënuar në "Rigamonti", asi nigerian ka arritur kuotën e 11 golave në kampionat dhe atë 20 golave sezonalë (4 në Kupën e Italisë, 5 në Ligën e Kampioneve). Lënia e tij jashtë në këtë moment, duke mos përfituar nga forma e tij, do të kishte qenë një mëkat, por, nga ana tjetër, edhe Vieri e Adriano kërkojnë një vend. Braziliani është kthyer titullar pas një muaji e gjysmë dhe ka marrë përgjigje pozitive nga fusha: "Ndihem mirë, kam dëshirë ta arrij sa më parë formën më të mirë", - ka deklaruar sulmuesi. Është mirë edhe Vieri, që u nis nga stoli vetëm për shkak të një problemi në stomak, në prag të ndeshjes. Bobo ka rinisur të shënojë rregullisht (14 gola sezonalë, 12 në kampionat).

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Tue, 10 May 2005 , 11:59

Roma, në heshtje shtypi për mosfaljen e Totit




Komisioni i apelit në Federatën Italiane të Futbollit ka rrëzuar apelin e Françesko Totit dhe i ka konfirmuar pesë javët pezullim të dhëna pas ndeshjes Roma?Siena, nga gjykatësi sportiv. Kësisoj, kapiteni verdhekuq duhet të mungojë në derbi të dielën e ardhshme dhe në transfertën e Bergamos ndaj Atalantës. Për Totin mbetet të luhet vetëm ndeshja e fundit e kampionatit, ajo ndaj Kievos. Ndërkohë, pas vendimit të komisionit të apelit, Roma hyn në heshtje shtypi, sipas një vendimi të klubit. E njëjta gjë që bëri edhe Juvja pas konfirmimit të pezullimit të Ibrahimoviçit. Edhe Roma rrezikon ta mbajë deri në fund të sezonit heshtjen për shtyp.

Revolucion zikaltër, do të largohen 16 vetë

Roberto Mançini ka në mendje një revolucion për sezonin e ardhshëm. Trajneri i Interit do të kishte drekuar me pronarin Masimo Morati, duke i dorëzuar listën e largimeve: nga 26 lojtarët e pranishëm në organikë, shpëtojnë vetëm dhjetë. Do të qëndrojnë Adriano, Burdiso, Kambiaso, Kordoba, Favali, Martins, Stankoviç, Veron, H.Zaneti dhe Ze Maria. Mes kandidatëve për t'u larguar nga Pinetina, përfshihen edhe shumë emra të shquar: Davids, Vieri, Materaci, Rekoba, Toldo. Trajneri më pas do të kishte dhënë pëlqimin e tij edhe për disa blerje, si ato të Piresit, Figos apo Fiores.

Roma, thuajse e sigurt ardhja e Abiatit

Kristian Abiati është shumë pranë Romës. Agjenti i tij, Klaudio Vigoreli, është takuar pak ditë më parë me Daniele Pradenë, drejtorin sportiv verdhekuq. Portieri nuk ka ndër mend të vazhdojë të jetë rezervë e Didës te Milani. Gjithsesi, Roma do ta merrte vetëm po t'i jepej hua, sepse ajo beson tek i riu Kurçi.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Tue, 10 May 2005 , 12:01

Ndërkohë, trajneri Ançeloti thotë se kampionati i shërben Milanit, për t'u përqendruar për finalen e Championsit




Sheva:"Ne besojmë ende te titulli"



Humbja ndaj skuadrës së Kapelos djeg ende, por Karlo Ançeloti përpiqet ta analizojë me mendje të ftohtë ndeshjen si dhe atë që mund të ndodhë në të ardhmen: "Fitorja e Juves ishte e merituar? Nuk besoj". Për "Radio Anch'io", trajneri ka dhënë mendimin e tij lidhur me rezultatin e ndeshjes së madhe, edhe pse e ka pranuar në mënyrë sportive verdiktin e fushës. "Juvja u paraqit mirë në këtë ballafaqim, me mendje të qetë. Ata u treguan të zotë në konkretizim, ndryshe nga ne, pos s'kam asgjë për t'u qortuar lojtarëve të mi, të cilët bënë gjithçka që mundën. Juvja ishte shumë e vendosur. Pamë në fushë dy skuadrat më të mira të Italisë, njëra prej të cilave fitoi. Por barazimi do të kishte qenë më i drejtë po të shohim pjesën e dytë." Ançeloti nuk do të ankohet së tepërmi për penalltinë që s'u dha në rastin e Kafusë. "Unë kam shumë besim te Kolina dhe nëse nuk e dha, kjo ndodhi sepse nuk e pa ose sepse nuk e konsideroi për penallti atë tërhqje. Kemi luajtur 10 ndeshje në 30 ditë dhe të gjitha me një trysni shumë të fortë. Mendoj se vepruam mirë, me pak fjalë na vjen keq, por jemi të qetë. Championsi? Me atë pjesë të dytë që luajtëm, nuk mendoj se treguam se jemi të lodhur."
Ançeloti nuk i druhet rënies së kuqezinjve pas rezultatit të së dielës dhe në kuadër të finales së Championsit, dhe theksoi qartë se që tani e deri më 25 maj, çdo rast do të jetë ai i duhur për të përgatitur takimin e rëndësishëm të Stambollit. "Të dorëzohemi në planin psikologjik? S'e besoj, nuk mungon shumë. Dy ndeshjet përpara kupës do të na shërbejnë për ta mbajtur të lartë përqendrimin, duke pritur ndoshta një hap fals të Juves. Ata favoritë? Juvja do të ndeshet me Parmën, që vjen nga disa rezultate të rëndësishme, por që s'e ka siguruar ende qëndrimin në Serinë A. Ne do të ndeshemi me Leçen, Palermon dhe mbi të gjitha me Udinezen, që synon të kualifikohet në Ligën e Kampioneve. Është e vështirë të bësh llogari, megjithatë, që të shpresojmë, duhet t'i fitojmë të gjitha."
Asnjë "dribling" orator edhe nga Shevçenko. Pavarësisht nga zhgënjimi, kampioni ukrainas s'është tërhequr prapa, edhe pse mundësia ishte e madhe: "Nuk kisha shumë dëshirë, do të kisha qëndruar me kënaqësi në shtëpi. Erdha sepse është një ngjarje e Milanit." Shevçenko ka marrë pjesë në etapën e dytë të "Milan Golf Tour", që po zhvillohet në "Golf Club Villa d'Este", në Montorfano (provincë e Komos). "Na vjen shumë keq, ? ka deklaruar sulmuesi kuqezi, ? edhe pse kjo humbje nuk është se na vret së tepërmi, sepse të paktën ne luftuam deri në fund, duke krijuar shumë raste në pjesën e dytë. Juventusi u tregua i zoti." Dhe tani, kur mungojnë tri javë nga përfundimi, bardhezinjtë kanë tri pikë më shumë. "Nuk ka mbaruar ende, kampionati italian është gjithnjë i vështirë. Ne duhet të vazhdojmë të besojmë, edhe pse e humbëm rastin tonë. Nëse ata do të tregohen të zotë deri në fund, atëherë është e drejtë që të fitojnë. Ne të lodhur? Me siguri, të luash shumë, nuk të bën mirë dhe ne kemi zhvilluar 10 ndeshje të rëndësishme brenda një muaji. Por tani duhet të përgatitemi sa më mirë për ndeshjet e ardhshme, duke qenë se kemi kohë për ta bërë këtë."

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Tue, 10 May 2005 , 12:02

"Milani është në vështirësi, sepse sulmuesat s'bashkëpunojnë dhe mesfushorët s'janë në formë"


Zakeroni: Fitorja e Juves nuk më befasoi


Ish-trajneri i Milanit, Alberto Zakeroni, që fitoi me kuqezinjtë titullin e 1999-s, gjatë një deklarate për "Repubblica Radio" ka folur për supersfidën e "San Siros", e cila mund të ketë vendosur kampionatin, duke u përpjekur të analizojë momentin e vështirë të skuadrës milaneze: "Rezultati i së dielës s'më ka befasuar, sepse në këtë moment Juvja më duket më shumë skuadër. Milani e ka të vështirë të shënojë dhe t'u bëjë ballë nismave të kundërshtarëve. Rezultatet e kanë kamufluar rendimentin e skuadrës që në këtë moment ka probleme. Milani ka luajtur mirë tri ndeshje: atë ndaj Parmës, në Romë dhe në Mançester. Ndeshjet e tjera kanë nxjerrë në pah gjithnjë vështirësi të shumta." Sipas trajnerit romanjol, faji është i qëndrimit të mesfushorëve dhe sulmuesve: "Sulmuesit në këtë moment nuk po bashkëpunojnë dhe nuk bëjnë presing te kundërshtari. Mesfushorët s'janë shumë në formë, sikurse kanë treguar Sedorfi dhe Pirlo, dhe për rrjedhojë mbrojtja gjendet nën një trysni të vazhdueshme. Në fakt, sa herë që rinisen, atyre u duhet të përshkojnë 90?100 metra fushë dhe kështu nuk befasohet kundërshtari që të pret në kufirin e zonës së tij."
Zakeroni përfundoi duke folur për pozitat e tij si i papunë: "Nëse është e gabuar të marrësh një skuadër në kampionat e sipër? Kjo gjë vlen, nëse shkon te skuadra si Roma dhe Lacio, që po kalojnë vështirësi, por s'mund të jetë një çështje e përgjithshme. Sivjet nuk drejtova asnjë skuadër, sepse nuk desha dhe më pas, kur vjet Morati më shprehu pakënaqësitë e tij, skuadrat e kishin programuar të ardhmen e tyre. Më mungon puna e fushës, kurse të tjerat, jo. S'më pëlqen se si administrohet kjo botë nga vetë drejtuesit, po bëhet gjithçka për ta shkatërruar."

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Tue, 10 May 2005 , 12:04

Kapiteni dhe francezi që "gatuan" fitoren ndaj Milanit, ishin vendimtarë në sfidën më delikate të sezonit



Del Piero-Trezege, rikthimi i idhujve


Të dy të ardhur nga një sezon i vështirë. Të dy idhuj në sezonet e shkuara me Juventusin, madje edhe protagonistë në fitimin e titujve në epokën e Lipit. Alesandro Del Piero dhe David Trezege kanë dhuruar kënaqësinë e të shfaqurit të të gjitha vlerave të tyre, pikërisht në sfidën më vendimtare të sezonit. "Pinturikioja" që dukej i destinuar për të qëndruar në stol, i bindi të gjithë me pasimin për gol dhe me traversën e goditur në pjesën e dytë. Ndërsa sulmuesi francez, pas shumë dëmtimesh, shënoi golin në "San Siro", që mund të vlejë sa një titull. Janë pikërisht ata dy fytyrat më të gëzuara të Juventusit që nuk flet, një ditë pas suksesit në supersfidën kundër Milanit të Ançelotit. Ky që po lënë pas shpine deri tani, nuk është ndonjë sezon për t'u kujtuar, por në takimin më të rëndësishëm të kampionatit, Del Piero dhe Trezege u përgjigjën të gatshëm. Të paktën kaq i mjaftoi edhe Kapelos. Dhe të mendosh që në prag të ndeshjes, dyshimet dhe hipotezat ndaj të dyve ishin të shumta. Kapiteni bardhezi, objekt i zëvendësimeve të rregullta gjatë këtij sezoni (gjithsej 28 të tilla, por të dielën luajti nga fillimi deri në fund), ishte në rrezik të madh për të përfunduar në stol gjatë gjithë javës, pas paraqitjes së dobët me Bolonjën në "Dele Alpi". Trezege, i ardhur nga një dëmtim i radhës, ishte projektuar për të ardhmen ("më mirë të mendoj të shërohem për sezonin e ardhshëm", - pati thënë francezi pas goditjes në kavilje të pësuar në Tel Aviv gjatë ndeshjes Izrael-Francë). Dy objektet më misterioze të sezonit të bardhezinjve janë rikthyer me "hakmarrje" në atë që mund të jetë titulli i 28-të kampion i "Zonjës". Del Piero ishte udhëheqës i vërtetë në fushë, më shumë se asnjëherë: lëvizje të bukura, shmangie, krosime, klas dhe sedër, pa harruar pasimin e tij të saktë me roveshatë, që francezi e ktheu në gol, përfshirë dhe traversën e plotë në pjesën e dytë. Gjithçka e arritur falë një pune këmbëngulëse dhe qetësie të vetë lojtarit. Ndërsa Trezegeja, nga ana e tij, i thirrur në emergjencë pas pezullimit të Ibrahimoviçit, ka shtrënguar "dhëmbët", duke shtuar kohën e riaftësimit dhe ka mbajtur premtimin e dhënë shokëve në dhomat e zhveshjes: "Do të shënoj, do të shënoj golin e titullit..." Pas operacionit në shpatull dhe fryrjes së kaviljes, Davidi ishte vendimtar pikërisht në momentin më kyç. Në 90 minuta, dy kampionë kthehen në altar nga pluhuri ku ndodheshin".


Ibrahimoviçi, titullar ndaj Parmës.


Pas pezullimit trijavor që i mbaroi këtë javë, Zllatan Ibrahimoviç pritet të rikthehet në fushën e lojës me Juven. I kënaqur nga fitorja në Milano, Kapelo i lejoi të tijtë të pushojnë dje, por sot në mëngjes ata kanë rifilluar stërvitjen normalisht, për të mos nënvlerësuar një kundërshtar të vështirë si Parma, që nuk kërkon të rrezikojë për të rënë në Serinë B. Suedezi është gati për të zbritur në fushë ndaj emilianëve, që nga minuta e parë, në vend të Trezegesë, që do ta nisë lojën nga stoli. Me shumë mundësi, në krah të gjigantit do të jetë Del Piero. Me Parmën do të rikthehet edhe Zebina, por nuk dihet nëse francezi do të jetë titullar apo do të qëndrojë në stol. Mbetet për t'u vlerësuar gjendja e Kamoranezit, por nëse nuk luan, i gatshëm është uruguajani Olivera.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Tue, 10 May 2005 , 12:05

"Don Fabio", në rast suksesi me Juven, mund të fitojë titullin e 3-të me 3 skuadra italiane

Kapelo, një hap larg rekordit




Fabio Kapelo, një hap larg historisë. Me fitoren e së dielës ndaj Milanit, që e lejoi Juven të "hipotekojë" titullin e 28-të kampion, trajneri bardhezi i është afruar arritjes së një rekordi. Në rast suksesi me "Zonjën", "Don Fabio" do të jetë trajneri i parë që ka fituar titullin në Itali, me tri klube të ndryshme: Milani, Roma dhe pikërisht Juvja. Pa harruar atë që ka fituar në Spanjë me Realin.
Asnjë si ai. Fabio Kapelo, famën e triumfatorit e ka fituar në fushë. Tekniku nga Friuli, në rast se fiton "tringjyrëshin", do të bëhet i pari trajner që e fiton titullin në Itali me tri klube të ndryshme. Katër janë titujt e fituar nga ai nën drejtimin e Milanit (në sezonin 1991-92, 1992-93, 1993-94, 1995-96, një me Romën (2000-2001), pa harruar atë të fituar në Spanjë, nën drejtimin e Realit të Madridit, në 1996-97. Një "palmares" i pasur, që nuk ka precedentë dhe që mund të thyhet vetëm nga një tjetër trajner i madh italian, Xhovani Trapatoni. Ish-trajneri i kombëtares "axurre", me Benfikën e tij, është në krye të renditjes në kampionatin portugez, me 61 pikë, i ndjekur nga Portoja dhe Sportingu i Lisbonës, me 58 pikë. Në rast finaleje në Superligë, Trapatoni, si Kapelo, mund të bëhet njeriu që ka fituar titullin në katër qytete të mëdha: Torino (6 tituj me Juven), Milano (1 me Interin) dhe Mynih (në drejtimin e Bajernit), pa llogaritur që mund të jetë sërish trajneri i parë që e fiton kampionatin në dy vende të ndryshme, Gjermani dhe Portugali. Ndërkohë, në pritje të rezultateve të Trapatonit, Fabio Kapelo ecën përpara drejt rrugës së vet. Tri pikë epërsi dhe tri javë para fundit të kampionatit janë avantazhe që Kapelo në të kaluarën ka ditur t'i ruajë. Këtë herë, edhe më shumë për të mos munguar takimin me historinë.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Tue, 10 May 2005 , 12:13

Lajme shkurt


Zeman: Matarreze të flasë nëse di gjë!


Gjashtë muaj pas procesit të dopingut ndaj Juventusit, Zdenek Zeman kthehet të drejtojë sërish gishtin te bardhezinjtë. Në një konferencë për "Etikën në sport" në Romë, ai tha: "Për atë proces është folur shumë pak, - tha bohemi, - dhe ky është një mëkat. Përsa i përket sfidës me Milanin, kuqezinjtë luajtën më mirë". Ndërsa mbi sistemin në futboll, trajneri i Leçes përfundoi: "Matarreze thotë se nëse do të kishte folur ai, gjithçka do të kishte shpërthyer. Është rasti për ta bërë, kështu mund të ndryshojë më në fund gjithçka."

Xhilardino: Në Torino, jo për shëtitje


Një nga protagonistët e kampionatit me Parmën, Alberto Xhilardino, përgatitet të përballë Juven të dielën që vjen dhe shpreson t'i bëjë një favor Milanit për titullin, ndoshta skuadra e tij e ardhshme: "Do të shkojmë në Torino jo për të bërë shëtitje, por për të vënë në vështirësi kryesuesen, - tha sulmuesi i Parmës. - Kujtojnë se jemi të lodhur, por kemi ende energji, që këtë vit ende nuk i kemi shprehur dhe ndoshta është kjo ndeshja ku duhet të japim maksimumin. E ardhmja? Do të më pëlqente të luaja para 70-80 mijë spektatorëve. Nëse do të më duhej të ikja jashtë, do të më pëlqente të mësoja spanjishten". Kam dëshirë të luaj në një skuadër kampionësh, por më duhet ende të piqem. Në të kaluarën kam mësuar shumë të rri në stol. Kisha dy kampionë para, Adriano e Mutu."

Baraldi: Alberto vlen sa Adriano


"Xhilardino? Vlen sa Adriano". Administratori i deleguar i Parmës, Luka Baraldi, hap ankandin për "bomberin" verdheblu, duke shpjeguar: "Asnjë lojtar italian nuk ka shënuar sa Albertoja, që në më pak se dy sezone ka shënuar 50 gola rregullisht. Nëse Adriano është vlerësuar 50 milionë euro, ai ka bërë më shumë dhe me shifra, në krahasim me brazilianin, nuk mund të vlejë më pak".

Bojinov: Besojmë të gjithë te shpëtimi


Valeri Bojinov shpreh kënaqësinë e tij pas golit dhe fitores së Fiorentinës ndaj Kievos: "Jam shumë i kënaqur dhe duhet të falënderoj njerëzit që më kanë qëndruar pranë, - tha bullgari. - Tani duhet të japim maksimumin deri në fund. Kam bërë tatuazh simbolin e tribunës së tifozëve vjollcë në krah, sepse besoj shumë te kjo skuadër. Dua t'ua kushtoj këtë fitore tifozëve, stafit drejtues, presidentit Andrea Dela Vale dhe gjithë Firences".

Mark Breshiano pëlqehet nga Lacio


Një Breshiano për Lacion. Nuk është vëllai i tretë i binjakëve Filipini, por Marku, mesfushori i djathtë i Parmës, që i pëlqen klubit bardhekaltër. Futbollisti australian, që mbushi 25 vjeç në shkurt, po luan sezonin e tij të tretë me dukalët, me të cilët ka debutuar në Serinë A. I ardhur në Itali më 1999-n, Breshiano ka luajtur për tri sezone me Empolin, para se të vinte në Emilia.

Spineli: Paraqitje e pajustifikueshme


Goli i 12-të i pësuar nga Livorno në dy ndeshje, ka provokuar dëshpërimin e presidentit të klubit, Aldo Spineli. "Paraqitje të tilla nuk mund të justifikohen, - ka thënë numri një i toskanëve. - Nuk e di se ç'po i ndodh skuadrës, por dua ta kuptoj dhe për këtë do të flas në ditët e ardhshme me lojtarët. Tifozët tanë nuk e meritojnë figurën e shëmtuar të bërë nga skuadra në dy javët e fundit".



kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Tue, 10 May 2005 , 19:30

Seria A, Veron: Interi, ekipi im i fundit në Europë


"Dua që të bëj të qartë diçka: Interi do të jetë skuadra ime e fundit në Europë". I ndarë mes Çelsit (zotëron kartonin e tij) dhe Interit (synon ta blejë), Huan Sebastian Veroni qartëson të ardhmen e tij. "Duhet të presim që klubet të bien dakord në fund të sezonit, - vijoi ai. - Me sa di unë, nuk ka asnjë pengesë për zhvillimin e bisedimeve. Por nëse s'do mund të qëndroj këtu tek Interi do të kthehem në Argjentinë për të mbyllur atje karrierën. Nëse Abramoviçi do të më dojë sërish? Shpresoj të mos ndodhë kështu, por gjithsesi s'mund ta vras."
VLLAZNIA PER GJITHMON

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Wed, 11 May 2005 , 11:08

Të dielën Parma, pastaj Livorno dhe në fund Kaljari. Skuadra që kërkojnë patjetër pikë


Juvja: Edhe tri "finale" deri në fund




Me suksesin në supersfidën ndaj Milanit, Juvja thuajse e ka "hipotekuar" titullin, por në rrugën mes bardhezinjve dhe titullit të 28-të, ka ende edhe tri pengesa. Parma është në kërkim të pikëve dhe do të udhëhiqet të dielën nga super Xhilardino. Livorno kërkon një sukses prestigji për të harruar dy ndeshjet e fundit dhe Kaljari ëndërron kualifikimin në Kupën UEFA.
Përqendrimi në maksimum deri në fund, është fjala kyç në kampin bardhezi. Me tri pikë epërsi, në tri ndeshje nga fundi i kampionatit, nuk është aspak çudi që Juvja ta humbasë këtë titull, madje tri përkushtimet që e presin, nuk janë për t'u nënvlerësuar. Të dielën e ardhshme, skuadra e Kapelos do të luajë me Parmën, që kërkon patjetër pikë për të siguruar shpëtimin. Pa harruar që emilianët do të udhëhiqen nga Xhilardinoja, i cili në sezonin e ardhshëm mund të veshë fanellën kuqezi, ndaj një "stërkëmbësh" kundër Juves do të ishte në favor të Milanit. Pastaj do të jetë transferta në fushën e Livornos. Një ndeshje që deri dy javë më parë mund të mendohej pa shumë frikë, duke parë qetësinë në renditjen e toskanëve. Por 12 golat e pësuar në dy ndeshjet e fundit kundër Parmës e Sienës, e kanë nxehur në maksimum mjedisin, duke provokuar inatin e Spinelit dhe Kristiano Lukarelit, që kërkon fitore me çdo kusht. Skuadra e Donadonit është në kërkim të një suksesi për të flakur polemikat dhe është një kundërshtar për t'u vlerësuar. E mbyll kapitullin Kaljari i Arrigonit, që mund të vijë në javën e fundit, duke kultivuar ende ëndrrën "UEFA". Në një rast të tillë, sardët do të luanin gjithçka, pa i bërë asnjë "zbritje" Juventusit. Por Kapelo nuk duhet të lejojë asnjë shpërqendrim për të shmangur dështimin në një nga tri "finalet" që e ndajnë "Zonjën" nga titulli numër 28.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Wed, 11 May 2005 , 12:05

Del Piero rrotulloi vitet pas

Nga goal.com


Ka disa fakte-surprizë rreth shkëmbimit të mendimeve për të dielën: 1) nuk ishte barazim, 2) supergjyqtari Pierluixhi Kolina ishte një hap larg zhgënjimit dhe 3) Aleks Del Piero nuk ishte. Është e vërtetë: Del Piero, ai që nuk dilte më nëpër radhët e kolonave, e bëri Juven të fitojë ndaj Milanit, prandaj të hënën zinte titujt kryesorë të gazetave.
"Krosimi i jashtëzakonshëm i Del Pieros e rikthehu edhe një herë nga ana e mbarë karrierën e tij,"- gugaste "Gazzetta dello Sport", duket i humbur ky titull në përkthim, por e transmeton tërësisht ndjesinë. Edhe një herë, Aleksi tregoi se i ka marrë gjërat seriozisht. "Më në fund, kohët e mbara janë rikthyer për Del Pieron,"- gurgullonte "La Repubblica". "Ai është edhe një herë kapiten." Nuk duhet të nxitohemi, pasi goli arrogantë me thembër i shënuar në janar ndaj Sienës solli të njëjtat reagime. Por Del Piero e ka befasuar edhe një herë shtypin italian në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.
Momenti i madh i Aleksit të vogël erdhi 28 minuta pas fillimit të ndeshjes të së dielës. Pasi Alesandro Nesta shkaktoi një faull ndaj Pavel Nedvedit në krahun e majtë, topi vajti te Del Piero dhe Kolina lejoi avantazhin, që u përball me Rino Gatuzon. Pasi "degëzoi" disa finte, ai u përpoq të kalonte, por Gatuzo e bllokoi atë. Topi u rikthye te Del Pieroja, i cili, më i akullt se kurrë më parë, kërceu drejt qiellit me një stil alla Matriks dhe shpërtheu në një kros perfekt sipër kokës së mbrojtjes milaniste dhe gjeti të lirë Trezegenë. Një gol dhe, sipas të gjitha gjasave, një titull për Juventusin.
Me këtë, starti i errët i Del Pieros u harrua. Për këtë, trajneri Fabio Kapelo hoqi dorë nga loja e tij e zakontë me Del Pieron dhe e la në fushë gjatë gjithë pjesës së dytë, në të cilën, në të vërtetë, kapiteni i Juves u duk me të vërtetë një lider, duke e terrorizuar Didën me një gjuajtje-kaçurrel, që u përplas vetëm pak centimetra sipër kokës së tij, në traversë.
Në fund të ndeshjes, një Del Piero i emocionuar fitoi ovacionet e tifozerisë udhëtuese përpara se të pranonte, një suprizë e vogël natyrisht, trofeun e lojtarit më të mirë në fushë.
Se çfarë ndieu ai rreth kësaj, ne nuk do ta marrim vesh kurrë, sepse, edhe pse fitoi, Juventusi do të vazhdojë heshtjen për shtyp deri në fund të sezonit. Kështu që ata nuk do ta shpjegojnë kurrë se çfarë ndodhi me atë komplotin anti-Juve, për të cilën ata u ankuan aq shumë.
Por ajo që ka rëndësi është fitorja e Juventusit. Në një ndeshje shumë të madhe, më e rëndësishmja e sezonit, ata ditën të vënë poshtë një Milan të çoroditur. Në fakt, ishte PSV-ja që e kishte dhënë në njëfarë mënyre verdiktin e kësaj ndeshjeje. Juventusi nuk është PSV-ja dhe Milani ishte po ai. Skuadra e turbullt në mesfushë dhe në sulm, ku askush nuk dinte çfarë të bënte. Kapelo, pranë triumfit të madh, mund të ndihet i kënaqur. Ai mori përgjigjen më të mirë nga kapiteni i tij dhe nga francezi, aq i përfolur për një largim drejt Barcelonës në përfundim të këtij edicioni. Problemi është disi më i rrumbullakosur, po të kemi parasysh se Juventusi do të presë Parmën e etur për pikë. Megjithatë, grinta që i karakterizon bardhezinjtë do të jetë ajo që do të japë verdiktin final. Natyrisht që aty do të jetë dhe Del Piero në fushën e lojës, vetëm nëse rikthimi i Ibrahimoviçit mund të ndryshojë ndonjë gjë. Juventusi është drejt rrugës së madhe për titullin e 28-të kampion të historisë dhe pengesa më e madhe quhet Parma. Por tanimë që bardhezinjtë kanë rigjetur kapitenin, çdo gjë duket më e thjeshtë, edhe pse emri i Zlatanit është i frikshëm, të paktën për sa i përket vendit në formacion.
Gjithsesi, kapiteni është. Del Piero mbase nuk do të jetë aq akrobatik me Parmën, por unë vë bast se do të jetë po kaq vendimtar. Fundja, këtu dallohen kapitenët

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Wed, 11 May 2005 , 12:10

Drejtuesi kuqezi bazohet te renditja e UEFA-s dhe te 7 finalet e arritura në dhjetë vitet e fundit në Champions


Galiani: Championsi s'krahasohet me kampionatin



Qëndrimi i ri është ai i "fair play"-t. Adriano Galiani ka mbetur vërtet i shastisur nga sjellja e kolegëve europiano-veriorë, të cilën tani ai e përdor si mburojë kundër pakënaqësive për titullin e humbur. "Kam fjetur i qetë, edhe pse Juvja na mposhti, dhe mendoj se të njëjtën gjë kanë bërë edhe tifozët e Milanit, që janë njerëz të zgjuar." Në këtë mënyrë, administratori i deleguar i ka thënë "mirupafshim" me lezet kampionatit, për t'u përqendruar tek etapa finale europiane, ajo në Stamboll, ndaj Liverpulit. "E marr vesh që ka nga ata që bëjnë tifo për dështimin tonë të dyfishtë, janë ziliqarë, por zilia është një ndjenjë që nuk më përket."
- Si ndiheni pasi i keni thënë lamtumirë titullit?
- Ndihem i kënaqur, sepse këto kanë qenë tri vite të mbushura me gëzime. Juvja dhe Milani kanë të njëjtën forcë, pak a shumë. Kanë fituar ata, por unë s'kam asnjë lloj kompleksi dhe duke parë rezultatet stratosferike të këtyre sezoneve, s'kemi si të kemi komplekse. Sigurisht, do të kisha preferuar të dilnim 1-0 në vend të 0-1, sepse titulli më pëlqen edhe mua, por nëse në fillim të javës do të më kishin pyetur, "preferon të shkosh në finale të Championsit apo të mposhtësh Juven?", s'do të isha menduar dy herë. S'do ta vija kurrë finalen e Championsit me titullin.
- Por edhe në finale ka humbje dhe shumë njerëz shpresojnë në një dështim të dyfishtë të Milanit...
- E rëndësishme është të luftosh deri në fund në të gjitha frontet. Jemi në finalen e shtatë të epokës sonë, ku doni të dilni? Në Europë, në këtë sezon, askush s'është si ne. Në fakt, jemi të parët në renditjen e UEFA-s dhe është ajo renditja që më intereson. Kanë qenë tri vite të shkëlqyera.
- Edhe Berluskoni ndihet i kënaqur?
- Ishte i qetë, u nis për në Moskë fill pas ndeshjes Milan?Juve, pa qenë aspak i shqetësuar.
- Por, nëse humbisni edhe në Stamboll, do të mbeteni duarbosh...
- Nuk kam asnjëherë frikë kur luaj një finale në Champions. Edhe sikur të na shkojë keq, do të marim me vete disa madalje argjendi, por në Europë askush s'ka arritur rezultate më të larta se ne. Është e qartë se do të doja të fitoja të paktën një medalje ari dhe do të doja të shtoja se kampionati s'është mbyllur: Juvja ka mundësitë e saj, por ne duhet të bëjmë detyrën tonë.
- Por Milani do të shkojë shumë i lodhur në mbrëmjen përcaktuese...- Disa janë në formë, kurse disa të tjerë jo.
- Thonë se Pirlo mezi qëndron në këmbë...
- A e keni parasysh se ç'ka bërë Pirlo sivjet? Europian, Olimpiadë, gjithçka. Shevçenko pësoi një dëmtim të rëndë, por është një kampion i madh dhe kemi besim tek ai. Ndihem i kënaqur nga të gjithë.
- Jeni i kënaqur edhe nga loja?
- Patjetër. Kam 20 vjet që e drejtoj Milanin dhe në këto vite e kam mësuar diçka: askush s'mund të jetë në formë 11 muaj. Ndihem krenar për këtë skuadër dhe për këtë trajner, dhe besoj se të tillë ndihen edhe tifozët. Bëra një testim të vogël, vajta në këmbë nga shtëpia ime në selinë e Milanit dhe rrugës mora vetëm përgëzime dhe lëvdata. Nga ana tjetër, tifozët e Milanit s'kanë si të mos jenë të kënaqur: askush s'e ka parë botën sa ata. Shkojmë nga Mançesteri në Stamboll dhe them se edhe finalet e humbura janë gjithsesi një arritje e madhe, sepse ata që ndodhen prapa, s'mund të mendojnë se të humbasësh një finale është njëlloj si të mos kesh luajtur në të.
- Kush duhet ta marrë Milanin mbi supe në këto ditë të fundit?
- As Van Basteni s'e merrte dot Milanin mbi supe. Për të arritur në majë të Europës, çdokush duhet të japë kontributin e tij.
- Por juve ju intereson që t'ia kaloni Real Madridit, përsa u takon trofeve të fituar ndërkombëtarë...
- S'e kam përmendur më këtë, pasi na solli ters në Yokohama. Jemi shumë në rregull edhe nëse mbetemi në një rang me Realin. Duhet t'i mësojmë njerëzit që të mos dramatizojnë për një humbje. Ne duhet të luftojmë për të fituar, gjëja vërtet e shëmtuar është t'i shohësh të tjerët që luftojnë. Vërshëllimat e fundit, shumë të drejta, i kam dëgjuar në grumbullimin e 2001-shit, por në këtë hark të gjatë kohe, me Berluskonin në krye, kemi shkuar në shtatë finale dhe kemi fituar shtatë kampionate. Tani të marrim atë që na jepet dhe s'dua të sillem as si fatalist dhe as si dinak.
- A do t'i bëni ndonjë telefonatë Xhilardinos apo Karminjanit përpara sfidës Juve-Parma?
- S'do të bëjmë asnjë telefonatë, çdokush duhet të mendojë për veten. Ata duhet të shpëtojnë, besoj se ky është një motivim shumë i madh, megjithatë jemi të qetë. Dua të mësoj nga kolegët e mirë të Europës Veriore, që reagojnë gjithnjë me buzëqeshje.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Wed, 11 May 2005 , 12:21

Moxhi, Xhiraudo e Betega, këshilltarët fitues që po triumfojnë pas lamtumirës së Xhanit dhe Umbertos

"Triada", titulli i parë pa Anjelët




Titulli i 28-të (nëse e fiton) i Juventusit do të jetë më shumë se asnjëherë "tringjyrëshi" i "triadës". Jo sepse në pesë vitet e fundit, ato të fituar nën drejtimin e tyre, Moxhi, Xhiraudo dhe Betega nuk kanë qenë protagonistë, por sepse mund të jetë i pari pa "tutelën" e Anjelëve në krye të klubit. Që nga vdekja e Umbertos, asnjë anëtar i familjes nuk da dalë në "kolltukun" e skuadrës. Nëse do të konsiderohet se 26, nga 27 titujt e fituar nga torinezët, kanë ardhur në 82 vjet nën pronësinë e Anjelëve, ky që mund të fitohet, do të ketë një shije tepër të veçantë.
Është e vërtetë që mbikëqyrja e doktorit, ishte më shumë moral sesa praktikë. Të gjithë njerëzit e zgjedhur nga ai, megjithëse kanë investuar ndonjë liretë apo euro më shumë, Juventusi në këtë periudhë është vetëfinancuar. Por Umberto ishte gjithnjë pikë referimi. E përfaqësonte kryesinë e klubit me më shumë karizëm se sa paraardhësit e tij. Para këtij sezoni, kjo pikë referimi ka munguar dhe historia e këtij vendi, i të gjithë qytetit, tregon se sa fuqi, peshë dhe ndikim kishin Anjelët. Tani që dy vëllezërit nuk janë më, e ardhmja e Torinos dhe motorit të vet industrial është sigurisht e vështirë. Juventusi këtë sezon ka treguar se di të vrapojë i vetëm dhe të kryesojë renditjen pa mbikëqyrje. Është e vështirë ta imagjinosh Milanin apo Interin pa praninë e parave të Silvio Berluskonit dhe Masimo Moratit. Juventusi pa Anjelët është një realitet fitues nën sytë e të gjithëve. Kjo, falë Umbertos, që 11 vjet më parë, arrin ta shkëpusë "Fiat"-in, duke e kthyer në autonom. Strategjitë ekonomike, industriale dhe teknike kanë qenë të gjitha të "triadës", përfshirë dhe zgjedhjen e fundit, vendimtare për titullin e mundshëm të 2005-s. Një ditë para se të vdiste doktori, Moxhi, Xhiraudo dhe Betega, marrin Fabio Kapelon. Rastësia e dy ngjarjeve shumë të rëndësishme për jetën e klubit dhe të skuadrës, ishte e tillë që ardhja e Kapelos u pa si dhurata e fundit e Umbertos te Juventusi. Nuk e mendonte asnjë që trajneri i Romës të vinte Torino në ato ditë dramatike. Drejtuesit ishin në bisedime me Didie Deshampin, kur mësuan zgjidhjen e kontratës së "Don Fabios", që u la i lirë nga klubi i Sensit. Në pak orë u mbyll një lëvizje që dukej e pamundur. U bë një operacion "blic" dhe nuk kishte as kohë e as zemër për t'u këshilluar me Umberton që po shuhej. Gjithçka e bëri "triada" në pavarësi të plotë, por për herë të parë pa miratimin e pronarit. Nuk ishte një zgjedhje aspak e lehtë, duke parë ardhjen e trajnerit dhe batutat e mëparshme, por doli e duhur dhe fituese. Nuk ishte e lehtë as marrja e Emersonit nga Roma, pas blerjes së Kapelos e Zebinasë. Duke parë problemet e verdhekuqve, vetëm shumë para mund ta bindnin Sensin të linte të lirë brazilianin. Por edhe Juvja kishte problemet e veta financiare dhe zbatoi formulën e suksesit, shit për të blerë. I pari që Di Vaio shkoi te Valencia. Blerja e Fabio Kanavaros nga Interi ishte një kryevepër e Moxhit, por me Ibrahimoviçin, Juvja rrezikoi shumë. Në kërë rast ishin të nevojshme paratë, që vijnë nga Dela Vale, falë shitjes në bashkëpronësi të Mikolit, Kielinit e Mareskës te Fiorentina. Kur Mikoli shkoi në Firence, në mbyllje të merkatos, Ajaksi nuk e lëshonte suedezin. Por rreziku u zgjidh falë marrëdhënieve të mira të Xhiraudos me një bankë. Pra, zgjuarsia dhe shpejtësia e "triadës" lejuan ndërtimin e një skuadre fituese edhe pa bashkëpunimin e familjes, pa një Anjel në krye të klubit. Dhe do të vazhdojë kështu, sepse tre këshilltarët që do të konfirmohen në asamblenë e sotme, janë teknikë, profesionistë italianë dhe të huaj në fushën e marketingut, të financës dhe drejtësisë. Këtë vit, Xhiraudo, Moxhi e Betega e kanë kaluar shkëlqyeshëm provimin.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Wed, 11 May 2005 , 12:22

Trajneri i Romës është realist dhe pret një reagim karakteri nga skuadra verdhekuqe

Konti: Të luftojmë për të shpëtuar



"Duhet të mësojmë të mendojmë dhe të luajmë si skuadër që lufton për mbijetesë." Bruno Konti nuk fshihet. Deklarata e tij mbërrin në momentin e duhur, pasi Roma ka disa javë që është përfshirë në zonat e rrezikuara të renditjes, por pa qenë e ndërgjegjshme për këtë. Ose më saktë, nuk arrin ta shohë veten në pozitat e reja prej skuadre të vogël. Ja përse në prag të sfidës së Kupës së Italisë ndaj Udinezes, Bruno Konti i ka përcaktuar më mirë detyrat e fazës finale të sezonit: "Është e kotë të fshihemi. Tanimë ka disa ditë që jemi mbërthyer nga frika e papritur e rënies nga kategoria. Sepse s'ka si të shpjegohet ndryshe fakti që kjo skuadër, në disa raste, pasi ka kaluar në avantazh, ka lejuar që të barazohet dhe më pas të mundet. Bëjmë gabime naive, të shmangshme. Dhe që sot e tutje duhet të nisim medoemos të mendojmë si Siena, Kievo apo Breshia. Ta largojmë topin në tribunë nëse nevojitet, në fushë duhen më pak veprime të bukura dhe më shumë gjëra konkrete. Sepse përndryshe punët mund të shkojnë vërtet keq."
Ajo e Kontit është një analizë e kthjellët dhe e ndërgjegjshme: "S'jemi më Roma që lakmon arritje të mëdha, jemi ajo që duhet të shpëtojë sa më parë dhe t'i lërë pas shpine të gjitha këto zhgënjime. Besoj se sfida ndaj Udinezes mund të na japë të dhëna të rëndësishme në kuadër të derbit. Shpresa ime është që një rezultat pozitiv të na e ndryshojë ecurinë e javëve të fundit. Por ju lutem të mos polemizojmë së tepërmi për zgjedhjet e klubit. E pranojmë vendimin për grumbullimin dhe heshtjen për shtyp, s'dua të shtoj gjë tjetër."
Në gjysmëfinalen e parë të mbrëmjes së sotme do të luajë me siguri që nga minuta e parë Toti: "Françesko është mirë, ? pohoi Konti, ? dhe ka dëshirë të kthehet në fushën e lojës. Është e kotë ta fshehim se ka mbetur i zhgënjyer pas vendimit të "Caf"-it, por ka dëshirë ta ndihmojë këtë Romë, më parë në kupë dhe më pas në ndeshjen e fundit ndaj Kievos. Ndaj Udinezes do të lë pushim disa titullarë, edhe spse kemi shumë të dëmtuar. Kasano? S'e di nëse do të luajë që prej fillimit, Montela ndoshta do të qëndrojë pushim. Tani të heshtim dhe të përqendrohemi, pres nga Roma një reagim të madh karakteri."


Edhe Lacio si Roma: heshtje për shtyp

Derbi i frikës dhe i heshtjes. Sikur ta kishin bërë me fjalë, pak orë pas heshtjes për shtyp të shpallur nga administratorja e deleguar e Romës, Rosela Sensi, edhe në kampin lacial e kanë "kyçur" gojën. Vendimi u mor dje nga presidenti i Lacios, Lotito, për t'i mundësuar skuadrës të përqendrohet në derbin e së dielës. Është klubi i tretë në Serinë A që zgjedh rrugën e heshtjes, pasi Juventusi dy të diela më parë kishte shpallur heshtjen për shtyp për një periudhë të papërcaktuar. Por fjalët e fundit, Lotito i ka shpenzuar për të folur për derbin. Presidenti lacial as do të dëgjojë të flitet për një marrëveshje me rivalët e përjetshëm. "Uroj që fusha të vendosë se kush është më i miri".

Post Reply