Page 59 of 86

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Sat, 28 Mar 2009 , 23:42
by GOLDIAN
pa me vjen keq per menaxheret(e sajum nga shqiptaret si gjithmone)qe ju ka shku mundi bosh
se futbollistat na dhinen me deklaratat parandeshjes
kampiona bote jena
per mu hap bethsh

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Sun, 29 Mar 2009 , 00:55
by vvvllaznia
per mendimin tem nqs ja den te miren ksaj kombtare duhesh me ja uru te keqen se pa u shkatrru ky sistem qe asht ne futbollin ton nuk kena me ec as sot e 100 vjet.sot mali i zi na rrah 5-0 e kjo asht tragjedia ma e madhe bashk me faktin qe un per me pa 11 legena tu lujt me duhet me pagu 250 euro ne vjet.mandej thojm pse nuk vijn talentet me lujt me shqiperine.ata paskan ken ma te meqem se tan

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Sun, 29 Mar 2009 , 01:40
by REINIS
Komtare e dhime. Car ti bosh? Fajin e kena ne qi shkojm e cirremi per kto lapanjoza. Haani nuk bo per tranjer fare.
P.S Ajo puna e dritave paska qen alarm i rrem me sa duket. 8)

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Sun, 29 Mar 2009 , 10:56
by Miri
REINIS wrote:Komtare e dhime. Car ti bosh? Fajin e kena ne qi shkojm e cirremi per kto lapanjoza. Haani nuk bo per tranjer fare.
P.S Ajo puna e dritave paska qen alarm i rrem me sa duket. 8)
Dritat asht desht me i fik ti ne shenj protestet :D

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Sun, 29 Mar 2009 , 15:03
by REINIS
Miri wrote:
REINIS wrote:Komtare e dhime. Car ti bosh? Fajin e kena ne qi shkojm e cirremi per kto lapanjoza. Haani nuk bo per tranjer fare.
P.S Ajo puna e dritave paska qen alarm i rrem me sa duket. 8)
Dritat asht desht me i fik ti ne shenj protestet :D
Si me i fik vet e???
Ate ta majn me shkum kto!
Pse u liru e? Neve si tia bojm kur na i heqin e jo ti fikim vet. :mrgreen:

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Tue, 31 Mar 2009 , 01:02
by fpjalmi
Lika kalon testin para agjentëve turq


Gilman Lika është vëzhguar nga disa menaxherë të skuadrave të njohura turke, të
shtunën në mbrëmje, dhe mësohet se mesfushorin e kanë parë nga afër disa agjentë
të skuadrave turke. Ai e ka kaluar me sukses provën, pasi u ka lënë mbresa të mira
dhe pritet që në merkaton verore të transferohet në një klub të njohur turk. Lika
aktualisht luan te Haxhetepe, por kjo skuadër e ka prerë biletën për të zbritur nga
Kategoria e Parë turke. Futbollisti, në një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport”,
pak ditë më parë tha se kërkonte të largohej nga kjo skuadër, pasi nuk ka aspak
dëshirë që të luajë në Ligën e Dytë turke. Shkodrani bëri një paraqitje shumë të mirë
ndaj Hungarisë, madje në pjesën e dytë ishte një ndër lojtarët që spikati më tepër. Ai
shpreson që të vazhdojë të luajë jashtë, pasi e di se një kthim i mundshëm në
kampionatin shqiptar mund t’ia vështirësonte punët në përfaqësuese. Ish-lojtari i
Shpresave të Shqipërisë cilësohet një futbollist me të ardhme të madhe.

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Tue, 31 Mar 2009 , 18:21
by Miri
Hecetepes i kishte pelqy prep :D :D :D :D :D

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Tue, 31 Mar 2009 , 20:33
by GOLDIAN
Miri wrote:Hecetepes i kishte pelqy prep :D :D :D :D :D
:lol: :lol: per 6 muaj apo nje vit kontrate :D

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Tue, 31 Mar 2009 , 20:52
by Miri
GOLDIAN wrote:
Miri wrote:Hecetepes i kishte pelqy prep :D :D :D :D :D
:lol: :lol: per 6 muaj apo nje vit kontrate :D
abonim 3 mujor :D :lol:

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Tue, 31 Mar 2009 , 21:43
by GOLDIAN
Miri wrote:
GOLDIAN wrote:
Miri wrote:Hecetepes i kishte pelqy prep :D :D :D :D :D
:lol: :lol: per 6 muaj apo nje vit kontrate :D
abonim 3 mujor :D :lol:
ishalla na e kthejn ne shkoder 9 mujshin tjeter pra

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Wed, 01 Apr 2009 , 12:28
by Miri
Nuk asht i marre me ardh prep ne shkoder :wink:

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Thu, 02 Apr 2009 , 19:19
by Miri
Han s'pranon të largohet, por shkarkimi duket gati

Trajneri Ari Han duket shumë pranë shkarkimit, pas humbjes së mbrëmshme në shifrat 3-0 në Kopenhagen. Holandezi e ka shprehur qartë se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, por vështirë se kreu i Federatës Armand Duka do ta ketë duruar paraqitjen e mbrëmshme, e cila përveç humbjes, ishte vërtetë e shëmtuar. Pas ndeshjes, duke folur direkt nga Danimarka për "Supersport", trajneri i kombëtares shqiptare u shpreh se ai shpreson që të vazhdojë punën e nisur, megjithëse i dribloi pyetjes nëse e shihte veten në pankinë ndaj Portugalisë apo jo. "Unë natyrisht që kam dëshirë të vazhdoj punën dhe besoj se do të jem edhe në ndeshjen e ardhshme. Nuk është faji im për të gjitha humbjet, por ju shqiptarët i doni gjërat shumë shpejt", deklaroi trajneri holandez. Gjithsesi, edhe ai vetë nuk u duk shumë i sigurt për të ardhmen e tij dhe kjo u pa edhe gjatë ndeshjes, ku thuajse nuk lëvizi aspak nga pankina për të dhënë këshilla për futbollistët.
Shkarkim?
Ajo që ra në sy pas deklaratës së mbrëmshme të trajnerit Ari Han, ishte edhe një koment i një prej miqve të presidentit të Federatës Duka, komentatorit Dritan Shakohoxha. "Ndoshta do të jetë hera e fundit që e shohim Ari Han live nga stadiumi", tha ai. Në fakt, fjalët e thëna nga një prej miqve të kreut të FSHF marrin një domethënie tjetër, duke qenë se vetëm Duka e ka të drejtën ekskluzive të heqjes së trajnerit. Gjithsesi, deri në orët e vona të ditës së djeshme, në Kopenhagen nuk ishte marrë asnjë vendim.
Zhgënjimi nga Han
Shqipëria kishte tre edicione që nuk arrinte në këto nivele dhe natyrisht që përgjegjësia kryesore bie mbi trajnerin Ari Han. Paraardhësit e tij Brigel e Bariç, e patën kaluan kuotën dyshifrore të pikëve në një edicion eleminatoresh, ndërkohë që për holandezin, kjo duket tashmë një mision i pamundur, duke parë se Shqipëria ka për të luajtur tre ndeshje mjaft të vështira me Portugalinë, Danimarkën e Suedinë. Por, pavarësisht kësaj, Han ka zhgënjyer edhe në disa gjëra të tjera. Asnjëherë ai vetë nuk ka shkëlqyer, pavarësisht se Shqipëria mori barazim me Suedinë dhe Portugalinë. Holandezi ka bërë gjithnjë ndërrime me vonesë apo ndonjëherë nuk i ka bërë fare, gjë që hedh shumë pikëpyetje mbi aftësitë e tij. Veç kësaj, mungesa e mirë e njohurive për futbollistët ngre gjithashtu shumë pikëpyetje mbi aftësitë e tij. Ndeshjet me Maltënd dhe Hungarinë, ku do të vlerësohej vetë trajneri Han, për hir të së vërtetës kanë qenë një dështim.

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Thu, 02 Apr 2009 , 19:23
by GOLDIAN
hallall ketij gazetarit qe ka ba kete shkrim

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Thu, 02 Apr 2009 , 21:26
by vllaznia1919
Hajt ishalla neser nade njehim pa haan idiotin.

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Thu, 02 Apr 2009 , 22:46
by Edmond-Cela
vllaznia1919 wrote:Hajt ishalla neser nade njehim pa haan idiotin.

per zoten ma ti pa marr ate qe ka ardhe me marr nuk asht tu u largu ai, kujton ti se i bahet vone atije per tifozat shqiptar a ja ma naq ai sic pret me e largu duka, po per mua asht e kot me e shkarku duka ma mire ta lajme deri ne fund tesh se nuk jena qe nuk jena tu fitu gja.

une jam per hafizin me shok qe ta merr drejtimit mas tije

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Fri, 03 Apr 2009 , 03:57
by fpjalmi
Për Berishën, fajin e
humbjeve e kanë lojtarët
‘Nuk kemi qenë aspak agresivë për të rrezikuar Danimarkën”
Sulmuesi kuqezi: Jemi ne që duhet të “flasim” në fushë

Besart Berisha ka
folur hapur pas
ndeshjes së djeshme
me Danimarkën, duke pranuar
se fajin kryesor mbi dështimin
e Shqipërisë në tri
ndeshjet e fundit e kanë
lojtarët. Sulmuesi, që aktivizohet
në kampionatin danez
me Horsens, ka thënë
ndër të tjera se duhet dhënë
shpirti në fushë për Kombëtaren
që të arrihet rezultati
pozitiv. Në një intervistë
për “Supersport”, biondi
kuqezi, që dje ishte titullar,
foli fillimisht për
humbjen 3-0. “Nuk kemi
qenë aspak agresivë për të
rrezikuar në portën e Danimarkës.
Gabimi ynë është
se e lamë kundërshtarin të
luante topin. Nëse një ekip
si Danimarka e lë të luajë,
atëherë ata nuk ndalen. Jo
më kot kanë këtë ecuri pozitive”,
ka thënë sulmuesi.
Duke treguar më tej për
lojën e dobët që zhvilluan
kuqezinjtë, Berisha tha se
ekipi u duk i frikësuar. “E
përsëris, që nuk kemi qenë
aspak agresivë, dhe si të
thuash sikur jemi frikësuar
prej Danimarkës. Para lojës
kemi qenë shumë të motivuar
dhe besoj se ashtu u
futëm edhe në fushë. Mendoj
se për disa minuta nuk
është se luajtëm keq. Por
sapo pësuam golin e parë,
për ne aty u ndal loja.
Gjithçka shkoi keq, sepse jo
vetëm që nuk luajtëm mirë,
por edhe pasimet i bënim të
gabuara. Pra, nuk e luajtëm
më topin për të krijuar
ndonjë aksion të rrezik-shëm”, theksoi ai.
Përgjegjësitë
I pyetur në lidhje me trajnerin
Ari Han dhe
përgjegjësinë që ka ai për
këto rezultate, Besart Berisha
i doli në mbrojtje
holandezit, duke thënë se
janë lojtarët ata që duhet ta
justifikojnë në fushë. “Mendimi
im është që lojtarët
duhet të tregojnë gjithçka në
fushë, - tha kosovari. - Të
gjithë duhet të japim maksimumin
për përfaqësuesen
dhe të luajmë me shpirt për
kombin tonë. Duhet të bëjmë
të pamundurën në fushë.
Personalisht nuk mund ta
kuptoj dot që duhet t’ia vëmë
fajin vetëm trajnerit Ari Han
për këto rezultate të dobëta.
Trajneri ka për detyrë të
nxjerrë formacionin dhe të
na vendosë mirë në fushë.
Më pas gjithçka ngelet e
jona, pra çfarë dimë të
bëjmë. Ne si ekip duhet të
provojmë të rrezikojmë, që të
arrijmë të shënojmë gola.”
Ndikimi
Në fund, Besart Berisha
vuri në dukje se një ndikim
jo të vogël kanë pasur edhe
mungesat e disa lojtarëve në
tri ndeshjet e fundit me
Maltën, Hungarinë dhe
Danimarkën. Sipas tij, Shqipëria
nuk e ka atë kontigjent
lojtarësh, që kur mungojnë
pesë titullarë të mos
e ndjejë. “Normalisht, duhet
të jemi të ndërgjegjshëm
që na kanë munguar disa
lojtarë të rëndësishëm në
këto ndeshje. Një ekip si ne
nuk e ka luksin që të arrijë
një rezultat pozitiv me
Danimarkën, kur jemi pa
katër apo pesë titullarë. Të
jemi realistë, skuadra jonë
nuk ka mundësi të mëdha
për të bërë diçka të madhe.
Për të arritur rezultate të
mira, mendoj se në vazhdimësi
ne duhet të jemi të
gjithë bashkë, për të luftuar
deri në sfidën e fundit”,
përfundoi 23-vjeçari. Edhe
në përballjen e djeshme,
kuqezinjve u mungoi për
shkak dëmtimi kapiteni Altin
Lala, ndërkohë që i pezulluar
ishte mesfushori
Lorik Cana, dy lojtarë këta,
të cilët janë shtylla e Kombëtares
sonë.

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Fri, 03 Apr 2009 , 03:58
by fpjalmi
pra te gjithe lojtaret thone nuk e ka fajin han por e kemi ne

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Fri, 03 Apr 2009 , 04:00
by fpjalmi
dhe shikoni cfare thote lika ,dhe shkodrani flet vetem te drejten dhe realitetin

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Fri, 03 Apr 2009 , 04:02
by fpjalmi
Gilman Lika: Humbëm
për gabimet tona


Ka qenë lojtari më i mirë për Shqipërinë, të paktën në 45 minutat
e para, por kjo nuk ka mjaftuar. Mesfushori i talentuar
shkodran, Gilman Lika, ndjen keqardhje që nuk ka arritur të
shijojë një fitore, që kur ka debutuar me fanellën kuqezi. Ja si
e komenton humbjen me Danimarkën, 22-vjeçari: “U futëm në
fushë për të bërë një ndeshje sa më dinjitoze, duke ditur
forcën e Danimarkës, si kryesuese e grupit. Megjithatë, të
vjen gjynah që kemi humbur prej atyre golave, që normalisht
nuk duhet t’i kishim pësuar.” Ndërsa për rolin e tij në Kombëtare,
Lika shtoi: “Për mua e rëndësishme është që të jem
në formën maksimale.Mendoj se tranieri eshte nje specialist
qe merr vesh nga futbolli ,dhe mendoj qe eshte tranieri me i
mire qe ka ardhur ne gjithe historine e Shqiperise

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Fri, 03 Apr 2009 , 04:13
by fpjalmi
Gazetat genjejne aq shum sa nuk thone jo vetem realitetin por dhe shpifen

Ne gjithe gazetat e Shqiperise jan dhe shum tituj kryesore qe shkruajne :
Armando Duka po merr masa per te ndershkruan tranierin.
Jo vetem qe presidenti nuk ka thene gje ,por jan mohuar shume raste
te shqiperise ne zonen e sulmit ku gabimi qendron tek mos eksperienca
qe kombetarja jone po ndjek,dhe nga ana tjeter Armando Duka,jo
vetem qe nuk ka thene asgje ,por gazetaret per shitjen e gazetave
shpifin aq shum sa dhe shtypi i huaj habitet.
Parlamenti po nxjerr nje ligj per personat qe behen viktimat e
gazetareve dhe shume shpejt do nxirret ky ligj i shumepritur nga
njerezit qe denohen pa te drejte ne shtypin Shqiptare,ku njesoj
si ne shtet e tjera ,gazeta do hidhet ne pergjegjesi dhe do denohen
simbas ligjit te ri qe do dale se shpejti