Page 59 of 230
Posted: Wed, 14 Nov 2007 , 00:50
by Edmond-Cela
vllaznia1919 wrote:Naqe po klasifikimet a jane kun?
Manej ke gabu ven se asht kategorija e posaqme per te rite e Vllaznise.
nuk e di klasifikimet naqe. sa per postimin jo ne vend te vet. une kerkova me e gjet po nuk munda pranaj e dergova ktu
Posted: Wed, 14 Nov 2007 , 00:53
by Edmond-Cela
pa pa si me keni kap mu shtu ju ma vetem per nje gabim te vogel doni qe te me denoni
Posted: Wed, 14 Nov 2007 , 00:53
by Edmond-Cela
Kuqeblute dje nisin stervitjen pas pushimit dy ditor
Pas dy diteve pushim dje futbollistet e Vllaznise kane dale serish ne stervitje. Ne oren 14.00 ata jane grumbulluar ne ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi” ku kane zhvilluar edhe seancen e rradhes. prezent kane qene te gjithe futbollistet me perjashtim te dy lojtareve te grumbulluar me ekipin Shpresa, Sukaj dhe Lika. Gjate kesaj jave pritet qe stervitja e kuqebluve te jete serish e ngjeshur per t’i lene pastaj vendin javen qe vjen pergatitjeve per ndeshjen e rradhes me Elbasanin. Trajneri Josa e ka shume merak kete ndeshje edhe per vete faktin se skuadra e tij po gabon ne shume takime ne fushen e saj dhe si rrjedhoje duhen rikuperuar keto gabime per ndeshjet e ardhshme. Kjo nuk do jete e lehte si rrjedhoje e faktit se perballe do jete nje skuader si Elbasani e cila eshte nje skuader shume e veshtire per t’u mundur dhe kete e ka treguar me se miri ne ndeshjet e saj te deritanishme. Duke qene keshtu shkodranet duhet te bejne çmos per te mos menduar me per barazime te cilat i kane kushtuar jo pak atyre kete sezon
Posted: Wed, 14 Nov 2007 , 12:32
by Miri
edhe krapi pa e shoqeru me pije ska lezet
as une nuk ju la gja mangut mar por thash per raki shipnijet raki shpijet

Posted: Wed, 14 Nov 2007 , 15:05
by vllaznia1919
Posted: Wed, 14 Nov 2007 , 15:14
by Miri
Posted: Wed, 14 Nov 2007 , 17:04
by Man in Redblue
aha tesh e mora vesht kyt pune: meqi te ka ra rreziku ty me pas shpi grekut, don me na e ngop edhe neve me denime absurde

Posted: Wed, 14 Nov 2007 , 17:43
by Miri
Posted: Wed, 14 Nov 2007 , 21:49
by vllaznia1919
Posted: Thu, 15 Nov 2007 , 14:04
by Miri
bertiti ifije se shum asht tu e vonu

Posted: Sat, 17 Nov 2007 , 17:37
by Edmond-Cela
Simo, Leandro dhe Delain, tre të huajt nën tension
18 Nentor Janë blerë me bujë për t’i shërbyer Vllaznisë, por lënia në hije gjatë kësaj faze duket se po përgatit largimin e tyre nga kuqeblutë, edhe pse një lëvizje e tillë nuk është zyrtare. Megjithatë, gjërat shikohen qartë, jo vetëm nga ata që janë brenda skuadrës, por edhe nga opinioni sportiv shkodran. Fjala është për treshen e futbollistëve të huaj, Simo, Leandro dhe Delain, ardhja e të cilëve në qytetin verior u prit me shumë interes, me shpresën se ata do të ishin pjesë e rëndësishme e Vllaznisë së këtij sezoni. Fillimet e tyre në bashkëjetesën me kampin kuqeblu nuk ishin të këqija, sidomos për Simon, që një kampionat më parë ishte aktivizuar me skuadrën modeste gjirokastrite. Në Kupën Intertoto, Simo ishte pjesë e formacionit të parë, madje ndër më të dalluarit në fushën e lojës. Të ardhur më vonë se ai, me shumë interes u pritën edhe Delain e Leandro, të cilët po ashtu, në prezantimet e para, morën nota pozitive. Por në vazhdim, vetëm Sasha Delain do të rezistonte si pjesë e rëndësishme në formacionin e skuadrës, ndërkohë që Leandro, disi më afër, dhe Simo krejt larg, filluan të japin shenja si të panevojshëm. Ndërkohë, edhe Delain gradualisht nisi të distancohej nga formacioni bazë, në ndonjë rast për arsye dëmtimi, por më së shumti si papreferuar nga stafi teknik për të qenë në fushë. Një situatë e tillë, që po i shoqëron të tre futbollistët e huaj, nuk ka vonuar të komentohet, kur prej burimeve nga brenda skuadrës mësohet se perspektiva e tyre pranë skuadrës shkodrane nuk duket aq premtuese. Nisur nga ajo, çka është paraqitur në ndeshjet e kësaj faze, më afër divorcit duket Simo, i cili ka qenë tepër larg fushës së lojës; pastaj, për nga radha, i dyti është braziliani Leandro, që përpos formës jo të mirë në ndeshjet e aktivizuara, i është shtuar edhe pezullimi pa afat nga ana e Josës, për shkak të një indisiplinimi që futbollisti ka kryer në raport me teknikun. Por, edhe pse braziliani, të paktën në opinion, nuk është lakuar shumë për dobësitë e shfaqura te Vllaznia, lënia në hije në ndeshjet e fundit të fazës së parë ka qenë për të një farë paralajmërimi serioz, që ashtu si edhe dy kolegët e tjerë të huaj, me shumë gjasa mund të mos jetë pjesë e Vllaznisë në periudhën pas janarit. Në fakt, ajo çka përflitet rëndom prej disa javësh në opinion, zyrtarisht nuk ka mbërritur tek asnjëri prej këtyre futbollistëve, të cilët vazhdojnë të jenë pjesë e Vllaznisë dhe marrin pjesë në seancat stërvitore të skuaadrës. Megjithatë, “nuhatja” e tyre ka bërë punën e vet, teksa ndonjë sinjal nuk ka munguar t’u vijë nga miqtë e tyre brenda skuadrës, lidhur me ftohtësinë që po tregojnë drejtuesit jo vetëm teknikë, por edhe ata administrativë. Kjo situatë ka bërë punën e saj te të tre futbollistët, të cilët, edhe pse nuk janë të gatshëm të flasin për këtë temë, e ndiejnë lëkundjen e pozitave për të vazhdur si pjesë e Vllaznisë. Gjithsesi, deri tani nga drejtuesit e klubit nuk është thënë asgjë zyrtare për ndonjë largim të tyre, aq më tepër që deri në janar ka ndeshje të mjaftueshme për ndonjë përmbysje të opinionit, gjithnjë nëse ato do të jenë në fushën e lojës. Megjithatë, shpresat janë të pakta për një gjë të tillë, që do të thotë se edhe vetë futbollistët duhet të jenë duke u interesuar seriozisht për të ardhmen e tyre, qoftë dhe në një skuadër tjetër të kampionatit shqiptar.
Posted: Sat, 17 Nov 2007 , 20:03
by vllaznia1919
Ishalla po bahet nej blemje e ransishme ne ven te tyne se sa per plehna ma mire ita qe jane tesh se te pakten njohin ekipin.
Posted: Sun, 18 Nov 2007 , 13:42
by Edmond-Cela
-Vllaznia, faza e dyte konsiderohet shans per te
Sezonin e shkuar kishte grumbulluar me pak pike sesa kete qe jemi. Pas fazes se pare vjet, Vllaznia kishte 14 pike ndersa sivjet ka 17. diferenca nuk eshte e madhe dhe per rrjedhoje duket se mes dy kampionateve te kuqebluve ka ngjashmeri. Perveç ndryshimit ne perberje nga nje vit me pare (ndryshimet jane te medha) e veçanta ka te beje me trajnerin. Pikerisht pas fazes se pare sezonin e kaluar, per shkak te rezultateve jo te duhura, u largua nga drejtimi i skuadres gjermani Shulze. Dhe Josa erdhi me kembe te mbare pikerisht ne javen e pare te fazes se dyte duke fituar ne Gjirokaster 3-2 dhe me pas ngjitja e skuadres shkodrane do ishte e dukshme nga ndeshja ne ndeshje derisa ne fund te kampioantit ajo u rendit e treta duke arritur keshtu objektivin e saj, sigurimin e te drejtes per te luajtur ne Kupat e Evropes.
Sekretari i klubit Agim Medja duke folur rreth ecurise se kuqebluve ne kete kampionat deshiron te beje nje paralelizem pikerisht mes dy kampionateve te fundit. “Me duket se ka shume ngjashmeri mes tyre. Edhe vjet nuk e filluam mire kampionatin dhe ardhja e Joses pikerisht ne perfundim te fazes se pare shenoi dhe rritjen e ekipit. Sivjet jemi me mire ne renditje megjithate mendimi im eshte se ne kete periudhe te kampionatit skuadra shprehet me lirshem ne fushen e lojes dhe besoj se do vije edhe ngjitja ne renditje. Aq me teper qe trajner eshte serish Josa i cili e njeh ambjentin e po ashtu ne skuader besoj se kemi lojtare me cilesore se kampionatin e kaluar”-ka thene numri 1 i ekzekutivit shkodran. Sezonin 2006-07 Vllaznia vuante shume lenien e pikeve ne “Loro Boriçi” dhe tifozeria e saj asnjehere nuk do ia falte barazimin me Flamurtarin dhe Besen si dhe humbjen me Apolonine. Sivjet duket e njejta tabllo: kemi barazuar me vlonjatet dhe kavajasit dhe duhet patur kujdes te mos kete ndonje bllof tjeter ndaj skuadrave kryesisht pa pretendime ne kampionat. Kjo e fundit duhet patur shume kujdes duke nisur nga java qe vjen e deri ne fudn te kampionatit. Kuqeblute jane te angazhuar maksimalisht qe te mos gabohet me ne fushen e tyre dhe si rrjedhoje duke nisur nga Elbasani dhe te pakten deri ne fund te dhjetorit do kerkojne piket maksimale nga ballafaqimet me kundershtaret e tyre ne “Loro Boriçi”. Dhe shorti flet teresisht ne favor te tyre teksa do luhen 4 ndeshje ne shtepi dhe vetem dy ne transferte. Objektivat jane te qarte dhe mbetet vetem realizimi i tyre. Mirel Josa e ka thene hapur se nuk eshte i kenaqur me ato çfare ka arritur ekipi deri tani. Dhe kur e thote trajneri i nje skuadre kete sigurisht qe i duhet besuar sepse ai e njeh me mire se askush tjeter gjendjen e tij dhe trajneri aktual i Vllaznise beson se kontigjenti i lojtareve qe ka ne dispozicion mund te beje serish me teper. Por per ta vertetuar realisht kete mbetet per t’u pare ecuria e skuadres ne vazhdim.
Posted: Sun, 18 Nov 2007 , 14:26
by vllaznia1919
Ishalla po del fjala e Medjes.
Posted: Mon, 19 Nov 2007 , 00:27
by Admin
Faza e dyte asht ma e favorshme per ne por duhet me pas kujdes se deri tesh kena marr shume pak pike ne fushen tone.
Posted: Mon, 19 Nov 2007 , 13:21
by Miri
tana derbit i kena ne loro borici pervec dinamos ndersa per besen nuk e quaj derbi se nuk asht dhe ndonje skuader e mire por nejse erdhi si erdhi kete sezon deri ketu....
Posted: Mon, 19 Nov 2007 , 19:13
by Shkodrani81
akaliptos wrote:tana derbit i kena ne loro borici pervec dinamos ndersa per besen nuk e quaj derbi se nuk asht dhe ndonje skuader e mire por nejse erdhi si erdhi kete sezon deri ketu....
Ku ka derbi ne Loro Borici mar burr?! Me Aden a?

Posted: Fri, 23 Nov 2007 , 21:58
by Shkodrani81
A dihet gja kur fillojne ndeshjet e Kupes, apa kan fillu kaher e s'di gja une?!
Posted: Sat, 24 Nov 2007 , 13:37
by Edmond-Cela
Shkodrani81 wrote:A dihet gja kur fillojne ndeshjet e Kupes, apa kan fillu kaher e s'di gja une?!
me duket se fillojn ne ita 2-3 jave qe vine nuk jam krejt i sigurt po une e di se jan da ndeshje te kuper para vitit te ri.
Posted: Sun, 25 Nov 2007 , 14:37
by Edmond-Cela
Vllaznia: sot fitore per tifozet tane
Per ekpin shkodran nuk do kete me tolerance. Ajo tani e tutje do jete zero. Keshtu deklarojne te pakten drejtuesit e larte te klubit Vllaznia te cilet presin ve[ fitore ne takimin e sotem por edhe me tutje. Dje ka qene vete presidenti Valter Fushaj ai qe ka shprehur besimin e tij te plote tek suksesi I skuadres qe ai sponsorizon per ndeshjen e sotme ndaj elbasanasve. “Jam shume I bindur se kjo ndeshje do mbyllet ne favorin tone. Madje mund te them se ne asnje ndeshje me pare nuk kam qene kaq I bindur tek fitorja sa ne kete rast. Kuptohet edhe lojtaret e kane te qarte se nuk mund te gabojne me edhe per faktin se kampionati tashme sa vjen e veshtiresohet dhe nuk do kete me kohe per te lene shume pike. Pastaj fitoren ndaj Elbasanit ua kemi borxh tifozeve tane te ciler besoj se do I kenaqim kesaj rradhe. Une jam I bindur se ata do te jene serish te shumte ne shkallet e stadiumit per te mbeshtetur skuadren e tyre te zemres”-ka thene “bosi” shkodran. Sakaq pak me I “tkurrur” ne deklaratat e tij eshte trajneri Josa I cili nuk deklaron fitore me [do kusht por mjaftohet me theneien: “Ndeshje shume e rendesishme njekohesishr edhe e veshtire per ne por objektivi do jete I njejte, fitorja. Skuadra eshte pergatitur per kete por mbetet per te pare sesi do luaje ne fushe”. Ne te vertete pas barazimit ne ndeshjen e fundit me Besen, ishte vete Josa ai qe duke e kuptuar zemerimin e tifozeve u pat shprehur ne krah te tyre duke theksuar: Sigurisht qe nuk I kenaqem dhe ata kane te drejte te jene te merzitur por do jemi po ne qe do t’I kthejme ne stadium keta tifoze dhe do t’I kenaqim me rezultate pozitive”. Pikesynimi I kuqebluve duket mese qarte: fitore per t’u ngjitur ne renditje por edhe per te mbajtur afer tifozet. Ata qe shume skuadrave te tjera u mungojne por Vllaznia I ka gjithnje me vete dhe duke qene keshtu sigurisht qe “bashkejetesa” nuk duhet prishur per nje e njemije arsye. Po kaq optimist jane edhe lojtaret per suksesin ndaj verdhebluve. Grima, Sinani, Lici, Ka[I dhe gjithe te tjeret shprehen te hapur ne deklaratat e tyre per fitore sot. Pergatitjet duket se jane bere per kete gje por edhe Elbasani te mos harrojme se vjen per te fituar dhe drejtuesit e tij jane shprehur hapur per kete gje. Josa dhe Alimehmeti do kene nje perballje taktike mes tyre ndonese secili pretendon fitoren. Po ashtu edhe Bejzade me shoke jane te bindur se ne “Loro Bori[I” edhe ata mund te gezojne. Themi keshtu sepse perderisa kete gje e kane provuar njeri pas tjetrit, dinamovitet, vlonjatet e kavajasit, nuk ka pse te mos e provojne edhe ata. E sigurte eshte qe sot, elbasanasit do ndeshin ne nje barriere jo te lehte: tifozerine kuqeblu e cila ka premtuar te jete shume aktive ne kete ndeshje. Numri I tifozeve pritet te jete I madh dhe si rrjedhoje, nje kundershtar me teper per kundershtarin etyre ne kete takim. Megjithate ajo qe do vendose do jete fusha e lojes. Ai qe do gaboje me pak dhe ai qe do shfrytezoje me mire aftesite e lojtareve te vet do te jete me prane fitores dfhe njekohesisht edhe me prane kreut.