Page 59 of 160

Posted: Wed, 08 Aug 2007 , 00:14
by Admin
Per Belishen po me bahet qejfi pasi asht paraqit mire kampionatin e kalum, si edhe Vllaznia ka nevoje per mesfushore.
Po kshu edhe Kapaj ka lujt mire sezonin e kalum me Teuten e te shohim ishalla pa paraqitet mire me ne.
Leandro, ma thet mendja asht i vlefshem por duhet me pa nqs pa rrin si edhe pa e lajne me lujt me Vllaznine.....
Sa per Delain, me aq sa kam pa une asht nji lojtar me hope, por asht shume i fuqishem, te shofim se ca po noll me te...

Posted: Wed, 08 Aug 2007 , 13:53
by vllaznia1919
Shkurt asnjeni sta ban diferencen. :? :? :? :?

Posted: Wed, 08 Aug 2007 , 17:35
by PARTIZANI
sipas meje kot i keni marr.se ata bredhin ter veren e jane pa stervitje pa gje :evil:

Posted: Wed, 08 Aug 2007 , 18:39
by GOLDIAN
sma mushin synin hic
ishalla gabohem

Posted: Wed, 08 Aug 2007 , 19:33
by Edmond-Cela
-Vllaznia “i mbyll deren” Abilios
Pas mberritjes se Leandros tek kuqeblute, u hap lajmi se nje tjeter futbollist brazilian mund te mberrinte tek Vllaznia. Behej fjale per nje njohje te vjeter te kuqebluve pikerisht sulmuesi Abilio. Por me shume sesa nje interesim i shkodraneve ka qene nje afrim i vete lojtarit me kete skuader. Megjithate duket se stafi drejtues i kuqebluve “ia ka mbyllur deren” menjere ketij lojtari. Ata nuk kane shfaqur asnje interes per kete lojtar megjithese kane qene te interesuar per nje lojtar-goli gjithsesi emri i Abilios eshte fshire nga lista. Te njejtin fat thuhet te kete patur edhe hungarezi Kovaçiç per te cilin u pat folur nga ana e Kotrrit per nje afrim te tij tek Vllaznia. Trajneri Josa ka larguar njekohesisht qe nga fillimi i kesaj jave edhe maqedonasin Popovski sepse sipas tij ai nuk bente diferencen me lojtaret e tjere te skuadres prandaj e ka pare te paarsyeshme ta mbajne ne skuader.

Posted: Wed, 08 Aug 2007 , 20:02
by vllaznia1919
Me falni kush do ti bajne golat ba me mungu Sinani e ba mas me ju ul huna Sukajt??????
Vetem Nora asht perveq tyne. :roll: :roll: :roll: :roll:

Posted: Wed, 08 Aug 2007 , 20:10
by iliriny
Na paskan kenaq 3-1. Me njita lojtar qe ka deri tesh ekipi vetem ne kategorin e pare mund te dalin kampion. Per me arrit objektivin ne superlige duhet me afru lojtare ma te mire. Me na mujt nji ekip malazez qe njita dit ia kam ndi emrin per here te pare tregon qe ekipi edhe pse asht ne faze pergatitore nuk asht kerkund.

Posted: Thu, 09 Aug 2007 , 17:33
by GOLDIAN
ku asht duroja o valter

Posted: Fri, 10 Aug 2007 , 12:17
by PARTIZANI
rruges goldian prite :D

Posted: Fri, 10 Aug 2007 , 13:24
by vllaznia1919
Duhet i fije kohe se asht tuj ardhe ne kame.
P.S.Ka firmose me Tiranen!

Posted: Fri, 10 Aug 2007 , 14:20
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:Duhet i fije kohe se asht tuj ardhe ne kame.
P.S.Ka firmose me Tiranen!
zyrtare qe ka firmos per tiranen???
po sikur kete e bani valoja fakt te kryer

Posted: Fri, 10 Aug 2007 , 20:49
by vllaznia1919
Ku merret vesht taman se qa nodh maj naqe.Fjale jane.

Posted: Fri, 10 Aug 2007 , 21:33
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:Ku merret vesht taman se qa nodh maj naqe.Fjale jane.
meqe jane fjal po them dhe une nje tjeter pra
kristi vangjeli ndodhet i zene tani ne keto momente
po flet ne tel me fushajn
ma gjat sdi gja
e merrni me mend vet

Posted: Sat, 11 Aug 2007 , 18:25
by Admin
Hhahaha Goldi,

e shof te veshtire ardhjen e Duros tek Vllaznia, ishalla bahet realitet diçka e tille.

Posted: Sat, 11 Aug 2007 , 18:35
by Miri
o vellezur ne ralle te pare nuk di nese vjen Duro ne shkoder por edhe po erdhe mos menoni se du luaj si Ronaldo,kam frike se po erdhi do na dalin si Bejzade.

Posted: Sun, 12 Aug 2007 , 15:42
by Admin
Duro nuk asht Ronaldo naqe, por asht nji nder lojtaret ma te mire te kampionatit shqiptar.
Normale qe Duro ska me e mbajt ekipin e Vllaznise vetem , por duke pa lojtaret e tjere, me ardhjen e tij Vllaznia asht pretedente kryesore per titull.
Masandej edhe Tirana, dobesohet shume me ikjen e tij.


Abazaj ka shpreh deshiren per me u largu nga Tirana.
Nji sulmus i till besoj se kishte me i ba pune Vllaznise...

Posted: Sun, 12 Aug 2007 , 16:17
by GOLDIAN
asht larg fushaj se e kishte marre abazajn po nuk i shkojne gazetat atje :lol:

Posted: Sun, 12 Aug 2007 , 19:54
by vllaznia1919
:lol: :lol: :wink: :wink:

Posted: Tue, 14 Aug 2007 , 16:56
by Admin
Sot asht mbledh komisioni i disiplines prane F$HF-se dhe ka vendos qe Delain te denohet me pezullim prej 6 mujsh per prishje te njeanshme te kontrates, kurse per Leandron momentalisht i asht lane 2 jave kohe qe te arrihet konsensusi mes lojtarit dhe klubit Partizani, e nqs nuk arrihet ky konsensus atehere do te mblidhet prep komisioni i cili ka me gjyku çeshtjen e Leandros prep.

Ja edhe vendimi i F$HF-se :



Komisioni pasi degjoi personalisht palet e perfaqesuesit e tyre si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur si i diskutoi ceshtjet ne teresi, ne perfundim

Vendosi


1. Lojtarit Sasa Devis (Sasha Delain) per prishtje te njeanshme te kontrates me KF "Flamurtari" ne sezonin 2006-2007 pa shkak sportive dhe pa njoftim, duke qene se ka shkelur parimet e Statusit te Lojtarit te Futbollit per ruajtjen e stabilitetit kontraktual, ne baze te parashikimeve te nenit 8 pika 1.c e 3.d te Statutit te Lojtarit te Futbollit, i jepet nje denim prej 6 (gjashte) muaj pezullim nga te gjitha aktivitetet sportive. E drejta per te luajtur mund t'i jepet vetem ne perfundim te shlyerjes se ketij denimi.

2. Lojtari Gil Miranda Da Silva Leandro, shtyhet shqyrtimi I problemit te tij me kerkese te paleve per t'u dhene mundesi per zgjidhjen e mosmarreveshjes me mirekuptim. Shqyrtimi i kesaj ceshtje do te behet pas 2 (dy) javesh ne mbledhjen e asaj date te Komisionit, ne rast se palet nuk do te arrijne te zgjidhin ceshtjen me mirekuptim.

Kunder ketij vendimi mund te behet ankim ne Komisionin e Apelit Brenda 5 diteve.


Kryetar Sekretar Anetar



Eno Bushi Ramazan Rragami Saimir Dauti

Posted: Tue, 14 Aug 2007 , 18:55
by vllaznia1919
Hahahahahahahahahhahaa!
A duhet me fole ma teper a?