Lajme nga Liga Superiore
Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajme nga Liga Superiore
Flamurtari/ Kuqezinjtë, të interesuar në Kupë
Në Vlorë ka zëra për lëshime me
Tiranën, mendja te Partizani
Duket i dyshimtë objektivi
i Flamurtarit mbi takimin
ndaj Tiranës në kampionat,
pasi vëmendja mund të fokusohet
edhe te Kupa. Kështu,
zërat që vijnë nga kampi kuqezi,
të cilët bëjnë Flamurtarin
më pak të interesuar
për rezultatin e takimit ndaj
Tiranës, ndeshje që do të luhet
në fundjavë në Vlorë,
janë përgënjeshtruar nga
drejtuesit e klubit vlonjat, në
mënyrë të prerë. Është vepruar
në mënyrë të fshehtë,
madje nuk ka pasur konferenca
për shtyp, apo deklarata
të hapura, gjithçka është
zhvilluar në gjirin e grupit.
Në dhomat e zhveshjes së
klubit vlonjat ka bërë një vizitë
blic drejtori teknik, Geri
Çipi, vizita e të cilit nuk ka
qenë edhe aq miqësore. I
mbështetur edhe nga stafi
kuqezi, Çipi ka zbritur dje në
dhomat e zhveshjes me
shumë urgjencë për të
lëshuar një ultimatum ndaj
lojtarëve: “Takimi ndaj Tiranës
mbetet mjaft i rëndësishëm
dhe do të synohen tri
pikët”, ka urdhëruar ai. Nga
burime të sigurta, mësojmë
që Çipi ka qenë mjaft i prerë
me lojtarët, duke u kërkuar
maksimumin, në të
kundërt... Në një farë mënyre
kjo ndërhyrje, jo vetëm ka
përgënjeshtruar zërat për një
interesim të vogël mbi
takimin e fundjavës, por ka
qartësuar edhe lojtarët, të
cilët në një farë mënyre, po
habiteshin me këtë objektiv
jo zyrtar. Kuqezinjtë duken
të bindur për një rezultat
pozitiv ndaj Tiranës, prandaj
ky sqarim duket se ka
ardhur në kohën e duhur.
Lojtarët në një bisedë konfidenciale
shprehen se Tirana
ka shumë frikë, pasi e di
shumë mirë që Vlora është
qytet i vështirë për të, kështu
që në kampin kuqezi duan
të shfrytëzojnë më së miri
këtë shqetësim të kryeqytetasve.
Objektivi i kuqezinjve
mbetet i qartë, do të synohet
të përmbyset Tirana me të
gjitha mënyrat. Duke qenë të
këtij mendimi që dy javë më
parë, kur nisnin përgatitjet
anti-Tirana, kuqezinjtë janë
befasuar nga vizita e sekretarit
Çipi. Gjithsesi, duket se
kjo vizitë nuk ka prishur asgjë,
por ka kristalizuar më
tej objektivin për takimin e
fundjavës në Vlorë. Përfundimisht
lojtarët kuqezi,
edhe pa këtë porosi të drejtuesve
të skuadrës, janë përgatitur
të përmbysin Tiranën,
për t’i garantuar Flamurtarit
tri pikë, sportdashësve
një kënaqësi,
ndërkohë që një fitore e
bujshme do të likuidonte më
shpejt rrogat për lojtarët, pa
lënë mënjanë shpërblimin
ekstra në raste të tilla. Të
gjitha këto i zbulojnë vetë
lojtarët, të cilët kanë marrë
këshillat e duhura nga drejtuesit
për këtë sfidë të rëndësishme.
Takimi është marrë
tepër seriozisht, kështu kjo
ndërhyrje ka shmangur
edhe interpretimet për një
favor ndaj Tiranës. Flamurtari
dhe Tirana janë akoma
në “armiqësi” që nga takimi
i fazës së dytë, kur Flamurtari
i shkaktoi 23-herë kampiones
një humbje të rëndë,
teksa kryeqytetasit akuzuan
tifozerinë vlonjate dhe Flamurtarin
për një pritje të
ashpër. Artur Demaj
Në Vlorë ka zëra për lëshime me
Tiranën, mendja te Partizani
Duket i dyshimtë objektivi
i Flamurtarit mbi takimin
ndaj Tiranës në kampionat,
pasi vëmendja mund të fokusohet
edhe te Kupa. Kështu,
zërat që vijnë nga kampi kuqezi,
të cilët bëjnë Flamurtarin
më pak të interesuar
për rezultatin e takimit ndaj
Tiranës, ndeshje që do të luhet
në fundjavë në Vlorë,
janë përgënjeshtruar nga
drejtuesit e klubit vlonjat, në
mënyrë të prerë. Është vepruar
në mënyrë të fshehtë,
madje nuk ka pasur konferenca
për shtyp, apo deklarata
të hapura, gjithçka është
zhvilluar në gjirin e grupit.
Në dhomat e zhveshjes së
klubit vlonjat ka bërë një vizitë
blic drejtori teknik, Geri
Çipi, vizita e të cilit nuk ka
qenë edhe aq miqësore. I
mbështetur edhe nga stafi
kuqezi, Çipi ka zbritur dje në
dhomat e zhveshjes me
shumë urgjencë për të
lëshuar një ultimatum ndaj
lojtarëve: “Takimi ndaj Tiranës
mbetet mjaft i rëndësishëm
dhe do të synohen tri
pikët”, ka urdhëruar ai. Nga
burime të sigurta, mësojmë
që Çipi ka qenë mjaft i prerë
me lojtarët, duke u kërkuar
maksimumin, në të
kundërt... Në një farë mënyre
kjo ndërhyrje, jo vetëm ka
përgënjeshtruar zërat për një
interesim të vogël mbi
takimin e fundjavës, por ka
qartësuar edhe lojtarët, të
cilët në një farë mënyre, po
habiteshin me këtë objektiv
jo zyrtar. Kuqezinjtë duken
të bindur për një rezultat
pozitiv ndaj Tiranës, prandaj
ky sqarim duket se ka
ardhur në kohën e duhur.
Lojtarët në një bisedë konfidenciale
shprehen se Tirana
ka shumë frikë, pasi e di
shumë mirë që Vlora është
qytet i vështirë për të, kështu
që në kampin kuqezi duan
të shfrytëzojnë më së miri
këtë shqetësim të kryeqytetasve.
Objektivi i kuqezinjve
mbetet i qartë, do të synohet
të përmbyset Tirana me të
gjitha mënyrat. Duke qenë të
këtij mendimi që dy javë më
parë, kur nisnin përgatitjet
anti-Tirana, kuqezinjtë janë
befasuar nga vizita e sekretarit
Çipi. Gjithsesi, duket se
kjo vizitë nuk ka prishur asgjë,
por ka kristalizuar më
tej objektivin për takimin e
fundjavës në Vlorë. Përfundimisht
lojtarët kuqezi,
edhe pa këtë porosi të drejtuesve
të skuadrës, janë përgatitur
të përmbysin Tiranën,
për t’i garantuar Flamurtarit
tri pikë, sportdashësve
një kënaqësi,
ndërkohë që një fitore e
bujshme do të likuidonte më
shpejt rrogat për lojtarët, pa
lënë mënjanë shpërblimin
ekstra në raste të tilla. Të
gjitha këto i zbulojnë vetë
lojtarët, të cilët kanë marrë
këshillat e duhura nga drejtuesit
për këtë sfidë të rëndësishme.
Takimi është marrë
tepër seriozisht, kështu kjo
ndërhyrje ka shmangur
edhe interpretimet për një
favor ndaj Tiranës. Flamurtari
dhe Tirana janë akoma
në “armiqësi” që nga takimi
i fazës së dytë, kur Flamurtari
i shkaktoi 23-herë kampiones
një humbje të rëndë,
teksa kryeqytetasit akuzuan
tifozerinë vlonjate dhe Flamurtarin
për një pritje të
ashpër. Artur Demaj
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajme nga Liga Superiore
FLAMURTARI-TIRANA
Lorenc Jemini (15 ndeshje të gjykuara këtë sezon) ka drejtuar më parë edhe një herë tjetër këtë çift: Flamurtari-Tirana (2-0, java 16). Në statistikat e tij janë dhe Flamurtari-Partizani (1-0) e Flamurtari-Dinamo (0-2). Bardheblutë i ka gjykuar edhe në
Tirana-Vllaznia (1-1), Dinamo-Tirana (2-4) e në javën e 25-të Tirana-Apolonia (2-0).
ELBASANI-VLLAZNIA
Albano Janku (14 ndeshje) i ka gjykuar gjatë sezonit 2008-2009 vetëm një herë shkodranët: Vllaznia-Shkumbini (2-2, java 7). Elbasanin e ka drejtuar dy herë në kampionat dhe dy herë në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë: Partizani-Elbasani (2-2) dhe Teuta-Elbasani (1-2) në kampionat, e Tirana-Elbasani (0-0) dhe Elbasani-Tirana (0-2) në Kupën e Shqipërisë.
PARTIZANI-DINAMO
Edvin Hoxha (5 ndeshje) ishte i përzgjedhuri i goglave si “gjykatësi” i derbit të të kryeqytetit. Lezhjani i talentuar ka drejtuar më parë Partizani-Teuta (0-0, java 15) dhe Dinamo-Bylis (5-1, java 22).
BESA-LUSHNJA
Sokol Jareci (13 ndeshje) është “xhaketa e zezë” e sfidës Besa-Lushnja. Gjyqtari me stemën e FIFA-s ka drejtuar gjatë këtij edicioni: Teuta-Besa (0-1), Besa-Shkumini (0-1, për Kupë). Lushnjarët i ka gjykuar në takimet: Elbasani-Lushnja (2-0, java
TEUTA-SHKUMBINI
Remzi Sadiku (5 ndeshje) u zgjodh nga shorti pas dy raundeve të dështuara të Çekajt e Pezëz. Elbasanasi, një nga shpresat e reja të “bilbilave” shqiptarë nuk ka në statistikat e tij asnjë precedent si me Teutën ashtu dhe me Teutën.
APOLONIA-BYLIS
Tanush Latifi (10 ndeshje) i njeh mirë dy skuadrat që shorti i “dhuroi” për t’i gjykuar, pasi ka qenë “bilbili” i takimit Bylis-Apolonia (1-0, java . Përveç këtij takimi ka gjykuar edhe: Bylis-Elbasani (1-1) e Lushnja-Apolonia (3-1).
--------------------------------------------------------------------------------
Kategoria Superiore
Java XXVI
E diel, 5 prill 2009, 16:30
Flamurtari-Tirana Lorenc Jemini (konsensus)
Elbasani-Vllaznia Albano Janku
Partizani-Dinamo Edvin Hoxha
Besa-Lushnja Sokol Jareci
Teuta-Shkumbini Remzi Sadiku
Apolonia-Bylis Tanush Latifi

- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajme nga Liga Superiore
‘Kjo, java vendimtare e titullit’
Dabulla: Vllaznia e Dinamo kanë ndeshje më të lehta. Ne e kemi më të vështirë
Mbrojtësi komenton shortin në Kupë, teksa beson te fitorja ndaj Flamurtarit
Tirana i jep sot fund përgatitjeve në kuadër të ndeshjes së nesërme ndaj Flamurtarit, takim që do të zhvillohet në
Vlorë. Në kampin bardheblu janë të gjithë optimistë për marrjen e një fitoreje të madhe, një trepikëshi që ata mund t’i afrojë më shumë se kurrë me titullin. Mbrojtësi Rezart Dabulla u shpreh se sfida ndaj kuqezinjve mund të shënojë një etapë të rëndësishme për bardheblutë në këtë periudhë të kampionatit, edhe pse ka mendimin se kjo javë nuk punon për Tiranën, por më shumë për rivalët e saj, të cilët, sipas tij, kanë teorikisht përballje më të lehta këtë fundjavë. Gjithsesi, “Dabi” beson fuqishëm te suksesi i Tiranës si në Kupë dhe në kampionat, duke shprehur gëzim edhe për shortin e Kupës që u vuri përballë Vllazninë
Të dielën, Flamurtari ju pret në Vlorë. Në fazën e dytë patët probleme. Si ndiheni në prag të këtij takimi?
Kjo është një ndeshje shumë e vështirë për ne dhe për mendimin tim, kjo është një nga sfidat që ka ndikim të
rëndësishëm për titullin, nisur dhe nga fakti se si ne, ashtu dhe rivalët tanë, luajnë në transfertë. Pra, është një
javë interesante. Flamurtari ka shfaqur ambicie për fitore në këtë ndeshje.
Ju kënaqeni me një pikë ndaj vlonjatëve?
Synimi ynë është të marrim maksimumin dhe maksimumi janë tri pikët. Ky është objektivi. Sa e realizojmë pastaj, do ta tregojë fusha. Ne, sidoqoftë, jemi përgatitur.
Kujt i trembeni më tepër, Vllaznisë apo Dinamos?
Të dy janë rivalë potencialë në garën për titull. Unë shoh Tiranën më favorite, pasi kemi besim te forcat tona dhe
shohim që kemi një grup vërtet të fuqishëm, që është i angazhuar për të përmbushur detyrat e tij. Si Vllaznia, që ka po kaq pikë sa ne, ashtu dhe Dinamo, janë rivalë që duhen pasur frikë, pasi ndeshjet e mbetura kanë ndikim të drejtpërdrejtë te titulli.
Cfarë do të korrigjoni në Vlorë këtë herë?
Herën e kaluar ne humbëm, por këtë herë duhet të nxjerrim mësime nga ajo humbje. Madje unë besoj se kampionati ka hyrë në një fazë ku nuk tolerohen gabimet, prandaj duhet të bëjmë kujdes, duke menduar për pikët. Ne në Vlorë shkojmë për ta marrë trepikëshin, edhe pse do të jetë shumë e vështirë.
Cilat janë pikat e forta të vlonjatëve?
Luajnë në fushën e tyre dhe e shfrytëzojnë mjaft mirë këtë. Kanë dhe një mbështetje të fuqishme të publikut të tyre. Do të thosha se duhet po ashtu të kemi kujdes nga goditjet standarde, pasi kanë lojtarë që spikasin në kësi gjuajtjesh.
Po avantazhet tuaja?
Tirana është skuadër e madhe dhe emri i saj është kurdoherë avantazh. Jemi ekip me eksperiencë që kemi dominuar vazhdimisht vitet e fundit. Avantazhe të tjera janë kualitetet që kemi, gjendja e mirë e grupit etj.
Së fundi, Vllaznia sërish në Kupë ...
E prisnim. Në fakt e dëshironim një gjë të tillë dhe shorti na e dhuroi këtë. Unë mendoj se do të jetë një finale e parakohshme, ndoshta një test i madh dhe për një finale të mundshme në javën e fundit të kampionatit. Duhet të përplasim “brirët” në dy përballjet e Kupës me ta, por unë jam i mendimit se Tirana këtë herë qëndron më lart. Le ta shohim kush do të dalë fitimtar në këtë kompeticion, pasi kështu përcaktohet dhe cila është skuadra më e fortë e këtij sezoni.
Grupi
Si asnjëherë tjetër në këtë sezon, Tirana do të jetë e plotë në sfidën ndaj Flamurtarit dhe kjo shihet si një nga avantazhet më të mëdha të skuadrës së Kolës, e cila në Vlorë synon vetëm tri pikët, si kusht për të mbajtur kreun. Madje përballja ndaj kuqezinjve është cilësuar dhe si një nga ndeshjet më përcaktuese për fatet e skuadrës në javët e mbetura, nisur nga pozicioni në renditje. Asnjë i skualifikuar apo i dëmtuar, është një tregues që u jep qetësinë e duhur bardhebluve
Kthehen kuqezinjtë e Tiranës
Në stërvitjen e djeshme të pasdites u kthyen në gjirin e skuadrës edhe lojtarët që përditë me radhë kanë qenë pjesë
e ekipeve kombëtare. Kështu, Memelli, Agolli dhe S. Lilaj u bënë pjesë e programit stërvitor nën drejtimin e trajnerit
Kola. Lojtarët kanë ardhur herët në ambientet e “Skënder Halilit”, madje kanë pasur dhe kohën nevojshme të diskutojnë me shokët e tjerë të skuadrës situatën që përjetuan në ekipin përfaqësues dhe atë Shpresa, ku u aktivizuan, teksa u paraqitën në stërvitje disi më vonë me grupin e titullarëve. Kthimi i Agollit dhe Memellit ka vënë në punë njëkohësisht dhe stafin teknik, që nxitoi dje t’i angazhonte të dy lojtarët në skemat taktike.
Lorenc Jemini është arbitri që do të gjykojë në Vlorë ndeshjen Flamurtari-Tirana. Ndryshe nga herët e tjera, kur ka pasur mosbesim total ndaj gjyqtarëve, kësaj radhe të dyja kampet kundërshtare nuk kanë pretendime, për vetë
faktin se Jemini është “bilbili” i zgjedhur me konsensus. Tirana ishte i vetmi klub në Superiore që nuk e diskutoi gjatë gjithë kampionatit sjelljen e gjyqtarëve, por nisi furishëm fushatën e saj anti-“xhaketave të zeza” kur ekipi pati probleme me gjyqtarin Sokol Çekaj në sfidën ndaj Bylisit.

FLET SHEFI I KLUBIT
Gjini: Në Vlorë tri pikët, në Kupë kualifikimin
Entuziazmi në kampin bardheblu ka prekur dhe vetë zyrtarët e
klubit të Tiranës, të cilët mendojnë se përplasja në gjysmëfinale
me Vllazninë shënon një pikë të rëndësishme për kryeqytetasit
në këtë sezon, që synojnë t’i fitojnë të dy trofetë. Vetë drejtori i
klubit, Eduard Gjini, u shpreh dje se Tirana është përgatitur fuqishëm
për të dhënë më të mirën e saj në të dyja garat dhe beson
se do t’ia dalë mbanë me sukses. Sipas tij, shorti me Vllazninë i
ka gëzuar bardheblutë, të cilët presin të qetë dy përballjet me
shkodranët. Madje ata shohin si avantazh faktin që sfidën e parë
mes tyre do ta luajnë në Shkodër. Në lidhje me kampionatin, drejtori
i klubit kryeqytetas nënvizoi se përballja e radhës me Flamurtarin
është mjaft e vështirë, por se Tirana udhëton drejt Vlorës
me ambicie të qarta, pasi kërkon me çdo kusht tri pikët. “Ne jemi
përgatitur fuqishëm dhe besojmë se do t’ia dalim mbanë. Sigurisht
që nuk do të jetë e lehtë, pasi dihet që fusha e Flamurtarit
është e vështirë për ne, megjithatë, kam bindjen se do ta mbajmë
kryesimin edhe pas kësaj jave. Për mendimin tim, kjo sfidë është
nga më të rëndësishmet në kampionat dhe ne duhet ta fitojmë
atë, pasi në të kundërt komprometojmë rëndë objektivat tona.
Hapat e gabuar ndikojnë në ecurinë e mëtejshme të ekipit, kështu
që kjo ndeshje duhet të marrë vlerësimin e duhur. Gjithsesi,
jemi optimistë për fitore”, tha Gjini, që po merr masat e duhura
për mbarëvajtjen e skuadrës gjatë kësaj kohe, duke plotësuar të
gjitha komoditetet për grupin e lojtarëve.

Flamurtari/ Stafi shokohet, sulmuesi ka tre të verdha dhe nuk do të jetë kundër Tiranës
E dinin të gatshëm, por Mema nuk luan
Në kampin kuqezi kanë rënë në dëshpërim, pasi sulmuesi i tyre Devis
Mema nuk do të aktivizohet në takimin e së dielës ndaj Tiranës, pasi ka
plotësuar numrin tre të kartonëve të verdhë. Por më e keqja është se
asnjëri nga stafi vlonjat nuk e ka ditur këtë, duke planifikuar madje në të
gjitha seancat stërvitore ushtrime taktike që shihnin Memën si pykë në
sulm, madje si një nga shtyllat e ekipit në repartin ofensiv, një lojtar që
mund të gjunjëzonte Tiranën. Publikimi në media i listës së lojtarëve të
skualifikuar për këtë sfidë ka shokuar stafin e skuadrës së Flamurtarit,
të cilët nuk e dinin se sulmuesi i tyre kishte plotësuar tre kartonët e verdhë dhe praktikisht nuk mund të luajë ndaj kryeqytetasve.
Mungesa e tij është tepër e rëndësishme për kuqezinjtë, që synojnë të frenojnë dhe një herë
tjetër Tiranën në Vlorë. Sulmuesi shtatlartë i ka dhënë shumë skuadrës
në javët e fundit, duke u rritur nga java në javë dhe duke qenë një garanci
në sulm. Mirëpo një ditë para takimit me kryeqytetasit, stafit vlonjat i
duhet të mendojë për një zëvendësues të denjë. Mema ishte menduar si
sulmuesi që do të përmbyste Tiranën njësoj si në fazën e dytë. Por
trajneri Memushi ka nxituar që dje të mendojë për një tjetër sulmues,
duke kaluar nga një skemë taktike në një tjetër, si dhe duke provuar në
sulm lojtarë të ndryshëm. Tirana vjen në Vlorë me synimin e qartë për të
marrë trepikëshin, teksa Flamurtarit i del për detyrë të mbrohet mirë,
ndoshta me pesë mbrojtës, me shpresën se mund të shfrytëzojë kundërsulmin.
Gjithsesi, shpresat që Flamurtari ta fitojë ndeshjen nuk janë
shuar. Madje trajneri Memushi beson se grupi mund t’ia dalë dhe pa
praninë e Memës, duke besuar ndërkohë te gabimet e Tiranës. Vëmendja
e të gjithë aktorëve të Superiores është e përqendruar në këtë
sfidë, ku të dy ekipet kërkojnë fitoren.
Artur Demaj Panorama Sport
Shyqyr qi kan lexu gazetat para se me u lujt ndeshja.
Kuku per drejtusat qi kan ekipet shqiptare

Vllaznia, me mendjen në të dy frontet
Autori: Gjergj Kola
Data: 04/04/2009
Version Print
Kuqeblutë nuk janë trembur që shorti ka vënë përballë Tiranën në kupë në gjysmëfinale
Afrimi i fundit të sezonit ka shtuar së tepërmi ankthin jo vetëm në radhët e tifozëve, por edhe të futbollistëve dhe drejtuesve të Vllaznisë. Ata deri në këto momente ndodhen në pozita shumë komode në të dy frontet, si në kupë, ashtu dhe në kampionat, por nuk dihet nëse do të qëndrojnë kështu deri në fund. Edhe dilema e fundit, ajo e kundërshtarit të kupës, tashmë ka marrë fund. Shorti është hedhur dhe kuqeblutë do të luajnë kundër bardhebluve kryeqytetas. Shkodranët në fakt kanë qenë të ndarë më dysh sa i takon shortit të hedhur për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.
Siç dihet, nga goglat e shortit të së enjtes është përcaktuar edhe kundërshtari i Vllaznisë për turin e parafundit të këtij kompeticioni. Për rrjedhojë, do të jetë skuadra me të cilën kuqeblutë do të ndeshen dy herë për të caktuar njërën nga skuadrat finaliste. Gjysma e njerëzve në Shkodër, përfshi këtu futbollistë, drejtues apo dhe tifozë, kanë qenë të mendimit se më mirë që ndodhi kështu, ngaqë nëse kalohet Tirana, atëherë në përqindjen më të madhe, edhe fitimi i kupës nga Vllaznia do të jetë një realitet i prekshëm. Nga ana tjetër, qëndrojnë ata të cilët mendojnë se një finale Vllaznia Tirana, si ajo e edicionit të kaluar, do të ishte ideale, për bukurinë e futbollit, për tifozët dhe për gjithçka tjetër.
Të gjithë e pranojnë se çdo dyshe tjetër që do dalë tani në finale, nuk do të dhurojë të njëjtat emocione, megjithatë ky ishte shorti i dalë nga goglat. Ajo çfarë ka rëndësi më shumë se gjithçka tjetër, është se Vllaznia duket se nuk trembet fare nga kundërshtari i radhës në kupë. Që do të thotë se po e pret me interes përballjen e parë.
Madje për shkodranët nuk ka aspak rëndësi nëse ndeshja e parë luhet në Shkodër, siç do të luhet. Përkundrazi, ata e konsiderojnë pozitive këtë gjë, ngaqë në Tiranë ata gjithnjë kanë luajtur mirë dhe kjo nuk do t’i pengojë të japin më të mirën e tyre në ndeshjen e kthimit. Trajneri Haxhiosmanoviç ndërkohë nuk është shprehur në lidhje me këtë çështje ende, megjithatë ai sigurisht që nuk e ka dëshiruar një përballje të tillë me Tiranën në këtë tur. Madje preferenca e tij ka qenë për Shkumbinin, por nuk ka qenë e thënë të ndodhte kështu.
Malazezi gjithsesi përpara se të mendojë për ballafaqimet e kupës me Tiranën, është duke e përgatitur skuadrën për ndeshjen e nesërme me Elbasanin. Ajo është shumë e rëndësishme, sepse nuk duhet humbur në asnjë mënyrë, sepse nuk u duhet dhënë mundësia rivalëve për t’u shkëputur.
Tashmë kanë filluar të bëhen llogaritë më ndryshe. Vllaznia mund të dalë nga ky sezon me të dy trofetë dhe ky do të ishte kulmi i suksesit, por mund të dalë edhe duarbosh. Një eliminim në gjysmëfinale të kupës dhe një hap i gabuar në kampionat, do të çonin pikërisht në këtë përfundim. Për të mos ndodhur kështu, duhet patjetër shumë kujdes.
Beqiri e Sukaj, pakënaqësi për kombëtaren
Dje kanë qenë në stërvitjen e ekipit të tyre, Vllaznisë, dhe kanë nisur menjëherë stërvitjen. Duan të jenë të gatshëm për stafin, sepse në prag është një ndeshje shumë e rëndësishme, si ajo me Elbasanin, dhe për rrjedhojë kanë hyrë menjëherë me ritmin e grupit.
Elvin Beqiri dhe Xhevahir Sukaj kanë lënë pas përvojën jo shumë të mirë me kombëtaren dhe premtojnë më të mirën për skuadrën e qytetit të tyre. Në fakt, te Vllaznia, ndryshe nga kombëtarja, ata ndihen të vlerësuar dhe kjo i motivon edhe më tepër për të dhënë më të mirën. Te të dy lojtarët duket qartë zhgënjimi nga përvoja e fundit me kombëtaren. Sidomos te Beqiri, një lojtar që jemi mësuar shpesh këto vitet e fundit ta shohim si titullar në skuadrën kuqezi, por në dy takimet e fundit nuk ka ndodhur kështu.
Vllaznia, përvijohet formacioni anti Elbasan
Në seancën e djeshme stërvitore, që është zhvilluar pasdite në fushën e Shtojit, trajneri i Vllaznisë, Dervish Haxhiosmanoviç, ka zhvilluar për disa minuta edhe një test kontrolli me skuadrën e tij. Në këtë test është parë edhe formacioni i mundshëm me të cilin shkodranët do të luajnë nesër ndaj Elbasanit.
Kështu, në portë do të jetë Grima, ndërsa në mbrojtje, përkrah Beqirit, në mungesë të Bashiçit të skualifikuar, do të luajë Belisha, në krahun e djathtë Smajli dhe në të majtin Lici. Në mesfushë, Osja dhe Nallbani në qendër dhe në krahë Shtubina me Boadu. Ndërsa në vijën e parë të sulmit pritet të jetë dyshja Sinani-Dhëmbi.

Ia merr Tirana, ia pret Vllaznia, dorëhiqet Faruk Sejdini
Java e 26-të e superligës ka dhuruar rezultate surprizë, teksa dy kryesueset, Tirana dhe Vllaznia, kanë fituar në transfertë. Bardheblutë, falë dygolëshit të Memellit, kanë mundur 2-1 Flamurtarin, duke ruajtur pozitat kryesuese, ndërkohë që nuk ka “lëshuar” aspak pe Vllaznia, që ka mundur 4-1, brenda në fushën e tij, Elbasanin. Edhe këtu, dy gola për kuqeblutë i ka shënuar kapiteni Sinani, ndërkohë që nuk ka munguar as “firma” e Sukajt, edhe ai me një dopietë. Ky rezultat e ka detyruar trajnerin e verdhebluve, Faruk Sejdini, të japë dorëheqjen. Në derbin e kryeqytetit, të luajtur në “Qemal Stafa”, mes Partizanit dhe Dinamos, fitues kanë dalë blutë. Edhe pse me një lojë apatike, kampionët në fuqi kanë arritur t’u marrin 3 pikët të kuqve, që nga ana e tyre kanë arritur të barazojnë rezultatin vetëm përkohësisht, 1 minutë. Një pikë të cmuar ka marrë Lushnja, në transfertën e Kavajës, që u mbyll 2-2, ndërkohë që janë ndarë në “paqe” Apolonia dhe Bylisi. Barazimi i bardhë 0-0 në “Loni Papuciu” nuk i shërben shumë asnjërës skuadër, në luftën e tyre të ethshme për mbijetesë. Teuta e Durrësit, falë një goli të Vilës, ka mundur Shkumbinin e fortë, duke rivalizuar tashmë me peqinasit për zonën europiane. Më poshtë, ja ndeshjet, rezultatet e tyre dhe golashënuesit:
Superliga, java e 26-të
BESA-LUSHNJA 2-2
(Haliti 33’, Progni 56’ / Mancaku (aut), Kaloti 90’)
Gjyqtar: Sokol Jareci
APOLONIA-BYLIS 0-0
Gjyqtar: Tanush Latifi
ELBASANI- VLLAZNIA 1-4
(Ahmataj 82’ / Sinani 20’, 61’, Sukaj 72’, 88’
Gjyqtar: Albano Janku
FLAMURTARI-TIRANA 1-2
Memelli 1’, 42’ / Alvizh 19’)
Gjyqtar: Lorenc Jemini
TEUTA-SHKUMBINI 1-0
(Vila 10’)
Gjyqtar: Remzi Sadiku
PARTIZANI-DINAMO 1-2
(Babamusta 75’ / Bodrusic 67’, Poci 76
Gjyqtar: Edvin Hoxha
Sporti Shqiptar

- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Lajme nga Liga Superiore
skodrinon e si tha goldiani mas te na duket cudi fitorja e tirnaes atje
si dhe halili e tafaj do i kene lujt mire gurt atje
nuk jam krejt pa mend jo

i perjashtuar
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajme nga Liga Superiore
GOLDIAN wrote:skodrinon e si tha goldiani mas te na duket cudi fitorja e tirnaes atje
si dhe halili e tafaj do i kene lujt mire gurt atje
nuk jam krejt pa mend jo
nuk di. flamurtari ishte shum dobet edhe me ne.
du me pa golat iher mos me fole parakohet
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Lajme nga Liga Superiore
une kam fol pa u ba golatSkodrinon wrote:GOLDIAN wrote:skodrinon e si tha goldiani mas te na duket cudi fitorja e tirnaes atje
si dhe halili e tafaj do i kene lujt mire gurt atje
nuk jam krejt pa mend jo
nuk di. flamurtari ishte shum dobet edhe me ne.
du me pa golat iher mos me fole parakohet
i perjashtuar
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajme nga Liga Superiore
Partizani/ Trajneri i të kuqve sheh si shkak të humbjes gjyqtarin Edvin Hoxha
Duro, kundër ish-beniaminit
“Elis Bakaj e goditi me grusht arbitrin, por ai nuk e ndëshkoi në pjesën e parë”
Trajneri i Partizanit, Shpëtim Duro, si shkaktar të humbjes me Dinamon sheh gjyqtarin Edvin Hoxha, i cili në dy momente ka dhënë dy masa të ndryshme ndëshkimore. Sipas të parit të të kuqve, edhe pse i kanë thënë që
të mos flasë më për gjyqtarët, ai nuk mund të qëndrojë heshtur, sepse bëhen faktorë në kurriz të Partizanit të tij.
“Nuk dua të flas për gjyqtarët, sepse më kanë kritikuar nga sektori i gjykimit në FSHF, që po merrem shumë me arbitrat. Megjithatë, nuk mund të rri pa folur, sepse në fundin e pjesës së parë ishte për karton të kuq Bakaj, kur i ka goditur me grusht arbitrin, gjë të cilën e panë të gjithë në TV, dhe ai nuk e ndëshkon. Me të drejtë ndoshta ndëshkoji Mallotën. Nëse Dinamo do të ishte që në pjesën e parë me dhjetë futbollistë, atëherë gjërat do të ishin më ndryshe. Për të njëjtin gabim dy masa ndëshkimore të ndryshme. Nuk po flas për gjëra të tjera. Gjykojeni vetë a ndikojnë, apo jo të tilla probleme në lojën e skuadrës? Sidomos kur luan përballë një skuadre si Dinamo, që është
me kualitete dhe në luftën për titull kampion”.
Panorama Sport
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajme nga Liga Superiore
Në pjesën e parë të
takimit Elbasani-Vllaznia
ka pasur një shkëmbim
replikash verbale
midis kryetarit të
Bashkisë së Elbasanit,
Qazim Sejdini dhe shefit
të rendit, Krenar Ahmeti.
Kjo, pasi ky i fundit ka
pasur probleme me tifozët
elbasanas, çka nuk
i ka pëlqyer teknikut Qazim
Sejdinit, që i ka bërë
të qartë Ahmetit se nuk
mund të bëjë çfarë dojë
me qytetarët elbasanas
takimit Elbasani-Vllaznia
ka pasur një shkëmbim
replikash verbale
midis kryetarit të
Bashkisë së Elbasanit,
Qazim Sejdini dhe shefit
të rendit, Krenar Ahmeti.
Kjo, pasi ky i fundit ka
pasur probleme me tifozët
elbasanas, çka nuk
i ka pëlqyer teknikut Qazim
Sejdinit, që i ka bërë
të qartë Ahmetit se nuk
mund të bëjë çfarë dojë
me qytetarët elbasanas
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajme nga Liga Superiore
“Nuk duhet të ikin lojtarë, ndaj po largohem unë”
Sejdini jep dorëheqjen dhe
shfryn ndaj gazetarëve
Pas disa rezultatesh negative,
trajneri i Elbasanit, Faruk Sejdini,
ka dhënë dje dorëheqjen. Këtë
vendim “Xhaxhi” ua ka komunikuar
mediave në konferencën
për shtyp, pas humbjes së thellë
me Vllazninë. “Mendoj ta ndërpres
këtu punën time me
skuadrën e Elbasanit, për t’i
hapur rrugë përmirësimit të situatës,
- ka thënë Sejdini. - Duke
qenë se nuk ka vend për largime
lojtarësh, pasi jemi në fund të
sezonit, unë mendova të largohem
vetë. Ndoshta kështu do t’i
bëhet më mirë ekipit. Dorëheqja
ime është e parevokueshme”. Më
tej, në prononcimin e tij, trajneri i
mirënjohur vuri në dukje se Elbasani
u kompozua keq që në
ndërtim. “Sipas mendimit tim, disa
hallka duhet të lëvizin në
skuadër. Nuk është momenti që
unë të shpërndaj përgjegjësitë,
por mund të them se ekipi është
kompozuar keq që në fillim të janarit.
Unë kisha në skuadër gjashtë
mbrojtës dhe po kaq sulmues.
Ndërkohë, nuk kisha lojtarë mesfushorë”,
bëri të ditur “Xhaxhi”.
Pas përfundimit të ndeshjes Elbasani-
Vllaznia ish-trajneri i Elbasanit,
Faruk Sejdini, është
shfaqur tepër i nervozuar. Trajneri
në momentin kur u ul për të nisur
komunikimin me mediat, fillimisht ka
nisur të debatojë me gazetarin e“Panorama-Sport” në lidhje me një
lajm të pak ditëve më parë, ndërsa
më pas ka nisur të flasë me një
ton shumë të ashpër, që nuk kishte
aspak lidhje me futbollin.

Fërkimi
Përplasja Sefa-Malota
“vazhdon” edhe jashtë fushës
Rreth minutës së 69-të, menjëherë pas golit të parë
të pësuar nga Partizani, një dyluftim midis Sefës e Malotës
në mesin e fushës bëri që lushnjari të lëshojë ndonjë
fjalë të tepruar në drejtim të mbrojtësit të kuq, i cili ka
reaguar me kokë. Gjest
që nuk i ka shpëtuar
gjyqtarit, ndonëse në
vend që t’i kishte ndëshkuar
të dy me të kuq,
Sefës i dha të verdhë,
ndërsa lezhjanin e nxorri
nga fusha. Por dueli
që shoqëroi praktikisht
ndeshjen për aq
kohë sa Malota ishte në
lojë, vazhdoi në një farë
mënyre edhe jashtë
fushës. Pikërisht, në të dalë të stadiumit, sulmuesi i
Dinamos është ballafaquar me një nga miqtë e lojtarit
të Partizanit, pasi s’ka pranuar ofendimet e
ardhura nga dinamoviti gjatë lojës. Vetë Sefa nuk ka
dashur të reagojë, duke vazhduar rrugën e tij.
Përplasja Sefa-Malota
“vazhdon” edhe jashtë fushës
Rreth minutës së 69-të, menjëherë pas golit të parë
të pësuar nga Partizani, një dyluftim midis Sefës e Malotës
në mesin e fushës bëri që lushnjari të lëshojë ndonjë
fjalë të tepruar në drejtim të mbrojtësit të kuq, i cili ka
reaguar me kokë. Gjest
që nuk i ka shpëtuar
gjyqtarit, ndonëse në
vend që t’i kishte ndëshkuar
të dy me të kuq,
Sefës i dha të verdhë,
ndërsa lezhjanin e nxorri
nga fusha. Por dueli
që shoqëroi praktikisht
ndeshjen për aq
kohë sa Malota ishte në
lojë, vazhdoi në një farë
mënyre edhe jashtë
fushës. Pikërisht, në të dalë të stadiumit, sulmuesi i
Dinamos është ballafaquar me një nga miqtë e lojtarit
të Partizanit, pasi s’ka pranuar ofendimet e
ardhura nga dinamoviti gjatë lojës. Vetë Sefa nuk ka
dashur të reagojë, duke vazhduar rrugën e tij.
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Lajme nga Liga Superiore
i lumte sefes qe ka vazhdu rrugen
ky malota sbesoj te jete tirans asht lezhjan me duket
ky malota sbesoj te jete tirans asht lezhjan me duket
i perjashtuar
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajme nga Liga Superiore
IRONIA
Sulmuesi pogradecar i Tiranës, Migen Memelli, pas dygolëshit të shënuar në Vlorë ndaj Flamurtarit, ka thumbuar
në distancë dhe rivalët e bardhebluve në kampionat, Vllazninë e Dinamon, duke thënë se “kam marrë mesazhe urimi nga kampet kundërshtare”. Në të vërtetë shakaja e Memellit lidhet me atmosferën e ndezur në kampionat midis tri skuadrave më të mira.
Humor Kinezo-Pogradecare...........
Nuk rrin iher pa fole ky
Sulmuesi pogradecar i Tiranës, Migen Memelli, pas dygolëshit të shënuar në Vlorë ndaj Flamurtarit, ka thumbuar
në distancë dhe rivalët e bardhebluve në kampionat, Vllazninë e Dinamon, duke thënë se “kam marrë mesazhe urimi nga kampet kundërshtare”. Në të vërtetë shakaja e Memellit lidhet me atmosferën e ndezur në kampionat midis tri skuadrave më të mira.
Humor Kinezo-Pogradecare...........
Nuk rrin iher pa fole ky
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajme nga Liga Superiore
FLAMURTARI
Pas fitores, Tirana
tenton t’i marrë lojtarët
Burime nga kampi kuqezi vlonjat bëjnë të ditur se mesfushori
Taulant Kuqi është vënë në shënjestër të skuadrës së Tiranës, e
cila mund t’i bëjë një ofertë të mirë atij në përfundim të sezonit.
Kuqi vlerësohet si një lojtar perspektivash dhe aftësitë e tij kanë
rënë në sy të drejtuesve të skuadrës bardheblu, që referuar
informacioneve tona, kanë kontaktuar me lojtarin për këtë qëllim.
Në këtë mënyrë, pas fitores së dy ditëve më parë, Tirana kërkon
t’i rrëmbejë lojtarët skuadrës së Flamurtarit. 23-vjeçari është lakuar
si një prej lojtarëve të parë që mund të largohet nga kampi vlonjat
e të bëhet pjesë e Tiranës sezonin e ardhshëm. Mesfushori ka
luajtur vazhdimisht për
skuadrën kuqezi dhe në
asnjë rast tjetër nuk ka qenë
pjesë e ndonjë skuadre
tjetër në kampionatin shqiptar.
Ai cilësohet si një
lojtar me kualitet të veçantë
brenda grupit kuqezi. Nga
ana tjetër, ai vlerësohet
edhe si “motori” i skuadrës
së Flamurtarit dhe ka luajtur
si titullar në shumicën
dërrmuese të ndeshjeve në
këtë sezon. Edhe pse
lojtarët e tjerë vlonjatë
mbajnë rekord në të gjithë
kampionatin për numrin e
madh të kartonëve të verdhë,
Kuqi ka marrë vetëm
tre të tillë dhe ka munguar
vetëm një herë në kampionat
për këtë problem. Kjo
tregon për lojën e qëndrueshme
të 23-vjeçarit, që
ka rënë në sy të drejtuesve
të Tiranës. Madje, mësohet
se klubi kryeqytetas e ka
ndjekur atë prej shumë javësh
dhe është bindur se
Kuqi është një lojtar i nevojshëm për vazhdimësinë. Për më tepër,
mendohet se Muka dhe Xhafa janë dy lojtarët bardheblu, të cilët
kanë pasur ndikim te drejtuesit e Tiranës për cilësitë e këtij lojtari
dhe mundësinë e afrimit të tij në merkaton e verës. Me pak fjalë,
kapiteni dhe sulmuesi i bardhebluve po bëhen “shkesë” për kalimin
e Kuqit te Tirana në përfundim të këtij edicioni. Madje, kohë
më parë, edhe ish-trajneri Kovaçiç kishte kërkuar të bëhej menaxher
i lojtarit. Në klubin vlonjat, drejtuesit nuk japin sqarime rreth
këtij problemi. Vetë drejtori Çipi nuk është prononcuar për mundësinë
e një lëvizjeje të tillë. Arsyet duket se kanë të bëjnë me largimin
e vëmendjes nga kjo çështje dhe përqendrimi i skuadrës te sfida
e së mërkurës ndaj partizanit, ku Flamurtari synon të kualifikohet
për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Ndërkohë, trajneri
Memushi ka vazhduar normalisht punën me skuadrën në përgatitjet
për këtë sfidë të rëndësishme. Artur Demaj

Trajner nga burgu per Elbasanin
8 Prill Presidenti Laze ka propozuar kandidaturat e tij drejtuesve te tjere te klubit. Por te gjithe refuzojne
Jane kater, por per momentin asnjeri prej tyre nuk deshiron te marre Elbasanin. Ilir Daja, Artan Bushati, Hasan dhe Sulejman Starova mesohet nga burime te sigurta prane klubit, se kane marre nje oferte per te drejtuar verdheblute, por asnjeri prej tyre nuk ka thene “po”. Emrat e mesiperm jane propozuar te gjithe nga presidenti I klubit, Arben Laze I cili ndodhet ne qelite e paraburgimit ne burgun 313 ne Tirane. Drejtuesit e klubit kane biseduar me te kater trajneret, por askush prej tyre nuk ka dhene nje pergjigje positive. Bushati dhe Lika sepse kane nga nje impenjim, perkatesisht me perfaqesuesen U-21 dhe Tueten, ndersa Daja e Lika kane preferuar te mos e marrin ekipin ne gjendjen e veshtire ne te cilen ndodhet. Ne keto kushte, nuk perjashtohen bisedime te reja me ndonje prej kater kandidaturave te mesiperme por edhe me emra te tjere. Kandidatura e fundit, e cila mund te rezultoje finalja eshte ajo e zv.trajnerit aktual Ilirjan File, I cili do te drejtoje ne fakt gjate diteve te ardhshme, stervitjen e skuadres.
Laze- Financuesi kryesor i Elbasanit gjatë viteve të fundit Arben Laze është tronditur së tepërmi kur ka mësuar se verdh e blutë kanë arkivuar humbjen e rradhës dhe se trajneri Faruk Sejdini ka dhënë dorëheqjen, duke e lënë këtë ekip më keq sesa e kishte marrë kur u largua nga kjo detyrë paraardhësi i tij, Mirel Josa. Laze edhe pse që nga fundviti i kaluar ndodhet në paraburgim, mban kontakte të vazhdueshme për ecurinë e ekipit të futbollit dhe natyrisht që krahas problemeve që duhet të zgjidhë me drejtësinë i mbetet të vuajë edhe stresin e krijuar nga rreziku që i kanoset ekipit që ai ka financuar. Gjatë ditës së djeshme Arben Laze sipas burimeve zyrtare nga K.F.Elbasani sh.a ka qenë në kontakt të vazhdueshem me të gjithë komponentët që kanë lidhje zyrtare me botën e futbollit elbasanas dhe është informuar me imtësi rreth situatës së krijuar së fundi. Dëshira e madhe e Lazes, mbetet që ai edhe pse në kushtet e paraburgimit të japë ide dhe të propozojë disa kandidatura trajnerësh, nga të cilët të përgjidhet më i afti dhe më i zoti i cili do pranojë të marrë përsipër misonin e shpëtimit të Elbasanit nga kriza që e ka mbërthyer dhe në mbyllje të këtij edicioni verdh e blutë të mbeten në Superligë. Emrat e kandidatëve të propozuar nga Laze janë mbajtur sekret por dihet që trajnerët më të preferuar të tij janë Artan Bushati, Ilir Daja, Hasan Lika, Sulejman Starova etj. Nuk është e qartë se cili do të jetë ai që do të përzgjidhet mes këtyre kandidatëve apo kësaj liste në ditë në vazhdim do ti shtohen emra të tjerë.