Page 58 of 87
Re: Kampionati italian
Posted: Sun, 17 May 2009 , 04:10
by Skodrinon
shv13 wrote:ma n fund nji lajm i mire mbas vllaznise e bajernit qe e flliqen sot mbasdite...
CAMPIONI D'ITALIA!!!! CE' SOLO L'INTER!!!
edhe kyt lajm pata mangut sot
megjithse u dite ai muhabet
moratti tha qi i ka ardhe lajmi kure ka kene me lojtart tu festu datlindjen me nji banket. jeni msu me i fitu kampionatet ne tavoline ju, shv13
Re: Kampionati italian
Posted: Sun, 17 May 2009 , 11:14
by GOLDIAN
URIME INTERIT DHE TIFOZEVE INTERIST TITULLIN KAMPION
Re: Kampionati italian
Posted: Sun, 17 May 2009 , 14:41
by shv13
[quote=Skodrinon]
edhe kyt lajm pata mangut sot
megjithse u dite ai muhabet
moratti tha qi i ka ardhe lajmi kure ka kene me lojtart tu festu datlindjen me nji banket. jeni msu me i fitu kampionatet ne tavoline ju, shv13
[/quote]
pa ti banu ifije sportiv ma e na uro per titullin mandej fut kunjat
gjithsesi pashe ndeshjen mrame e milani ka lujte si me kene tu lujte kunder shqipnise at nate.Pamvaresisht polemikave qe jan ba gjate sezonit tham se interi e ka meritu titullin..
ZERU TITULI!!!
Re: Kampionati italian
Posted: Sun, 17 May 2009 , 18:01
by Skodrinon
ça ka dashte me thane mourinho me ket "zeru tituli", shv13?
ka dashte me permbledhe me nji fjali 44 vitet e fundit te interit ne kupen e kampioneve a?
Re: Kampionati italian
Posted: Mon, 18 May 2009 , 19:35
by fpjalmi
interi po e tergon perseri qe asht skuadra ma e mire ne itali.
ne mos gabosha asht trofeu i katert rresh.
hallall ,por per mu mancini asht tranier ma i mire se mourinjo
Re: Kampionati italian
Posted: Tue, 19 May 2009 , 19:53
by fpjalmi
VAN BASTEN
Marko Van Basten është
kandidati më i fundit për të
marrë drejtimin e Milanit pas
largimit të Ançelotit. Ardhja
e tij në Itali i ka rritur të së
tepërmi shanset për të parë
holandezin në krye të
pankinës kuqezi. Van Basten
është ëndrra e Berluskonit,
të cilin e konsideron
si më të fortin në të gjithë
historinë e Milanit
RAJKARD'
'
Frank Rajkard është një
teknik, që në të shkuarën e
tij ka stërvitur skuadra si
Holanda, Sparta dhe Barcelona.
E pikërisht për këtë fakt
pëlqehet shumë nga drejtuesit
kuqezi, të cilët shohin
te Rajkard trashëgimtarin e
denjë të Ançelotit, megjithëse
prezenca e Ronaldinjos te
Milani e sfumon kandidaturën
e tij në krye të Milanit
TASOTI
Roli i tij te Milani si zëvendës
i Ançelotit e rrit mundësitë që
ai të marrë drejtimin e
skuadrës, i cili është shprehur
i lumtur për të stërvitur
Milanin: “Në rast se do më
jepet shansi të stërvit Milanin,
do ta pranoja me shumë
kënaqësi këtë detyrë. Tani
jam edhe më i pjekur për të
marrë këtë detyrë”, ka thënë
Tasoti.
LEONARDO
'
Muaj më parë është përfolur
shumë se braziliani Leonardo
do merrte drejtimin e Milanit,
por një hipotezë të tillë
e ka mohuar vetë Braziliani.
Por tani që Ançeloti është në
prag të largimit, Leonardo ka
shprehur haptazi kandidaturën
për të qenë në krye
të Milanit. Leonardo pëlqehet
shumë Adriano Galianit dhe
drejtuesit e tjerë
Re: Kampionati italian
Posted: Tue, 19 May 2009 , 19:54
by fpjalmi
Ronaldinjo
“Do qëndroj te Milani”
Ronaldinjo as që ka ndërmend të largohet nga Milani, cilido qoftë fati
i pankinës kuqezi: “Unë do qëndroj këtu, pavarësisht asaj që do
ndodhë në fund të sezonit. Është e vërtetë që jam aktivizuar shumë
pak gjatë këtij sezoni, por megjithatë
nuk kam asnjë problem me
Ançelotin”. Ronaldinjo shpjegon
edhe arsyet se pse nuk ka ndërmend
të largohet nga Milani: “Këtu
ndihem shumë mirë si me shokët e
skuadrës, drejtuesit edhe tifozët.
Është e vërtetë që shpresoja të
shpallesha kampion me kuqezinjtë
dhe më vjen keq që nuk arrita ta
përmbushja këtë objektiv. Por premtoj
se vitin e ardhshëm do fitojmë
kampionatin italian dhe Ligën e kampioneve”.
Ronaldinjo është dakord
me ata tifozë, të cilët mendojmë
se braziliani nuk ka dhënë
100% e tij gjatë këtij sezoni: “Nuk
është se kam qenë në një formë të mirë, dëmtimet më kanë kushtëzuar.
Por sezonin ju premtoj se sezonin e ardhshëm do shikoni një
futbollist tjetër”. Dhe në përfundim, mbi Interin Kampion të Italisë,
braziliani shton: “Nuk do shkoj në Milano për pak kohë, për shkak të
festimeve.. Megjithatë, Interi e ka merituar plotësisht titullin”.
Re: Kampionati italian
Posted: Tue, 19 May 2009 , 19:54
by fpjalmi
FILIPO GALI
“Van Basten te Milani?
Ka shumë mundësi...”
“Padyshim që kemi biseduar për të ardhmen
e Van Bastenin si trajner i Milanit,
por më shumë kemi folur për eksperiencën
që ka përjetuar ai tek Ajaksi”. Kështu
është shprehur drejtuesi kuqezi, Filipo
Gali, i cili ka drekuar dje në Milano me
Marko Van Bastenin dhe Marko Tasotin
në restorantin e këtij të fundit”. Filipo Gali,
i pyetur për të ardhmen e Karlo Ançelotit
ka theksuar: “Nuk e di ç’po ndodh, vështirë
të parashikohet”. Van Basten është
larguar nga restoranti nga dera e pasme
e tij dhe është nisur menjëherë për
në Holandë, lidhur me këtë fakt, Filipo
Gali shton: “Nuk donte të përballej me
gazetarët, prandaj ai vendosi të dalë në
një mënyrë jo dhe aq normale
Re: Kampionati italian
Posted: Tue, 19 May 2009 , 19:56
by fpjalmi
EVROPA KËRKON
REVOLUCION…
të këtij sezoni do të vijë edhe rinovimi deri në
2013-ën dhe me shume mundësi rroga e tij
do të jetë 3.5 deri në 4 milionë euro në vit.
TOLDO - Ka pak kohë që ka rinovuar deri
në vitin 2011 me një rrogë rreth 1 milion euro
dhe ka deklaruar se pas një viti do të vendosë
nëse do të tërhiqet, apo jo.
ORLANDONI - Para pak ditësh u bë zyrtar
rinovimi i tij njëvjeçar. Bashkë me Toldon
do t’i zënë pankinën të riut Belek, i cili do të
studiojë edhe një vit.
MBROJTJA
SAMUEL – Qëndron, edhe pse Murinjo
mendon se gjendja e tij fizike nuk e përballon
një sezon të tërë.
KIVU - Rumuni është i vlerësuar nga trajneri
dhe nga i gjithë grupi. Do të qëndrojë
dhe do të mbulojë si qendrën e mbrojtjes, ashtu
edhe krahun e majtë.
KORDOBA - Do ta mbyllë karrierën në
Milano. Me siguri do të gjejë mënyrën për të
qenë i dobishëm.
MATERACI - Gjatë këtyre ditëve është
konfirmuar qëndrimi si nga ai vetë, ashtu
edhe nga trajneri. Skenari ndryshon vetëm
nëse vjen një ofertë e rëndësishme nga një
skuadër, që i pëlqen atij dhe familjes. Transferimi
mund të bëhet me parametër zero.
BURDISO - Murinjo është trajneri që i ka
dhënë më shumë besim si qendërmbrojtës. Ka
qenë në lartësinë e duhur dhe nuk i është
dashur të ndryshojë pozicion, siç luante zakonisht
në krahun e djathtë. Gjendet mirë në
Milano dhe ka kërkesa nga klube italiane dhe
evropiane. Nëse duhet të largohet, vlera e tij
shkon nga 5 deri në 8 milionë euro. Në dyshim.
RIVAS - Largohet. Duhet vendosur se ku
dhe detajet e shitjes. Në Itali ka pasur një reputacion
të mirë, por paraqitjet në Ligën e Kampioneve
kanë lënë shumë për të dëshiruar,
sidomos ajo kundër Mançesterit.
SANTON - 17-vjeçari është zbulimi i vitit.
Sigurisht, do të mbetet zikaltër. Sezoni i
ardhshëm do të tregojë se si mund të marrë
karriera e tij.
MAIKON - Një nga të paktët lojtarët e
Interit, që ka një vlerë të madhe në merkato.
Në Spanjë dhe në Angli do të bënin çmenduri
për ta pasur. Morati e Murinjo s’kanë
ndër mend ta lëshojnë. Sidoqoftë, kujdes
nga menaxheri Raiola!
MAKSUELL - Drejtuesit i kanë propozuar
prej muajsh rinovimin deri në 2013-ën, me
një rrogë afro 3 milionë euro. Pasi Raiola e
ktheu në një çështje, nuk erdhën oferta kundrejt
lojtarit, kështu që menaxheri u detyrua
të pranonte propozimin për zgjatjen e kontratës
me zikaltrit. Është mjaft i integruar në
skuadër dhe mund të qëndrojë, por duke
qenë se Kivu dhe Santon mund ta mbulojnë
rolin e tij, nuk është gjithçka e sigurt.
MESFUSHA
KAMBIASO - Sapo ka rinovuar deri në
2013-ën, drejtuesit dhe tifozët e adhurojnë,
Murinjo do të donte ta klononte. Qëndron.
ZANETI - Për fanellën zikaltër do të japë
deri sa t’i shterojnë fuqitë. Është dhe mbetet
flamuri i Interit.
STANKOVIÇ - Shumë i lidhur me
skuadrën, qytetin dhe drejtuesit. Mik i
ngushtë me Kivun dhe Materacin. Nuk
pritet që të lëvizë edhe pse në të ardhmen
mund të ketë më pak hapësira.
MUNTARI - Për trajnerin është i domosdoshëm.
Nuk ka arritur ende pjekurinë e duhur
si lojtar, por mendohet të qëndrojë, edhe
pse kanë ardhur sinjale që e duan në Premier
Ligë. Ish-trajneri i tij te Portsmuthi, Herri Redknap,
e kërkon me ngulm te Totenhemi.
FIGO – Konfirmoi tërheqjen nga futbolli,
duke lënë një vend të lirë te Interi në
këtë repart, gjithsesi nuk ka qenë shumë i
domosdoshëm.
BOLZONI - Një vit i çuar dëm, për më tepër
në moshën e tij. Me siguri do të huazohet.
VIEIRA - Në ndryshim nga Materaci, ka
ende shpresa për t’u rikthyer me Kombëtaren.
Por, ai e di që mund ta fitojë vetëm
nëse luan me një skuadër tjetër dhe në Francë
e kërkojnë shumë klube. Drejt largimit.
JIMENEZ - Më parë Interit i duhet të
zgjidhë bashkëpronësinë me skuadrën e Ternanas
dhe më pas ta transferojë në një ekip,
ku mund të jetë titullar. Kartoni i tij vlen
shumë pak, pas një sezoni të tillë. E shoqja
do ta linte Milanon me keqardhje.
SULMI
IBRAHIMOVIÇ – Është lojtari që po bën
që të përflitet për shifra të jashtëzakonshme.
Në Spanjë janë gati të bëjnë çmenduri, por
më shumë qëndron se sa largohet.
BALOTELI - Që në janar, kur ende nuk
luante, Morati dëshironte qëndrimin e 18-
vjeçarit dhe me siguri kështu do të jetë. Ka
filluar të fitojë akoma më shumë besimin e
trajnerit.
KRESPO – U tansferua te Fiorentina.
KRUZ - Për Murinjon, nuk është pjesë e
projektit. Pritet të largohet.
MANSINI - Sezon i dështuar. Në Itali nuk
ka shumë mundësi zgjedhjeje. Kërkohet nga
Lioni. Pëlqehet edhe në Spanjë e Gjermani.
Murinjo do ta zëvendësonte me të tjerë më
mirë. Drejt largimit.
KUAREZMA - Morati nuk e pëlqen dhe
ai nuk dëshiron të kthehet. Ka pasur zëra
se kërkohet nga Benfika, por nëse do të
kthehej në Portugali, do të ishte një dështim
total. Spanja dhe Anglia do të ishin
një mundësi ku mund të arrihet diçka
nëpërmjet shkëmbimeve.
SUAZO - Ka kërkesa nga klube italiane
dhe ndërkombëtare, nuk do të qëndrojë në
Milano. Interi kërkon të zgjidhë çështjen e
kontratës, me qëllim që të mos paguajë një
pjesë të saj, siç ndodhi këtë vit.
OBINA - Vlera e tij ka rënë nga mosaktivizimi.
Nuk mbetet në Milano dhe drejtuesit
nuk kanë ndërmend të bisedojnë për
zgjatje të kontratës.
Re: Kampionati italian
Posted: Tue, 19 May 2009 , 19:59
by fpjalmi
lojtaret qe mund te jene te interit vitin qe vjen
Bruno
Alvesh
(Porto)
15 milionë €
Rikardo
Karvajo
(Çelsi)
10 milionë €
Xhon
Obi Mikel
(Çelsi)
13 milionë €
Luka
Modriç
(Totenhem)
15 milionë €
Tiago
Mota
(Xhenoa)
13 milionë €
Fabregas
(Arsenal)
40 milionë €
Arjen
Roben
(Real Madrid)
30 milionë €
Uesli
Shnajder
(Real Madrid)
15 milionë €
Re: Kampionati italian
Posted: Tue, 19 May 2009 , 20:01
by fpjalmi
Klubi i Juventusit ka konfirmuar largimin e trajnerit italian
Shkarkohet Ranieri,
Ferrara deri në fund
Ish-futbollisti, në krye të skuadrës për dy ndeshjet e radhës
'
E ardhmja e Klaudio
Ranierit ka qenë
gjithmonë në pikëpyetje
dhe në fakt, sa herë
që flitej për largim, flitej
edhe për qëndrimin e tij.
Por, drejtuesit e klubit bardhezi,
as që e kanë lejuar trajnerin
italian që ta përfundojë
sezonin me skuadrën.
Për shkak të rezultateve
negative në ndeshjet e fundit,
drejtuesit kanë bërë një
mbledhje urgjente dhe
kanë marrë një vendim të
rëndësishëm. “Klubi i Juventusit
falënderon Klaudio
Ranierin për punën e
bërë gjatë dy viteve të fundit
dhe uron që Çiro Ferrarën
që të kthejë te fitoret
ekipin në ndeshjet e mbetura”,
është thënë në deklaratën
zyrtare për shtyp të
bardhezinjve, duke konfirmuar
kështu edhe largimin
e tij. Ish-futbollisti i bardhezinjve,
Ferrara, do të qëndrojë
në krye të skuadrës
për ndeshjet e mbetura dhe
u zgjodh pikërisht ai, për
shkak se është një personazh
i njohur në klub dhe
nuk do të sillte ndikim
negativ në luftën për të ruajtur
vendin e tretë në renditje.
“Nuk dëshirojmë të
rrezikojmë për të mos siguruar
të paktën as vendin
e tretë në renditje. Duhet të
falënderoj Ferrarën që u
tregua i gatshëm për të
ndihmuar klubin dhe për
të pranuar një detyrë të
tillë. E morëm këtë vendim,
pasi e ndjemë të nevojshme
për të vepruar. Ne do vazhdojmë
punën dhe planet që
kemi për të ardhmen, pasi
gjithmonë mendojmë për të
mirën e klubit”, tha Blank.
Diego dhe Kanavaro
Drejtori i përgjithshëm i
bardhezinjve, Blank, ka
folur edhe për merkaton,
duke deklaruar se largimi i
trajnerit nuk do i pengojë ata
që të vazhdojnë tratativat që
kanë nisur. “Edhe pse
Ranieri dhe stafi i tij do të
largohen, ne do vazhdojmë
tratativat në merkato, përfshirë
Diegon. Për më tepër,
mendojmë të mbyllim këto
ditë edhe marrëveshjen me
Kanavaron. Edhe pse ky i
fundit është kontestuar nga
tifozët tanë, mendojmë se
është i rëndësishëm për
skuadrën”, tha Blank, duke
konfirmuar dy përforcime
për sezonin e ardhshëm.
Çiro Ferrara
Trajneri i përkohshëm i
bardhezinjve ka kërkuar
maksimumin nga lojtarët në
dy ndeshjet e mbetura. “Pranova
menjëherë, sapo ma
propozuan një detyrë të
tillë. Dua që t’i motivojlojtarët dhe ata duhet të japin
më të mirën e tyre. Duhet
të fitojmë patjetër gjashtë
pikë në dy ndeshjet e mbetura.
Nuk pres që unë të ndryshoj
situatën, por jam i bindur
që lojtarët janë të aftë të
fitojnë përballjet e ardhshme”,
tha Ferrara, duke
kërkuar krenari nga lojtarët
Re: Kampionati italian
Posted: Tue, 19 May 2009 , 20:03
by fpjalmi
“Më vjen keq
për Klaudion”
Trajneri i Kombëtares së
Italisë, Marçelo Lipi, ka bërë
të ditur se nuk i ka ardhur mirë
që Ranieri është larguar në
një mënyrë të tillë, pasi është
një trajner i zoti dhe që ka
punuar shumë. “Më vjen keq
për Klaudion. Nuk e meritonte
të largohej në një mënyrë të
tillë, pasi ai gjithmonë është
munduar të japë më të mirën
e tij”, tha trajneri i Kombëtares
së Italisë, i cili në të
kaluarën e ka drejtuar edhe
vetë Juventusin.
“Morën vendim
të gabuar”
Ish-drejtori i përgjithshëm i
Juventusit, Luçiano Moxhi,
ka kritikuar vendimin e marrë
nga drejtuesit e bardhezinjve
për Ranierin. “Ata bënë një
veprim shumë të mirë kur e
morën si trajner. Ai punoi
shumë dhe ka arritur të
zhvillojë një sezon të
suksesshëm, duke llogaritur
lojtarët që ka në dispozicion.
Drejtuesit janë në panik se
mos humbasin vendin e tretë
ndaj vepruan ashtu, por
kanë gabuar”, tha Moxhi.
Trajneri rinovon
me Xhenoan
Një prej kandidatëve kryesorë
për të marrë drejtimin e
Juventusit, Xhan Piero
Gasperini, ka rinovuar
kontratën e tij me Xhenoan
dhe ka qenë presidenti
Preciozi, që e ka konfirmuar
atë. “Ne kishim një kontratë
me Gasperinin, por biseduam
dhe firmosëm një të re. Ai do
vazhdojë të drejtojë skuadrën
dhe për këtë duhet të jeni të
bindur”, tha presidenti i
Xhenoas, duke hedhur poshtë
mundësinë e largimit.
“Juventusi
më habiti”
Trajneri italian, Karlo Macone,
është shprehur shumë i
surprizuar nga vendimi që
kanë marrë drejtuesit e
Juventusit. “Nuk jemi mësuar
të shikojmë klubin e Juventusit
të marrë vendime të tilla.
Ranieri është përballur me
shumë dëmtime, por ka arritur
të ruajë ekuilibrin në skuadër.
Nuk e prisja që do të shkarkohej
pa përfunduar ende
kampionati, për më tepër që
ka bërë një punë shumë të
mirë”, tha Macone.
Trajneri i 11-të
në Serinë A
Klaudio Ranieri ka qenë
trajneri i 11-të në Serinë A,
që është shkarkuar gjatë këtij
sezoni. I pari ka qenë
Kolantuono te Palermo, por
është pësuar nga trajnerë të
tjerë si Orlandi, Arrigoni,
Bereta, Reja, De Biazi,
Novelino, Iakini, Mihajloviç
dhe më pas Ranieri. Shumë
ndryshime për një vit të
vetëm, gjithsesi drejtuesit
gjithmonë kanë fajësuar
trajnerët për rezultatet e
dobëta të skuadrës.
Re: Kampionati italian
Posted: Tue, 19 May 2009 , 20:38
by fpjalmi
Berluskoni: Van Basten? Si një djalë për mua
Ish-sulmuesi milanist mund të jetë zëvendësuesi i Ançelotit. Të dielën ka darkuar në Milano
Rastësi ndoshta, por rastësitë po shtohen shumë gjatë këtyre ditëve. Marko van Basten largohet nga Ajaksi, Krujf e krahason me Guardiolën dhe ka thënë se është gati për një skuadër të madhe, Berluskoni që shpreh pakënaqësinë e tij për lojën e Milanit, Ançeloti që nuk është më i sigurt dhe bindet se ndoshta është më mirë të largohet. Më pas Milani humb një ndeshje dhe kualifikimi për Champions shtyhet. Dhe ja ku shfaqet Van Basten në Itali për të luajtur golf me një grup shokësh holandezë dhe me Mauro Tasotin.
Tasoti që, bashkë me Filipo Galin, nuk do ta braktisin Milanelon as për të ndjekur Ançelotin jashtë kufijve. Berluskoni, ndërkohë, ka thënë mendimin e tij: “Marko për mua është si një djalë. Eshtë një pjesë e historisë së Milanit”. Të dielën ka pasur shumë njerëz në restorantin e Tasotit dhe Donadonit, të gjithë prisnin Van Bastenin. Grupi ka mbërritur aty në mbrëmje, por Van Basten është futur në restorant nga dera dytësore (më pas ka dalë nga një dritare e kuzhinës tre orë më pas). Ai nuk i pëlqen shumë mediat dhe ky nuk është momenti i duhur për të qenë protagonist.
Marko sapo ka dhënë dorëheqjen nga Ajaksi dhe miqtë thonë se ka vendosur të ndjekë shembullin e Rajkardit, i cili qëndroi një vit pushim pas rënies në kategorinë inferiore me Spartën e Roterdamit, para se të fitonte gjithçka më pas me Barcelonën. Një djalë, ka thënë pikërisht presidenti kuqezi, i cili shton fjalë pozitive edhe për Ançelotin: “Eshtë një njeri i familjes, por nëse nuk do të qëndrojë do të marrim një trajner të ri, pa eksperiencë”. Dhe Van Basten nuk është e vetmja rrugë që mund të ndiqet, janë të larta edhe shanset e Masimiliano Alegrit, i cili ka marrë komplimentat e Berluskonit. “Kaljari ka treguar një futboll të bukur”. Më pas, pikërisht për merkaton: “Do të mbërrijë një mbrojtës.
Mekses? Eshtë i mirë, ka eksperiencë. Adebajor? Ka mundësi të mira. Ronaldinjo? Do të shohim në fund të sezonit, mendoj akoma se është një blerje e goditur”. Por investimin më të madh, tani, Milani duhet ta bëjë për të zëvendësuar Ançelotin dhe Van Basten duket gjithmonë dhe më shumë emri i një ëndrre që mund të bëhet realitet.
Re: Kampionati italian
Posted: Wed, 27 May 2009 , 12:34
by GOLDIAN
e gezoshi diegon ju tifozat e juventusit
Re: Kampionati italian
Posted: Sun, 31 May 2009 , 20:50
by fpjalmi
Inter kampion, Milan ne Champions
31/05/2009 17:25
Perfundon pas 38 javesh Seria A nen shenjen e zikalterve per te katertin vit radhazi. Ne nje ceremoni festive ne stadiumin e Milanos, San Siro, zikaltrit e Mourinjos kurorezohen zyrtarisht per te 17-n here si kampion te Italise.
Me 25 fitore, 9 barazime dhe vetem 4 humbje Interi ne kete sezon ka barazuar me trofe skuadren tjeter te Milanos, Milanin.
Sezoni 2009 mbyllet me sukses nga zikaltrit te cilet ne ndeshjen e javes se 38 te kampionatit, kane mundur Atalanten me rezultatin 4-3, nje ndeshje e cila ka folur me shume per kampionet dhe per Ibrahimovic i cili me dy golat e shenuar shpallet dhe golashenuesi me i mire i ketij kampionati me 25 gola.
Ne perfundimin e pjeses se pare Inter i ka dhene gjithashtu lamtumiren portugezit Luis Figo, i cili me kete sezon mbyll karrieren e tij futbollistike.
Nderkohe Milani mbyll me sukses misionin e tij duke siguruar nje kualifikim direkt per ne Ligen e Kampioneve per sezonin e ardhshem fale fitores 2-0 me Fiorentinen.
Ne fillim Kaka dhe me pas Pato i japin fitoren Milanit i cili e mbyll kete sezon ne vendin e trete pas Interit dhe Juventusit.
Me mbylljen e sezonit mbyllet perfundimisht edhe aventura e kapitenit legjendar Paolo Maldini.
Ne te njejten dite ka dhene lamtumiren e tij edhe trajneri Karlo Anceloti.
I cili ka falenderuar te gjithe drejtuesit e skuadres per 8 vitet e sukseshme qe ai ka bashkuar.
Nderkohe zevendespresidenti i Milanit Adriano Galiani menjehere ka zyrtarizuar emrin e Leonardos si trajneri i ri i Milanit, diten e hene do te behet prezantimi i tij.
Edhe Juventusi e mbyll me fitore kete sezon duke mundur ne javen e fundit Lacion me rezultatin 2-0.
Iakuinta qe ne minuten e trete zhbllokon rezultatin dhe ka qene po ai ne fillimin e pjeses se dyte qe dyfishon shifrat.
Edhe per “zonjen e vjeter” ka pasur nje lamtumire ne kete jave te fundit, ceku Pavel Nedved mbyll karrieren e tij futbollistike pikerisht ne kete ndeshje ndaj Lacios, duke lene skuadren e tij me objektiva te arritur, Juventusi perfundon sezonin ne vendin e dyte e kualifikuar menjehere per sezonin e ardhshem ne Ligen e Kampioneve.
Dite e keqe per Torinon qe humbet me Romen dhe shkon se bashku me Lecen dhe Rexhinen ne Serine B.
Rezultatet e javes se 38-te te serise A jane: Bologna-Catania 3-1, Fiorentina-Milan 0-2, Genoa-Lecce 4-1, Inter-Atalanta 4-3, Juventus-Lazio 2-0, Napoli-Chievo 3-0, Palermo-Sampdoria 2-2, Reggina-Siena 1-1, Roma-Torino 3-2, Udinese-Cagliari 6-2.
Klasifikimi perfundimtar i Serise A mban ne krye Interin me 84 pike, i ndjekur nga Juventus dhe Milan me 74, Fiorentina 68, Genoa 68 dhe Roma 63 pike.
Re: Kampionati italian
Posted: Mon, 01 Jun 2009 , 00:35
by GOLDIAN
skodrinon urime per milanin
kush a ne champions genoa apo fiorentina?
Re: Kampionati italian
Posted: Mon, 01 Jun 2009 , 00:47
by Skodrinon
GOLDIAN wrote:skodrinon urime per milanin
kush a ne champions genoa apo fiorentina?
faleners goldi
fiorentina shkon ne champions se asht ma mire se genoa ne ndeshje direkte
Re: Kampionati italian
Posted: Mon, 01 Jun 2009 , 03:11
by loroborici
Mu ka dhimt Torino, nuk kam dash me dal Torino
Re: Kampionati italian
Posted: Mon, 01 Jun 2009 , 21:45
by GOLDIAN
anceloti te chelsi per afro 7 milion euro ne sezon LUM SI AI
o skodrinon si qesharak me duket fakti i leonardos si trajner i milanit
mesa di une leonardo ska asi pervoj e direkt me drejtu milanin une se shoh me optimizem
Re: Kampionati italian
Posted: Mon, 01 Jun 2009 , 22:50
by Skodrinon
GOLDIAN wrote:anceloti te chelsi per afro 7 milion euro ne sezon LUM SI AI
o skodrinon si qesharak me duket fakti i leonardos si trajner i milanit
mesa di une leonardo ska asi pervoj e direkt me drejtu milanin une se shoh me optimizem
po njashtu asht. me capellon kan ba te njejten gja e kan pase rezultate. ta shofim tash me leonardon si po del.
ky asht nji eksperimet ne moment te papershtatshem. un kisha preferu rijkaard