Lajme mbi kombëtaren

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Thu, 26 Mar 2009 , 05:29

Shkodranët krenohen me kuqezinjtë e tyre
GRUMBULLIMI
Si rrallëherë në këtë grumbullim të ekipit tonë
përfaqësues janë jo pak, por 5 shkodranë. Një
vit më parë, me përjashtim të Salihit, kanë qenë
të gjithë pjesë e ekipit të Vllaznisë. Bëhet fjalë
për dy mbrojtësit Elvin Beqiri, që edhe këtë sezon
është pjesë e Vllaznisë dhe Admir Teli.
Ndërsa në mesfushë është lojtari i Haxhitepes,
Gilman Lika. Në sulm ndodhet sulmuesi aktual i
kuqebluve, njëkohësisht një nga emrat më të
spikatur të sulmit në Shqipëri, Xhevahir Sukaj
dhe sulmuesi i Riedit, Hamdi Salihi. Pavarësisht
se vetëm dy prej tyre janë pjesë e ekipit aktual
të kuqebluve në këtë sezon, Beqiri dhe Sukaj,
ky i ardhur në këtë pjesë të sezonit, tifozëria
shkodrane, por edhe specialistë të shumtë
krenohen për të pestë lojtarët shkodranë. Madje,
një nga emrat më të spikatur të futbollit shkodran
dhe atij shqiptar, Sabah Bizi, thekson
se nuk mund të konceptohet një ekipi kombëtar
pa shkodranë: “Më bëhet qejfi dhe ndiej kënaqësi
që sot kemi 5 lojtarë shkodranë në përfaqësuese”.
Por si Bizi i madh ka edhe shumë të
tjerë që krenohen me shkodranët kuqezi.
A.Uruçi

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Thu, 26 Mar 2009 , 05:31

ajo dihet se kena kama e kombetares dhe jena djepi i futbollit shqiptare

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Thu, 26 Mar 2009 , 05:32

Ari Han llogarit 3 pikët me Hungarinë, por edhe kualifikimin

Kombëtarja shqiptare po vazhdon përgatitjet për dy ndeshjet e radhës kundër Hungarisë dhe Danimarkës që do të zhvillohen në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2010. Mirëpo, selektori i ekipit kuqezi, Arie Haan për momentin po mendon vetëm për përballjen e së shtunës, ku në stadiumin ‘Qemal Stafa’ do të përballet me përfaqësuesen hungareze.
Sipas trajnerit holandez, Shqipëria në këtë takim është favorite dhe këtë do të mundohet ta shfrytëzojë duke marrë tri pikë, të cilat do të jenë shumë të vlefshme për një kualifikim të mundshëm në Botërorin 2010. Arie Haan, për dy ndeshjet e radhës, jashtë ekipit kombëtar ka lënë sulmuesin e Chievos, Erjon Bogdanin dhe atë të Karlsruhes, Edmond Kpllanin, derisa thotë se ka bërë përzgjedhjen më të mirë të lojtarëve që ka pasur në dispozicion.
Trajneri holandez mendon se kuqezinjtë ende kanë shpresa për një kualifikim të mundshëm në Botërorin 2010, edhe pse në grup ka kundërshtarë të fortë si Portugalia, Suedia e Danimarka. Pas pesë xhirove të zhvilluara, Shqipëria zë vendin e tretë në Grupin 1, me gjashtë pikë të tubuara, një më pak se lideri Danimarka që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Ndeshja Shqipëri–Hungari do të zhvillohet më 28 mars në stadiumin ‘Qemal Stafa’ në Tiranë, derisa përballja me Danimarkën do të zhvillohet më 1 prill në Kopenhagë.
Express: Të shtunën do të zhvilloni ndeshjen kundër Hungarisë, cilat janë synimet tuaja?
Haan: Shqipëria, sa i përket lojës së futbollit, është shumë e mirë, por edhe Hungaria do të luajë për të fituar. Ne i kemi shanset e mira për të marrë tri pikë, dhe këtë shans do ta shfrytëzojmë.
Express: A mendoni se keni bërë përzgjedhjen më të mirë të lojtarëve për këto dy ndeshje?
Haan: Natyrisht, përndryshe ata nuk do të ishin në mesin e të ftuarve.
Express: Për dy ndeshjet e radhës, jashtë Kombëtares, keni lënë disa futbollistë që deri dje e kishin besimin e juaj?
Haan: Ne në pankinë kemi mundësi të marrim vetëm 18 lojtarë dhe fatkeqësisht nuk mund të marrim më shumë. Disa lojtarë kanë mbetur jashtë, si Kapllani e Bogdani, por kjo nuk do të thotë që do të jetë gjithmonë kështu.
Express: Pas Hungarisë do të luani me Danimarkën në Kopenhagë. Çfarë synoni nga kjo përballje?
Haan: Ndeshja kundër Danimarkës është shumë larg. Dhe tash për tash jemi duke u koncentruar vetëm në ndeshjen kundër Hungarisë.
Express: Shqipëria në këto eliminatore ka tubuar gjatë pikë dhe zë vendin e tretë në grup, a mendoni se keni ende shanse të kualifikoheni në Botërorin 2010?
Haan: Ne kemi një grup shumë të fortë dhe çdo pikë është me rëndësi. Fatkeqësisht dy pikë kanë shkuar huq kundër Maltës, këto pikë për një kualifikim kishin qenë shumë të rëndësishme, natyrisht se ne vazhdimisht shpresojmë se do të kualifikohemi. Para nesh kemi Danimarkën, Suedinë e Portugalinë, ne duhet të gjitha t’i mundim, se përndryshe puna nuk do të jetë aq e lehtë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Thu, 26 Mar 2009 , 05:33

Po “gatuhet” anti-Hungaria, Salihi i vetëm në sulm


Autori: editor
Data: 25/03/2009
Version Print


Kombëtarja shqiptare ka vijuar normalisht përgatitjet për ndeshjen e radhës me Hungarinë, që do të luhet të shtunën, më 28 mars 2009, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Lojtarët po stërviten nën urdhërat e trajnerit Ari Han, i cili tashmë ka filluar të përvijojë edhe formacionin kuqezi. Nga burime brenda kampit kuqezi mësohet se, sërish, edhe në këtë ndeshje, holandezi do të luajë vetëm me një sulmues, çka tregon se ai është “i fiksuar” pas kësaj skeme loje. Më i kuotuari, ai që po provohet këto ditë stërvitjeje në këtë rol, është Hamdi Salihi. Ndërkohë, pozicion titullari duket se ka fituar tashmë edhe i riu Gilman Lika, në krahun e majtë të mesfushës. Në qendër, pas shpinës së Skelës, do të jetë Bulku dhe Lala, në të djathtë Klodian Duro. Sa i takon prapavijës, në portë është i padiskutueshëm Arin Beqaj, ndërsa para tij, në qendër, pritet të luajë Beqiri dhe Cana, me dy krahët, Curri dhe Dallku. Kjo është 11-shja më e kuotuar nga vetë lojtarët kuqezinj, gjë që e kanë hetuar nga stërvitja e këtyre ditëve dhe nga skemat e trajnerit Ari Han. Sidoqoftë, ka ende orë stërvitore, çka do të thotë se jo gjithçka mund të merret “fakt i kryer” në këtë drejtim.



Ja formacioni qe po praktikon Hani ne stervitje

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Thu, 26 Mar 2009 , 05:36

beqaj

curri cana beqiri dallku

lika bulku lala

skela duro

salihi ose ma mire shifni se si jan vendos lojtaret tek ky linku

http://www.sportishqiptar.com.al/po-%e2 ... m-ne-sulm/

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Thu, 26 Mar 2009 , 05:45

nese rradhen tjeter mungonte 75 perqind e ekipit atehere kete rradhe te gjithe luajne dhe jemi shum ne forme.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Thu, 26 Mar 2009 , 05:46

un mendoj se do e sagatojm hungarine dhe do fitojm 3 me 0

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by REINIS » Thu, 26 Mar 2009 , 09:48

A kena per t lujt nei her me dy sulmus neve, apo jo??
:evil: Na e shpifen.
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Skodrinon » Thu, 26 Mar 2009 , 12:43

REINIS wrote:A kena per t lujt nei her me dy sulmus neve, apo jo??
:evil: Na e shpifen.
berisha-salihi kishte kene ma mire.
ky haan me duket se asht italian i rame n'hollande :)
vetem me u mrojt din.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Admin » Thu, 26 Mar 2009 , 19:09

Han ka lujt meç, si nuk lujti iheran me 2 sulmusa ??!!!

Nqs jane tu lujt me kete modul vetem ndoj marri e madhe e Hungarise na ban me marr 3-pikshin.....

Ne porte ska me lujt BEqaj pasi asht demtu.

Image
Vllaznit Ultras

Image

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by REINIS » Thu, 26 Mar 2009 , 20:11

Un nigjova qi Beqaj lu! :(
Por nqs jo, Hidi do futet???
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by REINIS » Thu, 26 Mar 2009 , 20:13

Kot po ju pys sa per sondazh. :P :P :P
Do vij ne njoni nga cunat e forumit ktu m stadium e?
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Miri » Thu, 26 Mar 2009 , 21:12

REINIS wrote:Kot po ju pys sa per sondazh. :P :P :P
Do vij ne njoni nga cunat e forumit ktu m stadium e?
Te gjithe jemi jashte Shqiperijet :( :(

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by GOLDIAN » Fri, 27 Mar 2009 , 13:08

nuk e marr vesht kete hanin
ne kete moment ku jena skena shanse per kualifikim e mos te rrehena kot
po me 1 sulmues ca den me ba ????
tjetra nukjam specialist po sbesoj se ka vepru mire me vendosjen e canes ne mrojtje
une do e kisha dasht ma shume ne mesfushe mos harrojme huti dhe hajnal i din mire lala jane te papermajtshem
a ka mundesi ne njEni me pru formacionin hungarez?
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Miri » Fri, 27 Mar 2009 , 14:33

"Vodafone", Sponsor Zyrtar i Kombetares

Image

Kompania celulare, "Vodafon Albania" rinovoi kontraten me ekipin kombetar, teksa eshte zyrtarizuar per te dytin vit radhazi, sponsor i pergjithshem. Gjate nje mbremje speciale gala, "Vodafone Albania" deklaroi se kompania do te jete per te dytin sezon radhazi, ne mbeshtetje te kombetares shqiptare te futbollit, duke fuqizuar edhe me tej bashkepunimin me grupin perfaqesues. Me pjesemarrjen e lojtareve te kombetares dhe anetareve te FSHF-se, "Vodafone Albania" uroi per suksese kombetaren dhe konfirmoi mbeshtetjen e saj te vazhdueshme. Karalampos Broumidis, drejtor i pergjithshem i "Vodafone Albania", theksoi: "Duke ndare te njejtin vizion, ne jemi te sigurt se me pune dhe veprim te perbashket mund te arrijme rezultate maksimale."

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Skodrinon » Fri, 27 Mar 2009 , 16:24

Han, optimist: “Fitojmë me Hungarinë”
Trajneri i Kombëtares: “Avantazhi ynë, fusha dhe tifozët tanë” Shqipërisë do t’i mungojë portieri Arjan Beqaj e mbrojtësi Lila

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Ari Han, u bashkua me korin e optimistëve dhe u shpreh i bindur mbi mundësinë e marrjes së pikëve të plota të shtunën kundër Hungarisë, gjatë konferencës së vetme të tij për shtyp në rezidencën e kuqezinjve në hotel “Dyrrah”, në Durrës.

MALTA

Natyrshëm, që Han do t’i rikthehej çështjes së Maltës, ku Shqipëria zhvilloi ndaj ishulloreve ndeshjen më të zbehtë të saj, por krijoi edhe një klimë të “ftohtë” në ambientin futbollistik shqiptar. “Unë besoj se të gjithë e kemi të qartë rëndësinë e kësaj ndeshjeje. Takimi i fundit (kundër Maltës, 0-0) nuk shkoi ashtu siç edhe kishim shpresuar ne të gjithë. Për këtë kam gjetur edhe arsyet e mia. Kjo nuk ka të bëjë shumë me lojtarët që kanë luajtur. Ishte një ndeshje, kur shumë nga lojtarët tanë ishin në fillimet e sezonit të tyre dhe në fazën përgatitore. Befasuese ishte sidomos pjesa e dytë në Maltë. Më tepër kishte të bënte me gjendjen fizike të lojtarëve tanë. Nuk e konsideroj se duhet të jemi të kënaqur se morrëm një pikë. Përfundimisht, është e konsideroj si diçka të parealizuar. Kemi lënë dy pikë me Maltën”, - tha Hani. Kundër Maltës, Shqipëria realizoi barazimin e tretë në pesë ndeshjet e para, por pika e marrë në La Valeta, për holandezi u përkthye si dy pikë të humbura ndaj një kundërshtari, që jo vetëm kishim realizuar fitoren e vetme në këto eliminatore (3-0, në Tiranë), por dhe skaudrës më të dobët të grupit tonë.

DËMTIMET

Trajneri Han po zhvillon qysh prej ditës së diel seanca stërvitore me lojtarët e thirrur për dy ndeshjet e radhës. Tashmë, si një njohës relativisht më i mirë i ambientit dhe mentalitetit kuqezi, ish-nënkampioni i dyfishtë i Botës me Holandën u shpreh se ai e dallon frymën pozitive që mbizotëron në qëndrën e grumbullimit të përfaqësueses. “Kam një një ndjenjë shumë të mirë sesi është gjendja e lojtarëve tani. E ndjej se ekziston një frymë e mirë te lojtarët. Edhe në Hungari ne luajtëm pjesën e parë më mirë. Tani në ndeshjen e kthimit, ne dëshirojmë që ndaj hungarezëve të bëjmë diçka. Për fatin e keq, ne kemi dy lojtarë të dëmtuar (portierin) Beqaj dhe (mbrojtësin) Lila, të gjithë të tjerët gëzojnë një formë të mirë fizike. Jam i sigurt se do të marrim rezultat pozitiv”, - theksoi i bindur Hani.

STADIUMI

Federeta Shqiptare e Futbollit dhe Drejtoria e Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” u përfshinë në polemika të mëdha në lidhje me vendimin e drejtorit të stadiumit për të mos lejuar, që përfaqësuesja të zhvillonte të enjten në mbrëmje një stërvitje njohëse me karakter taktik në impiantin ndërkombëtar, ku do të zhvillohet edhe ndeshja ditën e shtunë. “Ne kishim programuar sot (të enjten në mbrëmje) një stërvitje në stadiumin kombëtar, por u informova se nuk na u dha leja për të bërë atë nga një “idiot”. Unë kam një pyetje për këtë njeri (drejtorin e stadiumit, Perikli Dhales). Si është e mundur, që ky zotëri nuk e lejon ekipin Kombëtar të stërvitet, kur përfaqësueses së vendit të tij duhet t’i krijohen të gjitha kushtet, që edhe ajo të tregojë rezultatet e saj. Me rezultatin e Shqipërisë, unë besoj se do të jenë të kënaqur vetëm futbollistët, stafi teknik e tifozët, por dhe ai vetë. Nëse njerëz të caktuar kanë mendime të tjera, atëherë ketë duhet ta thonë. Por, më duhet të theksoj se këta janë njerëz nuk janë të interesuar që Shqipëria të marrë një rezultat të mirë. Për mua këta njerëz janë kundër nesh dhe ekipit Kombëtar. Për mua kjo është një gjë e pakuptueshme”.

E ARDHMJA

Holandezi Ari Han, i cili më parë ka drejtuar edhe Kinën e Kamerunin, i pyetur nga gazetarët, nuk e konsideroi rezultatin e ndeshjes kundër Hungarisë si përcaktues lidhur me të ardhmen e tij në krye të Shqipërisë. “Për mua ka rëndësi më shumë sesi reagon skuadra, të fitojë ajo, dhe jo e ardhmja ime. Ne humbëm dy pikë në Maltë, dhe unë mendoj se këto pikë ne duhet t’i marrim kundër Hungarisë. Kjo është detyra jonë. Të shtunën duhet të jemi 100 për qind të përqendruar, ndoshta të japim edhe pak më shumë për të fituar ndeshjen. Hungaria do ta ketë vështirë, pavarësisht se pret shumë nga skuadra e saj. Avantazhi ynë është se luajmë në fushën tonë, përballë tifozëve tanë, të cilët do t’i mbështesin patjetër lojtarët tanë. Pra e ardhmja ime nuk varet nga kjo ndeshje”.


GOLAT

Edhe pse për herë të parë në harkun e pesë ndeshjeve zyrtare kemi një golaverazh pozitiv, me tre gola të shënuar (3-0 kundër Maltës) e dy të pësuar (2-0 nga Hungaria), problemi i mosshënimi të golave është i evident në përfaqësuesen shqiptare. Han tha: “Edhe në të kaluarën kemi shënuar pak gola. Ky nuk është vetëm problemi i Shqipërisë, por dhe i skuadrave të tjera. Së pari, ka shumë rëndësi loja e mirë në mbrojtje. Këtë e pamë edhe me Hungarinë, kur në dy momente që humbëm vëmendjen e pësuam. Ne duhet të ndërtojmë një mbrojtje të mirëorganizuar. Ne nuk hyjmë te skuadrat e nivelit të lartë, kështu që parësore për ne është të mos pësojmë. Thuajse të gjithë lojtarët tanë luajnë në skuadra të vogla, por që luajnë futboll shumë sulmues. Ne duhet të luajmë fort e me sulm ballëgjërë, sepse pa gola nuk mund të fitojmë”.

OFENSIVË

Në fakt, është dalluar një linjë e qartë e trajnerit Han për të mos rrezikuar, duke luajtur me një theks mbrojtës. E njëjta gjë u pa edhe në ndeshjen kundër Hungarisë e Maltës, ku holandezi hodhi një formacion me një sulmues të deklaruar, kur mund të luhej me dy të tillë. Han nuk guxuar për të mos rrezikuar humbjen “Kjo nuk ka të bëjë me patjen e një sulmuesi. E gjithë ndeshja kundër Hungarisë e Maltës kemi bërë një lojë sulmuese. Skuadra ka qenë e orientuar përpara. E kam orientuar përpara skuadrën. Ju mund ta shikoni (Klodian) Duron si një mesfushor, por unë e shoh atë më tepër si një sulmues”.


SKEMA

Nga ajo që është parë në seancat stërvitore, duket se Lorik Cana do të luajë në zëmër të mbrojtjes dhe jo në zonën e mesfushës shkatërruese. Han tha: “Lorik Cana është një lojtar shumë i mirë në mesfushë. Kundër Portugalisë ka bërë një superndeshje. Cana e Lala mund të luajnë shumë mirë së bashku. Kam biseduar me të për rolin që do të kryejë në ndeshjen kundër Hungarisë. Si Cane dhe Lala kanë premisat sesi luhet futboll. Për momentin, mendimi im është se Cana do të luajë në mesfushë. Gilman Lika, nëse do të luaj, do të jetë një ndihmë e mirë në krahun e majtë. Në Maltë tregoi është një lojtar i vlefshëm”. Në ndeshjet kundër Hungarisë e Maltës, Shqipëria u duk e shthurur taktikisht në pjesën e dytë. Por a ka marrë masa trajneri Han për ndeshjen e dytë kundër Hungarisë?. “Nuk mendoj se skuadra është shthurur faktikisht, pavarësisht se Hungaria në pjesën e dytë arriti të shënojë një gol, që ndikoi edhe në pësimin e të dytit. Në Maltë luajtëm shumë përpara, por nuk mund ta gjykoj skuadrën me këtë ndeshje. Sigurisht, që Shqipëria ka një problem të vogël reagimi kur ndodhet në disavantazh. Në ndeshjen kundër Suedisë e Portugalisë ne kemi luajtur shumë mirë faktikisht. Gjendja fizike e skuadrës, ajo që ka rëndësi më shumë është e mirë”, - theksoi Hani.


SFIDË “ALL ORANGE”

Ndeshja midis Shqipërisë e Hungarisë, përveçse është edhe një sfidë midis dy trajnerëve holandezë (Ari Hanit e Ervin Koemanit), ka luksin të gjykohet edhe nga një gjyqtar holandez, Bjorn Kuipers. Takimi është “all orange”, i “gjithi portokalli”. I pyetur për këtë detaj, Hani e ka marrë me të qeshur. “Si unë dhe Koeman do të kërkojmë nga ekipet tona, fitoren. Unë do të bëj lojën time, ai të tijin. Ne nuk kemi luajtur kurrë kundër njeri-tjetrit. Në lidhje me gjyqtarin, mund të them se e kam parë disa herë në ndeshjet e gjykuara prej tij. E njoh personalisht gjyqtarin, dhe e vlerësoj një burrë të mirë. Por, kjo nuk do të thotë aspak se ai do të mbajë anën time dhe të Shqipërisë”.

BOGU-KAPLLANI-HYKA

Në listën kundër Hungarisë e Danimarkës, Han nuk thirri Erjon Bogdanin, Edmond Kapllanin e Jahmir Hykën (dy të fundit nuk ishin edhe kundër Maltës). Han dha versionin e tij: “Gjithmonë mund të mungojë një lojtar. Unë mendoj se tani nuk është më e rëndësishme të flasim për futbollistët që nuk janë këtu, por të flasim për lojtarët që janë prezentë”. Gjashtë futbollistë të përfaqësueses janë me nga një karton të verdhë, dhe në rast ndëshkimi, Cana, Skela, me Hungarinë rrezikojnë të mos luajnë me Danimarkën. “Gjithmonë do të ketë lojtarë të të ndëshkuar me kartonë. Mund të kenë qenë ndoshta dhe të panevojshëm. Edhe Hungaria ka dy lojtarë të pezulluar në ndeshjen me Shqipërinë”.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by GOLDIAN » Fri, 27 Mar 2009 , 16:34

beqaj asht nje mungese e madhe mendoj une
na ka met me than suksese hidit
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Skodrinon » Fri, 27 Mar 2009 , 16:45

GOLDIAN wrote:beqaj asht nje mungese e madhe mendoj une
na ka met me than suksese hidit
ma mire me fut ujkanin

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Fri, 27 Mar 2009 , 22:35

un kisha dasht me fut portierin e dinamos.

boll inat e kam dinamon por portieri asht mjaft i mire.

un nuk kam besim te portieri qe asht vu ne vend te beqajt.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Fri, 27 Mar 2009 , 22:39

Portieri komenton Maltën e kërkon revansh me Hungarinë
Për Beqajn, objektivi
është vendi i katërt
‘S’mund t’ia bëjmë qejfin kot njerëzve, se shkojmë në Botëror’

Hungaria është një
rival direkt për
vendin e katërt në
grup, ndaj nga ky këndvështrim,
veç trepikëshit, çdo rezultat
tjetër do të ishte zhgënjyes.
“Nuk duhet të kujtojmë
ndeshjen e shkuar me Hungarinë.
Ajo është një kapitull i
mbyllur. Tani e kemi rastin në
Tiranë, dhe për mua është
ndeshja më e rëndësishme e këtyre
eliminatoreve”, është
shprehur portieri i Kombëtares
sonë, Arjan Beqaj, në një konferencë
për shtyp, dje nga rezidenca
e kuqezinjve. Portieri që
luan në Qipro tek Anorthosis
Famagusta, ka përçuar tek publiku
doza të larta optimizmi në
prag të ndeshjes me Hungarinë.
“Kjo është një ndeshje, e cila duhet
fituar me çdo kusht”, shtoi
33-vjeçari.
Presioni
Në këto 90 minuta është e
qartë se kuqezinjtë do të luajnë
vetëm për të fituar. Por sipas
Beqajt, “ultimatumi” për
të fituar ushtron trysni tek
lojtarët për marrjen e rezultatit.
Gardiani i portës tregohet
realist, teksa shprehet:
“Me skuadrat e nivelit të
njëjtë, Shqipëria has vështirësi
serioze. Në momentet më
kyçe të eliminatoreve, pikërisht
atëherë kur ne duhet të
kontrollojmë lojën, vihemi nën
presion. Nuk ndodh kështu
kur përballë kemi skuadra
shumë të forta. Atëherë luajmë
më mirë, pasi jo vetëm që
nuk vihemi nën trysni, por
edhe i presim në mbrojtje
kundërshtarët, duke i goditur
me kundërsulm”.
Nga Durrësi
OERD ULQINI
Objektivi
Kundërshtari i radhës,
Hungaria, duket i fortë. Këtë
fakt e miraton portieri kuqezi.
Por sipas tij, tifozët duhet të tregohen
realistë për mundësitë e
kësaj skuadre. “Objektivi ynë
kryesor është arritja e vendit të
katërt, pra e thënë ndryshe
lënia poshtë nesh e Hungarisë”,
deklaroi Beqaj. Për këtë
të fundit, ëndrra për ta parë
Shqipërinë në arenën e ndonjë
Botërori, apo Evropiani të futbollit,
kërkon kohë dhe mund
të arrihet vetëm gradualisht,
duke u ngjitur fillimisht në vazon
e katërt, të tretë e më pas në
dy të parat. “Ndeshja me
Maltën na goditi rëndë dhe ne
nuk mund t’ia bëjmë qefin kot
njerëzve, se do të shkojmë në
Botëror”, argumentoi kosovari
i kuqezinjve. Nisur nga këto
gjykime, portieri mendon se
Hungaria është ndeshja kyçe
për renditjen e Shqipërisë në
vendin e katërt në grup. Në rast
humbjeje apo barazimi, shpresa
për ta lënë pas atë do të shuhej
plotësisht.
E ardhmja
“Në Ballkan, njerëzit e duan
suksesin e madh brenda një
kohe të shkurtër. Gjërat vijnë
gradualisht, ndaj duhet të tregohemi
të matur. Kombëtarja
është në rrugë të mirë dhe në
ngjitje të vazhdueshme, por për
të arritur në Botërorin e ‘Afrika
2010’ është thuajse e pamundur.
Skuadra të tjera të grupit si
Danimarka, Portugalia apo
Suedia do të shkojnë në Afrikë.
Nëse ngjisim vazot, atëherë
mund të shpresojmë për
Botërorin e vitit 2014", u shpreh
Arjan Beqaj për të ardhmen e
përfaqësueses. Këto fjalë janë
thuajse të njëjta me ato që ishtrajneri
i Kombëtares, Oto Bariç,
kishte deklaruar në prag të
ndeshjes Shqipëri-Holandë.
“Plaku i mençur” i futbollit e
kishte kuptuar se rruga e Shqipërisë
në Botëror do të kalonte
vetëm përmes etapave.
Ndoshta është thjesht rastësi,
por gjykimi i kroatit është i
njëjtë me atë të portierit Beqaj

Post Reply