Page 57 of 230

Posted: Fri, 12 Oct 2007 , 11:59
by Man in Redblue
Delain, me leje në Gjermani, Josa beson në kthimin e tij
11 Tetor Në seancën e djeshme stërvitore ka rënë në sy mungesa e kongolezo?gjermanit Sasa Delain. Në fakt, paralajmërimi për një largim të përkohshëm ishte dhënë që në seancën stërvitore të së hënës, kur pas një komunikimi të gjatë të tijin me teknikun Josa, nga ky i fundit u mësua se Delain kërkonte leje disaditore për në Gjermani, për tërhequr familjen e tij në Shkodër. Ndërkohë, dje, një gjë e tillë është bërë realitet. Por mungesa e korrektesës, e shfaqur nga kongolezi në skuadrat ku ka luajtur më parë, te Partizani, por sidomos te Flamurtari, drejtuesit e të cilit lëshuan një “mal” me akuza pikërisht për lëvizje të tilla jashtë Shqipërisë duke braktisur kampionatin shqiptar, ka bërë që edhe në Shkodër të hidhen hije dyshimi për përsëritje “skenarësh” nga futbollisti. Përkundër këtyre “hijeve”, tekniku Josa ka tjetër mendim. “Edhe unë kam dëgjuar të flitet shumë për këtë futbollist nga klubet ku ai ka luajtur më parë, por për mua dhe skuadrën, Delain është një futbollist mjaft korrekt në të gjitha drejtimet” thotë Josa, i cili në ditët e merkatos ka këmbëngulur që Delain të vishej kuqeblu. Duke vazhduar të tregojë për udhëtimin e futbollistit në Gjermani, Josa ka saktësuar treguar se ai është takuar edhe me presidentin Fushaj dhe me lejen e tij ai është larguar dje. Sipas josës, Delain do të sjellë në Shkodër bashkëshorten dhe vajzën e tij të vogël, madje, klubi i ka siguruar atij apartamentin, ku do të jetojë së bashku me familjen. Ndërsa, lidhur me ndonjë “aventurë” të re të Delainit, Josa nuk e pranon kurrsesi, ndërsa është shprehur: “Kur u nis drejt Gjermanisë, Delain më dha fjalën se do të jetë korrekt dhe të dielën do të jetë në Shkodër, për të zbatuar pikë për pikë lejen e marrë te presidenti”.

Posted: Fri, 12 Oct 2007 , 12:01
by Man in Redblue
Ia filloi edhe i her telenovela, a kthehet Delain prej bordeleve gjermane a jo :evil:

Posted: Fri, 12 Oct 2007 , 13:24
by vllaznia1919
Prit kur te niset edhe Leandroja. :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Fri, 12 Oct 2007 , 19:50
by Edmond-Cela
Vllaznia syte nga vetja dhe nga kalendari
Ne fillim te kampionatit askush nuk e kishte imagjinuar nje nisje te tille te kampionatit prej kuqebluve te Vllaznise. Me 6 pike ne 6 ndeshje te luajtura nuk kishte as edhe ndonje pesimist qe do t’i parashikonte. Por nga ana tjeter ky eshte realiteti dhe si rrjedhoje drejtuesit dhe futbollistet shkodrane ne kete moment nderprerje te kampionatit, kane kohe te bejne bilancet e para. Sigurisht qe tre ndeshjet e para te ketij kampionati jane per t’u harruar sa me shpejt te jete e mundur. Nje barazim ne Elbasan ne javen e pare dhe me pas dy humbje rradhazi me Dinamon dhe Partizanin. Pretendimet e Vllaznise u duk “se shkuan ne humnere”. Nje pike e marre ne 270 minuta loje ishte shume pak per nje skuader e cila ishte ndertuar per te fituar. Presidenti Fushaj nuk arrinte dot ta kaperdinte nje situate te tille dhe per rrjedhoje fillon te jape “ultimatumet” e tij. Gjendja permiresohet disi dhe piket fillojne te vijne. Nje fitore ne “Loro Boriçi” ndaj Shkumbinit dhe me pas dy barazime rradhazi ne transferte me Beslidhjen dhe Tiranen. Piket e marra deri tani kaq jane -6. mund te kishin qene edhe me teper, ndoshta edhe me pak. Ajo qe vlen te permendet eshte loja me shume oshilacione e kuqebluve ne keto ndeshje. Vetem ne ndeshjen e fundit me Tiranen u dhane shenja te mira te nje loje te sakte e te kujdesshme dhe si rrjedhoje ky takim po sherben edhe si “etalon” i Vllaznise per ndeshjet e ardhshme. Duke e marre si te mireqene permiresimin gjithnje e me teper te situates ne kampin shkodran, tashme kane filluar te bejne planet edhe per ndeshjet e ardhshme. Ata eshte e qarte se tani favorizohen nga kalendari dhe do te mundohen ta shfrytezojne ne maksimum kete fakto jo pak te rendesishem. Ne Shkoder do vijne si mysafir me rradhe Kastrioti, Flamurtari e Besa nderkohe qe ndeshjet jashte djemte e Joses i kane ne Durres dhe Korçe, fusha ku relativisht parashikohet edhe fitorja. Ne keto pozita nuk do ishte aspak çudi qe Vllaznia te grumbullonte plot 15 pike ne keto takime. Edhe 12 apo 13 nuk do ishte keq dhe me keto llogari, nisur edhe nga perplasjet e kryesuesve njeri me tjetrin ne javet ne vazhdim, diferenca me ta ne fund te fazes se pare mund te jete e vogel ne pike. Pa harruar pastaj edhe faktin tjeter se deri ne fund te dhjetorit kur do luhen edhe 6 ndeshje te tjera te fazes se dyte, shkodranet do t’i luajne 4 prej tyre ne shtepi. Llogarite jane mjaft te qarta: nga tani deri ne fund te ketij viti jane edhe 11 ndeshje per t’u zhvilluar dhe nga to, Vllaznia 7 i ka ne “Loro Boriçi” dhe 4 ne transferte. Shorti eshte teper i favorshem dhe me pas ne janar pastaj vjen merkatoja e dimrit, çka mund te sjelle edhe te tjere lojtare cilesore. presidenti Fushaj eshte i vendosur per te shpenzuar serish per ta fuqizuar skuadren dhe ne kete menyre duket se shkodranet jane serish brenda objektivave te tyre. Kalendari te pakten ua jep kete te drejte dhe pastaj eshte ne doren e vete futbollisteve te bejne me te miren ne fushen e lojes.

Posted: Fri, 12 Oct 2007 , 19:51
by Edmond-Cela
Presidenti Fushaj paralajmeron “reforme” ne janar
Prej kohesh drejtuesit e klubit Vllaznia kane shprehur hapur pakenaqesine e tyre ne lidhje me formen sportive te disa prej futbollisteve te tyre. Te ardhur me shume buje ne skuader, 3-4 lojtare nuk po e justifikojne aspak veshjen e fanelles kuqeblu dhe po ngrohin stolin e kesaj skuadre. Ne keto pozita, presidenti Fushaj ka filluar te mendoje qe tani per levizjet e mundshme ne janar pas rihapjes se merkatos. Por para se te arrije deri atje, ai ua ka bere te qarte disa prej ketyre lojtareve se jane “ne rreth” duke u dhene dhe paralajmerimet e fundit. “Nese disa nga keta lojtare nuk arrijne te justifkojne besimin e klubit, ne janar mund te largohen nga skuadra”-ka thene shkurt presidenti i kuqebluve. Largimi i ketyre lojtareve mund te krijonte njefare boshlleku ne skuader por Fushaj nuk heziton te thote se do sjelle lojtare te tjere per t’i vene ne dispozicion te Joses ne menyre qe Vllaznia te arrije objektivat e saj.

Posted: Fri, 12 Oct 2007 , 19:57
by vllaznia1919
Nej blemje dyjet ashtu si edhe nja dy tre shkurtime por nuk duhet rivolucionu ekipi se duhet me fillu edhe i here prej fillimit.

Posted: Wed, 17 Oct 2007 , 13:57
by vllaznia1919
Presidenti ne bashkpunim me stafin dhe trajnerat i ka dorezu nje leter zyrtare per paralejmerim 5 lojtarve te Vllaznise.Ata jane:Ahi.Leandro,Simo,Sukaj dhe Kraja.Pralejmrim flet per pezullim ose edhe perjashtim per per rezultate te dobta.

Posted: Thu, 18 Oct 2007 , 01:13
by Shkodrani81
Mireboll qe i paska dhane paralajmerin Sukaj se t'i dridhen apk mrapanicat. T'vazhdojne mas ta pasojne topin se tash pa e shef me Aden.

Kurse kta tjeret ti heqin krejt e mas t'i paralajmerojne hiq se nuk duhen gja pervec Ahit. Po iky Simo me Krajen nuk po i njof, prej ka jane dhe si i kane emnat e plote se noshta i njof pa s'pa di me i ra n'te itash.

Posted: Thu, 18 Oct 2007 , 13:19
by Admin
Simo ka ardh prej Luftetarit, e asht prej kamerunit, kurse Kraja asht shkodran qe vjet ka lujt me Kavajen si edhe me Iraklis.

Posted: Thu, 18 Oct 2007 , 13:35
by vllaznia1919
Shkodrani81 wrote:Mireboll qe i paska dhane paralajmerin Sukaj se t'i dridhen apk mrapanicat. T'vazhdojne mas ta pasojne topin se tash pa e shef me Aden.

Kurse kta tjeret ti heqin krejt e mas t'i paralajmerojne hiq se nuk duhen gja pervec Ahit. Po iky Simo me Krajen nuk po i njof, prej ka jane dhe si i kane emnat e plote se noshta i njof pa s'pa di me i ra n'te itash.
Ktu ka era denim mas me njofte Krajen! :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Fri, 19 Oct 2007 , 20:57
by Shkodrani81
Ca me e njoft ate ma, une se kam pa najher ne fushe, pa cfare lojtarsh mu njoft jane kta qe sbijne ne sy as kur lozin top. Ma mire ta hekun tham une.

Posted: Sat, 20 Oct 2007 , 13:29
by vllaznia1919
Naqe Kraja itesh ka ardhe te Vllaznia.Ka kene te Besa e ne greqi bashke me Lilen.Dmth nuk asht lojtar i panjoftun.Manej ne fillim te sezonit ka kene i demtum. :wink: :wink: :wink:

Posted: Sun, 21 Oct 2007 , 00:58
by Shkodrani81
Meqe na paska ken i demtum pa e justifikojme pra. Ta shofim se ca pa na ban kur ti rregullohet demtimi, se deri itash se kam pa ne fushe dhe noshta asht i mire.

Posted: Tue, 23 Oct 2007 , 11:19
by kuqeblu
Qe Kraja edhe Arsen Beqiri, meqi po pytshin disa veta ktu. Na e kan zbardh faqen:
---------------------------------------------------------------------
Pezullohet pa afat dhe gjobitet futbollisti Elvis Kraja

Ndeshkim financiar i jepet edhe futbollistit Arsen Beqiri

Klubi i futbollit “Vllaznia” ka vendosur të pezullojë mbrojtësin e saj Elvis Kraja deri në janar. Kjo bëhet e ditur nga një komunikatë zyrtare për shtyp e dalë nga zyrat e klubit dhe arsyeja është disiplinore. Përveç pezullimit, futbollisti i ardhur këtë sezon në Shkodër është gjobitur edhe me 500 euro. Nuk i ka shpëtuar gjobitjes as futbollisti tjetër i kuqebluve Arsen Beqiri. Ky i fundit është ndëshkuar me 20 mijë lekë të reja për ofendim të kolegëve të skuadrës. Njëkohësisht atij i është dhënë edhe një paralajmërim për pezullim. Kjo është komunikata zyrtare, ndërkohë nga sa bëhet e ditur, çdo gjë ka lidhje me një zënkë të këtyre dy futbollistëve në dhomat e zhveshjes ditën e shtunë, një ditë para ndeshjes me Kastriotin. Një grindje që ka degraduar deri në grushta dhe ndërhyrja e drejtuesve të Vllaznisë ka qenë e menjëherëshme. Mbrojtësi Kraja u pezullua fillimisht për të mos qenë pjesë e skuadrës për ndeshjen me krutanët, ndërkohë që dje ka ardhur edhe pezullimi tjetër për të dhe që është pa afat.

Marre nga AlbaniaSoccer.com

Posted: Tue, 23 Oct 2007 , 12:06
by Miri
djema kja nuk asht gja e mire kur fillojn e zihen lojtart njeri me tjetrin por ishalla nuk e vazhdojne ma se kena me shku keq.

Posted: Tue, 23 Oct 2007 , 21:58
by vllaznia1919
Simjet Krajen e kam pa live ne tirane kunder Partizanit e me ka pelqy shum.Ma teper zdi qa me thane.

Posted: Wed, 24 Oct 2007 , 00:45
by Admin
Kta grindje si bajn mire skuadres, si as edhe vete lojtareve!!
Ka ba mnire klubi qe i ka ndeshku kta lojtare!!

Posted: Wed, 24 Oct 2007 , 05:19
by Shkodrani81
Prite kur t'gersasin kallashi javen tjeter. :lol: :lol: :lol: Inshallah ja ma se nuk ja uroj kuj at gja po thjesht pa qeshi.

Posted: Wed, 24 Oct 2007 , 12:59
by Man in Redblue
Krajen e paskan gjobite me euro, beqirin me lek, kur ta gjobisin tjetrin me dollar :D :D

Posted: Wed, 24 Oct 2007 , 14:02
by vllaznia1919
Me franga zvicerrane do te jete denimi i ardhshem. :lol: :lol: :lol: :lol: