Lajme nga Liga Superiore

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sun, 22 Mar 2009 , 19:46

miri shkruan

Mos je i semure? :D :D :D
_________________________________________

miri,per mendimin tem flamurtari e rrah tiranen deri neser nade sepse e rrahu edhe sezonin e kalum dhe i mori edhe barazim ne tirane.

tash skam qa tham sepse tirana po e merr 3 pikeshin qyl tu mos lujt flamurtari

dhe i bjen qe un me ken i saemure. :D :D :D

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by GOLDIAN » Sun, 22 Mar 2009 , 21:49

o pjalm drejt ke ti
se tiransit akuzojne fushajn po skan faj se jane profesionista per vedi me ble e me shit e praNDAJ i bajne gjanat hedh gurin e msheh doren
edhe vlora po lun lojen e tyne mos ju duket cudi nese fiton tirana atje
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Mon, 23 Mar 2009 , 14:50

Partizani/Suksesi në Peqin ka ardhur mes tmerrit të përjetuar edhe jashtë fushës
‘Fituam të kërcënuar me pistoletë’
Rrëfimi i të kuqve: Deputeti Sula na tregoi armën në pushim. Në fund na sulmoi

:shock: :shock: :shock: :shock: :shock: :shock: :shock: :shock: :shock: :shock: :shock: :shock:

Triumf në fushë dhe kundrejt trysnisë së t m e r r s h m e psikologjike. Nën një klimë presioni në lojë dhe gjatë saj
ia doli të fitojë Partizani në Peqin, sikur të mos mjaftonin vetëm kushtet e terrenit të papraktikueshëm. Pavarësisht
mohimeve që vijnë nga klubi peqinas, këtë janë në gjendje ta dëshmojnë, jo vetëm lojtarët e kuq, por edhe tifozët
e pranishëm. Ata, fare mirë mund të qëndronin në heshtje, përderisa morën tre pikët, megjithatë e kanë pasur të
pamundur të mos flasin, pas asaj që përjetuan. “Për fat, Zoti ishte me ne, sepse provuam vërtet sesa e vështirë është të fitohet atje”, rrëfejnë disa prej lojtarëve të kuq, që preferojnë të mbeten anonimë.

Pushimi
“Të vjen vërtet keq kur dëgjon deputetin Sula, duke thënë që s’ka ndodhur gjë, sepse askush nuk mund ta mohoj atë që përjetuam neve në Peqin. Betohemi për njerëzit më të afërt se e vuajtëm në lëkurën tonë inatin e peqinasve, që treguan se nuk pranojnë të humbasin – kanë treguar disa prej të kuqve, të befasuar nga trajtimi që iu rezervua -. Gjithçka nisi në pushimin e ndeshjes, atëherë kur duke parë rezidencën që po i bënim Shkumbinit, pikërisht
deputeti filloi të kërcënonte me zë të lartë, duke iu drejtuar fillimisht Karapicit: ‘Ia ku e kam pistoletën. Kujdes se nuk dilni gjallë prej këtej. E morët vesh edhe ju të tjerët?’. Kjo krijoi vërtet një përshtjellim te ne, aq më tepër kur përgjatë pjesës së parë ishim duke u përballur me presionin e gjyqtarit, që jepte faulle të paqenë në favor të vendësve”.

Fërkimet
“Lulaj vazhdoi me veprimet e tij të çuditshme edhe në pjesën e dytë, duke mos dhënë asnjë penallti në favorin tonë – vazhdon rrëfimi -. Gjithashtu, duke parë që s’po arrinin të çanin dot, futbollistët peqinas filluan të luanin në mënyrë të ashpër”. Në këtë pikë mësohet se ka pasur edhe një përplasje midis Tafajit dhe Mustafajit, pasi
sulmuesi peqinas ka goditur mbrojtësin e Partizanit, i cili ka reaguar me të njëjtën monedë.

“Më e çuditshmja ishte se gjyqtari as nuk denjoi për ta ndëshkuar, duke u hequr sikur s’kishte ndodhur asgjë.
Ishte me të vërtetë skandaloze”. Përfundimi i ndeshjes ka gëzuar të kuqtë, ndërsa nga ana tjetër i ka dhënë jetë
irritimit peqinas.“Fillimisht, tifozët nisën të gjuajnë me sende, duke mos na lënë të hyjmë në dhomat e zhveshjes.
Qëndruam për rreth 15 minuta në pankinë. Kur hymë, më pas filluan drejtuesit, me në krye deputetin Sula që të na
sulmonin me ofendime. Për më tepër, deputeti u përpoq të godasë Tafajin, duke i thënë: ‘Edhe nga ty nuk e prisja’. Kjo përvojë tregon se në Peqin duhet të paguhet haraç për të fituar”.


Reagimi i Sulës
“E merituan fitoren, s’kam kërcënuar askënd”

Donatori i Shkumbinit, Dashnor Sula, i kontaktuar nga “Panorama Sport” nuk i ka pranuar akuzat e bëra nga lojtarët e Partizanit. Ai ka mohuar të ketë kërcënuar lojtarët e Partizanit, teksa është shprehur se pas ndeshjes ka qenë i inatosur me lojtarët e Shkumbinit dhe jo me miqtë. “Nuk bëhet fjalë të kem kërcënuar ojtarët e Partizanit. Ata e
merituan plotësisht fitoren dhe pas takimit, ne më tepër ishim të mërzitur me lojtarët tanë e jo me kundërshtarët.
Natyrisht mund të thuhen shumë gjëra tani për interesa të ndryshme, por unë nuk kam ofenduar askënd nga lojtarët e Partizanit. U luajt për 94 minuta në portën e tyre, bëmë tre shtylla, ndërsa ata shkuan dy herë në portë dhe
shënuan një gol. Futbolli kështu e ka, nuk ke ç’i bën. Pas ndeshjes e kisha inatin me lojtarët e Shkumbinit, aspak me ato të Partizanit. Nuk i kam kërcënuar, madje pas ndeshjes kam uruar dhe presidentin e Partizanit, Albert Xhani nëpërmjet telefonit. Për fatin e mirë, nuk pati as incidente nga tifozët, të cilët u treguan shumë korrektë dhe gjakftohtë”, përfundoi Dashnor Sula.
J. Memo

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Mon, 23 Mar 2009 , 14:55

Nqs asht kshtu si thone kta te Partizanit, kjo ngjarje asht shum ma e rand se ato te Pukes e Delvines.

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by shv13 » Mon, 23 Mar 2009 , 15:57

mund te mos jete e vertete o skodrinon po ne peqin nuk asht hera e pare qe Dashi ban ksisoj trimninash...
nqs vertetohet i duhet nji gjobe e majme klubit,me i heke pike ne renditje,skualifikim fushet e paralajmerim per zbritje ne kategori ma poshte nqs perseriten prape...vec aty ndihen kta gjana.
asht marre me xjerre deputeti pistoleten per nji ndeshje futbollit...
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

ingleo
Tifoz
Tifoz
Posts: 80
Joined: Wed, 17 Sep 2008 , 16:03
Location: rome italy

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by ingleo » Mon, 23 Mar 2009 , 16:01

si ka mundesi gje gjana te tilla ndodhin gjithmon ne peqin, ballsh, lushnje, burrel, lac e puke. si mor njerez nuk ndodhin njehere ne durres a shkoder apo korce. ka ardhe koha qe kto gjana nuk duhet me i tolerua, por me ate fshf shkerdh.... qe kena nuk kena gja ne terezi. kjo e peqinit eshte edhe me e rende sepse nje deputet sduhet me ja lejua vetes me u sille ne ate menyre.
bashkimi ben fuqine!!!!

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Man in Redblue » Mon, 23 Mar 2009 , 19:42

Peqini ka nji te kalume te "palavdishme" dhe asht denu bajagi per kyt gja, por mendoj se paragjykohet shpesh. Sa per rastin konkret di me thane, mos i besoni trillimeve te Shpetim Duros, qi per mu asht tranieri ma antipatik i Superiores.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Man in Redblue » Mon, 23 Mar 2009 , 19:47

Tirana/Kërkesa e rrallë e klubit bardheblu për të përjashtuar gjyqtarin nga aktiviteti

Ultimatum FSHF-së: Largoni Çekajn!
Drejtuesit e shohin “bilbilin” si precedent të rrezikshëm për objektivat sezonalë



Tirana po ndjek nji strategji shume te ndyt dhe te rrezikshme, duke i ba presion gjyqtareve ne keto javet e fundit. Ne kyt rast qellimi i vertete nuk asht perjashtimi i Cekajt, por venia nen presion e te tan arbitrave qe do te gjykojn Tiranen ne javet ne vazhdim, qe te gjykojne ne favor te Tiranes, ndryshe do te ken fatin e Cekajt. Nuk asht rastesi qe keto deklarat dhe presione vijne ne javet vendimtare te kampionatit, dhe jane te papaergjegjsjem , mqs mund te shkaterrojne kompelt kyt kampionat gjysmak.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Mon, 23 Mar 2009 , 20:06

Man in Redblue wrote:Tirana/Kërkesa e rrallë e klubit bardheblu për të përjashtuar gjyqtarin nga aktiviteti

Ultimatum FSHF-së: Largoni Çekajn!
Drejtuesit e shohin “bilbilin” si precedent të rrezikshëm për objektivat sezonalë



Tirana po ndjek nji strategji shume te ndyt dhe te rrezikshme, duke i ba presion gjyqtareve ne keto javet e fundit. Ne kyt rast qellimi i vertete nuk asht perjashtimi i Cekajt, por venia nen presion e te tan arbitrave qe do te gjykojn Tiranen ne javet ne vazhdim, qe te gjykojne ne favor te Tiranes, ndryshe do te ken fatin e Cekajt. Nuk asht rastesi qe keto deklarat dhe presione vijne ne javet vendimtare te kampionatit, dhe jane te papaergjegjsjem , mqs mund te shkaterrojne kompelt kyt kampionat gjysmak.
Ultimatum FSHF-se.....

Kta e shprehin haptas mor zot. Mandej thone pse akuzohet Tirana per arbitra.

Pash zoten na e gjeni kyt rastin per te cilin ankohen kta. As nji tifoz i Tiranes nuk e jep penallti

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by shv13 » Mon, 23 Mar 2009 , 21:09

ky asht thjesht presion qe i bahet arbitrave.Kam frike se ta po qelbin kampionatin itesh n fund.Deri tesh me thane te drejten nuk asht ba ndoj pisllek i madh po kta te tiranes nuk mund te rrijne 2 vjet rresht pa kampionat

na kena federate te degjenerume,sekretari i tr rrah arbitrin nga njena ane,klubi kerkon nga ana tjeter qe ky arbiter te perjashtohet..ky asht klasi e mentaliteti i ekipit me ma shume tituj( te vjedhun) ne shqipni...
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by GOLDIAN » Mon, 23 Mar 2009 , 21:55

Man in Redblue wrote:Tirana/Kërkesa e rrallë e klubit bardheblu për të përjashtuar gjyqtarin nga aktiviteti

Ultimatum FSHF-së: Largoni Çekajn!
Drejtuesit e shohin “bilbilin” si precedent të rrezikshëm për objektivat sezonalë



Tirana po ndjek nji strategji shume te ndyt dhe te rrezikshme, duke i ba presion gjyqtareve ne keto javet e fundit. Ne kyt rast qellimi i vertete nuk asht perjashtimi i Cekajt, por venia nen presion e te tan arbitrave qe do te gjykojn Tiranen ne javet ne vazhdim, qe te gjykojne ne favor te Tiranes, ndryshe do te ken fatin e Cekajt. Nuk asht rastesi qe keto deklarat dhe presione vijne ne javet vendimtare te kampionatit, dhe jane te papaergjegjsjem , mqs mund te shkaterrojne kompelt kyt kampionat gjysmak.
MAN IN REDBLUE SKAM CA SHTOJ ASGJA MA SHUME
JAM SHUME DAKORD ME TY
i perjashtuar

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by GOLDIAN » Mon, 23 Mar 2009 , 21:57

KAM FRKE SE SULAJ ATE PISTOLETEN DO E PERDORIN DHE NDAJ VLLAZNISE
nese vertetohet ajo cthojne artizansit une kisha ken per zbritje nje kategori ma poshte per peqinin
nese vertetohet gjithmone
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Mon, 23 Mar 2009 , 23:32

man in red blu .edhe un kam mendimin tand .

asht mese e vertete.

tirana don me fitu si ne kohen e monizmit.

e shohin se skan shprese ma dhe smunden dhe bajn deklarata qesharake

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Mon, 23 Mar 2009 , 23:34

ky sulaj si me ken psikopat mor vllezer.

lum per ne cfare deputetash kena.

kush i ka zgjelle kta stervina mor zot

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Mon, 23 Mar 2009 , 23:35

Mundësitë për titullin
24 Mars TIRANA

E mësuar me trofetë, skuadra është në “shinat” e sigurta të një profili ambiciesh që po i nënvizon me “pathos”. Agustin Kola, trajneri që ka rikthyer shumë nga tiparet e dikurshme të skuadrës verdheblu, është nga ata që nuk kënaqet lehtë. Ndaj edhe skuadra me rezultatet e saj sistematike javë pas jave jo tbhjesht e ka vënë kandidaturën për trofeun e kampiones, por duhet që të mos e lërë ta diskutojë këtë mision për 90-minutëshin e fundit kur e pret direkt, rivalja e pretendentja tjetër, skuadra shkodrane.

Shanset për titullin mbi 80%



VLLAZNIA

Era “Haxhiosmanovic” nuk dihet nëse do të jetë e tillë që të rikthejë edhe një herë titullin si në sezonin 2000-01. Shkodranët kanë një kontigjent mjaft të mirë futbollistësh. Ardhja e Xhevahir Sukajt dhe drejtimi në fushë nga një kapiten strateg si Vioresin Sinani, pritet të çojë në të tjera nivele të rëndësishme ndeshjesh edhe më të bukura ekipin shkodran. Edhe kur fiton edhe kur humbet, është i bukur për tu parë. Shkodranëve që iu shtuan një shans nga rezultati në tavolinë në çerekfinalen e Kupës ndaj Dinamos, ndoshta u falet edhe ndonjë “gabim” kur kërkojnë që si fitues në fuqi të këtij kompeticioni të luajnë fort këtë “kartë”.

Shanset për titullin mbi 80%



DINAMO

Një “frenim” në humbjen me Flamurtarin, nuk mund ta “errësojë” atë ritëm shumë të fuqishëm që ka ekipi blu nën drejtimin e trajnerit Shkëlqim Muça. Skuadra ka përparuar mjaft dhe i ndjek jo me “dylbi” dy kryesuesit, por me synimin që ose të dyjave, apo qoftë edhe njërës t’ia zërë vendin. Dinamo që është skuadër me ekuilibra të plota, i ka të gjitha shanset dhe për këtë duket se kërkon të bëjë çdo sakrificë, për të dorëzuar me sa më shumë vonesë kurorën e titullit kampion të sezonit të kaluar që e mban ende në fuqi. Me një Sabino Plaku “gjahtar” e grup kompetitiv, gjithçka mund të arrihet

Shanset për titull afro 70%



SHKUMBINI

E “qan” atë humbje të fundit ndaj Partizanit, sikur të ishte një “zi ndërqytetase”. Por, futbolli i njeh edhe këto përfundime. i kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës, Shkumbini i ka mprehur më shumë se kurrë llogaritë që nëpërmjet atyre skuadrave që kërkojnë pikë, kampionati me shumë vlerë të përfitojë si fillim daljen në finale. E pse jo ndoshta edhe një titull aq shumë të ëndërruar. Rasti më i fundit për këtë, citojnë peqinasit, është Besa e vitit 2007.

Shanset për titull, vetëm matematikore



BESA

Lamtumirë titull, sakrificë e energji maksimale për renditjen në vendin e 3-të. Një mision në dukje i pamundur për Besën. Por, që tani me një staf puro-kavajas, kërkon ta bëjë realitet. Skuadra verdhezi në fakt ka paraqitur disa oshilacione, por që me fitoren e fundit me miken e rivalen e saj të përhershme thuajse tashmë janë “hedhur prapa krahëve”, për të luajtur deri në fund të kampionatit me një tjetër “marsh”. Edhe Besa është konsideruar skuadër me grup solid. Por, kjo mbetet të vërtetohet më mirë në ndeshjet e mbetura se sa në të vërtetë mund të ngjitet Besa.

Shanset për titull, thuajse të pamundura



TEUTA

Pas dy humbjeve të fundit me Lushnjen në Durrës dhe Besën në Kavajë, skuadra i ka bërë një “kthesë” të pavullnetshme ambicieve të saj. E ambientuar me “mesin e artë”, vështirë se Teuta do të kërkojë më shumë se kaq në tetë ndeshjet e mbetura. Sigurisht duhet të jetë e vëmendshme edhe për “ndonjë shkarje këmbe”. Sepse janë një grup skuadrash shumë afër saj me pikë e që duan të kthejnë Teutën te një tjetër ndeshje e stërmundimshme Play-out-i si ajo e vitit të kaluar me Burrelin ku mbijetesa u arrit vetëm në kohën shtesë prej 120 minutash.

Shanset për titull, “çmenduri” ti mendojë tani

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Mon, 23 Mar 2009 , 23:45

Çani mania”, a duhet ta prekë edhe Shqipërinë?!
24 Mars Korrespondenca me FSHF-në dhe insistimi për të luajtur me skuadrën e madhe



Historia e një “bomberi” që po bën shumë mirë në Serinë B



Kur luhej kampionati Botëror i vitit 1990, familja Çani vendosi të ndryshojë përfundimisht mënyrën e të jetuarit. Dhe sigurisht që kjo mund të bëhej vetëm duke gjetur një kënd në dyert e rënda të ambasadave të cilat në atë verë u hapën si me telekomandë. Edgari, atëherë vetëm 11 muajsh sigurisht që nuk kishte asnjë ide për të ardhmen. Edhe ajo i duhej… familja e tij po. Do të provonte një jetë më të mirë përtej brigjeve të Adriatikut. Me një anije të stërmadhe ankorohet në vendin fqinj ndërkohë që sot pinjolli i familjes është sulmuesi më i rëndësishëm i Askolit dhe familjes sigurisht që nuk i duhet më një anije për tu kthyer dhe për të vizituar vendin. Majfton një biletë avioni vajtje-ardhje.

Çani, një futbollist modern në vijën e parë nuk ka pasur një karrierë të thjeshtë. Si një shqiptar i vërtetë edhe ai ka vuajtur shpesh problemin e dokumentacionit. Të jesh esktrakomunitar në vendin fqinj nuk të ndihmon shumë. Në futboll nuk të ndihmon fare. Pasi luajti disa ndeshje në Serinë C, Palermo nuk vonoi t’i blinte kartonin e tij dhe ta fuste në listën e federimeve në verën e shkuar. Vend për të nuk ka menjëherë dhe kjo është shumë e kuptueshme. Megjithatë Palermo nuk mendon ta djegë, duke i ofruar pankina të stërzgjatura. Përkundrazi, i ofron një skuadër në Serinë B në formën e huazimit. Me kushtin për të luajtur sigurisht. Në disa muaj Çani është kthyer në një pikë referimi në skuadër. Te Askoli ende nuk ka mbushur 20 vjeç, por në klub janë të kënaqur me rendimentin e tij. Ka shënuar 5 gola dhe sigurisht që nuk është një shifër e vogël për një futbollist në futbollin italian. Për ne shqiptarët është shifër entuziaste. Por ai ende nuk duket me Shqipërinë. Arsyeja?

Kuqezi – Çani ndihet shqiptar. Madje në fanelën e tij mbiemrin e ka të shkruar me një “Ç” të pastër. Megjithatë kjo sigurisht nuk mjafton që ai të luajë me Shqipërinë. Një gjë është absolute, interesimi i Federats Shqiptare të Futbollit nuk ka munguar. Kur ishte 17 vjeç dhe luante në Serinë C, trajneri i skuadrës U-19 të Shqipërisë Ramadan Shehu bëri një udhëtim enkas për të. U ul në tribunë dhe e pa pa i rënë sy. Përshtypjet ishin pozitive. Ky lojtar vlen. Që do të thotë na duhet. Sekretariati i FSHF-së nuk nxiton që t’i japë një ftesë. Luhej kampionati europian i asaj moshe. Çani dhe ata që i rrinë përreth nuk pranojnë. Menaxherët e bindin se ka një të ardhme të shkëlqyer në futboll. Një të ardhme që mund t’i ofrojë një vend në skuadrat përfaqësuese të kësaj moshe. Madje lojtari fillon të aplikojë edhe për pasaportë vendase. Shehu zhgënjehet por FSHF nuk dorëzohet. OK, mund të jetë një lojtar i aftë dhe ndonjë tekë edhe i pranohet. Megjithëse nën moshë, trajneri i U-21 Artan Bushati vendos t’i japë një shans. Dhe e fton në ndeshjet zyrtare të edicionit të shkuar. Personalisht Bushati komunikon pothuaj përditë në telefon dhe Çani bindet se duhet të luajë për Shqipërinë. Vetëm 24 orë përpara shpalljes së listës zyrtare Çani heq dorë. Mbyll telefonin dhe nuk i përgjigjet më thirrjeve. Arsyeja, menaxherët e kanë bindur se duhet të presë edhe pak përpara se ta bëjë zgjedhjen e tij. Mbrapa këndit është Italia. Madje thuhet se vetë trajneri Kaziragi i ka thënë se nëse ecën me të tillë ritme shpejt do të ketë një shans të kaltër. Lojtari është i dyzuar. FSHF tenton në çdo ndeshje të U-21 dhe heq dorë përfundimisht pak muaj më parë. Çani nuk dëshiron të luajë për Shqipërinë.

Sot – ata që i qëndrojnë pranë i kanë sugjeruar se nëse flitet për një ftesë në skuadrën e madhe të Shqipërisë duhet ta pranojë. Dhe nëpërmjet njerëzve të caktuar i lëshon sinjale zyrtarëve të futbollit: “Më jepni një shans në Kombëtaren e madhe, nuk do t’ju zhgënjej”. Asnjë shans nuk i ka ardhur deri tani. Federata shqiptar e futbollit ende nuk ka dalë me një përfundim zyrtar. Megjithatë shanset janë që “presionet qoftë edhe sportive” të lojtarit të mos aprovohen. Federata insiston se nuk ka asnjë mundësi që një lojtar të përfitojë apriori formacionin. Pikë së pari ai duhet të bindë teknikun se është i vlefshëm. Më pas një arsyetim më i avancuar thotë që lojtari duhet të luajë qoftë edhe disa ndeshje me skuadrën U-21. Nëse vërtet është i vlefshëm atëherë e ka një derë të hapur në përfaqësuese. Ka opinione radikale të cilat mendojnë se askush nuk duhet të hyjë në skuadër me “forcë” qoftë edhe një lojtar shumë i vlefshëm, ashtu sikundër ka edhe të tjerë që thonë se një futbollist në kushtet kur e kërkon edhe një tjetër përfaqësuese mund t’i jepet një shans sa “për ta djegur”. Me të shkelur në fushë ai do të jetë përfundimisht i Shqipërisë…

E ardhmja – Pas një viti futbollisti nuk do të ketë më shanse të luajë me përfaqëusesen U-21 të Italisë, ashtu sikundër binden ta bindin ata që ka përreth. Më pas pjesëmarrja e tij në skuadrën e madhe të Italisë duket një mision shumë i vështirë dhe detyrimisht ai do të zgjedhë Shqipërinë. Nëse kjo e fundit i bën një ftesë. Megjithatë një periudhë e “tillë humbjeje” nuk i vlen askujt. As vetë Çanit e as Shqipërisë. Kjo e fundit, e djegur për një futbollist që luan jashtë kufijve dhe që bën mirë gjithnjë i ka në konsideratë elementë të tillë. Aq më tepër kur vijnë nga ata që ne përpiqemi t’i imitojmë pafundësisht, nga Seria A, që nën mendjet tona është edne “kampionati më i bukur në Botë”. Kjo është telenovela e radhës e një talenti që luan në Europë. Me pak kujdes dhe me pak zgjuarsi, sidomos nga futbollisti mund të jetë një fund i këndshëm kuqezi. Por pa presione. Zgjedhjet janë të natyrshme. Për këdo qoftë…

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Mon, 23 Mar 2009 , 23:45

Shanset për mbijetesë
24 Mars PARTIZANI

Ka treguar një përmirësim të dukshëm në rezultate që tashmë po e shohin si “dhelpra rrushtë”. Një ngjitje që përsëri në fakt për vet nivelin e traditën e madhe duket pak. Por, edhe shumë kur mendohet se në fazën e parë skuadra ka qenë e “sfilitur” si kurrë më parë. Për këtë kampionat, edhe pse vjet u shpall nënkampione, synimi i parë dihet, është mbijetesa

Shanset e renies: të pallogaritshme



FLAMURTARI

Me disa pikë shtëpiake të lëna, si edhe me pikë të fituara me shumë vështirësi në transfertë, ekipi ka “humbur shanse” mjaft të mira për të mos qenë aty ku ndodhet. i duhet një vëmendje absolute, veçanërisht në ndeshjet direkte me skuadrat më të rrezikuara se sa vet, që të mos e ndjejë “frikën” e “tmerrin” e rënies që e provoi para disa vitesh se sa i hidhur ishte.

Shanset e renies: të ndërlikuara



ELBASANI

Nuk është vëtëm një trajner i zoti e me shumë përvojë si “xhaxhi” Faruk Sejdini ai që do ta shpëtojë tani këtë skuadër. Duhet angazhim i përgjithshëm i futbollistëve për të rikthyer “klimën” e rezultateve të munguara. Kalendari parashikon të tjera vështirësi, por që skuadra ka aftësi për ti kapërcyer me sukses. Për të mos rënë sigurisht pa dashje, “viktimë” e ndonjë sikleti tjetër të paparashikuar

Shanset e rënies: me plot “ethe”



LUSHNJA

Një “anije transoqeanike”. Ilir Gjyla ka injektuar grintë shembullore e skuadra e ka materializuar këtë me fitore shtëpiake e transfertash. Një koeficent momntalisht “joshës”, por që ka edhe një rrezik “mos dehjen” e rënien në atë që konsiderohet eufori, apo “gjumë mbi dafina”.

Shanset për rënien: afro 35%



APOLONIA

Me një drejtues si serbi Esad Karishik dhe futbollistë cilësorë që akoma kanë nevojë të rikthejnë lojën e tyre më potenciale, për ti shërbyer më mirë rezultateve që po mungojnë totalisht në 5 javët e fundit, besimi megjithatë egziston. Mbetet të verifikohet nëse Apolonia do ti bëjë ball si duhet sfidave që e presin.

Shanset e rënies: të rrezikuara



BYLIS

Rikthimi në “bishtin” e renditjes është një paralajmërim se tani nuk ka më “kohë për të humbur” (gabuar). Trajneri Hysen Dedja ka dhënë prova se me stilin e tij potent në drejtim i duhet të ketë në shkallën më maksimale vet përkushtimin e futbollistëve që drejton nëse nuk do të “ikë nga ka ardhur”.

Shanset e rënies: tepër të komplikuara

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Mon, 23 Mar 2009 , 23:46

Xhani: Kundër Dinamos do luajmë në Kamëz
24 Mars Mgjithatë pakkush e beson, mund të jetë batuta e rradhës e presidentit të kuq



“Është një stadium i licensuar, unë di që blutë e kan ters Qemal Stafën”



Java e ardhme rezervon derbi, Partizani-Dinamo. Por, ndryshon shumë nga ajo e 17 majit të kaluar. Tashmë, objektivat janë të ndryshme. Presidenti i të kuqve, Albert Xhani kërkon që ndeshja të zhvillohet në stadiumin e Kamzës dhe jo në “Qemal Stafa”. Klubi i kuq ka të drejtë që të vendosë për stadiumin duke qenë se është skuadra pritëse dhe për këtë, Xhani bën të ditur se ka vënë në dijeni edhe Federaten Shqiptare te Futbollit. “Duke qenë se është një fushë e mirë, e re dhe e licensuar, mendojmë që ta zhvillojmë ndeshjen në stadiumin e Kamzës. Një gjë të tillë e kanë kërkuar edhe lojtarët. Duke qenë se Dinamo e ka ters stadiumin “Qemal Stafa”, ne në këtë mënyrë kërkojmë që ta ndihmojmë duke e zhvendosur takimin në Kamëz”, shprehet 1-shi i “demave” në prononcimin e tij.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Mon, 23 Mar 2009 , 23:47

Vlonjatët viktima të gjykimit: Mos thoni më “gabim njerëzor”
24 Mars Dje në çdo ambient të qytetit të Vlorës është diskutuar gjatë për penalltinë e dhënë nga gjyqtari Jorgji në dëm të Flamurtarit, në ndeshjen ndaj Vllaznisë. Të gjithë janë shprehur me indinjatë për këtë moment, duke thënë që gjyqtarët e ndëshkojnë me qëllim skuadrënvlonjate. Këtë mendim ka dhe shefi klubit Geri Çipi, pasi e ka riparë këtë moment, që sipas tij dhe stafit teknik ishte një penallti fantazëm.



- A e keni riparë me kujdes momentin e dhënies së penalltisë?

- E kam parë unë, futbollistët, stafi i skuadrës dhe i gjithë opinionin sportiv. Konkluzioni është tepër i qartë dhe jemi të bindur plotësisht se nuk ishte fare penallti.

- A vazhdoni t’i qëndroni mendimit, se gjyqtari e ka bërë qëllimisht atë veprim?

- Këtë duhet të thotë vet gjyqtari Enea Jorgji. Për mendimin tim, ngado që ta kthesh këtë moment, pa paragjykuar asgjë, mund të shprehem se ka bërë me qëllim.

- Pse jeni kaq i ashpër dhe nuk e vlersoni këtë moment, thjesht si një gabim njerëzor?

- Jemi ngopur me këto justifikime. Sa herë që janë raste të tilla, disa nxjerrin përpara vetëm fjalët: “gabim njerëzor”. Në këtë rast, dikush e justifikon edhe me faktin që ky gjyqtar është i ri dhe është e natyrshme të gabojë. Por gabime të tilla po e dëmtojnë shumë Flamurtarin.

- Si është e mundur që një gjyqtar pa përvojë, vendoset të drejtojë një ndeshje aq të rëndësishme?

- Këtë e caktoi shorti dhe nuk kemi se si të kundërshtojmë, kur gjithçka vendoset nga të tjerët. Por ky nuk është rasti parë që ndodh kështu. Edhe në ndeshje të tjera jemi dëmtuar por e kemi kaluar, sepse na është thënë do të marrim masa për të ndryshuar gjëndja.

- Deri ku do të shkojë protesta tuaj për këtë rast?

- Ne si drejtues të klubit dhe e gjithë skuadra është e bindur se gjyqtari Jorgji na ka dëmtuar, në një ndeshje që mund të merrnim një pikë me vlerë. Në rastin e golit të tretë skuadra ka protestuar, duke qëndruar krejt pasive në fushë. Federata, vëzhguesit dhe specialistët e kanë të filmuar këtë moment dhe nuk duhet të kundështojnë asgjë. Ne në ditët e ardhshme do të mblidhemi dhe do të diskutojmë qëndrimin tonë për këtë rast, pasi nuk mund të vazhdojmë të dëmtohemi në çdo ndeshje, nga vendimet e gabuara të gjyqtarëve.

- Mos vallë do të ketë ndonjë qëndrim ekstrem nga Flamurtari?

- Këtë nuk e them përpara kohe, por di që do ta analizojmë dhe diskutojmë me shumë përgjegjësi dhe do të dalim me një qëndrim zyrtar për rastin në fjalë

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Mon, 23 Mar 2009 , 23:49

penalltia ka ken puro penallti mor shkop

Post Reply