Page 57 of 72

Re: Legjionaret

Posted: Fri, 24 Jul 2009 , 18:14
by Skodrinon
per mu shkumja e canes te sunderland asht nji hap mrapa per te. te marsilja ishte kapiten, luftote per kampionat, lute ne champions. kurse me sunderland ka me lujt per mos me ra prej kategorise.
mund t'perfitojne nei lek ma shum por nga ana profesionale nuk asht trasferim i qellum

Re: Legjionaret

Posted: Fri, 24 Jul 2009 , 18:33
by GOLDIAN
Skodrinon wrote:per mu shkumja e canes te sunderland asht nji hap mrapa per te. te marsilja ishte kapiten, luftote per kampionat, lute ne champions. kurse me sunderland ka me lujt per mos me ra prej kategorise.
mund t'perfitojne nei lek ma shum por nga ana profesionale nuk asht trasferim i qellum
ky na hangert bash majen ............. se na cau bo*** den me lujt me ekipe te mdhaja te hypin te ky i jemi tesh
muta lapera tangerdhekgji tana i kan djemt kuq e zi

p.s admin e moderatora mundeni me me perjashtu nuk jua baj me ju provoku ju tham sinqerisht e di qe a enalume me fol banalshe po me cohen nervat tan veren telenovela real bayern milan e si perfundim maje ketij temit

Re: Legjionaret

Posted: Sat, 25 Jul 2009 , 22:03
by GOLDIAN
si shkrihem me keto gazetat tona

Për Canën gjatë dy viteve të
fundit kanë shfaqur interes
skuadra si Çelsi, Arsenali,
Liverpuli, Roma, Napoli,
Bajerni i Mynihut, Hamburgu,
Volfsburgu, Verder Bremeni,
Evertoni, Totenhami, Shahtjor
Donjecku, Fenerbahçe dhe
Sandërlendi. Lojtari zgjodhi
këtë të fundit, pasi iu
plotësuan shumë nga
kërkesat që kishte.


kja firma jeme asht perfekt per keta futbollistat tone

Re: Legjionaret

Posted: Sun, 26 Jul 2009 , 13:29
by Skodrinon
GOLDIAN wrote:si shkrihem me keto gazetat tona

Për Canën gjatë dy viteve të
fundit kanë shfaqur interes
skuadra si Çelsi, Arsenali,
Liverpuli, Roma, Napoli,
Bajerni i Mynihut, Hamburgu,
Volfsburgu, Verder Bremeni,
Evertoni, Totenhami, Shahtjor
Donjecku, Fenerbahçe dhe
Sandërlendi. Lojtari zgjodhi
këtë të fundit, pasi iu
plotësuan shumë nga
kërkesat që kishte.


kja firma jeme asht perfekt per keta futbollistat tone
asht e vertete qi e kan kerku, por cana ka preferu sunderland se asht tifoz qysh fmi me ta :D

Re: Legjionaret

Posted: Tue, 28 Jul 2009 , 03:32
by fpjalmi
Lorik Cana, kapiteni i ri i Sanderland
28 Korrik

Lajmin e ka dhënë vetë trajneri i ri i tij, Steve Bruce. Lorik Cana, është duke vendosur disa rekorde të panjohura më parë për një futbollist shqiptar.



Lorik Cana do të jetë kapiteni i ri i Sanderland, apo “Black Cats” (“maceve te zeza”), siç është edhe nofka e ekipit anglez të Premier League. Lajmin e ka dhënë vetë trajneri i ri i tij, Steve Bruce. “Është më të vërtetë një lojtar luftarak, - deklaroi menaxheri i Sanderland, - ai ishte kapiteni te Marseille, është kapiten i ekipit të Shqipërisë. Të jesh kapiten te një ekip si Marseille, do të thotë shumë për një lojtar dhe karakterin e tij”.



REKORDE



Lorik Cana, mbush 26 vjeç të hënën, nënshkroi të shtunën një kontratë në vlerën e 2.5 milionë eurove në sezon (rreth 75 mijë euro në javë) me Sanderland, është duke vendosur disa rekorde të panjohura më parë për një futbollist shqiptar.

- Loriku është i pari lojtar shqiptar që luan në Premier League.

- Është lojtari për të cilin është paguar më shumë, 6 milionë euro për të kaluar nga Marseille te Sanderland

- Është lojtari më i paguar shqiptar i të gjitha kohërave, 2.5 milionë euro në sezon, 75 mijë euro në javë

- Bëhet kapiteni i parë shqiptar i një skuadre angleze, për më tepër që ka qenë edhe kapiten i Marseille.

Re: Legjionaret

Posted: Tue, 28 Jul 2009 , 03:40
by fpjalmi
un mendoj qe cana kas ba shummire qe ka shku ne angli.

e para asht qe skuadra ma e dobt e kampionatit anglez asht ma e mira e mira e kampionatit francez.

pra te gjithe e dime se cfare diferencet ka kampionati anglez dhe kampionati kampionati francez ndermjet njera tjetres dhe duke mendu se skuadrat angleze bajn ligjit neper kupa europet kurse skuadrat francese nuk mbahet mend se qysh kur kan pa i provu dhe as pa iu afru dhe mendoj se pjesa ma e madher mendon keshtu .

duke pa qe cana asht ba kapitern ne skuader do te thotre qe asht vleresu ma sume se kerkush tjeter duke dit qe provoj ekipin frances si kapiten dhe perseri kapiten ne skuadren e sapo ardhun .

un mendoj se ai ka ba ma te miren

Re: Legjionaret

Posted: Tue, 28 Jul 2009 , 03:48
by fpjalmi
Loriku, kapiteni i ri i Sanderlendit, do të përfitojë te klubi anglez 2.5 milionë euro në vit, ose 75 mijë euro në javë.





Shitja e Lorik Canës te Sandërlendi në Angli është në vlerën e 8 milionë eurove, po aq sa ato të Valbuenës dhe Sisesë, dhe jo 6 milionë euro saç është raportuar më parë në mediat ndërkombëtare. Lajmi jepet nga faqja franceze Football.fr. Sipas saj, nga shitjet në total gjatë kësaj merkatoje vere Olimpiku i Marsejës ka përfituar 38 milionë euro. Një lehtësim tjetër janë dhe pagat e këtyre lojtarave, pasi në total ato arrinin 20.5 milionë euro (Cana përfitonte në vit 2.3 milionë euro te Marseja). Loriku, kapiteni i ri i Sanderlendit, do të përfitojë te klubi anglez 2.5 milionë euro në vit, ose 75 mijë euro në javë.


E Hene, 27 Korrik 2009

Re: Legjionaret

Posted: Tue, 28 Jul 2009 , 03:49
by fpjalmi
pra kuptohet se sa i vlefshem asht ky lojtare

Re: Legjionaret

Posted: Tue, 28 Jul 2009 , 03:52
by fpjalmi
Ky, sezoni i fundit me Riedin”
» Vendosur: 27/07/2009 - 08:00





Leonard Karaj

Premton më shumë gola se sezonin e kaluar. Premton se do të jetë protagonist absolut tek skuadra e tij. Por premton gjithashtu se në fund do ti japë lamtumirën Riedit. Pas golit të parë sezonal të shënuar ndaj kampionëve të Salzburgut Hamdi Salihi zbulon detaje të verës së nxehtë të merkatos dhe jo vetëm. Në fokusin e interviustës sonë me sulmuesin kuqezi ka qenë edhe e ardhmja e futbollistit, e cila shihet më së shumti larg Riedit dhe kampionatit austriak të futbollit. “U lodha me oferta e tratativa ndaj kam vendosur që ky të jetë sezoni vedimtar te Riedi dhe në fund të shikoj për një kampionat më prestigjioz”, ka pohuar Salihi në linjë telefonike për gazetën “Panorama Sport”.
Një fillim i mbarë kampionati me një gol trepikësh ndonëse gjatë kësaj jave keni pasur probleme shëndetësore...
Po, është e vërtetë kam pasur probleme me bajamet dhe për disa ditë kisha edhe temperaturë të lartë. Deri të enjten e javës së shkuar nuk munda të dal nga shtëpia e jo më të stërvitesha. Vetëm të premten shkova në klub dhe u stërvita me shokët e skuadrës. Kisha shumë dëshirë të luaja ndaj Salzburgut.
Një gol i shkëlqyer në fund të takimit, çfarë iu tha më pas?
Natyrisht që më përgëzoi. Por mua më tepër se lëvdatat e trajnerit më erdhi mirë që shënova gol ndaj një skuadre si Salzburgu dhe për më tepër i dhashë ekipit tim tre pikë të rëndësishme.
Ried, në vend të parë me 6 pikë, ndonëse janë luajtur vetëm 2 javë kampionat, do të synoni diçka më tepër sivjet?
Objektivi primar i kësaj skuadre ka qenë dhe mbetet mbijetesa. Kjo gjë shihet edhe nga buxheti që ka në dispozicion kjo skuadër por ne si futbollistë jemi zotuar dhe i kemi vënë synim vetes që këtë sezon do të kapim me patjetër Kupat e Evropës. Natyrisht që Kupa e Kampioneve do të ishte ëndrra por edhe Europa League do të konsiderohej një sukses për Ried.
Sezonin e kaluar shënuat 14 gola, po sivjet i keni vënë një objektiv vetes suaj? Do të mund të shohim një Salihi si në kohët kur luante te Tirana?
Ajo periudhë kur luaja te Tirana dhe shënoja më shumë se 20 gola është shumë e vështirë që të përsëritet tek Riedi. Fakt është se kjo skuadër luan për mbijetesë dhe përgjithësisht mbrohet me shumë forca dhe mendon pak për sulmin ndaj edhe rastet për gola janë të paktë, ndërsa te Tirana ishte krejt ndryshe. Por gjithsesi unë i kam vënë si objektiv vetes që të shënoj të paktën një gol më shumë se sezoni i kaluar dhe kam përshtypjen se do t’ia arrij.
Keni kaluar një sezon shumë të mirë por si është e mundur që nuk kaluat gjatë kësaj merkatoje në një skuadër më të mirë?
Të them të drejtën kam pasur shumë, shumë oferta gjatë kësaj vere, aq sa u mërzita duke i dëgjuar dhe duke bërë tratativa. Në një moment të caktuar isha gati me valixhe te dera për të ikur nga Riedi dhe gëzohesha dhe më pas vinte zhgënjimi sepse përmbysej gjithçka. U lodha ndaj i thashë vetes jepi gaz edhe këtë sezon te ky ekip dhe më pas shiko një mundësi edhe më të mirë në një kampionat më prestigjioz.
Cili ka qenë problemi kryesor, ose problemet që nuk arriheshin marrëveshjet në këto tratativa?
Problemi i vetëm ka qenë Riedi. Drejtuesit e këtij klubi kanë kërkuar më shumë se 1 milionë euro për kartonin tim dhe asnjë skuadër nga ato që ka kërkuar shërbimet e mia duke parë edhe krizën financiare që ka pushtuar botën, nuk ka dashur të harxhojë kaq shumë.
Pra, edhe një sezon te Riedi?
99 përqind po. Vetëm në rast se vjen ndonjë ofertë marramendëse gjatë kësaj kohe ose në merkaton e dimrit, por gjithsesi unë nuk e ushqej veten me iluzione. Do të rri tek kjo skuadër do të bëj edhe më mirë se sezonin e shkuar dhe më pas do të kukoj një ekip më të mirë.

Re: Legjionaret

Posted: Mon, 03 Aug 2009 , 02:24
by fpjalmi
Cana, këmbëbarë me Sandërlendin, “macet e zeza” fitojnë me Sëlltikun








Lorik Cana e nisi aventurën angleze me fanellën e Sandërlendit- skuadra e tretë në karrierën e mesfushorit shqiptar – me një fitore të bukur kundër Sëlltikut të Gllazgout (2-1), edhe pse flitet për një ndeshje miqësore, por të zhvilluar në Skoci, dhe që shërbeu për rekordmenët skocezë si një test i humbur përpara përballjes në kuadër të ndeshjes së dytë të kualifikuesve të Ligës së Kampioneve kundër Dinamos së Moskës. Ish-kapiteni i Marsejës u bashkua para fillimit të takimit me korin e atyre që duartrokitën, thirrën emrin dhe treguan respektin e duhur për ish-lojtarin e Anglisë dhe Njukasëllit, Sër Bobi Robsonin, të ndarë nga jeta pas sëmundjes së rëndë me kancer. Golat për formacionin e “maceve të zeza” të Sanderlendit u shënuan nga Kieran Riçardosn dhe Kenjuin Xhons, duke i dhuruar një fitore të merituar trajnerit Stiv Brus. Mark Krosas realizoi golin e flamurit për Sëlltikun. Loriku hyri në lojë në minutën e 62-të, kur rezultati ishte 0-2 për Sanderlendin, në të njëjtën minutë si dhe Frejzër, blerja tjetër e Sandërlendit. Për Sanderlendin kjo ishte fitorja e dytë rresht, pas miqësores së fituar me Atletikon e Madridit (2-0).

Re: Legjionaret

Posted: Mon, 03 Aug 2009 , 02:36
by fpjalmi
Bogdani, gol ndaj Xhenova Internacional
01/08/2009 08:55

Erjon Bogdani vazhdon te luaje ne formacionin e pare ne ndeshjet miqesore te Kievos, megjithate ai vazhdon te mos shihet si titullar per sezonin e ardhshem.

Por, me paraqitjet e tij ne kete faze pergatitore, sulmuesi kryesor i Kombetares shqiptare ka shansin me te mire per te bindur trajnerin Mimo Di Karlo per kualitetin e tij.

Dje kuqeziu u aktivizua vetem 36 minuta perballe Xhenova Internacional, ndersa ne te 19-en ai shenoi golin e avantazhit te perkohshem 2-0 ne porten e skuadres australiane.

Takimi ka perfunduar me fitoren 5-0 te skuadres nga Seria A, e cila sot ne mengjes eshte nisur drejt Anglise, per te zhvilluar nje tjeter miqesore, me Uest Bromuiç Albion.

Ndeshja do te luhet ne Birmingam ne oren 16:00 (15:00 ore lokale), ndersa te dielen skuadra e drejtuar nga Mimo Di Karlo do te kthehet ne Verona. Ndeshja me skuadren qe nuk arriti te mbijetonte ne Premierligen angleze eshte testi i radhes per 32-vjeçarin, qe te binde stafin teknik se e meriton nje fanelle titullari.

Re: Legjionaret

Posted: Mon, 03 Aug 2009 , 13:46
by vllaznia1919
Edhe per mu ka ba gabim qe ka kalu te sanderlendi.Por mos harroni pagen e mire edhe qe aty asht mret i kan rujt nr 19 edhe shiritin e kapitenit.

Re: Legjionaret

Posted: Tue, 04 Aug 2009 , 04:31
by fpjalmi
UN MEndoj qe sanderleti asht ma mire se marsilia,sepse thojn qe sanderleti ka ba ekip bomb dhe arsyja pse mendoj une qe ai e bani mjaft mire asht sepse nese manchesteri dhe arsenali nese e dojn mund ta shohin ma mire ne kampionatin anglez ata 2 skuadra xhigande .

un mendoj qe shum shpejt lorik cana do jete te nji klub qe asht pretendente ne kupe kampionesh,dhe mendoj qe sanderleti asht klubi qe ekipet botnore do ta shohin

Re: Legjionaret

Posted: Tue, 04 Aug 2009 , 04:51
by fpjalmi
Lorik Cana! Uau çfarë blerjeje!
4 Gusht Mirë, po e pranoj, unë nuk e ndjek rregullisht Ligue 1 e Francës, dhe unë nuk dija asgjë për Lorik Canën përpara se menaxheri Stiv Brus dhe Sunderlandi ta blenin atë.

I dhashë vetes pak kohë përpara internetit dhe kërkova në google për shqiptarin,e nisa me të dhënat e karrierës së tij dhe u futa gjithashtu në faqen e ëikipedias për biografinë e tij.

Më pas u futa edhe në Youtube për të parë ndonjë video të tij. Nëse nuk dini gjë për Lorik Canën, kam një këshillë për ju. Futuni në Youtube dhe shikojeni me vëmëndje…

E pabesueshme, thjesht e pabesueshme

Pasioni, intensiteti dhe zgjarri që ka përbrenda ky njeri është pa asnjë dyshim, e pabesueshme. Ky djalë jep gjithcka në fushë. Në fillim ai rrëshket në të gjithë gjatësinë e fushës për të fituar topin dhe më pas kur e ka atë, nuk ka asnjë frikë që të driblojë dhe të nxjerrë përpara skuadrën.

Ka edhe një rekord të mirë golash të shënuar. Jo vetëm që shënon nga distanca por ka edhe një goditje të fortë më kokë.

Shikoni mënyrën sesi ai komunikon me pjesën tjetër të skuadrës. Shihni si ai e udhëheq atë. Dhe nuk do të keni më asnjë dyshim se pse Stiv Brus i dha menjëherë atij shiritin e kapitenit. Pasi e kam parë këtë gjë, kam një dëshirë të ethshme të shkoj të blej bluzën me emrin e tij, qoftë edhe pse nuk ka luajtur ende një ndeshje zyrtare me klubin.

Dhe e kam seriozisht!

Jam përfundimisht i eksituar për ta parë duke luajtur këtë futbollist. Nuk mund të pres. Ky lojtar do të bëjë të mundur qarkullimin e topit në mesfushë, do të ndërtojë lojën e sulmuesve dhe gjithashtu është në gjëndje të heqë shumë topa në vijën fatale të portës sonë.

Ai do e drejtojë Sunderlandin. Jam i bindur se nëse do të luajë në Angli sië ka bërë në Marsejë do e drejtojë këtë klub në maja të papara për të. Unë mezi po pres.

Re: Legjionaret

Posted: Tue, 04 Aug 2009 , 13:47
by Edmond-Cela
fpjalmi wrote:UN MEndoj qe sanderleti asht ma mire se marsilia,sepse thojn qe sanderleti ka ba ekip bomb dhe arsyja pse mendoj une qe ai e bani mjaft mire asht sepse nese manchesteri dhe arsenali nese e dojn mund ta shohin ma mire ne kampionatin anglez ata 2 skuadra xhigande .

un mendoj qe shum shpejt lorik cana do jete te nji klub qe asht pretendente ne kupe kampionesh,dhe mendoj qe sanderleti asht klubi qe ekipet botnore do ta shohin
pajtohem shum me ty pjalmi tashi asht ne doren e vet canes, nese ai rezultohet shum i sukseshem aty me sikuri qe vitin tjetur do jen skuadret tjeta te medhaja angleze qe do luftojn per sherbimin e tije. kjo asht vetem ne doren e canes. per mendimin tem tham se do pershatatet shum mire ketu ne angli se ai asht shum i fort nje gje qe futbolli anglezi nuk e ka shum

Re: Legjionaret

Posted: Tue, 04 Aug 2009 , 13:55
by Edmond-Cela
GOLDIAN wrote:si shkrihem me keto gazetat tona

Për Canën gjatë dy viteve të
fundit kanë shfaqur interes
skuadra si Çelsi, Arsenali,
Liverpuli, Roma, Napoli,
Bajerni i Mynihut, Hamburgu,
Volfsburgu, Verder Bremeni,
Evertoni, Totenhami, Shahtjor
Donjecku, Fenerbahçe dhe
Sandërlendi. Lojtari zgjodhi
këtë të fundit, pasi iu
plotësuan shumë nga
kërkesat që kishte.



nuk e di nag por per Liverpuli arsenal dhe everton asht shum e sigurt.

per mendimin tem ka ba shum mire qe ka shku tek Sandërlendi. Pse? nese ai tregon veten dhe vlerat e tije te sanderlandi asht skuadra me e pershtatshme se ai do jet lider, dhe nese del i sukseshem vitin tjetur vlerat e tija do rriten 10 here me shum. tashi asht gjithcka ne doren e canes per endrrat e tija per skuadra te medhaja europiane






kja firma jeme asht perfekt per keta futbollistat tone

Re: Legjionaret

Posted: Wed, 05 Aug 2009 , 05:11
by fpjalmi
Edmond-Cela wrote:
fpjalmi wrote:UN MEndoj qe sanderleti asht ma mire se marsilia,sepse thojn qe sanderleti ka ba ekip bomb dhe arsyja pse mendoj une qe ai e bani mjaft mire asht sepse nese manchesteri dhe arsenali nese e dojn mund ta shohin ma mire ne kampionatin anglez ata 2 skuadra xhigande .

un mendoj qe shum shpejt lorik cana do jete te nji klub qe asht pretendente ne kupe kampionesh,dhe mendoj qe sanderleti asht klubi qe ekipet botnore do ta shohin
pajtohem shum me ty pjalmi tashi asht ne doren e vet canes, nese ai rezultohet shum i sukseshem aty me sikuri qe vitin tjetur do jen skuadret tjeta te medhaja angleze qe do luftojn per sherbimin e tije. kjo asht vetem ne doren e canes. per mendimin tem tham se do pershatatet shum mire ketu ne angli se ai asht shum i fort nje gje qe futbolli anglezi nuk e ka shum

EDHE UN MENDOJ SI TI MONDI .

TI E DIN MA MIRE SE GJITHKUSH SEPSE JETON ATJE

Re: Legjionaret

Posted: Wed, 05 Aug 2009 , 19:55
by GOLDIAN
besart berisha ka nenshkru sot per tre vjet me arminia bielefeld
ka ba ndeshje te mira ne pergatitore e ishalla i prihet mbare dhe ne kampionat
per mu asht nje kalim pozitiv i berishes duke dit qe bielefeld asht nje nder pretendentet per mu ngjit ne bundesligen 1
pas fatmir vates duros e skeles asht i 4 shqiptar (flas per ata qe kane vesh fanellen kuq e zi)

Re: Legjionaret

Posted: Wed, 05 Aug 2009 , 20:54
by Man in Redblue
Gzohem per kyt blemje, shpresoj qe Berisha ti vehet punes, ti lajn filmat,grushtat e lojen individuale, se ky asht ndoshta shanci i fundit per te.

Re: Legjionaret

Posted: Fri, 07 Aug 2009 , 03:21
by fpjalmi
Sukaj, pranë firmës me Hansa Rostok


Edicionin e kaluar, Sukaj luajti pjesën e parë të sezonit me skuadrën turke Hacetepe, përpara se të huazohej te Vllaznia për pjesën e dytë.





Xhevair Sukaj pritet të firmosë me Hansa Rostokun në Gjermani. Sulmuesi shkodran shënoi dy gola në një ndeshje kundër një skaudre amatore, të fituar nga Hansa me rezultatin e thellë 12-1. Edicionin e kaluar, Sukaj luajti pjesën e parë të sezonit me skuadrën turke Hacetepe, përpara se të huazohej te Vllaznia për pjesën e dytë.