Page 57 of 61

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Sun, 03 Oct 2010 , 11:42
by Miri
Mainz barazon rekordin e Bundesligës
mainz-feste.jpg
Liderët e Mainz-it vazhdojnë serinë e fitoreve në Bundesligën gjermane pas fitores 4-2 me Hoffenheim-in duke barazuar kështu rekordin përsa i përket nisjes më të mirë të kampionatit të cilin e mbanin Bayern Munchen dhe Kaiserslautern me 7 fitore në 7 ndeshjet e para të kampionatit.
Që në minutën e dyë shënojnë lojtarët e Mainz-it me anë të Sam Allagui. Megjithëse në mbyllje të pjesës së parë barazon Demba Ba për miqtë, Adam Szalai në minutën e 47 dhe autogoli I Luiz Gustavos në të 59-ën i japin vendasve të Mainz-it avantazhin prej dy golash.

Rindez shpresën për Hoffenheim, me anë të një goditjeje dënimi, Gylfi Sigurdsson në ’64 para se të siguronte trepikëshin për Mainz nga pika e penalltisë, Andre Schurrle në minutën e 73.

Në ndeshjet e tjera të Bundesligës për javën e shtatë, Wolfsburgu barazon 1-1 me Borussia Monchengladbach duke ndërprerë serinë e 4 fitoreve rradhazi, Freiburg mposht 3-2 Koln duke u ngjitur në vendin e katërt në renditje, Schalke 04 humbet 2-1 ndaj Nurenbergut dhe të njëjtin fat pëson edhe Kaiserslautern ndaj Hamburgut.

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Sun, 03 Oct 2010 , 11:43
by Miri
Sezonin e ardhshem edhe vllaznia ka me ba 10 ndeshjet e para 10 fitore :D

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Mon, 04 Oct 2010 , 05:55
by fpjalmi
Duket shum qarte qe mungesa roben asht shum e randesishme dhe me duket se as ribery nuk po lot ne mos gabosha

edhe vjet keshtu e filloi bajerni ,dhe mandej kthej si nata me diten

Duke pare fillimin e startit te bajernit te vjetshem ,asht shum i njejte ne kampionatin gjerman

POr duke pa kupen e kampioneve ,bajerni i ketij viti ka 1 start ma te mire se te vjetshmin ,qe do te thote

Bajerni i ketij vitit asht ma i mire se bajerni i vjetshem ,edhe pse roben dhe riberi mungojn

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Mon, 04 Oct 2010 , 07:38
by fpjalmi
Dështon Bajern, barazon Verder





ArkivBajerni i Mynihut vazhdon të hasë vështirësi për të gjetur ritmin e tij në Bundesligën gjermane.

Në ndeshjen e javës së shtatë skuadra bavareze është mundur nga Borusia Dortmund me rezultatin 2-0 duke e parë veten në një gjendje kritike.

Në pjesën e parë Bajerni u përpoq të bënte dicka për të fituar këtë ndeshje por futbollistët e tij u treguan të pasaktë përballë portës së Dortmund në rastet e krijuara.

Në pjesën e dytë Borusia e ndëshkoi Bajernin fillimisht me anë të Barrios në minutën e 52 dhe më pas me Nuri Shahin në të 61. Me këtë fitore Dortmund vazhdon të jetë në vendin e dytë me 18 pikë, ndërsa Bajern mbetet në kuotën e 8 pikëve.

Bajer Leverkusen evitoi një humbje ndaj Verder Bremen duke e mbyllur këtë takim me rezultatin e barabartë 2-2 dhe duke marrë 1 pikë që e lë në vendin e katërt.

Ejntrahti i Frankfurtit mori një fitore të rëndësishme ndaj Shtutgartit. Gekas dhe Kris shënuan për Frankfurt, ndërsa për Shtutgart shkurtoi diferencën Pogrebnjak.

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Tue, 05 Oct 2010 , 16:13
by fpjalmi
nji gjest i nje fitbollisti ne bundesligen 2 ne gjermani ,i prek gjokset albitres diten e dile

http://www.youtube.com/watch?v=_5CziqhDpi0

http://www.youtube.com/watch?v=NpuysEdXoL4

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Tue, 05 Oct 2010 , 17:29
by fpjalmi
Gjermania, dëmtohet Shvajshtaiger, nuk luan me Kombëtaren

Katastrofat nuk kanë fund në pankinën bavareze. Listës së të dëmtuarve përveç Riberisë, Robenit, Altintop, Kontentos, Brenos dhe Alabas i është shtuar edhe mesfushori Bastian Shvajshtaiger, i cili gjatë ndeshjes kundër Borusias së Dortmundit ka pësuar një krisje në kyçin e këmbës së djathtë, por sipas mjekëve ky dëmtim do t'i kushtojë 10 ditë jashtë fushave të blerta. Dëmtimi i 25-vjeçarit ka përhapur panik si në klubin bavarez ashtu edhe Kombëtaren gjermane. Trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv, kështu duhet të heqë dorë nga mesfushori në të dyja ndeshjet e radhës ndaj Turqisë më datë 8 tetor, si dhe ndaj Kazakistanit, katër ditë më vonë.

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Tue, 05 Oct 2010 , 17:31
by fpjalmi
Jam shum kurioz me pa ndeshjen live gjermani turqi

qysh se hiding ka shku me turqine tranier ,turqia ka shkelqy me tana fitore

kuptohet se gjermania asht favoritja me fitu ndeshjen

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Fri, 05 Nov 2010 , 18:16
by GOLDIAN
fpjalmi wrote:Jam shum kurioz me pa ndeshjen live gjermani turqi

qysh se hiding ka shku me turqine tranier ,turqia ka shkelqy me tana fitore

kuptohet se gjermania asht favoritja me fitu ndeshjen
e tregoi dhe me azerbagjanin se sa shkelqei turqia
kush ishte trajner te azert ???

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Fri, 05 Nov 2010 , 18:17
by GOLDIAN
ma mire se e ka fillu bajerni kete vit ska ku shkon
sdi ku e kam ket manin e shv13 me mkomentu nej gja se marshalla mire duhet me ju than

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Sat, 06 Nov 2010 , 03:24
by fpjalmi
o gold

asht normale qe bajerni me ken dobt

nuk i lozin 7 titullare

emagjinoje po ti kishte yjet qa do bante .

ne kupen e kampioneve po quditem se si ka mundesi pa 7 titullare me fitu te gjitha ndeshjet

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Sat, 06 Nov 2010 , 04:29
by sejad
he pra naqe, vetem Schweinsteiger, Lahm, Muller edhe portieri jan titullare, tjeret jo.

Por me duket se kena gjet sulmuesin tone per ket vit, Mario Gomez.

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Sat, 06 Nov 2010 , 11:55
by GOLDIAN
e di se mungesa e roben e riberi a ma shume se gjysa e ekipit por prap smn ta shoh bajernin ne ate pozicion
sot ne glandbach duhet me fitu se ato jane te shkaterrum krejt

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Sat, 06 Nov 2010 , 22:20
by GOLDIAN
kuku ku ka mrri puna i gezohena nje golit te barazimit dhe me vendin e fundit
ku je tu shku bajern

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Sun, 07 Nov 2010 , 04:06
by fpjalmi
sejad wrote:he pra naqe, vetem Schweinsteiger, Lahm, Muller edhe portieri jan titullare, tjeret jo.

Por me duket se kena gjet sulmuesin tone per ket vit, Mario Gomez.
mungon 80 perqind e skuadres :) qe do te thote ,faleminders zot qe nuk asht bajerni ne fund .

presidenti i bajernit e pat kritiku van galin ,dhe kritikimi asht shum pa kuptim ,dhe do ta qusha kritikimin e presidentit shum pa kuptim ,dhe tamam mund te them president idiot

ai duhet ta kuptoje se bajerni po lot me rezerva ,dhe per mendimin tem tana fitore ne kupe kampionesh duke siguru turrin tjeter dhe 7 pike larg vendit te pare ,asht mrekulli ,ku van gal ka meriten e tij personale

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Sun, 07 Nov 2010 , 05:06
by sejad
po he pra ma naqe ai hoeness asht rrot budallet kur flet ne publik ashtu per tranjerin si i pruni finalen, edhe arriti bajernin ne cerek finale (QYSH NE 2002 nuk kena ken!) edhe fitoi kupen e kampionatin.

Sot u fut ALABA - nji lojtar 18 vjec i skuadres se 2-te sepse kishim vec 3 rrezerva, dmth skena asnji lojtar.

Robben,Ribery,Bommel,Klose,Olic,Contento,Breno jan tan te demtum

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Sun, 07 Nov 2010 , 06:33
by fpjalmi
sejad wrote:po he pra ma naqe ai hoeness asht rrot budallet kur flet ne publik ashtu per tranjerin si i pruni finalen, edhe arriti bajernin ne cerek finale (QYSH NE 2002 nuk kena ken!) edhe fitoi kupen e kampionatin.

Sot u fut ALABA - nji lojtar 18 vjec i skuadres se 2-te sepse kishim vec 3 rrezerva, dmth skena asnji lojtar.

Robben,Ribery,Bommel,Klose,Olic,Contento,Breno jan tan te demtum

ke fol tamam ashtu siq duhet sejad :D

sejad ,a ke nei informate se a mund te bahen Robben,Ribery,Bommel,Klose,Olic,Contento dhe ,Breno,gadi para finales ?

edhe nje pyetje tjeter.

a asht tu lujt mbrojtesi i kombetares hollandeze qe u ble tashti me bajernin a?

na jep nej informate po pate mundesi sejad

mendoj se nese keta lojtare do rikuperohen brenda kohet kur fillojn eleminimet ,atehere bajernin e shof ne finale vetem me barcelonen .

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Sun, 07 Nov 2010 , 11:26
by GOLDIAN
e forte kjo pune ma djema ne champoions lig paska merita van gali kurse per rezultatet e kampionatit keka faji i mungesave

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Sun, 07 Nov 2010 , 11:37
by GOLDIAN
sejad wrote:po he pra ma naqe ai hoeness asht rrot budallet kur flet ne publik ashtu per tranjerin si i pruni finalen, edhe arriti bajernin ne cerek finale (QYSH NE 2002 nuk kena ken!) edhe fitoi kupen e kampionatin.

Sot u fut ALABA - nji lojtar 18 vjec i skuadres se 2-te sepse kishim vec 3 rrezerva, dmth skena asnji lojtar.

Robben,Ribery,Bommel,Klose,Olic,Contento,Breno jan tan te demtum
me fal zotni sejad por nese ke pak dijeni alaba pritet me ken zevendesi i van bomelit sezonin qe vjen nuk u mor alaba as püre unterhaching e as prej furthit ashtu kot
kur e futi ne champions lige u lavdru van gaali tash po thoni nuk a gja
mandej qysh kur na u ba breno mungese e rendesishme une se di a i ka lujt 2 ndeshje 90 minuta me bajernin
mandej dhe ky contento bashke me alaben e ekicin(sot ne nurnberg)erdhen ne ekip te pare nuk asht se ky po ban mrekullina
olicin se don van gaali se po preferon gomezin
mandej bradfeidin rezerve e kishe ky erdh pre gaalit ne mynih apo tash su duka gja
edhe myler ishte rezerve apo ju duken asigja keto

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Sun, 07 Nov 2010 , 11:46
by GOLDIAN
fpjalmi wrote:
sejad wrote:he pra naqe, vetem Schweinsteiger, Lahm, Muller edhe portieri jan titullare, tjeret jo.

Por me duket se kena gjet sulmuesin tone per ket vit, Mario Gomez.
mungon 80 perqind e skuadres :) qe do te thote ,faleminders zot qe nuk asht bajerni ne fund .

presidenti i bajernit e pat kritiku van galin ,dhe kritikimi asht shum pa kuptim ,dhe do ta qusha kritikimin e presidentit shum pa kuptim ,dhe tamam mund te them president idiot

ai duhet ta kuptoje se bajerni po lot me rezerva ,dhe per mendimin tem tana fitore ne kupe kampionesh duke siguru turrin tjeter dhe 7 pike larg vendit te pare ,asht mrekulli ,ku van gal ka meriten e tij personale
po mar pjalm taman po i thu höenesit se ky bajerni tash sa dekada ka ardh ne keto pozita ku asht pa borxhe e me trofe prej gaalit e kolegut te tij e jo prej ketij idiotit
si mundesh me ofendu nje figure te tille iher kjo dmth se sja ke idene aspak bajernit
po ne champions lige fitoret paskan meriten e van galit kurse ne kampionat paska fajin ky idioti
asht shume e lehte me shkru kot sepse dhe ky 80% asht loje fmish se bajernit po i lun dhe lahm dhe gomez dhe schweini dhe buti dhe van buyten dhe demichelis e une shoh ma shume se 20% te lojtareve ne loje

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Sun, 07 Nov 2010 , 20:37
by sejad
Ribery vjen neshjen e ardhshme, starton nga fillimi, Robben mund te kthehet ne Janar, por nuk asht e sigurt, Olic kthehet ne gjasht muaj, Bommel mund te kthehet edhe 2-3 jave naqe pjalm.

Po goldian, ma burre un kam ken tifoz i kjas skuadre qysh se kam le edhe Van Gaali asht tranjeri ma i mir qe kam pa ne Bajern qysh kaher, filozefia e tij, me sulmu asht super, edhe mos harro se skena ken ne CEREKFINALE qysh ne 2002 ma burre pra kti duhet me i than faleminders gjithmon.

nejse, werderi humbi 6-0 sot me stuttgartin! Leverkuseni ka me ken per titull kyt vit, me Dortmundin edhe Schalken thom un. Bajerni del ne vendet 2-3....jena shume lerg vendit te par