Page 57 of 87
Re: Kampionati italian
Posted: Sun, 10 May 2009 , 09:54
by shv13
e dielja perfekte per interistat: fitore ne verona...fitore e juves n darke...festa e scudettos ne duomo e jashte meazza-s tuj prite milanistat me dale me humbje....ahahahahh...s ka per t ndodhe vec...milani i ktyne ndeshjeve t fundit e rrah juven e interi e ka t vshtire ne verona...ma mire po e shtyjme nji jave...po gjet bilete kam me kene ne meazza....I CAMPIONI D'ITALIA SIAMO ANCORA NOI!!
Re: Kampionati italian
Posted: Sun, 10 May 2009 , 15:33
by Skodrinon
shv13 wrote:e dielja perfekte per interistat: fitore ne verona...fitore e juves n darke...festa e scudettos ne duomo e jashte meazza-s tuj prite milanistat me dale me humbje....ahahahahh...s ka per t ndodhe vec...milani i ktyne ndeshjeve t fundit e rrah juven e interi e ka t vshtire ne verona...ma mire po e shtyjme nji jave...po gjet bilete kam me kene ne meazza....I CAMPIONI D'ITALIA SIAMO ANCORA NOI!!
....mandej ne rome per finalen e kupes kampioneve.... ou harrova se nuk i bini anej ju
Re: Kampionati italian
Posted: Sun, 10 May 2009 , 17:58
by shv13
e kena per mrapsht me i ra andej skodrinon...ahahahha
s xunen mend njihere kta i hangert dreqi...prape dojne me na e ba si vjet m duket,me t ba kievo 2 gola asht si t iq breshka...
Re: Kampionati italian
Posted: Sun, 10 May 2009 , 18:19
by vllaznia1919
Hajt festoni ne Milano ma mire.
Re: Kampionati italian
Posted: Mon, 11 May 2009 , 00:07
by Skodrinon
Milan-Juve 1-1
Na myti arbitri. E kryne misionin se kishte fillu me i hi friga Interit
Megjithate barazimi na interesotema shum ne me rujt vendin e dyte
Re: Kampionati italian
Posted: Mon, 11 May 2009 , 00:11
by Skodrinon
shv13 wrote:e kena per mrapsht me i ra andej skodrinon...ahahahha
s xunen mend njihere kta i hangert dreqi...prape dojne me na e ba si vjet m duket,me t ba kievo 2 gola asht si t iq breshka...
si nuk ja dhane ate penallti chievos n'minut t'fundit ma? e mourinho u anku per arbitrein.... a i paftyre asht perzoten
tani vitin nuk ju an dhane nji penallti kunder. 48 ndeshje rresht pa penallti kunder. as moggi nuk ka arrite deri ktu
Re: Kampionati italian
Posted: Mon, 11 May 2009 , 18:37
by shv13
kievoja ka gjithmone probleme me penalltite,o nuk ja napin ne favor ose ja napin kunder tuj kene jashte zonet
aman leni arbitrat se kane pase favore e disfavore tane,nji skuader me 6 humbje s ka si pretendon me fitu kampionat...
moun se kam ndi tu fole kunder arbitrit dje,m ka pshtu kjo deklarate...gjithsesi fajin e ka vete,sa futi burdisson e disha se kane me barazu
Re: Kampionati italian
Posted: Mon, 11 May 2009 , 18:52
by Skodrinon
shv13 wrote:kievoja ka gjithmone probleme me penalltite,o nuk ja napin ne favor ose ja napin kunder tuj kene jashte zonet
aman leni arbitrat se kane pase favore e disfavore tane,nji skuader me 6 humbje s ka si pretendon me fitu kampionat...
Taman po thu se te ajo ndeshje kishte 3 penalli per milan qi nuk i dha arbitri e shkoi e dha ate qi ishte jast zonet
Po mor po nuk t'ju kishin dhane penalltiet kundra njaty-njaty kishim kene me humje
moun se kam ndi tu fole kunder arbitrit dje,m ka pshtu kjo deklarate...gjithsesi fajin e ka vete,sa futi burdisson e disha se kane me barazu
po per zoten tha albitri na ka demtu se e kan masakru balotellin ahahaaahahaha
asht taktika e tij kjo. sa here qi favorizohet del i pari e shan arbitrin. edhe ne derbi shenut me dore, kishte 3 penallti per ne qi nuk na i dha arbitri, mourinho del e thot kyt ndeshje asth dasht me e fitu me goleade po arbitri nuk xorri ambrosinin me karton te kuq aahaahhaahahah
e gazetart legena i lepijn theben e nuk e kunershtojne se nuk futen ma te konferencat e tija ba me ba za
Re: Kampionati italian
Posted: Mon, 11 May 2009 , 19:11
by fpjalmi
MILAN - JUVENTUS 1-1
GOLAT: Sedorf 57’ / Iakuinta 60’
MILAN (4-3-2-1)
Kalac; Flamini, Maldini, Favali, Zambrota;
Bekham (68’ Pato), Pirlo, Ambrozini; Sedorf
(88’ Senderos), Kakà; Inzagi (75’ Ronaldinjo).
Trajner: Ançeloti
JUVENTUS (4-4-2)
Bufon; Grigera, Legrotalje, Kielini, De Çelje
(73’ Zebina); Kamoranezi, Zaneti, Poulsen,
Markioni; Amauri (75’ Del Piero), Iakuinta.
Trajner: Ranieri
GJYQTAR: Orsato
KARTONË TË VERDHË: Bekham, Favali,
Poulsen, Maldini, Kielini
KARTON I KUQ: Favali
KIEVO - INTER 2-2
GOLAT: Markolini 27’, Luciano 73’ / Krespo 3’,
Baloteli 65’
KIEVO (4-3-1-2)
Sorrentino; Frei, Morero, Jepes, Mantovani
(76’ Sardo); Luciano, Rigoni, Markolini;
Bentivoljo (72’ Esposito); Bogdani (82’
Malagò), Pelisier. Trajner: Di Karlo
INTER (4-3-2-1)
Hulio Sezar; Zaneti, Kordoba, Samuel,
Maksuell; Kambiaso, Stankovic (77’ Jimenez),
Muntari (67’ Burdiso); Figo, Baloteli; Krespo
(57’ Kruz). Trajner: Murinjo
GJYQTAR: De Marko.
KARTONË TË VERDHË: Kordoba, Morero,
Rigoni, Kruz, Malagò
KATANIA - FIORENTINA 0-2
GOLAT: / Jovetic 11’, Zauri 93’
KATANIA (4-3-3)
Kosicki; Silvestre, Silvestri, Stovini, Kapuano;
Biaxhanti (70’ Izko), Karboni (46’ Paoluci),
Tedesko; Martinez, Maskara, Lama (58’
Skiaca). Trajner: Zenga
FIORENTINA (4-2-3-1)
Frei; Komoto, Gamberini, Daineli, Paskual;
Montolivo, Felipe Melo; Kuzmanovic (69’
Donadel), Jovetic (84’ Zauri), Vargas (73’
Gobi); Xhilardino. Trajner: Prandeli
GJYQTAR: Ricoli
KARTONË TË VERDHË: Karboni, Silvestri,
Montolivo, Tedesko, Komoto, Daineli
KALJARI - ROMA 2-2
GOLAT: Matri 34’, Akuafreska 58’ / Toti 64’,
Perrota 69’
KALJARI (4-3-1-2)
Marketi; Pizano, Lopez, Kanini, Agostini; Fini,
Konti, Biondini (85’ Bianco); Kosu (71’
Mankosu); Zheda, Matri (35' Akuafreska).
Trajner: Alegri
ROMA (4-3-1-2)
Artur; Kaseti, Mekses, Panuci, Toneto (37’
Mota); Tadei (64' Perrota), De Rosi, Brigi;
Pizarro; Toti, Vucinic (64' Montela).
Trajner: Spaleti
GJYQTAR: Roki
KARTONË TË VERDHË: Fini, Pizano, Kosu,
Konti, Mota, Toti
LEÇE - NAPOLI 1-1
GOLAT: Zanketa 43’ (pen) / Pià 33’
LEÇE (4-4-2)
Benusi; Polengi (75’ Kastilo), Fabiano,
Espozito (49’ Konan), Xhuliato; Xhakomaci
(86’ Kazerta), Edinjo, Zanketa, Munari;
Papadopulos, Tiriboki. Trajner: De Kanio
NAPOLI (3-5-2)
Navarro; Kanavaro, Kontini, Aronika; Manini,
Pacienca, Boliacino, Datolo (78’ Rusoto),
Vitale (66’ Grava); Pià (72’ Hamshik), Denis
Trajner: Donadoni
GJYQTAR: Pierpaoli
KARTONË TË VERDHË: Espozito, Vitale,
Papadopulos, Zanketa, Kontini
SIENA - PALERMO 1-0
GOLAT: Kalajò 15’
SIENA (4-4-2)
Kurci; Zuniga (82’ Rosetini), Portanova,
Fikanja, Del Groso; Jarolim, Kopola (84’
Karzha), Vergasola, Galopa; Gezhal (90’ Frik),
Kalajò Trajner: Xhampaolo
PALERMO (4-3-1-2)
Amelia; Kasani, Kjaer, Miliaco, Bovo; Guana
(67’ Suci), Nocerino (79’ Hernandez), Tedesko
(10’ Breshiano); Simplisio; Kavani, Mikoli
Trajner: Balardini
GJYQTAR: Campi
KARTONË TË VERDHË: Guana, Galopa,
Vergasola, Nocerino
ATALANTA - XHENOA 1-1
GOLAT: Valdes 9’ / Krishito 90’
ATALANTA (4-4-2)
Konsilji; Gariks, Kapeli (67’ Pelegrino),
Manfredini, Peluzo; Defendi (55’ Cerci),
Parravicini (51’ De Ashentis), Guarente,
Padoin; Valdes, Flokari. Trajner: Del Neri
XHENOA (3-4-3)
Rubinjo; Papastatopulos, Boketi, Krishito;
Mesto (46’ Rosi), Milaneto (46’ Jankovic),
Juric (77’ Vanden Borre), Modesto; Skuli,
Milito, Paladino. Trajner: Gasperini
GJYQTAR: Rozeti
KARTONË TË VERDHË: Krishito, Papastatopulos,
Mesto, Padoin
KARTON I KUQ: Guarente
TORINO - BOLONJA 1-1
GOLAT: Rozina 37’ (pen) / Di Vaio 86’ (pen)
TORINO (3-4-2-1)
Kalderoni; Franceskini, Natali, Pizano;
Kolombo, Xhemaili, Barone (76’ Diana), Rubin;
Rozina (76’ Gasbarroni), Stelone (60’ Vailati);
Bianki. Trajner: Kamoleze
BOLONJA (4-5-1)
Antonioli; Zenoni, Moras, Kastelini, Terci;
Koelho (58’ Markini), Mudingai (64’ Osvaldo),
Volpi, Casarini (13’ Amoroso), Valiani; Di Vaio.
Trajner: Papadopulos
GJYQTAR: Morganti
KARTONË TË VERDHË: Valiani, Amoroso,
Mudingai, Stelone, Markini, Kastelini, Bianki,
Volpi, Kalderoni
Kievo frenon zikaltrit,
por asgjë nuk ndryshon
Interi zhgënjen me barazimin 2-2 në transfertën e Veronës
Fiorentina fiton dhe sheh më pranë Ligën e Kampioneve
3 NDESHJET E FUNDIT
24 MAJ
Kaljari-Inter
31 MAJ
Inter-Atalanta
3 NDESHJET E FUNDIT 3 NDESHJET E FUNDIT
24 MAJ
Milan-Roma
31 MAJ
Fiorentina-Milan
24 MAJ
Siena-Juventus
31 MAJ
Juventus-Lacio
17 MAJ
Inter-Siena
16 MAJ
Udineze-Milan
17 MAJ
Juventus-Atalanta
Përgatiti: JETON STAMOLLA
Interi duhet ta shtyjë
festën e titullit, pasi në
transfertën e Veronës
ndaj Kievos është mjaftuar
vetëm me një barazim 2-2.
Pavarësisht se e gjejnë veten
dy herë në avantazh, falë golave
të Krespos e Balotelit,
zikaltrit e drejtuar nga
Zhoze Murinjo do të arrihen
nga veronëzët Markolini e
Luçiano. Kur kanë mbetur
vetëm tri javë nga fundi i kampionatit,
skuadra e Interit
duhet të ruajë diferencën e
pikëve nga Milani, për t’u
shpallur për të katërtën herë
radhazi, kampione e Italisë.
Ndërsa për Murinjon, ky do
të ishte titulli i tij i dytë me
zikaltrit, pas fitores së Superkupës
së Italisë në fillim
të sezonit. Roma ka siguruar
një barazim të vlefshëm në
transfertën delikate të Kaljarit
me rezultatin 2-2. Verdhekuqtë
e Spaletit arrijnë të
rikuperojnë ndeshjen brenda
pak minutave në pjesën e
dytë, falë golave të Totit e Perrotas,
pasi ndodheshin në
disavantazhin 2-0. Kjo pikë e
Romës vlen dyfish pas disfatës
së Palermos në Siena me
rezultatin 1-0, dy skuadra që
luftojnë për vendin e fundit që
dhuron Kupën UEFA. Fiorentina
blindon vendin e katërt,
pasi fiton 2-0 në Katania falë
golave të Jovetiç e Zaurit,
ndërkohë që Xhenoa ndalet në
barazimin 1-1 në Bergamo
kundër Atalantës. Vjollcët e
Prandelit tashmë kanë zgjeruar
në 3 pikë diferencën me
Xhenoan dhe qëndrojnë më të
qetë për tri ndeshjet e mbetura.
Pas disfatës në Siena, Napoli
barazon 1-1 me Leçen, që është
në luftë për mbijetesë në
Serinë A. Torino-Bolonja,
sfidë mes dy skuadrash që
mbyllin zonën e ftohtë së bashku
me Rexhinën, mbyllet në
barazim 1-1. Di Vaio i përgjigjet
penalltisë së Rozinës në
pjesën e parë dhe merr kryesimin
e golashënuesve të
Serisë A me 22 gola.
Xhenoa
Gasperini
shmang zërat
mbi Juventusin
Xhan Piero Gasperini përgënjeshtron
çdo hipotezë të një kalimi
të mundshëm të tij në pankinën
e Juventusit në fund të sezonit.
“Nuk di asgjë dhe po
mendoj vetëm për Xhenoan”.
Trajneri i kuqebluve e mohon
një gjë të tillë, por dje është
parë në një restorant duke drekuar së bashku me Alesio
Sekon, drejtorin sportiv të Juventusit. “Juve? Nuk di asgjë. E
vetmja gjë që ka rëndësi për mua në këtë moment është ta
përfundoj sa më mirë sezonin me Xhenoan”. Lidhur me barazimin
e arritur dje me Atalantën, ai është shprehur: “Fatkeqësisht
humbëm një mundësi të mirë për të qenë sa më
afër Fiorentinës, Në pjesën e parë kishim vështirësi, sidomos
për meritë të Atalantës. Por në pjesën e dytë e përmirësuam
lojën tonë dhe ndoshta nëse do të kishim shënuar më
parë gjërat mund të kishin shkuar ndryshe”.
Atalanta
Del Neri: Ndaj
Xhenoas duhej
të fitonim
Trajneri i Atalantës, Xhixhi Del
Neri, nuk është i kënaqur me
barazimin e arritur dje kundër
Xhenoas. “Atalanta sot (dje)
meritonte më shumë, – ka deklaruar
trajneri bergamaskëve, –
por edhe në ndeshjen e vajtjes.
Ata u përpoqën shumë sidomos
në pjesën e dytë dhe ne humbëm mjaft raste për të shënuar.
Shpresonim të fitonim për të treguar se jemi ende një skuadër e
mirë. Lojtarëve të mi duhet t’u ngre një monument, sepse kanë
luajtur një ndeshje me shumë intensitet, prandaj më vjen shumë
keq që pësuan një gol në minutën e 90-të. Fatkeqësisht na u
desh të bënim disa zëvendësime të paprogramuara, për shkak
të të cilave nuk patëm mundësi që ta shfrytëzonim në maksimum
potencialin tonë”. Lidhur me të ardhmen e tij, ai është
shprehur: “Unë afër Xhenoas? Jam më afër Atalantës, nuk ka
asgjë të re për sa i përket së ardhmes sime”.
Shtyhet festa e titullit
për tifozët e Interit, të
cilët kishin udhëtuar të
shumtë në stadiumin
“Bentegodi” të Veronës
Re: Kampionati italian
Posted: Mon, 11 May 2009 , 19:12
by fpjalmi
Xhenoa
Gasperini
shmang zërat
mbi Juventusin
Xhan Piero Gasperini përgënjeshtron
çdo hipotezë të një kalimi
të mundshëm të tij në pankinën
e Juventusit në fund të sezonit.
“Nuk di asgjë dhe po
mendoj vetëm për Xhenoan”.
Trajneri i kuqebluve e mohon
një gjë të tillë, por dje është
parë në një restorant duke drekuar së bashku me Alesio
Sekon, drejtorin sportiv të Juventusit. “Juve? Nuk di asgjë. E
vetmja gjë që ka rëndësi për mua në këtë moment është ta
përfundoj sa më mirë sezonin me Xhenoan”. Lidhur me barazimin
e arritur dje me Atalantën, ai është shprehur: “Fatkeqësisht
humbëm një mundësi të mirë për të qenë sa më
afër Fiorentinës, Në pjesën e parë kishim vështirësi, sidomos
për meritë të Atalantës. Por në pjesën e dytë e përmirësuam
lojën tonë dhe ndoshta nëse do të kishim shënuar më
parë gjërat mund të kishin shkuar ndryshe”.
Re: Kampionati italian
Posted: Mon, 11 May 2009 , 19:13
by fpjalmi
Tekniku i ekipit bardhezi sulmon ata që e kanë kritikuar
Ranieri: U rikthye skuadra ime
Klaudio Ranieri rikthehet në lojë për të ruajtur postin
e tij në skuadrën torineze, pas një ndeshjeje
“alla Juventus” të zhvilluar në “San Siro”. “Jemi
rikthyer ata që spikasnin një muaj më parë, skuadra
që unë njoh dhe për të cilën këmbëngulja gjatë
kohëve të fundit, skuadër që të japë shpirtin në
fushë, dhe ky barazim është një kundërpërgjigje
për kritikët e shumtë. Duket të kemi lënë prapa atë
moment negativ dhe tashme jemi gati për të marrë
tri fitore në ndeshjet e mbetura. Ndaj Milanit zbritëm
në fushë pa frikën se do të humbnim dhe të gjithë e
panë se zhvilluam një ndeshje madhështore. Pësuam
një gol karambolesk, që fare mirë mund të
shmangej, por ditëm të përgjigjemi shumë shpejt,
me agresivitetin që na ka karakterizuar gjithmonë.
Edhe pse vazhdojmë të vuajmë mungesat, të gjithë
që kanë zbritur në fushë kanë dhënë gjithmonë
maksimumin e tyre, ashtu siç ka ndodhur me Iakuintan
në muajin e fundit, që po konfirmohet gjithmonë
e më shumë njeriu ynë i golit. Gjithashtu, edhe të
tjerët nuk kanë zhgënjyer, por ai që për momentin
më mungon është David Trezege”.
Re: Kampionati italian
Posted: Mon, 11 May 2009 , 19:14
by fpjalmi
Milan-Juventus, një
dhuratë për Murinjon
Për torinezët, barazimi 1-1 në “San Siro” vlen sa një fitore
Shuhet përfundimisht ëndrra e titullit për kuqezinjtë
Super-sfida e javës së
35-të të Serisë A
ndërmjet Milanit dhe
Juventusit mbyllet në paqe
me rezultatin 1-1, ndonëse të
dyja skuadrat janë përballur
ashpër në fushën e lojës, në
një sfidë të cilës nuk i ka
munguar asgjë spektakolare.
90 minutat kanë
qenë të dominuara nga kuqezinjtë
e Ançelotit, të cilët
ndonëse kanë shpërdoruar
disa raste të arta, kanë reklamuar
edhe dy njëmbëdhjetëmetërsha.
Të dy golat e
takimit janë shënuar në
pjesën e dytë, ku fillimisht
Sedorf, në minutën e 57-të,
kalonte në avantazh Milanin,
ndërkohë që tri minuta
më vonë, Iakuinta barazonte
takimin dhe i bën një dhuratë
të madhe zikaltërve të
Murinjos, të cilët mbajnë të
pa ndryshuar distancën
prej shtatë pikësh nga
“kushërinjtë” kuqezinj.
Markioni - Edhe Milani ka
shuar plotësisht ëndrrën për
parakalimin e Interit në renditje
për ndeshjet e mbetura,
ndërkohë që barazimi i “San
Siros” vlen sa një fitore për
juventinët. “Më në fund jemi
rikthyer të luajmë një ndeshje
të niveleve të larta. Mendoj se
padyshim, ka qenë kjo sfida
më e mirë e kohëve të fundit,
mbi të gjitha duke parë edhe
mungesën e besimit në vetvete
që kishim krijuar nga paraqitjet
e fundit – deklaron mesfushori
i Juventusit, Marko
Markioni, në përfundim të
takim. – Kundër Milanit nuk
ishte aspak e lehtë, pasi ata
vinin nga një seri shumë
pozitive, ku nuk njihnim
humbjen prej shumë javësh,
ndërkohë që për ne, edhe pse
nuk arritëm të fitonim, barazimi
kundër kuqezinjve,
duke parë edhe sesi rrodhi
takimi në pjesën e dytë, vlen
sa një fitore për ne”, u shpreh
numri 32 bardhezi.
Iakuinta - Lojtari më i mirë
në fushën e lojës në supersfidën
e “San Siros” ka qenë
padyshim sulmuesi i Juventusit,
Vinçenco Iakuinta, i cili
me golin e tij të radhës shmangu
një tjetër humbje të bardhezinjve.
“Doni të dini se
përse jam i kudondodhur në
fushën e lojës? Futbolli është
pasioni im më i madh, ndaj
kjo më bën që të jap gjithmonë
maksimumin dhe të shpërblej
besimin e trajnerit dhe
skuadrës. Gjithsesi, nëse nuk
do të ndihmohesha nga
shokët e mi të skuadrës, ju
siguroj se Iakuinta do të ishte
një lojtar më se normal. Na
vjen shumë keq për këtë periudhë
të gjatë negative që kaluam,
por kundër Milanit
nevojitej një përgjigje e fortë
dhe besoj se nuk mungoi.
Gjatë gjithë ndeshjes kemi
qenë të përqendruar dhe i
lejuam pak hapësira në sulm
Milanit. Edhe pse ky ishte
barazimi ynë i pestë në gjashtë
ndeshje, sigurisht që nuk
është i njëjtë me të tjerët, pasi
nëse do të kishim luajtur me
të njëjtin intensitet edhe në
sfidat e kaluara, si ndaj Milanit,
padyshim që tani nuk
do kishim diskutuar vendin
e dytë. Por mund të kishim
bërë edhe diçka më shumë,
duke parë ndalesat e Interit.
Megjithatë, tani na mbetet
veçse ta mbyllim pozitivisht
këtë kampionat.
Përgjigjet tona do të na i japë
tabela e renditjes”, shprehet
Vinçenco Iakuinta.
Re: Kampionati italian
Posted: Mon, 11 May 2009 , 19:15
by fpjalmi
Nesta fikson rikthimin
në fund të muajit maj
Alesandro Nesta, megjithëse i dëmtuar, nuk kishte sesi të mungonte
në një supersfidë si ajo kundër Milanit dhe Juventusit.
Edhe pse për shumë kohë jashtë fushës, mbrojtësi ndihet ende
pjesë e skuadrës së Milanit dhe premton që shumë shpejt do
rikthehet e do të zërë vendin e tij. “Fusha e lojës më mungon aq
sa nuk mund ta imagjinoni. Kam gati një vit që nuk luaj, por
realisht më duket sikur kam një jetë të tërë. Gjithsesi, kjo nuk do
të thotë se karriera ime është në përfundim të saj. Unë kam
ende për të dhënë, por më duhet të rikuperoj dëmtimin e pësuar.
Konsultohem shpesh me mjekët, të cilët më kanë siguruar
se mund të jem i gatshëm për ndeshjen e fundit të sezonit. Por
në rast të kundërt, do të jem në 100 për qind të formës sime për
sezonin e ardhshëm”, deklaron mbrojtësi i Milanit
Re: Kampionati italian
Posted: Mon, 11 May 2009 , 19:16
by fpjalmi
KARLO ANÇELOTI
“Titulli ishte një
çështje e mbyllur”
uventusi ka arritur të frenojë Milanin, që nuk njihte rezultat
tjetër përveç fitores prej pesë takimesh, por Ançeloti nuk është
i habitur nga ky fakt: “E kisha paralajmëruar dhe të gjithë pamë
një Juventus ndryshe në një sfidë të madhe si kjo e zhvilluar
prej nesh. Kundërshtarët tanë ishin të mobilizuar dhe nuk na
lejuan të luanim ashtu siç ishim paraqitur në ndeshjet e fundit.
Ne kërkonin me çdo kusht golin, mbi të gjitha në pjesën e parë
dhe kjo na bëri të linim mjaft hapësira, nga aksionet e të cilave
juventinët na vunë disa herë në vështirësi. Gjithsesi, mendoj se
ishte një ndeshje e barabartë dhe rezultati është i pranueshëm.
Titulli kampion? Ajo është një histori e mbyllur prej kohësh,
pavarësisht nga rezultati i sfidës me Juventusin, - vazhdon
Karlo Ançeloti, i cili më pas analizon edhe zërat e fundit që
qarkullojnë mbi firmosjen e një parakontrate me Çelsin. – Nuk
është absolutisht e vërtetë, pasi unë e kam shprehur gjithmonë
hapur dëshirën time për të vazhduar karrierën në Milano. Oferta
e rinovimit me Milanin? As një gjë të tillë nuk është e vërtetë,
pasi ashtu siç e kam deklaruar edhe më parë, me Galianin
dhe Berluskonin do të takohemi pas përfundimit të sezonit
të ardhshëm, atëherë kur skadon edhe kontrata ime me
Milanin”, përfundon tekniku i kuqezinjve.
Re: Kampionati italian
Posted: Mon, 11 May 2009 , 19:18
by fpjalmi
TË SHTUNËN
Sampdoria – Rexhina 5-0
Lacio – Udineze 1-3
DJE
Atalanta – Xhenoa 1-1
Kaljari – Roma 2-2
Katania – Fiorentina 0-2
Kievo – Inter 2-2
Leçe – Napoli 1-1
Siena – Palermo 1-0
Torino – Bolonja 1-1
Milan – Juventus 1-1
TË SHTUNËN
Roma – Katania 18:00
Udineze – Milan 20:30
TË DIELËN
Bolonja – Leçe 15:00
Fiorentina – Sampdoria 15:00
Xhenoa – Kievo 15:00
Juventus – Atalanta 15:00
Napoli – Torino 15:00
Palermo – Lacio 15:00
Rexhina – Kaljari 15:00
Inter – Siena 20:30
1 Inter 35 23 9 3 62-27 78
2 Milan 35 21 8 6 65-30 71
3 Juventus 35 19 10 6 62-35 67
4 Fiorentina 35 20 4 11 51-35 64
5 Xhenoa 35 17 10 8 47-34 61
6 Roma 35 15 9 11 54-54 54
7 Palermo 35 16 4 15 51-46 52
8 Udineze 35 14 9 12 51-45 51
9 Kaljari 35 14 8 13 44-41 50
1 0 Lacio 35 14 5 16 45-51 47
1 1 Atalanta 35 13 6 16 38-40 45
1 2 Sampdoria 35 11 11 13 45-47 44
13 Napoli 35 11 10 14 38-40 43
1 4 Siena 35 12 7 16 32-37 43
1 5 Katania 35 11 7 17 34-43 40
1 6 Kievo 35 8 12 15 33-44 36
17 Torino 35 7 10 18 31-54 31
1 8 Bolonja 35 7 9 19 38-60 30
1 9 Leçe 35 5 14 16 34-60 29
2 0 Rexhina 35 5 12 18 27-59 27
golashenuesit ma te mire ne kampionatin italian
Di Vaio (Bolonja) 22
Ibrahimoviç (Inter) 21
Milito (Xhenoa) 19
Xhilardino (Fiorentina) 18
Kaká (Milan) 15
Kavani (Palermo) 14
Pato (Milan) 14
Inzagi (Milan) 13
Mutu (Fiorentina) 13
Amauri (Juventus) 12
Re: Kampionati italian
Posted: Tue, 12 May 2009 , 08:59
by GOLDIAN
tash qe doli bari ne serine A duhet me ken tan tifoza me ta
a mani mend tele norben shqiptare i pari kanal jo tvsh
a ka ken i barit?????
vec nji gja me vjen inat qe e nxorri ne serine A nje juventus
Re: Kampionati italian
Posted: Wed, 13 May 2009 , 17:55
by fpjalmi
Berluskoni sulmon ashper Ançelotin
Padroni i Milanit, Silvio Berluskoni: “Mund ta mbanim ne kreun më mirë se Interi. Shumë herë kemi gabuar taktikisht"
Padroni i Milanit, Silvio Berluskoni, sulmoi ashpër trajnerin Karlo Ançeloti, madje duke e konsideruar atë si fajtor për mosfitimin e titullit kampion në Itali. Deklaratat e kryeministrit italian u lëshuan nga Egjipti ku ndodhet për një vizitë zyrtare dhe u publikuan në gazetën “Repubblica”.
“Mund ta mbanim ne kreun më mirë se Interi. Shumë herë kemi gabuar taktikisht. Ne kemi shumë lojtarë të zotë në përdorimin e topit, janë nga dribluesit më të mirët dhe duhet të bazoheshim tek ata. Ndërsa përkundrazi bëmë të kundërtën. Shumë herë kemi pësuar gol në fazën finale të ndeshjes”.
Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani (edhe ky ndodhet në Tiranë së bashku me skuadrën) nuk bëri asnjë koment në lidhje me deklaratat e presidentit të Milanit, Silvio Berluskoni. Holandezi i fasmhëm Johan Krujf i ka rekomanduar Milanit, Marko van Bastenin si trajnerin e duhurpër kuqezi.
Re: Kampionati italian
Posted: Sat, 16 May 2009 , 18:38
by vllaznia1919
GOLDIAN wrote:tash qe doli bari ne serine A duhet me ken tan tifoza me ta
a mani mend tele norben shqiptare i pari kanal jo tvsh
a ka ken i barit?????
vec nji gja me vjen inat qe e nxorri ne serine A nje juventus
He ma Gold sme me qa me u marre a?
Re: Kampionati italian
Posted: Sat, 16 May 2009 , 22:45
by shv13
ma n fund nji lajm i mire mbas vllaznise e bajernit qe e flliqen sot mbasdite...
CAMPIONI D'ITALIA!!!! CE' SOLO L'INTER!!!
Re: Kampionati italian
Posted: Sun, 17 May 2009 , 03:37
by fpjalmi
Seria A, Inter shpallet kampion i sezonit 2008-2009
Autori: editor
Data: 16/05/2009
Version Print
Pas Premier League-s, edhe Seria A ka zbardhur sot emrin e kampionit. Interi i Jose Mourinhos ka festuar perpara televizorit fitoren e titullit te katert rresht. Humbja 2-1 e Milanit ne fushen e Udineses, ka bere te parendesishem rezultatin e perballjes se neserme mes Interit dhe Sienes. Zi-kalterit do te zbresin ne San Siro perballe tifozerise se tyre, vetem per te festuar titullin e 17-te ne historine e tyre. Me kete titull, Inter konfirmon mungesen e rivaleve ne Itali, por endrra e Champions mbetet ende larg. I sjelle ne Milano pikerisht per kete objektiv, Mourinho nuk ka mundur te beje me shume se paraardhesi i tij, Mancini