Page 56 of 230

Posted: Wed, 03 Oct 2007 , 14:12
by Admin
Josa habitet nga reagimi: S’e prisja një gjë të tillë

Ish-tekniku i Vllaznisë, Mirel Josa, mësohet të ketë mbetur i shtangur
nga ajo që lojtarët dhe tifozeria shkodrane në përgjithësi bënë
për të mundësuar një rikthim të tijin pranë ekipit kuqeblu. Sipas
burimeve pranë tij, Josa ka mbetur i shtangur nga gjithë ai reagim i
ekipit dhe tifozerisë shkodrane për një rikthim të tij pranë Vllaznisë.
“Jam shumë i shtangur nga ai vendim i lojtarëve të ekipit, që morën
përsipër të gjithë përgjegjësinë dhe këmbëngulën në kërkesën e
tyre për rikthimin tim. Po ashtu dua të përshëndes dhe vlerësoj
edhe tifozerinë shkodrane në atë që kërkoi për të më rikthyer mua
në drejtimin e ekipit kuqeblu. E vlerësoj jashtëzakonisht një gjë të
tillë”, - mësohet të jetë shprehur Josa. Ndërkohë që tekniku do të
ketë një takim me presidentin Fushaj, nga ku do t’i kërkohet përsëri
vazhdimësia e punës me kuqeblutë. Ai në asnjë moment nuk e ka
quajtur si të padrejtë vendimin e presidentit Fushaj, pasi për këto
rezultate Josa e ka quajtur veten si një nga përgjegjësit e kësaj
gjendje jo të mirë. Ajo që pritet të ndodhë sot është rikthimi në krye
të skuadrës i teknikut Mirel Josa.

Posted: Wed, 03 Oct 2007 , 14:13
by Admin
Fushaj: S’mendoj për penalizime

“Mendoj se një rikthim i tillë dhe aq më tepër me kërkesën e gjithë komponentëve të një ekipi do të bëjë që puna të rritet dhe impenjimi i gjithsecilit të jetë në shkallën maksimale. Prandaj mendoj se ardhja e Josës edhe një herë pranë Vllaznisë do të jetë shumë pranë dhe progresi i skuadrës besoj se do të jetë shumë e mundur. Ndërkohë që nuk mendoj për penalizime të lojtarëve të ekipit”, pohon presidenti i kuqebluve, Valter Fushaj.

Posted: Wed, 03 Oct 2007 , 19:26
by vllaznia1919
Ishalla po nryshon nej gja.edhe ne Janar duhen da blemje te forta.

Posted: Wed, 03 Oct 2007 , 20:59
by Edmond-Cela
ishalla maj naqe.

Posted: Thu, 04 Oct 2007 , 01:18
by Admin

Lutje për Vllazninë



Një ftesë e ardhur nga drejtuesit e shoqatës “Istambul” që operon në qytetin e Shkodrës ka bërë që “Iftari” i djeshëm të përcillet me mënyrë të veçantë në mjediset e kësaj shoqate. Ekipi i Vllaznisë, futbollistë e drejtues, menjëherë pas seancës stervitore kanë mbërritur në këtë qendër duke u pritur me shumë dashamirësi nga drejtuesit dhe stafi i saj, i cili në të vertetë shquhet edhe për pasionin për futbollin dhe në veçanti për kuqeblutë e Vllaznisë. Teologu Syrtari bëri lutjen e radhës për rikthimin e Vllaznisë te fitorja.

Posted: Thu, 04 Oct 2007 , 19:11
by Edmond-Cela
Fushaj: Zgjidhjen me te mire per Vllaznine
Dilema per te eshte shume e madhe: Te vendose per kthimin e Joses apo te gjeje nje trajner tjeter. valter Fushaj nuk e ka te lehte, aq me teper qe eshte para nje presioni te madh nga te gjithe ne Shkoder te cilet jane rreshtuar perkrah teknikut kryeqytetas. Presidenti i Vllaznise nuk ka asgje me te, madje edhe vete eshte shprehur se vendimi per largimin e tij ka qene me i veshtiri qe ka marre prej kohes qe eshte afruar prane futbollit. Por tashme duhen menduar edhe njehere tjeter gjerat. Madje shtruar per te mos gabuar me. Vendimi do jepet sot dhe gjasat jane qe Josa te rikthehet edhe njehere ne krye te kuqebluve. Ja si shprehet presidenti i Vllaznise Valter Fushaj ne nje interviste te tij per “Sporti Shqiptar”:
-z.Fushaj ngjarjet jane rrokullisur dhe kane marre nje rrjedhe tjeter. nga shkarkimi i Joses tek mundesia per rikthim e tij. Çfare po ndodh?
-Te them te verteten edhe une nuk jam ne gjendje ta shpjegoj kete gje. Te gjithe duan qe Josa te vazhdoje punen me Vllaznine, si futbollistet ashtu edhe gjithe sportdashesit ne çdo takim qe kam patur me ta, kete kerkese kane bere. Per kete arsye edhe vete jam ne dileme jo se une kam gje kunder ketij trajneri perkundrazi siç jam shprehur edhe diten qe komunikova largimin e tij, kam pershtypjet me te mira per ndershmerine dhe perkushtimin e tij ne pune. Ne kete situate une do mendohem edhe pak kohe dhe me pas do vendos me qetesi.
-Ajo qe ka ndikuar ne kete çeshtje eshte padyshim kerkesa e futbollisteve per rikthimin e trajnerit te tyre ngaqe e kane marre ata pergjegjesine per situaten e krijuar. Si e pritet nje kerkese te tille?
-Me ka bere shume pershtypje. Te henen kam qene duke shkuar drejt Tiranes kur me ra telefoni dhe shoh njeri pas tjetrit titullaret e ekipit ata qe me kerkonin te kthehesha sepse donin te bisedonin diçka serioze me mua. Me binden per kete gje dhe ne Lezhe mora kthesen edhe njehere per ne Shkoder. Kur degjova kerksen e tyre per kthimin e Joses, vertet u befasova. Jo shume nga ideja per kthimin e trajnerit por nga marrja e pergjegjesise prej tyre per situaten e krijuar. Mendoj se eshte rast i rralle jo vetem ne futbollin shqiptar por edhe ate boteror qe lojtaret te mos ia ngarkojne fajet tjeterkujt por vetes. Per kete arsye i degjova dhe u thashe se nje kerkese te tille do ta shqyrtoja me qetesi.
-Thuhet se ne biseden qe keni patur me titullaret, u keni folur ashper atyre. E vertete kjo?
-Mese e vertete. Meqe futbollistet po e pranonin vete pergjegjesine e tyre per moesecurine e duhur te skuadres, une nuk hezitova t’ia them hapur ato çfare mendoja per gjithesecilin prej tyre. Vete futbollistet e kishin te qarte se nese nuk largohej Josa, 4-5 prej tyre do perjashtoheshin per mosimpenjimin e duhur prandaj dhe me kete rast i keshillova ta bejne punen e tyre ashtu siç duhet.
-Perfundimisht do ta merrni ne konsiderate nje kerkese te tille?
-Dua te theksoj se drejtimi i skuadres nuk varet nga nje kerkese e lojtareve, nje deshire apo mosdeshire e tyre. Do mendohem mire edhe keto pak ore sepse neser (sot) paradite kam lene nje tjeter takim me Josen dhe me pas do vendoset gjithçka.
-Pra mund ta konsiderojne pune te kryer rikthimin e Joses ne krye te Vllaznise?
-Prisni deri neser (sot) dhe do ta merrni kete pergjigje.

Posted: Thu, 04 Oct 2007 , 21:07
by Man in Redblue
Admin wrote:
Lutje për Vllazninë



Një ftesë e ardhur nga drejtuesit e shoqatës “Istambul” që operon në qytetin e Shkodrës ka bërë që “Iftari” i djeshëm të përcillet me mënyrë të veçantë në mjediset e kësaj shoqate. Ekipi i Vllaznisë, futbollistë e drejtues, menjëherë pas seancës stervitore kanë mbërritur në këtë qendër duke u pritur me shumë dashamirësi nga drejtuesit dhe stafi i saj, i cili në të vertetë shquhet edhe për pasionin për futbollin dhe në veçanti për kuqeblutë e Vllaznisë. Teologu Syrtari bëri lutjen e radhës për rikthimin e Vllaznisë te fitorja.

Sytarin e njoh personalisht, asht djal shum i mire
mgjs nuk e di si po mduket nga ana fetare me u lut per skuader futbollit, por prap se prap lajm i lezetshem :lol:

Posted: Fri, 05 Oct 2007 , 20:33
by Shkodrani81
Man in Redblue wrote:

Sytarin e njoh personalisht, asht djal shum i mire
mgjs nuk e di si po mduket nga ana fetare me u lut per skuader futbollit, por prap se prap lajm i lezetshem :lol:
Ke te drejte naqe, nuk asht fetare kja gja, pa ikaq din ky Sytari. Ai mund t'jene shume djal i mire, por per fe s'ja ka haberin fart, edhe pse mahet per teolog.

Posted: Sat, 06 Oct 2007 , 01:47
by Edmond-Cela
Josa: S’e kam frike Tiranen, kam frike Vllaznine
Deklarata e mesiperme e trajnerit te kuqebluve eshte kuptimplote. Me shume sesa frika e kundershtarit per Mirel Josen paraqet veshtiresi paraqitja e skuadres se tij. Asaj skuadre e cila ende nuk po impenjohet aq sa duhet ne fushen e lojes dhe per rrjedhoje nuk po prodhon futboll. Repartet jane apatike dhe si rrjedhoje e kesaj ende nuk kemi pare ate Vllazni qe te gjithe presim.
Perpara ndeshjes me Tiranen eshte e logjikshme te pyesim: A i frikeson shkodranet fakti se kampioneve ne fuqi te vendit u duhen me shume se kurre piket”. Kesaj pyetjeje i jep pergjigje trajneri Josa qe shprehet: “Tirana mbetet po ajo Tirane qe ka qene pavaresisht pozitave te saj ne renditje. Ka po ato lojtare kontigjent te saj dhe si rrjedhoje ata do te bejne te pamunduren per ta fituar kete ndeshje. Une nuk e kam megjithate aspak frike Tiranen, me shume frike kam Vllaznine time. Kjo sepse skuadra po ajo e ndeshjeve te fundit eshte. Problemet qe ka patur ajo, po ato jane serish. Ajo qe mbetet eshte deshira per te dale nga kjo situate. Nese keta lojtare qe une stervis, bejne me perpikmeri ne fushe ate qe do t’u them une, me siguri qe do vije edhe rezultati. Njekohesisht duhet qe ata te luajne lirshem dhe te mos mendojne per gjerat qe kane ndodhur”. Nderkohe takimi sot luhet ne Tirane dhe ky eshte nje minus per shkodranet megjithate Josa nuk mendon krejt keshtu. fakti qe kuqeblute nuk jane perpara nje presioni te madh per ta fituar me çdo kusht kete ndeshje, i ben ata te luajne me lirshem. “Tirana ka 2 pike me pak ne renditje dhe kuptohet qe do te kerkoje te na kaloje. Nga ana tjeter luan ne fushen e vet dhe ky eshte nje tjeter ane pozitive per ta aq me teper kur keto kohet e fundit Vllaznia ka dale e humbur ne perballjet me te. Kjo nuk do te thote qe ne nuk do pretendojme per ta fituar kete ndeshje. Qellimi ky eshte ne fund te fundit”-ka shtuar me tej tekniku i kuqebluve. Per ndeshjen e sotme me bardheblute pritet te kete disa ndryshime ne formacion nisur nga fakti se disa prej titullareve nuk gezojne formen e tyre me te mire. Duke qene keshtu ata mund te zevendesohen me te tjere edhe per faktin se trajneri Josa mendon se diferencat mes lojtareve nuk jane te medha. “Ne formacion mund te kete edhe ndonje mungese por une nuk i kushtoj shume rendesi sepse diferencat mes lojtareve nuk jane te medha. Per rrjedhoje ai qe do hyje ne fushe duhet te perpiqet te jape me te miren per skuadren”-thote ne fund te prononcimit te tij Mirel Josa. Ekipi shkodran ka zhvilluar stervitjen e fundit te javes dje paradreke ne ambjentet e stadiumit dhe morali duket ne shkallen e duhur per te dale me nje rezultat pozitiv ne ndeshjen e rradhes me Tiranen. Te gjithe kane besim ne kete gje po ajo qe mbetet tashme eshte te shohim sesa do realizohet kjo.

Posted: Sat, 06 Oct 2007 , 01:47
by Edmond-Cela
Formacioni: Ahi mungesa e vetme, Beqiri ne vend te tij
Per ndeshjen e sotme kunder Tiranes i vetmi lojtar qe nuk do jete ne dispozicion te trajnerit Josa eshte Ahi. Ai ka marre kartonin e trete et verdhe ne Lezhe dhe per pasoje nuk do jete i gatshem per kete jave. Ne vend te tij trajneri Josa ka menduar te aktivizoje Arsen Beqirin, nje futbollist shkodran qe sezonin e kaluar ka luajtur me shume sukses tek Shkumbini. Beqiri ne ndeshjen e kontrollit te se enjtes ka luajtur mjaft mire dhe per rrjedhoje nje paraqitje e tille pritet edhe sot prej ketij futbollisti te ri. Te tjeret do jene te gjithe te gatshem madje edhe Kapaj qe ka patur pak probleme me kaviljen e tij. Nderkohe nuk eshte çudi qe trajneri Josa te lere jashte formacionit ndonje prej titullareve te cilet nuk gezojne forme te mire sportive.

Posted: Sat, 06 Oct 2007 , 12:48
by vllaznia1919
Hajt ishalla po losin me i fije shpirt.

Posted: Sat, 06 Oct 2007 , 15:21
by forri
vllaznia1919 wrote:Ishalla po nryshon nej gja.edhe ne Janar duhen da blemje te forta.
Duhet me i lanun dorë të lirë Josës maj naqe,duhet me i zgjell ai lojtart dhe jo roja i stadiumit.

Posted: Sun, 07 Oct 2007 , 14:43
by vllaznia1919
Ku e merr me i zgjedhe roja se tesh tan kta vjet nej san prej futbollit merr vesht. :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Sun, 07 Oct 2007 , 14:48
by Miri
vllaznia1919 wrote:Ku e merr me i zgjedhe roja se tesh tan kta vjet nej san prej futbollit merr vesht. :lol: :lol: :lol: :lol:
:lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Sun, 07 Oct 2007 , 14:53
by forri
vllaznia1919 wrote:Ku e merr me i zgjedhe roja se tesh tan kta vjet nej san prej futbollit merr vesht. :lol: :lol: :lol: :lol:
Mirë pra,roja i kalasë! :lol: :lol: :P

Posted: Tue, 09 Oct 2007 , 23:49
by Edmond-Cela
http://img405.imageshack.us/my.php?imag ... a88cs2.jpg
Vllaznia ende pa drejtor teknik
Shkarkimi i Edi Martinit javen qe shkoi nga posti i drejtorit teknik nuk eshte shoqeruar nga zevendesimi i tij me nje tjeter person deri ne keto momente. Ndonese fillimisht ka qene ideja per te mos patur me nje funksion te tille ne klub, me pas lindi mendimi se kandidatura me e mire per kete pune do ishte ajo e ish-futbollistit te njohur te Vllaznise dhe ekipit tone kombetar Hysen Zmijani.
Nje oferte e tille i eshte bere nga ana e prsidentit Fushaj por deri ne keto momente palet duket se nuk e kane arritur akordin e duhur. Vete Zmijani i pyetur ne lidhje me kete çeshtje eshte pergjigjur: “Presidenti Fushaj eshte e vertete qe ma ka bere nje oferte te tille por ende nuk kemi arritur ne nje perfundim. Pra jemi ende ne bisedime per kete çeshtje”. Emerimi i tij ne nje psot te tille do ishte nje plus me teper per skuadren nisur nga pervoja e ketij futbollisti por njekohesisht edhe nga marredheniet shume te mira mes tij dhe trajnerit aktual Josa.
Image

Posted: Wed, 10 Oct 2007 , 13:16
by vllaznia1919
Tuj kene edhe qe ka lujt tana ata vjet jashte besoj se ka edhe kontakte per nej lojtar.

Posted: Wed, 10 Oct 2007 , 16:17
by Man in Redblue
un jam per Zmijanin si drejtor teknik, nqs nuk vehet Zmijani atehere vllaznia edhe me met pa drejtor teknik nuk asht nai gja e madhe, ne shqipni nuk asht se ka nai ndamje kompetencash, shumica e klubeve kan nji President qi kryn detyrat e presidentit, menaxherit- tranierit- drejtorit teknik etj, nji "tranier" dhe nji shofer autobuzi, nkategorine e dyte asht predidenti edhe shofer autobuzi :lol: :lol: ,
shpresoj qi te pakten josa me vendose i vetem dhe i lire per merkaton e dimrit

Posted: Wed, 10 Oct 2007 , 19:31
by Edmond-Cela
une nuk e di se deri kur dojn me prit me e zjedh at. a kur te marojt kampjunati a

Posted: Thu, 11 Oct 2007 , 20:31
by Edmond-Cela
Vllaznia/ Optimizëm, pas provës pozitive me kampionët
ShkodraOnline
Në Shkodër, të gjithë kërkojnë vazhdimësinë
Skuadra, stafi drejtues e tifozët duan më shumë stabilitet

Vllaznia duket se e ka stabilizuar disi situ atën e trazuar, pas barazimit të arritur në kryeqytet përballë Tiranës kampione. Në këtë takim, ekipi i drejtuar nga Josa, pas votëbesimit në krye të pankinës kuqeblu, tregoi me të vërtet një fytyrë tjetër nga ajo që ka treguar në pesë javët e para të këtij sezoni. Vllaznia duhet thënë se ka pasur më shumë gjallëri në vijën e sulmit, e ndërkohë që mesfusha me Delain dhe Kotrrin e më pas me Osjen ka qenë

më shumë funksionale. Në prapavijë, mbrojtja po tregon një stabilitet dhe ajo që ka ndryshuar më shumë nga takimi i fundit me atë të javëve të tjera, duhet theksuar që ekipi prodhoi lojë. Megjithatë, ndër gjërat që duket se kishte më shumë vlerë në këto përballje ishte pika e arritur nga kuqeblutë, një pikë që për momentin ka shumë vlerë. Një fakt i tillë është cilësuar nga i gjithë stafi i kuqebluve, lojtarët dhe tifozët shkodranë, por edhe nga drejtuesit e tij. Mirëpo kjo ka qenë ndoshta një pikë përsa i përket asaj që kërkohet një kthese nga ai fillim tronditës. Në kampin shkodran të gjithë janë të mendimit që tani duhet të mendohet vetëm për vazhdimësinë. Kjo vazhdimësi nga ana e kuqebluve mendohet të ruhet që në përmbajtjen e lojës dhe deri tek arritja e fitoreve të domosdoshme. Kërkesa e Josës Ndoshta edhe vetë tekniku Josa e ka kërkuar një gjë të tillë nga ana e ekipit të tij pas këtij takimi me Tiranën. “Nuk mund ta quaj një pikë kthese atë të arritur në Tiranë, pasi për të arritur vazhdimësinë duhet të ketë një impenjim total në çdo takim tjetër dhe asgjë nuk është e lehtë”, - ka deklaruar
tekniku Mirel Josa, i cili e di mirë që asgjë nuk kalon me një takim. Megjithatë, kuqeblutë duket se janë të bindur se tani, për ta nuk pritet të ngelet në vendnumëro. Ndryshimi që ato presin ka një mbështetje në shpirtin e garës
që lojtarët duhet të tregojnë, në mpenjimin total të tyre si në takimin e fundit dhe në unitetin që pranë këtij ekipi ndjehet më shumë se kurrë. Ato tani kërkojnë vetëm të shohin përpara në tabelën e klasifikimit. Vërehet qartë se humori ka ndryshuar, nuk është më ajo gjendje e turbullt. Ndoshta kjo atmosferë ka filluar të ndryshojë që me rikthimin e Josës në krye të ekipit, apo që me deklaratat e matura të vetë numrit një të klubit kuqeblu, Valter Fushaj, para takimit me Tiranën, kur nuk merrte një etalon për ndryshim rezultatin e këtij takimi, madje as nuk është shprehur për masa ndaj ojtarëve të tij, pavarësisht prej rezultatit që mund të shënohej në këtë përballje.