Page 56 of 72
Re: Legjionaret
Posted: Thu, 09 Jul 2009 , 11:39
by Edmond-Cela
Samir Ujkani akord me Novarën në Ligën Pro
Dukej se do të konfirmohej si zëvendësuesi i Amelias edhe në sezonin 2009/2010, por Samir Ujkani do të largohet për një sezon nga Palermo. "Gardiani" i Kombëtares shqiptare ka arritur marrëveshjen me Novarën, skuadër që militon në grupin A të Ligës pro italiane, ish-Seria C1 A. Ky transferim është realizuar pas diskutimeve të 21-vjeçarit me klubin sicilian. Ai ka marrë valixhet, për t‘u bërë pjesë e një skuadre, e cila i garanton aktivizimin e vazhdueshëm. Edhe pse drejtuesit e Palermos i vlerësojnë cilësitë e ish-lojtarit të Akademisë së Anderlehtit, ata kanë vendosur se zgjedhja më e mirë është që Ujkani të fitojë eksperiencë diku tjetër. Gjatë sezonit të kaluar, portieri debutoi në Serinë A italiane, në sfidën ku zirozët u mposhtën 3-0 nga Milani. Në fund të takimit, Ujkani u përgëzua për paraqitjen nga ish-ylli i kuqezinjve, Kaka.
Re: Legjionaret
Posted: Thu, 09 Jul 2009 , 18:50
by Ujku
Kam menu se Ujkani ka me u ba portier i madh per komtaren ton
por tesh kjo bahet pak e besushme, se kaloi prej serisA ne nji ekip
gati amator megjithse noshta ka me u aktivizu ma shum duket se e kan kuptu
se nuk asht naj talent i madh se po te ishte e kishin majt
talentet e ri italiant nuk i largojn bile i afrojn e shpenzojn shum per ta.
Re: Legjionaret
Posted: Thu, 09 Jul 2009 , 22:16
by Admin
Ujkani asht grumullu me Palermon e asht ne "ritiro" ne St. Veit. Nuk ka ndonji njoftim zyrtar prej klubit te Palermos qe ujkani ka ik te Novara. Pervec ksaj Novara ka ble isha portierin e Torinos Fontana e sma merr mendja se ka nevoje per Ujkanin.
Re: Legjionaret
Posted: Fri, 10 Jul 2009 , 01:12
by GOLDIAN
berisha po stervitet me arminia bielefeld
o admin sa inat me klagenfurtin let palermo taman te ejten kur let vllaznia
Re: Legjionaret
Posted: Fri, 10 Jul 2009 , 22:01
by vllaznia1919
Hhahaha.Kam dashte me te pyte a po shkon me na i ba te fala Ujkanit.Ujkani ska kalu te Novara.Vazhdon me ken te Palermo edhe pse un nuk e shof hiç negative nji levizje te tille sepse Novara nuk asht ekip amator.Por asht ne Serie C ose Lega Pro si quhet tesh.
Re: Legjionaret
Posted: Fri, 10 Jul 2009 , 23:34
by Ujku
Novara asht ne serIa C e vertet kja po Ujkani ne kaloft aty
shkon me ulje pra i bin gradat
un kam than se Novara asht ekip gati amator jo amator gjithsesi ishalla Ujkani
rrin te Palermo se C me seria A jan learg si SHkodra me Puken.
Re: Legjionaret
Posted: Sat, 11 Jul 2009 , 03:07
by Admin
O ujku nji portier nqs nuk lun i humb reflekset si edhe nuk krijon siguri ne vetveti, kshu qe ma mire me shku me lujt me nji ekip qe lun nji kategori ma poshte se sa me nxe stolin tane sezonin apa edhe ma keq me i pa ndeshjet prej ne tribune.
Sdq gazetat shqiptare ja fusin kot se nuk asht tu levize Ujkani.
Re: Legjionaret
Posted: Sat, 11 Jul 2009 , 10:55
by Ujku
Dakort jam ma Admin po kam menu se ta pa lun te Palerma naj vit
e pa merr i fice eksperenc ne seria A se ma sht dukt portier me reflekse
megjithat jam dakort se gazetat shqiptare rrejn tan forcen.
Re: Legjionaret
Posted: Mon, 13 Jul 2009 , 00:15
by Admin
Ujku as qe bahet fjale qe Ujkani me u largu tek Novara, aj qe ka ik tek Novara asht ish portieri i Palermos Fontana qe i ka maru kontrata me Palermon edhe ka ik tek Novara.
Biles Ujkani asht aktivizu qe prej minutes te pare ne ndeshjen qe Palermo ka lujt kunder SK Treibach. Ujkani ne kete ndeshje ka lujt 45 minutat e para te ndeshjes. Ne pjesen e dyte ne vend te Ujkanit asht aktivizu portieri tjeter Sirigu.
Ndeshja asht nda me rezultatin 3-1 per Palermon.
SK Treibach golin e ka ba ne pjesen e pare ku ne porte ka kene Ujkani.
Per Palermon ne pjesen e dyte asht aktivizu edhe shqiptari tjeter Cani i cili ka shenu gol.
Pervec ndeshjes kunder Sk Treibach Palermo ka lujt pardje edhe kunder SV Glanegg ku ka fitu 7-1. Edhe ne kete ndeshje asht aktivizu Ujkani por ne pjesen e dyte. Edhe ne kete ndeshje asht aktivizu pjesen e pare Cani ku ka shenu nji gol.
PALERMO - SK TREIBACH 3-1
PALERMO PRIMO TEMPO (3-4-1-2): Ujkani; Adamo (27’ Mchedlidze), Kjær, Cossentino; Cassani, Davì, Nocerino, Mazzotta; Bresciano; Miccoli, Budan.
PALERMO SECONDO TEMPO (4-3-1-2): Sirigu; Morganella, Terranova, Bovo, Balzaretti; Tedesco, Migliaccio, Conti; Simplicio; Succi, Çani.
In panchina: Agliardi.
Allenatore: Walter Zenga.
SK TREIBACH (4-4-2): Obmann (1’st Rotschnig); Wieser, Quendler (16’ st Golznig), Klaming, Tasic; Schweighofer, Mattersdorfer (22’ st Kandolf), Erbida, Wolfger (16’ st Sallinger); Lessnigg (43’ st Korak), Canzi (30’ st Pusar).
Allenatore: Frank Guido.
ARBITRO: Torsten Obwurzer (Klagenfurt).
RETI: 33’ pt Mchedlidze, 35’ pt Lessnigg, 45’pt Miccoli, 14’ st Çani.
PALERMO - SV GLANEGG 7-1
PALERMO PRIMO TEMPO (4-3-1-2): Sirigu; Morganella, Terranova, Bovo, Balzaretti; Tedesco, Migliaccio, Conti; Simplicio; Succi, Çani.
PALERMO SECONDO TEMPO (4-3-1-2): Ujkani; Cassani, Kjær, Cossentino, Mazzotta (33’ Adamo); Nocerino, Davì, Bresciano; Miccoli; Cavani, Budan.
In panchina: Agliardi.
Allenatore: Walter Zenga.
SV GLANEGG: Weichselbraun (1’ st Eberhard), Gauran (36’ st Schranz), Divo (24’ st Scheriav), Waitschacher, Wunder (15’ st Dietrich) Stampfer, Globotschnig, Burger, Rausch (36’ st Marktl), Vaschauner (15’ st Aicher), Rest (1’ st Scweiber).
Allenatore: Roland Mick.
ARBITRO: Heinz Dorfer (Klagenfurth).
RETI: 3’ pt Çani, 6’ pt Simplicio (rig.), 36’ pt Balzaretti, 44’ pt Succi, 6’ e 33’ st Miccoli, 19’ st Scweiber, 41’ st Bresciano.
QE edhe video prej ktyne 2 ndeshjeve:
http://www.ilpalermocalcio.it/it/0809/v ... p?id=17463
http://www.ilpalermocalcio.it/it/0809/v ... p?id=17444
Re: Legjionaret
Posted: Mon, 13 Jul 2009 , 00:30
by Admin
Re: Legjionaret
Posted: Mon, 13 Jul 2009 , 18:34
by GOLDIAN
Re: Legjionaret
Posted: Tue, 14 Jul 2009 , 01:38
by Admin
Hhahhahah naqe.
Shka tek faqja e palermos naqe se aty i vendosin se me ke kane me lujt
Re: Legjionaret
Posted: Wed, 15 Jul 2009 , 20:05
by GOLDIAN
po vila nuk ishte as i federum pr champions lig me zagrebin
hajde lojtar hajde
interesant barazimi i tyne mram 0-0
kaq mire kampionet e armenise?????
Re: Legjionaret
Posted: Mon, 20 Jul 2009 , 01:03
by fpjalmi
Cana, tashmë është Evertoni më pranë
Dukej se gjithçka kishte përfunduar dhe se Lorik Cana do të luante me Hamburgun sezonin e ardhshëm, por në fakt gjërat duket se kanë marrë një rrjedhë tjetër. Mesfushori i kombëtares shqiptare tashmë mësohet se është shumë pranë një kalimi te Evertoni në kampionatin anglez. Burime pranë tij bëjnë të ditur se klubi nga "Goodison Park" i ka ofruar një rrogë të majme, më të madhe se ajo që ofron Hamburgu, gjë që ka bllokuar disi edhe tratativat me klubin gjerman. Në fakt, pritet që gjithçka të mbyllet në fund të muajit, por është fakt se vetë Canës i është kthyer mendja për të kaluar në Angli. "Do të luaj në kampionatin më të fortë të botës dhe oferta financiare është shumë e mirë", mësohet të ketë thënë lojtari. Në fakt, bëhet fjalë për një rrogë më të madhe sesa ajo që i jep Hamburgu dhe që vërtitet te 2.2 milionë euro neto në sezon. Ndërkohë edhe tekniku Didier Deshamp gjatë kësaj periudhe është munduar të bindë Canën të qëndrojë në Marsejë, me synimin për të ndërtuar një skuadër kampione për sezonin e ardhshëm. Ai ka folur disa herë me shqiptarin, por vetë Loriku është i bindur që të shkojë në një skuadër tjetër sezonin e ardhshëm. Çështja Lorik Cana është mbështjellë disi me mister pas vështirësisë së vetë lojtarit për të zgjedhur destinacionin e tij. Duke qenë se tratativat me Arsenalin e Liverpulin nuk avancuan, Hamburgu e Evertoni mbeten pistat më serioze
Re: Legjionaret
Posted: Mon, 20 Jul 2009 , 01:04
by fpjalmi
Bari, sulm për Bogdanin, për Xhemajlin edhe Fiore
Bari i trajnerit Ventura duket se po merr formë dhe problemi i vetëm është bërë gjetja e një sulmuesi. Drejtuesit e klubit prej kohësh kanë hedhur sytë nga bomberi shqiptar Erjon Bogdani, por sipas uebsajtit të njohur "calciomercato.com", klubi italian po kërkon me ngulm të marrë shërbimet e shqiptarit. Fakti se "Bogu" luajti vetëm 9 ndeshje si titullar sezonin e shkuar me Kievon, mund të jetë karta më e fortë e barezëve. Megjithatë, problemi edhe këtë herë është rroga e lartë, afro 750 mijë euro në sezon që Bogdani merr te klubi i Kievos. Ndërkohë, një tjetër lojtar me origjinë shqiptare, Blerim Xhemajli, është në qendër të merkatos në Itali. Pas Palermos, në sulm për të është hedhur edhe Fiorentina, që largoi një javë më parë Felipe Melon.
Re: Legjionaret
Posted: Thu, 23 Jul 2009 , 22:31
by GOLDIAN
iku dhe ky prej serise A
UFFICIALE: scambio di portieri tra Palermo e Novara
23.07.2009 17.50 di Rosario Carraffa articolo letto 6136 volte
Fonte: tuttopalermo.net
Samir Ujkani
© foto di Federio De Luca
E' stato ufficializzato lo scambio di portieri in prestito tra Palermo e Novara dalla Società Novara Calcio. Samir Ujkani (21) si trasferisce a Novara dove andrà a fare il numero uno, mentre Giacomo Brichetto (26) a Palermo, dove andrà a fare il terzo portiere.
Re: Legjionaret
Posted: Fri, 24 Jul 2009 , 00:09
by Admin
Sma morri mendja se po ikte Ujkani prej Palermos.
Sdq ka nji ane ma mire sepse ka me pas mundsi me ken portier i pare.
Ne moshen qe asht aj, nqs nuk merr ekperiencen ne fushe, asht e kote se nuk arrin kurr me majt riflekset si edhe me kriju siguri, sidomos ne goditje standarte e krose.
Te Palermo, me Amelian dhe Sirigun ne porte nuk kishte me pas mundsi me aktivizu as edhe nji ndeshje.....
Henri Shiba, kalon tek Barletta Lega Pro divizioni i 2-te (ex C2), ku ka nenshkru nji kontrat 2-vjecare.
Re: Legjionaret
Posted: Fri, 24 Jul 2009 , 02:28
by fpjalmi
ishalla aty tapo e tregon vedin ma mire sepse nuk ka mujt me marr emer te palermo si zevendesues
Re: Legjionaret
Posted: Fri, 24 Jul 2009 , 17:47
by fpjalmi
Lorik Cana, kontratë 4-vjecare me Sunderland në Angli
Autori: editor
Data: 24/07/2009
Version Print
Lorik Cana do të bashkohet me Sunderland në Angli. Kapiteni i Olimpikut të Marsejës, mbajtës i padiskutueshëm i këtij posti për katër sezonet e kaluara në këtë klub, do të largohet drejt një destinacioni të ri, tashmë, duke u pozicionuar në Premier Ligë, në Angli, sezonet në vijim. Do të jetë Sunderland, skuadra e re e mesfushorit ndërkombëtar shqiptar, lindur në Gjakovë të Kosovës, më pas i kaluar në Zvicër e prej andej duke u aktivizuar në karrierën e tij të deritanishme me Paris SG dhe Olimpik Marsejë. Një gjë të tillë e konfirmon shtypi francez, i cili, duke komentuar më tej, e konsideron një rënie në karrierën e mesfushorit, që përflitej se mund të kalonte tek Liverpool, Arsenal dhe Hamburg. Nga ky transferim i Lorik Canës te Sunderland, Marseja do të përfitojë një shumë prej 6 milion €, për shitjen e kapitenit të saj, shumë më pak se 10 milion €, që kishte planifikuar fillimisht. “L’Equipe” sqaron më tej se shqiptari ka rënë dakord me Sunderland për të firmosur një kontratë me mandat prej katër vitesh. Detajet paraprake janë këto, ndërkohë që vetë futbollisti u është nënshtruar analizave mjekësore në klubin e ri, për t’u vënë nën urdhërat e trajnerit të Sunderland, në përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Një aventurë e re kjo për mesfushorin e kombëtares shqiptare, tashmë në Angli, me një skuadër jo të dorës së parë atje, që në sezonin e shkuar arriti t’i shpëtojë me sforco rënies nga kategoria. Trajner i Sunderland është Steve Bruce. Ky i fundit e ka vlerësuar nivelin futbollistik të Canës dhe shpreson ta ketë në testin e parë, në miqësoren që skuadra e tij do të luajë në Amsterdam me Benfikën, por edhe miqësore të tjera të planifikuara para nisjes së Premier ligës për edicionin 2009-2010.
Re: Legjionaret
Posted: Fri, 24 Jul 2009 , 17:48
by fpjalmi
po me bahet qefi shum per lorik canen .
tashti mund ti afrohet edhe ma shum skuadrave ma te mira ne bote