Page 56 of 87

Re: Kampionati italian

Posted: Fri, 24 Apr 2009 , 12:58
by Miri
Historia Kievos, ose "Fluturon Gomari"


Te gjithe e njohin qytetin e Verones ne Itali. Njihet per historine e famshme te Romeos dhe te Zhulietes, per amfiteatrin roman, Ponte Pietran, apo per Baziliken e San Zero Maxhores. Per te painformuarit, Verona ka edhe nje ekip futbolli, ose me mire ajo ka dy ekipe profesionistesh. Nderkohe, nje prej dy ekipeve, me emrin e qytetit ka nje histori te madhe ne Seria A, por ndodhet aktualisht ne kategorine e trete dhe lufton per te mbijetuar. Ne fund te vitit 2001-2002, kur Verona po binte nga Seria A, tifozet u ngriten dhe leshuan nje parulle, "te vetem kunder botes", por ne te njejten kohe nisi te lulezonte nje ekip tjeter periferik i Verones, ne nje zone ku numri i banoreve shkonte diku tek 3. 000 mije vete. Ne sezonin e saj te pare, ne Seria A, Kievo renditej ne pese me te mirat dhe kishte kryesuar kampionatin per shume jave. Ne fund te edicionit te saj te pare, si ekip debutues, Kievo merr pjese per here ne Kupen UEFA. Ne sezonet e metejshme, Kievo ia ka dale mbane, qe te renditet mes me te mirave, ku vetem ne nje sezon rrezikoi renien ne nje kategori me poshte. Ne nje ndeshja ndaj Juventusit, nje komentator i BBC nuk ka gjetur fjale per te pershkruar fitoren e Kievos, kur fitonte nje ndeshje ndaj Juvestusit, qe arriti deri ne finalen e "Champions". Ekipi krahasohet me nofken, "Gomari Fluturon" dhe i shkon per shtat. Italia, vendi i skandaleve ne futboll, shpesh pershihet nga episode te shemtuara, perleshje mes turmave, korrupsion, favorizime te paligjshme qe zbulohen nga mediat e huaja. Por, Italia i ka dhene botes Romeon dhe Zhulieten, Leonardo da Vincin, Mikelanxhelon dhe Papen. Po i ka dhene botes edhe nje ekipi futbolli, qe i kapercen kufijte e normalitetit, Kievon. Aktualisht, Kievo ndodhet ne vend te 16-te, tete pike mbi zonen e ftohte, te renies ne nje kategori me poshte. Ata kane qene ne rrezik per shume jave, por fitorja e shenuar ndaj Lacios, 3-0 dhe barazimi 3-3 ne Torino e detyruan Milanin te punonte shume, per te shenuar nje fitore te veshtire, pak kohe me pare. Ka nje perralle veroneze qe perfundon ne tragjedi mes dy te dashuruarve. Shpresohet qe historia e fundit e dashurise veroneze te perfundoje ndryshe.

Re: Kampionati italian

Posted: Fri, 24 Apr 2009 , 16:26
by Skodrinon
Kjo "Fluturon Gomari" nuk ka lidhje me ket kometatorin anglez qi thot ky gazetari. Historia asht ndryshe. Tifozat e Verones, per me u tall me ata te Chievos, i thoshin: "Ju keni me lujte ne Serie A kur te fluturojne gomart"
E kur arriten me lujt ne Serie A, tifozat e Chevos fillune me i'a pemende shprehjen atyne te Verones. Biles kan formu edhe nji grup tifozash qi quhet "I mussi volanti", qi don me than "Gomart flutrus"

Re: Kampionati italian

Posted: Fri, 24 Apr 2009 , 23:40
by shv13
ke t drejte skodrinon,po se kuptova pse kievo kalon kufijte e normalitetit simas ktij qe ka shkru artikullin?

ps: ke te drejte edhe per kannavaron :lol:

Re: Kampionati italian

Posted: Sun, 26 Apr 2009 , 21:21
by GOLDIAN
ku jeni ju juventinet se spo ndiheni hic :lol:

Re: Kampionati italian

Posted: Sun, 26 Apr 2009 , 23:29
by Skodrinon
as interistat...... :D

Re: Kampionati italian

Posted: Mon, 27 Apr 2009 , 01:06
by fpjalmi
interistat e kan siguru titullin maj naqe .

jo se jam tifoz me ta ,por jan te pakapshem ne kete moment.

ka mbaru gjithcka

Re: Kampionati italian

Posted: Mon, 27 Apr 2009 , 12:45
by Miri
Goldian ktu jam une Juventini ca deshte a kishe nevoj gja a?????
apo ke nevoj per nej rifreskim javor? :D :D :D :D :D

Re: Kampionati italian

Posted: Wed, 29 Apr 2009 , 01:13
by fpjalmi
Juventus, Ranieri është jashtë loje


Autori: Denis Hakani
Data: 28/04/2009
Version Print


Drejtuesit bardhezinj duket se kanë zgjedhur trajnerin e Barit, Antonio Konten, për të ardhmen

Do të jetë e vështirë edhe për një njeri si Klaudio Ranieri të drejotjë siç duhet këto 5 javë të fundit që kanë mbetur.

Dhe më shumë se sa rënia e Juventusit në fushën e lojës (3 pikë në 4 ndeshje) duhen llogaritur tensionet brenda ekipit. Tekniku ka fajësuar klubin për atë “pikë që ka mbushur kupën” dhe që ka “bërë të prisheshin ekuilibrat e skuadrës”, ndërsa Koboli Xhilji është përgjigjur ftohtë: “Kanë munguar disa objektiva. Do të dëgjojmë atë që do të na thotë Ranieri”.

Por e ardhmja është me Ferrarën ose Konten. Gara midis dy shokëve që kanë luftuar bashkë mijëra beteja me fanellën bardhezi do të varet më shumë nga i dyti, që, falë kmapionatit të mrekullueshëm që po zhvillon me Barin, ka një numër të madh ofertash që po e presin në fund të sezonit. Natyrisht, një ofertë nga klubi që ai e konsideron si shtëpinë e tij do të hidhte poshtë të gjithë pretendentët e tjerë.

Por ish-mesfushori ka treguar se mund të çajë përpara edhe me forcat e tija dhe mund ta bëjë këtë, me sa duket, në Romë (tek Lacio) ose në Bergamo, ku të shtunën (me rastin e ndeshjes së fituar nga Bari kundër Albinolefes) duket se është kontaktuar nga Alesandro Ruxheri, djali i presidentit të Atalantës Ivan.

Flitet edhe për mundësinë që, me Konten tek Juventusi, do të jetë pikërisht Ferrara zëvendësuesi i tij tek Bari, duke marrë me vete disa lojtarë të rinj nga skuadra bardhezi midis Ariaudos, De Çeljes, Kastiljas ose Imobiles.

Sigurisht, përveç dëshirës së drejtuesve të klubit, do të jetë e rëndësishme edhe fjala e Marçelo Lipit, roli i të cilit në të ardhmen nuk është më në diskutim. Janë ide të qarta, ato të Kobolit, Blankut dhe Sekos. Por në mes janë edhe pesë javë kampionat, një vend i dytë për t’u fituar ose një vend i tretë për t’u mbrojtur.

Fiorentina është gjashtë pikë larg dhe ajo që ka ndodhur gjatë këtyre javëve në kreun e renditjes tregon se ky avantazh nuk është i pakalueshëm. Ndërsa, Ranieri duket se është lënë vetëm, i mbështetur vetëm nga lojtarët që deri në fund janë të vendosur të ndihmojnë trajnerin dhe Juventusin për të arritur ato që, siç ka kujtuar edhe vetë Ranieri në dhomat e zhveshjes në Rexhio Kalabria, “janë objektivat e paracaktuar. Kampionati?

Mua më kanë thënë se për këtë duhen pritur pesë vjet. Unë po respektoj tabelën e marshimit, ndoshta pa mendjemadhësi, mund të them se ndodhem pak më lart. Po bëjmë me të vërtet salto mortale”. Por pa rrjetën mbrojtëse poshtë.


Italo-argjentinasi
Kamoranezi: Jemi të gjithë me trajnerin

Edhe Mauro Kamoranezi është në krah të trajnerit: “Ranieri ka thënë se ky është grupi më i mirë që ka stërvitur ndonjëherë dhe unë jam krenar për fjalët e tij. Jemi të gjithë me të. Nuk mund të jemi të kënaqur nga ky sezon, por tre vite më parë ishim në B dhe tani nuk mund të harrojmë të luftojmë për të arritur vendin e dytë. Gjithçka tjetër nuk ka rëndësi”.

Në lidhje me një rikthim të Kanavaros: “Tre vite më parë disa lojtarë janë larguar për të shkuar në skuadra të rëndësishme, sepse ishte në lojë karriera e tyre. Fabio është një nga ata. Për këtë arsye unë nuk kam asgjë kundra rikthimit të tij”, ka thënë Kamoranezi.

Re: Kampionati italian

Posted: Wed, 29 Apr 2009 , 01:14
by fpjalmi
me vjen keq per tranierin e juves ranieri.

un mendoj se po bajn shum gabim qe po e hekun

Re: Kampionati italian

Posted: Wed, 29 Apr 2009 , 17:40
by GOLDIAN
Miri wrote:Goldian ktu jam une Juventini ca deshte a kishe nevoj gja a?????
apo ke nevoj per nej rifreskim javor? :D :D :D :D :D
lat nam
kaq di me than
nam :lol:

Re: Kampionati italian

Posted: Thu, 30 Apr 2009 , 12:28
by kristiani
GOLDIAN wrote:ku jeni ju juventinet se spo ndiheni hic :lol:
ja maj naqe ti thuj ku jeni ju hajdutat se spo ndiheni hiq :lol: :lol:

Re: Kampionati italian

Posted: Fri, 01 May 2009 , 18:10
by fpjalmi
Adriano, kontrate paraprake me Flamengon
01/05/2009 17:10

Ish interisti Adriano ndodhet perhere e me afer skuadres braziliane te Flamengos.

Pas Ronaldos, nje tjeter sulmues me emer pritet te bashkohet me skuadrat e kampionatit te vendlindjes ne Brazil per te vazhduar karrieren si profesionist. Sipas te dhenave te fundit, lojtari dhe skuadra ne fjale kane arritur nje marreveshje paraprake qe do firmoset deri ne fund te qershorit 2010, ndersa njoftimi zyrtar do te behet pas pak ditesh. Lajmin e jep presidenti i Flamengos Delair Dumbrosck ne nje interviste per globoesporte.com.

“Gjetem nje sponsor qe do paguaje pjesen me te madhe te rroges se sulmuesit por ne fanelen e tij nuk do stampohet asgje”, thekson numri nje i shoqerise. Adriano e zgjidhi perfundimisht kontraten me Interin pas nje sezoni pothuajse katastrofik ne nivelin personal. As trajneri Mouriunho nuk arriti ta integronte ate plotesisht me grupin zikalter pas eksperiences se keqe me teknikun italian Mancini

Re: Kampionati italian

Posted: Sat, 02 May 2009 , 18:30
by vllaznia1919
kristiani wrote:
GOLDIAN wrote:ku jeni ju juventinet se spo ndiheni hic :lol:
ja maj naqe ti thuj ku jeni ju hajdutat se spo ndiheni hiq :lol: :lol:
He ma kristian te kan fut durt ne xhep ty a????

Re: Kampionati italian

Posted: Sat, 02 May 2009 , 18:31
by vllaznia1919
GOLDIAN wrote:
Miri wrote:Goldian ktu jam une Juventini ca deshte a kishe nevoj gja a?????
apo ke nevoj per nej rifreskim javor? :D :D :D :D :D
lat nam
kaq di me than
nam :lol:
Me fal zoti goldian qa bani bayerni jot i dashtun ma shum?????????

Re: Kampionati italian

Posted: Sun, 03 May 2009 , 11:33
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:
GOLDIAN wrote:
Miri wrote:Goldian ktu jam une Juventini ca deshte a kishe nevoj gja a?????
apo ke nevoj per nej rifreskim javor? :D :D :D :D :D
lat nam
kaq di me than
nam :lol:
Me fal zoti goldian qa bani bayerni jot i dashtun ma shum?????????
uuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu
ku je ma man in redblue
ku je ma shv13
a ndini ca thot ky
bajerni ka hala shanse per titull
kurse ju ka than shv13 keni maru me kohe :wink:
ca ta pa ju ban milani ma v1919 ka me ju gri pipoja
sallat ka me ju ba :lol:

p.s a keni shans per champions lig ju ma v1919

Re: Kampionati italian

Posted: Sun, 03 May 2009 , 11:52
by shv13
lene ma goldian se i kane premtu nji vend ne stafin e juves,te merkatoja bile,prandaj flet... :D :D
bajerni nuk asht 9 pike larg kryesuses ma v1919.
e gzofshin edhe kanavaron,nqs lun njashtu si mrame e kane per terezi edhe sezonin tjeter.
deshten edhe me hape kampionatin para dy javesh...ahhahah suuuuuuuuuuupermaaaaaaaarioooooooooo
ndihet mungesa e triades :D :D

Re: Kampionati italian

Posted: Sun, 03 May 2009 , 12:09
by GOLDIAN
a e morren kanavaron a
une thas po merrshin cirro ferraren :lol:

Re: Kampionati italian

Posted: Wed, 06 May 2009 , 01:12
by vllaznia1919
Njat krah fleni se tesh po fiton kampionatin bayerni.Ma mire si na qe e kena hjek menjen prej aty ka here se sa:prit gomar sa te dalin bar.

Re: Kampionati italian

Posted: Wed, 06 May 2009 , 08:24
by Ledi1920
GOLDIAN wrote:a e morren kanavaron a
une thas po merrshin cirro ferraren :lol:
ca juve mer cuna...juvja per disa vjet nuk bohet mo...
ala lujn me nedved,ene me ca lojtar patatinash...

jane bo tifozat e juves me thrrit birindellin ne stadium se i ka mor modhi :lol:
moxhi chi chiamerai stasera?

Re: Kampionati italian

Posted: Wed, 06 May 2009 , 21:36
by vllaznia1919
Shyqyr qe ju ka ardhe radha edhe ju me fole.
Grande Lucianone!