Page 55 of 86

Posted: Sat, 14 Feb 2009 , 02:50
by fpjalmi
‘Zhgënjim, por mos prisni më shumë’
Kroati: Kot e ëndërronit Botërorin. Jeni në grup ferri, edhe vendi i tretë është shumë
Flet Oto Bariç/ Ish-trajneri i Kombëtares i del në mbrojtje Hanit: Ka pasur pak kohë



Oto Bariç, ish-tra
jneri i Kombëtares
shqiptare, e cilëson
zhgënjyes barazimin me
Maltën, por nuk e dramatizon.
Sipas tij, Ari Han nuk
ka pasur kohë të ndërtojë një
skuadër me bosht dhe nuk
duhet të fajësohet vetëm ai.
Tekniku kroat në një intervistë
ekskluzive për “Panorama
Sport”, ka thënë se shqiptarët
nuk duhet të nxitohen
në objektivat e tyre.
Mister, a e dini si përfundoi
dje ndeshja Maltë Shqipëri?
Po e di, 0-0. Ndeshjen nuk
e kam parë, por kam dëgjuar
që ishte një ndeshje e dobët.
Më vjen keq për këtë.
A është ky një dështim
për Shqipërinë?
Ju duhet ta kishit fituar
këtë ndeshje, por Malta nuk
ishte shumë më keq se Shqipëria
dhe e meritoi pikën.
Gjithsesi, ishte një rezultat
zhgënjyes.
Jetmir Halilaj
Elvis Kasmi
Në kohën tuaj Shqipëria
mori 6 pikë të plota ndaj
Luksemburgut....
Shqipëria ka shansin për
të marrë pikë të tjera. Ka edhe
disa ndeshje për të zhvilluar.
Mos u demoralizoni.
Megjithatë, këto janë ndeshje
që peshojnë shumë.
Pas kësaj ndeshjeje, a
mund të quhet i dështuar
edicioni i kuqezinjve, duke
qenë se më pas do të ndeshen
me Danimarkën, Portugalinë
dhe Suedinë?
Nuk është dështim total.
Që në fillim ishte e qartë që
Shqipëria kishte të bënte me
një grup mjaft të vështirë dhe
nuk mund të mendohej, se
para nisjes së këtyre eliminatoreve
vendi i tretë ishte i sigurt
për ju. Ndërsa në këto
momente, me sa di unë ju jeni
në vendin e tretë. Duhet të tregoheni
pak më shumë optimistë.
Nëse ju do të kishit dështuar
në një ndeshje të tillë, a
do ta mendonit dorëheqjen?
Jo, asnjëherë jo. Pse duhet
ta bëja një gjë të tillë? Kur
nuk ke kohë të ndërtosh një
skuadër, nuk ke edhe pse të
tërhiqesh. Kush thotë që Shqipëria
do të dalë në Botëror,
gabohet. Ju jeni në një grup
ferri dhe pavarësisht barazimit
me Maltën, që në fakt
nuk është një gjë e mirë, keni
mundësi të bëni akoma më
mirë.
Shqipëria pas pesë
ndeshjesh (dy prej tyre me
Maltën), ka vetëm gjashtë
pikë. A jemi në rrugën e duhur?
Rezultatet për mua janë
në rregull, përveç ndeshjes
së fundit. Shqipëria ka bërë
ndeshje mjaft të mira, duke
marrë barazimin edhe në
Portugali dhe duke barazuar
me Suedinë brenda. Ky
nuk mund të quhet një zhgënjim.
Ari Han nuk ka grumbulluar
as Kapllanin dhe as
Hykën, ç’mendim keni për
këtë?
Nuk e di sesa luan Hyka
te Mainci, por nëse nuk luan
farë, atëherë Hani nuk ka faj.
Me sa di unë, edhe Kapllani
nuk aktivizohet. Merreni më
shtruar dhe besoni në objektiva
realë. Mos prisni gjëra që
skuadra juaj nuk i arrin dot,
sepse duhet të shihni edhe
mundësitë që keni. Megjithatë,
unë i uroj Kombëtares shqiptare
shumë suksese në
këto eliminatore

Posted: Sat, 14 Feb 2009 , 02:54
by fpjalmi
siq shihet bariqi i del hanit zot dhe thote.

jeni ne vend te trete dhe kaq boll keni .

han me barazimin me portogaline dhe suedine nuk eshte zhgenjim por kryeveper tho0te ai.

ndersa per lojtaret qe nuk ka aktivizu bariq thote .

gjersa nuk lozin me klubet e tyre pse duhet te luajn me kombetaren.

ai ve shembullin e salihit dhe hykes qe nuk luajn ne kampionatet e tyre.

pra ai thote qe hari han ka bere shum dhe thote qe grupi eshte bomb ,grupi i ferrit dhe vendi i trete eshte shum thote ai .

pra oto bariq thote qe hani nuk ka faj

Posted: Sat, 14 Feb 2009 , 12:14
by Miri
Bariç as qe i bjen ne mend per shqiperin por kta jane perrallat e gazetave me shit nej1 se asht kriz ekonomike.

Posted: Sat, 14 Feb 2009 , 20:05
by vllaznia1919
Taman ma Miri.Manej si paska lujt ma shum Bogdani se Salihi?????

Posted: Sat, 14 Feb 2009 , 21:03
by shv13
kane fillu edhe me shpike intervista tesh a?mire se perpare vec i perktheshin prej siteve te huaja po tesh paskan fillu me u marre edhe me krijimtari..i bjen n mend baricit se ku jena kund..vendin e trete leshit se kur t lush ne danimarke e ne suedi ta po e shofin mire vendin e trete.Vec na n grup kena lujte 2 here me malten.Prit kur t losin edhe tjerat e ta po e shofim ku kena me kene...

Posted: Sat, 14 Feb 2009 , 22:40
by vllaznia1919
Ja maj naqe se ka kohe qe shpikun lajme.Se gjysen e ekipit komtar na e kerkojn Bayern,Barcelona,Everton etj etj.

Posted: Sun, 15 Feb 2009 , 08:10
by shv13
me lajme kane fillu kahere dakort po tesh kane shku me ngritje...tu shpike edhe intervista...

Posted: Sun, 15 Feb 2009 , 14:16
by vllaznia1919
Normalisht.Jena vend ne perparim. :lol: :lol: :lol: :lol:

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Fri, 06 Mar 2009 , 11:09
by fpjalmi
Duka: Kundër Hungarisë, shpresoj fitore
06/03/2009 09:15

Kur mungojnë afro tri javë nga sfida me Hungarinë, objektivi i Kombëtares shqiptare mbetet i qartë: vetëm fitore. Një rezultat të tillë, në takimin që do të zhvillohet më 28 mars në “Qemal Stafa”, e shpreson edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

“Çfarë kërkoj nga skuadra për këtë sfidë? Natyrisht që me hungarezët shpresoj vetëm të fitojmë”, tha ai. Tri pikët në Tiranë do të ishin hakmarrje për humbjen e vetme që kuqezinjtë kanë pësuar në këto eliminatore. Por, ato do të merrnin edhe më shumë vlerë, në luftën për vendin e katërt, në renditjen finale të Grupit 1 eliminator të Botërorit 2010.


Trajneri


Rezultati i këtij takimi mund të vendosë edhe të ardhmen e trajnerit Ari Han. Holandezi nuk ka asnjë pikë në kontratë, në të cilën përcaktohet se në rast rezultatesh negative do të largohet nga drejtimi i përfaqësueses. Por, humbja mund të rezultonte “fatale”: nuk përjashtohet që FSHF-ja t’i kërkojë të largohet, edhe pse kjo do të thoshte humbje të konsiderueshme financiare. Për prishjen e njëanshme të kontratës, Han do të përfitonte të gjithë shifrën financiare të parashikuar për qëndrimin në Shqipëri.

Presidenti Duka nuk preferon ta komentojë këtë situatë, edhe sepse në këtë mënyrë do të shtohej presioni përpara një ndeshjeje delikate. Gjithsesi, me fjalët “kundër Hungarisë shpresoj vetëm fitoren. Kaq mund të them”, ai lë vend për spekulime.


Malta


Me Hungarinë e drejtuar nga Ervin Kuman, gjithçka duhet përgatitur me detaje. Sipas drejtuesit të futbollit shqiptar, vëmendje duhet t’i kushtohet edhe anës psikologjike të futbollistëve, një prej arsyeve që shkaktuan hapin fals në Maltë.

“Është e nevojshme që ta përgatisim mirë ndeshjen me Hungarinë, nëse kërkojmë të fitojmë, vazhdoi Duka. Nuk duhen përsëritur gabimet si në sfidën me Maltën, ku skuadra ishte euforike dhe me një ngarkesë të tepruar emocionale dhe psikologjike. Natyrisht që kjo ndikoi negativisht në fushën e lojës dhe në rezultat”.


Bogdani


Në federatë vazhdojnë të këmbëngulin se trajneri ende nuk ka përgatitur listën e madhe me lojtarët që duhet të jenë të gatshëm t’i përgjigjen ftesës së ekipit kombëtar. Megjithatë, sipas burimeve pranë kuqezinjve, duket se në takimin me Hungarinë do të vazhdojnë “përjashtimet”.

Pas Edmond Kapllanit dhe Jahmir Hykës, të njëjtin fat mund të ketë edhe Erjon Bogdani. Sulmuesi 31-vjeçar vazhdon të mos aktivizohet te Kievo (ose luan shumë pak), ndërkohë që me Maltën shpërdoroi një gol të sigurt. Forma e tij e dobët nuk është parë me sy të mirë nga Han, që tashmë mund t’ia besojë aksionin ofensiv Salihit, i cili do të mbështetet nga Skela, Duro dhe Gilman Lika.

Re:

Posted: Fri, 06 Mar 2009 , 22:43
by GOLDIAN
shv13 wrote:me lajme kane fillu kahere dakort po tesh kane shku me ngritje...tu shpike edhe intervista...
ti thuj shyqyr spo na shpikun nej trofe :lol:

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Tue, 17 Mar 2009 , 00:33
by fpjalmi
Tifozët e kombëtares: Salihi?Berisha të jenë në sulmin kuqezi



Data: 17/03/2009


Thuhet se dy shqiptarë nuk bien në një mendje, por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Të paktën kur bëhet fjalë për kombëtaren e Shqipërisë. Meqë po afrohet data e ndeshjes me Hungarinë, që do të zhvillohet më 28 mars në stadiumim kombatër “Qemal Stafa”, “Sporti shqiptar” on?line kishte hedhur për votim për disa ditë një sondazh, ku u kërkohej lexuesve të zgjidhnin ata sulmin kuqezi. Ishin dhënë disa alternativa, duke u bazuar te lojtarët që priten të grmbullohen për këtë sfidë. Bogdani, Salihi dhe Besart Berisha janë tre lojtarët e sulmit të grumbulluar edhe në ndeshjen me Maltën, ku nuk u aktivizua vetëm Salihi. Më shumë se 2\3 e lexuesve janë në një mendje: dërishon që në sulm të luajnë njokohësisht Berisha dhe Salihi, pra jo më si deri tani, me një sulmues të vetëm. Mendimi i tyre sigurisht është ndikuar edhe nga forma jo e mirë që ka shfaqur sulmuesi i Kievos në Serinë A, Erion Bogdani, i cili me Maltën ka humbur një rast të pastër, që mund t’i kishte dhuruar tri pikë të vlefshme kombëtares sonë. Një arsye më shumë pse shqiptarët kanë më shumë besim të Berisha me Salihin, ka të bëjë me paraqitjet e tyre të fundit me skuadrat respekctive: Salihi është sulmuesi kryesor i Riedit në kampionatin austriak, ku shënon rregullisht, ndërsa Besart Berisha ka rilindur te Horsensi i futbollit danez, ku ka shënuar tre gola, në po kaq ndeshje të zhvilluara. Pra, nga 1326 votues, 885 prej tyre (67 përqind), që përbën shumicën dërrmuese, janë të mendimit se Ari Hani duhet të aktivizojë ndaj Hungarisë dyshen sulmuese Salihi?Berisha, aq më tepër që momentalisht por shkëlqejnë në skuadrat e tyre. Për dyshen Berisha-Bogdani kanë votuar 188 votues (13 përqind), ndërsa për dyshen Salihi-Bogdani 134 lexues (10 përqind). Numri i lexuesve që preferojnë një sulm kuqezi vetëm me Berishën është 46 veta (3 përqind), i atyre që duan vetëm Salihin në repartin e avancuar të kombëtares është 38 veta (3 përqind), ndërsa ata që dëshirojnë vetëm Bogdanin në sulmin kuqezi janë 19 vetë (1 përqind). Gjithashtu, për alternativën “të tjerë” në sulmin e kombëtares kanë votuar 38 vetë (3 përqind). Sikurse shihet, Bogdani ka mbetur jashtë preferencave të shqiptarëve. Më shumë Bogdanin e mendojnë përkrah Salihit dhe Berishës, pra jo të vetëm. Madje më shumë preferojnë të vetëm Salihin ose Berishën, sesa Bogdanin. Ndoshta, nëse sondazhi do të bëhej pas fitores së Kievos me Lacion, ku shtatlarti i kombëtares sonë shënoi golin e parë, mund të kishim të tjera rezultate. Gjithsesi, një gjë është e qartë: tifozët e kombëtares kërkojnë rinovimin e sulmit kuqezi me lojtarë të rinj dhe që luajnë rregullisht e shënojnë me skuadrat e tyre. Sytë janë drejtuar te Besart Berisha, që po shkëlqen ne kampionatin danez me Horsensin. Rezultatet e sonazhit i tërheqjen vëmendjen edhe trajnerit Ari Han, i cili nuk duhet të bazohet më te emrat, por te produktiviteti i futbollsistëve në fushën e lojës. Momentalisht Besart Berisha dhe Hamdi Salihi janë sulmuesit më në formë të kombëtares, por duhet theksuar se niveli i kampionateve ku ata luajnë nuk është në nivelin e Serisë A dhe të Bundesligës, ku aktivizohen Erion Bogdani me Edmond Kapllani. Megjithatë, sido që ta shikosh këtë problem, fundi është i njëjtë: sulmuesit flasin me gola. Gjë që për momentin po e bëjnë Salihi dhe Berisha, edhe duke u aktivizuar rregullisht.


Rezultatet e sondazhit

Salihi?Berisha (67%, 877 vota)

Berisha?Bogdani (13%, 164 vota)

Salihi?Bogdani (10%, 130 vota)

Vetëm Berisha (3%, 44 vota)

Vetëm Salihi (3%, 38 vota)

Të tjerë (3%, 38 vota)

Vetëm Bogdani (1%, 19 vota)



Votues në total: 1310 persona

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Tue, 17 Mar 2009 , 00:35
by fpjalmi
un kurr nuk i kam pa salihin dhe berishen tu lujt bashk e nuk e di si paramenojn qe ky sulm nuk shkon.

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Tue, 17 Mar 2009 , 18:02
by Skodrinon
Hungaria dhe Danimarka: Jashtë Bogdani, thirren Memelli dhe Bylykbashi

Federata shqiptare e futbollit ka bërë sot publike listën e futbollistëve që do të grmbullohen në dy ndeshjet e radhës me Hungarinë në “Qemal Stafa” dhe me Danimarkën në transfertë për eliminatoret e Botërorit Afrikë 2010. Janë thirrur 23 futbollistë që luajnë kryesisht në kampionatet europiane, ndërkohë që nuk mungojnë edhe risitë, si nga kampionati shqiptar edhe nga ato të huaja. Grumbullimi fillon diten e diele ne oren 14:30 ne Hotel Dyrrah ne Durres.

Bogdani jashtë: Lajmi më i bujshëm i listës është lënia jashtë saj e Erion Bogdanit. Sulmuesi i Kievos nuk është preferuar nga holandezi Ari Han, i cili, me sa duket është bazuar në paraqitjen e fundit të tij me kombëtaren në ndeshjen e transfertës me Maltën. Në këtë takim Bogdani ka humbur një rast të pastër para portës kundërshtare, madje nuk la asnjë përshtypje të veçantë gjatë gjithë takimit. Goli i shënuar ndaj Lacios nuk ka ndikuar fare në vendimin e Hanit, që, me sa duket, e ka marrë me kohë vendimin për ta lënë jashtë. Në vend të Bogdanit holandezi i pankinës kuqezi ka preferuar Migen Memellin e Tiranës.
Grumbullohet Bylykbashi: Udhëtimi drejt Ukraninës së largët i ka dhënë frytet e veta. Ari Han, pasi ka parë nga afër një ndeshje të Krivbasit të kampionatit ukrainas, ka vendosur të grumbullojë Dorian Bylkbashin, ish-fantazistin e Partizanit, që po luan sezonin e dytë në Ukrainë. Hani ka e netë në Ukrainë, ku jo vetëm i ka pare lojtarët shqiptarë, por edhe ka biseduar me ta. Takimi duket që ka qenë i frytshëm.
Memelli, risia kuqezi: E veçanta e listës së Hanit është përfshirja në të e Migen Memellit, sulmuesit më të mirë të superligës shqiptare. Pogradecari ka shënuar deri tani 14 gola në kampionatin tonë, më shumë se kushdo tjetër. Ari Han e ka ndjekur në disa ndeshje të Tiranës, por vetëm tani i është mbushur mendja për ta grumbulluar.
Cana-Lala, të rikthyerit: Për dy ndeshjet e radhës trajneri Ari Han do të ketë në dispozicion dy lojtarët kryesorë të kombëtares, Lorik Canën dhe Altin Lalën. Më Maltën u ndie shumë mungesa e kapitenit të Marsejës, i cili ka pasur probleme dëmtimi që në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Cana është aktivizuar me skuadrën e tij në ndeshjen e parë të Kupës UEFA me Ajaksin dhe në sfidën e “Parc de Princes” me PSG-në, ish-skuadrën e tij, që i shënoi golin e tretë dhe të fundit për Marsejën në fitoren 3-1. Jo më pak i rëndësishëm është rikthimi në formacion i Altin Lalës, kapitenit të Hanoverit të kampionatit gjerman (Bundesliga), që sikurse Cana ka pasur probleme dëmtimi. Hani do të ketë në dispozicion një grup të kompletuar, me të cilin do të synojë fitoren me Hungarinë, me 28 mars, dhe një rezultat tjetër pozitiv me Danimarkën, në transfertë, pas kater ditesh, me 1 prill.

Lista anti-Hungari dhe Danimarkë

Arian Beqaj
Isli Hidi
Samir Ujkani
Andi Lila
Armend Dallku
Debatik Curri
Ansi Agolli
Kristi Vangjeli
Endri Vrapi
Elvin Beqiri
Admir Teli
Lorik Cana
Altin Lala
Ervin Skela
Gilman Lika
Ervin Bulku
Dorian Bylykbashi
Elis Bakaj
Klodian Duro
Hamdi Salihi
Xhevahir Sukaj
Besart Berisha
Migen Memelli

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Tue, 17 Mar 2009 , 21:33
by GOLDIAN
tashti memelli per bogdanin me duket si pa logjike
edhe pse se du bogdanin po fundja lun diku shume larg memellit
nese i uroj suksese memellit ashtu dhe bylykbashit

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Wed, 18 Mar 2009 , 07:07
by fpjalmi
me vjen mire per bylikbashin .

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Wed, 18 Mar 2009 , 11:10
by Ujku
SHum mir ka ba Hani qe ka thirr Bylykbashin
po un mendoj se ka gabu qe ka thirr Memelin ,ma mir ishte ken me thirr Sefen e Dinamos.

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Wed, 18 Mar 2009 , 19:28
by Admin
Memelli ska per te lujt kshu qe sa per numer e ka marr :)

Ka ba mire qe se ka marr Bogdanin se nuk e ka tregu vedin ne kete periudhe, me vjen mire qe ka thirr Bylykun:)

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Thu, 19 Mar 2009 , 19:18
by Man in Redblue
Memelli ne vend te Bogdanit + "Risia" Bylykbashi= Mijra euro rroge per Hanin



asnji lojtar te ri, asnji vezhgim te dhjetra futbollistave shqiptare ne kampionatet e evropes (javen e kalume ka ken ne austri per me vezhgu Salihin :shock: :shock: ),
nuk dihet se cu ba me ate kavajsin ne ukraine qi ka ba ma shume gola se asnji legjionar tjeter
thrret Sukajn, qi po shperdoron raste pafund te Vllaznia dhe nuk qe ne gjendje me ba asi kokerr golit ne Turqi
thrret perseri Kristi vangjelin, mgjs vazhdon te mos aktivizohet aspak ne greqi

di vec me perserit ato qi kam thane:

Hanin dhe drejtusat e FSHF i xafte nama e tan shqiptarve qi vujn per buk gojet, nderkohe qi kto tallen me qindra mijra euro!

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Fri, 20 Mar 2009 , 12:07
by GOLDIAN
Man in Redblue wrote:Memelli ne vend te Bogdanit + "Risia" Bylykbashi= Mijra euro rroge per Hanin



asnji lojtar te ri, asnji vezhgim te dhjetra futbollistave shqiptare ne kampionatet e evropes (javen e kalume ka ken ne austri per me vezhgu Salihin :shock: :shock: ),
nuk dihet se cu ba me ate kavajsin ne ukraine qi ka ba ma shume gola se asnji legjionar tjeter
thrret Sukajn, qi po shperdoron raste pafund te Vllaznia dhe nuk qe ne gjendje me ba asi kokerr golit ne Turqi
thrret perseri Kristi vangjelin, mgjs vazhdon te mos aktivizohet aspak ne greqi

di vec me perserit ato qi kam thane:

Hanin dhe drejtusat e FSHF i xafte nama e tan shqiptarve qi vujn per buk gojet, nderkohe qi kto tallen me qindra mijra euro!
o man a u taku me salihin apo i kishte ra rruga andej

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Fri, 20 Mar 2009 , 23:22
by fpjalmi
Curri: “Koha të hakmerremi me Hungarinë”


Mbrojtësi i Kombëtares: “Është ekipi i vetëm që na ka mundur deri tani”. Debatiku për mesfushorin Bylykbashi: “Han bëri shumë mirë që e thirri”





Me pesë lojtarë nga kampionati ukrainas, Isli Hidi, Dorian Bylykbashi e Ervin Bulku (të tre të Krivbasit), si dhe Debatik Curri e Armend Dallku (të dy të Vorskla Poltavës), “Vysha Liga” përbën edhe “mushkërinë” e ekipit kombëtar shqiptar për ndeshjet e rëndësishme kundër Hungarisë (28 mars, në Tiranë) dhe Danimarkës (1 prill, në Kopenhagen).

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Ari Han, i pa edhe para dy javësh në aksion të pesë lojtarët gjatë vizitës së tij me karakter “vlerësues” në Ukrainë, pavarësisht se nuk u solli fat dy skuadrave të shqiptarëve, pasi si Krivbasi, ashtu dhe Vorskla i humbën takimet në kampionatin ukrainas me kundërshtarët respektivë, Çernemoretsin (0-2) e Dinamo e Kievit (4-1).

Gjithsesi, holandezi u dha mesazhet e duhura lojtarëve të Kombëtares shqiptare në prag të sfidave shumë të rëndësishme kundër Hungarisë, më 28 mars në Tiranë e Danimarkë, katër ditë më pas në Kopenhagen, dhe risolli në përfaqësuese kapitenin e Krivbasit, Dorian Bylykashin.

Futbollisti polivalent Debatik Curri (21 ndeshje me Kombëtaren, ka debutuar në miqësore kundër Gjeorgjisë në kohën e Hans Peter Brigelit), kur kanë mbetur edhe më pak se 10 ditë për t’u përballur me Hungarinë, nuk i fsheh emocionet dhe ambicien për ta kaluar me sukses provën dhe për të arritur fitoren e dytë në takimin e gjashtë të eliminatoreve të Kampionatit Botëror.

“Hani na theksoi rëndësinë e ndeshjes me Hungarinë edhe kur na takoi para disa ditësh në Ukrainë. Por ne të gjithë e dimë rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe detyrën tonë për ta fituar atë. Nuk mund të mbetemi vetëm me fitoren kundër Maltës, për më tepër që të vetmen humbje e kemi me Hungarinë, që unë edhe sot e kësaj dite e konsideroj aksidentale me mënyrën se si na i shënuan dy golat ata. Duhet të hakmerremi të gjithë, për më tepër që besoj se do të ketë shumë tifozë në stadium”, - theksoi për “Albania-sport.com”, Debatik Curri, autori i një goli të mrekullueshëm të shënuar kundër Holandës në eliminatoret e fundit të Kampionatit Europian 2008.

Debatiku, një nga lojtarët më të mirë të kampionatit ukrainas (i dhjeti në botë për nga fortësia), e vlerëson faktin që në ekipin tonë përfaqësues janë thirrur pesë lojtarë (aq sa nga kampionati shqiptar) dhe më shumë se nga çdo kampionat tjetër i huaj.

“Kampionati në Ukrainë është gjithmonë në rritje dhe më shumë cilësor. Këtë e tregojnë edhe lojtarët që po vijnë nga kampionate të huaja me emër. Në Europë janë disa ekipe që kanë emër të mirë, por tani edhe Vorskla jonë po bën ç’është e mundur për të kapur një vend në Ligën e Europës, pasi mundësia e shpresa ekziston”, - shton Curri, dukë dhënë njëherësh edhe opinionin e Armend Dallkut, shokut të ekipit të tij.

“Debi” flet edhe për thirrjen në Kombëtare të mesfushorit Dorian Bylykbashi. “Te Krivbasi ai është kapiteni dhe lideri i padiskutueshëm i skuadrës. Dhe këtë e ka treguar në shumë ndeshje, madje edhe kundër ekipit tim, Vorsklës. Mendoj se trajneri Han, por dhe Bariçi, duhet ta kishin thirrur më parë e aktivizuar, pasi ka çfarë t’i japë ekipit kombëtar”.

Në ndeshjen e fundit në kampionatin ukrainas Vorskla barazoi në shtëpi pa gola me FK Lvov. “Nuk them se nuk patëm shanse, por fati nuk ishte me ne atë ditë (të premten e kaluar), pasi luajtëm përballë një skuadre që ishte shumë poshtë nesh në renditje”, - tha Curri.

Vorskla pas 20 javësh të luajtura ndodhet në vendin e pestë me 37 pikë, një më pak se Metalist i vendit të tretë. Në fundjave ekipin e Currit, Dallkut e Januzit e pret një sfidë e vështirë me Shahktjor Donjeckun e vendit të dytë (40 pikë).

“Është më të vërtetë një ndeshje e vështirë, pasi përballë do të kemi një nga ekipet më të mëdha të Ukrainës. Nuk trembemi prej tyre, por që të fitosh ndaj Shahktjorit duhet të japësh 200 për qind të mundësive”, - përfundoi mbrojtësi Debatik Curri, i cili shton se Shahktjorit i ka shënuar një gol, por gjatë edicionit të kaluar të Kupës së Ukrainës.