Page 55 of 125

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Fri, 13 Mar 2009 , 20:43
by fpjalmi
KLUBI KA LËNË
GJITHÇKA NË
DORË TË MUÇËS


Dinamovitët kanë reaguar
vetëm përmes trajnerit Muça,
ndonëse ky i fundit ka
pranuar që nuk i takon. Por
klubi kështu ka menduar, aq
sa administratori i bluve,
Ismet Saliaj, kur i kërkon një
reagim për këtë gjë, të thotë
se keni trajnerin. E mira do të
ishte, jo sepse trajneri Muça
nuk i njeh rregulloret, që
klubi dinamovit të kishte dalë
me një deklaratë për shtyp.
Në mënyrë që të mos fliste
vetëm trajneri. Në fund të
fundit, klubi Dinamo funksionon
si institucion dhe duhet të
kishte folur si institucion.

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Fri, 13 Mar 2009 , 20:45
by fpjalmi
presidenti i dinamos e kupton qe asht i skualifikum dhe ia ka lan ketij tranier pushtit me fol,dhe cdo gja qe flet asht marri :evil: :evil: :twisted: :twisted: :twisted: :roll: :roll:

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Sat, 14 Mar 2009 , 02:58
by Skodrinon
nqs ekziston federata duhet t'marrin masa. ne nji mnyre do t'vehej edhe drejtsia n'vend meqi na banen golin me dore, nuk na dhane 2 penallti e nuk i nxoren 2 lojtar te dinamos me te kuqe qi e meritoshin

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Sun, 15 Mar 2009 , 10:26
by GOLDIAN
kurr merret vendim ma vllazen

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Sun, 15 Mar 2009 , 11:11
by Miri
GOLDIAN wrote:kurr merret vendim ma vllazen
Kur te mbarojn kampionati & kupa :D

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Sun, 15 Mar 2009 , 16:18
by GOLDIAN
Miri wrote:
GOLDIAN wrote:kurr merret vendim ma vllazen
Kur te mbarojn kampionati & kupa :D
:lol: :lol:
o mir ku e kena v1919

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Sun, 15 Mar 2009 , 16:25
by Miri
GOLDIAN wrote:
Miri wrote:
GOLDIAN wrote:kurr merret vendim ma vllazen
Kur te mbarojn kampionati & kupa :D
:lol: :lol:
o mir ku e kena v1919
Nuk e di se ku bahet na jan tha syt me e pa :wink:

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Mon, 16 Mar 2009 , 05:50
by fpjalmi
Apeli shuan shpresat
e Tërbunit dhe Butrintit
Tërbuni dhe Butrinti nuk kanë më shpresa që të
mund të rikthehen në aktivitetet futbollistike këtë
sezon. Komisioni i Apelit në FSHF, i mbledhur dje, ka
vendosur të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të
Disiplinës. Ja vendimet e marra dje:
1. Ankimi i KF “Tërbunit” ndaj vendimit të
KD-së, Komisioni vendosi të lërë në fuqi vendimin
e Disiplinorit.
2. Ankimi i KF “Butrintit” ndaj vendimit të
KD-së, Komisioni vendosi të lërë në fuqi vendimin e
Disiplinorit.
3. Ankimi i KF “Kastriotit” ndaj vendimit të
KD-së, Komisioni
vendosi të lërë në fuqi vendimin e Disiplinorit.
4. Ankimi i KF “Poliçanit” ndaj vendimit të
KD-së, Komisioni vendosi të lërë në fuqi vendimin e
Disiplinorit.
5. Ankimi i futbollistit të KF “Dajtit”, Renato Sula,
Komisioni vendosi të ndryshojë vendimin e
Disiplinorit, duke e dënuar përfundimisht me tri
ndeshje pezullim dhe 10.000 lekë.
6. Ankimi i KF “Flabinës” ndaj vendimit të
KD-së, Komisioni vendosi të thërrasë palët për
t’i dëgjuar në

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Mon, 16 Mar 2009 , 05:53
by fpjalmi
FT) Elbasani-Shkumbini 2-2 (2-1)
Golat: Xhafa 19', 21'/ Nora 45'+1, Dervishi 50'

(FT) Apolonia-Vllaznia 0-1 (0-0)
Golat: Beqiri 89'

(FT) Bylis-Tirana 0-0 (0-0)

(FT) Teuta-Lushnja 0-1 (0-0)
Golat: /Bubeqi 62'

(FT) Flamurtari-Dinamo 2-1 (2-1)
Golat: Guga 13', Kuqi 22' / Plaku 17'

(FT) Partizani-Besa 0-0 (0-0)



1 Tirana 45
2 Vllaznia 45
3 Dinamo 41
4 Shkumbini 38
5 Besa 34
6 Teuta 32
7 Flamurtari 29
8 Elbasani 27
9 Partizani 26
10 Apolonia 24
11 Bylis 23
12 Lushnja 22

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Tue, 17 Mar 2009 , 00:14
by fpjalmi
Vllaznia në gjysmëfinale, ndeshje shtesë Partizani-Flamurtari


Dinamo zyrtarisht e eliminuar nga Kupa e Shqipërisë, Vllaznia në gjysmëfinale pasi fiton në tavolinë 2-0 me blutë. Partizani e Flamurtari do të luajnë një ndeshje të tretë në një fushë asnjanjëse për të përcaktuar skuadrën e katërt gjysmëfinaliste të edicionit të 57-të të Kupës së Shqipërisë, teksa dy ndeshjet e luajtura më parë midis tyre anulohen plotësisht.





Dinamo zyrtarisht e eliminuar nga Kupa e Shqipërisë, Vllaznia në gjysmëfinale pasi fiton në tavolinë 2-0 me blutë. Partizani e Flamurtari do të luajnë një ndeshje të tretë në një fushë asnjanjëse për të përcaktuar skuadrën e katërt gjysmëfinaliste të edicionit të 57-të të Kupës së Shqipërisë, teksa dy ndeshjet e luajtura më parë midis tyre anulohen plotësisht. Këto janë vendimet e dhëna nga Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, duke i dhënë fund të gjithë “qorrsokakut” dhe kaosit çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë.

Dinamo është “viktima” e drejtpërdrejtë e shkeljes së nenit 36, pika 25 e Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike Kombëtare të FSHF-së, pasi ka aktivizuar futbollistin Elis Bakaj, i cili më parë ka luajtur me Partizanin në Kupën e Shqipërisë. “Kjo për faktin se në dispozitën e sipërcituar është i sanksionuar një ndalim i tillë për aktivizim të lojtarëve të regjistruar më parë me ekipe pjesmarrëse në po të njëjtin edicion të Kupës së Shqipërisë”, - thuhet në komunikatën zyrtare të Komisionit të Disiplinës.

“Mbështetur në parashikimet e nenit 36/25, të Rregullores së Veprimtarisë Kombëtare të FSHF-së, nenit, 23/ 2 të Kodit të Drejtësisë Sportive të FSHF, e nenit 55 të Kodit të Disiplinës së FIFA, nenit 14 të Kodit të Disiplinës së UEFA, KF Dinamo humbet ndeshjen me rezultatin 2-0, në favor të KF Vllaznia”. Duke marrë në konsideratë edhe rezultatin e ndeshjes së parë në “Loro Boriçi” , ku Dinamo fitoi me rezultatin 2-1, rezultati i përgjitshëm i dy takimeve shkon në 3-2 për Vllazninë, duke iu bashkuar kështu Tiranës e Shkumbinit në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Krejt ndryshe paraqitet situata dhe zgjidhja e “enigmës Partizani-Flamurtari”. Edhe pse drejtuesit vlonjatë kishin kërkuar fitoren në tavolinë (2-0), Komisioni i Disiplinës vendosi mospranimin e ankesave të KF Flamurtari dhe KF Partizani si të
pabazuara në Rregulloret e FSHF, e në Kodet e Disiplinës të UEFA dhe FIFA. Të dy klubet kishin aktivizuar gjatë përballjeve të dyfishta lojtarë, të cilët më parë ishin aktivizuar me klube të tjera: Gjondeda e Bakalli të Partizanit respektivisht me Teutën e Elbasanin, ndërsa Merxha i Flamurtarit me Elbasanin.

Vendimi i Disiplinorit përcaktoi fshirjen e rezultateve të dy ndeshjeve të para (1-0 për Flamurtarin në Vlorë, dhe 1-0 për Partizanin në Tiranë, plus rezultatin 5-4 nga gjuajtjet e penalltive për Partizanin) dhe zhvillimin e një ndeshjeje të tretë në fushë asnjanjëse.

--------------------------------------------------------------------------------

Ekipet gjysëmfinaliste
Tirana, Shkumbini, Vllaznia

Për t’u luajtur
Partizani-Flamurtari

--------------------------------------------------------------------------------

VENDIMI I KOMISIONI I DISIPLINES TE FSHF-se

Tiranë, më 16.03.2009
KOMISIONI I DISIPLINES
VENDIM
Komisioni i Disiplinës i mbledhur sot më dt.16.03 2009, mori në shqyrtim kërkesat ankimore të paraqitura nga KF Vllaznia, KF Flamurtari dhe KF Partizani në lidhje me ndeshjet e Kupës Shqipërisë, të zhvilluara më dt 11.03.2009. Komisioni pasi shqyrtoi ankesat e paraqitura, dëgjoi përfaqësuesit e palëve të interesuara, shqyrtoi dokumentacionin e ndeshjeve dhe pasi i diskutoi çështjet në tërësi, në përfundim

Vendosi:
1. Pranimin e kërkesës ankimore të KF Vllaznia për ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, zhvilluar më dt 11.03.2009, zhvilluar mes kësaj skuadre dhe KF Dinamo. Komisioni vlerëson se aktivizimi nga KF Dinamo, i lojtarit E. Bakaj në ndeshjen e datës 11.03.2009 me KF Vllaznia, përbën veprim në shkelje të nenit 36, pika 25, të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike Kombëtare të FSHF, pasi ky lojtar, duke qenë se në Kupën e Shqipërisë
është aktivizuar më parë me ekipin e Partizanit, nuk mund të aktivizohej nga KF Dinamo në ndeshjet e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Kjo për faktin se në dispozitën e sipërcituar është i sanksionuar një ndalim i tillë për aktivizim të lojtarëve të regjistruar më parë me ekipe pjesmarrëse në po të njëjtin edicion të Kupës së Shqipërisë. Në kushtet kur nga KF Dinamo është kryer kjo shkelje, në vështrim të parashikimeve të kësaj dispozite rezulton se KF Dinamo, ka aktivizuar një lojtar, që nuk lejohet të luante në këtë aktivitet me këtë ekip, rrethanë për të cilën mbështetur në parashikimet e nenit 36/25, të Rregullores së Veprimtarisë Kombëtare të FSHF-së, nenit, 23/ 2 të Kodit të Drejtësisë Sportive të FSHF, e nenit 55 të Kodit të Disiplinës së FIFA, nenit 14 të Kodit të Disiplinës së UEFA, KF Dinamo humbet ndeshjen me rezultatin 2-0, në favor të KF Vllaznia.

2. Mospranimin e ankesave të KF Flamurtari dhe KF Partizani si tëpabazuara në Rregulloret e FSHF, e në Kodet e Disiplinës të UEFA dhe FIFA.

3. Në vështrim të parashikimeve të nenit 36, pika 25 të Rregullores së Veprimtarisë Kombëtare të FSHF-së, duke qenë se KF Partizani ka aktivizuar në ndeshjet e zhvilluara me KF Flamurtari, lojtarët E. Bakalli dhe G. Gjondeda, ndërsa KF Flamurtari ka aktivizuar lojtarin E. Merxha, të cilët kanë qenë pjestarë të ekipeve të tjera pjesëmarrëse në këtë edicion të

Kupës së Shqipërisë, në referim të kësaj dispozite të sipërcituar, nenit 23/2 të Kodit të Drejtësisë Sportive të FSHF dhe nenit 14 të Kodit të Displinës së UEFA, meqënëse këta lojtarë e kanë patur të ndaluar pjesëmarrjen në ekipe të tjera në Kupën e Shqipërisë për shkak të regjistrimit të tyre me skuadra të tjera më pare pjesmarrëse në Kupë, të dyja ekipet kanë kryer shkelje me pasojë parregullsinë e të dyja ndeshjeve të zhvilluara mes tyre.

Për këto arësye, mbështetur në parashikimet e nenit 43 të Statutit të FSHF, nenit 36, pika 25 të Rregullores së Veprimtarisë Kombëtare të FSHF-së, nenit 23/2 të Kodit të Drejtësisë Sportive të FSHF dhe nenit 14 të Kodit të Displinës së UEFA, anulohet rezultati i të dyja ndeshjeve të zhvilluara midis tyre dhe urdhërohet që KF Flamurtari dhe KF Partizani, të luajnë një ndeshje të vetme në fushë asnjanjëse, të vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Ndeshja mes këtyre dy ekipeve do të zhvillohet në datën dhe vendin që do të komunikohet nga sektori i garave në FSHF.

Kundër vendimit mund të bëhet ankim brenda pesë ditëve në
Komisionin e Apelit.
Anetar Kryetar Anetar
Saimir Dauti Eno Bushti Ramazan Rragami

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Tue, 17 Mar 2009 , 00:18
by fpjalmi
Dinamo nuk dorezohet

Dinamo ka reaguar me force, duke mos e pranuar vendimin e Dispilines, qe e skualifikon ate. Presidenca e kampioneve ka pohuar se FSHF-ja ka marre nje vendim arbitrar, te pabazuar askund te rregullore, nderkohe qe tere fajin e ka vete. “Do te ndjekim te gjitha rruget e mundshme ligjore, brenda dhe jashte FSHF-se, per te kerkuar te drejten tone. Nuk e pranojme kurrsesi vendimin e dhene nga Dispilina. Ku e ka bazen ligjore, qe i jep Vllaznise fitoren ne tavoline 2-0, nderkohe qe pika dhe neni qe eshte reklamuar nga shkodranet nuk parashikon penalitete. Federata te marre masat ndaj vetes se saj, qe ka lejuar te behet kjo gje, edhe sezonin e shkuar te Kupes se Shqiperise, pastaj te penalizoje klubet, qe derdhin djersen ne fushen e lojes, harxhojne miliona para, dhe vjen nje moment, si ky, qe i hidhet gjithcka ne ere, vetem se zyrtaret e FSHF-se jane te paafte. Dinamo do ta kerkoje te drejten deri ne UEFA dhe FIFA, me njerezit e saj, juriste te nderuar, duke mos pranuar vendimin e dhene nga federata. Vendim, i cili, sipas nesh, eshte absurd dhe i pambeshtetur ne asnje rregullore te gares”.

Sikurse duket, klubet e prekura, Partizani dhe Dinamo, nuk do ta lene me kaq, por do ta kerkojne te drejten, sipas tyre, deri ne UEFA dhe FIFA, por edhe ne KAS-in e Lozanes. Procedura keto qe mund te zgjasin, duke bere qe turi gjysmefinal i Kupes te vihet ne rrezik, sic eshte “hedhur ne ere”, ne fakt, tere ky aktivitet, per kete sezon

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Tue, 17 Mar 2009 , 00:20
by fpjalmi
prit gomar sa te dalin bar ,asht nji thanie shkodrane.

asht turp qe dinamo diskuton akoma kete gja kur dihet se ligji i fifes asht i prere per keto gjana

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Tue, 17 Mar 2009 , 00:44
by fpjalmi
Perjashtimi, Terbuni ankohet ne Lozane
16/03/2009 20:30

Klubi i Terbunit dhe Bashkia e qytetit te Pukes kunder Federates Shqiptare te Futbollit.

Perjashtimi 2 vjecar nga aktivitetet kombetare ka detyruar drejtuesit e skuadres pukiane te kerkojne te drejten e tyre ne Komisionin Arbitrar Sportiv ne Lozane te Zvicres. Kete e ka konfirmuar kapiteni i skuadres se Terbunit, Alban Hasani ne nje lidhje telefonike per Top Channel.

Drejtuesit e skuadres kane vendosur qe ne ditet ne vijim te zhvillojne nje mbledhje me futbollistet titullar, tifozet dhe drejtuesit e bashkise per te vendosur hapat e metejshem te protestave.

Sipas tyre, pas vendimit te FSHF-se per perjashtimin 2 vjecar fshihen arsye politike, pasi kryetar i bashkise se ketij qyteti Rustem Strugaj eshte perfaqesues i opozites.

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Tue, 17 Mar 2009 , 18:47
by Miri
Skandali, arbitri shau lojtarët "me rob shpie"

Një skandal i vërtetë ka ndodhur dy ditë më parë në fushën e Ballshit, në takimin mes Bylisit dhe Tiranës. Në fakt, kanë qenë vetë futbollistët bardheblu që kanë zbuluar ngjarjen. Sipas tyre, gjatë gjithë kohës arbitri Sokol Çekaj i ka fyer rëndë dhe sa herë ata i afroheshin i shante nga familja. "Gjyqtari nuk na linte as të afroheshim. Na fyente shumë rëndë në çdo moment dhe më tej na nxirrte kartona. Ka përdorur një fjalor shumë të pistë dhe për këtë në fund jam ankuar edhe te vëzhguesi i ndeshjes", tha sulmuesi Migen Memelli. Lojtarët kanë shtuar gjithashtu nën zë se gjyqtari nga Laçi gjithë kohës i shante me "rob shpie", një fjalor sipas tyre, i denjë për njerëzit e rrugës. Ndërkohë, probleme ka patur edhe me futbollistë të tjerë. Pas ndeshjes Ansi Agolli mësohet se ka shkuar në dhomat e zhveshjes për t'i kërkuar sqarime dhe midis tyre mund të ketë patur edhe një kontakt fizik. Ndeshja Bylis-Tirana përfundoi në barazim pa gola.

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Tue, 17 Mar 2009 , 18:51
by Miri
Une nuk mund te besoj qe eshte i vertete ky lajme,thjesht genjeshtra gazetash sepse nje arbiter nuk ka te drejte ne asnje moment te ofendoj lojtaret ashtu sic nuk i pranon ofendimet nga lojtaret gjithesesi Shqiperi eshte gjithca eshte e mundur. :(

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Tue, 17 Mar 2009 , 18:55
by Skodrinon
Edhe kapiteni i Terbunit pat thane se arbitri i ka sha lojtart pukjan te ndeshja qi jane fute tifozat ne fushe.

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Tue, 17 Mar 2009 , 19:12
by Miri
Skodrinon wrote:Edhe kapiteni i Terbunit pat thane se arbitri i ka sha lojtart pukjan te ndeshja qi jane fute tifozat ne fushe.
E pata nigju kur doli te procesi sportiv.
O kta dojne 1 tuf me dele edhe 1 fyll ne dore e malit per pjet :(

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Tue, 17 Mar 2009 , 22:28
by REINIS
Miri wrote:Skandali, arbitri shau lojtarët "me rob shpie"

Një skandal i vërtetë ka ndodhur dy ditë më parë në fushën e Ballshit, në takimin mes Bylisit dhe Tiranës. Në fakt, kanë qenë vetë futbollistët bardheblu që kanë zbuluar ngjarjen. Sipas tyre, gjatë gjithë kohës arbitri Sokol Çekaj i ka fyer rëndë dhe sa herë ata i afroheshin i shante nga familja. "Gjyqtari nuk na linte as të afroheshim. Na fyente shumë rëndë në çdo moment dhe më tej na nxirrte kartona. Ka përdorur një fjalor shumë të pistë dhe për këtë në fund jam ankuar edhe te vëzhguesi i ndeshjes", tha sulmuesi Migen Memelli. Lojtarët kanë shtuar gjithashtu nën zë se gjyqtari nga Laçi gjithë kohës i shante me "rob shpie", një fjalor sipas tyre, i denjë për njerëzit e rrugës. Ndërkohë, probleme ka patur edhe me futbollistë të tjerë. Pas ndeshjes Ansi Agolli mësohet se ka shkuar në dhomat e zhveshjes për t'i kërkuar sqarime dhe midis tyre mund të ketë patur edhe një kontakt fizik. Ndeshja Bylis-Tirana përfundoi në barazim pa gola.
Si theeeee???
E vertet osht kjo, apo jon llafet e gazetarve?
Po deshe m kthe icik pergjigje se mu bo si fiksim tashti qi lexova.
Rrofsh Miro!!!
Respekte!!!

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Tue, 17 Mar 2009 , 22:37
by GOLDIAN
Miri wrote:Skandali, arbitri shau lojtarët "me rob shpie"

Një skandal i vërtetë ka ndodhur dy ditë më parë në fushën e Ballshit, në takimin mes Bylisit dhe Tiranës. Në fakt, kanë qenë vetë futbollistët bardheblu që kanë zbuluar ngjarjen. Sipas tyre, gjatë gjithë kohës arbitri Sokol Çekaj i ka fyer rëndë dhe sa herë ata i afroheshin i shante nga familja. "Gjyqtari nuk na linte as të afroheshim. Na fyente shumë rëndë në çdo moment dhe më tej na nxirrte kartona. Ka përdorur një fjalor shumë të pistë dhe për këtë në fund jam ankuar edhe te vëzhguesi i ndeshjes", tha sulmuesi Migen Memelli. Lojtarët kanë shtuar gjithashtu nën zë se gjyqtari nga Laçi gjithë kohës i shante me "rob shpie", një fjalor sipas tyre, i denjë për njerëzit e rrugës. Ndërkohë, probleme ka patur edhe me futbollistë të tjerë. Pas ndeshjes Ansi Agolli mësohet se ka shkuar në dhomat e zhveshjes për t'i kërkuar sqarime dhe midis tyre mund të ketë patur edhe një kontakt fizik. Ndeshja Bylis-Tirana përfundoi në barazim pa gola.
gjithcka ndodh ne shqiperi
asgja nuk asht per tu cudit
e mandej ankohena pse nuk ec perpara futbolli jone
SHUME GJA E TURPSHME

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Wed, 18 Mar 2009 , 06:48
by fpjalmi
mesa di un nji lojtare i tiranes ka pas nderhymje fizike me albitrin pas ndeshje dhe nga frika se do denonin futbollistin e tiranes,komplet skuadra ka shpif per albitrin.

keshtu thote albitri vete .

hajde ke te besosh tashti :lol: :lol: :lol: