Page 54 of 86
Posted: Wed, 11 Feb 2009 , 00:27
by shv13
ke te dojne te fusin vec aman te fitojne se ba mas me fitu me elektricistat,marangozat e kpucaret e maltes mos ti thojne vedit futbollista kta te tonet...per shpirt du dyshe sulmit salihi-sukaj po s ka shanse me i fute te dy...ishalla losin sadopak se njat bogdanin s m bahet me e pa ma me bluze t kombtares..
Posted: Wed, 11 Feb 2009 , 00:44
by fpjalmi
Trajneri i Maltës i thur elozhe Ari Hanit dhe kuqezinjve
Dushan Fitzel: Shqipëria
është shumë...holandeze
‘Vështirë t’i mundësh. Mbrojnë dhe sulmojnë me agresivitet’
Kështu është përkufizuar
ajo që ka
ndodhur aktualisht
me ekipin shqiptar në
këto katër ndeshjet e fundit në
Grupin 1 të eliminatoreve për
Botërorin 2010. Në përgjithësi,
përshtypja e medias
malteze ndaj futbollit shqiptar
është krejt e ndryshuar
në prag të këtij takimi. Shumë
gazetarë e komentatorë sportivë
maltezë kanë vlerësuar
faktin se në katër takime Shqipëria
ka aq pikë sa Portugalia,
ndërkohë që edhe humbja
në Hungari është quajtur “e
pamerituar”. Merita për këtë
paraqitje të Shqipërisë i është
dhënë trajnerit holandez Ari
Han, i cili ka sjellë tek ekipi
shqiptar, mënyrën holandeze
të lojës. Këtë e pohon edhe trajneri
i përfaqësueses së Maltës,
Dushan Fitzel, i cili në një intervistë
ekskluzive për “Panorama
Sport”, ka thënë se i
druhet karakterit dhe grintës
së shqiptarëve. Megjithatë, ai
ka pohuar se ekipi që drejton,
do të bëjë të pamundurën që
të marrë pikë ndaj Shqipërisë.
Sa besim keni te forma
aktuale e ekipit maltez?
Ndihem shumë i kënaqur
dhe do të doja që këtë besim të
mund ta përcjell te lojtarët.
Kemi punuar shumë këto kohët
e fundit, sidomos me
përkrahjen e lojtarëve të rinj
në skuadër. Në këtë ekip, sot
për shembull, gjenden vetëm
nëntë nga 21 lojtarët me të cilët
e fillova punën këtu. Shpresoj
shumë tek ata.
Shqipëria ka tri mungesa
të rëndësishme në formacion:
Lalën, Canën dhe
shpresën e futbollit shqiptar,
Hykën. A do ndikojnë mungesat
e tyre në këtë sfidë?
Shiko, nuk më pëlqen kur
ju gazetarët vini kaq shumë
theksin te titullarët që mungojnë.
Për çdo titullar që mungon,
trajneri duhet të thërrasë
një lojtar të ri e ky i fundit,
duke qenë se i jepet shansi
i artë për të treguar veten,
do të kërkojë ta mbajë vendin
e titullarit dhe mund të japë
më shumë se ai titullari që ju
përmendni kaq shumë. Pra,
unë nuk bazohem te mungesat,
sepse të rinjtë e aktivizuar,
Nga Malta
ARBEN LUFI
shpesh tregohen edhe me të
dobishëm.
Ndaj Shqipërisë do luani
lojë sulmuese, apo jo?
Është mundësia jonë për të
marrë pikë dhe për këtë do i
bëjmë të gjitha përpjekjet. Po
të vëreni lojën ndaj Ferencvaroshit,
bindeni se ajo që po
aplikojmë tani 4–1–4–1 ecën
mirë me lojtarët që kam. Të
shohim ndaj Shqipërisë.
Sulmuesit tuaj, Majkëll
Mifsud dhe Terens Sherri luajnë
pak a shumë në të njëjtin
pozicion. Do lihet njëri
prej tyre jashtë?
Nuk besoj. Cilësitë e Terens
Sherrit janë ato që unë kërkoj
për këtë ekip në sulm. Përsa i
përket Majkëll Mifsudit, ai
është pjesë e skuadrës dhe do
përpiqemi ta ambientojmë,
ndoshta në një rol të ri.
Sa e njihni Shqipërinë e
së mërkurës?
Sapo kam parë edhe dy video
të tjera të ndeshjeve të fundit
të tyre. Ata janë përmirësuar
shumë. Kanë bërë një
pjesë të parë jashtëzakonisht
të mirë kundër Azerbajxhanit.
Edhe ata luajnë 4–1–4-1 dhe
kanë mbrojtje shumë të mirë.
Me ekipin shqiptar sot mund
të vesh re mënyrën e lojës
holandeze: ata janë mjaft të lirshëm
kur e qarkullojnë topin
në sulm dhe bëhen agresivë e
kërkues kur e humbasin.
Natyrisht, ne kërkojmë edhe
anët negative, p.sh. po të arrish
t’u kalosh në prapavijë, mund
të gjesh pika të dobëta dhe këto
do përpiqemi t’i shfrytëzojmë.
Posted: Wed, 11 Feb 2009 , 00:47
by fpjalmi
Skela “harron” shiritin,
do vetëm fitore
“Nuk e di nëse do të jem kapiten, dua ta mundim Maltën”
Gjatë stërvitjes së
lojtarëve, bien
menjëherë në sy shtatlarti
Bogdani, i fuqishmi
Dallku apo eleganti Skela. Ky i
fundit është shumë i matur në
lojë, po aq sa është edhe i
sjellshëm kur e takon. Në stërvitjen
e djeshme ai ishte shumë
aktiv edhe në komunikim: udhëzon
shokët dhe i nxit ata të
shfrytëzojnë pasimet që marrin.
I pyetur nga “Panorama
Sport”, pas stërvitjes, në lidhje
me shiritin e kapitenit, fantazisti
i Kombëtares shqiptare kërkon
të evitojë ndonjë të nxituar dhe
shprehet se ende nuk e di nëse
do të jetë ai kapiteni i kuqezinjve
nesër ndaj Maltës. “Nuk
jam i sigurt nëse trajneri do ma
besojë këtë përgjegjësi, por nëse
do jetë kështu, do mundohem
ta justifikoj 100 për qind, siç
bëra edhe ndaj Azerbajxhanit”,
ka thënë Skela. Mesfushori
vlonjat është i kënaqur për
formën e ekipit dhe është i bindur
se Shqipëria mund të marrë
tri pikët në takimin e radhës.
“Nga lojtarët që kemi këtu nuk
ka të dëmtuar. Të gjithë janë të
Nga Malta
ARBEN LUFI
mobilizuar e të motivuar mirë
për ndeshjen e së mërkurës”, ka
shtuar ai. Skela nuk e fsheh
objektivin e tij. Ai dëshiron me
çdo kusht fitoren, pasi vetëm
ajo e kënaq skuadrën, por sidomos
tifozët e shumtë të përfaqësueses
sonë. “Luajmë në Maltë,
por ne duhet të fitojmë. Duhet
të marrim patjetër tri pikët”,
pohon i vendosur fantazisti.
Më pas, ai largohet duke përshëndetur,
çka nuk është
shumë e zakonshme mes
lojtarëve të kalibrit të tij. Në anë
të fushës takojmë edhe presidentin
e FSHF-së, Armand
Duka. Kur pyetet se ç’mendon
për ndeshjen, ai e ka gati
përgjigjen: “E rëndësishme është
që të marrim pikë. Dihet se
Malta nuk ka asnjë dëshirë të
qëndrojë në fund të grupit pa
asnjë pikë. Do jetë ndeshje e
vështirë”. Drejtuesi i institucionit
të futbollit shqiptar është
i kënaqur nga harmonia e
lojtarëve, duke e përshkruar
moralin e skuadrës si shumë të
mirë dhe formën fizike të
kënaqshme. Megjithatë, për
Dukën, Shqipëria nuk e ka
luksin që të zëvendësojë pa
probleme lojtarë të rëndësishëm
si Cana apo Lala. Duket
se për atë, mungesat në formacion
përbëjnë vërtetë shqetësim.
Biseda vazhdon për formën e
Beqajt: “Është në pikëpyetje të
madhe nëse ai do jetë në portë,
por të presim edhe stërvitjen e
nesërme”. Në këtë moment,
ndërkohë që tanët po bëjnë lojë
mes tyre, Skela bën një gjuajtje
të mrekullueshme që përfundon
në rrjetë, dhe nga turma e
vogël e shqiptarëve që vëzhgojnë
dëgjohet: “Ruaje për pasnesër
(nesër)!” Të gjithë qeshin,
dhe të paktën sonte (dje), duke
i parë këta djem që stërviten me
aq zell e disiplinë, të gjithë e
kanë moralin lart për ndeshjen
e mesjaves
Posted: Wed, 11 Feb 2009 , 00:48
by fpjalmi
Han e provon lojtarin në mesfushë. Mund ta zëvendësojë ai Canën
Curri i bindur: I mundim maltezët
Kapiteni Altin Lala dhe
zv/kapiteni, Lorik Cana, nuk
u thirrën për shkak të dëmtimeve,
ndaj Han, preferoi
mbrojtësin e majtë të Vorskla
Poltavës për thyer ofensivën
malteze. “Trajneri Han më
rreshtoi në mesfushë në rolin
e Lorikut, - tha për ‘Albania-
sport.com’ nga Malta,
Debatik Curri. ‘Për të thënë
të vërtetën u ndjeva shumë
mirë. Ndoshta mund të luaj
aty edhe gjatë ndeshjes, por
ende nuk është vendosur”, -
shtoi kosovari. Curri flet edhe
për atmosferën që ekziston
brenda skuadrës dhe
mënyrën sesi po e përjetojnë
lojtarët prag-ndeshjen
kundër Maltës. “Thuajse në
të gjitha bisedat që bëjmë midis
nesh kemi folur për
kujdes gjatë ndeshjes kundër
Maltës, por nuk kemi pse ta
fshehim se jemi optimistë,
pavarësisht se është fusha
dhe ndeshja ajo që do ta tregojë
të vërtetën. Ajo që është
më e rëndësishme është fakti,
që të gjithë besojnë te fitorja”,
- shtoi Curri, i cili kulmin
e tij me Kombëtaren e ka me
golin historik kundër Holandës,
i vetmi që ka shënuar
Shqipëria në katër takime
kundër “tulipanëve”. Prania
e medias malteze thuajse nuk
ndihet fare në “rezidencën”
e Kombëtares shqiptare në
hotelin luksoz. “Asnjë për be,
të paktën ne nuk na pyetur
njeri. As në stërvitjet tona
nuk i kemi parë. Kjo varet,
pasi dhe punonjës të thjeshtë
që asistojnë në stërvitjet
tona mund të jenë ‘spiunë’”, -
tha Debatik Curri. Orët nga
fillimi i ndeshjes janë në
numërimin mbrapsht dhe
emocionet janë. “Të dy me
Dallkun kemi bërë një fazë përgatitore
shumë të mirë në Antalia.
Zhvilluam atje katër
ndeshje miqësore. Nuk mund
të them për vete se jam në 100
për qind të kondicionit fizik,
por i kam forcat për të dhënë
200 për qind në këtë takim.
Edhe Dallku, po ashtu. Dua të
ritheksoj, se asnjë rezultat
përveç fitores nuk na shkon
ndërmend. Duam të tregojmë
futboll të mirë, por dhe të fitojmë.
Malta nuk i ka marrë
asnjë pikë kundërshtarëve të
tjerë, pse duhet ta lejojmë ne të
na marrë?”. Debatik Curri,
edhe pse luan si mbrojtës i
majtë, është golashënuesi më i
mirë i Vorsklës në kampionatin
e vështirë ukrainas. Por e ka
ëndërr një gol kundër Maltës.
“Pse jo, mund të ndodhë, tani
jam më afër zonës sulmuese.
Dallku ia bëri një gol Maltës
në ndeshjen e parë, pse të mos
ia bëj dhe unë?”.
Posted: Wed, 11 Feb 2009 , 00:52
by fpjalmi
Hani-lojtarëve: Vlerësim maksimal ndaj Maltës
Autori: editor
Data: 10/02/2009
Version Print
Trajneri Ari Han, në konferencën për shtyp, të dhënë të martën, një ditë para ndeshjes, ka konfirmuar Beqajn në tribunë, por nuk ka zbuluar më shumë rreth formacionit që do të hedhë në fushë. Sipas tij, do të shikojë edhe stërvitjen e fundit në orarin dhe stadiumin ku do të luhet ndeshja zyrtare, për të vendosur. Gjatë konferencës për shtyp, Hani i ka mëshuar shumë përqëndrimit që duhet të ketë skuadra. “Për këtë ndeshje kemi mjaft probleme. Mungesës së Canës dhe të Lalës i shtohet edhe ajo e Beqajt. Portieri ynë titullar nuk është në gjendje të luajë, edhe pse u paraqit në grumbullim. Dëmtimi që e shqetëson prej më shumë se një muaji nuk i ka kaluar. Në këto kushte, Beqaj do ta ndjekë ndeshjen nga tribuna. Po kështu, disa lojtarë të tjerë nuk kanë pasur praktikën e plotë të lojës me ekipet e tyre. Jemi të detyruar të ndryshojmë jo pak në formacion nga ndeshjet e kaluara. Gjatë këtyre ditëve u kam kërkuar lojtarëve të mos kenë asnjë shenjë euforie në vetvete, sepse kjo do të na penalizonte rëndë. Skuadra jonë duhet ta vleresojë në maksimum kundërshtarin.”
Posted: Wed, 11 Feb 2009 , 00:53
by fpjalmi
Ari Han, dilema deri në fund për formacionin anti-Maltë
Trajneri holandez ka eksperimentuar të hënën dhe të martën me formacionin për të gjetur më të përshtatshmin
Mungesa e dy titullarëve të mesit të fushës i ka shkaktuar jo pak dhimbje koke trajnerit holandez të kuqezinjve, Ari Han. Megjithatë, nga sa mësojmë nga burime të sigurta në kampin kuqezi, trajneri Han po përgatit kurthin e tij për ndeshjen kundër Maltës. Kështu, në seancën stërvitore të së hënës, holandezi ka hedhur në fushë një skemë 4-4-1-1, ku mbrojtja ka qenë e përbërë në qendër nga Dallku e Beqiri, në krahun e djathtë Vrapi e në të majtin Vangjeli. Spostimi në repartin difensiv ka ardhur si nevojshmëri për të nxjerrë Currin në mesin e fushës në rolin e shkatërruesit, në mungesë të Lorik Canës. Ky në fakt është edhe roli natyral i Currit. Partner i kosovarit pritet të jetë Ervin Bulku, por në momentet e fundit Hani mund të aktivizojë edhe Andi Lilën, ndërsa repartin e kanë kompletuar Duro në të djathtë dhe Agolli në të majtë. Skela do të ketë detyra sulmuese, në rolin e asisteve për sulmuesin e deklaruar Bogdani. Edhe në rastin e Bogdanit, Hani mund të ndryshojë diçka në momentet e fundit, duke hedhur në fushë nga fillimi Salihin, jo Bogdanin. Përsa i përket portës, do të jetë Isli Hidi titullar. Trajneri Ari Han, ka qenë shumë i fokusuar te reparti i prapavijës dhe tek ai i mesit të fushës, duke kërkuar prej lojtarëve maksikumin e mundshëm. Është lehtësisht e kuptueshme kjo këmbëngulje e holandezit. Ai kërkon të nxjerrë në fushë skuadrën më të mirë të mundëshme, e cila të mos hasë vështirësi në bllokimin e manovrës sulmuese të Maltës që në mesfushë. Megjithatë, pritet
Presidenti Duka, takim me kuqezinjtë
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka zhvilluar dje një takim me skuadrën tonë përfaqësuese. Mësohet se njëshi i futbollit shqiptar u ka kërkuar kuqezinjve një sakrificë të madhe për këtë ndeshje me qëllim marrjen e fitores, e cila do ta ngjiste Shqipërinë në vendin e parë në grup. Lojtarët nga ana tjetër janë shprehur të gatshëm se do të japin maksimumin kundër Maltës dhe se fitorja është objektivi i tyre i vetëm.
- 5 mijë euro shpërblim për fitoren e Shqipërisë shkruajnë gazetat malteze, të cilat kanë befasuar trajnerin Ari Han, që ka pyetur përfaqësuesit e FSHF-së nëse lajmi është i vërtetë.
- Arjan Beqaj është i vendosur të luajë kundër Maltës. Portieri i Anorthosis është larguar me debat nga klubi i tij, por pavarësisht dëshirës së mirë, fjala e fundit për të do të thuhet nesër.
- 10 mijë vetë pritet të jetë numri i sportdashësve të pranishëm në “Stadium Nazzjonali” të Ta’Kalit. Lajmi bëhet i ditur nga federata malteze.
- Biletat për ndeshjen kundër Shqipërisë kanë çmime të ulëta që nisin nga 5 euro më e lira e deri në 12 euro.
- Interesim i ulët në La Valeta për ndeshjen me kuqezinjtë, kjo sepse Shqipëria nuk është ndonjë nga “big”ët e kontinentit.
- Konferenca e fundit për shtyp e trajnerëve respektivë do të zhvillohet sot në mesditë.
Dreka mbledh bashkë gjithë grupin
Ora 14:00 e ditës së hënë ka mbledhur për herë të parë bashkë të gjithë futbollistët e grumbulluar për ndeshjen me Maltën. Deri të hënën në mbrëmje, në rezidencën e kuqezinjve ishin vetëm 12 lojtarë, e më pas me ardhjen e Debatik Currit, Armend Dallkut dhe Gilman Likës, u bënë 15. Ndërkohë, dje ekipit iu bashkuan edhe lojtarët e fundit. Bëhet fjalë për Ervin Skelën, Erion Bogdanin, Arjan Beqajn dhe Samir Ujkanin, të cilët bën stërvitjen e parë në seancën e pasdites.
I ftohti maltez shtang kuqezinjtë
Kanë shkuar me një kohë normale, por gjatë mbrëmjes janë shtangur nga i ftohti, që i ka mbledhur të gjithë në dhomat e hotel “Corinthia Palace”. Futbollistët e ekipit kombëtar nuk e kanë pritur që i ftohti i ishullit maltez të ishte i hidhur. “Erdhëm mirë, edhe pse udhëtimi ishte pak i lodhshëm. Koha gjatë drekës ishte pak a shumë si në Shqipëri, por në mbrëmje ka qenë e ftohtë,”- tregojnë kuqezinjtë nëpërmjet linjës telefonike.
Kombëtarja dhe “facebook” mania
Shumica e lojtarëve të kombëtares disponojnë lap-top, të cilin e përdorin në kohën e lirë, duke naviguar në internet, por jo vetëm. Kuqezinjtë i ka përfshirë mania e “facebook”, teksa pothuajse të gjithë kanë hapur një faqe të tillë, duke vendosur fotot nga ndeshjet dhe jeta private. Më të angazhuar dhe ata të cilët konsumojnë më shumë minuta online në “chat”, janë pa dyshim më të rinjtë e kuqezinjve, por jo pas ngelen edhe të ashtuquajturit veteranë.
Posted: Wed, 11 Feb 2009 , 00:59
by fpjalmi
Malta pa shtatë lojtarë ndaj kuqezinjve
Trajneri çek ka vendosur të bazohet më shumë tek forma momentale e lojtarëve dhe i beson shumë Endrju Kohenit dhe Terrens Sherrit, të dy të Hiberniansit, që luajtën shumë mirë ndaj Ferencvaroshit ndeshje ku Sherri shënoi dy gola. Po kështu, Ficel ka shumë besim tek Andre Agius, që luan me Ixhea Virtusin në Itali, sepse e quan një “bast të fituar” në mbrojtje.
Bledar KUKA- Në krahasim me skuadrën që erdhi në Tiranë më 8 shtator dhe u mund 0-3, trajneri i Maltës Dushan Ficel ka pesë lojtarë mangut këtë herë. Dy ekipet luajnë nesër në ishull për eliminatoret e Botërorit 2010, Grupi 1.
Për fatin e keq të ishullorëve dhe të trajnerit çek bëhet fjalë për mungesa lojtarësh me përvojë, por që Ficel nuk i pati as në miqësoren ndaj Ferencvaroshit fituar 3-1. Ivan Uds i Sliema Uonderersit, Xhemi Pejs dhe Kenet Shikluna të Valetës si dhe Xhorxh Malia i Birkirkarasë janë lënë mënjanë nga drejtuesi teknik i përfaqësueses, ndërsa Kliven Frendo ende nuk e ka marrë veten nga dëmtimi, ndonëse sipas “Tajms of Malta” po luan mirë për Valetën.
Njëri prej lojtarëve më të mirë të ekipit, Daniel Bogdanoviç, që synohet nga Barnsli në Angli, ka një dëmtim në kofshë. Me probleme është edhe Etien Barbara i Ferlit në Gjermani, për shkak të dhëmbëve. Ficeli ka vetëm 4 lojtarë që luajnë jashtë kampionatit maltez, si Andrei Agius, Mihael Mifsud, Andre Skembri dhe Xhastin Haber.
Trajneri çek ka vendosur të bazohet më shumë tek forma momentale e lojtarëve dhe i beson shumë Endrju Kohenit dhe Terrens Sherrit, të dy të Hiberniansit, që luajtën shumë mirë ndaj Ferencvaroshit ndeshje ku Sherri shënoi dy gola. Po kështu, Ficel ka shumë besim tek Andre Agius, që luan me Ixhea Virtusin në Itali, sepse e quan një “bast të fituar” në mbrojtje.
Maltezët kanë kohë që stërviten bashkë, ndërsa shumica e tyre të shtunën ishin të përfshirë në çerekfinalet e Kupës së Maltës, ndaj Ficeli i la pushim ditën e dielë, për të rinisur dje programin stërvitor.
Mihael Mifsud: Dua Premier Ligën
Sulmuesi maltez, Mihael Mifsud, u bashkua me Barnslin në kategorinë e dytë angleze, pasi klubi në fjalë luftoi fort ndaj pretendentëve spanjollë. Sipas trajnerit të të kuqve, Dejvi, bisedat vazhduan deri të dielën në mbrëmje dhe më në fund maltezi pranoi të luante për Barnslin. “Mifsudi është shumë ambicioz, - tha Dejvi, - ai dëshiron Premier Ligën, nivelin më të lartë në Angli. Ai dhuron emocione si dhe shënon gola. Pati disa klube spanjollë që e deshën”.
E Marte, 10 Shkurt 2009
Posted: Wed, 11 Feb 2009 , 01:00
by fpjalmi
Bastet dhe FIFA pro Shqipërisë
Fitorja e përfaqësueses sonë është kuotuar me koeficientin 1.55, barazimi është kuotuar 3.10, ndërsa fitorja e Maltës vendëse është kuotuar 5.77.
Kompanitë e basteve si rrallëherë janë me Shqipërinë. Të gjitha parashikojnë fitoren e Shqipërisë, duke e konsideruar dukshëm atë favorite. Sipas kompanive të basteve, kuqezinjtë e Ari Hanit kanë më shumë shanse për të fituar, ndonëse luajnë në transfertë. Fitorja e përfaqësueses sonë është kuotuar me koeficientin 1.55, barazimi është kuotuar 3.10, ndërsa fitorja e Maltës vendëse është kuotuar 5.77.
Në ndihmë të kuqezinjve janë dhe renditjet e publikuara çdo muaj nga qeveria e futbollit botëror, FIFA. Renditja e re do të publikohet, ajo e muajit shkurt 2009, do të publikohet pikërisht ditën e ndeshjes Maltë-Shqipëri, më 11 shkurt, por duke iu referuar atyre të muajit janar, diferencat janë të dukshme midis dy vendeve.
Shqipëria është në Top-100 vendet më të mira, ose më saktë, e 79-a në renditjen e FIFA-s, ndëkohqë që Malta është e 148-a. Në Europë, Shqipëria është e 36-a, ndërkohë që Malta është e 49-a nga 53 vende që aderojnë në UEFA.
Posted: Wed, 11 Feb 2009 , 01:01
by fpjalmi
Fitzel: “Jemi të aftë të mundim Shqipërinë”
“Nga njëra anë unë jam i lumtur, por nga ana tjetër është e vështirë për mua të zgjedh lojtarët. I vetmi emër i sigurt në fushë është trajneri”, - tha me të qeshur Fitzel.
Trajneri i Maltës, Dushan Fitzel, theksoi gjatë një konference shtypi për mediat malteze, se skuadra që ai drejton i ka të gjitha mundësitë për të marrë rezultat pozitiv me Shqipërinë në “Ta’Qali”.
Në konferencën e tij të mbajtur në hotel “Exelsior”, në Floriana, Fitzel iu përgjigj interesimit të medias së etur për të ditur detaje nga përgatitja e skuadrës në prag të ndeshjes me Shqipërinë, pyetje që kishin edhe një ton stresues për trajnerin sllovak të maltezëve.
“Lojtarët tanë janë një gjendje të mirë fizike dhe në një formë të mirë mendore për ndeshjen”, - citohet Fitzel nga sajti zyrtar i Federatës Malteze të Futbollit.
Gjithsesi, trajneri Dushan Fitzel nuk e zbuloi formacionin anti-Shqipëri, edhe pse ai u pyet shumë herë nga media vendase.
Gazetarët malteze kishin vlerësuar paraqitjen e Konëtares së tyre, sidomos në pjesën e parë të ndeshjes kundër Ferencvaroshit, duke treguar një karakter të mirë futbollistik, por trajneri Fitzel deklaroi se kjo e bënte shumë të vështirë detyrën e tij për të zgjedhur formacionin shartues në ndeshjen kundër Shqipërisë.
“Nga njëra anë unë jam i lumtur, por nga ana tjetër është e vështirë për mua të zgjedh lojtarët. I vetmi emër i sigurt në fushë është trajneri”, - tha me të qeshur Fitzel.
I pyetur në mënyrë të vazhdueshme rreth gjendjes fizike të lojtarit më të mirë Majkëll Mifsud, nivelit të performancës së tij si atë mendore ashtu dhe futbollistike, trajneri theksoi se ai kishte folur me Majëkëllin.
“Ai dëshiron të luajë, ai dëshiron të tregojë veten, ai dëshiron të shënojë”, - deklaroi Fitzel. Trajneri i Maltës foli më pas dhe për listën e përzgjedhur të 18-lojtarëve, ku mungon një nga lojtarët më të famshëm ishullorë, Jamie Pace, që sipas Fitzelit ishte lojtari më i mirë maltez në eliminatoret e Euro 2008.
--------------------------------------------------------------------------------
Malta
Portierë:
Justin Haber (Shefild, Angli), Andreë Hogg (Valeta).
Mbrojtës:
Andrei Agius (Igea, Itali), Ian Azzopardi (Sliema), Shaun Bajada (Birkirkara), Luke Dimech (Valeta), Alex Muscat (Sliema), Drian Said (Marsaxlok).
Mesfushorë:
Gilbert Agius (Valeta), Roderick Briffa (Valeta), Andre Cohen (Hibernians), Ryan Fenech (Hamrun), Kevin Sammut (Marsaxlok), Andre Schembri (KarlZeiss, Gjermani).
Sulmues:
Michael Mifsud (Barnslei, Angli), Jean-Pierre Mifsud (Birkirkara), Terence Scerri (Hibernians)
Posted: Wed, 11 Feb 2009 , 23:27
by sportist_shkodran
Me me fal shook,por un pjesen e dyte kam pa sepse kam ken ne pun,por di me than nji gja,na mund te kena gjithca,por futboll nuk kena,mas t'ja bajm qefin vedit kot,ishte turp mi pa ata 11 idiota ne fush,pa aj trainer zog gomarit,athu se ishte tuj e njek neshjen prej ne holland,ma fut ne loj at bogdan sherdhaten,e ata ndrrime qe ban i ban 15 minutat e fundit,un nuk jam specialist,por Hani ma duk krejt amator.Malta ka lujt 1000 her ma mir se na.K'ta te tonet dojn me pjerdh e dhihen.
Me falni shook per fjalorin se jam shum nervoz.
Posted: Wed, 11 Feb 2009 , 23:32
by GOLDIAN
sportist_shkodran wrote:Me me fal shook,por un pjesen e dyte kam pa sepse kam ken ne pun,por di me than nji gja,na mund te kena gjithca,por futboll nuk kena,mas t'ja bajm qefin vedit kot,ishte turp mi pa ata 11 idiota ne fush,pa aj trainer zog gomarit,athu se ishte tuj e njek neshjen prej ne holland,ma fut ne loj at bogdan sherdhaten,e ata ndrrime qe ban i ban 15 minutat e fundit,un nuk jam specialist,por Hani ma duk krejt amator.Malta ka lujt 1000 her ma mir se na.K'ta te tonet dojn me pjerdh e dhihen.
Me falni shook per fjalorin se jam shum nervoz.
une sdu me hap debate ma vlla PO SE HAANI GANMAR ASSHT E KENA THAN DISA KETU ME KOHE BERISHENE E FUT NE !% MIN E FUNDIT MANDEJ FUT LILEN MROJTES NE VEND ME FUT BAKAJN SUKAJN APO SALIHIN
Posted: Wed, 11 Feb 2009 , 23:46
by sportist_shkodran
Nuk asht puna me hap debate ma Goldi ktu,se asnjeni se kena ne far e fis hanin,pa sat ka ken skndal gjithca ne malt mar burr.Un nuk di mi vu emen k'saj pun.
Posted: Thu, 12 Feb 2009 , 00:01
by GOLDIAN
sportist_shkodran wrote:Nuk asht puna me hap debate ma Goldi ktu,se asnjeni se kena ne far e fis hanin,pa sat ka ken skndal gjithca ne malt mar burr.Un nuk di mi vu emen k'saj pun.
nje emer i vehet
MENDJA MADHE E ZEZA TZOT
plehat qe i kerkon bundesliga premier liga spanja e italia smujten me fitu me elektricistat e maltes
Posted: Thu, 12 Feb 2009 , 05:04
by fpjalmi
Renditja FIFA, Shqipëria zbret -1
Malta e ka pësuar akoma më keq. Nga vendi i 148-të në muajin janar, tashmë në shkurt janë në vendin e 154-t, gjashtë vende më poshtë, duke pasur tani 134 pikë.
Lajme jo të mira nga FIFA për Shqipërinë e Maltën, të cilat do të përballen sot në orën 19:30 në “Ta’Qali” të Maltës. Në renditjen e muajit shkurt 2009, e publikuar nga qeveria e futbollit botëror pikërisht në vigjiljen e ndeshjes, Shqipëria ka humbur një vend në raport me muajin janar 2009, duke zbritur tashmë në vendin e 79-të me 435 pikë, por me një bonos prej +11 pikësh. Në renditjen e muajit janar ishim në vendin e 78-të, me 424 pikë.
Malta e ka pësuar akoma më keq. Nga vendi i 148-të në muajin janar, tashmë në shkurt janë në vendin e 154-t, gjashtë vende më poshtë, duke pasur tani 134 pikë.
Në Europë, Shqipëria është e 37-a (ka zbritur një vend), ndërkohë që Malta është e 50-a (ka zbritur një vend) nga 53 vende që aderojnë në UEFA.
Nga kundërshtarët e tjerë të eliminatoreve të Botërorit 2010, Portugalia ndodhet e 12-ta në FIFA (-1 vend), Suedia ka ngjitur 6 vende, tani e 25-ta në FIFA; Danimarka e 34-a në FIFA (+2 vende); Hungaria, kundërshtari ynë i 28 marsit ka ngjitur 4 vende dhe tani ndodhet në vendin e 43-të.
Renditja botërore dhe ajo evropiane kryesohet nga Spanja (1693 pikë), Gjermania (1403 pikë) e Holanda (1357 pikë).
--------------------------------------------------------------------------------
BALLE PER BALLE ME MALTEN
RENDITJET E MUAJIT SHKURT 2009
Renditjet në FIFA
Shqipëria e 79-a
Malta e 154-a
Vende: 205
Renditjet në UEFA
Shqipëria e 37-a
Malta e 50-a
Vende: 53
--------------------------------------------------------------------------------
GRUPI 1, EL.KAMPIONATI BOTEROR
Ekipi FIFA UEFA PIKË LËVIZJA
Portugalia 12 10 1020 -1
Suedia 25 17 780 +6
Danimarka 34 23 724 +2
Hungaria 43 25 629 +4
Shqipëria 79 37 435 -1
Malta 154 50 134 -6
--------------------------------------------------------------------------------
RENDITJET
FIFA
78 Trinidad Tob. -5 vende
79 Shqipëria -1 vend
80 Libia -2 vende
UEFA
36 Islanda +3 vende
37 Shqipëria -1 vende
38 Austri +9 vende
--------------------------------------------------------------------------------
Të gjitha renditjet e Shqiperise ne FIFA në muajin shkurt
Shkurt 1993: 86
Shkurt 1994: 93
Shkurt 1995: 106
Shkurt 1996: 91
Shkurt 1997: 118
Shkurt 1998: 102
Shkurt 1999: 91
Shkurt 2000: 79
Shkurt 2001: 76
Shkurt 2002: 97
Shkurt 2003: 100
Shkurt 2004: 90
Shkurt 2005: 82
Shkurt 2006: 82
Shkurt 2007: 87
Shkurt 2008: 73
Shkurt 2009: 79
E Merkure, 11 Shkurt 2009
Posted: Thu, 12 Feb 2009 , 08:44
by jeti
Arie Haan kenaqet me barazimin
Ne kundershtim nga ajo cfare pritej, trajneri Arie Haan eshte shprehur i kenaqur me kete barazim por nuk ka kursyer kritikat per lojen e skuadres.
Ne mikrofonin e SuperSport ai tha se sulmi dhe mesfusha qendruan shume larg ne pjesen e dyte dhe kjo ishte nje e e mete e madhe per skuadren tone. Per sa i perket nderrimit te shpejte te Vangjelit, Haan tha se nuk ishte dita e tij.
“Jam i kenaqur me rezultatin duke pare ndeshjen qe luajtem ne 45 minutat e dyta dhe gjate 45 minutave te dyta u munduam te ruanim rezultatin”, ka theksuar Haan.
Ai ka bere edhe nje koment per paraqitjen pozitive te Gilman Likes, ndoshta me i miri i kombetares kuqezi. “Sot ishte ne nje pozicion te mire ne nje ndeshje te veshtire. Ne pjesen e dyte menduam me shume per barazimin. U kam thene lojtareve qe duhet te sterviten sa me shume per te qene ne nje gjendje sa me te mire fizike”, perfundoi trajneri.
Posted: Thu, 12 Feb 2009 , 08:46
by jeti
I kenaqun me barazim!!!
sa per me i marr barazimin Maltes, ma mire Shqipnija ta marrin edhe nje heran Demollarin...
Posted: Thu, 12 Feb 2009 , 08:58
by shv13
ishalla asht e shpikun prej ndoj gazetarit kjo interviste....tesh ma forcoi edhe ma teper bindjen...une ikyt kombtare se shof ma derisa t jene ky trajner...
Posted: Thu, 12 Feb 2009 , 16:40
by Ujku
jeti wrote:
Arie Haan kenaqet me barazimin
Ne kundershtim nga ajo cfare pritej, trajneri Arie Haan eshte shprehur i kenaqur me kete barazim por nuk ka kursyer kritikat per lojen e skuadres.
Ne mikrofonin e SuperSport ai tha se sulmi dhe mesfusha qendruan shume larg ne pjesen e dyte dhe kjo ishte nje e e mete e madhe per skuadren tone. Per sa i perket nderrimit te shpejte te Vangjelit, Haan tha se nuk ishte dita e tij.
“Jam i kenaqur me rezultatin duke pare ndeshjen qe luajtem ne 45 minutat e dyta dhe gjate 45 minutave te dyta u munduam te ruanim rezultatin”, ka theksuar Haan.
Ai ka bere edhe nje koment per paraqitjen pozitive te Gilman Likes, ndoshta me i miri i kombetares kuqezi. “Sot ishte ne nje pozicion te mire ne nje ndeshje te veshtire. Ne pjesen e dyte menduam me shume per barazimin. U kam thene lojtareve qe duhet te sterviten sa me shume per te qene ne nje gjendje sa me te mire fizike”, perfundoi trajneri.
Si ka munci me ken i knaqun me barazim me Malten me skuadren ma t dobt ne bot,kur ne na duhej fitorja, ky po tallet me shqiptart e me FSHF.
iiiiiikHAN .
Duka esht momenti yt a me vazhdu ti e me marr nji teknik shqiptar ose ik the qafen lenia venin RUDI VATES.
Posted: Thu, 12 Feb 2009 , 20:18
by GOLDIAN
shv13 wrote:ishalla asht e shpikun prej ndoj gazetarit kjo interviste....tesh ma forcoi edhe ma teper bindjen...une ikyt kombtare se shof ma derisa t jene ky trajner...
pa pse ma vllai jem
a mendon se i plasi atij fort a per komtaren e per shqiperine
na jena nje popull qe bajme mik ate qe te lavderon
dhe ky e gjeti shume mire piken e dobet tonen
se kur brigeli tha skena 1% shanse per kualifikim slane gja pa i thane
na erdhi haani me andrra te botrorit e bame mik shpijet
Posted: Thu, 12 Feb 2009 , 21:09
by vllaznia1919
Uuuu po ky keka i merdhitun me tana mare vllezen.Enderroj botnorin-i knaqun me barazimin me Malten!!!!!
Shko mar zog gomarit se ti sje trajner.
Manej:SULMI me mesfushen rrishin lerg!!!!!!!!!!!
Sulmi i Maltes?????Se na skena pas sulm mram.