Page 54 of 160

Posted: Fri, 20 Jul 2007 , 13:19
by vllaznia1919
Po Xhafa ka firmose me rust maj naqe pranej se dona na. :lol: :lol: :lol:

Posted: Fri, 20 Jul 2007 , 13:38
by GOLDIAN
i ka ardh koha valos mu tall pse jo
10-0

Posted: Sat, 21 Jul 2007 , 17:17
by forri
Admin wrote: Pa me vjen n'mend nji fjale e urte qe asht tamam per kete rast:
Dhelpra kur nuk arriti te kapte rrusht tha nuk i dua i dua vete!!!
:lol: Ha ha ha :lol: !!!
Admin!!!!!... :lol: :lol: :lol: më ke shkri gazit kur e kam lexu fjalën e urtë popullore... :lol: :lol: a e din pse?! sepse kshtu si e ke than ti,i interreson metaman vetëm dhelprës :lol: :lol: :lol:

Historia e vërtetë vijon kështu(ishalla s'po ma hek shkrimin)..:
Një ditë Dhelpra po hecte rrugës shumë e uritur,dhe në një moment shikon një vile rrushi që varej në një degë peme.Filloi komentet dhelpra duke reklamu me za të lartë se,sa i mirë që ishte rrushi,se sa do kënaqej kur ta hante etj etj(Si puna e kryesisë tonë të klubit me Daniel Xhafën :lol: ).

Filloi dhelpra me kërcy për me e kap vilen e rrushit por pa sukses.Mbas disa tentativash,kur ajo e pa se nuk e arrinte dot pasi edhe fuqitë po e lenin,hoqi dorë dhe u largu,por....,për mos me u duk si e paaftë(ktu nuk e kam me kryesinë e klubit :lol: )dhe për mos me u turpnu filloi prap komentet duke thanë,po me za të nalt se,"Nuk ishte kushedi se ça ajo vile rrushi,bile bile,tha se u dukte sheshit që rrushi ishte i papjekur!!!" :lol: :lol: .


Ku qëndron morali i kësaj historie?!!
Ka shumë njerëz që,kur nuk e arrijnë nji objektiv të paracaktuar,ndodh shpesh herë që e justifikojnë mosarritjen e objektivit duke u justifiku se gjoja,nuk ja vlente për me e ba at punë :oops: :P :lol: :lol:
Kësaj i thonë që:«E gjeti si Dhelprën me rrusht»!!!! :lol: :lol:
Rrofsh,se më ke aj tuj qesh!!!!
:lol: :lol:

Posted: Sat, 21 Jul 2007 , 17:21
by vllaznia1919
Kot ja futni edhe ju se tana objektivat qe ka deklaru i ka arrite presidenti jone.Iku edhe muhabeti i Memellit.Nuk vjen! :evil: :evil: :evil: :evil:

Posted: Sat, 21 Jul 2007 , 19:38
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:Kot ja futni edhe ju se tana objektivat qe ka deklaru i ka arrite presidenti jone.Iku edhe muhabeti i Memellit.Nuk vjen! :evil: :evil: :evil: :evil:
hahahahaha prit tash se mas e ka me taren :lol: :lol: :lol:

Posted: Sat, 21 Jul 2007 , 21:56
by Edmond-Cela
Vukçeviç perseri ne Shkoder
Saturday, 21 July 2007
Malaziasi ka zhvilluar nje ndeshje te shkelqyer te enjten ne mbremje ne Podgorice perballe Hajdukut duke nxitur drejtuesit shkodrane te kembengulin per ta rimarre perseri ne ekipin kuqeblu.Gjithçka ka ndodhur ne mbremjen e se enjtes, kur ne stadiumin e Podgorices perballeshin per Kupen UEFA skuadra vendase e Buduçnostit me Hajdukun e Splitit. Nje mbremje teper emocionuese, te cilen per fat te mire paten fatin ta perjetojne prej se afermi edhe nje grup gazetaresh sportive te qytetit te Shkodres, si dhe pjesetaret e stafit te Klubit te Futbollit Vllaznia, Drejtori Organizativ Ardian Zaganjori, Menaxheri Armando Lohja, dhe zedhenesi I shtypit I sapo emeruar prane ketij klubi Besi Bekteshi. Ne kuadrin e maredhenieve shume te mira qe kane ekzistuar vitet e fundit ne mes klubit shkodran Vllaznia dhe atij te Buduçnostit ne Podgorice, pas nje ftese te ardhur nga klubi malazias, presidenti kuqeblu Valter Fushaj mundesoi udhetimin per ne kryeqytetin malazez te nje delegacioni sportive nga qyteti I Shkodres, ku perveç gazetareve, benin pjese edhe pjesetare te klubit Vllaznia, te cilet gjithsesi, krahas kenaqesise se ndjekjes nga afer te nje ndeshje te tille, synimi ishte per te ndjekur ne fushen e lojes ish futbollistin e Vllaznise Nikolla Vukçeviç, I cili luante si titullar I formacionit te Buduçnostit.


Respekti per mediat sportive shqiptare

Per hire te se vertetes, pjesa e gazetareve sportive qe perbehej nga veterani Ymer Striniqi I Televizionit te Shkodres, Gasper Marku(Sport Ekspres), Admir Uruçi(Panorama Sport) dhe Mejdan Zhivani(Metropol Sport), eshte hasur me nje respect shume te madh nga organizatoret dhe drejtuesit e klubit vendas, te cilet. kishin rezeervuar vendet qendrore te lozhes se medias, madje te shoqeruara me logon e seciles gazete sportive shqiptare qe neve perfaqesonim. Nderkohe, ne bashkebisedimet me koleget tane matane kufirit, kemi dalluar se shume prej tyre I ndiqnin me interes gazetat tona sportive, sidomos kur pjese e tyre ishin sportistet nga vendi I tyre.

Befasia Vukçeviç

Duke lene menjane ate mjedis me te vertete te jashtezakonshem qe percolli ai 90-te minutesh ne perballjen Buduçnost-Hajduk I Splitit, sidomos ne tribunat kundershtare te tifozerive, ajo qe na ka befasuar te gjitheve sa vinin nga Shkodra ka qene loja tejet dinjitoze e numrit 2 te formacionit te Buduçnostit Nikolla Vukçeviç. Padiskutim ka qene pika me e shkelqyer e skuadres se tij I vendosur ne repartin e mbrojtjes, aty ku e ka aktivizuar edhe Josa ne kampionatin shqiptar. Veprimet e tij ne loje shpesh here merrnin ovacionet e publikut vendas , aq sa nuk na besohej se eshte Vukçeviçi I Vllaznise, qe per hire te se vertetes vemendja ndaj tij nuk ka qene ne ate mase sa shfaqej aty.

Mundesia per tu veshur serishmi kuqeblu

Surpriza e Vukçeviçit ka vijuar edhe pas perfundimit te ndeshjes, por, tashme me nje veprim respektues nga mediave sportive shqiptare. Duke dale nga dhomat e zhveshjes Vukçeviçit I jane “sulur” mediat malazeze, por, ai duke I kerkuar leje atyre ka mberritur fillimisht tek grupi I gazetareve nga Shkodra. Ishte e natyrshme, sepse kishte kaluar nje sezon futbollistik ne qytetin verior, duke patur shoqerine, pse jo edhe respektin e kesaj mjedie. Nuk ka vonuar dhe ne prononcimet e tij, duke lene menjane emocionet e takimit, ai ka folur pikerisht per ate qe na interesonte te dyja paleve, mundesine e riveshjes serishmi kuqeblu. “Une kam shume deshire te vij perseri ne Shkoder, sepse aty e kam kaluar shume mire me te gjithe pa perjashtim, me skuadren, stafin teknik, drejtuesit, tifozerine dhe gjithkend qe kam njohur”, eshte shprehur ai menjehere sapo eshte ngacmuar per nje gje te tille. Nderkohe, me pas, ai ka sqaruar edhe rrethanat ne te cilat ai gjendet aktualisht. “Kam kater vite kontrate me Buduçnostin, tre I kam kryer, perfshire edhe vitin e fundit qe luajti per Vllaznine, sepse ishte pjese e marreveshjes se dy presidenteve te klubeve. Prandaj, per kete problem, e kane serishmi ne dore dy presidentet. Nese Fushaj do te nderhyrje serishmi sipas rregullave financiare tek klubi im, une jam gati te vij me shume kenaqesi ne Shkoder per te luajtur per Vllaznine”, ka thene ai, duke sqaruar se ka ptur oferte nga Vllaznia te ishte edhe per kupen Intertoto, port klubi I tij Bukduçnost e ka dashur per ndeshjet e kupes UEFA, keshtu qe me te mbaruar angazhiumin ne kete kompeticion, ai eshte gati te bashkohet me Vllaznine.

Angazhimi I Fushajt

Deklaratat e Vukçeviçit, presidenti Fushaj I ka ndjekur ne distance, sepse me te perfunduar, ka qene drejtori I marredhenieve me jashte Ardian Zaganjori qe shoqeronte gazetaret shkodrane ne Podgorice, I cili I ka sqaruar te gjitha ne detaje. Keshtu, qe, forma shume e mire sportive e paraqitur nga malaziasi ne kete ndeshje, dhe per me teper nostalgjia dhe deshira per te qene serishmi pjese e Vllaznise, kane bere qe Fushaj te “levize” nga vendi duke shfaqur menjehere gatishmerine e risjelljes ne Shkoder te ketij futbollisti. Dhe, per kete eshte ngarkuar zoti Zaganjori te percaktoje takimin dy palesh ne mes dy presidenteve te Buduçnostit dhe atij te Vllaznise, gje qe sipas drejtorit te marredhenieve me jashte Zagnajori eshte fiksuar ne mesin e javes se ardhshme per tu realizuar, gje qe do te thote, se shanset e rikthimit ne Vukçeviçit ne Shkoder jane shume te medha,

GASPER MARKU

Foto: Gazetaret sportive te Shkodres te pranishem ne stadiumin e Podgorices per ndeshjen Buduçnost-Hajduk

(Nga e majta ne te djathte Mejdan Zhivani, Ymer Striniqi, Admir Uruçi dhe Gasper Marku)

Posted: Sun, 22 Jul 2007 , 02:57
by vllaznia1919
Nuk kishte ken gja e keqe hiq.Mu me pelqen ky lojtar.

Posted: Sun, 22 Jul 2007 , 06:01
by GOLDIAN
une se kuptoj pse e largune iher

Posted: Sun, 22 Jul 2007 , 10:33
by Admin
Vukcevic asht lojtar i mire e besoj se na kishte ba pune.
Une dicka se kuptoj, se pse asht dasht me shku me e pa tu lujt ne Mal te zi. kur ka lukjt nji vit me Vllaznine, si edhe ma mire se ja din vlerat Josa e specialistat shkodrane nuk ja dine malazest!!


@Forri

Hhahhaha naqe, une snejta me e than tama fij e per pe, se pak pritosha e pak prej nervave qe te qojne kta gazetart apa kush i nxjerr kta lajme...

Posted: Sun, 22 Jul 2007 , 11:51
by vllaznia1919
GOLDIAN wrote:une se kuptoj pse e largune iher
Nuk ka kene i Vllaznise ka kene borxh prej Budoçnostit per nji sezon.

Posted: Sun, 22 Jul 2007 , 11:52
by vllaznia1919
Admin wrote:Vukcevic asht lojtar i mire e besoj se na kishte ba pune.
Une dicka se kuptoj, se pse asht dasht me shku me e pa tu lujt ne Mal te zi. kur ka lukjt nji vit me Vllaznine, si edhe ma mire se ja din vlerat Josa e specialistat shkodrane nuk ja dine malazest!!
Kta kan shku per qef maj naqe me pa i neshjen nderkombtare.

Posted: Sun, 22 Jul 2007 , 15:15
by GOLDIAN
thashethemet e fundit mancaku kraja dhe pinari prane vllaznise

Posted: Sun, 22 Jul 2007 , 18:00
by vllaznia1919
Mancaku e Pinari mungoshin. :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Sun, 22 Jul 2007 , 18:40
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:Mancaku e Pinari mungoshin. :lol: :lol: :lol: :lol:
prit se ta po na del dhe nej tjeter

Posted: Sun, 22 Jul 2007 , 19:54
by vllaznia1919
fshtire e kan se kan maru lojtart e kampionatit shqiptar.I kan permen te tane. :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Sun, 22 Jul 2007 , 20:57
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:fshtire e kan se kan maru lojtart e kampionatit shqiptar.I kan permen te tane. :lol: :lol: :lol: :lol:
tash kan me fillu lojtaret e komtares mu permend :lol: :lol:

Posted: Sun, 22 Jul 2007 , 21:10
by futbollist
Ej po ca bahet me Rrakllin,a e ka lane perfundimisht futbollin apo mund te rikthehet ne kampionat?

Posted: Sun, 22 Jul 2007 , 21:56
by GOLDIAN
futbollist wrote:Ej po ca bahet me Rrakllin,a e ka lane perfundimisht futbollin apo mund te rikthehet ne kampionat?
pse naqe a doshe me pru te na aaaaaa :lol: :lol:
e ka lan tash dy sezone hallal ja baft zoti se e perfundoi karrieren me besen njaty ku e filloj jo si rudi vata

Posted: Sun, 22 Jul 2007 , 23:20
by vllaznia1919
Heret je kujtu per Rrakllin naqe. :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Mon, 23 Jul 2007 , 00:08
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:Heret je kujtu per Rrakllin naqe. :lol: :lol: :lol: :lol:
mu me ban pershtypje ca ja pruni rakllin neper mend ketij naqes
a mos ndoshta ka pas nej goce kavajse afer :lol: :lol: