Page 54 of 125
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Sun, 08 Mar 2009 , 23:40
by fpjalmi
Tirana shkëputet e vetme në krye
Bardheblutë marrin tri pikë pa shkëlqim. Vendosin golat e Memellit dhe Mukës
Kryeqytetasit përfitojnë nga hapi fals i Vllaznisë. Tani janë 2 pikë larg ndjekësve
Asnjë surprizë nuk
ka ndodhur dje në
stadiumin kombëtar
“Qemal Stafa” në
takimin midis Tiranës e
Lushnjës. Bardheblutë kanë
mundur të marrin tri pikë të
vlefshme ndaj myzeqarëve
dhe tani shkëputen dy pikë
në krye të klasifikimit, duke
nisur kështu mbarë fazën e
tretë dhe të fundit të kampionatit.
Në të vërtetë fitorja e
djeshme e Tiranës nuk pati
aspak shkëlqim, pavarësisht
angazhimit të madh të grupit
dhe vullnetit të skuadrës për
një fitore të thellë e bindëse.
Lushnja u mbrojt mirë dhe në
mjaft raste, si në pjesën e parë,
ashtu edhe në të dytën, e vuri
në vështirësi ekipin kryeqytetas,
i cili falë eksperiencës dhe
kualiteteve të spikatur brenda
tij realizoi objektivin e vënë që
në fillim për trepikëshin. Takimi
i luajtur në një prani të paktë
tifozësh dhe nën nivelin
mesatar u dominua në tërësi
nga bardheblutë, të cilët
treguan që në minutat e para
dëshirën për fitore, ndërkohë
që goli i parë do të vinte në
minutën e 21-të nga një
goditje e fuqishme me kokë e
Memellit, që pas tri takimesh
“shterpësie” kthehet te goli.
Pas shënimit të golit të avantazhit,
Tirana lëshon shumë
në lojën e saj dhe në tërësi
spikatin vetëm dyluftimet e
fuqishme në mesfushë, ku
peshën më të madhe për
vendësit e mban Devolli, në
një ditë të shkëlqyer. Lushnja
mundohet të përfitojë nga
mefshtësia e bardhebluve dhe
inicion disa aksione të rrezikshme,
por që nuk gjejnë kuadratin
e portës së Nallbanit.
Pjesa e parë do të mbyllej 1-0
për Tiranën, ndërsa 45-
minutëshi i dytë do të kishte
më shumë gjallëri në fushë
dhe për më tepër, 23 herë kampionët
synojnë të thellojnë
avantazhin e tyre. Muzaka
spikat me krosimet e tij nga e
djathta, por si Xhafaj edhe
Memelli shpërdorojnë shumë.
Në minutën e 64-t është pogradecari
bardheblu, Migen
Memelli, që depërton në zonë
dhe në një aksion pa shumë
pretendime gjuan drejt kuadratit
të portës së mbrojtur
nga Bejte. Por topi devijohet
për në rrjetë nga kapiteni
Muka, që shënon golin e parë
në këtë kampionat. Minutat
në vazhdim trajneri Kola,
ndryshe nga takimet e fundit,
bën të tri zëvendësime dhe
freskon sidomos mesfushën.
Por në këtë moment Tirana
lëshon shumë në lojë dhe nga
kjo përfiton Lushnja, që e bindur
se nuk ka më ç’të humbasë
tenton portën e Nallbanit
në të gjitha mënyrat. Pas
prekjes së topit me dorë nga S.
Lilaj brenda zonës, gjyqtari
Taullau akordon 11-metërsh,
që shndërrohet në gol nga
kapiteni lushnjar G. Çela,
pikërisht në minutën e 82-të.
Pjesa në vazhdim është një
makth i vërtetë për bardheblutë,
të cilët vazhdojnë të
vuajnë nga pasiguria dhe tronditja
që u dha goli i kundërshtarëve.
Megjithatë, lushnjarët
nuk kanë fuqi të gjejnë
rrugën e rrjetës dhe Tirana fiton
kështu me meritë këtë
sfidë, duke u ngjitur në kuotën
e 44 pikëve, dy më shumë se
Vllaznia ndjekëse. Me pak
fjalë, Tirana nis mbarë fazën
e tretë të garës dhe “blindon”
kreun e klasifikimit, duke bërë
një hap të mirë përpara.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Sun, 08 Mar 2009 , 23:56
by fpjalmi
Intelektualë dhe futbollistë të Pukës në grevë urie
Data: 08/03/2009
Ndodh edhe kështu. Gjithçka në emër të dashurisë për futbollin, këtë lojë magjike anekënd botës, por që për qytete të vogla është “fe”, është “ushqim” është jeta vetë. Sikurse duket, vëmendja e opinionit publik shqiptar, veçanërisht e atij sportdashës, ditët në vazhdim do të fokusohet në qytetin verior të Pukës, për të cilin është folur kaq shumë edhe ditët e fundit. Ngjarjet e ndodhura në takimin Tërbuni-Kastrioti, ku publiku vendas, i irrituar nga një anulim goli prej gjyqtarit Mentor Sopjani, mësyu fushën e lojës dhe goditi “xhaketat e zeza”, patën një jehonë të madhe mediatike, por u pasuan edhe nga vendimi i Komisionit të Disiplinës pranë FSHF-së, i cili e pezulloi Tërbunin nga të gjitha aktivitetet futbollistike kombëtare për 2 vjet dhe e zbriti një kategori më poshtë. Vendim i cili është kontestuar fuqishëm nga pukjanët, të përfaqësuar nga kryebashkiaku Rustem Strugaj, i cili paralajmëroi se do ta ndjekë çështjen deri në Lozanë. Por, sot, ditën e 8 marsit, lajme të tjera vijnë nga Puka. Që për futbollin shqiptar përbëjnë gjëra të padëgjuara më parë. Greva e urisë është ajo, që do të bëjnë intelektualët e Pukës, bashkë me lojtarët dhe stafin e Tërbunit. Gjithçka është konfirmuar tashmë, pritet vetëm ora 19.30 e ditës së sotme, që greva e urisë të nisë. Të parët që do të ndërmarrin këtë nismë ekstreme, qysh sonte, në orën 19.30, do të jenë 10-12 intelektualë të Pukës, mjekë, mësues, ekonomistë etj., të cilëve do t’u bashkohen nesër, në orën 09.00 të mëngjesit, edhe tërë futbollistët e Tërbunit, bashkë me stafin teknik. Tashmë është vendosur edhe vendi ku do të mbahet kjo grevë urie, në një nga sallat e Pallatit të Kulturës së Pukës. Grupi organizator i grevës, por edhe ata që do të marrin pjesë në të, ftojnë të gjitha mediat të monitorojnë cdo gjë, non-stop, për të verifikuar vlefshmërinë dhe vërtetësinë e grevës së urisë. Gjithcka, thonë ata, e bëjmë për futbollin, për Tërbunin, në emër të së drejtës, e cila pretendohet se është nëpërkëmbur nga vendimi i FSHF-së. “Jeta jonë është futbolli. Mezi krijuam një skuadër, e ngjitëm në kategorinë e parë, ndërtuam një stadium dhe tërë populli i Pukës jetonte me futbollin, në mungesë të argëtimeve të tjera. Tani duan të na e heqin edhe atë, vetëm sepse një gjyqtar i korruptuar dhe që kishte ardhur me një qëllim të mbrapshtë në Pukë, si Mentor Sopjani, donte të përfundonte misionin e tij,” – thonë futbollistët dhe stafi drejtues i Tërbunit, ashtu si edhe intelektualët e qytetit, që kanë vendosur të futen në grevë.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Sun, 08 Mar 2009 , 23:57
by fpjalmi
ia baft zoti hallall pukjaneve,dhe kan te drejte.
skuadrat e tjera kan ba edhe ma keq ,dhe nuk jan denu keshtu,biles dhe jan fale .
kjo tregohet hapur qe fshf e urren veriun
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Mon, 09 Mar 2009 , 22:50
by fpjalmi
Partizani/Në Durrës, 11-metërshi i tretë në 10 ditë
Të kuqtë: Po teprohet
me penalltitë e paqena
Duro: “Kjo është skandaloze! Na kanë vënë në shënjestër”
Gjithçka duket vërtet
në kufinjtë e rekor
di botëror. Tre penallti
brenda tre ndeshjeve të
fundit, të cilat edhe nga moviolat
s’janë konsideruar të
drejta, tingëllojnë si një
dënim i tepruar për Partizanin.
Aq sa tashmë në kampin
e kuq është krijuar psikoza
se, përveç kundërshtarit të
ndeshjes së radhës, duhet të
bëjnë llogaritë edhe me
pengesat që po ofron gjykimi.
Një shqetësim, që e është lënë
të kuptohet qartë nga trajneri
Shpëtim Duro në përfundim
të ndeshjes së të shtunës, teksa
edhe një ditë më pas ka
vazhduar të theksojë: “Kjo
është vërtet skandaloze, pasi
për të tretën herë radhazi na
japin një penallti për faulle
qesharakë. Kështu ndodhi
edhe në rastin e takimit ndaj
Teutës, ku mbrojtësi ynë sa
MOLGEN BALENA
largoi topin nga këmbët e
kundërshtarit dhe do të thoja
se vetëm gjyqtari Lapi e pa
që ishte 11-metërsh. Kaq mjaftoi
që të rihapej loja për
kundërshtarin tonë, që ndodhej
në situatë të vështirë. Nëse
gjyqtarët vazhdojnë kështu,
mbetet të japim mbi 100% të
forcave për të shpëtuar…”.
Ky ishte rasti i dytë radhazi
në kampionat, pas atij në
transfertën e javës së kaluar
në “Ruzhdi Bizhuta” të Elbasanit.
Pikërisht, në minutat
shtesë të ndeshjes, gjyqtari
kishte akorduar një 11 metërsh,
për faull në zonë ndaj
Vrapit nga ana e Capos, i cili
u ndëshkua edhe me karton
të kuq. Vetë mesfushori i Partizani
u shpreh i habitur, pasi
ai në moment ishte interesuar
vetëm për topin. Por për fatin
e të kuqve, portieri Shehi
“neutralizoi” goditjen e
Vrapit.
Gjithashtu, në ndeshjen e
Kupës së Shqipërisë përpara
dhjetë ditëve në Vlorë, çdo gjë
u përcaktua nga një gol i
ardhur prej pikës së 11-metrave.
Sërish, episodi ka qenë
i kontestuar, edhe sepse sikur
të mos mjaftonte ndëshkimi
teknik, erdhi edhe ai numerik,
pasi mbrojtësi Tafaji mori
karton të kuq. Protagonisti
pohoi se nuk e kishte prekur
fare Shehajn dhe që sulmuesi
vlonjat kishte simuluar, por
gjyqtari Jareci ishte i një mendimi
tjetër.
Në këtë pikë, të kuqtë
shpresojnë që të mos ketë
ndonjë “seri” të katërt të
kësaj telenovele. Atëherë do
të dukej hapur se duan të
dëmtojnë Partizanin.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Mon, 09 Mar 2009 , 23:26
by fpjalmi
Tifozët: Gjyqtarët dhe FSHF-ja, shkaktarët e dhunës në futboll
Data: 09/03/2009
Dhuna e shfaqur në javët e fundit në futbollin shqiptar, me të drejtë ka qenë në qendër të debatave në studiot televizive, por edhe në organet drejtuese në FSHF-së. Prej shumë kohësh, përveç disa rasteve sporadike, nuk kishim dëgjuar raste kaq të rënda, si në Pukë dhe Sarandë. Qindra njerëz që pushtojnë fushën e blertë, duke ushtruar dhunë mbi gjyqtarët, apo rrahja masive e futbollistëve të Memaliajt në fushën e Butrintit, të kujtojnë vetëm vitin 1997, ku mbizotëronte ligji i më të fortit. Precedenti i fundit, i shfaqjes së dhunës në këto përmasa, është shënuar para dy sezonesh, kur ish-shefi i garave në atë kohë, Sulejman Mema, u godit rëndë në Burrel dhe përfundoi për disa ditë në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Këtë javë “Sporti shqiptar” on-line kishte përzgjedhur pikërisht këtë tema, pra dhuën në futboll, për të marrë mendimin e lexuesve për shkaktarët e saj të vërtetë. Pyetja jonë për lexuesit, njëkohësisht tifozë të skuadrave respective, ishte: Dhuna në futbollin shqiptar, si ajo e Pukës dhe e Delvinës, sipas jush ka si shkaktarë kryesorë….? Lexuesit sigurisht kanë dhënë mendime të ndryshme për këtë çështje, duke u bazuar edhe në ngjarjet e pak ditëve më parë, në Pukë dhe Sarandë. Kanë votuar gjithsej 523 lexues. Kështu, 158 prej tyre, që përbëjnë rreth 30%, mendojnë se shkaktarët e dhunës janë gjyqtarët. Rasti “Sopjani” duket se ka lënë një shije mjaft të hidhur te tifozët, reagimi i të cilëve ka ardhur pikërisht për shkak të qëndrimit arbitrar të “bluzave të zeza”. Kanë qenë të shumta rastet kur gjyqtarët e kategorive të ndryshme janë akuzuar hapur nga drejtues të skuadrave për mitmarrje, duke mbajtur hapur krahun e njërës skuadër. 134 lexues, që përbëjnë 26% të tyre, shohin si shkaktar të dhunës insitucionin më të lartë të futbollit në vendin tonë, pra FSHF-në. Është fakt që masat e marra nga FSHF-ja karshi gjyqarëve të akuzuar nuk kanë qenë drastike. Përveç pezullimit për disa javë, ky institucion nuk ka dënuar rëndë qoftë edhe një gjyqtar, ose nuk ka mundur të provojë akuzat për mitmarrje, të hedhura nga shumë drejtues klubesh. Ndoshta nuk kanë pasur prova, ose nuk i kanë gjykuar të qëllimshme gabimet, por duhet theksuar që gabime ka pasur në çdo javë. Sidomos në kategoritë inferiore, ku edhe niveli i futbollit, por edhe i sportdashësve, lë për të dëshiruar, akuzat janë mjaft të rënda. Por ka edhe nga ata lexues, që nuk janë të paktë në numër (63 vetë ose 12%) që shohin si shkaktarë drejtuesit e klubeve. Gjithçka ka të bëjë me organizimin e ndeshjeje, me marrjen e masave të nevojshme, për të shmnagur incidentet e mundshme në fushën e lojës. Shpeshherë promotorë të dhunës bëhen edhe presidentët apo drejtues të tjerë, që me deklaratat e tyre jo vetëm nuk i vënë fre dhunës, por e nxitin më shumë atë. 61 lexues kanë mendimin se shkaktarët e dhunës janë njerëzit me pushtet. Nuk janë të pakta rastet kur deputetë apo kryetarë bashkie, në vend që të japin shembullin e mirë të lojës “fair-play”, bëhen shkaktarë të shunës. Një tifoz i thjeshtë bëhet edhe më i papërmbajtshëm kur dëgjon deputetin e zonës duke “ulëritur” më gjithë zërin e tij, se i janë bërë padrejtësi ekipit, duke kërcënuar madje edhe me jetë kundërshtarët sportivë. E ç’mund të presësh nga populli i thjeshtë pastaj?! Një përqinjde më e vogël (3%) mendon se janë futbollistët, ata që e shkaktojnë dhunën në futboll. Edhe në futbollin europian ka raste zënkash mes futbollistëve, por kurrë nuk kemi parë ndërhyrjen e tifozëve apo të drejtuesve për ta nxitur më tej këtë dhunë. Si përfundim, përgjegjësia kryesore, sipas mendimit të lexuesve, bie mbi gjyqtarët dhe Federatën Shqiptare të Futbollit, që duhet të bëjë një punë më të madhe për mirëorganizimin dhe mbarëvajtjen e kampionatit.
Rezultati i sondazhit
Gjyqtarët: (30%, 158 Vota)
Drejtimin e FSHF-së: (26%, 134 Vota)
Tifozët: (16%, 84 Vota)
Drejtuesit e klubeve: (12%, 63 Vota)
Njerëzit me pushtet: (12%, 61 Vota)
Futbollistët: (3%, 14 Vota)
Të tjera: (2%, 9 Vota)
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Mon, 09 Mar 2009 , 23:27
by fpjalmi
Hasanbelliu akuzon Duron per manipulimin e ndeshjes
Autori: moderator
Data: 09/03/2009
Version Print
Ka “plasur” perseri ne superlige. Nuk behet fjale per dhunen, me te cilen jemi javet e fundit, por me paravendosjen e rezultateve. Kete radhe denoncimin e ka bere presidenti i Teutes, Edmond Hasanbelliu. N javen e 23-te skuadra e tij fitoi 3-2 me Partizanin, me nje gol neminuten e fundit, Mediat aluduan menjehere per kompromis qe rastesisht nuk ka gjetur terren, cka vertettohet edhenga fjalet e presidentit durrsak. Hanabelliu ka akuzuar trajnerin e Partizanitm Shpetim Duro, per “mashtrimin” e lojtareve te tij, per t’a lene ndeshjen ne barazim, sikur ky te kishte qene vendim edhe tij. “Duro me ane te nje lojtari te Partizanit, u ka thene lojtareve te mi se ndeshja eshte lene ne barazim. Kjo ka qene edhe arsye pse disa lojtare te Teutes kane reaguar ne ate menyre pas golit te fitores”. Hanabelliu deklaron se kjo tentative futi nje fryme te cuditshme te lojtaret e Teutes qe nuk po arrinte te bindte me loje dhe golin e fitores e ka shenuar vetem ne kohen shtese. Nderkaq, trajneri i Partizanit hedh poshte akuzat e Hasanbelliut, duke u shprehur se “Partizani mezi po mbijeton ne superlige, jo mete kete forca per te blere ndeshjet.”
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Fri, 13 Mar 2009 , 19:51
by fpjalmi
Ftesa për debat: Pse kaq shumë probleme në futbollin shqiptar!?
Autori: editor
Data: 13/03/2009
Version Print
“Primum non nocere”, thotë një nga porositë themelore të etikës mjekësore, “para së gjithash, mos bëni dëm”. Kjo shprehje na erdhi në mendje, teksa kristalizuam temën për debat me dhe mes lexuesve të gazetës sonë online, që ka të bëjë me situatën ku ndodhet futbolli shqiptar. Këtu kemi parasysh jo vetëm shpërthimin e dhunës masive, para disa ditëve, në Pukë dhe Delvinë, por edhe gafat e radhës të klubeve dhe të vetë FSHF-së, që nuk janë të zotët të zbatojnë rregulloren e garës, që vetë e kanë hartuar e miratuar. Fjala është për turin cerekfinal të Kupës së Shqipërisë, ku katër skuadra kanë thyer rregulloren, Dinamo, Elbasani, Flamurtari dhe Partizani, duke aktivizuar lojtarë në radhët e tyre, edhe pse më parë, po në këtë sezon, kanë luajtur me skuadra të tjera, ndërkohë që neni 36, pika 25 e rregullores, thotë fjalë për fjalë: “Lojtari në Kupën e Shqipërisë ka të drejtë të marrë pjesë një sezon vetëm me një ekip”. Kjo shkelje është bërë që para dy javësh, në ndeshjet e para cerekfinale, u përsërit edhe të mërkurën, në cerekfinalet e kthimit, ndërkohë që FSHF-ja as që e vuri re. Vetëm reklamimi i Vllaznisë i nxori “lakrat” në shesh. Pra, paaftësi totale menaxhuese e klubeve dhe e vetë FSHF-së. Po kështu, largimi i shumë trajnerëve tregon për depersonalizimin e këtij profesioni në Shqipëri. Madje edhe trajnerët e huaj, disa me emër të mirë, nuk bënë hajër në këtë futbollin tonë. U larguan të gjithë nga kampionati shqiptar, si Kovacic, i pari, nga Flamurtari, Slishkovici nga Tirana dhe i fundit Dalici nga Dinamo. Edhe pse erdhën me bujë të madhe, edhe pse presidentët e klubeve respektivë u garantuan mbështetje, në emër të një filozofie të re drejtimi dhe profesionalizmi europian, ata nuk e cuan dot deri në fund projektin e tyre. Ka mendime që thonë se lojtarët, të gjendur para stërvitjes së fortë të këtyre trajnerëve të huaj, para rregullave strikte dhe dispilinës perëndimore,bëjnë klane kundër tyre, i sabotojnë, që të ikin dhe të livadhisin sërish, si më parë, me në krye trajnerët e huaj. Ka të tjerë që thonë se realiteti i futbollit shqiptar, që nga drejtimi në nivel klubi e më lart, që nga infrastruktura stërvitore e deri te stadiumet, që më shumë se kurrë janë të boshatisura, janë në nivele amatore, kështu që trajnerët e huaj nuk kanë c’të bëjnë, ka të tjerë që i shikojne ata si viktima të ndërhyrjeve të presidentëve të klubeve për të bërë formacionin, cka nuk honepset dot nga teknikët e ardhur nga jashtë. Ka edhe mendime të tjera, sic mund të jenë mendimet tuaja, lexues të nderuar, për këto pika që parashtruam më lart, por edhe shumë të tjera, që mund t’i evidentoni. Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë diskutim, që do të jetë periodik, dhe jepni gjykimin e mendimin tuaj, por edhe
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Fri, 13 Mar 2009 , 19:53
by fpjalmi
je kunder ligjit mor rrot .....
asht ma e djegshme kur lot 120 minutash dhe eleminohesh per fajin tand qe sdon me e pranu
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Fri, 13 Mar 2009 , 20:18
by fpjalmi
Priten shkarkime në
administratën e Federatës
Burime pranë Federatës Shqiptare të Futbollit bëjnë të ditur se
javën e ardhshme, pas vendimit të Disiplinës në lidhje me çështjen
e Kupës, do të ketë edhe shkarkime në administratë. Nuk është
përcaktuar ende nëse të prekur nga masat ndëshkimore do të
jenë zyrtarë të sektorit të garave, apo drejtues të lartë të FSHFsë,
por mësohet se kreut të këtij institucioni, Armand Dukës, i ka
sosur durimi, pas këtij gabimi të bërë nga federata.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Fri, 13 Mar 2009 , 20:19
by fpjalmi
GAFAT E FSHF-së
- Har ton një rregull, por nuk
parashikon masat që merren në
rast se ai shkelet.
- Thyen rregullin, duke injoruar
shkeljet që bëjnë ekipet, pasi
nuk mori asnjë masë për t’i
ndëshkuar.
- Justifikohet duke thënë se nuk
u morën masa pas ndeshjeve të
para, për shkak se nuk kishte
pasur asnjë ankesë.
- Në uebsajtin e saj zyr tar ka
paraqitur menjëherë skuadrat që
kualifikohen: Tirana, Dinamo,
Shkumbini dhe Partizani
Gafat e klubeve
- I marrin rregulloret në fillim të
sezonit, por as që e marrin
mundimin t’i shfletojnë.
- Kujtohen për ato rregulla
vetëm pasi hasin në situata të
sikletshme.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Fri, 13 Mar 2009 , 20:20
by fpjalmi
Dinamo (Bakaj), Partizani
(Gjondeda, Bakalli)
dhe Flamurtari (Merxha),
kanë aktivizuar
lojtarë në ndeshjet çerekfinale
të Kupës, të cilët
gjatë pjesës së parë të sezonit
kishin marrë pjesë
në Kupë gjatë këtij edicioni
me skuadra të tjera.
Në kapitullin e katërt të
Rregullores së Veprimtarisë
Futbollistike Kombëtare
të FSHF-së, pika
25 e nenit 36-të, përcakton
qartë se ‘lojtari në
Kupën e Shqipërisë ka të
drejtë të marrë pjesë në
një sezon vetëm me një
ekip’. Nuk përcaktohet
askund se çfarë masash
duhet të merren në rast
se shkelet ky rregull.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Fri, 13 Mar 2009 , 20:23
by fpjalmi
Drejtuesit e FSHF-së
bënë të ditur dje se
çështja e Kupës, e
cila u gatua nga një gafë e
rëndë e institucionit të futbollit
dhe e vetë klubeve gjysmëfinaliste,
do të zgjidhet të
mërkurën e ardhshme, kur të
mblidhet Komisioni i Disiplinës.
Nga sa u mësua dje,
një ide për zgjidhjen e këtij
problemi është eliminimi i
Dinamos nga Kupa e Shqipërisë
dhe kualifikimi në
tavolinë i Vllaznisë. Ndërsa
për Partizanin dhe Flamurtarin,
meqenëse kanë
gabuar të dyja me aktivizimin
e lojtarëve, është
hedhur hipoteza për një
ndeshje shtesë. Megjithatë,
situata e tanishme, sido që
të shkojnë gjërat, vështirë se
ka një zgjidhje logjike dhe
të drejtë, pa cenuar vijueshmërinë
e Kupës.
Variant I - Nëse FSHF-ja
eliminon Dinamon dhe vendos
ndeshje shtesë për Partizanin
e Flamurtarin, drejtuesit
e kampionëve me të
drejtë do të thonë se është vepruar
me dy standarde dhe
se vendimi është i padrejtë.
Kjo për shkak se të tria klubet
kanë bërë të njëjtën shkelje
dhe masa ndëshkimore duhet
të jetë e njëjtë për të tria.
Nëse do të ketë ndeshje shtesë
për Partizanin dhe Flamurtarin,
edhe Dinamo do të
kërkojë një shans tjetër, pasi
nuk ka bërë asgjë më pak dhe
asgjë më shumë.
Varianti II - Në këtë rast,
me shumë të drejtë dhe me
rregulloren në krahun e saj,
Vllaznia nuk do ta pranonte
kurrë këtë zgjidhje, pra një
ndeshje shtesë. “Ne nuk
kemi bërë asnjë shkelje dhe
nuk pranojmë ndeshje shtesë.
Duam fitoren në tavolinë,
sepse Dinamo theu
rregullat”, do të ishte përgjigja
më normale e shkodranëve.
Varianti III - Nëse federata
vendos që të eliminojë të
tria klubet, Dinamon, Partizanin
dhe Flamurtarin, me
motivin se kanë shkelur rregulloren,
atëherë kjo do të
thotë të shkatërrosh gjithë kompeticionin
e Kupës. Kjo, për
shkak se në gjysmëfinale
mbeten tri skuadra: Tirana,
Vllaznia dhe Shkumbini.
FSHF-së i duhet të shpikë një
formulë për të përcaktuar finalistet
mes tyre.
Efekti “Merxha” - Dje
është marrë vesh se mesfushori
Eriol Merxha ka qenë i
grumbulluar gjatë fazës së
parë me Elbasanin në
ndeshjen e Kupës kundër
Besëlidhjes. Megjithëse nuk
ka luajtur ndaj lezhjanëve, ai
gjithsesi ka qenë në listën e
protokolluar me 18 lojtarë, që
mund të luanin në atë
ndeshje dhe kjo gjithashtu,
përbën shkelje njësoj si aktivizimi
i Bakajt, Gjondedës apo
Bakallit. Në rast se Flamurtari
do të ishte po aq në rregull
sa edhe Vllaznia, atëherë
situata do të kishte një
zgjidhje më të mirë, ndonëse
shumë të kontestuar. Dinamo
dhe Partizani për shkelje
të rregullores do të eliminoheshin
dhe shpalleshin
gjysmëfinaliste Vllaznia e Flamurtari.
Edhe në këtë rast
klubet me të drejtë do të
ankoheshin, pasi FSHF-ja
duhet të merrte masa që pas
ndeshjeve të para. Por gjithsesi,
federata do të kishte një
pikë mbështetjeje në rregulloren
e saj të cunguar e të
paplotë, pasi do të kishte
marrë një masë të njëjtë për
të dyja klubet.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Fri, 13 Mar 2009 , 20:26
by fpjalmi
Egert Bakalli ka pranuar
padijeninë për ekzistencën
e pikës së rregullores,
ku thuhet se
një lojtar mund të luajë
vetëm me një skuadër
në Kupë gjatë një sezoni:
“Askush nuk na
lajmëroi, apo na tërhoqi
vëmendjen pas
ndeshjes së parë.
Kështu kujtuam se
ishim në rregull. Por
nëse do të na ishte
thënë që në Vlorë,
atëherë në kthim do të
pranonim të luanim për
të përmbysur disavantazhin
e fitores 2-0 në
tavolinë, ndërsa unë e
Gjondeda s’do të zbrisnim
në fushë. Por të
ngresh pretendim tani,
pas aktivizimit për 210
minuta, më duket fare
absurde. I thonë të të
shkojë djersa kot”.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Fri, 13 Mar 2009 , 20:26
by fpjalmi
Duan të na kryqëzojnë
sikur kemi kryer
krim të rëndë, ndërkohë
ë bëhet fjalë për një
shkelje që e kanë bërë
edhe skuadra të tjera,
më shumë nga
pavetëdija, sesa me
dinakëri”. Ky është
reagimi i lojtarit tjetër
të Partizanit, Gentian
Gjondeda, i cili “akuzohet”
për aktivizim të
parregullt në Kupën e
Shqipërisë, përderisa
në dy turet e para ka
luajtur në radhët e
Teutës. “Gjithçka e
siguruam në fushën e
lojës, me sakrifica të
mëdha dhe duke dhënë
shpritin gjatë dy
ndeshjeve me Flamurtarin,
prandaj nuk
kanë përse na e mohojnë
këtë arritje të
rëndësishme”.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Fri, 13 Mar 2009 , 20:28
by fpjalmi
Pikat
kundër
Federatës
• Që në ndeshjen e parë ndaj
Flamurtarit në Vlorë, FSHF
nuk mori asnjë masë ndaj
aktivizimit të Gjondedës e
Bakallit. Ekzistonte mundësia
që t’i jepej vlonjatëve
fitorja në tavolinë me rezultatin
2-0 dhe kthimi të
luhej pa dy lojtarët e
“inkriminuar”.
• Fill pas përfundimit të 90
minutave të “Qemal Stafës”,
vëzhguesit dhe gjyqtarët e
ndeshjes mund të mos kishin
lënë vazhdimin e shtesës,
duke nxjerrë pikërisht si
arsye faktin e aktivizimit të
parregullt të Gjondedës e
Bakallit, ç’ka do t’i jepte Flamurtarit
suksesin 2-0 në
tavolinë. Por diçka e tillë
nuk ndodhi.
• Jo vetëm Partizani, por
edhe Flamurtari aktivizoi si
të mërkurën në “Qemal
Stafa”, ashtu edhe përpara
dy javësh në Vlorë, një lojtar
që të paktën në njërin prej
tureve të para të Kupës ishte
pjesë e Elbasanit. Pavarësisht
se s’ka zbritur në
fushë, Erjol Merxha ka qenë
i përfshirë në protokollin e
ndeshjes që verdheblutë kanë
kuajtur ndaj Beslidhjes.
• Në radhë të parë është
FSHF-ja, që si rregullatore e
veprimtarive futbollistike në
Shqipëri, duhet të kujdeset
që çdo gjë të shkojë sipas
normave të përcaktuara
nga vetë ajo e jo të kujtohet
atëherë kur sinjalizohet
nga klube të tjerë.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Fri, 13 Mar 2009 , 20:28
by fpjalmi
Të nderuar Zotërinj të Federatës
Futboll Klub Partizani nis këtë kërkesë, duke marrë shkas nga
ankesa që ka bërë klubi i futbollit të Flamurtarit, për ta konsideruar
të pavlefshëm rezultatin e ndeshjes Partizani-Flamurtari dhe
duke dashur kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Parregullsia e pretenduar bazohet në rregulloren e veprimtarisë
për sezonin 2008-09, neni 36, pika 25, ku shprehimisht thuhet se
“një lojtar në Kupën e Shqipërisë ka të drejtë të marrë pjesë brenda
sezonit me vetëm një ekip. Bazuar në këtë pikë, edhe lojtari i Flamurtarit,
Erjol Merxha ka marrë pjesë në kompeticionin 2008-09
të Kupës së Shqipërisë, me Elbasanin dhe Flamurtarin. Në protokollet
zyrtare të ndeshjeve që Elbasani ka luajtur ndaj Beslidhjes,
“TË HIDHET POSHTË PRETENDIMI I FLAMURTARIT”
duket qartë se lojtari ka marrë pjesë në atë takim. Kështu, përsa i
takon shkeljes së kësaj pike, të dy ekipet kanë qenë të pavetëdijshme
për gabimin e bërë. Ju bëjmë me dije se kjo pikë është shkelur nga
shumë ekipe, duke dalë në një përfundim se ky gabim kaq masiv
nuk është me qëllim, por është thjesht një njohje jo e mirë e rregullores.
Kjo pikë e rregullores ka qenë e panjohur, duke parë se
edhe Flamurtari, që sot u është drejtuar me këtë kërkesë, në
ndeshjen e parë të luajtur në Vlorë nuk është ankuar. Të ndodhur
përpara një fakti të tillë kërkojmë nga FSHF-ja që të hedhë poshtë
pretendimin e Flamurtarit për skualifikimin e Partizanit.
Me respekt
Menaxheri i përgjithshëm i FK Partizani, Aleksandër Xhani
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Fri, 13 Mar 2009 , 20:30
by fpjalmi
Ballshiotët: Do ta stopojmë Tiranën
Barazimi i arritur javën e kaluar në transfertë ndaj Vllaznisë, ka rritur ndjeshëm optimizmin
dhe besimin te futbollistët e skuadrës së Bylisit, të cilëve tashmë u është hapur
“oreksi” dhe kërkojnë që në luftën e tyre për mbijetesë në Kategorinë Superiore, të
stopojnë edhe Tiranën, kundërshtaren e radhës në kampionat. Skuadra ballshiote nën
drejtimin e trajnerit Dedja po vazhdon të stërvitet me intensitetin dhe përkushtimin e
duhur gjatë këtyre ditëve për të arritur më të mirën e mundshme në këtë sfidë. Është e
qartë për të gjithë në kampin ballshiot se kjo është një ndeshje e vështirë dhe delikate,
duke u mobilizuar si duhet ndaj një kundërshtari të tillë të fuqishëm, që jo rastësisht
udhëheq kampionatin. Megjithatë, në radhët e Bylisit kanë besim në vlerat e tyre dhe
shpresojnë që ndaj Tiranës të marrin rezultatin e dëshiruar, pra duke stopuar bardheblutë.
Durrsaku i Bylisit, Bledar Hodo, u shpreh se kjo përballje do të jetë tepër e vështirë
për skuadrën mallakastriote, por se ekzistojnë të gjitha mundësitë që ajo të frenojë edhe
këtë javë një pretendente për titull. “Skuadra jonë tashmë ka fituar qetësinë e munguar,
besimin e duhur në vetvete dhe po punon me mobilizimin dhe impenjimin e duhur për t’u
përgatitur sa më mirë për këtë ndeshje. Nuk na lejohen hapat fals në këto momente të
vështira në të cilat ndodhemi, ndaj edhe do të luftojmë që në këtë përballje të shfaqemi
dinjitozë dhe të arrijmë të marrin rezultatin e dëshiruar”, tha Hodo, i cili në vigjilje të këtij
takimi sheh si tregues negativ vetëm faktin që në stadium nuk do të kenë mbështetjen e
tifozerisë së tyre të zjarrtë, pavarësisht se janë optimistë që jashtë rrethimit të stadiumit,
ata (tifozët) do të jenë të shumtë. “Duam patjetër ta fitojmë këtë ndeshje, pasi trepikëshi
jo vetëm do të na jepte më shumë shpresa për mbijetesë, por do të rriste moralin në
radhët e grupit për sfidat e ardhshme”, përfundoi Hodo.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Fri, 13 Mar 2009 , 20:31
by fpjalmi
hajt pra mor deda.
ate don edhe ne.
edhe un mendoj se tirana do rrahet ne ballsh
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Fri, 13 Mar 2009 , 20:36
by fpjalmi
Trajneri i bluve interpreton rregulloren dhe gjen anomali në funksionim
Muça: Mosveprimi tregon aprovim
I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i trajnerit të Dinamos, Shkëlqim
Muça, ndonëse ka pranuar që si teknik nuk i takon atij të merret me
këtë problem. Por si një ish-drejtues i klubit Tirana dhe si një njohës i
mirë i rregulloreve të Federatës Shqiptare të Futbollit, Muça ka dhënë
reagimin e tij. Për teknikun, faji është i Federatës Shqiptare të Futbollit,
sepse me mungesën e veprimit që në ndeshjet e para të turit çerekfinal,
e ka miratuar aktivizimin e këtyre lojtarëve jashtë rregullores. “Kjo
pikë e rregullores, që futbollisti i një skuadre nuk mund të aktivizohet
me një tjetër ekip brenda një kompeticioni, këtë vit ka hyrë. E para ka
disa anomali, sepse nëse thuhet që një lojtar, i cili ka luajtur me një
skuadër më parë, brenda një kompeticioni nuk mund të aktivizohet me
ekip tjetër, duhet të ketë reagim. Nuk është vetëm Dinamo, por ka edhe
ekipe të tjera si Partizani, Elbasani e Flamurtari, të cilët kanë aktivizuar
këta lojtarë në ndeshjet e para të turit çerekfinal. Dhe mungesa e
veprimit është aprovim për atë që kanë bërë këto skuadra me aktivizimin
e këtyre lojtarëve. Në këtë pikë hymë dhe ne, ndonëse në ndeshjen
e parë nuk e kemi aktivizuar Bakajn”, nënvizon Muça, i cili bën të ditur
se reklamimi i Vllaznisë, që në fakt nuk ka ndodhur, nuk pi ujë. “Nëse ka
një reklamim të ekipit shkodran, duhen ndjekur procedurat. Reklamimi
bëhet deri në 45 minuta pasi të ketë përfunduar ndeshja, lajmërohen
gjyqtarët, por lajmërohet dhe ekipi që dëmtohet, i cili duhet të japë
pëlqimin e tij me shkrim. Në këtë pikë, reklamimi nuk pi ujë. Por unë jam
i parimit që garanti i zbatimit të rregullores është Federata Shqiptare e
Futbollit, edhe nëse klubet reagojnë, apo jo. Duke iu referuar asaj pike,
ekipi shkodran mund të ketë të drejtë të bëjë reklamim”. Madje sipas
Muçës, këtë lloj reklamimi duhet ta kishte bërë federata, e cila nëse do
kishte ndërhyrë, nuk do ishin krijuar tërë këto anomali. “Mosndërhyrja
e saj ka aprovuar aktivizimin e këtyre futbollistëve. Federata duhej të
kishte ndërhyrë menjëherë, e madje me sanksione, të cilat merren nga
komisionet. Mirëpo ka edhe diçka tjetër, që për këtë shkelje të kësaj
pike të rregullores nuk ka sanksione. Po të kishte vepruar, federata
mund t’i kishte pezulluar lojtarët e të kishte lënë në fuqi gjobën. Për
rrjedhojë, ata nuk do të kishin luajtur në ndeshjet e kthimit, si ato të
Partizanit, por dhe të Elbasanit e Flamurtarit, apo dhe Bakaj. Por mosveprimi
tregon aprovim. Duke u futur te pika që nuk ka sanksione,
atëherë nuk mund të kërkohet ndeshja në tavolinë. Sepse ndeshja në
tavolinë jepet kur lojtari nuk është i federuar dhe kur është aktivizuar
me tre kartonë të verdhë. Ky pretendim i Vllaznisë bie poshtë, ndërsa
unë mendoj që një vendim nga komisionet e FSHF-së do të merren.
Gjëja më normale është gjoba dhe pezullimi i aktivizimit të futbollistit
për në vazhdimësi në turin gjysmëfinal, apo në finalen e Kupës së
Shqipërisë. Te ne aktivizimi i Bakajt nuk ka ndikuar as në rezultat, pasi
në Shkodër ne kemi fituar pa të në lojë. Po të shihet nga ana teknike, e
kemi merituar kualifikimin, ndërsa nga ana ligjore fitorja nuk merret në
tavolinë. Në gjithë këtë mesele faji është si i federatës, edhe i klubeve.
Por përgjegjësia më e madhe është e federatës. Ka një parim te ligjet,
po nuk veprove tregon aprovim. Nuk ka mundësi të merret masë ekstreme,
sepse trepikëshi në tavolinë është i pabazuar”.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Fri, 13 Mar 2009 , 20:41
by fpjalmi
sa pusht muqa tranieri i dinamos.
kujton se asht ne kohen e enver hoxhes .
tamam karabush pa pike,ose ma mire me than idiot.
ka rregulla mos puk ......
si asht dasht me te than federata kur si ke lexu rregullat mor pusht tiranet.
ti asht dasht me i dit,se prandaj asht tranieri mor klysh k......,mor klysh komonizmit.
nuk je ma ne kohen tande qe ke ba qa te dush ,moj buqe tiranet,e ftyre e poshter.