Re: Legjionaret
Posted: Tue, 02 Jun 2009 , 18:48
Berisha tregon të vërtetën e sherrit
“Nuk pati grushte dhe shkelma. Gjithçka, trillim i danezëve”. Horsensi e përjashtoi pas përplasjes me shokun e skuadrës
Nga Durrësi Jetmir Halilaj -Nervat dhe grinta e tepruar ndonjëherë të kushtojnë shumë, por gjithçka merr përmasa dramatike kur media të trajton si kundërshtar. Këtë e di mirë Besart Berisha, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, pas incidentit te Horsensi. Biondi kuqezi u përjashtua nga klubi për shkak të një konflikti me një nga ish-shokët e skuadrës daneze. Drejtuesit vendosën ta largonin 23-vjeçarin, që ishte në formë huazimi dhe në mediat daneze u tha se Berisha kishte goditur me grusht shokun e tij të skuadrës, mbrojtësin Kenet Emil Petersen. “Nuk është aspak e vërtetë. Nuk kam shkëmbyer grushte me të”, ka treguar Berisha për “Panorama Sport”.
Besart, ju njiheni si një tip me shumë grintë, por pakkush e beson se jeni gati të shkëmbeni grushte me një shok skuadre?
Eh, e kuptoj ku doni të dilni, por nuk është e vërtetë ajo çka kanë shkruar mediat në Danimarkë. Madje, por ua them me sinqeritet se, as që e vras mendjen për atë çfarë kanë publikuar dhe çfarë kanë trilluar.
Cila është e vërteta atëherë?
Së pari, unë nuk kam goditur askënd me grusht. Ne thjesht ishim në stërvitje dhe gjithçka po shkonte normalisht, deri në momentin që Petersen më bëri një ndërhyrje prej kasapi dhe për pak desh më theu të dyja këmbët. Ishte e llahtarshme dhe e patolerueshme. Sigurisht që u nervozova tej mase, sepse ndërhyrje të tilla mund të të shkatërrojnë karrierën, por ama pati vetëm një debat me fjalë mes meje dhe atij, asgjë më shumë. Debatuam ashpër verbalist, ndoshta edhe me një fjalor të papranueshëm, por ju siguroj se nuk pati asnjë kontakt fizik. Sapo u mor vesh kjo në media, u publikuan gjëra krejtësisht të pavërteta.
Po atëherë, përse klubi mori një vendim të tillë?
Sepse drejtuesve iu ishte pasqyruar krejt ndryshe ajo që ndodhi. Megjithatë, tani gjithçka është e qartë, pasi mes meje dhe drejtuesve të skuadrës së Horsensit ka pasur gjithnjë një respekt reciprok. Jo më kot dy javë para se të ndodhte e gjithë kjo, ata më ofruan një kontratë pesëvjeçare. Ky është një sinjal i qartë se marrëdhëniet kanë qenë shumë korrekte.
Bërnlei u ngjit në Premier Ligë. Ju do të qëndroni aty, apo do të preferoni të zgjidhni një skuadër, ku do të mund të aktivizoheni rregullisht?
Sigurisht që Premier Liga më josh shumë, por të them të drejtën nuk kam marrë asnjë vendim konkret për të ardhmen. Do ta mendoj gjatë dhe më pas do të vendos.
Çfarë note do t’i vinit paraqitjes suaj në këtë sezon?
Nuk e di. Mendoj një notë pozitive, por sigurisht jo ajo që duhet, pasi edhe mund duhet të kisha bërë më shumë.
Ngjarja
Besart Berisha është përjashtuar nga skuadra e Horsensit, ku ishte i huazuar, pasi sipas medias daneze, ishte zënë me grushte me një nga shokët e skuadrës. Klubi ka vendosur t’i ndërpresë menjëherë marrëdhëniet me lojtarin, duke i kërkuar atij të largohet. Ai ishte transferuar në muajin janar nga ekipi i Bërnleit, pasi nuk kishte mundur të gjente hapësira te kjo skuadër. Mediat daneze kanë njoftuar se bëhet fjalë për një sulm fizik të Berishës ndaj mbrojtësit Kenet Emil Petersen. Ky i fundit ka kritikuar Berishën gjatë seancës stërvitore të së martës, ndërsa shqiptari më pas është acaruar dhe e ka goditur me grusht në kokë. Disa nga lojtarët e tjerë të Horsensit kanë ndërhyrë për të qetësuar gjakrat.
4 gola
ka shënuar Berisha te Horsensi gjatë fazës së dytë të sezonit. Në të parën sulmuesi shqiptar ishte i huazuar te Rozenborgu dhe shënoi tre gola me fanellën e norvegjezëve.
Premier Liga
Bërnlei, klubi anglez që zotëron kartonin e Besart Berishës, arriti të ngjitej në Premier Ligë. Sulmuesi shqiptar do të rikthehet te kjo skuadër, me të cilën ka kontratë deri në verë të vitit 2010. Bërnlei është rikthyer në elitën e futbollit anglez pas 33 vjetësh.
Cana: Humbja e titullitishte një zhgënjim
Cana dhe Marseja janë gjithnjë e më larg njëri-tjetrit. Vetë futbollisti e pohon se dështimi i objektivit kryesor, fitimi i titullit kampion, ka ngjallur një zhgënjim tek ai. “Po, ishte vërtetë zhgënjyese. Na ngushëllon disi vetëm fakti që luftuam deri në fund, por sigurisht që mënyra sesi shkuan gjërat, na la një shije të hidhur”, ka pohuar dje mesfushori i Kombëtares shqiptare. Ai pati deklaruar pak kohë më parë se vetëm nëse Marseja do të fitonte titullin, atëherë mund të ndërronte mendje dhe të qëndronte te klubi francez. Ndërkohë që gjatë ditëve të fundit ka përsëritur vazhdimisht se shanset që të qëndrojë janë 50 me 50, deklarata që nuk i kanë lënë shije të mirë presidentit të Marsejës, Pap Diuf. Për kapitenin e Marsejës interesohen disa klube të huaja, si Arsenali, Roma, Bajerni i Mynihut dhe Totenhemi, por ai ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.