Page 53 of 230

Posted: Wed, 15 Aug 2007 , 19:42
by vllaznia1919
Shtyhet miqësorja me Sutjeskën, luhet sot

Ishte menduar të luhej dje pasdite, por në fakt do të luhet sot miqësorja e dytë e kuqebluve në Mal të Zi. Kundërshtari i saj do të jetë sërish ekipi vëndës i Sutjeskës, me të cilin janë ndeshur edhe javën e kaluar dhe kanë dalë të humbur ndaj tyre me rezultatin 3 1. Nuk bëhet e qartë arsyeja pse është shtyrë, por dy janë mundësitë, ose kanë qenë drejtuesit e skuadrës malazeze ata që kanë vendosur për këtë ditë, ngaqë janë në kampionat tashmë, ose ka qenë Josa ai që e ka shtyrë për 24 orë këtë miqësore, ngaqë dje nuk ka pasur në dispozicion dy lojtarët që ishin në Tiranë, Leandron dhe Delain. Ato konsiderohen shumë të rëndësishëm për Vllazninë, prandaj dhe mund të jetë njëra arsye pse nuk është luajtur dje miqësorja.

Posted: Wed, 15 Aug 2007 , 23:05
by tironsi_tr
forri wrote: A !!Këtu më duhet të bëj nji koment të vogël kundërshtues o Tironso.
E mira do ishte që mundësisht të na tregoje se nga cili krah je nga TirOnsit apo TirAnAsit? :lol: :lol:
Unë aktualisht jetoj në Tiranë dhe i përkas grupit të dytë që besoj se përbën më tepër se 85% të qytetit.


Une jam Tironas lale, edhe te jesh Tironas nuk eshte gjo e keqe keshtu sic e permend tani. Ne kete 10vjecarin e fundit me shume, gjithe po ngaterrojne kekun me byrekun, edhe e kane bere Tironasin te dale me lloj lloj fytyrash. Te jesh Tironas do te thote qe ke ne Tirone me breza. Se e ke nji shpi taten ku ka lind gjyshi, stergjyshi, katragjyshi, pesmagjyshi dhe me larg. Te jesh Tironas do te thote, qe te njofesh gjithe venalite e te dish gjithe historine e qytetit prej nga guri me i vogel e deri tek cdo banor Tironas. Nuk jane specie jashtetokesore, sic po perpiqet t'i trajtojne nji shumice e madhe, por jane njerez qe ne shpine dhe tokat e tyne dun me jetu ne paqe sic jane mesu gjithe jeten. Ti je Shkodran, ti s'je as Tiranas asnji gjo tjeter qe mund te filloje me T. Nese ti ke lind ne Tirone dhe je me origjine Shkodrone atehere je nji qytetar i denje i Tirones dhe me rronje Shkodrone, sejcili duhet t'i mbaje e t'i respektoje rronjet e veta si gjone mo te shtrenjte. Kurse ne Tironsave keto rronje po na cenohen nga nje cmenduri shoqerore urbanistike fluksi qe po ndodh ne Shqiperi, aq me teper ne Tirone.

forri wrote: Përsa u përket zonave rreth qytetit që përmënd ti,vërtet që janë zonat rrethuese të qytetit dhe kanë dhënë nji kontribut në furnizimin me banor të Tiranës,e cila ishte e sapokrijuar e deri në vitet 20 të shekullit të kaluar kur u bë kryeqytet,por përsa i përket kontributit të këtyre zonave në kulturë dhe aq më shumë në sport,më duhet të kundërshtoj fuqishëm(sepse jam i mendimit që aktualisht,banorët"autoktonë"të këtyre zonave jetojnë akoma në vitin 1720 përsa i përket mentalitetit).


Duke ta filluar me zonat autoktone te Tirones (qe jane shume, por meqe jeton ne Tirone i di) do te thoja, qe cdo qytet ka zonat e veta autoktone, edhe keto zona autoktone te pakten kur kane ardhur ne Tirone ka ndodh nga vitet 1600-1700. Keto zona autoktone nuk jane as me perpara dhe as me mbrapa se zona autoktone te rrethit Shkoder, ose rrethit Vlore, ose rrethit Korce, sepse i dashur Forri ekonomia dhe zhvillimi i Shqiperise i atille eshte, qe ke nji fukarallik te tejmas'shem. Nese ti pret qe Zallherri te jete metropol, atehere ben mire te jetosh nga Manhattan, se Shqiperia eshte vendi i gabuar ne toke per te kerkuar zhvillime ne katund. Pastaj ne kohen e mosqoftit (nuk e di c'moshe ke, besoj mjaftueshem) te udhetoje 15min larg Tirones dilje e shifje nji fukarallik te fshatari te katundet, qe ne mos eshte me keq tani. E kjo dukuri nuk ndodh vetem ne Tirone, por ne gjithe Shqiperine.

forri wrote: Nuk dua të përsëris ato që i shkruajta Patriotit_Bardheblu,por do të thoja nji gjë.Në kohën e qoftlargut nuk lejohej që nji qytet të kishtë më shumë se nji skuadër.Pra Tirana ka pas «17 Nëntorin»(rreklam komuniste kjo :lol: )
Partizani dhe Dinamo ishin skuadra që i përkisnin të gjithë Shqipërisë dhe jo vetëm Tiranës,Njëra ministrisë së mbrojtjes(Ushtria) dhe tjetra ministrisë së brëndshme(Policia),pra dua të them se furnizoheshin me kulturë si dhe me futbollista nga e gjithë Shqipëria.


Ne kohe te komunizmit, edhe nese vllai jot i madh kishte mbaruar per matematike, ti si vlla i vogel nuk lejoheshe dot te vazhdoje per matematike, sepse 2 nga nji shtepi ishte absurditet. Ashtu sic kane qene me miliona gjera absurditet ne kohe te Xhaxhit. Tirona ka qene Tirona gjithmone per Tironasit, por sistemi i asajkohesh, qe ne autoktonasit e kemi vuajtur shume, na e vuri emrin 17Nentori (si date clirimtare) megjithate as dua t'i futem ketij muhabeti te super diskutuar. Di te them nje gje, se kur Tirona eshte bere kryeqytetit, e di cfare kane thone Tironasit? "Lum Tirona, edhe mjer Tironasit" Normale qe qyteti do kishte zhvillim, por Tironasit do humbin ato rronjet qe te permenda me lart, edhe do i cenoheshin me shume. Deri para komunizmit ne Tirone kane ardhur me Shkodrane, me Dibrone, me Kosovare, me Elbasonlli,. me Korcare, me Gjirokastrite te cilet ju hapen dyert ne Tirone dhe gjithmone i kane mbajt rronjet e tyne nga kane ardhur te paprekura me fanatizem dhe nostalgji. Ke familje Shkodranase ne Tirone qe kane ardhur 70-80vjet perpara flasin akoma ate gjuhen e bukur shkodrance. Pse? Sepse erdhen te miku tu e rrespektu mikun. Erdhen e blen token. Erdhen duke e njoft te zotin e shtepise e duke i zgjat doren. Erdhen si njerez dhe plot njerzillik. Keto po qe na sollen kulturen e tyre per te cilen ne e kemi hap gjithmone porten. Keto po qe na sollen ato karakteristikat dibrone ose shkodrone, kosovare apo elbasonllie. Edhe kot jane rrespektuar aq shume nga ne sa kane lagjet e tyre "Lagjia Dibronve", "Lagjia Kosovarve" ... Vete Osman Mula si nje shkodranas rigoroz qe osht e ka shpine e tij disa vjecare mu ne mesin e dy lagjeve mo te vjetra ne Tirone midis Selvise dhe Medreses. Keto po qe kena qene krenar me i pas ne tokat tona. Pastaj na erdhi nji fryme tjeter ne Shqiperine tone te dashur, per te cilen une nuk do diskutoj ne ishte ne te mire te kombit apo jo, por do i qendroj besnik pergjigjes time ndaj teje. Erdhen Partizanasit tone qe na cliruan me pushke kundrra fuqise me te madhe boterore Gjermaneve me lufte te fuqishme. Erdhi Komunizmi dhe ne Tirone erdhen "benjaminet" e partise, qe as nuk e pershendeten vendaliun Tironas, por e moren e pushkatuan, i moren dhe shtepiat, tokat, pronat, pasurite. (Kjo do thuash ti s'ka ndodhur vetem ne Tirone, por une dua te t'bej te kuptosh ndryshimin e kulturave qe na ka sjell Shkodrani/Dibroni etj dhe cfare na solli Partizani). Keto dhe pse kishin thene vete qe nje qytet s'ka me shume se nji ekip, prap ne kundershtim me veten krijuan Partizani (Tirone) dhe Dinamo (Tirone), keto selite nuk i kishin as ne hene e as ne qiell, por mu ne mes te Tirones dhe ne te vuajturit e asaj kohe na u desh plot per 50vjet t'i shikonim perdite e per ore matrapazlliqet e tyre. Normale qe u bene ekipi i gjithe shqiperise o Forri, se dhe Partia e gjithe Shqiperise ishte. Normale qe ato do ktheheshin ne nje force te patundshme ne futboll, sepse partia ishte e patundshme KUDO, aq sa dhe ne futboll. Nuk kishte nevoje Tirona per kulturen e dikujt, qe erdhi ja mori shtepine dhe Tironasin e internoi ne Spac e vete ato hanin e pinin ne shtepite tona. Nuk kishte nevoje Tirona kulture nga keto njerez qe erdhen ne nje dyndje marramendese. Nuk kishte nevoje Tirona per nji te ardhur nga fshati Tepelenes qe kishte kullote lopen gjithe jeten, edhe ku pula hante gure, se gjyshi im ka mbaru shkollen ne Itali qysh 1938. Tirona kishte nevoje per Topcinjte e saj vendali, sic ka nevoje Shkodra per rronjet e saj e cdo qytet tjeter. Naimi rafmet paste ka pas thone, vendi qe humb identitetin e vet humb dhe historine. Edhe prandaj tani Tirona jone eshte bere lesh e li, edhe Tironasin e perflasin si t'i doje qefi, sepse domosdo qysh me 1945 qe Tironasi trajtohet si i huj ne shtepi te vet. Ashtu sic kam shoket e mi shkodranas qe qahen per dyndjen e malesise ne Shkoder, edhe kur behen vrasjet per hakmarrje ne Shkoder qahen tek une se po ja nxjerrin fundin Shkodres. Prandaj ti jo Shkodranas apo Shkodran? :lol: (sa per shaka Forri, se une as kam ardhur te kapem me ty dhe as me njeri tjeter ketu, mendoj se hyra si mysafir duke rrespektu te zotet e shtepise, nese e shkel bujrum dhe iki vete). A me thua dot ti c'kulture solli me shume nji nga Skrapari ne Tirone, se nji Tironas qe osht le e rrit ne Tirone per 50vjet? Ne mos qe na mesuan me spiunu vllai vllain, nuk besoj se na prune kulture tjeter. Une jam FANATIC sepse kerkoj Tironen e Stermasit!

forri wrote: Përsa i përket sigurimsave,ata nuk përfaqësojnë ndonjë komunitet të veçant pasi ata janë pak a shumë njësi shtetërore civile dhe nuk është e thënë që të kenë qënë të gjithë nga Skrapari por kanë pasë të gjitha qytetet nga "nji çikë" :lol: .
Në rast se ti i konsideron këto skuadra si të sigurimsave,atëhere do shtoja se edhe po të kenë qënë të tilla,ata kanë përfaqësuar Parinë(Profesorat)kurse fuksllikun e përgjithshën e kanë bërë masat e gjera të popullit.Në rast se ju këmbëngulni se FK Tirona përfaqëson këto masa të gjera atëhere mbajeni!! :P .


Sigurimsat ka pas nga ato qe e kane bere per t'i siguruar femijeve nje jete me te mire, per t'i sjelle ne kryeqytet E DREJTE KJO QE E KA CDO SHTETAS SHQIPTARE, por ka pas dhe nga ato sigurimsa qe jetonin se besonin ne zhdukjen e krimineleve kundrra Partise (qe ishte po populli), se besonin qe tokat e mia, qe i kam pas ne familje ketu e 400vjet, i perkisnin partise me njerez (presora) qe thua ti qe kishin mbaruar marksizem leninizem. Me nje sekretare shteti qe perpara partise kishte mjel lopet. Profesora kane qene ato qe e benin shkollen me djersen e tyre, presora kane qene ato qe mesonin 10fish me shume se biri i filanit qe e merrte shkollen me mik. Presora kane qene ato qe Enveri erdhi dhe i zhduku duke i pushkatuar e internuar, zhduku intelektin e nji kombi dhe na solli barinjte te na drejtonin, me pas femijet e barinjve u shkolluan po ne shkollat e ketyre komunistave. Une kam shoke qe e kane pas baben ne sigurim, edhe shkoj me se miri me to, sepse shoku zgjidhet nga zemra dhe jo idete politike. Por me duket se historine e Shqiperise e din pak mbrapc. Megjithate, jemi pak si jashte fushes se futbollit, tek e cila na fute ti kaq thelle. Sepse une thjesht thashe qe ne vitet 1930 ne historine futbollistike te Superliges jane te vetmet kampionate te luajtura pa trukime. Kjo eshte nji e vertete, qe s'mohohet, por ty nuk e di se ku te dogji, qe e solle muhabetin ne nje aspekt krejt tjeter, qe une as kisha ndermend te futesha.


forri wrote: A edhe nji gjë,mbi 80% e lojtarëve me emër,që ka pas FK Tirana,kanë qenë TirAnAs,sidomos mbas viteve 90' kshtuqë mendoje edhe njiherë atë punën e 24 ka***ëshit që ke vu aty tek firma personale. :lol: :lol:


Mire qe e ke thene vete se mbas viteve 90, se me thuaj ti sa Shkodran paskeni pas ju me shume se sa ne ose keni? Amon o Forri do te kapesh me mua nga nje inat qe ke me rracen tone mesa vej re, edhe s'di si te kapesh. Ti shif se dhe Dinamo e Partizani qe qekan te Shqiperise (s'u dashka quajtur Derbi kur luaka Partizani-Tirona me nje fjale) kane te huaj plot jo shtetas Shqiptare. Por edhe Shkodra, Elbasani, Durrsi nuk kane ekip autokton 100%. Jo me Tironen qe tashi e kane myt jo Tironasit.
Para 90, duke filluar qysh nga 1930 kena fillu me autoktonas H.Fortuzin, me Zajmin, me Stermasin, me Karapicin, B.Fagu. E me pas Alla, Halili, Hyka, Petrela, Sh. Rreli, Alihmemeti (trajneri Elbasonit), Mema, Muca (trajneri Tirones vjet), Josa (trajneri juj), idhullin tim me origjine Korcare, po ardh nga ato te hershmit ne Tirone na 3-4breza Minga (i cili baben e ka pas tifoz te partizonit prej idealeve partiake dhe vet kurre s'pranoi te luante ne nji ekip qe fliste aq shume kundrra nesh, se ne vendlindje e ne zemer ka qene perhere Tironas), Zogun Fortuzin, Bulku etj se kaq mu kujtun. Pervec Minges qe e kom permend se e kam idhull si futbolldashes qe jom ene sikur te ishte jevg, gjithe tjerat jane 24Karat Tironas. Masanej, gomorin vetem i zoti e nxjerr ka balta. Ene Tirona poshte e me poshte ka me shku, po s'ju kthy vendalijve te saj ca i tako me te drejte ka Zoti. (shpjegimi per firmen time)

forri wrote: P.S.Kam pyetur shumë tifoza të Tiranës,se:Ç'farë përfaqësojnë ngjyrat Bardh e Blu për ju?! por askush nuk më është përgjigjur.Shpresoj që ti ta bësh këtë(Versionin zyrtar dhe jo ndonjë trillim të çastit ë?!! :lol: ).


Nese e pyet kete, se do te kapesh me ngjyrat tona per arsye qe ti i di dhe do te thuash qe ngjasojne me te shtetit fqinj (mbase), dua te t'them, se Prishtina ka te njejtat ngjyra dhe Shvercerat. :) Ne kryeqytet e kemi kete perparesi. :lol: Isoj si me te pyt pse ka Shkodra ato ngjyra? Meqe s'deshe trillim:
Ngjyra e bardhe per pastertine e zemrave dhe shpirtit tone.
Ngjyra blu per mrekullimin e qiellit tone dhe detit te pakufishem blu.
(Procesverbali Nr.1 i mbajtur ne mbledhjen e Pleqesise se Sport Klubit ne date 3 janar 1926).

forri wrote: Respekte!


Respekte dhe ty Forri, se po mos te ishte forumi Vllaznise dhe mos te ishte Shkodra ne mes, as do kisha marre mundin me kthy gjithe kete pergjigje. Respekte te sinqerta!

Posted: Thu, 16 Aug 2007 , 02:41
by Admin
Ppappapap, prep ju tu shkrujt per politike...... :lol: :lol:

Ju isha lut qe mas te delni jashte teme

Posted: Thu, 16 Aug 2007 , 11:19
by PARTIZANI
tironsi_tr wrote:
PARTIZANI wrote:
tironsi_tr wrote:Ore ai buken po e ha, edhe ca te hongme osht tu u fo(vel), por mir qe ha t'pakten t'leshoje ca therrime t'bine toke, qe t'eci perpara Vllaznia. Ishalla po bohet mire kete sezon, se jane ca lojtare te mire ne ekip tashi tu fillu ka Sinani, Kaci, Grima, Nora plus qe kam shume shpresa te Mireli, se ka qene lojtar klas dhe eshte zotni ne jete, edhe futbollin e njef. Ishalla do bohet Superliga sic i tako kur eshte kriju me Tirona-Vllaznia-Skenderbeu-Elbasoni gjithe rivale per titull (1930).
te marrim dhe saukun,zallherin e rrushbullin e kthehemi te kampionati i 1930 :evil:
Vallaj te pakten Sauku, Zallherri e Rrushbulli jane fshate autoktone qe i perkasin krahines se rrethit te Tirones ktu e shekuj perpara, por c't'i bojme Komunizmit edhe Partizonit qe e mushi Tironen me Sigurimsat e asaj kohe e na boni me "kamzalijte e rij t'vite 45" apo "lapraksit e rij". Meqe te djegu e di fare mire se jeni kriju me plot 7-8lojtare marre ka Tirona n'fillimin e juj, edhe pastaj vut kthetrat per gati gjys shekulli... Megjithate, asgjo personale me ty lale, por meqe kerkove gudulisje.

Une permena vitin 1930 sepse ato vite ne gjithe historine futbollistike Shqiptare te Superliges kane qene te vetmet qe ishin te pastra e thjesht me dashurine per ket sport. Me pas me komunizem gati 50vjet na u desh me duru gjomat/padrejtesite e Partizonit dhe Dinamos. Mas viteve 90 na dolen kto donalesht tu fut gjith ekipet e bastet, u bo puna keq fare.

Pranej ka ardh koha me u kthy ne identitet, atje ku na tako!!!!

(u pa puna zgjidh Vllaznine me bo tifozllik, se Partizani s'bo pjese ke planet e kthimit ne identitet :lol: :lol:)
komuniste ose jo kane bere historine e futbollit shqiptar

Posted: Thu, 16 Aug 2007 , 11:23
by tironsi_tr
jo me lale se historine e futbollit e ka bo tjeterkush.
ca paskeni bo ju kshu me shume sesa ne?
kaloni iher dinamon masanej behuni konkurent per histori.
po kush lavderon veten...eshte e kote!!!
megjithate, s'ke c'thua e te mbeti vec vetlavderimi.

E LEME ME KAQ BASHKE, JEMI JASHTE TEME!
Po do MP.

Posted: Thu, 16 Aug 2007 , 11:23
by PARTIZANI
vllaznia - bjellova 3 - 0

Posted: Thu, 16 Aug 2007 , 12:13
by vllaznia1919
Naqe pritova me e lexu tane at shkrim me te thane te drejten. :lol: :lol: :lol: :lol: Por na e leni politiken:1 se jena per sport e gallate ktu e 2 se un e kam bezdi!

Posted: Thu, 16 Aug 2007 , 12:14
by vllaznia1919
PARTIZANI wrote:vllaznia - bjellova 3 - 0
Qa asht ky ekip?Mas duhet me e kthy mrapsht shkronjen e pare? :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Thu, 16 Aug 2007 , 12:24
by vllaznia1919
Te Panorama ekipin malazez e qujn Zadjello dhe asht ekipi i kategorise te dyte malazeze.Golat i kan shenu Sinani ne pjesen e pare dhe Sukaj e Kotrri ne pjesen e dyte.
Vllaznia ka lujte me kete formacion:Grima,Delain,Kapaj,Teli,Leandro,Osja,Belisha,Lika,Kaçi,Sukaj,Sinani!
Sot do te luhet nje miqsore me nji ekip te perzim malazez.Sutjesta e celik do te bajne nji ekip te perbashket qe do te losin kunder Vllaznise.

Posted: Thu, 16 Aug 2007 , 14:18
by Admin
Urime Vllaznise per fitoren :)

Ne leter ekipi asht bomb por tash pa e shofim ne fushen e lojs.
Kete vit duhet sesban me marr te pakten nji trofe:)

Posted: Thu, 16 Aug 2007 , 17:23
by tironsi_tr
Cuna me vjen keq, se nuk isha as une i pari qe fola per politike dhe as qe me shkoi ndermend. Ju e pate mjaft mire se si me foli Forri dhe besoj e meritonte nje pergjigje per ta sqaruar ate e kedo tjeter. Them se pergjigja ime ka qene mjaft e goditur, e gjetur dhe mbi te gjitha pergjigja e vetme dhe e verteta, e tani duhet ta le une politiken. Une e kam shpjegu veten time me shume takt me lart, se vec per politike qe s'du te flas se e kam vujt ne kurriz. Nuk dua t'me keqkuptoni, por ta kapni thelbin se Forri deshte gudulisje me mua.


Urime Vllaznise per Fitoren!

Posted: Thu, 16 Aug 2007 , 18:07
by GOLDIAN
bravo vllaznise per fitoren mjaft shpresdhenese per titullin kampion
po kjo puna qe dy skuadra do perzihen e do losin kundra nesh me duket tej maset amatoreske
po hajr dalt ishalla se ishtu skena ca perfitojme prej ketyne miqsoreve

Posted: Thu, 16 Aug 2007 , 18:16
by PARTIZANI
vllaznia1919 wrote:
PARTIZANI wrote:vllaznia - bjellova 3 - 0
Qa asht ky ekip?Mas duhet me e kthy mrapsht shkronjen e pare? :lol: :lol: :lol: :lol:
EKIP MALAZEZ

Posted: Thu, 16 Aug 2007 , 19:24
by vllaznia1919
E di maj naqe se kinez ska si me kene,po isha tuj u talle. :lol: :lol: :lol:

Posted: Thu, 16 Aug 2007 , 19:51
by tironsi_tr
Vllaznia fiton në miqësoren e dytë

Skuadra e Vllaznisë ka zhvilluar dje pasdite takimin
e saj të dytë miqësor në këtë fazë përgatitore. Një testim
i bërë nga kuqeblutë përballë skuadrës së Kategorisë së
Dytë malazeze, Zadjello. Miqësore që është fituar nga
shkodranët me rezultatin e pastër 3:0. Në pjesën e parë
ka qenë goleadori i kuqebluve Vioresin Sinani, që pasi
ka tribluar bukur brenda zone, ka gjuajtur fort duke shënuar,
1:0. Me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë. Në të
dytën kanë ardhur edhe dy golat e tjerë fillimisht me anë
të Xhevahir Sukajt dhe pak minuta më pas, ka qenë mesfushori
Uliks Kotrri ai që ka çuar shifrat në 3-0 për Vllazninë.
Formacioni titullar i ekipit shkodran në këtë ndeshje
ka qenë: Grima, Delain, Kapaj, Teli, Leandro, Osja, Belisha,
Lika, Kaçi, Sukaj, Sinani. Në pjesën e dytë është
aktivizuar i gjithë kontigjenti që tekniku Josa ka pasur në
dispozicion. Ndërsa përsëri ditën e sotme pasdite, kuqeblutë
do të zhvillojnë një takim miqësor me një formacion të
përzier nga ekipet malazeze vendëse. Kështu, skuadrat e
Sutjekës dhe Çelikut do të ndërtojnë një formacion të përbashkët
për të luajtur përballë Vllaznisë.



Mua me duket ecuri shume e mire kjo.
Edhe Sinani prap ne gol.
Per hajer.

Posted: Thu, 16 Aug 2007 , 19:54
by vllaznia1919
Thanks naqe po e kisha vu un ma siper. :lol: :lol: :lol: :lol:

Flm per urime.

Posted: Thu, 16 Aug 2007 , 21:22
by Edmond-Cela
urime per fitoren. dhe ishalla marrim nje form te mire. dhe ishalla don zoti ja fillojm mire kyn kampjunat se asht shum delikate ne fillim dhe ka me na ndihmu shum per pretendimet tona nese e kalojm me sukses ndeshjet e para.

Posted: Mon, 27 Aug 2007 , 20:08
by Edmond-Cela
KF Vllaznia: Njoftim per shtyp
Njoftim per shtyp

Deshirojmë të ju njoftojmë dhe përmes jush të bëjmë publik metodën e re të dhënies së premiove që klubi i futbollit Vllaznia do të aplikojë këtë sezon.ëse në sezonet e kaluara, dhënia e premiove nuk na ka dhënë efektin që kemi kërkuar, sivjet kemi menduar të aplikojmë një mënyrë të re të akordimit të tyre. Kështu nëse sezonet e tjera, premiot kanë qenë të përcaktuara për çdo rezultat pozitiv si brenda dhe jashtë fushe, këtë rradhë do veprohet ndryshe. Ekipi do të marrë premio vetëm në fund të çdo faze në bazë të një kriteri që do përcaktohet në ditët në vijim. Pra në bazë të kalendarit dhe mundësive të skuadrës, do vihet një objektiv sesa pikë mund të grumbullojë skuadra. Nëse e arrijnë këtë shifër, atëherë futbollistët do shpërblehen me shumën e premios që do vihet në dispozicion. Nëse kjo shumë kalohet, atëherë sigurisht që edhe shuma e saj do rritet, njëkohësisht ehde të ardhurat e lojtarëve. Por nga ana tjetër, nëse pikët e programuara nuk arrihen atëherë do ketë dhe masa ndëshkimore sepse futbollistët nuk e kanë bërë siç duhet punën e tyre. Një mënyrë e tillë ndarje të premiove do aplikohet jo vetëm në përfundim të fazës së parë por edhe asaj të dytë dhe të tretë.Një metodë e tillë aplikohet edhe nga Trabzonspori, të cilën jemi munduar ta marrim, aplikohet thuajse njëlloj edhe tek skuadra kampione e Malit të Zi, Zeta dhe prandaj edhe Vllaznia po përpiqet ta shohë sesa do funksionojë. Mendojmë se një skemë e tillë është e përshtatshme për politikën financiare që ka hartuar klubi jonë sepse kontratat e futbollistëve tanë janë shumë të larta nga ana financiare dhe ato përfshijnë këste në dorë si dhe rroga të larta mujore. Pra kontrata nuk është e bazuar tek premiot megjithatë klubi për të motivuar edhe më tepër rezultatet për arritjen e objektivave të klubit, ka vendosur premio për to nëse arrijnë të bëjnë punën ashtu siç duhet bërë.

Klubi i Futbollit “VLLAZNIA

Posted: Mon, 27 Aug 2007 , 20:12
by Edmond-Cela
Klubi Vllaznia: Osja, Lici e Kotrri, pezullimi mbaroi
Ka ndodhur vertet nje ngaterrese sa i takon asaj çfare eshte shkruar e bardha ne te zeze dhe asaj qe eshte deklaruar me pas ne media. Keshtu diten e premte pas mbarimit te mbledhjes se Komitetit Ekzekutiv te FSHF- u vendos qe pas kerkeses se bere, tre futbollisteve te Vllaznise, Osja, Lici e Kotrri, t’u falet nje pjese e denimit te tyre. Keshtu ata kane qene te pezulluar per te mos luajtur nga tre jave dhe KE vendosi t’ua heqe nga dy jave denim duke i pezulluar vetem per ndeshjen e pare te kampionatit. Ky vendim i eshte komunikuar edhe drejtuesve shkodrane te cilet jane shprehur teper te kenaqur me te. Por nderkohe komunikata zyrtare e vete FSHF-se ate dite dhe e publikuar ne te gjithe mediat, bente te ditur se lojtareve ne fjale u ishte falur nga nje jave denim prandaj ato ishin te pezulluar nga dy te tjera. Sigurisht qe nje çeshtje e tille “u be çorap” por nderkohe vete sekretari i klubit Vllaznia Agim Medja ka bere te ditur edhe njehere dje se vendimi i marre, eshte ai qe ato pretendojne. Duket se gjithçka ka ndodhur nga moszbardhja siç duhet e vendimeve te marra nga Komitetit Ekzekutiv dhe kjo gje pritet te ndodhe keto dite. E sigurte eshte qe Osja, Lici e Kotrri jane bere gati te luajne kete jave.

Posted: Tue, 28 Aug 2007 , 13:29
by vllaznia1919
Hajde merre vesht se qa bahet me kta denime.

Qa na duhet ne se si ja jepni premiot.